Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Kandidati (et) per President?????

    "Votat tona, plumb per Nanon"


    Erl Murati/

    Grupi brenda Partise Socialiste i quajtur "levizja per katharsis" nuk do te propozoje asnje kandidature dhe aq me pak kryetarin socialist Nano per postin e presidentit te Republikes. Kete e pohuan dje per "KJ" deputete te kesaj levizjeje. Sipas "katharsisteve", kryetari i PS-se, Nano nuk do te propozohet prej tyre as ne mbledhjen e KPD-se ku do te vendoset kandidatura dhe as formalisht ne parlament. "Ne nuk kemi ndermend ta propozojme Nanon dhe as ndonje kandidature tjeter. Po te doje ai le te propozohet nga ata qe sulmoi politikisht per disa muaj me rradhe. Pasi te shpallen kandidaturat nga kryesia e partise, atehere ne do te vendosim se cfare qendrimi te mbajme", tha njeri nga deputetet socialiste. Sipas tij, brenda vete "levizjes per katharsis" ka qendrime te ndryshme persa i perket ceshtjes se presidentit, dhe konkretisht kandidimit te Nanos. Disa prej deputeteve mendojne se Nano duhet mbeshtetur me arsyetimin se ai eshte kryetari i partise dhe nje prej figurave kryesore te PS-se, Ndersa pjesa tjeter e "katharsisteve" mendon se "Nano ka deshmuar se nuk di ta mbaje fjalen" dhe prandaj nuk duhet perkrahur. Ish-Nanoistet shprehen se kandidaturat zyrtare per zgjedhjen e presidentit do te votohen ne forumet e PS-se, ne kryesi dhe ne KPD, por emrin e kandidatit do te shqyrtoje edhe grupi parlamentar socialist. "Pasi Komiteti i Pergjithshem Drejtues te shpalle kandidaturen zyrtare, atehere i takon grupit parlamentar qe ta diskutoje ate ne nje mbledhje te vecante dhe te percaktoje qendrimin qe duhet te mbaje ne seance plenare", tha nje nga deputetet socialiste.

    Kryetari i PS-se, Nano nuk e ka mohuar objektivin e tij per te kandiduar ne zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Ai u shpreh dy dite me pare per mediat ne lidhje me kete ceshtje se ate e mbeshtet opinioni publik shqiptar. Ai "dogji" indirekt kandidaturen e Meidanit per kete post, kur u shpreh se kandidati per president duhet te jete nje perfaqesues i vlerave 10 vjecare ne PS.

    Grupimi "levizja per katharsis" e ka shprehur tashme publikisht qendrimin e vet se preferon qe Nano te qendroje ne kreun e partise dhe te mos kandidoje. Nderkohe, kandidatura zyrtare e mazhorances per postin e presidentit do te vendoset nga forumet e PS-se dhe me pas ne konsultimet me partite aleate. Sipas statutit te PS-se, "kandidatet per perfaqesues te partise ne organet e pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ, per te gjitha nivelet, zgjidhen me votim te fshehte dhe me disa kandidate". Me pas kandidatura zyrtare qe do te dale nga KPD-ja, do te votohet ne parlament ku nevojiten 84 vota per t'u zgjedhur president. Sekretari i pergjithshem i PS-se, Gramoz Ruci deklaroi pak dite me pare se kjo kandidature do te vendoset ne fund te ketij muaji.

    Largimi i PAD-se nga koalicioni qeveritar "Aleanca per Shtetin" do ta veshtiresoje synimin e mazhorances per te zgjedhur nje president jokonsensual, por brenda se majtes. Opozita dhe faktori nderkombetar kane kerkuar me kohe nje president me konsensus te gjere parlametar, i cili sipas tyre do t'i ndihmonte stabilitetit politik te vendit. Disa deputete te PS-se kane deklaruar se shpresojne ne votat e fshehta te opozites per te zgjedhur presidentin e ardhshem te Republikes.


    © Koha Jone 2001 All Rights reserved

  2. #2
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Qendrimi i opozites

    Kreu i PD-sė tha se, mė parė se tė dalin kandidaturat pėr president, duhen konsultime me PS-nė


    Berisha: Nuk kemi kandidatura pėr president


    "PS, sipas paktit tė Korfuzit, ka vendosur tė shtyjė pa afat vendimin e Abdiut"


    TIRANĖ - Partia Demokratike nuk do tė paraqesė kandidat pėr zgjedhjet e afėrta presidenciale. Kėtė bėri tė ditur dje kryetari i PD-sė Sali Berisha, i cili shtoi se: "Opozita ėshtė shprehur dhe do t'i qėndrojė vendimit tė saj pėr njė president konsensual. Ne nuk kemi kandidatura pėr president, e rėndėsishme ėshtė qė ne duhet tė ulemi me Partinė Socialiste tė biem dakord pėr presidentin konsensual dhe, mė pas, tė flasim pėr kandidatura",- u shpreh ai dje. Deri tani nga opozita kanė dalė si kandidatura tė mundshme pėr president, Pjetėr Arbnori nga PD-ja dhe Sabri Godo nga PR-ja. I pari ka deklaruar se do tė kandidonte pėr kėtė post, nėse do ta propozonte partia e tij. Godo ėshtė shprehur se pranon tė kandidojė pėr president pėr tė bėrė tė mundur shmangien e krizės institucionale. Por vetė kryetari i PD-sė asnjėherė nuk ka folur pėr emra qė mund tė dalin nga radhėt e opozitės, si kandidatė pėr president. Berisha gjithnjė ėshtė shprehur pėr zgjedhjen e njė presidenti konsensual, siē u propozua nė takimin e 24 janarit nė Bruksel nga Parlamenti Evropian. Ky propozim u bė nga Bashkimi Evropian pėr tė gjetur njė zgjidhje politike nė vend, si pasojė e parregullsive tė shumta qė u vunė re gjatė procesit zgjedhor ku PS-ja arriti tė marrė votat qė i duhen pėr tė zgjedhur president nga radhėt e saj. Berisha e ka pėrjashtuar veten nga njė kandidim pėr president, kėtė ka kėrkuar ta bėjė edhe kundėrshtari i vjetėr politik, Fatos Nano. Por Nano nuk ėshtė tėrhequr, por ka vendosur tė kandidojė pėr kėtė post. Kryetari i PD-sė u shpreh dje se kandidati pėr president mund tė dalė nga partitė e vogla apo nga rrethet akademike. Ky propozim nuk ėshtė pranuar nga socialistėt, tė cilėt kanė nxjerrė deri tani, jozyrtarisht, tre kandidatura: Meidani, Dokle dhe Nano qė priten tė pėrforcohen nė ditėt e ardhshme
    Kushtetuesja
    "Aktualisht, nuk kemi Parlament",- deklaroi dje Berisha, dy ditė pas hyrjes nė fuqi tė vendimit tė Gjykatės Kushtetuese pėr ēėshtjen "Rakipi". Sipas tij, Parlamenti e ka humbur funksionin e tij dhe ka humbur maxhorancėn drejtuese. Ai reagoi ashpėr ndaj Parlamentit dhe kryetarit tė tij, Servet Pėllumbi, i cili nėse nuk e kalon pėr shqyrtim nė Parlament vendimin e Gjykatės Kushtetuese, atėherė do tė detyrojė PD-nė tė marrė vendime tė rėnda dhe tė prera. "Qėndrimi ynė do tė jetė i prerė, do tė reagojmė me tė gjithė potencialin qė kemi ne dhe do tė pėrdorim tė gjitha mjetet demokratike kundėr kėtij regjimi. Hapat do tė jenė parlamentare dhe joparlamentare",- tha dje Berisha. Sipas kreut demokrat, kėrkesa e vetme e opozitės ėshtė qė kjo ēėshtje tė kalohet me urgjencė nė rendin e ditės sė Kuvendit, nė tė kundėrt, ai do t'i sugjerojė grupit parlamentar vendimet qė duhet tė ndėrmarrin mė pas."Por e pėrsėris se vendimet dhe qėndrimet do tė jenė mė tė prerat dhe mė tė rėndat",-tha ai. Gjithashtu, ai tha se: "Nė rast se ne nuk e bėmė kėtė me votėbesimin e Majkos, i cili ėshtė i vemti kryeministėr pa votėbesim, pėr kėtė ēėshtje nuk do tė kemi asnjė tolerancė ndaj kėsaj qė po ndodh",- u shpreh dje ai. Fshehja e faktit tė botimit tė vendimit, sipas Berishės, ėshtė njė masė e marrė nga takimi Nano-Meta nė Korfuz. "Deputetėt tanė kanė kėrkuar nė Parlament shtrimin e kėsaj ēėshtjeje pėr diskutim, kurse Pėllumbi, nė pėrputhje me protokollin apo marrėveshjen e Korfuzit, nuk e paraqet ēėshtjen nė Parlament duke e shndėrruar nė njė karnaval tė vėrtetė Parlamentin",- tha kryetari i PD-sė. Sipas Berishės, socialistėt kanė rėnė dakord mes njėri-tjetrit qė tė mos e kalojnė nė Parlament dhe njė gjė e tillė tė arrihet tė shtyhet, pa ndonjė afat tė caktuar. Por, pėr tė, shtyrja e shqyrtimit tė vendimit, do tė jetė me pasoja tė rėnda pėr ata deputetė apo drejtues tė maxxhorancės qė e realizojnė njė veprim tė tillė.
    Gilmana Bushati

    Copyright 2002 Shekulli

  3. #3
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Arbnori?

    Arbnori: Unė jam njė kandidaturė konsensuale


    TIRANĖ - Pjetėr Arbnori e quajti normale deklarimin e Berishės qė PD-ja nuk ka njė kandidat pėr president. Sipas deputetit demokrat: "Zoti Berisha ka thėnė faktin real, ai nuk paraqiti kandidatin pėr president". Ish-kryetari i Kuvendit, ka dėgjuar qė emri i tij pėrflitet si kandidaturė e mundshme pėr president, madje ai vetė kujton njė fjalė tė kryetarit tė PD-sė, thėnė nė njė mbledhje tė Kėshillit Kombėtar muaj mė parė: "Zoti Arbnori, nėse do tė jetė fjala pėr ju, asnjė deputet i PD-sė nuk voton kundėr jush, besoj se edhe e gjithė opozita shqiptare nuk do tė votojė kundėr". Sipas tij, kjo ėshtė njė shprehje qė thotė diēka dhe PD-ja asnjėherė nuk e ka pėrjashtuar mundėsinė e paraqitjes sė kandidaturave pėr postin e presidentit. "Zoti Berisha nuk ka pėrjashtuar mundėsinė e paraqitjes sė njė ose disa kandidaturave tė mundshme konsensuale, por ai nuk ka passur parasysh nė kėtė rast anėtarė tė lartė tė Partisė Socialiste", - tha ai pėr "Shekullin". Por Arbnori mohon faktin se ai ka marrė mbėshtetje pėr postin e presidentit nga zyrtarėt e lartė amerikanė gjatė vizitės sė tij tė fundit nė SHBA. Ai vetė nuk ka paraqitur kandidaturė pėr t'u bėrė president dhe bėn tė ditur se nuk i intereson shumė njė gjė e tillė. "Por nėse PD-ja dhe partitė e tjera tė opozitės apo tė qendrės do tė mendojnė se kandidatura e ime ėshtė e pėrshtatshme dhe nė tė mirė tė vendit unė do ta pranoja",- u shpreh Arbnori. Ai flet se ka dėgjuar oponione rreth kandidaturės sė tij pėr postin e presidentit si nga deputetėt e opozitės ashtu dhe tė majtė, por nuk kėrkon ta nxitė kėtė fushatė, pasi ai mendon se dy palėt, PS-ja dhe PD-ja tė bien dakord teorikisht pėr zgjidhjen e presidentit konsensual dhe mė pas tė shpallen kandidaturat. Por ai beson se PS-ja, pavarėsisht nga kėmbėngulja pėr ta zgjedhur brenda vetes presidentin, do tė vijė njė ditė qė tė tėrhiqet nga kėto vendime. Kėtė ai e vėrteton me faktin se PS-ja ka kaluar nė disa faza, ku nė secilėn prej tyre ka ndryshuar qėndrim, "njėherė kishte vetėm njė kandidat pėr president, kandidat i pandryshueshėm, tani ka tre tė tillė dhe ngul kėmbė pėr zgjedhjen e njė kandidature konsensuale brenda vetes, mendoj se ka ndryshime nė PS lidhur me kandidatin e ardhshėm pėr president", - theksoi ai. Arbnori ngul kėmbė se, si person, si deputet, pavarėsisht nga opinionet, apo qoftė edhe iniciativat nė favor tė kandidaturės sė tij, ai nuk do tė bėjė fushatė pėr tė qenė kandidat pėr president, pasi tė gjitha gjėrat ia ka lėnė nė dorė partisė sė vet.
    G.Bushati



    Copyright 2002 Shekulli

  4. #4
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Kushtetuta mbi presidentin

    PJESA E KATERT: PRESIDENTI I REPUBLIKES


    Neni 86

    1. Presidenti i Republikes eshte Kryetar i Shtetit dhe perfaqson unitetin e popullit.
    2. Presidenti mund te zgjidhet vetem shtetasi shqiptar qe nga lindja, me qendrim jo me pak se 10 vjetet e fundit ne Shqiperi dhe qe ka mbushur moshen 40 vjec.


    Neni 87

    1. Kandidati per President i propozohet Kuvendit nga nje grup prej jo me pak se 20 deputetesh. Nje deputet nuk lejohet te marre pjese ne me shume se nje grup propozues.
    2. Presidenti i Republikes zgjidhet me votim te fshehte dhe pa debat nga Kuvendi me nje shumice prej tri te pestave te te gjithe anetareve te tij.
    3. Kur ne votimin e pare nuk arrihet kjo shumice, brenda 7 diteve nga kryerja e votimit te pare behet nje votim i dyte.
    4. Ne rast se edhe ne votimin e dyte nuk arrihet kjo shumice, brenda 7 diteve behet nje votim i trete.
    5. Kur ka me shume se dy kandidate dhe asnjeri prej tyre nuk ka marre shumicen e kerkuar, brenda 7 diteve behet nje votim i katert ndermjet dy kandidateve qe kane marre numrin numrin me te madh te votave.
    6. Ne rast se edhe ne votimin e katert asnjeri prej dy kandidateve nuk ka marre shumicen e kerkuar, behet nje votim i peste.
    7. Ne rast se edhe pas votimit te peste asnjeri prej dy kandidateve nuk ka marre shumicen e kerkuar, Kuvendi shperndahet dhe brenda 60 diteve behen zgjedhjet e reja te pergjithshme.
    8. Kuvendi i ri zgjedh Presidentin sipas procedures se parashikuar nga paragrafet 1 deri ne 7 te ketij neni. Ne rast se edhe Kuvendi i ri nuk e zgjedh Presidentin, ai shperndahet dhe brenda 60 diteve behen zgjedhje te reja te pergjithshme.
    9. Kuvendi pasardhes zgjedh Presidentin e Republikes me shumicen e te gjithe anetareve te tij.


    Neni 88

    1. Presidenti i Republikes, ne cdo rast, zgjidhet per 5 vjet, me te drejte rizgjedhjeje vetem nje here.
    2. Procedura per zgjedhjen e Presidentit fillon jo me vone se 30 dite para mbarimit te mandatit presidencial paraardhes.
    3. Presidenti fillon ne detyre pasi ben betimin para Kuvendit, por jo me pare se te kete mbaruar mandati i Presidentit qe largohet. Presidenti ben kete betim:
    "Betohem se do t'i bindem Kushtetutes dhe ligjeve te vendit, do te respektoj te drejtat dhe lirite e shtetasve, do te mbroj pavaresine e Republikes se Shqiperise dhe do t'i sherbej interesit te pergjithshem dhe perparimit te Popullit Shqiptar." Presidenti mund te shtoje edhe :"Zoti me ndihmofte!"
    4. Presidenti qe jep doreheqjen para mbarimit te mandatit te vet, nuk mund te kandidoje ne zgjedhjen presidenciale qe behet pas doreheqjes se tij.


    Neni 89

    Presidenti i Republikes nuk mund te mbaje asnje detyre tjeter publike, nuk mund te jete anetar partie dhe as te kryeje veprimtari tjeter private.


    Neni 90

    1. Presidenti i Republikes nuk ka pergjegjesi per aktet e kryera ne ushtrim te detyres se tij.
    2. Presidenti i Republikes mund te shkarkohet per shkelje te rende te Kushtetutes dhe per kryerjen e nje krimi te rende. Propozimi per shkarkimin e Presidentit ne keto raste mund te behet nga jo me pak se nje e katerta e anetareve te Kuvendit dhe duhet te mbeshtetet nga jo me pak se dy te tretat e te gjithe anetareve te tij.
    3. Vendimi i Kuvendit i dergohet Gjykates Kushtetuese, e cila kur verteton fajesine e Presidentit te Republikes , deklaron shkarkimin e tij nga detyra.

    Neni 91

    1. Kur Presidenti i Republikes eshte ne pamundesi te perkohshme per te ushtruar funksionet e tij ose kur vendi i tij mbetet vakant, Kryetari i Kuvendit ze vendin dhe ushtron kompetencat e tij.
    2. Ne rast se Presidenti nuk mund te ushtroje detyren per me shume se 60 dite, Kuvendi, me dy te tretat e te gjithe anetareve, vendos dergimin e ceshtjes ne Gjykaten Kushtetuese, e cila verteton perfundimisht faktin e pamundesise. Ne rast te vertetimit te pamundesise, vendi i Presidentit mbetet vakant dhe zgjedhja e Presidentit te ri fillon brenda 10 diteve nga dita e vertetimit te pamundesise.


    Neni 92

    Presidenti ushtron edhe keto kompetenca:
    a) i drejton mesazhe Kuvendit;
    b) ushtron te drejten e faljes sipas ligjit;
    c) jep shtetesine shqiptare dhe lejon lenien e saj sipas ligjit;
    ē) jep dekorata e tituj nderi sipas ligjit;
    d) jep gradat me te larta ushtarake sipas ligjit;
    dh) me propozim te Kryeministrit, emeron dhe liron perfaqesuesit e plotfuqishem te Republikes se Shqiperise ne shtetet e tjera dhe ne organizatat nderkombetare.
    e) pranon letrat kredenciale dhe terheqjen e perfaqesuesve diplomatike te shteteve te tjera dhe te organizatave nderkombetare te akredituara ne Republiken e Shqiperise.
    e) lidh marreveshje nderkombetare sipas ligjit;
    f) me propozim te Kryeministrit, emeron drejtorin e sherbimit informativ te shtetit;
    g) emeron Kryetarin e Akademise se Shkencave dhe rektoret e universiteteve sipas ligjit;
    gj) cakton daten e zgjedhjeve per Kuvendin, per organet e pushtetit vendor dhe per zhvillimin e referendumeve;
    h) kerkon mendim dhe te dhena me shkrim nga drejtuesit e institucioneve shteterore per ceshtje qe kane te bejne me detyrat e tyre.


    Neni 93

    Presidenti i Republikes, ne zbatim te kompetencave te tij, nxjerr dekrete.


    Neni 94

    Presidenti i Republikes nuk mund te ushtroje kompetenca te tjera pervec atyre qe i njihen shprehimisht me Kushtetute dhe qe i jepen me ligje te nxjerra ne pajtim me te.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Presidenti ose prashitesi.

    Mendimi im..

    Vendi do zgjedhje te reja parlamentare e jo president te ri.
    President mumje nuk na duhet. Njeri eshte aty si mumje.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407
    Kisha nje kritike per ca qe botojne ketu vend e pa vend pjesa te marra nga gazetat
    Eshte mire qe te vini ndonje mendimin tuaj dhe te perdorni referimin per te klikuar.
    Ne vemi e i lexojme vete gazetat ska nevoje qe te behen dublikime e triplikime apo multiplikime

    Per pune te presidentit kam dhene nje shkrim te shkurter

    Perkufizimi im per politiken eshte

    Politika eshte interpretim i veprimeve dhe fjaleve te personazheve dhe subjekteve politike

    Pozicioni im per Xhepin eshte se nuk e ka bere keq punen si president gjate ketyre viteve
    Per momentin dhe rrethanat qe u krijuan si pasoje e revolucionait vlonjat te 97
    nuk mund te pritesh me shume dhe ne fakt me pervojen e paket politike qe ai kishte them se ka bere shume

    Tashme edhe une them se ska cte beje me dhe qe eshte konsumuar

    Mund te kishte bere me shume ?

    Po cdo njeri ka kapacitetet e veta

    Aq dinte aq beri

    Nuk mund te pretendosh se problemet nuk u zgjidhen se nuk deshi Xhepi

    Influenca a Xhepit tek ata qe levizin shqiperine sipas nje trajektoreje te paperkufizueshme eshte jo e madhe

    Ekstremist nuk ishte dhe rrezatoi qetesi ne drejtim

    Njeri me llogjike dhe kaq

    Tani le te largohet dhe te vije dikush tjeter

    Problemi eshte qe ai qe do vije te sjelle permiresim

    Emrat e perfolur nuk me mbushin mendjen se aty kane qene dhe po te ishte do e kishin rrezatuar ate qe kerkojne shqiptaret

    Mundesite me te medha i ka Nano

    Po nuk u zgjodh Nano ka mundesi te kete zhvillime pozitive
    sepse normalisht vendi perfundon ne zgjedhje
    PAs zgjedhjeve them se do te vendosen ca raporte te tjera ne parlament dhe qe do e bejne matematikisht te deturueshme
    konsensusin

    Ketu vjen ne ndihme ajo figura e shume kerkuar konsensuale qe te rrezatoje maksimumin

    Kush mund te jete

    Para pak kohe kisha mendimin se Kadare nuk ishte i pershtatshem sepse ai ne kohen e Momentit te Madh Historik te 92 e braktisi shqiperine dhe iku e pa interesin e vet

    Por tani them se kush do e bente me mire rolin e presidentit kete 5 vjecar

    Them se Ai do ishte dhe do rrezatonte me mire se kushdo tjeter ne postin e presidentit

    Eshte e vertete se ka plot qe e kritikojne madje edhe une kam plot rezerva per vepren e tij

    Por mendoj se do te ishte i zoti te mbante disa ekuilibre dhe te perfaqesonte me mire shqiperine

    Zgjedhja e nje presidenti per merita partiake nuk do me dukej dhe aq e drejte

    Edhe Godon do te miratoja me kenaqesi por them se Kadareja do te ishte me i sukseshem

    Figura e presidentit per 5 vjet eshte por them se keto 5 vjet mund te permiresojne pozicionin e presidentit me njerezit e thjeshte dhe nje njeri qe rrezaton besim dhe respekt e permireson kete figure dhe njekohesisht i hap rrugen emancipimit shoqeror

    Nuk vihet njeriu president sepse i ka dhene vendit por qe ti sherbeje vendit me kapacitetin e vet

    Kadare mund te mos jete i pergatitur per ta bere kete por edhe mund te jete

    Nje politike me e ekuilibruar mund ti vinte shqiperise nga zgjedhja e tij qe ne fakt nuk eshte aq i lidhur me kulisat partiake

    Edhe ndonje i majte qe tani sme vjen ne mend mund ta bente

    Them se pasi te konsumojne Nanon do mendojne te majtet per te nxjerre ndonje qe te kete respektin e shumices se popullit

Tema tė Ngjashme

  1. Shinasi Rama: Ju rrėfej kujtimet e mia mbi lėvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  2. Bashkim Fino kandidati i sė majtės pėr president
    Nga shefqeti11 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 07:59
  3. Fatmir Sejdiu, kandidati i LDK-së për President të Kosovës
    Nga RTP nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 73
    Postimi i Fundit: 10-02-2006, 20:25
  4. Ēėshtja Ēame
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  5. Be: Kandidati Per President, Kuko, Kurban I Nanos
    Nga ALBA nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-05-2004, 00:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •