Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    Djibouti, shteti i 68-të që e njeh pavarësinë e Kosovës



    Djibouti, shteti i 68-të që e njeh pavarësinë e Kosovës

    Republika e Djiboutit (Xhibutit) ka marrë vendim për njohjen e pavarësisë së Kosovës.


    Kjo njohje nuk është konfirmuar nga Ministria e Jashtme e Republikës së Kosovës, por si shkruan edicioni online i gazetës Express, konfirmimi është marrë nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

    “Kjo njohje i është konfirmuar Ambasadës së Shqipërisë në Riad. Tash pritet që përmes kanaleve diplomatike - diku në fillim të javës së ardhshme - nota verbale për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Republika e Djiboutit të arrijë në Ministrinë kosovare të Punëve të Jashtme”, ka thënë një zyrtar i lartë i Kryeministrisë, në kushte anonimiteti.

    Shteti afrikan, Republika e Djiboutit, kufizohet me Eritrenë, Etiopinë dhe Somalinë. Ka rreth një milion banorë.

    Djibouti (Xhibuti) është shteti i 68-të që e njeh pavarësinë e Kosovës./koha/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    eshte kontribut i sali berishes kjo njohje,dhe nuk asgje te perbashket me ministrin e jashtme te kosoves,por kjo ka pak rendesi ne ket moment sepse qeveria jon eshte ne kom

  3. #3
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    eshte kontribut i sali berishes kjo njohje,dhe nuk asgje te perbashket me ministrin e jashtme te kosoves,por kjo ka pak rendesi ne ket moment sepse qeveria jon eshte ne kom
    Hahahaha merita për njohjen e Xhibutit është nga PD-ja (Partia e Drejtësisë) dhe ti e din këtë më së miri, mos harro Xhibuti ka mbi 96% Musliman dhe ketu është esenca, përveç kësaj Xhibuti është antare e Organizatës së Konferences Islamike.
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  4. #4
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    allahu - ekber gimçe

    (për këtë rast, seriozisht)
    Prektora

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •