Hyrje
Si te gjitha te ashtuquajturat varesi te reja, edhe celularomania tenton te shfaqet mbi te gjitha ne lidhje me aspektet me te brishta te individit. Psh, nqs personi ka probleme te vetvleresimit celulari, duke iu pergjigjur nevojes per te kompensuar kete problem, tenton te perdoret si instrument per ta perballur ate. Ne njejten menyre kjo ndodh per individet me predispozicion per varesi kundrejt personave te tjere. Ky shfaqet si nevoje per te menaxhuar nevoja emocionale. Celularomania shpesh shoqerohet edhe me mani te tjera tradicionale apo moderne, si psh, videomania ose varesia ndaj lojrave elektronike.
Varesi afektive shfaqen edhe kundrejt lojrave te ndryshme qe ndodhen ne celulare.
Nje shtrirje te kesaj varesie e shohim edhe ne perdorimin e gjere te sms-ve. Perpara, kush nuk arrinte te shprehej verbalisht, mund ta bente nepermjet nje kartoline apo nje letre. Sot kjo mundesohet nepermjet nje email ose me shpejt akoma dhe me thjesht nepermjet nje sms-je. Shume shpejt, nevoja per te shprehur shume nepermjet nje mesazhi te shkurter ka ēuar njerezimin ne perdorimin e nje gjuhe te sintetike, te perbere nga shkurtime dhe kode qe eshte pa dyshim me e perhapur tek te rinjte, gje e cila paraqet rrezikun e vertete te varesise nga sms, mbi te gjitha ne nje moshe ne zhvillim. Kjo gjuhe sintetike rrezikon ti marre vendin funksioneve kognitive dhe emocionale ne rrugen e zhvillimit, duke i dhene akses nje forme te strukturuar mendimi ekstremisht sintetik.
Raporti me celularin eshte potencialisht i rrezikshem per te gjithe, sepse shpesh eshte vetem pjeserisht i kontrollueshem. ( J@mes - E. S. )
Krijoni Kontakt