Anëtari i Asamblesë Socialiste të Beratit, Bashkim Meta, i cili u dhunua publikisht gjatë një proteste të Partisë Socialiste në këtë qark vetëm se kundërshtoi deputetin Erion Braçe, është ngujuar nga frika e eleminimit fizik.
Bashkim Meta thotë se veprimet e më pasme të socialistëve, pas dhunimit të tij, kanë vënë në rrezik jetën e tij, por edhe atë të familjes. Kështu ai bëhet i pari politikan në Shqipëri, i ngujuar për motive politike.
Sherri që çoi në ngujimin e Metës ndodhi fundjavën e shkuar. Gjithçka nisi pasi anëtari i Asmablesë Socialiste të rrethit të Beratit, kundërshtoi deputetin e zonës, Erion Braçe se gënjen, teksa flet për situatën ekonomike dhe politike në vend. E për mendimin tij, ndryshe nga i Braçes, Meta u rrah publikisht në qendër të qytetit, në prani të deputetit socialist dhe mjaft drejtuesve e anëtarëve të tjerë të kësaj partie në këtë rreth. Sot, vetëm pse shprehu hapur mendimin e tij, Bashkim Meta gjendet i ngujuar. Një histori e vërtetë e Shqipërisë së Shekullit të 21–të, që ngjan më tepër me Mesjetën.

Tvklan