Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 2 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-04-2010
    Postime
    6
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Valmir Krasniqi Matematicieni me suksese ndėrkombtare

    Studenti qė po trondit shkencėn botėrore
    Fatbardhė Zeka
    20-vjeēari pėrballė dishepujve tė shkencės

    Prishtinė, shkurt - Koncepti qė shkencat janė ekskluzivisht produkte tė mendjes perėndimore akoma vazhdon tė mbetet i pacenuar. Edhe Kosova vazhdon tė ketė njerėz tė shquar, me mendje tė zhvilluar, madje qė nė moshė tė re. Rrugėtimi i zakonshėm i njė matematikani tė zakonshėm, nė tė fshehtat e shkencės sė matematikės nuk do tė ishte njė risi, mirėpo rasti i Valmir Krasniqit, ėshtė mė se i veēuar, ai ėshtė student i vitit tė dytė nė bachelor i Fakultetit tė Shkencave Matematike Natyrore nė Universitetin e Prishtinės, i cili qė nė vitin e parė tė studimit ėshtė vėrejtur nga profesorėt e tij se ka njė talent tė shquar brenda vetes dhe i cili ka bėrė njėmbėdhjetė punime shkencore matematike, tė cilat i janė pranuar nė recensionin ndėrkombėtarė, ndėrsa disa nga to tani mė veē janė botuar.

    Shpresa

    Valmir Krasniqi (1989) nga fshati Begaj (ish Novosella e Begut) e Vushtrrisė, shkollėn fillore dhe tė mesme i ka mbaruar nė Vushtrri, ka regjistruar Fakultetin e Matematikės nė vitin shkollor 2008/2009, dhe tani ėshtė student i vitit tė dytė nė kėtė fakultet.

    Ai ka disa punime shkencore me recension ndėrkombėtar nė fushėn e Analizės matematike, dhe atė nė lėmin e teorisė sė funksioneve tė Ojlerit (funksionet gama), ku ka arritur tė bėjė aplikimin e disa funksioneve tė tilla nė zgjidhjen e inekauacioneve, punė kjo qė nuk ka arritur ta bėjė askush nga matematicientėt mė tė shquar qė i njeh historia e njerėzimit. Punimi i parė i Valmirit nga kjo fushė ėshtė “Disa veti tė p-gama funksioneve” , i cili nė thelb ka pėrgjithėsimin e kėtyre funksioneve. Ky punim do tė botohet nė njė revistė profesionale tė nivelit tė lartė shkencor nė Tajvan, brenda pak kohėsh.

    Ndėrkohė, Valmir Krasniqi, shkencėtari i ri i matematikės, pohon se ka edhe punime tė tjera, tė cilat janė gati pėr dėrgim nė ndonjė revistė profesionale. Esenca e kėtyre punimeve ėshtė pėrgjithėsimi i rezultateve tė hulumtimeve tė matematicientėve me renome botėrore, si Horst Alzer nga Gjermania, Fenk Qu Bai nga Kina, Kristian Berg nga Danimarka.

    Ai tani akoma si student, ėshtė bashkautor edhe me disa punonjės shkencorė vendor tė Matematikės, dhe atė me dr. Naim Brahėn, Faton Merovcin, Mr Armend Shabanin mėsimdhėnės dhe asistentė nė FSHMN nė Prishtinė.

    “Profesorėt nė Universitet ishin ata qė zbuluan tek unė aftėsitė e mia, ishin kryesisht asistentėt dhe profesorėt e mi, profesor Ramadan Zejnullahu, dhe ass, Armend Shabani, kėta ishin ata tė cilėt i kanė vėrejtur aftėsitė e mia nė fushėn e matematikės, tė cilėt, qė tė dy janė profesor nė fushėn e matematikės nė Universitetin e Prishtinės, ndėrsa tani unė jam student i vitit tė dytė nė departamentin e matematikės, duke arritur suksese nė disa aspekte profesionale ndėrkombėtare, punime me recension ndėrkombėtarė tė pranuara prej institucioneve mė prestigjioze, tė cilat janė nėn ombrellėn e shoqatės sė matematicientėve tė Amerikės dhe tė Evropės, disa prej tė cilave janė nė shqyrtim. Punimet qė i kam bėrė deri mė tani janė, 11 punime tė cilat janė pranuar pėr botim, njė ėshtė botuar nė vitin 2009, ndėrsa 10 tė tjera presin kohėn, kur duhet tė publikohen, diku ka gjysma e kėtij viti. Mirėpo i kam edhe disa tė tjera qė i kam dėrguar pėr shqyrtim”, thotė Valmir Krasniqi.

    Edhe pėrkundėr publikimeve jashtė vendit, ai thotė se nuk ka marrė as edhe njė ftesė pėr tė studiuar atje, pasi qė hulumtimet qė i ka bėrė ai i bėjnė ekspertėt, tė cilėt e kanė pėrfunduar karrierėn e studimeve, dhe nuk mendojnė se akoma, vetė Krasniqi, ėshtė duke studiuar.

    Vlerėsime pėr punimet dhe punėn qė ka bėrė deri mė tani studenti, Valmir Krasniqi, i vlerėsojnė edhe profesorėt dhe asistentėt e matematikės nė FSHMN, derisa disa mėsimdhėnės edhe ngurrojnė tė flasin, edhe pse kanė dėgjuar pėr tė, por nuk kanė shpreh dėshirėn qė ti shohin edhe punimet e tij, ndėrsa arsyeja e kėsaj nuk dihet nėse ėshtė xhelozia apo konkurrenca.

    Ndėrkohė, ai nuk ka kėrkuar ndihmė nga institucionet pėrkatėse, siē ėshtė edhe Ministria e Arsimit, mirėpo Avduallah Aliaj drejtor i departamentit tė arsimit tė lartė nė MASHT konsideron se ai duhet, qė tė kėrkoj ndihmė, ndėrsa shprehet i gatshėm qė talentet e tillė, t’i ndihmojė dhe t’i mbėshtesė parimisht.

    “Nė parim MASHT ėshtė e pėrkushtuar qė ri pėrkrah talentet e tillė, por fillimisht do tė ishte mirė qė ai studentė kėrkesėn ta adresoj nė rektorat dhe pastaj nė Ministrinė e Arsimit”, theksoi Aliaj.

    Ndėrkaq, Mynir Efendia dekan nė FSHMN, konsideron se Valrmi Krasniqin do ta pėrkrahin, aq sa do tė kenė mundėsi. Mirėpo pėr punimet e tij ai vetėm ka dėgjuar, dhe nuk ėshtė interesuar qė ti shoh.

    Ngurrim apo xhelozi

    “Unė kam dėgjuar qė ka punime shkencore, e di qė me tė vėrtetė ai ka disa punime shkencore, por nuk i kam parė. Sa i pėrket asaj qė unė mund ta vlerėsoj si student timin, ai dallon shumė nga studentėt e tjerė, dhe ligjėratat qė i shpjegoj unė kam pėrshtypjen se ai nuk ka nevojė qė ti shfletoj mė shumė sepse ka kapacitet qė ti kuptoj aty pėr aty, ndėrsa mė shumė unė nuk di pėr tė, mirėpo vetėm e di qė ai me tė vėrtetė ka punime dhe sigurisht se pasi qė ka punime shkencore ka edhe zbulime”, thotė dekani Efendia.

    Derisa, Prof. dr. Ramadan Zejnullahu, ndjehet krenar tė flas pėr Valmir Krasniqin, ndėrsa nuk dėshiron tė thotė shumė fjalė, pos qė ėshtė njė talent i veēuar ndėr gjeneratat e reja.

    “Vlamir Krasniqi ka arritur tė shquhet me njė pėrkushtim dhe tė krijoj njė talent, sepse talenti pa ndonjė pėrkushtim nuk ecėn, do tė thotė ai ia ka kombinuat tė dyja dhe tani kemi tė bėjmė me njė talent, i cili shquhet nė gjeneratat e fundit, prandaj edhe nuk di se sit ė them sepse kėsi lloj talentesh i duhen Kosovės”, thotė Zejnullahu.

    Kėshtu, edhe ass Armend Shabani, shprehet krenar me punimet qė i ka bėrė Valmiri, madje veten e quan si asistent tė tij, duke veēuar me njė mendjemprehtėsi tė rrallė dhe aftėsi tė jashtėzakonshme pėr tė gjurmuar nė shkencėn e Matematikės, dhe kėtė e kam vėrejtur duke qenė si asistent i tij. Ai shpesh, detyrat dhe madje detyrat e vėshtira, i zgjidhte nė mėnyrė tė pavarur nga zgjidhja qė prezantohej.

    “Si lėmi bazė me tė cilėn merret pėr momentin Valmiri ėshtė Teoria e mosbarazimeve, konkretisht mosbarazime qė ndėrlidhen me njėrin nga funksionet mė tė rėndėsishme dhe mė tė zbatueshme speciale, me Gamma funksionin e Eulerit. Ai tanimė ka hedhur edhe hapat e parė nė mosbarazitė integrale si dhe nė teorinė e pėrafrimeve pėr disa klasė tė polinomeve tė tipit tė Jacobit”, thotė Shabani.

    Punimi i tij i parė i botuar ishte, “Valmir Krasniqi, Armend Sh. Shabani, On some Feng Qi, tipi h - integral inequalities, Int. J. Open Problems Compt. Math., Vol. 2, No. 4, December 2009” ndėrsa shihet edhe ne faqen e internetit: http://www.ijopcm.org/Vol/09/IJOPCM(vol.2.4.3.D.9).pdf

    Shabani thekson se Valmiri nuk ndalet dhe as nuk izolohet qė tė jetė i vetmuar dhe tė jetė vetėm pėr veten.

    Pengesat ligjore dhe burokratike

    Mendim tė ngjashėm ka edhe dr. Naim Braha, i cili thotė se punimet qė i ka bėrė Valmiri do ti kishte takuar njė titull shkencor, mirėpo pėr tė kaluar nga bachelor e tė marr njė titull shkencor nuk ka as mundėsi ligjore dhe as pėrkrahje institucionale.

    “Valmiri merret me kėrkime shkencore, dhe kjo ėshtė diēka qė e dallon nga tė tjerėt, dhe kėto kėrkime kėrkohen nga student tė doktoratė, ndėrsa ky i ka bėrė nė nivelin e parė tė studimeve, deri mė tani ka arritur tė publikoj disa punime nė revista shkencore ndėrkombėtare dhe ajo ka shumė rėndėsi, mirėpo sa i pėrket punimeve tė tij ai me tė vėrtetė meriton tė ketė njė titull shkencor, mirėpo autoritete vendore nuk janė nė gjendje qė tė kujdesen pėr tė, por as ky nuk ka kėrkuar sepse ata kėrkojnė shumė procedura”, thotė Braha, duke shtuar se fakti qė ai studion akoma bachelor ėshtė sepse ai ėshtė pėrcaktuar tė hulumtoj nė njė segment, nė atė teorike, prandaj edhe ėshtė duke i vazhduar studimet pėr tė studiuar akoma mė shumė, por he nga fakti se nuk i ėshtė ofruar ndonjė bursė qė tė shkoj diku dhe tė vazhdoj mė tutje. Prandaj, Braha konsideron se duke qenė edhe profesor i tij, shtetit duhet tė kujdeset qė t’i ofroj njė pėrkrahje mė tė madhe atij.

    Bashkėpunėtorė tė tij kohėn e fundit janė edhe Naim Rraha, e Fatmir Shatri me tė cilin ka pasur edhe bashkėpunim profesional mirėpo ka pasur pėrkrahje edhe nga profesor tė tjerė jashtė Kosovės, pra nga Izraeli, nga Gjermani, kėshtu qė ka bashkėpunuar edhe me njė autor tė madh matematicientė, Tofik Mansell.

    Mirėpo, Valmiri pėr veten thotė se matematikėn e ndjenė edhe si argėtim, ndėrsa deri mė tani nė aspektin material nuk ėshtė shpėrblyer, pėrveē qė ka gjetur pėrkrahje nga profesorėt e nė aspektin moral, ndryshe nuk i ėshtė ofruar ndonjė ndihmė.

    Valmiri ka dy plane, e para qė t’i tregojė botės se edhe nė Kosovė punohet, dhe reprezentimi i saj, nė mėnyrė qė tė tregojė nėpėr punime se po bėhet shkencė edhe nė Kosovė, madje nėpėr tė gjitha punimet figuron emri i Kosovės, dhe ka pėr qėllim qė tė vazhdojė edhe mė tutje sepse kjo ėshtė vetėm fillimi. Ndėrsa, planifikon qė tė bėjė edhe njė lėvizje mė tė gjerė.

    Dersa ne websaitin e profesor me renome nderkomtare Toufik Mansour qe eshte mė posht munt te gjeni emrin e Valmir Krasniqit ne listen e bashkpuntoreve profesional http://math.haifa.ac.il/toufik/coauthor.html
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga xhera : 04-04-2010 mė 15:58

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-04-2010
    Postime
    6
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    shkrimin e mesiperm mund te shikoni edhe ne gazeten ditore bota sot online ne webin e meposhtum:

    http://www.botasot.info/def.php?category=60&id=46287

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •