Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698

    Schmitt: Shqipëria nuk ka zbardhur të shkruarën komuniste

    G A Z E T A S H Q I P T A R E , 12/04/2010

    OLIVER JENS SCHMITT:
    Shqipëria si Bjellorusia, s’ka zbardhur të shkuarën

    Profesor dr. Oliver Jens Schmitt ka folur nga Instituti i historisë së Europës Lindore në Vjenë për përpunimin e së kaluarës komuniste në Shqipëri.

    Cilat janë motivet, që e shtyjnë masën të brohorasë diktatorin, kur pak a shumë të gjithë janë në dijeni për represionin, padrejtësitë dhe krimet e kryera?

    Shqipëria komuniste ishte një diktaturë staliniste dhe duhet krahasuar me sistemet totalitare përkatëse. Edhe Stalini, apo diktatorë të tjerë të mëdhenj komunistë, por edhe diktatorët nazistë dhe fashistë janë brohoritur nga masat. Dhe njerëzit, që i kanë brohoritur e kanë bërë këtë pjesërisht vullnetarisht, pjesërisht për të mbrojtur veten. Nuk duhet të harrojmë, që ata njerëz, që kishin qenë kundër regjimit, nuk ishin më fizikisht prezent në këto sheshe, sepse ose ishin vrarë, ose ishin arratisur, ose ndodheshin nëpër kampe internimi, apo nëpër burgje. Secila prej këtyre diktaturave u ka ofruar grupeve të caktuara shanse karriere dhe ashtu si stalinizmi edhe diktatura komuniste shqiptare i ka mobilizuar disa pjesë të popullsisë dhe ka gjetur tek to me të vertetë mbështetje. Një pjesë e popullsisë e ka mbështetur në mënyrë aktive regjimin, një pjesë tjetër ka marrë pjesë natyrisht nga frika në demonstrata të tilla. Sepse edhe këtu kontrolli i shërbimeve sekrete, sipas modelit stalinist, ishte aq i fortë, saqë ishte shumë e rrezikshme të tregoje tendenca devijuese.

    Një vend i tërë qau e vajtoi Enver Hoxhën në ditën e vdekjes dhe pas pesë vjetësh me të njëjtin intensitet emocional rrëzoi dhe tërhoqi rrugëve monumentin e tij.

    Eshtë tipike në rastet e rrëzimit të sistemeve të tilla. Sistemi shqiptar, ashtu siç e ka thënë George Orëell në vitin 1984, u bë në fund një sistem, që jetonte nga një propagandë e vazhdueshme e paranojës dhe e ksenofobisë, nga vizioni i një vendi në rrethim, rrethuar nga armiq, që vetëm prisnin që të shkatërronin Shqipërinë. Njerëzve iu transmetua një imazh për botën, që ishte aq në kundërshtim me realitetin, saqë kur ky sistem rrëzohet, shkarkohet edhe ky tension emocional dhe kthehet në të kundërten e vet. Por është interesant se megjithëse emocionet e atëhershme qenë shumë të forta, për këtë kohë nuk është reflektuar intelektualisht. Shqipëria është i vetmi vend i Evropës Lindore, ndoshta me përjashtim të Bjellorusisë, që e ka zbardhur më së paku të kaluarën e saj.

    Si shpjegohet që kjo nuk është bërë ende?

    Shkaku është se vazhdimësia e kuadrit është shumë e fortë. Është fjala për një elitë shumë të vogël, ku ka shumë pak njerëz, që nuk kanë lidhje familjare me elitën e vjetër komuniste. Është më të vertetë e dukshme që numri i intelektualëve, që e bëjnë këtë në mënyrë kritike është shumë i vogël dhe këto njerëz e kanë shumë të vështirë, se vazhdojnë të luftohen shumë. Dhe në sferat, ku kjo duhej të ndodhte, pikërisht në fushën shkencore, janë bërë vetëm përpjekje sporadike për ta analizuar këtë periudhë.

    A ka të bëjë ky kontinuitet edhe me faktin që Shqipëria është një vend i vogël, ku strukturat janë shumë të ndërthurura e të gërshetuara me njëra-tjetrën?

    Sigurisht që duhet të shtrosh pyetjen se çfarë është Shqipëria. Shqipëria është në fakt Tirana dhe elita në Tiranë takohet në të njëtat kafe dhe në të njëjtat sheshe. Sigurisht që është një disavantazh për Shqipërinë, që është një vend i vogël, i centralizuar. Sikur të kishte disa qytete të mëdha, mundësitë për të krijuar këndvështrime të ndryshme do të ishin më të mëdha. Nuk është kështu, edhe për faktin se të gjithë njihen dhe mundohen të mos ia prishin njëri-tjetrit dhe nganjëherë diskutimet bëhen me shumë emocione dhe ky gërshetim i ngushtë e bën edhe më të vështirë.

    Si shpjegohet prirja e Enver Hoxhës për ta futur Shqipërinë gjithnjë e më thellë në izolim duke e veçuar plotësisht nga bota?

    Hoxha po ashtu si edhe Zogu erdhi në pushtet me ndihmën e jugosllavëve. Ai këtu në fakt ndoqi shembullin e Zogut duke u liruar së pari nga shtrëngimi i madh i Jugosllavisë. Shqipëria ka qenë një lloj shteti satelit i Jugosllavisë deri në vitin 1948 dhe po t'ia kishte arritur Tito ajo do të ishte bërë ndoshta me Bullgarinë pjesë e federatës së madhe ballkanike nën drejtimin e Titos. Kjo duhej penguar. Zogu iu lëshua në duar italianëve, ndërsa në rastin e Hoxhës ishte Bashkimi Sovjetik. Për konfliktin me Rusinë (për këtë ka shumë pak studime historike të bazuara në arkiva, në Shqipëri me sa di unë nuk është bërë akoma, pra jemi në një nivel modest të studimeve) teza vazhdon të jetë se Hoxha e ka refuzuar integrimin e Shqipërisë në një zonë ekonomike sovjetike si vend agrar. Shkaku është sigurisht përpjekja për të pasur sa më shumë liri në politikën e jashtme dhe për të likuiduar opozitën brenda partisë. Fare ngjashëm ka qenë edhe në rastin e Jugosllavisë.

    Ishin këto shkaqet që Enver Hoxha iu përmbajt linjës së nacionalizmit izolues gjatë regjimit të tij?

    Ky izolacionizëm është shumë demonstrativ. Ai nis që në shekullin e 19-të, sepse dy prej popujve fqinj, apo së paku politika e jashtme dhe një pjesë e publicistikës e kundërshtonte ekzistencën e shqiptarëve dhe donte t'i përvetësonte si serbë, apo si grekë për qëllimet e veta ekspansioniste. Prandaj që heret është krijuar një mosbesim ndaj fqinjëve. Kjo natyrisht u thellua nga fakti se Greqia ishte shtet i Natos dhe Jugosllavia u bë më vonë kundërshtar i jashtëm politik. Por nuk duhet harruar se ky nacionalizëm u shfrytëzua në të gjitha vendet e bllokut komunist për forcimin e pushtetit brenda vendit. Por Hoxha përdori një formë shumë ekstreme, që mund të krahasohet vetëm me Çausheskun në Rumani. Edhe atje popullsia është izoluar shumë nga bota e jashtme. Të dy e kanë përdorur me zgjuarsi nacionalizmin, sepse sapo të luanin me këtë kartë ishin në gjendje të mobilizonin. Por në Rumani ka pasur institucione dhe tradita para komunizmit. Në Shqipëri kjo mungonte. Dhe tragjikja në Shqipëri është sigurisht që edhe shkenca, edhe shumë elemente qëndrorë të identitetit kombëtar u ngritën dhe u zgjeruan gjatë komunizmit. Pikërisht për këtë arsye ato janë në moment pa alternativë, prandaj vazhdon deri sot ky nacionalizëm vetëizolues.

    Por regjimi komunist e shkatërroi menjëherë atë traditë që gjeti, nuk deshi të mbështetej në elementët e kulturës dhe të identitetit, që ekzistonte.

    Padyshim që kjo është diçka, që sot shpesh harrohet, se Shqipëria nuk ka qenë as një rajon, që rrethohej nga armiqtë, as një rajon i izoluar, siç u bë më vonë në komunizëm dhe siç është në një farë mase sot në vetëizolim. Të marrim shembullin e Shkodrës para njëqind vjetësh: Ishte një qytet me lidhje të mëdha ndërkombëtare në hapësirën e Adriatikut dhe në hapësirën e Ballkanit dhe është e sigurtë se bota, në të cilën jetonin shqiptarët para njëqind vjetëve, ishte shumë më e madhe se sa nën komunizmin dhe pjesërisht, së paku nga ana intelektuale, më e madhe se ajo e sotmja. Sepse popullsia muslimane komunikonte edhe me qendrat e mëdha kulturore të perandorisë osmane dhe natyrisht priftërinjtë katolikë dhe katolikët më fort me orientim nga Italia. Grupi më i gjallë nga ana intelektuale ka qenë pa dyshim për shumë kohë popullsia ortodokse në Shqipërinë e sotme jugore. Kjo është edhe një trashëgimi e dimensioneve të mëdha hapësinore dhe e relacioneve të mëdha kulturore ndërkombëtare, që humbi fare në borëkuptimin shumë egocentrik të perceptimit të kulturës kombëtare.

    Si mund të ndreqej kjo?

    Është një çështje e vështirë. Nga njëra anë kemi emigracionin masiv, një internacionalizim të madh nga ana faktike, ekonomike, emigracioni sjell në vend mjete financiare, por deri tani me vështirësi vëren që në politikë, apo në arsim të hyjnë me të vertetë ide të reja. Duket se elitat, që kontrollojnë këto fusha, deri tani ia kanë arritur që të mbrohen nga ndikimet e shqiptarëve, që kanë studjuar jashtë shtetit. Eshtë e qartë që në disa fusha si në fushën e shkencës nuk duan të përballen aspak me konkurrencën ndërkombëtare. Vazhdon të mbisundojë sistemi "më mirë të jem mbret në fshatin tim, se sa një partner me vlerë të barabartë në rang ndërkombëtar". Mendoj se për këtë duhet shumë kohë. Besoj se askush nuk ka një recetë zgjidhjeje. Një ndryshim brezash në politikë do të ishte ndoshta me dobi, por problematika në politikë nuk ka të bëjë vetëm me brezat e ndryshëm. Ka edhe politikanë të brezit të ri, të rrymave të ndryshme, që nuk kanë interes për të ndryshuar diçka.

    A ka ecur Shqipërisa përpara nëndonjë aspekt në periudhën e sistemit komunist?

    Kjo është një pyetje e vështirë. Nëqoftëse thua se këto diktatura komuniste ishin edhe si të thuash diktatura modernizuese, atëherë Shqipëria komuniste ka arritur diçka në infrastrukturë, në arsim, një fushë e rëndësishme ka qenë sigurisht emancipimi i gruas . Nga ana tjetër duhet përmendur se me çfarë sakrificash e viktimash janë arritur këto. Besoj se është e vështirë për të bërë një bilanc dhe ndoshta është tepër herët, për ta bërë këtë sidomos nga pikëpamja shkencore. Sepse për sundimin komunist në Shqipëri kemi deri tani shumë pak punë shkencore.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    e shkuara eshte partia e edvin ruc dades o dujdaderuc..

    dhe gazeta shqiptare eshte leve e edvinrucit..

    sikurse njuz24 tra..

    dhe 24 or ne dite punon kjo mafi bashke me ti.. qe ti sillni ata kriminelet ne pushtet perseri.. ti me ed ruc e prec cifteli e tako ngjeli e alb malltezi.. theksi tek i.. e anil bashi.. e gjinusheri e causheri..

    ja ne 30 prill kini kryediten e caktuar per permbysjen me dhune polpotiste te demokracise.. e per ta bere shqiperine ciflig te mafies khmer rruzhe gjolekruce..

    oj dashkan zbardhjen katranet e stalinizmes enveriste.. ne seli te rozit..
    cfar aktoresh mor aman..

    do ja kish dhene ate unazen e famshme.. Moisiu i madh ketyre po ti njihte..

    hahahaha..

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    Me mire,jo me e mira po me mire, eshte te thuash jam I keq e te jesh I mire ,,,se sa te jesh I keq e te thuash jam I mire…..

  4. #4
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Shqiperia Nuk Ka Zbardhur Ende Te Shuaren Komuniste
    do vije edhe ajo dite...,por kur te ikin keto gjeneratat e politikaneve ,qe ne nje mnyre apo nje tjeter kane qene ,apo jane te implikurare me diktaturen ish komuniste...

  5. #5
    del me propozime pd qe te hapen dosjet,e kundershtone dhe e hedh poshte ne parlament ps...po na thoni,kush na i del per zote tashti te shkuares,sala apo edvini,pd apo ps ???

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anëtarësuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Ajo cfare ndodhi me shqiptaret e Shqiperise per tre dekada nuk ka emer qe mund ti vesh persembari ose ta quash histori komunistash sepse ti mohosh Zotin dhe Ungjillin shqiptareve eshte njelloj sikur ti thuash boten se krishtere, vendeve te krishtera evropiane se nuk ka asgje qe na lidh me ju, kur dime se jemi pjese e gjeografise se kontinentit evropian.
    Tokes shqiptare duhet ti jepet bekimi nga ana e kishes dhe besimtareve sepse te jetosh ne nje vend qe rrenoi gjithshka fetare, cdo gjenerate e re qe lind nuk do te ndihet kurre e qete shpirterisht.
    Ja se cfare thuhet per kishen ne Kanun:
    NYE I TRETË
    Pronet e Pasunit e Kishës.
    §. 6. Pronet e pasunija e kishës janë të paprekshme.

    1.- Pronet e pasunija e kishës janë të paprekshme e s’mundet kush me vu dorë më’to.
    2.- Pronet e pasunija e kishës janë nen roje të Mesharit të kishës e të famullis.
    3.- Atë, qi guxon me shty kah pronet e pasunija e kishës, e bjen në mend famullija çmon damin, qi do t’a lajë damçori.
    4.- Kur ndokush t’i a baj dam kishës kahpronet e pasunija, famullija çmon damin, qi do t’a lajë damçori.
    5.- Kush vjedhë gjanë e kishës, posë se do t’a kthejë at gja mbas kanunit të vendit, ku gjindet kisha, ka edhe detyrë me i la gioben kishës për nderë të marre, e gioben famullis per ndore të çartune, pse kisha asht ndorja e famullis
    6.- Kur cubi e njef gabimin evet e, pa u marrë vesh dhunaq, qi i ka
    ba kishës, i bjen në dorë Meshtarit të Famullis, tuj i a kthye gjanë e vjedhme, s’ka detyrë kurrfarë giobet: Meshtari ka tagar me e falë.
    7.- Me pasë me i ra cubi në dorë Meshtarit mbasi ky t’a ket laçit vjedhsin në famulli, famullija ka tagar me i marr gioben si per vendi si per kishë, edhe pse famulltari t’a ket falë vgabimin, me gjith gja të vjedhne.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Reschen : 13-04-2010 më 03:16 Arsyeja: ndryshim

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anëtarësuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Kjo pjese qe kam shkruajtur nga kushtetuta kanunore qe e ka kishen ne brendesi te ligjeve si pjese te saj tregon se ata shqiptare qe ndermoren akte kunder kishes e terhoqen nje popull mbas vetes duke e genjy me menyra nga me te ndryshmet ku ma e keqja ne keto menyra ishte pushkatimi, burgosja dhe torturat e nga menyrat me manipuluese ishte krijimi i njeriut te ri, ka bere asnje shqiptar te mos ndihet kurre i qete kudo qofte.

    Artikull i dytë.

    PJESA NDESHKIMTARE

    NYE I SHTATËT.
    Amtyra e ndeshkimeve.


    §. 13. Kuptimi i ndeshkimit.
    Per ndeshkim kuptohet nji e keqe, qi prej pushtedit të ligjshem i pertrihet kuej per të bam.

    §. 14. Të caktuemit e ndeshkimeve.
    Vetem Bajraktari me krenë, e ndo’i herë edhe me të parë të kishës, ka tager me i a caktue ndeshkimin fajit të bam kundra kishës.

    §. 15. Të dhanunat e ndeshkimit.
    Fajtori, qi ka fye kishën, ndeshkimi i epet prej krenëve e prej vogjliet.

    §. 16. Cilltia e ndeshkimeve kundra fajtorve të kishës
    Ndeshkimet, qi nepen per faje tundra kishës, janë njikëto:

    a) Të gjykuemt per dekë;
    b) Të xjerrunt prej Bajrakut me rob e robi;
    c) Të djegunt e shpis ;
    d) Të Lanunt e tokës djerr a të premt e pemve;
    e) Gioba me gja të gjalla ;
    f) Gioba me pare.

    V.O. mbas kanunit gioba me pare mundet me u la me do gja, tuj dhanë okën e drithit 1 grosh, okën e rakis 5 grosh, e kan e hullis 400 grosh.

    NYE I TETËT
    Caktimi i ndeshkimit mbas cillsis së fajit.

    §. 17.- 1.- Kush then kishën, asht i djegun e i pjekun e i qitun me rob e robi jashta Bajrakut. Fajtori – dorërasi bahet batare prej Bajrakut, e shkon gjakhupë. Vllaznia e fisi ma i afermi i bakeqit e blen token e tij, e çmimi i saj i shkon kishës së thyeme.
    2.- Kush vjedhë gjan e huej e shkon e e mshehë në kishë, pa dije të Famullitarit, i ka detyrë kishës 1000 grosh giobë per nderë të marre, e 100 desh e 1 ka giob Bajrakut, posë gjasë, qi do t’i a kthejë të zot’t në mëndyrë të Kanunit.
    3.- Kush të vjedhë gjanë e gjallë të kishës, më rreth kupreshin Kanuni, ka me la dy per nji, si gjithkuej.
    4.- Kush të vjedhë në qelë a banë të Famullitarit, do të lajë dy per nji gjan e vjedhne, 100 grosh kishës, per nder të marre, e 100 desh e 1 ka giobë Bajrakut.
    5.- Aj, qi shan a ven gojë më Meshtar të Famullis perpara popullit, ka 100 grosh giobë kishës, e 100 desh e 1 ka giobë Bajrakut.
    6.- Aj, qi i kercnohet a i germushet Famullitarit, do ti laj10 desh giobë.
    7,- Kush t’i shpifet Meshtarit në punë të rënd kah ndera, ka shpin e djegun e 100 desh e 1 ka giobë Bajrakut.
    8.- Me vu kush dorë më Meshar, me e rrahë, me e shty a se me pshty, aj digjet e piqet e qitet jashtavendit, tuj i a lanë token bar (djerr) per disa vjet.
    9.- Ai, qi vret Meshtarin, bahet batare prej Bajrakut e gjaku i hupë. Ma teper i digjet shpija, toka i lihet bar, pemët, vneshta e kopshtijet i priten e i rrenohen. Toka e pronet e dromet e tija jesin per kishë; por vllaznija munden me i shperblye me pare.
    10.- Me i folë ndokush keq, a me nga rrogtarin e kishës, aj do t’apë 10 desh giobë Bajrakut, a se edhe ma, mbas rendis së fajit.
    11.- Aj qi vret Rrogtarin e kishës, po ke dorasi i katundit, i digjet shpija e i merren 100 desh e 1 ka per giobë.
    12.- Me nga kush me fjalë a me punë puntorët e kishës, fajtori do të lajë gioben e 10 deshve.
    13.- Aj, qi s’i vehet ndeshkimit të kishës e të Kanunit, Bajraku do të mblidhet tok te shpija e tij e do ti marr gjithshka në ket vathë.
    __________________

  8. #8
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Nostalgjikët dje në varrin e Enver Hoxhës,Sulo Gradeci: Të mos i hiqen dekoratat

    Nostalgjikët dje në varrin e Enver Hoxhës,Sulo Gradeci: Të mos i hiqen dekoratat
    » Vendosur: 12/04/2010 - 07:25





    Erald Kapri

    Me buqeta me lule, disa me kurora në shtrenjta ku shkruhej “Lavdi shokut Enver”, dhjetëra nostalgjikë zhvilluan homazhe në varrin e diktatorit Enver Hoxha, me rastin e 25-vjetorit të vdekjes së tij. Shumë prej tyre mbanin veshur dekoratat që sistemi komunist u ka dhënë ndër vite dhe e cilësojnë absurde që komandanti i tyre i Luftës Nacional Çlirimtare të mos ketë dekorata. Ish-të përndjekurit politikë i kanë kërkuar Presidentit të Republikës, Bamir Topit, që t’i heqë dekoratat ish-diktatorit më të egër të Lindjes, duke kujtuar se Enver Hoxha mban ende 14 dekorata e tituj, mes tyre edhe “Hero Kombëtar”. Sulo Gradeci, ish-shefi i sigurimit personal të diktatorit Hoxha që nga viti 1955, nuk kishte si të mungonte në 25-vjetorin e vdekjes së ish-shefit të tij. Ai e cilëson si paturpësi heqjen e dekoratave të Enver Hoxhës. “Të ndahen çështjet në luftëra të drejta dhe luftëra të padrejta. Ne kishim një luftë të drejtë, sepse u pushtuam nga të huajt. Po ajo letra që kanë veteranët sot çfarë është? Ajo tregon se çfarë kemi bërë e që kemi qenë në luftë. Po atë kush e organizoi? Kjo i bie të jetë paturpësi e madhe”, tha Gradeci. Për ish-të përndjekurit politikë, Gradeci shprehet dakord që t’u kërkohet falje, por ai mbetet i mendimit se falje duhet të marrin vetëm ata që janë dënuar politikisht, pasi sipas tij, në diktaturë janë dënuar edhe njerëz që kanë qenë kundër interesave kombëtare. Në varrin e Enver Hoxhës, ish-truproja e tij u shpreh se qytetarë të shumtë vijojnë të vijnë që t’i bëjnë homazhe ish- diktatorit. “Unë erdha sot, siç kam ardhur edhe herët e tjera. Shikoj që ka shumë kurora, buqeta me lule dhe njerëz të thjeshtë, të cilët vijnë dhe kanë vendosur kurorat. Dëgjova dy plaka që i erdhën te varri dhe i thoshin: ‘I paharruar qofsh, se na prure lirinë’”, tha Gradeci.
    Me rastin e 25-vjetorit të vdekjes së diktatorit, në varrezat e Sharrës nuk munguan simpatizantë të atij sistemi nga Tirana, Gjirokastra, Skrapari Vlora e Kosova. Përfaqësues të Partisë Komuniste dhe Partisë së Punës kanë vendosur lule e kurora në varrin e ish-diktatorit në varrezat e Sharrës. Homazhet kanë nisur rreth orës 8:00 të mëngjesit dhe kanë vijuar për disa orë.

    Dekoratat që mban ende Enver Hoxha
    Ish-diktatori mban ende titujt dhe dekoratat e marra kur ishte në krye të diktaturës komuniste. Enver Hoxha mban në total 14 dekorata si Urdhri “Hero Kombëtar”, Titulli “Hero i Popullit”, Titulli “Hero i Punës Socialiste”, Urdhri i Lirisë i Klasit të Pare, Urdhri i Flamurit, Medalja e kujtimit, Urdhri “Ylli Partizan” i klasit të parë, Urdhri i “Skënderbeut” i Klasit të Pare, Urdhri i Trimërisë, Urdhri “Ylli i kuq”, Medalja e Trimërisë, Medalja e Çlirimit, Dekoratë nga Partia Komuniste Italiane me Urdhrin “Ylli Garibaldit”, Dekoratë me Urdhrin “Suvorov” të Klasit të I nga Presidiumi i Sovjetit Suprem të Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike.
    G.Panorama

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Sa folklor paska ketu.
    Akoma me sulo gradec kriminelin e kuq mereni?
    Teper e ka te lexoje edhe gazeten e te luaje domino ky palo sigurims i pashait te kuq.
    Su mor njeri fare nga e "djathta" jone me kesi kriminelesh. Se doli me lejen e tyre prandaj.
    Meruni me mire me pashallret e kuq te sotem ata spo na lene te ikim para.
    Albania Uber Alles

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •