2 Prilli i masakrės komuniste, nė errėsirė tė perdes sė hekurt
Pėrgjakja e njė manifestimi tė paarmatosur, nė transparencė zero

nga Kostaq Xoxa

Kanė kaluar pikėrisht 19 vjet nga ajo batėrdi qė u bė nga forcat e armatosura tė G. Ruēit kundėr manifestuesve tė Shkodrės sė martirizuar nga komunizmi. Pak ditė mė parė kishin pėrfunduar zgjedhjet e Ramiz Alisė, tė falsifikuara gjer nė rrasht nga pėrdhosėsi i demokracisė fillestare nė vendin tonė, Ramiz Alia.
Revolta e shkodranėve kundėr njė parodie zgjedhore qé e papėrmbajtshme. Veēse ishte paqėsore. Nėse do tė bėhej transparencė nė kutitė e votimeve, qė sollėn si pasojė revoltėn, do tė zbuloheshin falsifikime tė papėrfytyrueshme. Pėrvoja nuk mungonte. Komunistėt nuk njohin humbje. Komunisti R. Alia, nuk mund tė mos ishte i frymėzuar nga zgjedhjet e kohės sė E. Hoxhės, me pėrfytyrime fantazmagorike.

2 Prilli do tė mbetet nė analet e shėmtuara tė komunizmit, njė njollė e zezė e dyfishtė e regjimit tė Ramizit: farsa zgjedhore dhe masakra e popullit tė ngritur kundėr kėsaj farse. Krimeve tė Enver Hoxhės u shtohen ato tė Ramiz Alisė, nė njė periudhė tjetėr, nė atė tė proceseve demokratike antikomuniste. Por neveritės ėshtė ai manovrimi i njerėzve pa karakter, qė populli i portretizon nė “hedhin gurin e fshehin dorėn”. Kėtu gjendja ėshtė mė e rėndė sesa kjo thėnie qė u pėrplaset intrigantėve hipokritė. Sepse ėshtė tragjike: Hedhin breshėri automatikėsh dhe fshehin krimin! Nė fakt krimi mbeti i pazbuluar. . .

Njė gjyq qė u bė nuk nxori aspak mandantėt, urdhėruesit e krimit. Sa pėr sikarėt, zbatuesit e urdhrit, ata s’kanė rėndėsi. Janė njerėz ordinerė, tė rėndomtė, tė hurit e tė litarit. Shyqyr qė u jepet mundėsia tė zbrazin fishekėt, jo nė poligonet e qitjes, por nė armiqtė e tyre tė imagjinuar. Gjyqi pėrfundoi nė njė farsė transparence. Kriminelėt qė pėrlyen duart me gjak tė pafajshmish, janė si punė njerėzish tė njė specieje tė veēantė, tė devotshėm qė tė kryejnė me besnikėri (ndonėse janė tė pabesė) detyra partie. E ndėr porositė e tyre tė pashkruara janė ruajtja e sekretit (lexo mė tej: qė ngjarjet kriminale kundėr armikut tė mbeten nė mister). Kjo mund tė konsiderohet nga njerėzit me ndjenja njerėzore si antitransparencė, ose transparencė kryengulthi!

Digresioni kėtu ėshtė i detyrueshėm.
Ky zvetėnim tė ēon nė pėrsiatje: Bash njerėz tė kėtij kallėpi flasin sikur u qan shpirti pėr transparencė! Sikur kjo fjalė tė personifikohet (siē bėri EdRama me zgjedhjet gjersa i humbi), do t’i zinte pėr fyti njerėzit pa namuz: - Po mė masakroni kuptimin e mirėfilltė, me tė cilėn unė, transparenca, krenohem, o njerėz tė rrėmujės, tė zhurmnajės sė ēmendur, tė kaosit e tė anarkisė. O ju qė s’e njihni transparencėn, s’ia dini kuptimin dhe e pėrdhunoni atė!
Do tė dėshironim qė shmangia tė mbyllej kėtu. Por duket se janė ngjarje qė pėrshkohen nga ajo qė quhet “shoqėrim idesh”.

Nėntėmbėdhjetė vite mė parė, njerėzit shihnin nė parlamentin shqiptar sesi justifikoheshin pėrgjegjėsit nė vetė tė parė tė kėtij krimi tė papėrligjshėm, nė njė periudhė pasdiktatoriale. Personat e ndershėm, qė donin demokracinė euroatlantike, shqyenin sytė kur shihnin nė ekran njerėzit e Ramizit, tė zverdhur e bėlbėzues, qė justifikoheshin me fjalė dredharake: do t’i nxjerrim para gjyqit, do tė ndėshkohen fajtorėt, do tė dalė e drejta nė shesh... (demek, do tė bėhet, me nder jush, transparencė!). Donin tė pėrfitonin kohė. As ndjesė nuk kėrkuan pėr familjet e viktimave. Tė paragjykuarit pėr paditjet nė gjyq pėr kriminalitet, nuk bėjnė mea culpa. Do tė ishte njė angazhim pėr njė qėndrim tė ri. Kurse, sikur e kėrcėnonin kėtė popull tė shumėvuajtur, se “ne nuk pėrkulemi pėrpara atyre qė do tė na ndalojnė nė rrugėn e krimit”! (Me funksion marrjen e pushtetit me dhunė, kur s’e kemi. Dhe mbajtjen po me dhunė, kur e kemi!).

Cili ishte nė radhė tė parė i implikuar pėr masakrėn e 2 prillit? Natyrisht ministri i Brendshėm, Gramoz Ruēi. A mund tė imagjinohet qė zbrazėsit e automatikėve ta bėnin njė gjė tė tillė me iniciativė? Kurrėn e kurrės! Kaq do t’ua priste truri sikarėve, sido qė tė indoktrinuar, se do tė pėrgjigjeshin si kriminelė. Aty pėr aty, pas nėntėmbėdhjetė vitesh, apo pas tridhjetė vitesh! Pastaj, ka domethėnien e saj edhe se tė katėr tė vrarėt ishin protagonistė tė PD-sė nė kėtė revoltė popullore. Ishin tė vėnė nėn shėnjestėr, pra. Arben Broci dhe tre tė tjerėt, si tė thuash, ishin programuar pėr t’u ekzekutuar. Nuk qé njė kundėrveprim spontan, ndaj atyre qė thėrrisnin mė shumė nė miting. Ishte njė ekzekutim selektiv. Pra, ēdo gjė e organizuar. Dhe, nė vijimin logjik, cili nga urdhėrdhėnėsit dolėn tė pėrlyer nė gjyqin qė u bė, gjyq pėr drejtėsinė e tė cilit nuk beson askush? A bėri transparencė ky gjyq? Minimumi i transparencės sikur tė bėhej, gishtin do tė duhej tė viheje te ministri i Brendshėm!

Dhe, ana paradoksale e kėsaj ēėshtjeje ėshtė se pikėrisht ky ish-ministėr i Brendshėm i krimit, doli i palagur dhe sot na bėn thirrjet gjer nė ngjirje pėr transparencė nė ... kutinė e votimit, pas nėntė muajsh nga zgjedhjet! Ndėrsa pėr atė transparencėn e vėrtetė, pėr atė tė 2 prillit, me kriteret e mbajtėsit nė mėnyrė abuzive tė ofiqit tė kryetarit tė partisė, duhej tė bėheshin jo vetėm 9 muaj kėrkesa kėmbėngulėse, por 9 vjet e kusur, gjersa tė dėnoheshin me gjyq ata qė vranė Arben Brocin me shokė. . .

Kutitė nuk hapen jo pėr mosdashjen e Berishės, por pėr mospėrdhosjen e ligjit. Pėr ruajtjen e dinjitetit tė shtetit ligjor. Marrėzia ka arritur gjer nė “tradhtinė” e pakonkretizuar tė 20 mijė komisionerėve. Ata do tė duhej tė bėnin njė shoqatė dhe tė hidhnin nė gjyq Ramėn, Ruēin e kompani: - A e njihni prezumimin e pafajėsisė, shokė shpifarakė? Na shpalosni provat se jemi tradhtarė!
-Nuk kemi prova, por kėto i kėrkojmė nė kutitė! (Po tė kishin prova, le t’i nxirrnin, me persona me emėr e me mbiemėr, qė tė mos flisnin pėr fajėsira tė hamendėsuara).
Ndėrsa demokratėt kanė tė drejtė tė mėtojnė: - Bėni rrėmujė e krijoni kaosin qė e keni nė gjak, sa tė doni. Por jo nė emėr tė transparencės pėr zgjedhjet. Po tė jetė pėr transparencė, ne kemi tė drejtėn e ligjshme qė ta kėrkojmė atė pėr tė gjitha “zgjedhjet” tuaja tė tetėvjeēarit, njė masakėr e vėrtetė zgjedhore!

55