Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Shkrimet në gur na zbulojnë gjurmët më të hershme të shqipes

    Niko Stilos: Shkrimet në gur na zbulojnë gjurmët më të hershme të shqipes
    Në përgjithësi për historinë e lashtë të popullit shqiptar kanë qenë të huajt që kanë shkruar dhe kanë sjellë vërtetime për lashtësinë tonë. Por, ka pasur edhe raste të studiuesve të huaj që këto vërtetime i kanë fshehur ose i kanë keqshpjeguar.

    Studiuesi grek me origjinë shqiptare, Niko Stilos para disa vitesh botoi në gjuhën shqipe librin “HISTORIA E SHENJTË E ARVANITËVE”, një libër që tregon për lashtësinë e gjuhës dhe shkrimit shqip. Para një viti botoi “FJALORIN e MARKO BOÇARIT” dygjuhësh greqisht-shqip. Në moshën 19-vjeçare, më 1809, Markoja na solli fjalorin e parë greko-shqip “Ëåîéêïí ôéò Ñïìáéêçò êáé Áñâáíéôéêçò áðëçó” (Fjalori dygjuhësh Greqisht dhe Shqipes së thjeshtë).

    http://www.forumishqiptar.com/attach...1&d=1271585861

    http://www.forumishqiptar.com/attach...1&d=1271585861
    Në këtë intervistë ai shpalos disa prej argumenteve të tij mbi lashtësinë e shqipes dhe faktin se shqiptarët janë autoktonë.

    Në përgjithësi shqiptarët nuk kanë shumë njohuri mbi faktin se gjuha e vjetër e kohës antike është gjuha shqipe dhe që ka shkrime të vjetra në gjuhën shqipe. Gjithmonë i është mëshuar faktit se gjuha dhe shkrimi i vjetër qe greqishtja. Ju çfarë mund të na thoni?

    Ç’mund t’ju them! Shqiptarët kudo, edhe në Shqipëri nuk dinë mirë as historinë që ishte përpara, le të themi 200, 300 apo 500 vite më parë. Në ato vite ka shumë libra të shkruar në gjuhën shqipe me shkronja toske, pra me shkronja greke. Kështu, propaganda antishqiptare nuk do që këto libra të dalin në dritë. Unë isha 25 vjeç dhe nuk e dija që shqiptarët kishin libra, kishin testament. Pra, nuk e dija që edhe Bibla ishte përkthyer në gjuhën shqipe dy herë. Një herë nga peshkop Grigori dhe njëherë nga Kostandin Kristoforidhi.

    Pra, ju mendoni se ka libra të shkruar në gjuhën shqipe më përpara se vitit 1555, që njihet “MESHARI”?
    Patjetër, mund të ketë libra edhe më përpara se “MESHARI”. Në Bibliotekën e Vatikanit p.sh, nuk lënë çdo njeri që të kërkojë këto libra. Mua p.sh., nuk mund të më lënë. Në Itali, rreth vitit 1200 një peshkop katolik nga Bari shkruan se shqiptarët kanë një tjetër gjuhë nga latinët, por librat e shqiptarëve janë të shkruar me shkronja latine. Këtë e thotë një peshkop katolik më 1200. Pra, ku shkuan ato libra?! Kush i prishi? Ato libra janë diku, por nuk dimë ku janë.

    Ka akademikë apo studiues në botë që thonë se shqiptarët kanë ardhur nga Kaukazi?

    Po. Ka studiues që thonë, por e vërteta është se shqiptarët janë më të vjetër se ky dheu këtu. Shqiptarët janë pellazgë. Po të studiojmë se kush janë shqiptarët, do të mësojmë se janë njerëz që nuk erdhën nga mali, por janë ata që shkruan këto gjërat antike. Erdhi koha që t’i mësojë bota.

    Kemi mësuar se grekët janë më të vjetrit, kanë Mitologjinë, vepra antike, Homerin etj. Do të rrëzohen këto mendime me dokumente shkencore?
    Unë punoj që të thyhet kjo tabu. Në botën e sotme moderne nuk e kërkon puna që vetëm të flasim. Duhen fakte për ta vërtetuar. Unë kam punuar 10 vite që njerëzit të lexojnë këto tekste të vjetra. Pra. ka tekste të kohës antike që lexohen vetëm në gjuhën shqipe.
    Në Kretë është gjetur një tekst i vjetër Dorjan në gur. Këtë tekst unë e kam punuar që të lexohet dhe them që është në dialektin dorisht, pra në gjuhën e arvanitasve toskë. Dialekti i toskëve, i arvanitasve, ka shumë fjalë greke. Ky tekst tregon për perëndinë Dionis. Unë them që Dorjanët janë shqiptarët toskë, pra arvanitasit. Ndërsa Jonët janë shqiptarët gegë. Jonët ishin shumë në lashtësi. Pra, gjuha shqipe kishte dhe ka dy dialekte. Jonët, që janë gegët e shkruanin me shkronja latine gjuhën shqipe.
    Po të kem kohë, këtë tekst do ta botoj në një libër. Për këtë tekst grekët, duke mos e kuptuar, thonë që është në gjuhën e vjetër greke, në dorisht. Por, unë e lexoj këtë tekst në gjuhën shqipe. E kupton se çfarë bëhet...

    Mundet që studiuesit e tjerë t’ju kundërshtojnë?

    Unë punoj që njerëzit të më kuptojnë edhe t’i kuptojnë këto tekste. Është një gur i vjetër i gjetur në Peruxhia të Italisë, që i thonë Toskanë. Toskanë do të thotë ana e toskëve dhe atje flisnin në gjuhën e toskëve. Gurin e Peruxhias unë e kam deshifruar në gjuhën shqipe, në alfabetin latin dhe grek.
    Kur botova studimet e para vajta në Greqi, sepse unë jam shqiptar i Greqisë edhe dua që këto që shkruaj t’i lexojnë shqiptarët e Greqisë (arvanitasit, shën.A.Llalla) dhe të shohin cilët janë shqiptarët.
    Duhet që ta largojnë turpin nga vetja ata më të shumtit, të cilët nuk thonë që janë shqiptarë, por grekë. Sepse në Greqi thonë se shqiptarët nuk kishin kulturë.


    Niko Stilos
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e dollar
    Anëtarësuar
    28-06-2010
    Postime
    80
    Mbishkrim ne pllake guri, i perket shekullit te III para eres sone.

    ΔΙΕΛΛI O ATA

    DIELLI O ATA
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    nosce te ipsum...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Archicad
    Anëtarësuar
    31-03-2008
    Vendndodhja
    Ne boten tridimensionale
    Postime
    283
    Citim Postuar më parë nga dollar Lexo Postimin
    Mbishkrim ne pllake guri, i perket shekullit te III para eres sone.

    ΔΙΕΛΛI O ATA

    DIELLI O ATA


    DIELLI O JETË.


    (DIELLI ËSHTË JETË).

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e gjergani
    Anëtarësuar
    09-01-2009
    Postime
    132
    Citim Postuar më parë nga fegi Lexo Postimin

    Niko Stilos
    I nderuar Fegi kisha kohe qe nuk po hyja ne debat te faleminderit per ngacmimin.
    Ne radhe te pare duhet te vendosin nje menyre komunikimi per terminologjine qedote perdorim, mendoj me fal nuk mendoj por keshtu eshte JONET nuk jane ILIRE por EPIRJOTE kurse DORET jane ILIRE. Persa flitet per Vitet 1200 ke nje te drejte se nje kronikAn i mbretit te Frankeve i vitit 1119 emri nuk me kujtohet(ndoshta mund te gaboj pak ne datim + - pako gje) thote ne raportin e tia per mbretein se pertej detit HADRIATIK jetojne Shqiptaret nje popull qe flet nje gjuhe qe nuk ngjan fare me asnje nga gjuhet rreth e rrotull tija por kronikat e tyre i shkruajne me germa latine( ketu ai flet per ILIRINE. Saper shkrimin ne EPIR ne Fjalorin e MARKO BOCARIT duket qarte qe ka nje lloj shkrimi tjeter nga latini.I nderuar Greket dhe ata te cilet u intereson qe termi EPIR te zhduket fare OSE TA GEZOJNE GREKET KETE LAVDI PERDORIN TERMIN ILIRET E JUGUT mesa di une ne jug nuk ka ilire por Epirjote te cilet kane patur shkrimin e tyre dhe ata.
    Ndersa nje Pr Malazias MARKO SAVICEVIC SHEMDETLIA ne nje liber te tia te botuar ne Zagreb me 1939 me titull ALBANET ne serbokroatisht ne faqen 32 paragrafi i 2 ne sgaboj thote keto fjale[I]]SHQIPTARET KANE TE SHKRUAR ME SHKRIMIN E TYRE TRAKTATE PER FENE NE SHEKULLIN E 5 DHE DORESHKRIME PER FILOZOFINE DHE HISTORINE NE SHEKULLIN E 7 .Ky autor ka punuar rreth 6 vjet ne arkivat e vatikanit nga viti1930_1936.
    Jam shqiptar se kesh lerë unë i parë, pa bëra gjuhë e bëra perëndinë e më pas Perëndia bëri njerinë.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •