Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Guardian: 'Britania ka rishkruar historinė e Ballkanit'

    Guardian”
    Shkruan: Adam Lebor
    Ėshtė ironi e errėt qė, ndėrsa ndaj Radovan Karaxhiqit, ish-udhėheqės i serbėve tė Bosnjės, ka nisur shqyrtimi i dėshmitarėve nė gjyqin e tij pėr krime lufte dhe gjenocid nė Hagė, armiku i tij, ish-presidenti i Bosnjės, Ejup Ganiq, mund tė duket sė shpejti nė gjykatėn serbe pėr t’u pėrballur me akuzat pėr krime lufte.
    Ganiq ėshtė arrestuar muajin e kaluar nė aeroportin e Hethrout tė Londrės dhe tash ėshtė liruar, por me kushte strikte.
    Ai ėshtė njėri prej 19 zyrtarėve nė Bosnjė, tė kėrkuar nga Serbia, qė kanė lidhje me njė sulm ndaj njė grupi ushtarėsh tė armatosur jugosllavė, nė maj tė vitit 1992, nė kryeqytetin e rrethuar tė Sarajevės, ku disa dhjetėra ushtarė mbetėn tė vrarė.
    Por, Ganiq ėshtė i acaruar dhe akuzon Qeverinė britanike nė rishkrimin e historisė dhe nė sjelljen e saj si njė polic i regjimit tė Sllobodan Millosheviqit.
    Duke lėnė mėnjanė tė drejtat dhe gabimet e rastit tė Ganiqit, ai sigurisht ėshtė i saktė kur thotė se Britania ka rishkruar historinė e Ballkanit dhe e ka bėrė kėtė pėr dhjetėvjeēarė.
    Serbofilia ėshtė e rrėnjosur thellė nė psikikėn e Ministrisė sė Jashtme dhe te shumica e sė majtės britanike, gati pėr njė shekull prapa.
    Nė krye tė shkallėve tė Ministrisė sė Jashtme ėshtė njė pikturė e Zigizmund Goetzit, e quajtur “Britania Pacifikatriks”, e krijuar pas Luftės sė Dytė Botėrore. Aty tregohet Britania duke shtrėnguar duart me SHBA-tė, ndėrsa mbronin Serbinė, Malin e Zi dhe Belgjikėn.
    Nė pjesėn mė tė madhe, politika britanike, nė fillim tė viteve ’90, dukej se ishte nė mbrojtje tė Serbisė. Pakica nėn presion e zyrtarėve nga Ministria e Jashtme, tė cilėt favorizuan veprimet ushtarake pėr ta ndaluar sulmin e serbėve nė Bosnjė, ishte vazhdimisht e kundėrshtuar nga kryeministri Xhon Mejxhor, sekretari i mbrojtjes, Malkolm Rifkin, dhe sekretari i jashtėm, Daglas Hėrd.
    Kėta tre ministra dhe zyrtarėt e tyre duket se e shikonin regjimin e Sllobodan Millosheviqit si trashėgimi e traditės partizane tė Titos, kur nė fakt ishte shkatėrruesja e saj.
    Kjo pikėpamje pėr serbėt trima, si vendi i vetėm nė Ballkan qė luftoi nazistėt, ėshtė totalisht nė kundėrshtim me realitetin.
    Sigurisht, shumė serbė ishin tė ashpėr me nazistėt dhe luftuan me guxim kundėr fashizmit. Por, gjithashtu, mes tyre ishin edhe shumė sllovenė, myslimanė boshnjakė, hungarezė dhe kroatė, si pėr shembull presidenti i parė i Kroacisė, Franjo Tugjman, i cili ishte njė nga tė rinjtė e brezit tė Titos.
    Edhe Tito ishte gjysmė kroat dhe gjysmė slloven. Dhe, shumė serbė bashkėpunuan me nazistėt nėn regjimin bashkėpunues tė Millan Nediqit, nė vendosjen e kampeve tė pėrqendrimit, si nė Sajmish, nė Beograd, ku mijėra hebrenj u vranė nė dhomat e gazit.
    Hėrd, Mejxhor dhe gradat e tyre ishin avokatė tė fuqishėm tė embargos sė armėve tė OKB-sė kundėr Bosnjės, duke mohuar kombin e ri, madje dhe instrumentet pėr mbrojtjen e vetes.
    Sikurse mė tha mua, Diego Arria, i cili ka shėrbyer si ambasador nė Venezuelė nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė gjatė luftės nė Bosnjė, “Britania e Madhe, e pėrfshirė nė kėtė proces plotėsisht, ishte e vetmja me njė pamje tė qartė tė asaj qė ishte duke bėrė. Kur boshnjakėt refuzuan ta luanin rolin e viktimave pasive dhe kur rezistenca e tyre u rrit, britanikėt dhe francezėt u irrituan shumė”.
    Megjithatė, tė afėrmit e atyre ushtarėve jugosllavė, tė vrarė nė Sarajevė mė 1992, meritojnė drejtėsi, po aq sa ata, tė cilėt vajtuan tė dashurit e tyre tė vrarė nė Srebrenicė.
    Por, vetėm 161 akuza janė ngritur pėr krime lufte nga gjykata e OKB-sė dhe shumica e autorėve vijojnė tė jenė tė lirė dhe ka tė ngjarė qė kurrė tė mos merren nė pėrgjegjėsi.
    Kėshtu, Ejup Ganiq, qė thotė se ėshtė arrestuar pėr shkaqe politike e jo ligjore, do tė vijojė tė gjejė njė jehonė tė gatshme nė gjithė Bosnjėn.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anėtarėsuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Citim Postuar mė parė nga fegi Lexo Postimin
    Ai ėshtė njėri prej 19 zyrtarėve nė Bosnjė, tė kėrkuar nga Serbia, qė kanė lidhje me njė sulm ndaj njė grupi ushtarėsh tė armatosur jugosllavė, nė maj tė vitit 1992, nė kryeqytetin e rrethuar tė Sarajevės, ku disa dhjetėra ushtarė mbetėn tė vrarė.
    CFARE?!?! Anglia areston dike se NE VETEMBROJTE dhe ne gjendje LUFTE dhe RRETHIMI qe po shkaktonte te vdekur nga URIA vrau disa USHTARE TE ARMATOSUR? Cfare dreqin behet me homot angleze?!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •