Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    500

    BALLKAN, CIA: Situata në Ballkan vazhdon të keqësohet

    BALLKAN, CIA: Situata në Ballkan vazhdon të keqësohet



    UASHINGTON (12 Shkurt) - Drejtori i Agjencisë Qendrore të Zbulimit të SHBA-ve (CIA), Xhorxh Tenet mbrëmë paralajmëroi se situata në Ballkan është e keqësuar. "Pas disa viteve të një përparimi të ngadalshëm, situata në Ballkan vazhdon të keqësohet, posaçërisht në pikëpamje të rritjes së përplasjeve ndëretnike. Kriminaliteti dhe korrupsioni mbeten probleme kryesore, që e frenojnë përaprimin demokratik dhe ekonomik dhe që kohët e fundit shënojnë rritje" - tha Tenet para anëtarëve të Senatit amerikan. Sipas tij, gjendja në Ballkan do të keqësohet kur bashkësia ndërkombëtare do ta humbë interesin për rajonin. Ai shtoi se forcat paqesore në Ballkan, të udhëhequra nga NATO- ja tentojnë ta stabilizojnë situatën, posaçërisht në drejtim të uljes së përplasjeve ndëretnike. anjo/mr (BalkanWeb)
    Jam martuar002

  2. #2
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    natyrisht se do te keqesohet situata, kur bashkesia nderkombetare tregon pasivitet dhe figurat tona ne qeveri inkopetenc ndaj detyrave qe kan. Eshte detyre e shqiptareve te kujdesen per ardhmerine e tyre, e jo e disa "diplomateve" te cileve me se shumti u interesojn "ekskrementet" e femijeve te tyre qe jane ne rritje, apo affinitetet e tyre me serbine, se sa kosova. Mos te harojm, perfaqesuesit nderkombetare e kane "PUNE" aktivitetin e tyre ne kosove, ata nuk punojn me shume se sa e kane te siguruar ne kontratat e tyre, pasiqe edhe aq paguhen.

    Ne shqiptaret do ti paguajm dorbithlleqet tona me gjak, nese nuk veprojm me profesionalitet.

    Dikush e ngren zerin, dhe ben pak tam tam (aktualisht deklarata mbi pamvaresine), dhe pastaj shtin bishtin nder vege. Edhe nese gjera kaq te nxehta nuk kane momentan frute ne diplomati, kaq lehte nuk duhet te dorezohena, pa mare parasysh seriozitetin e hapeve tona, ata duhet cdohere te provokojn dhe te nxitin. Tek ne duhet te shihet gjalleri, perndryshe me kete pasivitet do ti bejm dem vetvetes. Abzurditete qesharake si armata e ibros per te mbrojt keshilltaret e ldk_se shkaktojn eho ne anen e kundert, na bejn figura perbuzjesh.

    Cka eshte me kornizen kushtetuese, cka eshte me rezoluten 1244, cka eshte me te burgosurit ne serbi, cka eshte me sportin kosovar, cka eshte me dokumentacionet e popullsise, etj....., ku jane planprogramet e qeverise per keto pyetje.

    E dijm shume mire se rezoluta 1244 eshte baza e fatit te kosoves, por e dijm edhe shume mire, se ata qe nuk kane lidhje me kete rezolute jane shqiptaret, pra, perse te mbetena ne ata qe mbajn krejt baren e kesaj rezolute, kur as ne perpilimin e as ne nenshkrimin e saj nuk kemi pat ndikim.

    Perse nuk ben qeveria nje referendum?, sepse frigohen nderkombetaret nga serbia?, kujt i interesojn serbet?

    Flm
    albanish by nature

Tema të Ngjashme

  1. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-08-2006, 00:05
  3. Don Kishoti ne Ballkan - Kadare
    Nga lulja9 në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-06-2003, 03:37
  4. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29
  5. M E M O R A N D U M
    Nga Albanino në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 01-10-2002, 17:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •