Close
Faqja 13 prej 16 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 260 prej 313
  1. #241
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    hashim thaci e pat pagezuar sabit gecin si 'ikona' e uck-se!
    po tash sabit gecit i nevojitet ndihma e drejtorit politik!

    hashim thaci dite me me pare ne nje interviste me blendin tha;' se nuk ka pas uck-ja burgje ne shqiperi'!
    ndersa keta dy 'oficiret' e azem syles e kane pergenjeshtruar drejtorin politik!
    ata kane pranuar se burgje ka pas por ne i kemi kryer vetem urdherat nga lart!

    cka do te thot urdherat nga azem syla dhe hashim thaci i ka zbatuar sabit geci!
    tash thesit iu ka hapur gryka dhe do te zbrazet i teri gjer ne fund..!

    hashim thaci mund ti shpetoi leht akuzave te dik martit!
    por veshtiresite dhe bumerangi i vjen nga sabit gecit dhe rezil aliu!

  2. #242
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    llapi e ka pas quajtur BBC dorė e serbis ne prill 2009

    Siē po duket EULEX-i ju ko ofruar bukur mir Thaqit ,Syles ,Halitit me kete akuzė duke lokalizuar burgjet famkeqe tė cilat kan qen te ngrituar vetem per ata njerz qe mendonin ndryshe siē ishin ne ate kohe LDK-ja

    Ne prill te vitit 2009 kishte raporutar BBC se ne pjesen veriore tė Shqiperis kishte burgje te ngrituar per keqtrajtime dhe vrasje .

    Mlladiqe [ halite, syla, thaqi ] e Kosoves e kishin quajtur ne ate kohe BBC si aleate e Serbis vete pse kishte raporuar ndersa sot asnje nga udhehqit e PDK-se nuk kan reaguar kunder kesaj akuze pse po dihet

    BBC kishte te drejt qe e dhe e para kete lajme prill 2009

  3. #243
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    Ku Ishin Sot Kta Far Muharem Xhemaijlat

  4. #244
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    edhe ky muhabet do te kryhet si eshte ma se miri dhe do te dalin te paster si loti pa dyshim Ēlirimtaret
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #245
    Citim Postuar mė parė nga beni33 Lexo Postimin
    Ku Ishin Sot Kta Far Muharem Xhemaijlat
    qena jan kan kta. ma t zi se shkjet.

    se pari kosova me PDK edhe me zagart e UQK per ta vjedhur

  6. #246
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Lapi

    [QUOTE=Llapi;2974357]edhe ky muhabet do te kryhet si eshte ma se miri dhe do te dalin te paster si loti pa dyshim Ēlirimtaret[/QUO

    NESE KTA JAN NE PARTIN E JUAJ JU DOTE REAGONI NESE JAN NE PARTIN E RAMUSHIT JU NUK DOTE REAGONI KESHTU KENI KENI VEPRUAR GJDO HER KJO TREGON SE AS TE DIRIGJUAR JENI NGA HASHIM SHUMARI
    EDHE DIQKA SE AJAN TE PA FAJSHEM KKET NUK E VE NE DYSHIM FARE POR ME HABIT FAKTI PSE VEQ DISA USHTAR ARRESTOHEN E AS NJE HER DISA LIDER SIQ NA JHASHIMI DHE DISA BANDIT TE RKI MIT TE ORGANIZUAR POR BESOJ QE EDHE AJO DIT DOTE VI HASHIMI ESHT I RI 40 VJEQAR KAH KO H PER NE PUSHIM NE DUBRAV KISMET

  7. #247
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar mė parė nga Llapi Lexo Postimin
    edhe ky muhabet do te kryhet si eshte ma se miri dhe do te dalin te paster si loti pa dyshim Ēlirimtaret
    Edhe mu po me doket qe ky muhabet don me u kry,e a do te dalin te paster aty une nuk e kam guximin ta them,ja lem drejtesis nderkombetare,e valla keti sabitit bes si zinet

  8. #248
    i/e regjistruar Maska e Kosovar2006
    Anėtarėsuar
    23-11-2005
    Postime
    443
    Citim Postuar mė parė nga Llapi Lexo Postimin
    edhe ky muhabet do te kryhet si eshte ma se miri dhe do te dalin te paster si loti pa dyshim Ēlirimtaret
    Vallah LLap ksi heri kjo Evropa Lavire e kjo Bota EURO ATLANTIKE e Hashimit ju kan gjujt mas shpine si hijenat. Edhe ni artikull Publikohet nga Washikton Post qe edhe me teper ja shkatron imazhin e Kosoves dhe Shqiptarit.
    Mir E ka pas nifar Florin Krasniqi kur thoshte se kan me ja bo Thaqit sikur Sadamit sikur talibanve niher shok kur nuk mvynesh ather etiketoj si nje terorist mafioz trafikus droges masakrues etj.

    Shtir e ke Hashim me ja mshu shkelm ksaj shtir
    BAC, SU KRY

  9. #249
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    Rrėfimet nga Veriu i Shqipėrisė sollėn njė aktakuzė

    17 janar 2011

    Prishtinė, 17 janar – Tri palė hetime gjithėpėrfshirėse nė Shqipėri pėr krimet e supozuara tė kryera nga UĒK-ja kanė rezultuar me dyshimin e bazuar se nė dy kampe janė kryer krime.

    “Koha Ditore”, nė shkrim tė gjatė nė numrin e djeshėm, rikujton se hetimet e para tė nisura nga hetuesit e Hagės nė vitin 2003, tė vazhduara nga UNMIK-u njė vit mė vonė, janė finalizuar me ato tė EULEX-it nė vitin 2009. Ato tashmė kanė rezultuar me ngritjen e njė aktakuze pėr krime lufte kundėr popullatės civile kundėr dy ish-komandantėve tė UĒK-sė, Sabit Geci dhe Riza Alijaj, tė cilėt pritet tė pėrballen me kėto akuza pėr krime nė Kukės dhe nė Cahan tė Shqipėrisė nė fillim tė marsit tė kėtij viti.
    Tė dy kėta ish-komandan

    tė pėrmenden edhe nė raportin e deputetit zviceran, Dick Marty. Po kėshtu nė raportin e Martyt janė pėrmbledhur edhe krimet e supozuara nė tė ashtuquajturėn “Shtėpia e verdhė” nė njė fshat afėr Burrelit, nė veri tė Shqipėrisė. Mirėpo EULEX-it thotė se me gjithė hetimet, pėr akuzat e Martyt pėr tė ashtuquajturėn “Shtėpia e verdhė”, nė tė cilėn thuhet se civilėve serbė tė zėnė robėr u janė hequr veshkat dhe janė shitur pėr tregti, nuk ka gjetur prova.
    Zėdhėnėsja e kėtij misioni, Kristiina Herodes, ka ripėrsėritur mungesėn e provave pėr krime nė “Shtėpinė e verdhė”, duke mos dashur tė pėrgjigjej direkt nėse aktakuza kundėr Sabit Gecit ėshtė rezultat i kėtyre hetimeve.

    “Hetuesit e EULEX-it kanė hetuar nė tė ashtuquajturėn ‘Shtėpia e verdhė’, por deri mė sot prokurorėt tanė nuk kanė gjetur fakte qė do tė na ēojnė tė besojmė se u hoqėn organet nė kėtė vend. Nėse llojet e tjera tė aktiviteteve kriminale kanė ndodhur nė kėtė vend, ne nuk kemi dėshmi nė kėtė pikė”, ka thėnė zėdhėnėsja Herodes.

    Ajo ka pohuar se Prokuroria ka gjetur prova pėr krime nė dy kampet e UĒK-sė, nė Kukės dhe nė Cahan, dhe ka ngritur aktakuzė kundėr Gecit e Alijajt.
    “Mė 24 nėntor 2010, njė gjyqtar i EULEX-it i Gjykatės sė Qarkut nė Mitrovicė konfirmoi aktakuzėn kundėr Sabit Geci dhe Riza Alija pėr krimet e luftės tė kryera gjatė konfliktit nė vitin 1999. Ngritja e aktakuzės u bė nga Prokuroria Speciale e Kosovės mė 6 gusht 2010”, ka thėnė Herodes.

    Dy ish-komandantėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, tė arrestuar verėn e vitit tė kaluar, akuzohen nga prokurori amerikan Robert Dean se kanė kryer krime lufte nė dy kampe nė Kukės dhe nė Cahan tė Shqipėrisė, tė krijuara nga UĒK-ja, tė cilat shėrbenin pėr logjistikė e trajnime, kurse sipas aktakuzės dy tė akuzuarit i pėrdornin kėto dy kampe pėr tė mbajtur civilė dhe personat qė nuk merrnin pjesė nė luftė.

    Sabit Geci u arrestua nė maj tė vitit tė kaluar, kurse Riza Alija nė qershor. Sipas aktakuzės, Geci e Alija akuzohen se “ishin pėrfshirė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nė keqtrajtimin e personave qė mbaheshin nė kėto kampe”, nga fundi i marsit ose fillimi i prillit e deri nė qershor 1999.

    Dy tė akuzuarit i burgosnin kosovarėt tė cilėt largoheshin nga konflikti dhe dyshoheshin se bashkėpunonin me regjimin serb, ose “kishin pikėpamje tė ndryshme politike me ato tė UĒK-sė”, konstaton aktakuza

    “Civilėt rriheshin rregullisht me shkopinj gome dhe shkopinj, keqtrajtoheshin dhe abuzoheshin verbalisht”, thuhet nė aktakuzė. Ky prokuror akuzon dy ish-komandantėt se i kanė detyruar tė burgosurit tė bėnin seks me njėri-tjetrin, pa dėshirėn e tyre.

    “Ata janė mbajtur nė vende tė pista dhe nė kushte jo tė mira pėr shėndetin. Atyre u ėshtė mohuar ushqimi, uji dhe trajtimi mjekėsor”, vazhdon aktakuza.
    Aktakuza pėrshkruan njė incident nė Kukės, kur dy nga tė burgosurit ishin tė urdhėruar tė vishnin jelekė antiplumbė dhe mė pas ishin qėlluar nga njė skuadėr pushkatimi", qė sipas prokurorit shihet si njė mėnyrė pėr t’u torturuar.
    Por avokati i Sabit Gecit, Mahmut Halimi, akuzat e ngritura ndaj klientit tė tij dhe Riza Alijajt i sheh si produkt tė njė hetimi tė gjatė qė sė fundi ėshtė pėrmbledhur nė raportin e zviceranit, Dick Marty. Ai thotė se hetimi nė Shqipėri ka nisur pikėrisht rreth dyshimeve pėr krime tė kryera nė tė ashtuquajturėn “Shtėpia e verdhė”, ku sipas tij nuk ėshtė gjetur asgjė, duke ardhur nė pėrfundim pėr ngritjen e disa dyshimeve pėr krime nė Kukės dhe nė Cahan, tė cilat janė finalizuar me njė aktakuzė.

    “Ajo qė ndėrlidhet nė mėnyrė direkte me raportin e Dick Martyt ėshtė se nė kėtė lėndė ka prova tė mjaftueshme materiale, tė cilat e dėshmojnė faktin se edhe Tribunali i Hagės e edhe hetuesit e UNMIK-ut, edhe tė EULEX-it nė fund janė marrė me hetime detale pėr tė gjitha ato qė nė atė kohė ėshtė supozuar se paska ekzistuar njė ‘Shtėpi e verdhė’, paska ekzistuar njė vend i pėrshtatshėm pėr transplantim organesh, paska ekzistuar njė vend se qytetarėt serbė qenkan transferuar nga pjesė tė ndryshme tė Kosovės nė Shqipėri dhe nė kėto vende, pasi janė ekzekutuar, u janė hequr organet”, thotė ai.

    Sipas Halimit, gjithė ai hetim i cili ka zgjatur qė nga fillimi i vitit 2003 e deri nė fund nuk ka rezultuar as nė njė indicie tė vetme se diēka tė tillė ka pasur rreth asaj pėr ēka ėshtė pretenduar nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nga politika ekstreme serbe, qė sipas tij pėr mjerim tė madh kanė rėnė nė ndikim tė asaj politike edhe ish-kryeprokurorja e Hagės, Carla del Ponte, e edhe Dick Marty.
    Nga gjithė ajo punė, sipas tij, e tė gjitha kėtyre organeve ka rrjedhur dyshimi se disa qytetarė shqiptarė janė arrestuar nėpėr vise tė ndryshme tė Shqipėrisė si persona tė dyshuar si bashkėpunėtorė tė regjimit serb.

    “Njė prej tyre ka vdekur, siē thuhet nė aktakuzė, nė Kukės. Mirėpo ajo qė ėshtė shumė kontradiktore, ekzistojnė prova materiale konkrete tė cilat pa lejen e prokurorit dhe pa lejen e gjykatės nuk mund t’i zbulojmė e tė cilat rezulton se aty ėshtė pikėnisja e atij hetimi pėr kinse dyshimet se paska pasur transplantim tė organeve. Ka prova konkrete lidhur me kahun e fillimit tė atij hetimi”, ka thėnė avokati i Gecit.

    “Mund ta merrni me mend, menjėherė pas rastit tė z. Geci, zėvendėsi i kryeprokurorit pėr krime lufte tė Serbisė tha se arrestimi i z. Geci ėshtė rezultat i punės sė hetuesve tė Serbisė”, ka thėnė ai.

    MST: Rrėfimet e dėshmitarėve

    Prokurori i EULEX-it, Robert Dean, pretendon se kanė siguruar dėshmi nga 20 prej tė paraburgosurve, tė cilėt kanė pėsuar trauma fizike dhe psikike pėr shkak, siē thuhet, tė kushteve nė tė cilat janė mbajtur tė burgosur dhe si rezultat i torturave. Identiteti i dėshmitarėve ėshtė mbajtur sekret dhe emrat e tyre janė tė koduar nė njė shtojcė tė veēantė konfidenciale tė aktakuzės.
    Por dėshmitė e tyre i ka siguruar gazeta. Shumė prej tyre pretendojnė se i kanė parė nė Kukės ish-udhėheqėsit e UĒK-sė, nė krye me Hashim Thaēin, sikurse pėrmenden edhe nė raportin e Dick Martyt.

    Njėri prej dėshmitarėve, njė shqiptar i Kosovės i burgosur pėr njė kohė nga ish-pjesėtarėt e UĒK-sė, si i dyshuar pėr bashkėpunim me regjimin serb, pretendon se gjatė kohės sa ėshtė mbajtur nė njė kamp nė Kukės, i ka parė Hashim Thaēin, Jakup Krasniqin, Fatmir Limajn, Agim Ēekun, Kadri Veselin, Azem Sylėn, Sabit Gecin, Milaim Zekėn, Bedri Halimin, Xhemshit Krasniqin, etj. Por disa nga tė pėrmendurit i kanė hedhur poshtė kėto pohime, duke i quajtur gėnjeshtra.
    Nė njė dėshmi qė i ka dhėnė Trubinalit tė Hagės nė vitin 2003 dhe mė vonė hetuesve tė UNMIK-ut e po kėshtu edhe tė EULEX-it, ky dėshmitar qė pritet tė jetė i mbrojtur nė procesin gjyqėsor kundėr Sabit Gecit dhe Riza Alijajt ka dėshmuar se si nė qershor tė vitit 1999, nė njė kamp tė UĒK-sė janė mbajtur rreth 20 shqiptarė e pak romė nė kushte ēnjerėzore, siē i ka pėrshkruar ai. Dėshmi pėr ekzistimin e kampeve nė Shqipėri kanė dhėnė edhe dėshmitarė tė tjerė, tė cilėt rrėfejnė pėr dhunėn, sipas tyre, tė pėrjetuar nė kėto kampe.
    “Ne ishim brenda dhe nuk mund tė them se sa persona e kanė rrahur. Mund tė dėgjoheshin britmat e ‘X’-it tė zėshme. Pastaj e kemi dėgjuar njė krismė dhe kur e kanė sjellė nė dhomė ishte i plagosur nė pjesėn e poshtme tė gjurit tė kėmbės sė djathtė. Ishte i mbuluar me gjak. Tha se Liman Geci ka gjuajtur nė tė”, rrėfen ky dėshmitar.

    “Ditėn e shtunė rreth orės 2:30 ‘X’ ka vdekur. Pas kėsaj Xhemshit Krasniqi ka ndaluar rrahjet. I solli dy roja, na sollėn batanije nė dhomė dhe nuk na ka rrahur askush mė derisa jemi sjellė nė Prizren”, ka vazhduar ai. Ai thotė se i mban mend emrat e disa komandantėve tė cilėt i ka parė nė Kukės. Ai vazhdon tė flasė edhe pėr ish-udhėheqėsit e UĒK-sė.

    “Ka qenė Sabit Geci me paterica, Milaim Zeka nga Obria, Kadri Veseli nga Likovci, Azem Syla nga Kizhnareka, Jakup Krasniqi, Fatmir Limaj, Bedri Halimi. Bedri Halimi ėshtė sjellė mirė me mua dhe m’i ka kthyer paret qė m’i kishin marrė Agim Ēeku dhe Xhemshit Krasniqi”, ka thėnė ai. Ai ka thėnė se nė atė kohė ėshtė marrė nė pyetje dhe ėshtė rrahur nga Fatmir Limaj, i cili ishte prezantuar, sipas tij, si anėtar i SHIK-ut.

    “Fatmir Limaj me ka marrė njė herė nė pyetje. Prezentė kanė qenė edhe Sabit Geci, Kadri Veseli dhe njė person me mustaqe, i cili ka marrė vetėm shėnime”, ka thėnė ai.

    Kjo dėshmi dhe disa tė tjera tė disa personave tė cilėt pretendojnė se kanė qenė tė burgosur nė njė kamp nė Kukės dhe nė Cahan tė Shqipėrisė Veriore kanė bėrė qė tash e disa muaj dy ish-komandantė tė ish-UĒK-sė tė mbahen nė paraburgim si tė akuzuar pėr krime lufte kundėr popullatės civile, ndėrsa njė ish-ushtar tjetėr, Xhemshit Krasniqi, tė shpallet nė kėrkim, pasi deri tash nuk ėshtė arrestuar.

    MST: Rrėfimi i dėshmitarit “X”

    Dėshmitari tjetėr, i koduar nga gazeta si dėshmitari “X”, thotė se iu kishte vrarė njė djalė gjatė luftės. Pjesa tjetėr e familjes ishte depėrtuar nė Shqipėri. Ai kishte ardhur nga njė shtet perėndimor pėr t’i takuar familjarėt dhe pėr t’u sjellė para e rroba, por ishte kidnapuar nga UĒK-ja nė Durrės. Disa ditė ishte mbajtur nė Laē, ndėrsa mė vonė ishte dėrguar nė Shqipėri.
    “Kur me dėrguan nė Kukės mė futėn nė njė dhomė nė katin e dytė. Nė dhomėn e Xhemshit Krasniqit e tė Bedri Halimit. Kuzhina dhe njė sallė pėr ushtarėt ishin nė katin e dytė, ku ishte njė tavolinė e vogėl dhe njė person po pėrgatiste kafe pėr komandantėt”, ka thėnė ai.
    “Nė kėtė dhomė..., e kanė sjellė ‘Z’. Ata qė e kanė sjellė kanė qenė nė rroba tė Policisė Ushtarake tė UĒK-sė. Mendova qė ishin policė pėr tė mė dėnuar. Pas 30 minutash e morėn. Pastaj mė morėn edhe mua. Mė dėrguan nė njė dhomė. Nė korridor i kam parė dy vėllezėr katolikė. Brenda nė dhomė e kam parė ‘Z’ tė ulur nė karrige dhe tė mbuluar me gjak. Kanė vazhduar ta rrinin edhe nė prezencėn time me shkop, pėr shkak se kishte punuar me policinė serbe. Tėrė kohėn i hidhnin kripė nė plagė dhe nė sy”, e pėrshkruan ai rrahjen e dėshmitarit tė parė.
    Ai thotė se mė vonė kanė filluar ta rrihnin “E”-nė edhe mė keq. “E ofendonin. I thoshin se nėna e tij ishte e lidhur me Arkanin. Pastaj e kanė sjellė ‘S’, e cila kishte punuar nė njė kafene tė vėllezėrve ‘B’. Atė e kishin sjellė pėr tė treguar se kėta vėllezėrit ishin bashkėpunėtorė tė serbėve, por kur ajo e mohoi, e rrahėn shumė keq. Pas rrahjes edhe tė njė tjetri, erdhi radha ime”.

    Ai tregon se fillimisht ia kishin zbathur kėpucėt, duke ia futur kėmbėt nė ujė tė ftohtė. “X” thotė se njė person i ri me mbiemrin Haziraj nga Llausha, shofer i Sabit Gecit, e kishte nxjerrė njė thikė duke ia hapur kėmishėn dhe duke i thėnė se do t’ia vizatonte njė kryq. Nuk e kishte bėrė kėtė, por e kishte rrahur, sipas tij.
    “Atij iu bashkėngjit edhe Pjetėr Shala, ‘Ujku’. Kanė pėrdorur njė shkop metalik, i cili zgjatej. Mė kanė goditur nė pjesėt e epėrme tė trupit, por jo nė kokė. Xhemshit Krasniqi mė goditi me shkop gome nė hundė. Mė ra tė fikėt. Mė kishin hedhur ujė me kovė nė fytyrė. Pasi me erdhi vetėdija, nė dhomė e pashė Sabit Gecin. Ishte i veshur me uniformė. Dukej i lėnduar dhe mbante paterica. Unė i kam kaluar nėntė ditė nė atė dhomė”, thotė ai dhe shton se njė i ri nga Peja ishte pėrgjegjės pėr dhomėn e tij, i cili ēdo mėngjes shkonte nė dhomė nė orėn gjashtė duke i kthyer me fytyrė prej muri dhe duke i rrahur tė gjithė. “Janė rrahur edhe katėr ushtarė tė FARK-ut nga Sabit Geci dhe Agron Krasniqi. Tė nesėrmen janė liruar”, thotė ai dhe shton se “gjykatės” ishte Bedri Halimi.
    Ai tregon se si ishte rrėmbyer nė Durrės, kur kishte ardhur nga Gjermania. Pėrpos parave tė tij, thotė se kishte edhe tė shokėve rreth 7 mijė marka. Sapo ishte ankoruar trageti i ishte ofruar njė person, siē e pėrshkruan ai, tullac, duke ia kėrkuar pasaportėn.

    “Personi qė mė mori nė anije nuk kishte uniformė dhe nuk u prezantua si person zyrtar. Nga porti udhėtuam rreth dy kilometra. Mė dėrguan nė njė shtėpi. Aty mė ka intervistuar Haki Drenica rreth fondit tė UĒK-sė, pėr kontributin tim dhe qasjen ndaj luftės. Hakiu i tha tullacit tė mė merrte, por tė mos mė dėrgonte nė dhomėn 3. Aty kam qėndruar prej tė hėnės deri nė enjten nė orėn 5:00 tė mėngjesit”, thotė ai dhe pėrshkruan se ky tullaci ishte sjellė mirė mė tė.

    “Unė kėrkova ta vizitoja familjen time nė Tiranė. Ata mė thanė se do tė shkosh mė vonė, eja mė ne pėr njė intervistė tė shkurtėr. Ndoshta paguan 500 marka, sepse nuk ke paguar pėr fondin e UĒK-sė. Tė hėnėn rreth orės pesė tė mėngjesit ka ardhur Agim Ēeku me njė truprojė-shofer. Mė futėn xhemperin nė kokė, mė kapėn pėr krahu, mė futėn nė veturė. Shkuam nė Laē. Nė Kukės kemi arritur pas mesnate. Atje jemi vendosur nė njė depo tė uniformave, m’i vunė prangat, roja mė ofroi cigare”, thotė ai dhe shton se Agim Ēeku ia kishte marrė paratė. “Tė gjithė personat qė ishin me mua nuk kishin uniforma. Unė Agim Ēekun nuk e kam parė mė”.

    MST: Rrėfimi i dėshmitarit “E”

    Dėshmitari tjetėr, i cili pretendon se ėshtė kidnapuar dhe rrahur nga UĒK-ja, ka dėshmuar tė paktėn tri herė. Ai flet pėr disa persona tė tjerė tė cilėt ishin mbajtur bashkė me tė dhe pėr rrahjet, siē thotė ai, qė kishte pėrjetuar.
    “Personin nga Gjakova qė e rrihnin kėrkuan ta rrihja edhe unė. Mė dhanė njė shkop. Mė thanė se ėshtė nga Serbia. Unė nuk i rashė, por ata e rrahėn derisa u alivanos 203 herė. Rridhte gjak dhe i vėnė fashė”, thotė ai.
    “Nė orėn 06:30 e sollėn vėllanė tim nė dhomė. Edhe ai ishte i rrahur, as qė mund tė flisnim. Ishim tė lodhur. Tė nesėrmen mė morėn prapė mua, vėllanė dhe “S”-nė, na rrahėn, tė njėjtėt Sabiti, Xhemshiti, Pejtri dhe persona me nishan. Tėrė natėn na rrahėn prej orės 21:00 deri nė 03:00, e pastaj na kthyen pėrsėri nė dhomė”, vazhdon rrėfimin “E”.

    “Pasi na rrahėn, Xhemshiti urdhėroi tė na i vishnin jelekėt. Bedriu mė qėlloi mua, Xhemshiti vėllanė tim. Unė isha i pari qė mė qėlluan, pastaj mė rrahėn dhe mė dėrguan nė dhomė. Pasi mė dėrguan nė dhomė, dhe meqė mund tė shihej nga dera e dhomės, sepse dera ishte e ēarė, morėn vėllanė tim dhe e ēuan atje. Shtinė mbi tė”, vazhdon rrėfimin ky dėshmitar.
    “Ai ulėriti dhe nuk e dėgjova mė. Mendova se e kishin vrarė, meqė pashė se ata po e tėrhiqnin dhe e ēuan nė dhomėn ku ishte prof. Bajrami. Tė nesėrmen e sollėn nė dhomė dhe pashė se ende ishte gjallė. Xhemshiti u kthye nė mbrėmje dhe tha: “Ose ti ose vėllai yt do tė jetoni, por ju nuk mund tė jetoni tė dy. Tė nesėrmen ata erdhėn nė dhomė dhe na rrahėn shumė. Bedriu, Enver Hoxha, Sabit Geci, Xhemshit Krasniqi dhe disa tė tjerė qė nuk i njihja”, tregon “E”. Ai thotė se rrahjet kanė vazhduar edhe mė vonė, duke i goditur me armė automatike, shkopinj.
    “Na sollėn njė kasetofon tė vogėl. Na thanė tė pranonim se kishim vrarė njerėz e do tė liroheshim. Unė nuk pranova. Pastaj filluan tė na rrihnin nė gjunjė deri nė orėn 04:00. Pastaj mė plagosėn edhe nė kėmbė. Bedriu mė plagosi. Xhemshiti e plagosi ‘T’, vėllanė tim me njė armė automatike dhe ai vdiq atė ditė si rezultat i asaj plage”, thotė ky ish- i burgosur. Ai tregon se vėllai i kishte vdekur nė prehrin e tij. Nga prehri ia kishte marrė Xhemshiti, duke e mbėshtjellė me njė batanije, mė 5 qershor tė vitit 1999.

    MST: Dėshmia e dėshmitarit “I”

    Njė dėshmitar tjetėr i koduar nga redaksia si “I” ka treguar pėrvojėn e tij qė nga dita, siē thotė, e rrėmbimit nė Prizren e deri nė ditėn e lirimit. Ai ka thėnė se ishte rrėmbyer mė 11 prill tė vitit 1999.
    “Ata na i lidhėn duart mua dhe vėllait tim. Edhe ‘S’ u arrestua. Na dėrguan me njė ‘Audi’ te re, ngjyrė e zezė. Babai im erdhi me ne deri nė Vermicė. Aty na i hoqėn prangat dhe ne vazhduam. Babai u kthye me ta”, thotė ai dhe vazhdon se ishte dėrguar nė njė dhomė tė njė baze nė Kukės.
    “Ne u dėrguam nė njė dhomė ku mbaheshin njerėz tė arrestuar, si njė profesor nga Prizreni, tre romė muzikantė nga Prizreni, 3 tė tjerė nga Malisheva, 2 vėllezėr dhe 1 djalė i axhės sė tyre. Njėri prej vėllezėrve ishte i therur nė tė dyja kėmbėt me thikė. Ai kishte 10-15 plagė me thikė nė trup. Vėllai tjetėr ishte i therur nė bel, kurse djali i axhės i rrahur dhe i dėrguar nė dhomėn tjetėr”, tregon ai.
    “Unė jam mbajtur nė tė njėjtėn dhomė gjithė kohėn. Numri i njerėzve qė mbaheshin ishte prej 7 deri nė 12. Sa mbahesha nė burg jam rrahur dhe torturuar ēdo natė prej orės 20:00 deri nė 06:00 pėr tė pranuar vrasjen e komandant Petritit, Pal Palucit”, thotė ai.

    Ai thotė se e kishin rrahur Xhemshit Krasniqi, Pejtėr Shala “Ujku” dhe Sabit Geci, tė cilin e quan komandant i policisė dhe i inteligjencės. “Ai ishte zot i tė gjithė shqiptarėve gjatė luftės”.
    “Herėn e parė kur mė rrahėn, mė thirrėn nė njė zyrė nė ndėrtesėn e shtabit sė bashku me ‘A’ dhe ‘S’. Sabit Geci ma dha shkopin ta godisja. Unė refuzova. Personi ishte i rrahur pėr vdekje dhe pasi ia kishte dhėnė mjeku njė injeksion e kanė kthyer nė dhomė ku ishim ne. Aty ishte edhe personi Osman Kryeziu, i cili tani ėshtė prokuror nė Prishtinė. Neve na i vunė prangat sėrish”, vazhdon rrėfimin ai.
    Ai thotė se nė Kukės i kishte parė Hashim Thaēin e Jakup Krasniqin nė kamp. Kryeministrin aktual tė Kosovės e pėrshkruan tė veshur me rroba civile para tė cilit ishin rreshtuar ushtarėt me uniforma.

    MST: Dėshmitari “D”

    Njė person tjetėr flet po ashtu pėr pėrvojėn e tij. Ai tregon se gjatė luftės nė vitin 1999, kishte qenė kryetar fshati. Pas disa dėbimeve nga fshati ai kishte shkuar nė Kukės mė 13 maj, kur, sipas tij, katėr persona e kishin rrėmbyer. Ai e pėrshkruan vetėm njėrin me uniformė, i cili sipas tij ishte prezantuar si Xhemshit Krasniqi.
    “Pasi mė dėrguan, mė akuzuan se isha personi kryesor qė e kisha dėbuar fshatin. Jam marrė nė pyetje nga njė person tjetėr dhe nga Xhemshiti. Pastaj mė kanė futur nė njė dhomė nė tė cilėn ishte edhe njė person. Aty ishte ndėrtesa e shtabit, e cila mė parė kishte qenė fabrikė”, thotė ai. Tė nesėrmen thotė se e kishin lėnė tė dalė pėr tė shkarkuar kamionė me mallra ushqimore.
    Ai thotė se ėshtė intervistuar 34 herė nga pjesėtarė tė UĒK-sė. Tek pas gjithė kėtij numri intervistash thotė se kishte ardhur nė kamp Sabit Geci me 2 ushtarė pėr ta vizituar. “Ai (Sabit Geci v.j.) ka ardhur drejt te unė. Ishte nė shtaga dhe me njė revole nė brez. Pyeti cili jam unė dhe mė tha se ‘ti je qengj’. Dukej se kishte mbledhur informata pėr mua.
    Sabit Gecin e kam parė vetėm kėtė herė dhe kurrė mė, Xhemshit Krasniqin e kam parė tėrė kohėn”, tregon ai.

    Dėshmitari tjetėr “Z”, i cili kishte punuar si polic nga viti 1968 nė polici deri nė vitin 1997, ka treguar se UĒK-ja ia kishte marrė armėn nė vitin 1998.
    “Mė 18 prill tė vitit ‘99 unė, djali dhe zoti i shtėpisė dolėm pėr tė shėtitur. Na dolėn 4 persona me uniforma tė zeza. Nxorėn pistoletat dhe bėrtitėn ‘Policia Ushtarake e UĒK-sė, dorėzohu”, thotė ai.
    “Djali im e njohu njėrin dhe e thirri me zė tė lartė ‘Bashkim Lama. Nuk tė kujtohet qė babai im tė shpėtoi kur tė arrestuan serbėt’. Nė atė moment Bashkimi ėshtė pėrgjigjur ‘Lėviz, pėrndryshe do tė vrasim edhe ty. Tani ėshtė kohė tjetėr, tani ėshtė nė pyetje kombi ynė”, thotė ai.

    “Mė kidnapuan dhe zoti i shtėpisė nuk mundi tė bėnte kurrgjė. Unė hyra nė veturė se pėrndryshe do tė mė vrisnin. Mė dėrguan deri nė Ramallak, ku kuptova se ai vend pėrdorej nga UĒK-ja si qendėr e mbajtjes pėr personat e kidnapuar. Bashkimi mė futi kėmishėn nė kokė dhe mė dėrguan te njė bunker pėr tė mė vrarė, pastaj pasi m’u kėrcėnuan, mė thanė se komandanti donte tė fliste me mua”, vazhdon ai. “D” thotė se personi i pranishėm e kishte akuzuar se kishte vrarė 110 njerėz, kishte dhunuar e masakruar 50 vajza, por ai i kishte mohuar.
    “Ata mė vunė elektroshok mė se 10 herė. Nga dhembjet mė janė ėnjtur duart dhe kėmbėt. Ende i ndiej pasojat. Pas kėsaj arriti komandanti i shėrbimit sekret, Ramadan Selimi, komandant Dani. Ai filloi tė mė pyeste gjėra tė njėjta. Unė i mohova dhe ai i thirri 4 persona tė UĒK-sė qė tė mė rrihnin. Me pas mė dėrguan nė bunker, ku filluan tė mė rrihnin edhe tė mė poshtėronin”. Ai thotė se pastaj e kishin nisur pėr nė Kukės, ku e kishin veshur me rroba tė UĒK-sė me arsyetimin se kishin hyrė rreth 600 serbė dhe duhej ta identifikonte ndonjėrin.
    “Kur arritėm nė Kukės, disa roja mė ruanin dhe mė pas erdhi Fatmir Limaj, mė bėri disa pyetje themelore, e urdhėroi ‘Loēkėn’ qė tė mė vendoste nėn shkallė, njė vend i improvizuar pėr vendmbajtje. Aty ishte njė person tjetėr”.
    Ai tregon se e kishin dėrguar nė njė dhomė ku shkruante “avokatėt”. Aty thotė se kishte parė disa udhėheqės qė ishin duke pirė dhe se ahengu ishte bėrė vetėm pėr nder tė tij dhe se tė gjithė ishin duke e pritur qė t’i pranonte krimet qė ia kishin vėnė nė barrė.

    “Unė u deklarova se nė kohėn kur m’i vėnė nė barrė akuzat, isha nė Shqipėri. Atėherė ‘Loēka’ dhe Daut Hajredinaj (nuk ėshtė fjala pėr Daut Haradinajn v.j.) filluan tė mė godisnin. Sabit Geci, tė cilin e njihja mė parė, mė mori nė pyetje. Xhemshit Krasniqi mė ka goditur me dorėz tė revoles nė ballė, dhe atė shenjė e kam edhe sot e kėsaj dite. Fatmir Limaj mė rrahu me grushte. Dauti derisa mė rrihte mė ka prerė me thikė nė kyē tė dorės, shenjat ende duken. Xhemshit Krasniqi m’i theu tė gjithė dhėmbėt pasi mė futi njė shkop gome thellė nė fyt dhe e lėkundi nė gojėn time”, ka thėnė ai.

    MST: EULEX-i nuk flet pėr emra, tė akuzuarit mohojnė

    EULEX-i nga ana tjetėr nuk ka dashur tė flasė nėse kėto figura tė cilat tashmė udhėheqin vendin do tė ftohen nė cilėsinė e dėshmitarėve, e as nėse do tė akuzohen apo jo pėr ndonjė vepėr siē i pėrshkruajnė dėshmitarėt. Zėdhėnėsja e EULEX-it, Kristiina Herodės, ka thėnė se Prokuroria nuk jep emra tė dėshmitarėve, dhe pėrgjegjėsitė pėr publikimin e emrave tė ish-udhėheqėsve tė UĒK-sė nė lidhje me kėtė rast bien mbi gazetėn.
    Dy prej tė akuzuarve nga tė burgosurit kanė mohuar kategorikisht tė kenė gisht nė mbajtjen dhe rrahjen e tė burgosurve, ndėrsa tė pėrmendurit e tjerė gazeta nuk ka mundur t’i kontaktojė.

    Ish-komandanti i pėrgjithshėm i UĒK-sė, Agim Ēeku, ka thėnė se mund tė jetė ngatėrruar me ndonjė person tjetėr. Ai ka thėnė se gjatė luftės sė Kosovės vetėm pak orė ka qėndruar nė Shqipėri, derisa ishte nisur pėr nė Kosovė.
    “Unė nė Shqipėri kam qėndruar vetėm kur kam ardhur prej Lubjane me avion pasdite, diku nė shkurt dhe kam qėndruar vetėm disa orė sa ėshtė bėrė terr dhe jam nisur pėr nė kufi, kam hyrė nė Kosovė. Kurrė nuk kam qenė nė Shqipėri absolutisht, vetėm disa orė, dhe asnjė ditė tė vetme nuk e kam kaluar me ushtarėt e UĒK-sė nė Shqipėri”, ka thėnė ai. Si argument pėr periudhėn pėr tė cilėn pėrmendet, nė maj dhe qershor, ka thėnė se atė kohė ishte bėrė masakra e Qyshkut, ku i ishte vrarė edhe i ati.

    “Mė 14 maj ka ndodhur masakra nė Qyshkun tim. Mė 14 maj m’u ka vrarė baba, dhe absolutisht ėshtė rrenė. Sigurisht mė ka ngatėrruar mė dikė”, ka thėnė Ēeku.
    Ish-kryeprokurori i Prokurorisė sė Qarkut nė Prishtinė, Osman Kryeziu, i cili akuzohet se ka luajtur rolin e prokurorit nė kampin e Kukėsit, kur ėshtė kontaktuar nga gazeta, ka sugjeruar qė “tė mos merremi me ato punė tash”. Por pasi qė i ėshtė shpjeguar se si akuzohet, Kryeziu e ka pranuar se ka qenė ushtar i UĒK-sė nė atė kohė.
    “Kam vepruar dhe kam ndihmuar, dhe i kam kontribuar pėr aq sa kam mundur shtetit, sepse e kam pasur obligim dhe kurrgjė tjetėr”, ka thėnė shkurt nėpėrmjet telefonit ai.

    Gazetari Milaim Zeka, nga ana tjetėr, i cili ka qenė gjatė luftės afėr UĒK-sė, ka mohuar po ashtu duke thėnė se nuk ėshtė hera e parė qė akuzohet prej individėve tė cilėt, sipas tij, kanė qenė pjesėtarė tė Shėrbimit sekret serb.
    “Personi qė deklaron se gjoja unė e kam takuar atė nė burgjet e UĒK-sė nė Kukės ėshtė njėri i cili deri nė bombardime ka qenė komandant i Stacionit tė policisė serbe nė njė vend afėr Deēanit. Kjo ėshtė vazhdimėsi e atyre akuzave qė m’i ka bėrė edhe Milosheviqi, dhe m’i ka bėrė me fjalėt e Milosheviqit edhe gazeta “Bota Sot” pėrmes korrespodentit tė saj nė Gjenevė, qė gjoja unė gjatė luftės edhe kam vrarė njerėz”, ka thėnė Zeka. “Unė pranoj ēfarėdo dėnimi kapital, nė qoftė se ky individ vetėm nė distancė nė dy ose tri apo dhjetė metra mė ka parė mua”, ka thėnė Zeka.

    Ai ka hedhur poshtė pretendimet e dėshmitarėve se i kanė parė nė Kukės nė tė njėjtin vend dhe nė tė njėjtėn kohė ish-udhėheqėsit e UĒK-sė. “Unė mund tė garantoj se ai njeri kurrė nė jetėn e vet nuk ka mundur ta shohė nė Kukės Hashim Thaēin, as Jakup Krasniqin, e unė tė vetmin njeri qė e kam takuar nė zonė tė luftės nė atė kohė nė Koshare ka qenė Fatmir Limaj”, ka thėnė Milaim Zeka.
    Ai thotė se nė ditėt kur pėrmendet nga dėshmitari se ka qenė nė Kukės, ka qenė i plagosur. Si fakt pėr kėtė sjell librin e mjekut australian, Gregor Jurisheviqit, i cili nė librin e tij e ka pėrshkruar Zekėn tė plagosur.

    “Unė jam plagosur mė datėn 20 maj, d.m.th. kam qenė nė linjė tė frontit dhe gjithė kohės kam qenė i shoqėruar nga gazetarė tė huaj. Mė shumė do tė thosha se kėto dėshmi mė shumė janė fabrikime tė UNMIK-ut sesa tė njė dėshmitari, tė cilit unė ia di emrin dhe mbiemrin, ia di adresėn se ku punon dhe e di qė ėshtė 24 orė pijanec nonstop i dehur”, ka shtuar gazetari Zeka.
    Gazeta ka provuar pėr disa ditė rresht qė t’i kontaktojė direkt, nėpėrmjet zėdhėnėsve apo avokatėve, Hashim Thaēin, Jakup Krasniqin, Fatmir Limajn, Kadri Veselin, Azem Sylėn e Bedri Halimin, por komunikimi me ta ka qenė i pamundur.

  10. #250
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    Pėr llapin

    Eulex-I ju ka ofrue Burrelit ooooo llap

    Sipas deshmive keta persona Hashim Thaēin, Jakup Krasniqin, Fatmir Limajn, Kadri Veselin, Azem Sylėn e Bedri Halimin,Sabit Geci ,Xhemshir Krasniqi,Osman Kyryeziu nese vetrteton gjykata se akuza ndaj Sabit hajnit eshte e vertet populli shqiptar do ta kuptoj se jan shitur edhe organet e njezve sepse logjika e thot se te kesh qasje dhe kontroll ne Kuks dhe ne Cahan patjeter duhet te kesh kontroll edhe ne Burrel .

    Me kujtohet me 16 prill 2009 kur BBC pat paraqitur informatat e para lidhur me ekzistimin e burgjeve famkeqe xhavit kllokoqi pat then se keto jan shpifje

    BBC -nuk shkel ne drras te kalbur ooooo llap

  11. #251
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Rrėfimet nga Veriu i Shqipėrisė sollėn njė aktakuzė

    Prishtinė, 17 janar – Tri palė hetime gjithėpėrfshirėse nė Shqipėri pėr krimet e supozuara tė kryera nga UĒK-ja kanė rezultuar me dyshimin e bazuar se nė dy kampe janė kryer krime.
    “Koha Ditore”, nė shkrim tė gjatė nė numrin e djeshėm, rikujton se hetimet e para tė nisura nga hetuesit e Hagės nė vitin 2003, tė vazhduara nga UNMIK-u njė vit mė vonė, janė finalizuar me ato tė EULEX-it nė vitin 2009. Ato tashmė kanė rezultuar me ngritjen e njė aktakuze pėr krime lufte kundėr popullatės civile kundėr dy ish-komandantėve tė UĒK-sė, Sabit Geci dhe Riza Alijaj, tė cilėt pritet tė pėrballen me kėto akuza pėr krime nė Kukės dhe nė Cahan tė Shqipėrisė nė fillim tė marsit tė kėtij viti.
    Tė dy kėta ish-komandantė pėrmenden edhe nė raportin e deputetit zviceran, Dick Marty. Po kėshtu nė raportin e Martyt janė pėrmbledhur edhe krimet e supozuara nė tė ashtuquajturėn “Shtėpia e verdhė” nė njė fshat afėr Burrelit, nė veri tė Shqipėrisė. Mirėpo EULEX-it thotė se me gjithė hetimet, pėr akuzat e Martyt pėr tė ashtuquajturėn “Shtėpia e verdhė”, nė tė cilėn thuhet se civilėve serbė tė zėnė robėr u janė hequr veshkat dhe janė shitur pėr tregti, nuk ka gjetur prova.

    Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..

  12. #252
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Bashkone temen me http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=131943 se qenka hapur me parė
    Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..

  13. #253
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Keta shkerdhata spiune te serbit kan dashur plumbin ne balle e jo rahje.
    Si duhej te sillej ndryshe UCK ja me ta?
    ti shtronte te flinin ne ROGNER?
    Te kisha qene une, shume me keq do i kisha bere keta armiq te Kosoves.
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  14. #254
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    per ne kukes...

    Citim Postuar mė parė nga L-7 Lexo Postimin
    Pėr llapin

    Eulex-I ju ka ofrue Burrelit ooooo llap

    Sipas deshmive keta persona Hashim Thaēin, Jakup Krasniqin, Fatmir Limajn, Kadri Veselin, Azem Sylėn e Bedri Halimin,Sabit Geci ,Xhemshir Krasniqi,Osman Kyryeziu nese vetrteton gjykata se akuza ndaj Sabit hajnit eshte e vertet populli shqiptar do ta kuptoj se jan shitur edhe organet e njezve sepse logjika e thot se te kesh qasje dhe kontroll ne Kuks dhe ne Cahan patjeter duhet te kesh kontroll edhe ne Burrel .

    Me kujtohet me 16 prill 2009 kur BBC pat paraqitur informatat e para lidhur me ekzistimin e burgjeve famkeqe xhavit kllokoqi pat then se keto jan shpifje

    BBC -nuk shkel ne drras te kalbur ooooo llap
    per ne kukes tashme eshte vertetuar se ka pase burg sekret te uck-se..kush i din magazinat e grumbullimit ne te dale te kukesit ne drejtim te hasit duhet ta kupioje se kane qene burgje per uck-ne gjate luftes..gjithashtu te gjithe kuksianet e kan pare policine ushtarake te uck-se qe bente roje tek ura e kukesit ne drejtimin nga tirana polici qe maltratonte cdo kosovar qe kalonte drejt brendesise se shqiperise..ata njerez qe i interesonin uck-se arrestoheshin e dergoheshin tek magazinat tek shote galica..mjafton te pyesesh qytetare te kukesit e te tregojne mire per kete burg..gjithashtu te tregojne edhe per piskamat qe leshonin te shkretet njerez nga torturat e uck-se..

    disa kan jetuar deri me sot me mitin e lavdishem te uck-se..po ja dalengadale korja e pites po zbulohet e poshte saj po dalin shume lakra te fllicta qe po ja ulin se tepermi kete imazh ..e sa te palara te tjera do te shohim ne te ardhmen ..une e kam ditur se keto te palara do te dalin dikur ne shesh por nuk e kam ditur se do te dalin kaq shpejt ne siperfaqe..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  15. #255
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    o njerz kur na po presim te krijohen institucionet e vendit
    qe do te udheheq PDK-ja me to ne krye me Kryeēlirimtarin H.Thaēi
    ju i maroni qef veti jo keshtu jo ashtu
    po perse more behni si thmija e mashtroni veten
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  16. #256
    Citim Postuar mė parė nga L-7 Lexo Postimin
    Sabit Geci akuzohet pėr vrasje e keqtrajtim

    qyky osht ai sabit hajni qi ja ka pas kput kryt ni qikes ne qikatov te re, me kerr te familjes sylkaj edhe kurr nuk ju ka pergjegjun.

    ky u kan i lidhun me shkije. qisi ushtarsh ka pasun uqk e LPK. Kta jan kan ma t kqi e ma t poshter se milict serrb. ma shum kan dhunue femna shqiptare qita uqk te LPK se shkijet. kini mu bind edhe pėr kta.

  17. #257
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    Krimet e Luftės

    Jeta nė Kosovė diskuton per krimet te luftės

    16 prill 2009

    Panelistėt

    Rexhep Selimi ish shef I drejtoris operative SH.P UĒK-sė
    Artan Mustafa –gazeta express
    Altin Raxhimi- gazetar I BIRN-it
    Behxhet Shala KMDLNJ
    Shklezen Gashi activist I drejtav te njeriut

  18. #258
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    Kush ka mundesi ta publikoj akuzen e Sabit Gecit para lufte I cili ishte burgosur dhe kishte vuajtur denimin

    Le ta di ky popull se a ka qen Sabit Geci per qeshtje kombetare apo ne vendim te tij para lufte shkruan se Sabiti ka vuajtuar denimin sepse ka vjedh pula

    Ju kisha lut kush ka mundesi le ta publikojn se tash eshte koha per me dit kush ēka

  19. #259
    Musliman-Shqiptarė-krenar Maska e gimche
    Anėtarėsuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    3,642
    Citim Postuar mė parė nga ardit mustafa Lexo Postimin
    ky u kan i lidhun me shkije. qisi ushtarsh ka pasun uqk e LPK. Kta jan kan ma t kqi e ma t poshter se milict serrb. ma shum kan dhunue femna shqiptare qita uqk te LPK se shkijet. kini mu bind edhe pėr kta.
    Tpuuuh bre Allahi ftyren ta marroft po qysh po ta ban me sha UĒK-nė?!
    Po ski faj se ti baballaret i ki FARK, ata ta kane ** nanen e je dal ti, per qata smundet per ty me kan e mire UĒK-ja. Ti sen ski ferk prej Dick Martyt, Dick Piqkes qasi je edhe ti, spot vjen marre bre me njellos UĒK-nė bre Zoti t'vraftė, qikjo UĒK-ja "e keqe" ta pruni ty NATO-n qe sot ti me leh ketu, qikjo UĒK-ja se sa pėr FARK-un ke tu na ** nanen Serbia me na ba rrafsh me tokė, jau dhifsha politiken pacifiste millosho-rugoviane. Tash keni ba reforma, jeni me Putinin.

    Turp!!!!
    A ka moderator, pse nuk ja fshijn postimet ketij qeni. Kur njelloset UĒK-ja njellosen Adem Jashari (familja e tij), Zahir Pajaziti, Luan dhe Shkelzen Haradinaj, Fehmi e Gjevė Lladrovci, Ilaz Kodra, Agim Ramadani, Ilir Konushevci, Sali Ēekaj etj.
    Krejt keta emra i prodhu UĒK-ja.
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i tė madhit Hamzes
    Ti je kullė fuqi baroti...

  20. #260
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anėtarėsuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    cdo lufte ka krime nga 2 krahet...

    por fajtore eshte ai qe fillon luften,,,

    dhe kete lufte e filloi serbi

Faqja 13 prej 16 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •