Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Te Drejtat e Njeriut

    ngjarjet e datat me te rendesishme qe kane spikatur ne ecurine e te Drejtave te Njeriut.

    1215
    Karta Magna Libertatum

    1628
    Petition of Rights (Angli)

    1679
    Dosja Habeas-Corpus (Angli)

    1776
    Virginia Bill of Rights (SHBA)
    Deklarata Amerikane e Pavarėsisė

    1789
    Deklarata mbi tė Drejtat e Njeriut dhe tė Drejtave Qytetare nė Revolucionin Francez

    26 qershor 1945
    Karta e Kombeve tė Bashkuara

    10 dhjetor 1948
    Deklarata e Pėrgjithshme mbi tė Drejtat e Njeriut

    4 nėntor 1950
    Konventa Evropiane mbi tė Drejtat e Njeriut

    19 dhjetor 1966
    Pakti Ndėrkombėtar mbi Tė drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore
    Pakti Ndėrkombėtar mbi tė Drejtat Qytetare dhe Politike

    22 nėntor 1969
    Konventa Amerikane mbi tė Drejtat e Njeriut

    1 gusht 1975
    Dosja Pėrfundimtare e Helsinkit

    27 qershor 1981
    Karta Banjul e tė Drejtave tė Njeriut dhe e tė Drejtave tė Popujve (Afrikė)

    19 shtator 1981
    Deklarata e Pėrgjithshme e tė Drejtave tė Njeriut nė Islam

    14 qershor 1992
    Deklarata e Rios mbi Ambientin jetėsor dhe Zhvillimin

    qershor 1993
    Konferenca mbi tė Drejtat e Njeriut (Vjenė)

  2. #2
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Virginia Bill of Rights (12 qershor, 1776)

    "Deklaratė tė drejtash, e dalur nga pėrfaqėsuesit e popullit tė urtė tė Virgjinisė, tė mbledhur nė mėnyrė tė lirė dhe tė plotė. Kėto tė drejta u pėrkasin atyre dhe pasardhėsve tė tyre si bazė dhe fundament pėr qeverisje."

    Neni 1.
    Tė gjithė njerėzit janė nga natyra njėsoj tė pavarur dhe kanė tė drejta tė caktuara tė lindura, tė cilat pasardhėsve tė tyre nuk mund t`ua grabisin apo heqin nėpėrmjet kurrfarė kontrate, nė rast tė hyrjes nė njė lidhje shtetėrore. Ndėr kėto tė drejta janė: shijimi i jetės dhe i lirisė, mjetet pėr fitimin dhe posedimin e pasurisė, si dhe synimi dhe arritja e fatit dhe e sigurisė.

    Neni 2.
    I tėrė pushteti mbėshtetet te populli dhe drejtohet nga ai; Zyrtarėt janė vetėm tė autorizuarit dhe shėrbėtorėt e tij dhe nė ēdo kohė pėrgjegjės para tij.

    Neni 3.
    Qeveria ekziston apo duhet tė punojė pėr tė mirėn e pėrgjthshme, mbrojtjen dhe sigurinė e popullit, kombit apo shoqėrisė; nga tė gjitha llojet dhe format e qeverisjes, mė e mira ėshtė ajo, e cila ėshtė nė gjendje tė sigurojė shkallėn mė tė lartė tė fatit dhe sigurisė, dhe e cila ėshtė e siguruar nė mėnyrėn mė efektive nga rreziku i qeverisjes sė keqe; shumica e njė bashkėsie shoqėrore ka tė drejtėn e pakontestueshme, tė patjetėrsueshme dhe tė pashmangshme qė tė ndryshojė apo ndėrrojė qeverinė, nėse ajo e konsideron atė si tė papėrshtatshme pėr arritjen e kėtyre qėllimeve, nė mėnyrėn, e cila duket mė e pėrshtatshmja pėr t`i shėrbyer tė mirės sė pėrgjithshme.
    (...)

    Neni 5.
    Instanca ligjėdhėnėse dhe ajo ekzekutive e shtetit duhet tė jenė tė ndryshme dhe tė ndara nga ajo gjyqėsore (...).

    Neni 6.
    Zgjedhja e deputetėve, tė cilėt shėrbejnė si pėrfaqėsues tė popullit, duhet tė jetė e lirė (...).

    Neni 8.
    Nė tė gjitha rastet e padive tė rėnda apo kriminale, ēdonjeri ka tė drejtė tė njihet me arsyet dhe llojin e padisė kundėr tij, tė vihet ballė pėr ballė me paditėsit dhe dėshmitarėt, tė ftojė dėshmitarėt e tij dhe tė kėrkojė hulumtimin e shpejtė nga ana e njė gjykate tė pavarur, tė pėrbėrė nga 12 burra nga rrethi i tij, pa miratimin e njėzėshėm tė sė cilės ai nuk mund tė shpallet fajtor; ai gjithashtu nuk mund tė detyrohet tė shprehet kundėr vetvetes; askush tjetėr pėrveē ligjeve tė vendit apo vendimit tė tyre nuk mund t`ia grabisė atij lirinė.

    Neni 9.
    Nuk duhet tė kėrkohen dorėzani tė tepėrta, tė ngarkohet dikush me gjobė tė tepruar, e as tė jepen dėnime jo tė rėndomta dhe mizore.
    (...)

    Neni 12.
    Liria e shtypit ėshtė njėra ndėr kushtet mė tė forta tė lirisė dhe kufizohet vetėm nga qeveritė despote.

    Neni 13.
    Njė polici miradashėse, e dalur nga populli, dhe e ushtruar pėr pėrdorimin e armėve, paraqet mbrojtje tė pėrshtatshme, tė natyrshme dhe tė sigurt tė njė shteti tė lirė; nė kohė paqeje, duhet hequr dorė nga ushtria aktive, si e rrezikshme pėr paqen; pėr ēdo rast, ushtria duhet t`i nėnshtrohet nė mėnyrė tė rreptė pushtetit civil dhe tė sundohet nga ai.
    (...)

    Neni 16.
    Feja apo ndjenja e thellė e respektit tė cilėn ia kemi borxh krijuesit tonė dhe mėnyra e pėrmbushjes sė tij, mund tė pėrcaktohen vetėm nga arsyeja dhe bindja e shėndoshė, e kurrsesi pėrmes detyrimit apo dhunės. Tė gjithė njerėzit kanė tė drejta tė njejta gjatė ushtrimit tė lirė tė besimit, nė pajtueshmėri me zėrin e ndėrgjegjes sė tyre. Ushtrimi i zemėrbutėsisė sė krishterė, e dashurisė dhe mėshirės, ėshtė detyrė e pėrbashkėt e tė gjithėve".

  3. #3
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Deklarata Amerikane e Pavarėsisė (4 qershor, 1776)

    "(...) I konsiderojmė si tė vetėkuptueshme kėto tė vėrteta, se tė gjithė njerėzit janė krijuar tė njejtė; se nga krijuesi i tyre u janė dhėnė tė drejta tė caktuara tė patjetėrsueshme , ndėr to edhe e drejta pėr jetė, liri dhe e drejta pėr synimin e gjetjes sė fatit; se pėr sigurimin e kėtyre tė drejtave, njerėzit kanė formuar qeveritė, pushteti ligjor i tė cilave rrjedh nga nga autorizimi i atyre qė qeverisen; se ėshtė e drejtė e popullit tė heqė apo ndryshojė formėn e qeverisjes, e cila ėshtė nė kundėrshtim me kėto qėllime dhe tė vendosė njė qeveri tė re, si dhe ta ndėrtojė atė mbi njė bazė tė tillė, ta organizojė formėn e pushtetit tė saj nė mėnyrėn, e cila atij i duket mė e pėrshtatshme pėr garantimin e sigurisė dhe fatit tė tij (...)".

    Teksti origjinal (anglisht):
    "(...) We hold these truths to be self-evident, that all men are created equal, that they are endowed by their Creator withcertain unalienable Rights, that among these are Life, Liberty, and the pursuit of Happiness — that to secure these rights, Governments are instituted among Men, deriving their just powers from the consent of the governed, that whenever any form of Government becomes destructive of these ends, it is the Right of the People to alter or to abolish it, and to institute new Government, laying its foundation on such principles, and organizing its powers in such form, as to them shall seem most likely to effect their Safety and happiness (...)".

  4. #4
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Deklarata mbi tė Drejtat e Njeriut dhe tė Drejtat Civile (Rev.Freng - 26 gusht 1789)

    "Pasi qė pėrfaqėsuesit e popullit francez, tė mbledhur si kėshill kombėtar, mosnjohjen, harrimin apo pėrbuzjen e tė drejtave tė njeriut e konsiderojnė si shkaktar tė vetėm tė fatkeqėsisė publike dhe tė prishjes sė qeverive, kanė vendosur t`i parashtrojnė tė drejtat natyrore, tė patjetėrsueshme dhe tė shenjta tė njeriut, nė njė deklaratė festive, me qėllim qė kėtė deklaratė, tė gjithė pjesėtarėt e shoqėrisė ta kenė pėrherė parasysh, dhe cila atyre do t`ua kujtojė gjithmonė tė drejtat dhe detyrat e tyre; me qėllim qė veprimet e pushtetit ligjėdhėnės dhe tė atij ekzekutiv, tė mund tė krahasohen me qėllimin pėrfundimtar tė ēdo rregullimi politik dhe tė respektohen mė shumė nė kėtė mėnyrė; me qėllim qė mė pas, pretendimet e qytetarėve, pėrmes parimeve tė thjeshta dhe tė padiskutueshme, tė orientohen gjithmonė nė ruajtjen e kushtetutės dhe mirėqenies sė pėrgjithshme.
    Duke u nisur nga kjo, Kėshilli Kombėtar njeh dhe shpall nėn mbrojtjen e tė madhėrueshmit tė drejtat vijuese tė njeriut dhe ato civile, qytetare:

    Neni 1.
    Njerėzit, qė nga lindja janė dhe mbeten tė lirė dhe me tė drejta tė njejta. Dallimet sociale guxojnė tė arsyetohen vetėm me dobinė e pėrgjithshme.

    Neni 2.
    Qėllimi i ēdo bashkimi politik ėshtė ruajtja e tė drejtave natyrore dhe tė patjetėrsueshme tė njeriut. Kėto tė drejta janė liria, prona, siguria dhe rezistenca kundėr shtypjes.

    Neni 3.
    Prejardhja e ēdo pavarėsie mbėshtetet te kombi. Asnjė organizim, asnjė individ nuk mund tė ushtrojė njė pushtet tė tillė, i cili nuk ka dalur qartė nga ai.

    Neni 4.
    Liri do tė thotė, liri pėr tė bėrė ēdo gjė qė nuk e dėmton tjetrin. Ushtrimi i tė drejtave natyrore tė ēdonjėrit kufizohet vetėm nė kufijtė, tė cilėt pjesėtarėve tjerė tė shoqėrisė u sigurojnė gėzimin e tė drejtave tė njejta. Kufijtė nė fjalė mund tė caktohen vetėm nga ligji.

    Neni 5.
    Vetėm ligji ka tė drejtė tė ndalojė veprimet e dėmshme pėr shoqėrinė. Gjėrat qė s`janė tė ndaluara me ligj nuk mund tė pengohen dhe askush nuk mund tė detyrohet tė bėjė diēka qė nuk urdhėrohet nga ai.
    (...)

    Neni 7.
    Ēdonjėri mund tė paditet, arrestohet dhe tė burgoset vetėm nė rastet e caktuara me ligj dhe nė format qė urdhėron ai. Duhet tė dėnohen tė gjithė ata, tė cilėt lėshojnė, pėrpilojnė, kryejnė apo lėnė tė kryhen urdhėra arbitrare. Mirėpo, ēdo qytetar i cili kapet apo ftohet nė gjyq nė bazė tė ligjit, duhet t`i bindet menjėherė kėtij vendimi. Nėse reziston, ai do tė dėnohet.

    Neni 8.
    Ligji duhet tė vendosė pėr dėnime tė tilla, tė cilat janė tė domosdoshme. Askush nuk mund tė dėnohet nė bazė tė njė ligji tė tillė, i cili nuk ka sjellė vendim dhe qė nuk ėshtė shpallur para kryerjes sė njė vepre.

    Neni 9.
    Ēdo njeri konsiderohet si i pafajshėm, deri sa ai tė mos jetė shpallur fajtor - dhe nėse mbajtja e tij nė burg konsiderohet si e pashmangshme - duhet tė menjanohet rreptėsisht me ligj dėnimi i tij.

    Neni 10.
    Askush nuk duhet tė shqetėsohet pėr shkak tė mendimit tė tij, edhe nėse ai mendim ėshtė fetar, derisa shprehjet e tij tė mos kenė thyer rendin publik tė shpallur me ligj.

    Neni 11.
    Shprehja e lirė e mendimit ėshtė njėra ndėr tė drejtat mė tė shtrenjta tė njeriut. Ēdo qytetar mund tė shkruaj, tė flasė apo botoj i lirė, me kusht qė ai tė jetė i vetėdijshėm pėr pėrgjegjėsinė e tij nė rast tė keqpėrdorimit tė kėtyre lirive nė rastet e caktuara me ligj.

    Neni 12.
    Pėr garantimin e tė drejtave tė njeriut dhe atyre civile janė tė nevojshme forca tė armatosura. Kėto forca, janė tė angazhuara pėr tė mirėn e tė gjithėve, e jo pėr pėrfitime tė veēanta tė atyre tė cilėve u janė besuar ato.
    (...)

    Neni 14.
    Tė gjithė qytetarėt kanė tė drejtė - vetė apo nėpėrmjet deputetėve tė tyre - tė konstatojnė domosdoshmėrinė e tė dalave publike, t`i miratojnė ato apo tė rikontrollojnė pėrdorimin e tyre dhe tė pėrcaktojnė shumėn, predikimin, burimin dhe kohėzgjatjen e tyre.

    Neni 15.
    Shoqėria ka tė drejtė tė kėrkojė llogari rreth administrimit tė tij nga ēdo person publik zyrtar.

    Neni 16.
    Shoqėria, nė tė cilėn nuk ėshtė i siguruar garantimi i tė drejtave, dhe nė tė cilėn nuk ėshtė pėrcaktuar ndarja e pushtetit; konsiderohet si pa kushtetutė.

    Neni 17.
    Pasi qė prona ėshtė e drejtė e pacenueshme dhe e shenjtė, ajo nuk mund t`i merret askujt, nėse njė gjė e tillė nuk ėshtė e domosdoshme nė mėnyrė tė qartė dhe e caktuar me ligj, dhe nėse ajo nuk dėmshpėrblehet mė parė nė mėnyrė tė drejtė."

  5. #5
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Deklarata e Pėrgjithshme mbi tė Drejtat e Njeriut (10 dhjetor, 1948)

    Hyrje

    Pasi njohja e dinjitetit tė lindur tė tė drejtave tė barabarta dhe tė patjetėrsueshme
    tė tė gjithė anėtarėve tė familjes njerėzore ėshtė themeli i lirisė, drejtėsisė dhe
    paqes nė botė.

    Pasi mosrespektimi dhe pėrbuzja e tė drejtave tė njeriut ka ēuar drejt akteve
    barbare, tė cilat kanė ofenduar ndėrgjegjen e njerėzimit, dhe pasi krijimi i botės nė
    tė cilėn njerėzit do tė gėzojnė lirinė e fjalės, tė besimit dhe lirinė nga frika e varfėria
    ėshtė proklamuar si dėshira mė e lartė e ēdo njeriu.

    Pasi ėshtė e nevojshme qė tė drejtat e njeriut tė mbrohen me dispozita juridike,
    nė mėnyrė qė njeriu tė mos jetė i detyruar qė nė pikėn e fundit tė bėjė
    kryengritje kundėr tiranisė dhe shtypjes.

    Pasi ėshtė e nevojshme qė tė nxitet zhvillimi i marrėdhėnieve miqėsore midis
    kombeve.

    Pasi popujt e Kombeve tė Bashkuara vėrtetuan pėrsėri nė Kartė besimin e tyre nė
    tė drejtat themelore tė njeriut, tė dinjitetin dhe vlerėn e personit tė njeriut dhe
    barazinė midis burrave dhe grave dhe pasi vendosėn qė tė nxitin pėrparimin
    shoqėror dhe tė pėrmirėsojnė nivelin e jetės nė liri tė plotė.

    Pasi shtetet anėtare u detyruan qė, nė bashkėpunim me Kombet e Bashkuara, tė
    sigurojnė respektimin e pėrgjithshėm dhe zbatimin e tė drejtave tė njeriut dhe tė
    lirive themelore.

    Pasi kuptimi i pėrbashkėt i kėtyre tė drejtave dhe lirive ėshtė mė i rėndėsishėm pėr
    realizimin e plotė tė kėtij detyrimi.

    ASAMBLEJA E PĖRGJITHSHME shpall kėtė: DEKLARATĖ TĖ PĖRGJITHSHME
    MBI TĖ DREJTAT E NJERIUT si ideal tė pėrgjithshėm tė cilin duhet ta arrijnė tė
    gjithė popujt dhe tė gjitha kombet, nė mėnyrė qė ēdo njeri dhe ēdo organizėm
    shoqėror, duke pasur parasysh gjithmonė kėtė Deklaratė, tė pėrpiqet qė, me anė tė
    mėsimit dhe edukimit, tė ndihmojė nė respektimin e kėtyre tė drejtave dhe lirive
    dhe qė, me anė tė masave progresive kombėtare dhe ndėrkombėtare, tė sigurohet
    njohja dhe zbatimi i tyre i pėrgjithshėm dhe i vėrtetė, si midis popujve tė vetė
    shteteve anėtare , ashtu edhe midis popujve tė atyre territoreve qė janė nėn
    administrimin e tyre.

    Neni 1.

    Tė gjithė njerėzit lindin tė lirė dhe tė barabartė nė dinjitet dhe nė tė drejta. Ata kanė
    arsye dhe ndėrgjegje dhe duhet tė sillen ndaj njėri tjetrit me frymė vėllazėrimi.

    Neni 2.

    Secili gėzon tė gjitha tė drejtat dhe liritė e parashtruara me kėtė Deklaratė pa
    kurrfarė kufizimesh pėrsa i pėrket racės, ngjyrės, gjinisė, gjuhės, besimit fetar,
    mendimit politik ose tjetėr, origjinės kombėtare a shoqėrore, pasurisė, lindjes ose
    tjetėr.

    Asnjė dallim nuk do tė bėhet nė bazė tė statusit politik, juridik ose ndėrkombėtar tė
    shtetit ose vendit tė cilit i pėrket ēdo njeri, qoftė kur shteti ose vendi ėshtė i pavarur,
    qoftė nėn kujdestari, qoftė jo vetėqeverisės ose qė gjendet nė ēfarėdo kushtesh tė
    tjera tė kufizimit tė pavarėsisė.

    Neni 3.

    Gjithkush ka tė drejtė tė jetojė, tė jetė i lirė dhe tė ketė sigurimin vetjak.

    Neni 4.

    Asnjeri nuk duhet tė mbahet si skllav ose ēifēi; skllavėria dhe tregtia e skllevėrve
    janė tė ndaluara nė tė gjitha format.

    Neni 5.

    Asnjeri nuk duhet t'i nėnshtrohet mundimit, veprimit ose dėnimit tė egėr, jonjerėzor
    ose poshtėrues.

    Neni 6.

    Gjithkush ka tė drejtė qė t'i njihet kudo personaliteti juridik.

    Neni 7.

    Tė gjithė janė tė barabartė para ligjit dhe kanė tė drejtė pa asnjė diskriminim tė
    mbrohen tė barabartė nga ligji.Tė gjithė kanė tė drejtėn pėr t'u mbrojtur barabarsisht kundėr ėdo dikriminimi qė cenon kėtė Deklaratė, si dhe kundėr ēdo nxitje pėr njė diskriminimi tė tillė.

    Neni 8.

    Gjithkush ka tė drejtė pėr mjete juridike tė frytshme para gjykatave kompetente
    kombėtare, pėr veprimet me tė cilat shkilen tė drejtat themelore tė garantuara nga
    kushtetuta ose ligjet.

    Neni 9.

    Asnjeri nuk duhet t'i nėnshtrohet arbitrarisht arrestimit, ndalimit ose internimit.

    Neni 10.

    Gjithkush gėzon njėlloj tė drejtėn pėr njė proces gjyqėsor objektiv e publik, para njė
    gjykate tė pavarur e tė paanshme, nė pėrcaktimin e tė drejtave dhe detyrimeve tė
    veta dhe pėr vendimin mbi ēfarėdo lloj akuze penale.

    Neni 11.

    1. Kushdo qė ėshtė i akuzuar pėr njė vepėr penale, ka tė drejtė tė konsiderohet i
    pafajshėm derisa tė vėrtetohet fajėsia nė bazė tė ligjit dhe nė njė proces
    publik nė tė cilin ka pasur tė gjitha garancitė e duhura pėr mbrojtjen e vet.
    2.Asnjeri nuk duhet tė dėnohet pėr veprime ose mosveprime tė cilat nuk
    pėrbėjnė njė vepėr penale, sipas ligjeve kombėtare dhe ndėrkombėtare, nė
    kohėn kur janė kryer. Gjithashtu nuk mund tė vendoset njė dėnim mė i rėndė
    nga ai qė ka qenė zbatuar nė kohėn kur ėshtė kryer vepra penale.

    Neni 12.

    Asnjeri nuk duhet t'i nėnshtrohet ndėrhyrjes arbitrare nė jetėn, familjen, banesėn ose
    korrespondencėn vetjake, si dhe sulmeve kundėr nderit dhe prestigjit personal.
    Gjithkush ka tė drejtė tė mbrohet nga ligji kundėr ndėrhyrjeve ose sulmeve tė tilla.

    Neni 13.

    1. Gjithkush ka tė drejtėn e lirisė sė qarkullimit dhe banimit brenda kufijve tė
    ēdo shteti.
    2.Gjithkush ka tė drejtė tė largohet nga cilido vend qoftė, pėrfshirė kėtu edhe tė
    vetin, si dhe tė kthehet nė vendin e vet.

    Neni 14.

    1. Gjithkush ka tė drejtė tė kėrkojė dhe gėzoje nė vende tė tjera strehim, (azil) nga
    ndjekjet.
    2. Kėtė tė drejtė nuk mund ta gėzojė askush nė rast se ndiqet pėr krime
    jopolitike ose pėr vepra nė kundėrshtim me qėllimet dhe parimet e Kombeve
    tė Bashkuara.

    Neni 15.

    1. Gjithkush ka tė drejtėn e njė shtetėsie.
    2. Asnjeri nuk duhet tė privohet arbitrarisht nga shtetėsia e tij si dhe as nga e
    drejta qė tė ndėrrojė shtetėsinė.

    Neni 16.

    1. Burrat dhe gratė nė moshė tė pjekur kanė tė drejtė tė lidhin martesė dhe
    formojnė familje, pa kurrfarė kufizimi pėr sa i pėrket racės, shtetėsisė ose
    besimit. Ata kanė tė drejta tė barabarta si nė rastin e lidhjes sė martesės,
    gjatė martesės si dhe nė rast shkurorėzimi.
    2. Martesa duhet tė lidhet vetėm me pėlqimin plotėsisht tė lirė tė personave qė
    do tė martohen.
    3. Familja ėshtė bėrthama e natyrshme dhe themelore e shoqėrisė dhe ka tė
    drejtėn e mbrojtjes nga shoqėria dhe shteti.

    Neni 17.

    1. Gjithkush ka tė drejtėn tė ketė pasuri, si vetėm ashtu edhe nė bashkėsi me
    tė tjerėt.
    2. Asnjeri nuk duhet tė privohet arbitrarisht nga pasuria e tij.

    Neni 18.

    Gjithkush ka tė drejtėn e lirisė sė mendimit, ndėrgjegjes dhe besimit; kjo e drejtė
    pėrfshin lirinė e ndryshimit tė besimit ose bindjeve dhe lirinė qė njeriu, qoftė vetė ose
    nė bashkėsi me tė tjerėt, tė shfaqė publikisht ose privatisht, besimin ose bindjen e
    vet me anė tė dhėnies sė mėsimeve, kryerjes sė kultit dhe ceremonive fetare.

    Neni 19.

    Gjithkush ka tė drejtėn e lirisė sė mendimit dhe tė shprehjes; kjo e drejtė pėrfshin
    lirinė e mendimit pa ndėrhyrje, si dhe lirinė e kėrkimit, marrjes dhe njoftimit tė
    informacionit dhe ideve me ēfarėdo mjeti qoftė, pa marrė parasysh kufijtė.

    Neni 20.

    1. Gjithkush ka tė drejtėn e lirisė sė mbledhjes dhe bashkimit paqėsor.
    2. Asnjeri nuk duhet tė detyrohet tė bėjė pjesė nė ndonjė bashkim.

    Neni 21.

    1. Gjithkush ka tė drejtė tė marrė pjesė nė qeverisjen e vendit tė vet,
    drejtpėrdrejt ose me anė tė pėrfaqėsuesve tė zgjedhur lirisht.
    2. Gjithkush ka njėsoj tė drejtė tė hyjė nė shėrbimet publike nė vendin e vet.
    3. Vullneti i popullit ėshtė baza e pushtetit shtetėror, ky vullnet duhet tė
    shprehet nė zgjedhje periodike dhe tė lira tė cilat duhet tė jenė tė
    pėrgjithshme dhe votimi i barabartė, si dhe me votim tė fshehtė ose sipas
    procedurės pėrkatėse tė votimit tė lirė.

    Neni 22.

    Si anėtar i shoqėrisė, gjithkush ka tė drejtėn e sigurimit shoqėror dhe realizimit tė tė
    drejtave ekonomike, sociale, kulturore tė domosdoshme pėr dinjitetin e vet dhe pėr
    zhvillimin e lirė tė personalitetit, me ndihmėn e shtetit dhe bashkėpunimit
    ndėrkombėtar dhe nė pėrputhje me organizimin dhe mundėsitė e ēdo shteti.

    Neni 23.

    1. Gjithkush ka tė drejtėn pėr punė, tė zgjedhė lirisht profesionin, tė ketė kushte
    tė favorshme pune dhe tė jetė i mbrojtur nga papunėsia.
    2. Gjithkush, pa kurrfarė diskriminimi, ka tė drejtė qė pėr punė tė njėjtė tė marrė
    rrogė tė njėjtė.
    3. Gjithkush qė punon ka tė drejtėn pėr njė shpėrblim tė drejtė dhe favorshėm,
    nė mėnyrė qė t'i sigurojė atij dhe familjes sė tij njė jetė qė i pėrgjigjet dinjitetit
    njerėzor dhe, nė qoftė se do tė jetė e nevojshme ky shpėrblim tė plotėsohet
    edhe me mjete tė tjera tė sigurimit shoqėror.
    4. Gjithkush ka tė drejtė tė formojė sindikatė apo tė bėjė pjesė nė tė pėr
    mbrojtjen e interesave tė veta.

    Neni 24.

    Gjithkush ka tė drejtė pėr pushim dhe kohė tė lirė, duke pėrfshirė kufizimin e
    arsyeshėm tė orarit tė punės dhe pushimin e paguar periodik.

    Neni 25.

    1. Gjithkush ka tė drejtė pėr njė nivel jetese tė mjaftueshėm i cili do t'i pėrgjigjet
    shėndetit dhe jetės sė pėrshtatshme si tė atij personalisht, ashtu edhe tė
    familjes sė tij, duke pėrfshirė ushqimin, veshmbathjen, banesėn, kujdesin
    mjekėsor dhe shėrbimet e nevojshme sociale, si edhe tė drejtėn pėr tė qenė i
    siguruar nė rast sėmundjeje, papunėsie, vejanie, pleqėrie dhe raste tė tjera tė
    humbjeve tė mjeteve pėr jetesė pėr shkak tė rrethanave tė pavarura nga
    vullneti i tij.
    2. Nėnat dhe fėmijėt kanė nevojė pėr kujdes dhe ndihmė tė posaēme. Tė gjithė
    fėmijėt, tė lindur brenda ose jashtė martese, gėzojnė tė njėjtat mbrojtje
    sociale.

    Neni 26.

    1. Gjithkush ka tė drejtėn e shkollimit. Arsimi duhet tė jetė falas, tė paktėn nė
    shkollat fillore dhe tė ulta. Arsimi fillor ėshtė i detyrueshėm. Arsimi teknik
    dhe profesional duhet tė zgjerohet e arsimi i lartė duhet t'u mundėsohet
    tė gjithėve nė bazė tė aftėsisė.
    2. Arsimi duhet tė drejtohet nga zhvillimi i plotė i personalitetit tė njeriut dhe nga
    forcimi i respektimit tė tė drejtave tė njeriut dhe lirive themelore. Ai duhet tė
    nxisė kuptimin, tolerancėn dhe miqėsinė midis tė gjithė popujve, grupeve tė
    racave dhe besimeve, si dhe veprimtarinė e Kombeve tė Bashkuara pėr
    ruajtjen e paqes.
    3. Tė drejtėn pėr tė zgjedhur llojin e arsimit pėr fėmijėt e tyre e kanė nė radhė
    tė parė prindėrit.

    Neni 27.

    1. Gjithkush ka tė drejtė tė marrė pjesė lirisht nė jetėn kulturore tė bashkėsisė,
    tė gėzojė artet dhe tė pėrfitojė nga pėrparimi shkencor dhe dobitė e tij.
    2. Gjithkush ka tė drejtė tė mbrojė interesat morale dhe materiale, qė rrjedhin
    nga ēdo krijimtari shkencore, letrare dhe artistike, autor i tė cilave ėshtė ai
    vetė.

    Neni 28.

    Gjithkush ka tė drejtė pėr njė rend shoqėror dhe ndėrkombėtar nė tė cilin mund tė
    realizohen plotėsisht tė drejtat dhe liritė e shpallura nė kėtė Deklaratė.

    Neni 29.

    1.Gjithkush ka detyrime vetėm ndaj asaj bashkėsie nė tė cilėn ėshtė i mundur
    zhvillimi i lirė dhe i plotė i personalitetit tė tij.
    2.Nė ushtrimin e tė drejtave dhe lirive tė veta, gjithkush do t'u nėnshtrohet
    vetėm atyre kufizimeve tė cilat janė parashikuar me ligj, ekskluzivisht me
    qėllim qė tė sigurohet njohja dhe respektimi i nevojshėm i tė drejtave dhe
    lirive tė tė tjerėve e qė tė plotėsohen kėrkesat e drejta tė moralit, rendit publik
    dhe mirėqenies sė pėrgjithshme nė shoqėrinė demokratike.
    3.(3)Kėto tė drejta dhe liri nuk mund tė zbatohen nė asnjė rast kundėr
    qėllimeve dhe parimeve tė Kombeve tė Bashkuara.

    Neni 30.

    Asgjė nė kėtė Deklaratė nuk mund tė interpretohet si e drejtė e njė shteti, grupi apo
    personi pėr tė kryer ēfarėdo veprimtarie ose pėr tė bėrė njė akt drejtuar kundėr ēdo
    tė drejte ose lirie tė shpallur nė kėtė Deklaratė.

  6. #6
    A e ka nėnshkruar amerika kėtė tė fundit ?

  7. #7
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    PO

    Marin,

    Deklarata e Te Drejtave te Njeriut aprovuar nga Asamblea e Pergjithshme e OKB-se aprovuar me 10 dhjetor 1948, ishte rezultat i punes paraprake te 8 shteteve anetare te OKB-se se atehershme, si e Australise, B.S.,Britania Madhe, Kilit, Kines, Frances, Libanit,SHBA.

    OKB atehere perbehej nga 58 shtete, dhe ne votimin e pergjithshem kjo deklarate u votua "pro" vetem nga 48 shtete dhe "abstenim" 10 shtetete, te cilat mungonin ne mbledhjen e rastit ne ate date.

    Nder shtetet votuese te deklaretes rradhitet dhe SHBA.

    p.s.

    se sa e zbatojne kete deklarate shtetet qe e kane votuar, ehste tjeter gje

  8. #8
    Mė duket se amerika nuk ka firmosur anekset e ndrysme te konventes nderkombetare te te drejtave te njeriut, dhe me sakte, heqjen e perfundimtare te denimit me vdekje...

    ashtu siē nuk firmosi se fundi dhe pjesmarrjen e saj ne gjykaten nderkombetare penale...

  9. #9
    njeshi Maska e Joe Black
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    18
    e drejta numer 1 e njeriut eshte ajo per te jetuar.
    kush nuk repsekton kete nuk eshte nje shtet njerezor.
    Simply the best

Tema tė Ngjashme

  1. Terrorizmi, problem serioz ndėrkombėtar
    Nga Kryeplaku nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 275
    Postimi i Fundit: 11-11-2020, 06:04
  2. Islami dhe liria
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-04-2006, 15:25
  3. Feja apo sekularizmi nė shoqėri
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-05-2005, 13:28
  4. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26
  5. Besimi dhe besimtari
    Nga Fjala e drejte nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-12-2004, 16:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •