Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Vjollca (Tan) Hoxha në Gjykatë për llogaritë bankare të fëmijëve.

    Teme interesante per diskutim sidomos per ata qe kan studiuar apo studiojne ne fakultetet juridike..

    ---



    shekulli


    ----------

    Vjollca Hoxha në Gjykatë për llogaritë bankare të fëmijëve

    Entela Resuli


    | 04/04/2010

    Dy banka refuzuan t'i jepnin para nga llogaritë e 3 vajzave dhe djalit, çështja përfundon në Gjykatë


    Bashkëshortja e të ndjerit Dritan Hoxha, themeluesit të "Top Medias", i është drejtuar Gjykatës së Tiranës për çështjen e llogarive bankare të 4 fëmijëve të çiftit.


    Pas vdekjes së Tanit të Topit, në 23 maj të vitit 2008, dy javë më vonë gjykata e kryeqytetit lëshoi dëshminë e trashëgimisë nga ku rezultoi se trashëgimtarë ligjorë të radhës së parë të tij janë bashkëshortja Vjollca Hoxha, si dhe katër fëmijët, Lorela, Sara, Redia dhe Itan, të cilët trashëgojnë secili në mënyrë të barabartë një të pestën pjesë takuese të pasurisë trashëgimore të Hoxhës.


    Në emër të fëmijëve, ishin hapur llogari bankare në dy banka në Shqipëri. Por, kur e veja Hoxha ka shkuar në bankë për të tërhequr para nga këto llogari nuk ka mundur. Bankat nuk kanë pranuar të dorëzojnë para nga llogaritë e fëmijëve tek nëna e tyre, pasi duhej një autorizim nga personi për të cilin ishte hapur llogaria.


    Këtu vështirësohen disi gjërat dhe Vjollca detyrohet t'i drejtohet gjykatës për të marrë prej saj një autorizimin gjyqësor për administrimin dhe disponimin e shumave në llogaritë bankare në emër të fëmijëve.


    Gjykata e ka pranuar kërkesën e znj.Hoxha, aktualisht një nga drejtueset e Top Chanell. Në vendimin e Gjykatës që posedohet nga SH2 i plotë, (çështja civile me NR 2010), me stë tjerash thuhet shprehimisht:


    "...Nga shqyrtimi ne teresi i te gjitha rrethanave te çeshtjes ne analize dhe te akteve te administruara ne dosje, në raport me shpjegimet e pales kerkuese dhe me ligjin, gjykata çmon se kerkesa e kerkuesit duhet pranuar duhet pranuar per sa me poshte: Kerkuesja Vjollca Hoxha ushtron e vetme pergjegjesine prinderore ndaj te kater femijeve te saj Lorela Hoxha, Sara Hoxha, Redia Hoxha dhe Itan Hoxha , meqenese prindi tjeter Dritan Hoxha eshte ne pamundësi te ushtrimit te përgjegjesisë prindërore pasi ka vdekur.


    Nisur sa siper meqenese rezultoi e provuar se fëmijet Lorela Hoxha e datelindjes 19.10.1993, Sara Hoxha e datelindjes 18.01.1996, Redia Hoxha , e datelindjes 15.02.1998,dhe Itan Hoxha i datelindjes 04.07.2007, jane te mitur, dhe meqenenese ky veprim i kapercen kufijtë e nje administrimi të thjeshte te pasurise se te miturve, gjykata çmon se do te ishte në interesin më të lartë të fëmijëve që të autorizohej kerkuesja, nena e femijeve, per administrimin dhe disponimin e depozitave , ne emer te te miturve, pasi tërheqja e ketyre parave do te ishte e nevojshme per t'u përdorur per mirë-rritjen, edukimin dhe arsimimin e tyre, si dhe nisur nga fakti se femijet kane nje jetesë të një niveli të lartë, pasi studiojnë në shkolla të huaja private jashte shtetit, në Itali..."


    Gjyqi që ka filluar më 6 qershor të vitit 2008 ka përfunduar më 16 shkurt 2010 kur është shpallur vendimi.


    Gjyqtarja e çështjes, Brunilda Kasmi, është shprehur se pasuria e fëmijëve do të kalojë nën administrimin e së ëmës së tyre, kjo për shkak se mosha e mitur e fëmijëve nuk e lejon që të administrohet nga vetë ata.


    Studimet në Itali

    Vajzat e Tan Hoxhës nuk studiojnë në Shqipëri, por në kryeqytetin italian, Romë. Tre vajzat me moshë përkatësisht, e madhja është 16 vjeç e dyta 14 dhe e treta 12 nuk janë në Tiranë. Pas vdekjes së të atit në maj të vitit 2008, ato vazhdojnë studimet në Itali.

    Pasuria

    Një pjesë e pasurisë që Tan Hoxha la për fëmijët e tij është në para. Të katër fëmijët kanë patur gjendje të depozituara nga babai i tyre i ndjerë një shumë prej rreth 30 mijë euro secili në Bankën Intesa San Paolo dhe nga rreth 8 mijë euro secili ën Bankën Raifaissen.


    Në këtë ët fundit, në emër të tyre jnë depozituare dhe shuma që variojnë nga 34 milionë lekë të vjetra për tre fëmijët më të vegjël dhe rreth 64 milion për vajzën e madhe, - sipas vendimit të gjykatës. Të gjithë këto depozita tashmë do administrohen nga nëna e tyre.


    LIGJET QË PËRDOREN NË PROCESE TË TILLA:

    Ne nenin 235 te K Familjes parashikohet se :
    "Prinderit mund te përdorin te ardhurat nga pasuria e femijës qe ata administrojnë per mirreritjen ,edukimin dhe arsimimin e tyre. Ata mund te përdorin keto te ardhura per te plotësuar nevojat e domosdoshme te familjes , kur nuk kane pasuri te mjaftueshme për t`i plotesuar vete ato
    Te ardhurat e mbetura kthehen ne pasurine e femijës".
    Neni 234 dhe 235 i Kodit të Familjes sanksionion se:


    "Prinderit mund te përdorin te ardhurat nga pasuria e femijës qe ata administrojnë per mirreritjen ,edukimin dhe arsimimin e tyre. Ata mund te përdorin keto te ardhura per te plotësuar nevojat e domosdoshme te familjes , kur nuk kane pasuri te mjaftueshme për t`i plotesuar vete ato. Te ardhurat e mbetura kthehen ne pasurine e femijës".


    "Tjetersimi i pasurise se paluajtshme te cdo femije te mitur deri ne moshen tetembedhjete vjec ,lenia hipoteke, ngarkimi me nje barre, marrja hua ne emer te te miturit, heqja dore nga trashegimia apo legu apo mospranimi I nje dhurimi si dhe pergjithesisht veprimet qe kapercejne kufijte e nje administrimi te thjeshte te cdo pasurie te te miturit , mund te kryhen vetem kur e kerkon interesi i te miturit dhe me autorizimin e vendbanimit te te miturit ".

    7 KOMENTE

    O dru me pre, rri e lal, se nuk i duhet gje politikes per parate e njerit apo te tjetrit. Banka ka rregulla dhe duhet t'i zbatoje. Nje nga rregullat qe ka banka eshte:Per femijet qe s'jane ne moshe madhore (18 vjec), jane prinderit ata qe e kontrollojne dhe e mirembajne xhiron bankare... Hec lal, se ka njerez qe marrin pak vesh nga kjo pune. Nuk ka shume rendesi, se si i ka fituar personi, kjo eshte gje private, qe s'me hyn ne xhep as ty dhe as mua...
    Hajt shnet, lal


    emigrimi replike per komentin nga hajde dru me pre | April 4, 2010 5:40 PM | Repliko

    Me gjimen qeke nga ata DRU ME PRE, ne qofte se te ka zen syt dhe rrugen Top-Channel, do te thote se ja paska arrit qellimit se pse esht Top-Channel dhe disa media te tjera dhe disa gazeta, qe jane ne pararoje te ndryshimeve qe i duhen Shqiperise dhe qe sjane pajtuar me asnje pushtet te korruptuar, qofte ky socialist apo demokrat. Ajo zonje do parat e saj se dhe femijet jane te saj, Fullanet apo bodet me kryetar Berishaen, le te bllokojne parat e femijeve te tyre dhe skane pune me te tjeret, se pse ata jan mesuar te zhvatin pronat dhe pasurite e te tjereve, per ti mbushur xhepat e tyre, o DRU ME PRE.


    Tironsi vjeter replike per komentin nga hajde dru me pre | April 4, 2010 5:09 PM | Repliko

    Ju te tre qe keni dhene mendimet duket qe u ka zene syte politika dhe nuk dini se si veproine bankat ne raste te tilla dhe sa per dijeni ata jane teper te rrepta ne kesi rastesh. Per fat te keqin tuajin asnje banke pervec Bankes Kombetare nuk ka pune me shtetin. Sa per vrasjen e Tanit me pare duhet te akuzohen bashkepunetoret dhegruaja e tije pasi me shtetin ai ishte ne rregull.Nese i duhen parat e femijve te shoqes per te paguar felliqesira qe po prodhon TopChannel mos i marrte kurre ato para do te ishte me e mira.



    hajde dru me pre | April 4, 2010 3:15 PM | Repliko

    Pse ore pushteti hajdut i Tiranes i dashka me shume femijet e Tanit se nena e tyre.Mire qe e vrate po lerini femijet rehat te pakten keshtu e thote kanuni i atyre qe sbesojne as ne kanunin e tyre


    hasan prishtina | April 4, 2010 2:42 PM | Repliko

    Bankat jane nen komtrollin e Berishes, per te mbushur buxhetin e shtetit te shthurrur dhe te varferuar, bankat e Shqiperise sot jane si piramidat e parave te pastra te Saliut, shqiptaret duhet te depozitojne para dhe jo te terheqin parat e tyre, se parat e tyre mbasi futen ne banka, i takojne Saliut, une i bej thirrje shqiptareve, kini kujdes, mos depozitoni para ne bankat shqiptare se do te ndodhi si me piramidat dhe ju do te mbeteni me gisht ne goje, shikoni si po ndodh me kete zonje, qe mbasi ja vrane burrin, nje zoteri te nderuar, sot duan tja shkaterrojne dhe familjen, se hakmarrja e Berrishes, ja kalon dhe hakmarrjes se Enverit, se megjithese ai i thot vehtes malsor, ai eshte nje malok i pabese.


    Tironsi vjeter | April 4, 2010 2:07 PM | Repliko


    Pse e veshtiresojne kete pune bankat? Eshte me se e qarte dhe e ligjshme, qe llogaria bankare e femijes, eshte ne kontrollin e prindit derisa ai te mbushi moshen madhore 18 vjec. Prindi ka te drejte te terheqi shumen e te hollave per nevoja jetesore, ose ta mbylli llogarine bankare per nje vit dhe pas nje viti fillon kontrata e re.


    emigrimi | April 4, 2010 12:25 PM | Repliko

    Pse per kaq pare u beka davaja?


    sula | April 4, 2010 11:55 AM | Repliko
    Komenti juaj
    Hyni ose regjistrohuni per te komentuar, ose komentoni pa bere regjistrimin.


    --

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-02-2009
    Postime
    812
    ata paret e ksaj duhet ti marr shefi jot Sali magari or bkari ashtu sic ka marr gjithcka tjeter ne Albanistan....

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •