Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    happy mom of 2 Maska e caligirl76
    Anėtarėsuar
    10-02-2003
    Vendndodhja
    california
    Postime
    16

    Viti kater para mileniumit

    Ata ishin ulur pėrballe njėri-tjetrit dhe po eviteonin sytė e tyre. Poshtė nė rrugė qyteti kishte gjallėri, njerėz, makina, rrėmuje. Ishte njė metropol i vėrtetė, ku jeta rridhte furishėm. Njerzit punonin shumė por ama dhe jetonin me tė njėjtin intensitet. Ishte e ēuditėshme si shndėrrohej ky qytet natėn, hėna ishte gjithmonė e pra-nishme dhe qielli ishte plot me yje, o zot sa yje kishte.
    Asaj i kujtohej kur kishte ardhur pėr herė tė parė, sa ishte mahnitur se sa yje kishte ai qiell. Vallė kėshtu ishte kudo????


    Ata ishin takuar krejt rastėsisht, ishin dy njerėz tė ndryshėm, nga dy botė te ndryshme, nga dy gjenera-cione tė ndryshme. Nuk e kishin pa-rė kurrė njėri-tjetrin, ah po tė vet-men gjė tė pėrbashkėt kishin gju-hėn. Iu afruan njėri-tjetrit ngadalė dhe filluan tė flisnin, introduksioni nuk ishte i rėndėsishėm. Kishte di-ēka nė sytė e tij qė e tėrhoqi me-njėherė dhe ajo u ndje ‘at ease’. Folėn pėr gjithshka, pėr qytetin, pėr mbrėmjen qė i kishte bashkuar rast-ėsisht bashkė, pėr filozofi, pėr shkri-mtarė tė shquar pėr ėndrra tė lėna pėrgjysėm dhe pėr emocione tė reja.
    Papritmas ai tha - “do vish??” dhe ajo thjesht e ndoqi.
    Ishte njė hotel luksoz kishte mbi 300 dhoma, ishte i tėri i rezervuar, por gjithė atė rrugė ata e bėnė vetėm. Megjithese karpeti ishte i trashe, i bute, jo dizenjoja e saj e preferuar, ajo degjonte takat e saj te lehta qė trokisnin tak tak tak……








    Ajo ditė vere kishte ardhur si gji-thmonė, me njė mėngjes tė mrekul-lueshėm. Dielli mbushte kopmlet dhomėn dhe gjithmonė ajo buze-qeshte kur hapte perdet e rėnda qė mbulonin dritaret qė fillonin nė ta-van dhe mbaronin mė pak se njė metėr mbi dysheme. Ēdo gjė ishte e thjeshtė, krevati, tavolina, raftet e mbushura me libra, kolltuku pranė dritares qė vėshtronte mbi njė ko-psht tė vogėl, ku njė zog kishte folenė dhe s’pushonte sė kėnduari natė e ditė, po kjo s’ishte bezdi pėr tė. Muret ishin tė larta, po kjo i pėl-qente pasi mbushej me frymė sa herė qė hynte nė atė dhomė. Njėri krah ishte i mbushur me fotografi tė ndryshme tė sajat, tė idhujve tė saj, shkrime gazetash dhe revistash, qė ajo i priste dhe i ngjiste, thėnije tė famshme qė i jepnin kurajo sa herė qė ndjehej e humbur.
    Kishte 4 vjet qe jetonte kėtu. Nė fil-lim e urrente, i urrevi dhe prindėrit e saj qė e sollėn pėr “njė jetė mė tė mire”. Humbi ēdo gjė, dashurinė e parė, shoqet , miqtė, tė afėrmit dhe pėr se ???
    “Kėtu ėshtė vėshtirė, nuk e shikon nė televizor ē’behet po vrasin njeri –tjetrin po vrasin” - i thanė dhe ajo s’foli.
    Nė fakt tė themi tė drejtėn edhe donte edhe nuk donte. Tė dashurit tė saj nuk i ra fare si bombė kur ajo me lot nė sy dhe zė tė dredhur i komuni-koi vendimin qė do largohej. “S’ka gjė”- tha ai, -“Do shihemi, nuk do ikėsh dhe aq larg, merr avionin dhe pėr njė orė kėtu je.”
    ” Posi “- mendoi ajo me vete, “Kaq kollaj ėshtė”. Megjithatė, u tregua e pėrmbajtur, fshiu lotėt dhe vazhdoi tė pinte pijen e saj. I kishin thėnė qė ishte martini, por nė tė vėrtetė ishte vetėm dry gin, dhe nuk i pėlqente dhe aq.









    Dhe kėshtu morri rrugėn, filloi jetėn e saj tė re. Nė fillim ishte e de-presuar. Nuk e dinte s’e ē’ishte de-presioni, ishte vetėm 18 vjec, deri tani jeta kishte qenė e lehtė, kurse tani po kuptonte qė s’ishte dhe aq.
    Atė vitin e parė shtoi 10kg nė peshė, hante pa e kuptuar, shikonte televi-zor dhe bėnte punė si robot. Nuk ki-shte asnjė miqėsi, asnjė dėshirė pėr tu argėtuar dhe prindėrit nuk kishin ē’ti thoshin, vetėm se mundoheshin ta merrnin me tė mire, qė asaj ti pėl-qente mė shumė jeta e re. Ishte shu-mė nervoze, ndihej e mbytur dhe ki-shte njė dėshirė tė madhe tė ulėris-te por pėr ēfarė as ajo nuk e dinte.
    Mėngjeset i kalonte vetėm, bėnte pu-nėt e shtėpisė dhe dėgjonte muzikė, italiane se ajo i pėlqente nganjėherė dhe spanjolle, Julio Iglesias ishte i preferuari i saj. I dėgjonte kasetat pa fund dhe me zė tė lartė saqė komshi-njtė filluan ti binin derės dhe tė an-koheshin se bėhej shumė zhurmė. Ajo me buzeqeshje thoshte- “Mė fal-ni” por nga brėnda turfullonte dhe fliste me vete, “Injorantėt ku marrin vesh nga muzika, kėtu as opera nuk ka!”
    Nė fakt ajo qė e tėrbonte ishte se nuk kishte me kė tė fliste, kishte kaq shu-mė pėr tė thėnė, donte tė mėsonte kaq shumė. Po kujt ti hapej, ata qė e rrethonin ishin hallexhinj, dhe ajo qė ju interesonte ishte puna, ishin nje-rėz tė thjeshtė. Prindėrit ishin inte-lektualė, por ajo s’kishte besim se do e kuptonin botėn e saj. Sa gabim e kishte!











    Erdhi pranvera pėrseri dhe gjėrat ndryshuan. Kur e pa veten nė pas-qyrė u skandalizua, o zot i madh ku kishte pėrfunduar. Pėr njė muaj do merrte atė avion qė pėr 1 orė do e ēonte aty nga e kishte marrė 1 vit mė parė. Sa budallaqe, si nuk e kishte menduar me parė, prerje, lyerje flo-kėsh, rėnie nė pėshe tė paktėn 5 kg dhe rroba, o zot rroba tė reja sa mė parė, dhe sidomos tė modės sė fun-dit.
    Ajo e dinte sa snoba ishin njerzit atje, ku tė gjithė tė shikonin 2 herė nga koka te kėmbėt dhe pastaj hapin krahėt dhe te thonin-‘Mirėseardhe”.
    Muaji kaloi shpejt, rezultatet ishin pozitive, vėrtet nuk humbi 5 kg po s’ka gjė prapė dukej mirė. Ishte e ek-situar, mezi priste qė avioni tė ulej nė pistė. Do ishte vallė ai aty ta priste???
    U lumturua kur pa tė dashurin e saj. I tregoi pėr qytetin ku jetonte pėr bregun e detit ku ēdo dite shko-nte pėr shėtitje, pėr ndėrtesat e larta tė bukura me shume histori. I tregoi gjithashtu dhe pėr ditet dhe netėt pa mbarim qė mendonte pėr tė dhe pėr ēastin kur do takoheshin pėrsėri.
    U takuan pėrditė, ajo s’e vriste men-djen hiē nė do i shikonin bashkė ish-te kaq e pėrmalluar. Vėreu qė ai ki-shte ndryshuar pak, ishte zgjatur, si-kur ishte burrėruar dhe bėrė pak me serioz. Po ajo qė e habiti mė shumė ishte seksi me tė. Ishte krejt ndry-she nga sa mbante mėnd njė vit mė parė. Nuk ishte mė si atėherė i kuj-desshėm, i ngadaltė por ishte i fuqi-shėm, intens dhe e bėnte tė ndjehej si nė krahėt e njė tė panjohuri.
    “Ndoshta ka fjetur me femra tė tje-ra”- thanė mikeshat e saj, por ajo se bėri veten se ishte xheloze. Ai donte atė!
    Pastaj meshkujt ishin ndryshe nga femrat dhe ajo nuk priste qė ai ti ish-te aq besnik kur ajo jetonte kaq larg. Kjo gjė nuk i pėlqente por ai ishte realiteti dhe ajo e pranonte.
    Zhgėnjim! Zhgėnjim! Zhgėnjim!
    Si i tha? As veshėt e saj nuk besonte “Nuk tė dua mė!!!!!!” Qau shumė, e mallkoi me vete, kėrkoi njė pėrgjigje se pėrse po i ndodhte kjo. Gjithė ky vit kishte qėnė nje prove pėr ta dhe me sa duket kishte dėshtuar. Mė mi-rė ti kishte thėnė qė nė fillim se si ndjehej, ndoshta ndarja do kishte qėnė mė e lehtė. Kur ata ishin bash-kė ajo shpesh kishte ėndėrruar feje-sėn e tyre, ishte e sigurt se prindėrit do e respektonin vendimin e saj. E preu vizitėn, u nda me mikeshat e saj, dhe u largua pasi u betua tė mos kthehej mė.
    Kthimi ishte i gjatė, ju duk si 1 ditė jo si 1 orė, por kur zbriti nė aeroport, ēuditėrisht u ndje e lehtėsuar, sikur kishte humbur ato 5 kg , dhe e pėr-malluar. Vera aty ishte e nxehtė, po asaj i pelqente.
    “Nė djall tė vejė”- tha, “Do iki pėr pu-shime, kam nevoje”. Dhe kėshtu iku.












    Fshati ku ajo qe ishte i famshėm pėr turizėm, njerėz nga gjithė bota vinin pėr tė shijuar rėrėn e bardhė dhe ujin e ngrohtė e tė kaltėrt tė de-tit. Nė fillim rrinte vetėm nėn ēadėr duke lexuar ndonjė libėr dhe me ku-fje nė vesh duke dėgjuar muzikėn e saj tė preferuar. Nė kėtė periudhė i pėlqente muzika xhaz. Ēdo gjė ėshtė me stinė, po siduket stinėt e saj ishin tė ngatėrrara.
    I pėlqente tė dilte herėt nė mėngjes kur sa zbardhte dhe tė vraponte bu-zė detit. Ishte i paaritshėm momenti kur trupi i saj i nxehur dhe i djersi-tur prej fiskulturės tė prekte ujin e freskėt tė detit dhe shkuma e bardhė e valėve e mbulonte tė tėrėn si njė fustan nusėrie. Ishte bėrė pak senti-mentaliste, dhe zbuloi se nganjeherė vetmia tė bėn mire. Sa here qė dilte nė mengjes apo nė mbasditet qe ka-lonte nė plazh duke lexuar diēka, mendonte pėr jetėn e saj, fliste me vetė dhe bėnte planet e sė ardhmes. E ftuan disa herė tė shkonte nėpėr parti, djemtė flertonin me tė, po ajo mbante syze tė errta dhe nuk i’ua varte fare.
    Mė nė fund vendosi tė ndryshojė. Kishte qėnė me ish tė dashurin e saj vetėm disa herė dhe pėr 1 vit rresht kishte izoluar veten e saj nga bota. Kishte dhe ajo tė drejtė tė argėtohej dhe tė jetonte. Atė natė veshi fusta-nin mė tė shkurtėr qė kishte, takat mė tė larta, me tė cilat mund tė ecte nėpėr kalldrėm pa thyer ndonjė kė-mbė, bėri njė truk tė lehtė por shu-mė sensual dhe doli me atė djalin qė pėr ditė tė tėra nuk i qe ndarė.
    Sa kohė qė kishte humbur! U kė-naq shumė atė mbasdite, u argėtua. Hėngrėn darkė nė njė restorant buzė detit, kėrcyen zbathur nė rėrė, qe-shen. Oh sa nevojė qė kishte pasur tė qeshte, dhe ai i thoshte se i pėlqenin dhėmbėt e saj ishin si rruazė, dhe ajo qeshte mė shumė. U puthėn dhe u pėrkėdhelėn disa momente, por ve-tėm kaq. Nė fund tė fundit e njihte atė person shumė pak.









    Akulli u thye! Ajo u kthye nė me-tropolin e saj tė zhurmshėm me nje-rėz tė njohur dhe tė panjohur filloi njė jetė tė re njė vit tė dytė ku ēdo gjė ndryshoi rrėnjėsisht dhe kur ajo shkonte nė dhomėn e saj natėn tė flinte, nuk i kujtohej mė ai vit i pari i tėmershėm. Do e kem ėndėrruar mendonte.
    Filloi shkollėn, me njė entuziazėm tė paparė. Ishte krejt e angazhuar me jetėn studenteske, i pėlqente tė kalonte me orė tė tėra nė biblotekė, duke lexuar ēdo gjė qė i zinte dora. Krijoi shumė miqėsi, filloi tė dilte dhe tė argėtohej, e pa qė jeta e saj po ndryshontedhe po lėvizte me njė rri-tėm normal. Prindėrit i kishin dhėnė liri tė plotė, pasi kishin besim tek ajo dhe mezi e kishin pritur kėtė ditė.
    Njė mbasdite teksa kthehej nė shtėpi, vendosi tė futej nė parukeri-nė qė ishte nė kthesa pėrpara shtė-pisė. Nuk ishte ndonje vend kushedi se ēfarė, por vajzat qė punonin aty ishin shumė moderne dhe gjithmonė tė krehura me kujdes. Pasi pyeti pėr ēmimet, hoqi xhaketėn, nxorri njė libėr, u ul nė njė nga karriget afėr dritares, dhe priti rradhėn e saj.
    “Ēfarė keni dėshirė?? Prerje, lyerje??”
    “Dua tė mė transformosh komplet, mė bėj ē’tė duash, por vetėm kaēur-relat mos mi prish” -I tha parukieres, duke buzėqeshur.
    Tre orė mė vonė, doli e lumtur nga parukeria, flokėt e saj ishin akoma tė gjata, kaēurrelat si bukle tė vogla i vareshin mbi supe, por tani nuk ish-in mė kafe, ishin tė arta. Bjonde!
    Kurrė nuk e kishte menduar se do i kishte flokėt tė verdha, tiparet i ki-shte kafe edhe flokėt gjithashtu, lė-kura e saj ishte si ēokollatė, kishte tan natural si nė verė dhe nė dimėr. Por parukierja e bindi, se do dukej dhe mė e bukur, kėshtu ajo pranoi.
    Prindėrit “u pataksėn” kur e panė, siē u shpreh mamaja. E pėlqyen shu-mė, “dukesh si artiste, si studente e vėrtetė, je rritur dhe pjekur brėnda njė dite” – u shprehėn ata dhe ajo ndriste e tėra.
    Vuri re, se transformimi i saj i jash-tėm tėrhoqi vėmėndjen e njerzve mė shumė se ē’e kishte menduar. Filloi tė dilte mė shpesh dhe i pėlqente kur djemtė i bėnin komplimenta. Zuri njė shoqėri tė vėrtetė me dy vajza nė kursin e saj dhe me njė djalė qė mė shumė nuk vinte se vinte nė lesione, por kur ishte aty prezenca e tij ndje-hej kudo. Kur nė konfidencė i tha njėres prej shoqeve tė saj se ai i pėl-qente, ajo qeshi me tė madhe dhe i tha-“E dshur, ai ėshtė gej”. I ra si bo-mbė dhe u turpėrua aq shumė sa nuk dinte ē’tė thoshte. Tė ishte vėr-tetė kaq naive, kaq e padalė, sa tė mos dallonte njė mashkull tė vėrtetė.
    Nė kundėrshtim me atė ē’ka ajo me-ndonte ai nuk e mori pėr ofendim ndjenjen e saj, por u ngazėllye. U bė-nė shumė shokė tė dy dhe shkonin ngado bashkė. Ai ishte njė tip shumė i veēantė, kishte njė botkuptim krejt ndryshe nga ajo, jetonte jetėn e tij nė liri tė plotė, por nga ana tjetėr ishte shumė i matur dhe i mprehtė. E kuptoi qė ajo nuk merrte vesh shu-mė nga meshkujt ose nga jeta nė pė-rgjithėsi dhe me shumė kujdes pa dashur ta ofendonte i vuri vetes si qėllim ti mėsonte asaj gjithshka. Nėn shoqėrine e mikut tė saj ajo vė-rtetoi se dhe ata, burrat, vuajnė pėr dashurinė ashtu si dhe femrat, nuk e shprehin, por vuajnė. Janė qėnie mė tė thjeshta, i bėjnė tė qarta qėllimet e tyre qė nė fillim dhe nuk analizojnė ēdo veprim qė bėjnė. Filozofia e mi-kut tė saj ishte “Jeto momentin. Jeta ėshtė shumė e shkurtėr pėr tu marrė me sentimentalizma” dhe kur ajo pėrpiqej ta kundėrshtonte, ai i’a priste “Ti je e virgjėr akoma, pa eks-periencė, nuk e ke njohur pasionin. Nuk e di qė pasioni pėr njė mashkull tė ben tė bėsh marrėzira.” Dhe ajo rinte dhe e dėgjonte dhe e dinte qė ai kishte tė drejtė. Kishte kujtuar qe e dinte se ēfarė ishte dashuria apo pa-sioni, por nė tė vėrtetė nė rastin e saj “pasioni” kishte qėnė thjesht rezulta-ti i njė lidhjeje ku nė fund seksi ishte hapi mė i natyrshėm, por jo mė i ne-vojshem. Kishte qėnė mė shumė njė fare kurioziteti qė ajo dhe ish i da-shuri i saj kishin shuar, por ajo s’e dinte se ishte akoma shumė larg nga pasioni i vėrtetė. Vallė do gjente ajo dikė me tė cilin do njihte dashurinė dhe pasionin nė tė njėjtėn kohe? A mund tė ekzistonin kėto ndjenja nė tė njėjtėn kohė pėr tė njėjtin person? Miku i saj nuk i pėrgjigjej por vetėm i thonte -“Jeto. Mos ki frikė nga jeta”.

    Kėshtu iku viti i dytė, me shumė pyetje pa pėrgjigje, me kuriozitet tė zbulonte se deri ku do arrinte dik-ush, ndoshta ajo vetė, pėr tė zbuluar pasionin dhe dashurinė e vėr-tetė. Ishte njė vit i mrekullueshėm ku u argėtua aq shumė, piu dhe martinin e saj tė parė tė vėrtetė, dhe oh sa i ėmbėl ishte. Jeta ishte kaq e bukur!









    Viti i trete ishte akoma dhe mė i bukur, ishte viti qė i ndryshoi asaj botkuptimin pėr shumė gjera rreth vetes, njerėzve, jetės, botės. Ishte viti ku ajo do tė ishte e lirė, tė jetonte momentit, tė eksploronte atė qė ki-shte frikė mė shumė dhe tė hidhte atė hap qė nuk e kish hedhur mė parė, tė dshuronte.
    C’ishte dashuria???? Shumė kishin shkruar pėr tė qė nga kohėt e lashta deri nė ditėt moderne, e pėrshkrua-nin si njė dhėmbje, e pėrshkruanin si njė dhuratė si njė bekim, por ajo ta-shmė ishte e sigurt qė nuk e kishte provuar.
    “Dashuria ėshtė bukuria e shpirtit”- kėshtu kishte thėnė njė shenjt, s’ish-te e sigurt se kush ndoshta shėn Agustini. Nuk e dinte kėtė sepse ish-te fetare, dhe shkonte nė kishė shp-esh, por kur kishte kohe hynte nė leksionet e teologjisė dhe dėgjonte.
    Ne diskutimet pa fund me miqtė e saj debatonin se kush ishin mė tė lumtur ata qė provonin dashurinė apo pasionin. Dhe ajo debatonte ngrinte zerin dhe citonte thėnje pa fund tu mbushte mėndjen tė tjerėve se mbi dashurinė s’ka.
    “Edhe Nene Tereza e ka thėnė, qė kur dashuron deri nė vuajte atėherė vuajtja mbaron dhe ka vetėm dashu-ri”- s’ju duket kjo poetike dhe hyj-nore nė tė njėjtėn kohė???
    “Po ajo e ka fjalėn pėr dashurinė pėr Zotin, pėr njerėzimin”- I pėrgjigjeshe miku i saj, “unė e kam fjalėn pėr pa-sionin qė tė ēmend, qė tė bėn tė har-rosh qė bota ekziston,” dhe ajo e me-nduar dhe e intriguar e shikonte si-kur ai po i tregonte ndonjė pėrrallė. Miku i saj i sugjeroi qė pėr 1 muaj qė tė dy tė jetonin momentin, tė lire, me pasion pa menduar “Provoje njėherė do jetė njė eksperiment socilolgjik” –i komentoi, “ne dhe po studiojmė ke-tė degė”. Dhe kėshtu ranė dakort.
    Nė fillim ajo nuk dinte si tė sillej, pėr mikun e saj gej ishte pak mė e le-hte ai ishte me mė shumė eksperie-ncė dhe pa shumė skrupuj, por pėr tė ishte e vėshtirė. Nė 21 vjetėt e saj kishte ekziztuar vetėm njė njeri dhe ajo nuk ė kish lejuar vetes as tė ima-gjinonte tė tjerė.
    Kėshtu filloi loja e tyre, dhe artisti hyri nė skenė.













    Ajo kishte kohė qė e njihte, ai e ki-shte studjon 2 kate sipėr dhe shp-esh takoheshin kur merrnin postėn nga kutitė e tyre apo kur prisnin ashensorin. Gjithnjė bisedonin pėr gjėra tė rėndomta, asaj nuk i dukej kushedi se ēfarė si mashkull. Ishte mė i madh se ajo, nuk ishte e sigurt nėse ishte nė martesėn e dytė apo tė tretė. Mund ta quaje simpatik, me tr-up mesatar, me flokė pak tė gjatė dhe vishej gjithmonė shumė sportiv. Por o zot ēfarė tėmerri, mbante mustaqe. Asnjėherė nuk i kishin pėlqyer meshkujt me mustaqe. I vinte pėr tė qeshur kur mendonte se si do dukej dikush duke larė dhėmbet dhe pasta duke i’u rrėshqitur nėpėr qime. Hor-ror.
    Ishte mbas dreke, kur ai hyri nė zyrė, derėn gjithmonė tė zotėt e mb-anin hapur. Shpesh ata bėnin punėra tė vogla pėr artistin, ai hyri dhe ja bėri me dorė. U ul pranė saj dhe filloi ti shpjegonte se ēfarė i duhej pėr ja-vėn e ardhėshme, e kishte me pak ngut por ishte i sigurt qė ata do e ndihmonim. Ajo ishte akoma duke folur, dhe duke i sugjeruar disa gjėra tė reja kur ai i pėrkėdheli kokėn “ke prerė flokėt”- I tha, “shumė tė shkur-tra, mua nuk mė pėlqejnė vajzat me flokė tė shkurtra”
    “As mua nuk mė pėlqejnė burrat me mustaqe” -iu pėrgjigj ajo dhe pėrnjė-herė u pendua pėr atė qė tha.
    Artisti qeshi, i shkeli syrin dhe i tha qė do t’i telefononte mė vonė ta pye-ste si shkonte puna.
    “Ē’punė ka ai me flokėt e mia?” foli ajo me vehte. Ishte bėrė pishman qė i kishte prerė, por kishte qėnė kaq e zėnė kėto kohėt e fundit, sa dhe dhė-mbėt s’kishte kohė tė lante e jo mė tė merrej me kaēurrelat e saj. Dhe ash-tu si njė vit mė parė, hyri pėrsėri nė sallon, u ul direkt nė karrigen bosh tė parukieres sė saj tė preferuar, dhe i tha- “mi pri, sa mė parė, se nuk dua tė mė prishet mendja”
    “Do i presėsh? Vėrtet? Po i ke tė bu-kura, ndoshta pak shkallėzim?”
    “Jo Jo. Tė tėra, nuk kam kohė, jam kaq e ngarkuar kėtė vit sa as vetė s’e di si do ja dal”
    Dhe kėshtu flokėt u prenė dhe asaj iu duk sikur humbi njė pjesė tė vetes, por nuk e analizoi shumė, njerzit do mėsoheshin, dhe do ia pėlqenin.
    “E ēa pastaj se ai s’i ka qejf??? As mė bėhet vonė” mendoi dhe filloi punėn.

    Nuk e dinte sa orė kishin kaluar, por dritat jashtė ishin ndezur dhe kur telefoni ra, e trėmbi. Ishte artisti, ngulmonte qė ajo tė shkonte sipėr tė pinte diēka me tė, nė kėtė mėnyre ai dhe do shfaqėsohej pėr komentin qė beri, por ajo nuk pranoi.
    “Tė lutem ,hajde, dua tė tė tregoj diēka, e di qė tė pėlqen puna ime”- tha ai kur ajo ishte gati ti mbyllte te-lefonin.
    Po pse jo? Nė fund tė fundit s’kishte asgjė tė keqe, ata njiheshin prej ko-hėsh, s’kishin ndonjė simpati tė ma-dhe pėr njėri-tjetrin por nė fund tė fundit njeri ishte ē’do i bėnte do e hante.
    Kishte qėnė disa herė nė aparta-mentin e tij, deri tek dera nuk kishte hyrė brėnda, jo se kishte frikė, por ai nuk e kishte ftuar asnjehere. U ēudit kur hyri dhe pa nje apartament tė mobiluar shumė mire dhe me gusto. U futėn nė dhomėn e ndėnijes ku ai kishte njė librari tė madhe qė zinte komplet njėrin krah si dhe nje tavo-line pune me karrige pas. Pranė dri-tareve kishte 2 kolltuke tė kuq shu-mė tė mėdhenj dhe njė tavolinė tė vogėl nė mes, ku kishte disa skulptu-ra tė vogla. Dritaret nuk kishin per-de, por pamja e qytetit si ditėn ashtu edhe natėn me dritat e tij ishte njė panoramė e vėrtetė marramėndėse. Muret ishin tė mbushura me piktura, por jo tė tijat, megjithėse artistin nuk e kishte shumė qejf ajo ia pėlqe-nte shumė punėn. Arti i tij tė gllabė-ronte, kishte shumė ngjyra tė fuqi-shme, ishte gjigantesk. Ajo kishte qėnė gjithmonė kurioze se si i nxir-nin telajot e tij nga ndėrtesa qė ki-shte korridore aq tė ngushta. Dikush i kishte thėnė qė njėherė i kishin nxjerrė nga ballkoni ku dhe zjarrfiksėt erdhėn, kurse ai rrinte poshtė e kafshonte gishtat nga sikleti.
    “Ēfarė mendon?” - pyeti ai, “ulu, ja po vij dhe une aty. Do pish dicka, whiskey ndoshta???”
    “Pse jo, po me akull shumė, pasi nuk kam ngrėnė darkė”
    Ai u ngrit dhe pas nje ēasti solli dy gota, akull dhe njė shishe tė pahapur Cutty Sark. Pasi piu pak ajo u ndje mė e rehatuar, kolltuku ishte shume i rehatshėm, pija ishte e mirė dhe ēuditėrisht dhe shoqėria e artistit. Ajo nuk e kishte vėnė re asnjėherė se sa i ulėt ishte zėri i tij, dhe se kur qe-shte ai kafshonte pak buzėn e posh-teme. Biseda e tyre filloi lirshėm dhe ajo e gjeti veten duke i treguar atij, momente tė jetės sė saj qė asnjėherė nuk e kishte imagjinuar se atij do i interesonin, por ja qė ai po tregonte interes dhe po e pyeste akoma. Dhe ajo u pergjigjej pyetjeve njė nga njė, dhe nė tė njėjtėn kohė pyeste veten se pėrse po i tregonte jetėn e saj njė tė panjohuri. Ēuditėrisht rrjedha e bisedes sė tyre dukej krejt normale, dhe kur ajo pushoi sė foluri vuri re se kishin pirė pothuajse gjysmėn e shishes.
    “Mos jam dehur???? S’ma merr mėndja ndjehem shumė mirė, dho-ma nuk mė rrotullohet, dhe jam kon-shiente se ku ndodhem”-mendoi, dhe gati sa nuk foli me zė.
    “Hajde, ikim nga dhoma tjetėr” - tha artisti dhe ajo e pa e habitur nė sy dhe gati sa nuk i ra pija nga dora,
    “‘E kam fjalėn tė shikosh studjon, aty ku kam pikturat ‘”- i shkeli syrin ai, dhe ajo u skuq e tėra nga turpi.
    Kaluan korridorrin e errėt ku kishte vetėm njė skulpturė madhėshtore tė njė mashkulli lakuriq, qe ajo e kishte parė disa herė mė parė, por qė tani nė errėsirėn e apartamentit dukej sikur nga ēasti nė ēast do ngjallej.
    “Mirėserdhe nė botėn time” –tha ar-tisti duke hapur derėn e studjos dhe ajo e gjeti veten para njė kaosi tė vėrtetė telajosh, pėlhurash, bojrash, dhe aromash tė ndryshme. Nuk ishte akoma e sigurt se ku duhej tė ecte, pasi kishte frikė se mos shkelte diku ku s’duhej, kur ai i kapi dorėn dhe ecėn bashkė nė drejtim tė dritares ku kishte njė kanape tė ulėt por tė rehatshme. Pastaj ai ndezi njė dritė blu dhe pamja qė doli para saj e ma-hniti dhe ia ndaloi frymėn pėr njė ēast.
    Telajoja ishte e madhe, nė formė drejtkėndėshi dhe nė fillim iu duk e tėra e zezė, pastaj kur e pa mė mirė, pasi ai rregulloi dritėn, pa qe ishte blu.
    “Ėshtė nata me hėnė, kėshtu quhet”- tha ai, dhe iu afrua dhe ia vuri duart mbi supe.
    “Po hėna ku ėshtė”- filloi ajo tė pye-ste kur papritmas pa cirka tė verdha kudo, kur po e shikonte akoma mė me vėmėndje pa qė kishte dhe pika tė kaltra dhe tė kuqe. E preku me dorė dhe ndjeu qė piktura kishte te-ksturė, sikur njeri e kishte punuar me dorė.
    “Po kjo”- pyeti
    “Teknika ime, pėrziej bojėn me njė lloj rėre qė e kam krijuar vetė, nė kėtė mėnyrė tė jep kėtė efekt dy di-mensional”- shpjegoi duke buzeqe-shur pa i hequr duart nga supet e saj, dhe ajo nuk u pėrpoq ta largonte. “Hajde, ulu pranė meje ta shohim bashkė” – tha artisti dhe ajo vuri re se si ai qeshi dhe kafshoi buzėn, dhe asaj iu duk gjėja mė sensuale qė kishte pare ndonjėherė nė jetėn e saj.
    U ulėn pėr minuta tė tėra pa lėvizur, dhe ajo u mbyt nė atė qiell blu ku hė-na ishte copėtuar ngado si njė vullkan dhe kishte lėnė gjurmė nepėr hapėsirė. Dhe ajo e ndjente vetėn tė bėhej e lehtė dhe njė me telajon.
    Pa e kuptuar as vetė se si ndodhi e gjeti veten ne krahėt e artistit dhe puthja e tij ishte kaq e lehtė e butė dhe e ėmbėl saqė ajo u habit se si nuk ndjeu erėn apo shijen e alkolit apo tė cigareve qė ai pinte pa fund nė buzėt dhe frymėn e tij. I pėlqyen edhe mustaqet, ishin tė buta dhe pak tė ashpra nė tė njėtėn kohė po kjo e bėnte qė ajo ta donte, ta kėrkonte mė shumė puthjen e tij. Ngadalė ai e shtriu nė kanape dhe vazhdoi ti pėr-kėdhelte gjoksin, dhe ajo po dehej nė aromėn e tij, qė ishte kaq eksituese. Harroi pėr njė ēast se ku dhe me kė ishte, e ndjeu trupin e saj tė zgjohej nėn duart e tij dhe ēdo muskul i tru-pit tė saj ishte relaksuar kur paprit-mas u ēua sikur dikush i vuri njė gjilpėrė nga poshtė.
    “Ē’pate ?? Mė fal, nuk dua tė tė tre-mb, po unė mezi e kam pritur kėtė ēast kur ti tė vije kėtu”- tha ai dhe ajo u drodh e tėra.
    “Mė duhet tė iki, ėshtė vonė dhe mamanė nuk e zė gjumi po s’erdha unė”
    “Unė s’mund tė tė lė tė ikėsh vetėm, do tė tė ēoj me makinė, por tė lutem mos ik, jo tani”
    “Mė duhet tė iki. S’ka gjė, nata ėshtė e bukur dhe unė s’banoj shumė larg prej kėtu “- tha ajo. U ēua me vrap, mori xhaketėn dhe ēantėn, hapi derėn dhe rendi nėpėr shkallė.
    Kishte nevojė tė ikte qė aty tė merrte ajėr se i dukej sikur zemra do i nda-lonte nga momenti nė moment.









    Kur doli nė rrugė ndaloi dhe u mb-ėshtet njė moment pas derės sė ndėrtesės tė mbushej me frymė. Pėrballė rrugės pa se fshesaxhinjtė e kishin filluar turnin e tyre tė natės, dhe qeshėn kur e panė se si ajo doli me vrap, me flokė tė shpurpurisur dhe kuq nė fytyrė. Shqyqyr qė flokėt i kishte tė shkurtra, se po tė kishin qėnė tė gjata, ku i dihej kaēurrelave tė saj se si do ishin ngatėrruar dhe se si do dukej tani.
    Arriti nė shtėpi dhe direkt u fut nė dhomėn e saj u zhvesh nė qetėsi tė plotė, ra nė shtrat dhe fjeti njė gjumė tė rėndė. Nė mėngjes u zgjua si gjith-monė, megjithėse koka i buēiste, u vesh, hėngri diēka dhe doli.


    Kembet nuk e cuan as nga shkolla as nga zyra, por e ēuan nė njė park. U ul nė njė stol dhe pėr njė orė ndenji ashtu e ulur, me sytė qė vėshtronin diku nė distance, duke u munduar qė tė mos kujtonte pėr tė njėmijtėn herė skenėn e njė nate mė parė. Akoma nuk i besohej ajo qė kishte ndodhur, aq mė tepėr reagimi i saj ndaj tij, deshirat qė ai kishte ndezur, qė ajo kishte kujtuar se kishin ikur pėrgjithmonė pas asaj vere prej ferri qė kishte kaluar. E dinte qė kishte ekzagjeruar kur kishte thėnė qė s’do flinte mė me njė djalė derisa tė martohej, por tė ndjehej kėshtu pėr artistin, kurrė nuk i kishte shkuar nėpėr mend. Doli njė shėtitje buzė detit, dhe mė nė fund pėrfundoi nė kafenenė e preferuar tė mikut tė saj gej. Kur e gjeti aty, u lirua.
    “Hajde, marrim nga njė kafe dhe bėjmė njė dorė tavėll”- I tha
    “Po ti ē’ne kėtej, s’kishe leksion sot?”
    “Po por nuk mė rrihej, as andej nga zyra s’kishin nevojė, kėshtu qė thashė tė vija kėtu”
    “Mirė bėre, tani ėshtė orari mė i mire se pastaj e di vetė ti se ē’bėhet”- tha miku i saj dhe filluan lojėn. Shyqyr qė ai s’para kishte qejf tė fliste kur luante se ajo nuk kishte mė fuqi, gishtat e saj po punonin nė mėnyrė mekanike ashtu si dhe truri i saj.
    Kafja e qetėsoi disi, por kishte nevojė pėr diēka mė tė forte, nuk donte tė pinte alkol pasi ishte herėt kėshtu qė i kėrkoi mikut tė saj njė cigare.
    “Ti, do njė cigare??, sa herė tė jam lu-tur tė mė shoqėrosh dhe ti mė je pėrgjigjur qė “atė kancer nuk e fut nė gojė”
    “Ohu, hajde do ma japesh njė apo t’ia kėrkoj kamarierit”
    “Ty tė ka ndodhur diēka, se vetėm kėshtu shpjegohet” -tha ai, duke i zgjatur cigaren dhe mbylli kutinė e lojės.
    Ajo nė fillim nuk foli, por e dinte qė dikujt duhej ti tregonte se ē’kishte ndodhur, kjo ishte shumė e papritur pėr tė dhe jashtė karakterit tė saj. Ajo ishte vajzė e thjeshtė, gjėra tė tilla nuk i ndodhnin femrave si ajo. Ajo rrallė dilte, dhe kur qėllonte qė miqtė e saj i mbushnin mendjen, ajo impenjohej tė mos ishte asnjėherė nė qėnder tė vėmėndjes. Jeta e saj ishte kaq e organizuar, saqė nganjė-herė i dukej monotone.
    Miku i saj ngeli me gojė hapur “Ti dhe mustaqja”
    “Mos i thuaj ashtu, se nuk mė pėl-qen”
    “Au, s’tė pėlqen, kaq shpejt u dashurove ?”
    “Jo nuk jam dashuruar, po mos i thi-rr mustaqe, sikur tė jetė ndonjė gjė e keqe”
    “Po ty s’te pelqejne burrat me mus-taqe, dhe me sa di unė as atė nuk e ke qejf hiē. C’pate apo u dehėt”
    “Mos fol marėzira” – I tha ajo e in-dinjuar
    “Thjesht, ndodhi dhe dhe…”
    “Ēfarė ????’
    “Dhe, hiē, ….Mė pėlqeu! U kėnaqe ta-ni ???” - Tha me nervozizėm dhe iku.
    E dėgjoi se si ai i thėrriste nga mbra-pa, por ajo nuk e ktheu kokėn.
    Mė pėlqeu! Nuk e kishte menduar hiē, thjesht i kishte dalė nga goja kjo pergjigje, e cila ēorientoi dhe atė. Ishte thjeshtė njė lapsus, u mundua tė justifikonte veten, por e dinte shu-mė mire qė lapsuse tė tilla inkoshi-ente ishin fakte tė vėrteta qė nė pėr-gjithėsi njerzit kanė frikė ti prnojnė. Tė ishte e vertetė? Sa kohė kishte qė ndjehej ashtu? Ndoshta antipatia qė ajo gjithė kohės kishte ushqyer pėr tė ishte nė tė vėrtetė simpati por qė ajo per arsye qė as vetė nuk i dinte ia kishte ndaluar vehtes. Fakti qė ai ishte mė i madh nė moshė, i martuar dhe me famė Don Zhuani e bėnin atė tė ndruante, nuk dinte si ti pėrgjigjej vetes. Mos ndoshta kishte frike???? “Frika ėshtė nėna e Moralit” -iu kujtua thėnia e famshme e Niēes. Nuk ishte e sigurt nė kishte frikė prej ar-tistit apo prej vetvetes.
    “Jam moraliste ???” pyeti veten. Nuk dinte ē’pėrgjigje tė jepte, s’ishte ndeshur asnjėherė me njė situate tė tillė. Njė gjė e dinte tė sigurt qė nė qoftė se ky do ishte problem i dikujt tjetėr ajo do i kėshillonte qė as mos tė me-rrnin mundimin ta eksploronin njė rrugė tė tillė. Por kėtu bėhej fjalė pėr tė, pėr ndjėnjėn e saj. “Kam nevojė pėr psikolog” mendoi.










    Kur u kthye nė shtėpi i thanė qė
    miku i saj i kishte telefonuar disa herė, por ajo as nuk e mori mundi-min ta merrte mbrapsht. Informoi familjen qė kishte kėrkuar leje nė zyrė per disa dite dhe qe donte tė rrinte me ta nė shtėpi. Prindėrit u lumturuan. Ajo ishte vajza e tyre e vetme. E kishin pritur me gaz diten kur ajo vendosi tė futej nė Univeritet dhe kishte filluar tė shoqėrohej me shokė e shoqe tė moshės sė saj. Por kėto 2 vjetėt e fundit e kishin parė pak e mė pak, sikur ajo tė mos jeto-nte nė tė njėjtėn shtėpi me ta.
    Ato 3 dite i kaluan tė qetė nė shtėpi, duke biseduar pėr familjen qė kishin lėnė pas, duke dalė buzė detit pėr shėtitje tė gjata, ku tė treve iu pėlqe-nte, sidomos nėnės, dhe duke luajtur me letra si dikur. Kishin pasur nevojė pėr pak pushim nė familje. Prindėrit ishin tė mrekullueshėm dhe e ad-huronin dhe kur ajo kujtonte artistin skuqej dhe emocionohej e tėra. Ē’do mendonin prindėrit vallė po ta mer-rnin vesh?? A ishte gabim qė ajo pėl-qente artistin??? E dinte qė ai ishte i martuar, megjithėse asnjėherė nuk ia kishte vėnė veshin thashethemeve tė zyrės , njerzit flisnin se ai ishte tip qe iu vardisej femrave dhe qė ato i vinin nga pas. Por kjo s’donte tė tho-nte se ai ishte njeri immoral, i keq apo se i provokonte. Vallė ēdo men-donin mikeshat e saj po ta merrnin vesh. Patjetėr qė tani fjala do kishte marrė dhenė, miku i saj patjetėr qė do i kishte marrė nė telefon dhe do iu kishte treguar me detaje ēdo gjė. Mė nė fund ajo, “luftėtarja e dashurisė” siē e quanin kishte zbuluar pa-sionin me njė burrė tė martuar.












    U mblodhėn tė katėrt si gjithmonė nė kafen pėrballė biblotekės, dhe ajo s’kishte rrugė tjetėr por t’ju tregonte nga fillimi ēdo gjė qė kishte ndodhur. Kur mbaroi sė foluri dhe mbasi qė tė katėrt ndezėn njė cigare, shokėt e saj tundėn kokėn. Ishin tė “lumtur” qė ajo gjeti dikė qė vėrtet i pėlqente, qė zbuloi njė anė tė personalitetit tė saj qė kishte qėnė e fshehur pėr shumė kohė, por nė tė njėjtėn kohė ajo sit-uatė ishte thikė me dy presa.
    “Po sikur tė dashurohesh”- e pyeti njė nga mikeshat,
    “S’ma merr mėndja puna tė shkojė gjer aty”- ia preu miku i saj gej, “plani ėshtė qė ajo ta provojė 1 muaj ta shohė se si gjysma tjetėr jeton”
    “Ndoshta gjysma tjetėr e atyre si puna jote”- iu hodh atij nė grykė shoqja tjetėr.
    “Po ai ėshtė i martuar, me sa dimė ka dhe familje. Ti je e sigurt qė me vetėtidje do fillosh njė romance me njė burrė tė martuar mė tė madh se ty nė moshė. Po sikur ai thjeshtė tė dojė tė tallet me ty, tė jesh thjeshtė njė kapriēo pėr tė???”
    “Do ia thyej unė turinjtė, po guxoi” u pėrgjigj miku i saj nėn zė.
    Ata flisnin sikur ajo tė mos qe atje, dhe ajo as vetė nuk e dinte se si do shkonte ajo punė. Nuk ishte e sigurt se ēfarė ndjente pėr artistin dhe nuk e kishte as idenė se ē’ndiente ai. Ku-rrė nuk i kishte shkuar nėpėr mėn-dje qoftė dhe tė shikonte njė burrė tė martuar nė kėtė mėnyrė. Gjithmonė i ishte dukur e pamoralshme dhe se relacione tė tilla thjeshtė plotėsonin nevoja seksuale dhe s’e ndjenjat nuk ishin asnjeherė tė koresponduara. Ai moment i asaj mbrėmjeje mund tė kishte qėnė thjesht njė pasion kalim-tar pėr tė dhe kur ata tė takoheshin prapė ēdo gjė do ishte si mė pare.
    “Ju lutem mos e bėni kaq tė madhe dhe mos i jepni mė shumė rėndėsi se ē’duhet. Jam e sigurt qė nuk jam e dashuruar dhe as qė s’do dashuro-hem me tė, pasi une nuk kam kohe per dshuri dhe ai nuk ėshtė tip qė shkon mbrapa vajzave si unė” -deklaroi ajo.
    “Ok!”- folėn 3 miqtė e saj nė njė gojė, dhe aty biseda u mbyll.






    Po rrinte me sy hapur dhe ora ishte 3:00 AM, ishte hera e parė mbas shu-mė shumė kohesh qe gjumi s’e zinte. Arsyen e dinte shumė mire, atė qė s’dinte ishte ēfarė ndjente. Nė mėny-rė kategorike refuzonte se ishte e dashuruar. Kishte gati 2 javė qė nuk e kishte parė artistin dhe gjithė ko-hėn kishte njė lėmsh nė stomak, sytė i kishte tė rėnda sikur do e zinte gju-mi, dhe fjalėt e tė tjerėve nga njė vesh i hynin dhe nga tjetri i dilnin. Po jetonte kėto ditė si njė spektatore e jetės sė saj, ishte si njė eksperiencė jashtė trupore ku ajo ishte aty fizikisht po mendja e shpirti i saj fluturonin pėrrreth pa dashur tė ndalonin. Kishte lexuar nėpėr libra pėr dashuri platonike, e dinte shumė mire qė kjo ishte faza e entuziazmimit. Ishte faza kur truri punon nė super xhiro, ku nivelet e norepinefrines dhe dopomines janė super tė larta dhe ēdo gjė dhe ēdo njeri tė kujton atė qė s’ke pranė. Si pėr inat tė sajin, pati dhe njė intervistė tė tijėn nė lajme dhe kur zėri i tij mbushi vetminė e apartamentit, asaj i dukej se ai i fliste vetėm asaj. Asgjė nuk kishte mė sens. Minutat, orėt, ditėt iknin, zgjohej dhe flinte me kujtimin e tij, dhe rrijetonte ēastet e asaj nate pambarim. Momenti mė i vėshtirė ishte kur shkonte nė zyrė hynte dhe dilte nė ndėrtesėn e zyrės sė saj si njė hajdute.
    “Ti s’mund tė vazhdosh kėshtu”- e kėshilluan miqtė e saj “bėj diēka.”














    Ishte njė ditė e keqe me shi dhe bu-bėllima kur ajo i ngjiti shkallėt dy e nga dy. Kur arrti para derės sė artis-tit, ndaloi pėr njė ēast tė merrte frymė, qetėsoi veten dhe pėr tė njėmij-tėn herė pėrsėriti thėnien e Niēes “Frika ėshtė nėna e Moralit.” Trokiti shumė lehtė, sikur tė mos donte qė ai tė dėgjonte, por dera u hap menj-ėhere dhe ai e rrėmbeu nė krahėt e tij.
    Lanė njė varg me rroba duke filluar nga dera e jashtme, nėpėr kor-ridor, para derės sė studios deri sa arritėn nė kanape. Iu dhanė njėri-tjetrit me njė pasion tė paparė dhe u humbėn brenda trupave tė tyre si-kur ajo tė ishte gjėja e fundit qė do bėnin nė jetėn e tyre. Ajo provoi ndj-enija qė kurrė nuk i kishte menduar se ekzistonin, eksploroi trupin e tij dhe tė sajin si njė i verbėr qė shikon me duart e tij. U deh me aromėn e tij prej mashkulli tė pėrzierė me erėn e duhanit, alkolit, bojrave dhe gjurmė-ve tė njė parfumi tė lehtė. Pėr herė tė parė thirri me zė dhe kėrkoi qė ai tė mos ndalonte derisa pike fuqie nuk i ngeli mė.
    Mė vone, kur tė dy rrinin mbėshte-tur pranė dritares dhe ai e ledhato-nte, ai i konfesoi se sa i trishtur ki-shte qėnė. E kishte kėrkuar si i ēme-ndur dhe kishte frikė se ajo nuk do e pranonte mė. “Dua tė jem me ty, s’kam njohur femėr si ty, dua tė di deri ku do arrij pėr ty. Po ti ē’fare kėrkon nga unė” -e pyeti dhe u ngrit ta vėshtronte nė sy.
    “Mė mėso tė jetoj, mė mėso pasionin, mė mėso te jem e lire”- u pergjigj ajo dhe e mori pėrsėri nė krahėt e saj.









    Pėr familjen e tij folėn vetėm njė here. Ai i shpjegoi se situata nė shtė-pi ishte e tillė qė ai rrinte thjesht pėr hir tė fėmijės sė tyre. Ishte i tėri i absorbuar nė artin e tij dhe se ajo tani ishte gjėja qė e bėnte atė tė lumtur. E pranoi qė i pėlqenin femrat por kur-rė nuk ishte tallur me to dhe i prem-toi se asnjehere nuk do ta lėndonte.
    “Jeta ėshtė si arti”- i kishte shpjeguar ai nė njė nga mbasditet e shumta qė kalonin bashkė, ku ai punonte dhe ajo gjysėm e zhveshur e dėgjonte nga kanapeja. “Parafytėroje veten si njė telajo ku ēdo ditė pikturon nga pak, dhe sa herė qe furēa prek pėlhu-rėn lė gjurme aty tė dukshme apo tė padukshme, ose si njė poezi ku shk-ruan cdo dite nga nje varg. Kjo ėshtė jeta, shkolla mė e mire, ajo qė tė me-son mė shumė”- mė kupton vogėlushe, i thoshte me pėrkėdheli dhe e merrte nė krahėt e tij.
    Ajo tundte kokėn menduar, dhe im-agjinonte se si do ishte pėr ata tė dy tė rrinin gjithmonė kėshtu. Shiu qė binte dhe trokiste nė xhamet e drita-reve, gjysėmerrėsira qė i rrethonte, dritat e famshme blu qė ai ndizte dhe krijonin njė kontrast fantastik mbi lėkurėn e tyre dhe lehtėsia qė ajo ndjente sa herė kapėrcente pra-gun e derės sė tij.
    Por e dinte qė nuk duhej tė fanta-zonte, tė dshurohej pas tij do ishte marrėzi. Tė dy e dinin, ishte si njė kontrate e pafolur midis tyre, qė fa-milja e tij do ishte gjithmonė nė mes, dhe se ajo nuk dėshironte qė gjith-kush tė merrte vesh lidhjen e tyre. Ishin diskretė kur dilnin bashkė por nuk fshiheshin, kishin vajtur disa he-rė nėpėr muzeume, dhe nė hapjen e disa ekspozitave. Ai e kishte prezan-tuar me artistė tė tjerė dhe njerėz tė rrethit tė tij, biles njė ditė donte ti prezantonte bashkėshorten por ajo nuk pranoi. Influenca e tij ishte e ēu-ditėshme. Filloi ta shikonte jetėn me njė sy tjetėr, por dhe tė jetonte jetėn e saj ndryshe. Nganjėherė i dukej si-kur po jetonte njė jetė tė dyfishtė, di-tėn nė shkollė dhe punė dhe natėn me artistin e saj. U bė me seioze, mė e matur, po i mendonte gjėrat mė thellė, dhe filloi ti pėlqente tė piktu-ronte nga pak. E dinte qė nuk kishte talent, i pėlqente arti, por nuk ishte artiste. Megjithatė ndjehej shumė e shplodhur kur me furēė nė dorė punonte krahas tij. “Ē’po bėn?”-pyeste ai, “po jetoj jetėn time”- i pėrgjigjej ajo. Shpeshherė manaxherja e tij vinte aty, dhe ai e kishte prezantuar thjeshtė si njė “shoqja” e tij, qė po i jepte mėsime pikture. Asaj nuk i pėl-qenin aspak kėto gėnjeshtėra dhe atė, manaxheren e tij nuk e kishte hiē qejf. Sa here qe ajo vinte, artisti ndjehej nė siklet, kėshtu qė ajo ikte dhe i linte vetėm tė diskutonin.
    Ai vit qe viti mė prodhues i saj nė shkollė, dhe nė zyrė i ofruan ta merr-nin me orar tė plotė kur ajo tė diplo-mohej. Nga ana tjetėr prindėrit po lakmonin pėr tė njė master pėrtej detit dhe nė ato momente kur ajo imagjinonte tė ardhmen dhe karie-rėn e saj, artisti zhdukej fare sikur tė mos kishte ekzistuar kurrė.
    U zhyt e tėra nė studimet e saj, ide-ja qė mund tė vazhdonte pėr mastėr e joshte, kishte njė etje tė madhe pėr tė mėsuar dhe ēdo herė kishte mė pak kohe pėr artistin e saj. Ishte e vėshtirė pėr tė tė humbte mbasdite tė tėra duke parė atė si pikturonte, kur shoket e saj merrnin pjesė nėpėr konferenca. Nje grup po shkruante njė libėr me njė profesor tė tyren ku-rse 3 miqtė e saj po fillonin njė stu-dim tė ri sociologjik nė 5000 perso-na, dhe donin ndihmėn e saj. Muaji provė kishte ardhur dhe ikur 6 herė dhe lidhja e saj me artistin vazhdo-nte. Kur ishte nė shkollė apo nė amb-jentet e saj nuk mendonte pėr tė, as qė e diskutonte me miqtė e saj, nga-njėherė e vriste dhe ndėrgjegjia kur mendonte familjen e tij, por kur vin-te momenti qė ajo do ngjiste shkallėt tė ishte pranė tij, ēdo gjė zhdukej si me magji. Vėrtet nuk kalonin shumė kohė bashkė, por netėve para se tė ikte nė shtėpinė e saj, ajo kalonte nga studjoja. Artisti i saj e priste dhe e dėgjonte me kuriozitet dhe gjithė adhurim pėr gjithshka qė ajo i tre-gonte. Ishin nė fazėn ku seksi nuk ishte mė aq i domosdoshėm, thjeshtė tė qėnit bahkė nė njė dhomė e mbu-shte atė. Ndjehej kaq e lumtur.
    Nė njė nga intervistat e saj u njoh me dikė, ishin moshatarė dhe ai ishte shumė simpatik dhe tregoi interes tė shoqeroheshin si shokė. Kur ajo ja pėrmendi artistit ai iu pergjigj “Bėj si tė duash”
    Dhe kėshtu ajo ngadalė, nė fillim pa e kuptuar po largohej prej tij. Jo sep-se donte, por sepse jeta ikte shpejt, sidomos nė kėtė qytet ku i dukej nganjėherė qė njerzit donin mė shu-mė tė argėtoheshin se sa tė punonin. Miku i saj i ri ishte i kėndshėm, fliste pak dhe dėgjonte shumė, dhe kjo as-aj i pėlqente, pasi ajo kishte shumė pėr tė thėnė, dhe mė nė fund gjeti njė mashkull qė i kushtonte vėmendje.








    Viti shkollor kishte mbaruar, provimet kishin ikur dhe ajo ishte entu-ziaste se si do ja kalonte atė verė. Shpesh dilte me mikun e saj gjatė de-tit me motoēikletėn e tij dhe qeshte si fėmijė kur era ia merrte flokėt dhe ajo s’shikonte dot aq shpejt sa shko-nin. Nė dy muajt e fundit artistin e kishte pare shumė pak, e merrte ma-lli shumė pėr tė po perpiqej tė pėr-mbahej. U ēudit shumė atė ditė kur e pa qė ai po e priste para derės sė bi-blotekės “C’ka ngjare”- pyeti
    “Asgjė, doja tė tė shikoja, kohėt e fu-ndit s’ke pasur kohė tė …”
    “Ti e di sa e zėnė kam qėnė, pastaj kemi folur nė telefon pėrditė, unė as nė zyrė nuk kam ardhur”
    “E di, e di, por nuk doja ta bėja nė te-lefon kėtė bisedė doja tė ta thoja nė person”
    “Ēfarė???” pyeti ajo dhe zemra filloi ti rrihte shpejt.
    “Do iki, ti e di se ku, nė ishull, me gruan. Kemi nevojė tė rrimė vetėm, ajo dicka di, por asnjėherė s’ka pėr-mendur gjė. Pastaj ti dhe miku yt me mtoēikletė…..”
    “Jo, Jo ai s’ėshtė gjė, por nejse unė kuptoj” – u pėrgjigj ajo dhe pėr herė tė parė qė kur njiheshin bashkė nuk mund ta shihte artistin dot nė sy. U pėrqafuan, dhe pa se si ai u largua, dhe thellė nė shpirt e dinte qė nuk do e shihte mė.







    Viti i katėrt hyri me njė dimėr tė akullt dhe me dėborė. Kur u ēua atė mėngjes nuk ju besonte syve, gjith-shka ishte e bardhė, qielli ishte i kal-tėrt dhe dielli ndriste. Babai tha atė thėnjen e tij tė famshme - “ky do jetė dimėr me dhėmbė”.
    Ai e urrente dimrin dhe tė ftohtin pasi kishte kaluar fėmijėrinė nė njė qytet ku dimri fillonte nė tetor dhe mbaronte nė prill, ku dėbora ishte deri nė gju, dhe vera ikte sa tė hapė-sh dhe tė mbyllėsh sytė. Por asaj i pėlqente dėbora. Vera kishte qėnė pak depresive, megjithėse u argėtua shumė me shokėt e saj. Vjeshta ki-shte filluar e zhurmshme, me vrull dhe shumė e ngarkuar por ajo kishte akoma atė boshllėkun nė shpirt. Dhe kur pa borėn atė mėngjes u ndje si fėmijė pėrsėri, si atėherė kur shko-nin nė qytetin e prindėrve tė vizito-nin gjyshen dhe e kalonte kohėn mė shumė jashtė duke luajtur me topa bore sesa brėnda pranė sobės sė ng-rohtė. Aq shumė kohė kalonte pėrja-shta sa duart i bėheshin kuq nga ng-rica, dhe e jėma e detyronte tė vinte brėnda, ia lyente duart me njė lloj kremi vajor qė binte erė tė shpifur, dhe i vishte doreza prej leshi. Tani qe rritur, ishte ndryshe, dhe ajo dinte tė kujdesej pėr veten dhe pasi u vesh mirė doli gjithė gėzim jashtė dhe u ndje si njė ēupėlinė.
    E dinte se ku do i gjente miqtė e saj, do ishin nė parkun mbas universite-tit, aty ku pinin cigare ndėrmjet orė-ve tė mėsimit. U habit sa shumė stu-dentė kishte jashtė, dhe nga bisedat e kalimtarėve morri vesh qė leksionet ishin ndėrprerė pėr atė ditė.
    Filloi tė vraponte drejt miqve tė saj, dhe u prit me topa bore nė fytyrė nė trup nė kėmbė, ngado. Aq shumė u ēorientua sa ra si femijė pėrtokė dhe filloi tė qeshte me tė madhe. Akoma s’ishte mbushur me frymė dhe ishte duke pastruar veten nga bora, kur e dalloi atė disa metra larg saj qė po e vėshtronte. “Ai”- mendoi “Ē’bėn ketu, pėrse ka ardhur???” - Nuk dinte si tė sillej. Kishin kaluar mbi 6 muaj qė kur ishte ndarė me artistin dhe qė atėherė nuk e kishte takuar mė. Nė fillim qe e lehtė pėr ta evituar pasi ai kishte lėnė qytetin, por kur ai u kth-ye, ajo nuk mundi ta duronte prani-nė e tij 2 kate mė sipėr. I erdhi si “nga Zoti” propozimi i njė prej pro-fesorėve tė saj ta ndihmonte nė njė projekt qė ai po pėrgatiste pėr njė konferencė nė verė. Kėshtu qė u lar-gua nga zyra derisa tė diplomohej. Ishte preteks gjenial, por nė tė njėj-tėn kohė dhe nje okazion pėr tė.
    Ndarja me artistin kishte qėnė e vėshtirė, thellė thellė ajo e dinte qė s’mund tė vazhdonin mė bashkė por nuk e kishte pritur qė tė ndaheshin nė kėtė mėnyrė. U bė e fortė dhe nuk e la veten tė depresohej, nė fund tė fundit qe vetėm njė “eksperiment sociologjik” - e kujtoi miku i saj gej, por kėtė rradhė nuk kishte ironi nė zėrin e tij. U rrethua nga miqtė e saj, me punėn, dhe me ėndrrėn qė ndo-shta do merrte bursėn pėr masterin, dhe muajt kishin kaluar.
    U ndje e papėrgatiur ta shihte atė pikėrisht aty dhe kur e pa qė ai po i afrohej i erdhi njė dėshirė e madhe tė vraponte, tė ikte sa mė larg dhe sa mė shpejt tė ishte e mundur, por for-ca e gravitetit bėri tė vetėn dhe kėm-bėt nuk i lėvizėn aspak nga vendi. Me bisht tė syrit shihte miqtė e saj qė ishin mbledhur tė tre dhe s’po ua ndanin sytė sikur ajo do bėnte duel me tė.
    “Tė janė rritur flokėt”- tha ai.
    Ajo s’foli, thjesht e pa. Artisti s’kishte ndryshuar fare, por se ē’kishte njė hije nė fytyrėn e tij, njė seriozitet qė ajo nuk e kishte parė asnjėherė.
    “Nuk e di a e pe ekspozitėn??? Doli me shumė sukses, mė ofruan vėndin e skenografit pėr sezonin e ri teatral, dhe mė kanė dhėnė liri tė plotė arti-sitke dhe fonde pa limit”
    Ajo pėrsėri e pa drejt e nė sy dhe nuk foli. Me vete, nga brėnda buzė-qeshi, pasi e dinte qė ajo kishte qėnė ėndrra e tij.
    “E kuptoj si ndiehesh, po mė thuaj diēka. Fare s’do flasėsh???”
    “Urime. E lexova artikullin nė gazetė pėr ekspozitėn si mė e mira e 10 vje-tėve te fundit.”
    “Unė tė dėrgova ftesė, ti pse s’erdhe? Tė prita aty pėrditė derisa ekspozita u mbyll dhe ti nuk erdhe asnjėherė”.
    “Shiko, nuk e kuptoj pėrse ke ardhur ka kaluar kaq shumė kohė. Pastaj si e dije qė do isha kėtu?”
    “Tė ndoqa” - u pergjigj ai dhe ajo ngeli e habitur. Nuk e kishte pritur kėtė pėrgjigje prej tij.
    “U ndamė, ajo e dinte qė ekzistonte dikush tjetėr, qė kėtė rradhė ishte speciale. Unė vėrtet u mundova, por asgjė nuk
    e shpėtonte atė martesė”
    “Sa kohė keni qė jeni ndarė?”
    “Qė nė verė, ajo levizi nga aparta-menti dhe divorci do jetė final nė fund tė kėtij viti.”
    “Dhe ti prite gjithė kėtė kohė, tė vije tė mė thoje? Ē’pret nga unė qė tė hap krahėt dhe tė tė marr mbrapsht, se ē’do gjė ėshtė nė rregull, se dshuria shėron gjithshka????”
    “Po prit mos e merr keshtu…..”
    “Ē’them dhe unė e ēmėndura, ti as-njėherė nuk mė ke dashur. Ēdo gjė midis nesh ishte e pėrkohėshme, ti gjete dikė qė tė adhuronte dhe unė, unė, realizova eksperimentin tim”- tha ajo me njė mllef qė kurrė nuk e kishte provuar mė parė.
    “Ēfarė eksperimenti se s’po marr vesh???”
    “E di si ėshtė puna, cdo gjė kaloi, mbaroi, unė s’mund dhe nuk dua ta filloj kėtė relacion nga fillimi, nuk e kuptoj si ti guxon tė propozosh njė gjė tė tillė, sidomos mbas asaj inter-viste shumė te detajur qė bėre”
    “Unė gjithmonė tė kam dashur, por ndjehesha i detyruar ndaj saj, i dha-shė njė shans tė fundit. Tani jam i lirė pėr ty, pėr ne. Sa pėr atė inter-vistė, nuk ishte ideja ime, bėra shu-mė gabim, mė lėr tė shpjegohem, tė lutem”- tha artisti dhe iu afrua dhe i kapi duart e saj tė ftohta qė nė mo-ment reaguan ndaj prekjes sė tij. Aty, ajo e kuptoi se sa shumė e kishte da-shur se sa shumė i kishte munguar prekja e tij, se historia e tyre nuk kishte qenė aspak eksperimentale, tė paktėn jo pėr tė.
    Asaj ju mbushen syte me lotė, i erdhi tė ulėrinte dhe ai lemshi nė stomak iu mblodh pėrsėri si atėherė kur sa ishin njohur, dhe ēdo moment qė ata kalonin bashkė ishte aq special ku ēdo gjė rreth saj zhdukej dhe bota e tij e gėlltiste tė tėrėn.









    Iu kujtua ai mengjes i zymtė shta-tori, kur ajo po punonte nė biblotekė dhe mikesha e saj i solli njė nga ato revistat qė merreshin me thasheth-eme, ku 90% e shkrimeve ishin tė sajuara, dhe nė kopertine ishte fotoja e tij. Artisiti i pėrqafuar dhe duke buzėqeshur me manaxheren e tij. Ajo e njhte, e dinte shumė mire kush ishte, e kishte parė disa herė, aty nė studjon e tij. Titulli poshtė fotos “Fil-lim i ri, lidhje e re. E ardhmja e ndri-tur e dy personave qė punojnė dhe jetojnė pėr njėri –tjetrin”. Kishte dhe njė intervistė tė shkurtėr ku ata kon-firmonin romancėn dhe seriozitetin qė kishte lidhja e tyre, dhe asaj i erdhi pėr tė vjellė.
    Ē’do gjė e kishte menduar por kėtė jo. Sa naļve, sa budallaqe kishte qė-nė, sa here qė ajo tjetra kishte ard-hur aty, ajo kishte ikur, duke men-duar se ata flisnin pėr punėn. Ju duk vetja kaq e pėrdorur, kush kishte qė-nė pėr tė, numri dy, tre, sa e gjatė do kishte qėnė lista e tij vallė? Do i ki-shte falur ēdo gjė, shpesh kishte im-agjinuar se si ai do vinte ti kėrkonte falje dhe do i thonte qė ajo ishte mu-za dhe femra e tij ideale. U ndje e tradhėtuar. Gjatė gjithė kohės ai qe tallur me tė me ndjenjėn e saj dhe kishte pėrdorur inoēensėn e saj, tė njė vajze tė padalė dhe pa ekspe-riencė pėr kapriēon e tij. Si s’kishte turp, si guxonte tė vinte tani dhe ti thonte se e kishte dashur, kur gjatė gjithe asaj kohe qė ajo e kishte adhu-ruar ai e kishte tradhėtuar me dike tjetėr.
    Mblodhi veten, fshiu syte nga lotėt, dhe me majrat e gishtave i preku fy-tyren qė sa herė e kishte puthur dhe ėndėrruar dhe ia futi njė shuplakė sa atij i iku koka vėndit dhe asaj i dhė-mbi dora.
    “Shporru. Nuk dua tė tė shikoj mė kurrė, mos mė kerko” –tha, dhe u largua me vrap drejt shokėve tė saj. Ata tė tre si tė ēmendur qė ishin, fi-shkėllenin dhe brohorisnin me tė madhe dhe ajo u hodh nė krahėt e tyre dhe filloi tė qajė pėr herė tė pa-rė nė njė kohė tė gjatė. Tani mė nė fund ēdo gjė kishte mbaruar, histo-risė sė tyre iu vu kapaku dhe asaj i dhimbte zemra por nė tė njėjtėn kohė ndjehej e ēliruar.
    Kur ajo arriti nė shtėpi ia tregoi sė j’ėmės te gjitha. U lirua qė ishin vet-ėm dhe u habit qė nėna nuk i kerkoi shpjegime, nuk u shokua dhe nuk shkuli flokėt nga turpi, siē ajo e kish-te imagjinuar. Mbasi mbaroi sė foluri morri fryme thellė dhe nxorri njė ci-gare. E ndezėn tė dyja dhe pėr disa momente e vetmja zhurmė ishte ajo e zjarrit qė digjej nė vatėr.
    “Ti e dije qė kjo histori kėshtu do mbaronte. S’mund tė them qė je nxi-tuar pasi je e re, se ēdo gjė e ke bėrė me vetėdije. Por jeta kėshtu ėshtė. Jeta ėshtė si shkolla, nganjėhere del mirė nganjėherė ngel edhe nė klasė. Ti je e re dhe gabime do bėsh prapė, shumė, derisa tė piqesh, por e rėndė-sishme ėshtė mos bėsh tė njėjtin ga-bim dy herė. Ruaj veten tė keqen mami dhe kurrė mos kompromento identitetin tend dhe lėndo njerėz tė pafajshėm”- tha e jėma dhe u ēua tė vinte kafen.
    Asaj s’i besohej ē’po dėgjonte, si nuk kishin folur mė pare. Asnjėhere nuk i kishte pasur frikė prindėrit, por nuk ishte e sigurt se ata do e kuptonin. Ajo bisedė u mbyll me aq dhe ajo nuk morri vesh nėse i jati ishte vėnė nė dijeni pėr ē’ka kishte ndodhur. U betua se qė kėtej e tutje do ti bėnte prindėrit krenarė dhe megjithėse te-ntacionet ishin kudo, ajo do mbante kokėn lart dhe do shikonte vetėm pėrpara. Kishte provuar pasionin dhe dashuinė e ndaluar, kishte ėndė-rruar njė tė pamundur dhe kishte vuajtur vetė dhe shkaktuar vuajtje dikujt tjetėr. U ndje e pisiėt. Filloi tė lahej disa here nė ditė, duke u mun-duar tė hiqte atė pisllėk, por ishte e pamundur. E ndjeu veten tė mbyllej pėrsėri nė vetvete, kur shokėt e saj e kuptuan c’po ndodhte me tė e ndih-muan.
    “Nuk ishte vetėm faji yt, ai ishte njė burrė qė e dinte se ē’bėnte, ti nuk duhet tė mbash peshėn e gjithė ga-bimeve tė tij. Ai nuk e meriton, qė ti tė vuash nė kėtė mėnyrė”- I thanė ata, por ajo e dinte qė ishte fajtore. Nuk do ia lejonte vetes tė pėrsėriste tė njėjtin gabim. Po e kuptonte qė kishte disa gjėra nė jetė, qė ishin mė tė rėndėsishme se njė kapriēo. E shk-uara e shkuar do ngelej dhe e ardh-mja dukej shumė prometuese dhe ajo kurėsesi nuk donte tė sabotonte jetėn e saj nė kėtė mėnyrė. S’thonė kot kur Zoti tė mbyll njė derė tė hap njė dritare, dhe dritarja e saj ishin prindėrit e saj tė mrekullueshėm. Qė atė ditė gjėrat ndryshuan midis tyre. Ajo filloi t’ju tregonte gjithshka, qė nga problemet qė haste me temėn e diplomės, orėt e gjata nė biblotekė dhe flirtin e saj me djalin me moto-cikletė. Biles, arriti gjer aty sa ta fto-nte nė shtėpi pasi ia beri tė qartė dhe atij dhe prindėrve qė ishin ve-tėm shoke.
    Filloi tė shpenzonte mė shume kohė me mikeshat e saj mė tė ngushta dhe me mikun e saj gej qė kohėt e fundit kishte rėnė nė njė depression pėr faj tė dashurisė. Tė dy ata kishin filluar kėte lojė tė rrezikshme pak mė shu-mė se njė vit mė pare “njė eksperi-ment sociologjik” qė tė dyve ju ki-shte thyer zemrėn dhe asaj shkak-tuar kaq dėm.
    Angazhimi i saj pėr tė harruar dhe ecur pėrpara ishte aq total saqė ajo nuk kishte menduar mė per artistin deri atė ditė, pėrvjetorin e “vdekjes” sė tyre siē e quante.










    Atė vit pranvera erdhi me herėt se zakonisht. Dimri nuk kishte qėnė “me dhėmbė” siē kishte predikuar babai dhe ajo kishte njė parandjenjė tė ēuditėshme se jeta e saj do ndry-shonte shumė shpejt. E kishte mba-ruar tezėn e saj tė diplomės kur i er-dhi lajmi se bursa i ishte aprovuar. Nuk i besohej as asaj, as familjes, as miqve tė saj. Bėnė njė festė tė madhe ku ftoi gjithė shoqėrinė e saj. Gjitmo-nė e kishte ėndėrruar, por tani qė is-hte bėrė realitet i dukej e pabesue-shme. Pėr here tė pare nė jetėn e saj do largohej nga prindėrit, do jetonte vetėm, do fillonte njė jetė tė re larg ēdo gjėje qė njhte.
    Dita e diplomimit erdhi dhe ajo ishte mė e lumtur se kurrė, por nė tė njė-jtėn kohė dhe pak e trishtuar. Ven-dosi mos shkonte pėr pushime atė verė, do e kalonte nė qytet mė fami-ljne dhe me shoqet e saj. Pėr here tė pare nė njė kohė shumė tė gjatė, ki-shte kohė tė mendonte pėr kėto 4 vjetėt e fundit. Sa shumė gjėra kishin ndryshuar nė jetėn e saj, sa shumė njerėz kishte njohur dhe sa eksprie-nca kishte jetuar. Ishte bėrė mė e fortė, artistin pothuajse nuk e ēonte mė nėpėr mend, dhe kur qėllonte rasti qė i kujtohej, nuk e kishte mė atė ndjenjėn e hidhur. Do merrte kohė por do e harronte.









    E ēorientoi telefoni qė binte, pasi ishte shumė herėt qė dikush ta me-rrte dhe u habit akoma mė shumė kur nga ana tjetėr e linjės ishte pro-fesori i saj. Ndjehej i dėshpėruar se gruaja e tij ishte gati tė lindte fėmi-jėn e tyre tė parė dhe ai donte qė ajo tė prezantonte studimin e tyre nė konferencėn qė mbahej nė hotel “In-ternacional”.
    “Tė lutem, ti ke punuar aq sa unė, mė ke ndihmuar me muaj tė tėrė, do nd-jehem i qetė me ty”- tha profesori me ton shumė konfident.
    “Pėr mua do jetė nder, por a jeni i si-gurt qė kjo ėshte zgjithja mė e mire? Ndoshta dikush tjetėr mė i kualifik-uar se unė mund tė bejė ketė pre-zantim”- iu pėrgjigj ajo dhe zemra po i gufonte nga emocioni.
    Dhe ashtu e frikėsuar, e emocio-nuar, e veshur bukur me njė kostum tė zi, me stiletto moderne dhe me truk serioz hyri nė Hotel Interna-cional me njė hap tė sigurt. Ishte si-guruar disa here qė gjithė materialet, laptop-in dhe dvd-tė i kishte me vete, dhe megjithėse rezatonte kon-fidence brėnda vetes dridhej si njė fėmijė. As qė e mbajti mend si u ēua dhe filloi prezantimin, ishte si njė ėndėrr, por kur degjoi duartrokitjet e kuptoi se ē’do gjė kishte kaluar me sukses.
    Kaloi orė tė tėra duke u pėrshėnde-tur me shume njerėz qė kishin ard-hur nė konferencė dhe qe donin kon-takte me tė. U ndje e rritur, e rėndė-sishme, e pėrgjegjshme dhe kjo e bė-nte shumė tė lumtur. Po fillonte ti pėlqente suksesi ishte si njė afrodi-siak pėr tė. Ishte ulur nė njė nga sal-lat e hotelit, kur e vuri re atė qė po e shikonte me shumė intensitet. U kuj-tua se ishin ndeshur disa herė gjatė ditės por ajo kishte takuar aq shumė njerėz saqė nė fillim nuk i kishte bė-rė pėrshtypje prania e tij, por tani ai po e intrigonte. Ashu e ulur siē ishte dhe duke pirė essperson e saj tė 10-tė e pa se si ai u ngrit dhe me hap tė sigurt po vinte drejt saj. U ul ngjitur me tė dhe nė pasi e pėrgėzoi pėr pre-zantimin filloi ta pyeste se si ju ki-shte lindur ideja pėr atė temė aq in-teresante “Roli i femrės nė mileni-umin e ri.” Dhe ajo filloi ti tregonte se si nė fillim kishin pėrgatitur njė pyetėsor me 10 pyetje nga mė tė thjeshtat qė mbulonin rolin e gruas nė familjen e sotme moderne, nė tregun e punės, nė mardhėnie me meshkujt, paranė, karierėn dhe nė politikė. Pėrgjigjet kishin qėnė nga mė tė larmishmet shumė kishin qėnė mjaft bashkėkohore, por kishte dhe nga ato qė akoma e shihnin rolin ė gruas nė shoqėri thjesht si njė fėmėr ku roli kryesor ishte ai i bashkėsho-rtes dhe i nėnės, pra gjithmonė nė shėrbim dhe varėsi tė familjes. Ishin ndaluar gjatė nė lėvizjen feminist tė viteve 60 dhe 70, si dhe nė integri-min politik dhe social tė gruas nė vėnde si Afrika, Kina dhe vėndet e Evropės Lindore. Kishin biseduar nė anglisht pėr njė kohė tė gjatė kur ai pėrmėndi vendin nga ishte dhe ajo qeshi aq shumė sa tėrhoqi vėmėndj-en e tė gjithėve nė sallė.
    “Po ne qėnkemi bashkėatdhetarė” i tha ajo ne gjuhen e tyre dhe qeshėn tė dy.
    Qė nga ai moment biseda e tyre nd-ryshoi. Filluan ti tregonin njėri tjetrit pėr veten dhe asaj po i pėlqente tė komunikonte me njė mashkull nė gjuhėn e saj, dhe aq mė tepėr me njė mashkull kaq simpatik. Kishte kohė qe nuk ishte nė shoqėrine e njė burri, i kishin mun-guar bisedat dhe debatet qė bėnte dikur me artistin dhe ky i panjohur po i mbushte asaj njė boshllėk qė de-ri tani nuk e kishte vė-nė re. Ai filloi ti tregonte per jetėn e tij, pėr udhėtimet e shumta qė bėnte, dhe se kishte passion fotografinė. Por ajo qė asaj i bėri pėrshtypje ishte fakti qė ai qe beqar, jo i divorcuar, jo i ve por beqar dhe pa fėmijė. Pėr bu-rrat nė vėndin e saj kjo ishte e pazakontė, dikur njerzit thoshin se diēka ka qė dikush ngelej pamartuar.
    “Kam da-shuruar dikur nje vajze”, filloi ti thoshte ai, sikur ta dinte se ē’po mendonte ajo, “ishte vajzė nga ato qė e kishte babain me pozitė. Prin-dėrit e saj e donin dhėndrin mjek ose jurist ose diplomat, jo thjeshtė njė gazetar. U bė rrėmujė e madhe atėhere, se ajo s’pranonte qė tė nda-heshim, por ja qė ata ia arritėn qėll-imit. Ajo u martua, iku dhe nė njė ambasadė me burrin e saj tė ri, kurse mua mė degdisėn andej nga veriu ca
    vjet”
    “Sa e tėmerrshme, kėto lloj histori-rash i kam lexuar nėpėr libra, por asnjėherė nuk kam takuar dike qė i ka jetuar. Mė vjen shumė keq”
    “Tė shkuara, tė harruara. Unė nuk mendoj mė pėr tė, as fytyrėn nuk ia mbaj mė mend. Po jeta ime ndryshoi, me ardhjen e demokracisė. Liria ime personale mė dha dhe liri profesio-nale. Kam jetuar dhe kam pasur eks-perienca qė jo ēdo kush mund ti ketė.”
    “Pėr kėtė ke shumė tė drejtė”- tha ajo dhe pėr njė moment nuk ia ndau sytė.
    “Po ti, mė trego pėr veten, mė the qe je me prindėrit kėtu, dhe e shikoj qė je vajzė e zgjuar, po tjetėr nė jetėn tėnde ēfarė ndodh??”
    “Ah, asgjė, kjo qė shef kjo jam”
    “S’mė besohet vajza si ty i kanė dje-mtė rradhė nga mbrapa”
    “Kėtu kuptohet sa diferencė moshe kemi tė dy” ia ktheu ajo me buzė-qeshje, “po na ikėn jeta nė shkollė dhe 24 orėt e ditės s’po na mjafto-jnė”
    E dinte qe ai po i pėlqente pak si shumė dhe e kuptoi qė dhe ai po flė-rtonte me tė, por ajo nuk e ndali.
    “Vėrtet nuk ke njė djalė”, e pyeti dhe iu afrua. Pėr njė moment ajo donte ti tregonte pėr artistin, pėr historinė e tyre, por e ndali veten. S’kishte kup-tim.
    “Ishte dikush pėr pak kohė, por pa rėndėsi. Jam duke u pėrgatitur pėr njė master dhe kohėn e kam shumė tė ngarkuar, s’kam kohe pėr dashu-riēka” iu pėrgjigj ajo me njė ton mos-kokėēarės.
    Ai i kapi dorėn, ia mbėshtolli me pė-llėmbėt e tij dhe duke mos ia ndalur sytė i tha-“nuk mė besohet”, dhe ajo ndjeu njė skuqje ti mbulonte fyty-rėn. Qėndruan ashtu pėr disa sekon-da dhe kur ai e ftoi tė ngjiteshin nė dhomėn e tij, ajo e mendoi njė ēast dhe u ēua mbas tij.











    Sa e ēuditėshme ėshte tė shkosh diku ku dhe e di dhe s’e di se ē’tė pret dhe megjithėse arsyeja tė thotė jo dėshira dhe kurioziteti tė shtyjnė tė thuash po.
    Dhoma ishte e kėndėshme, ajo u ul ne njė nga karriget pranė dritares dhe vėshtronte si ai po pėrgatiste dy pije. Pasi i ofroi asaj njė, hoqi xhake-tėn dhe u ul pėrballė saj. Pėr njė bu-rrė tė moshės sė tij, kishte trup shu-mė atletik, fytyrė simpatike, me ti-pare tė mprehta, buzė tė holla por tė formuara mire dhe kishte njė dritė dhe gjallėri nė sytė e tij qė i pėlqe-nte shumė. Zėri i tij ishte i forte, por nė tė njėjtėn kohė kishte njė butėsi qė e bėnte atė tė ndjiehej mire. Ai i tregoi se ishte duke punuar nė njė dokumentar mbi luftėn dhe pasojat e saj 2 vjet mė vonė.
    “Luftėn ? Po pse ?”
    “Sepse lufta, ndėrron njerzit, dhe lė plagė thellė, shumė thellė nė shpirtin e tyre dhe kur ata kujtojnė se e kanė harruar, ekzistojnė ato netė kur ng-rihen tė tmerruar nė mes tė natės dhe duan tė sigurohen qė kishte qė-nė vetėm njė ėndėrr. Sado e justifi-kuar tė jetė, lufta ėshte ferri i vėrte-tė, lufta ėshtė krim”. Pėrfundoi ai, dhe e pa drejt e nė sy.
    “Tė lutem mė trego, unė nuk isha aty, por e kam vuajtur njėsoj” – tha ajo dhe iu afrua dritares, ku qyteti poshtė gumėzhonte dhe dritat njė nga njė po ndizeshin.
    “Vėrtet, ke dėshirė?? Prit tė nxjerr kamerėn, dhe te shikosh pak nga ato qė kemi filmuar, janė vėrtet pamje shokuese”- tha ai dhe filloi tregimin e tij. Dhe pėrmes pamjeve dhe fja-lėve tė tij pėr ato ditė e netė tė gjata, qė dukeshin pa mbarim mes tė shtė-nave, shtetrethimeve, njerėzve tė vrarė, maskave dhe rrėmbimeve, as-aj iu rrengjeth mishi dhe kujtimet iu derdhėn si lumė.
    I kujtohej kur lufta kishte filluar dhe ata i shikonin ato skena tė tėme-rrshme nė televizor dhe as asaj as prindėrve tė saj nuk ju besohej. Sa shumė gjėra kishin kishin kaluar ato 7 vjet. Asaj i kujtoheshin demostra-tat nė fillim, rrėzimi i busteve, hapja e burgjeve, anijet e mbushura me njerėz qė iknin drejt njė destinacioni tė panjohur, tė mbyturit dhe tė nge-lurit pas, ……..fjala e lirė.
    Me dekada tė tėra njerzit i kishin pritur kėto ndryshime dhe tani po i jetonin. Asaj i kujtohej entuziazmi i tyre, mitingjet ku shkonin kur linin orėt e mėsimit dhe megjithėse shu-mė gjėra nuk i kuptonin e dinin rėn-desinė e pranisė sė tyre atje. Por dhe liria kishte ēmimin e vet. Shumė nxė-nės lanė shkollat, shumė vajza u rrė-mbyen, dhe pėr njė kohė ekzistonte njė kaos qė e bėri atė tė mbyllej edhe mė shumė nė vetėvete. Ndryshimi dhe tė ndryshosh pėr mė mire janė dy gjėra tė ndryshme, por ajo nuk ishte e sigurt se ē’po ndodhte nė ve-ndin e saj. Ishte e lumtur qė mė nė fund dhe ata po i bashkoheshin bo-tės sė lire, prindėrit kishin qėnė disa herė jashtė dhe ajo e dinte pak a shumė si ishte bota. Shpesh ata i ki-shin folur pėr demokraci dhe liri, at-ėherė kur tė tjerėt kishin frikė tė me-ndonin e jo mė tė flisnin. Ajo ishte shumė e ndrojtur si natyrė por gjithė ky ndryshim e bėri kurajoze dhe ajo s’kishtė frikė tė fliste, ndjente pasion. Megjithatė kur shikonte shka-tėrrime ngado dhe njerėz tė papunė dhe tė pastrehė rrugėve i thyej zem-ra. Debatonte me orė tė tėra me shokėt dhe me mėsuesit nė gjimnaz, ngrinte zėrin, organizonte protesta, i dukej vetja si nė ato filmat me parti-zanė qė shihte dikur, por ky nuk ishte film, ishte realitet.
    Ishte pikėrisht nė atė kohė qė ajo njohu tė dashurin e saj. Ai ishte njė djalė i gjatė, simpatik, pak mė i madh se ajo nė moshė dhe shumė i gjallė. Ishin nė njė mbrėmje me disa nga shoqet e saj tė klasės ku po diskuto-nin pėr grevėn e studentave dhe se si ata mund tė ndihmonin, kur ai filloi t’ia merrte njė kėnge me kitarė,
    “The world closing in
    Did you ever think
    That we could be so close,like brothers
    The future's in the air
    I can feel it everywhere
    Blowing with the wind of change”
    “Scorpions”- mendoi me vete dhe u mahnit sa bukur ai e kėndonte. U nd-je e dashuruar pas tij qė nė ato mo-mente. Filluan tė shiheshin shpsh e mė shpesh edhe kur mitingjet mba-ruan, parlamenti i ri u mblodh dhe njerzit iu futėn punės tė jetonin je-tėn e tyre tė re, ata kishin akoma kaq shumė pėr ti thėnė njėri-tjetrit dhe kaq ėndrra bashkė. Kaluan disa vjet dhe ata po bashkė vazhdonin dhe ajo ndjehej me fat. Tė gjithė i kishin zili, dshuria e tyre ishte pa konflikte dhe e qetė. Dashuria qė ajo ndiente pėr tė ishte si njė oaz nė mes tė shkretė-tirės. Ju thonte tė gjithėve se “ai ishte burri i jetės sė saj, se nuk e koncep-tonte jetėn dot pa tė” dhe ndoshta kjo ishte dhe arsyeja qė i’u dha atij pa rezerva. Ai e kishte pėrmendur disa herė faktin se gjithė miqtė e ty-re “e bėnin” perveē atij dhe asaj. Ajo nuk ishte gati, nuk e ndiente se duhej ti jepej, por nga ana tjetėr i vinte keq kur ai ndalonte atėherė kur ish-te afėr tė kalonte aty ku s’duhej. Ishin zėnė disa herė dhe ai ishte larguar dhe nuk i kishte folur me ditė tė tėra, por pastaj pajtoheshin, dhe kė-shtu e fillonin nga e para. Ajo e don-te, i kishte besim, por kishte terror qė ai mund ta linte pėr njė vajzė the-tėr, mė tė lehtė.
    Nuk kishte qėnė aspak siē e kishte imagjinuar, ai ishte i lumtur dhe te-pėr i kujdesshėm, kurse ajo gjithė kohės mendonte se ē’duhej tė bėnte. Kur e pyeste atė se si ndjehej, ai i pėrgjigjej “ti je perfekte, vėrtet nuk tė pėlqen aq sa unė???”
    Kishte qėnė kaq e re, kaq pa pėrvojė, e kishte kuptur mė vonė gabimin e saj por nuk ishte e penduar, pasi du-ke qėnė me tė ajo ajo kishte jetuar njė endėrr dhe nuk kishte jetuar atė relitet tė egėr qe e rrethonte. Dhe kur u largua, megjithese u trishtua pa masė, e kuptoi sa me fat ishte qė nuk jetoi atė, LUFTĖN.







    I kishte sytė e mbushur me lot kur gazetari mbaroi sė foluri dhe filloi tė qante me dėnesė. Ai e mbėshtolli nė krahėt e tij u ulėn pėrtokė tė dy dhe ajo u mblodh si njė embrion dhe vuri kokėn nė gjoksin e tij. Nuk e dinte pse po qante, pėr veten, pėr dashurinė e humbur, pėr luftėn dhe kujtimet e hidhura qė kishte, nuk e dinte. “Me fal, nuk doja tė tė bėja tė qaje, nuk e kisha menduar qė kjo temė do ishte kaq e rėndė pėr ty” “
    Nuk ėshtė faji yt, ka qėnė njė ditė e gjatė, dhe unė jam e lodhur” u pėr-gjigj ajo dhe nuk lėvizi nga krahėt e tij.
    I pėlqente tė rrinte ashtu, ndjehej e qetė, nė krahėt e kėtij tė panjohuri, nė kėtė dhomė hoteli, nė kėtė natė, ku as ajo nuk e dinte ku do pėrfun-donte. Ai po i ledhatonte flokėt dhe ajo e ndiente trupin e tij ngjitur me tė saj dhe dėshirėn e tij pėr ta patur afėr, dhe u ēua.

    “Nuk mundem”- i tha “Rri, mos ik. Unė s’kam asnjė lloj ko-mpromisi”- iu pėrgjigj ai. “Ti vėrtet mė pėlqen, e di qė mosha dhe lar-gėsia mund tė jetė njė pengesė pėr ty, por ku i dihet diēka sajojmė”
    “Edhe ti mė pėlqen, shumė, por unė nuk jam gati pėr njė lidhje, ėshtė his-tori e gjatė, por kam bėrė njė prem-tim dhe duhet ta mbaj” –iu pėrgjigj. “Kaq shumė tė kanė lėnduar?” e pye-ti ai dhe kur ajo e pa se si ai po e vė-shtronte pėr njė ēast donte tė ndry-shonte mėndje, ti tregonte atij gjith-shka dhe tė humbte nė krhėt e tij dhe ēdo gjė tjetėr. Por jo, ishte e ven-dosur. Kishte premtuar qė gjėrat do ndryshonin nė jetėn e saj. Njė shek-ull i ri po vinte dhe ajo e dinte qė ky do ishte shekulli i saj. Ky do ishte shekulli ku ajo do realizoheshe si femėr, do ishte e lumtur dhe do nji-hte nga afėr dashurinė dhe pasionin. Kishte punuar dhe vuajtur shumė, e ardhmija ishte e qartė tani pėr tė. E pėrqafoi gazetarin dhe me zė tė ulėt i foli nė vesh “Faleminderit, pėr gji-thshka, ndoshta takohemi pėrsėri shekullin tjetėr”.
    Ai e puthi lehtė nė buzė dhe i tha “Tė uroj shumė fat dhe mbarėsi, dhe ta dish qė do jem shumė i lumtur po tė takohemi pėrsėri, kjo ishte njė natė speciale edhe pėr mua”.
    Ajo u largua, dhe kur doli nė rrugė u mbush me ajrin e freskėt tė natės dhe nxitoi drejt shtėpisė sė saj. Mile-niumi i ri po vinte dhe asaj s’i pritej tė fillonte kapitullin e ri tė jetės sė saj. Sa pėr gazetarin, ku i dihej, jeta ishte e gjatė dhe nė rastin e saj plot tė papritura.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga caligirl76 : 21-04-2010 mė 19:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •