Close
Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 170
  1. #41
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Me duket shume me i bukur ai sheshi i 88-tes...sigurisht,jo me nje dore bitum,si thote Berisha.Personalisht dyshoj se unazat e shumepermendura do arrijne te zgjidhin problemin e trafikut,per me teper qe unaza midis te vogles dhe asaj ekzistuese nuk e kam idene ne bote se ku do kaloje.Ketu c'do pune behet per se prapthi..perpara se te nisnin me qendren duhej te perfundonin bypass-in apo unazen e madhe..Trafiku edhe ne keto momente qe po flasim eshte i paralizuar,imagjinoni te bllokohet qendra!

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    plani belg.. do te thote plani kullufites i miljona eurove nga edvin kokodhimi me shoke..
    plani frėng.. do te thote ndryshe... do te thote plani i kullufitjes se meleonave nga kokodhim-edvin-shkrele mim.

    ja kjo eshte..

    kryekusari i selise m.ute fillon kryengritjen kanbale sot.

    kokat hengshin kte radhe..
    me mir ata se femijet e shqiptareve..

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Rama, mes “Rrugės sė Tretė” dhe “Neomesjetarizmit”
    » Vendosur: 05/04/2010 - 07:59



    • Arben Tafaj*

    Tirana si Dubai apo si Parisi?!: Ky ka qenė thelbi i debateve tė fundit mediatike mbi qendrėn e Tiranės, e cila duket se do tė ketė gradaēela si ato tė Dubait, por rrugė tė ngushta si ato tė pjesės sė vjetėr tė “Ville de Paris”. Kjo tė bėn tė mendosh se linja politike e rrugės sė tretė “pėrtej sė majtės dhe tė djathtės” qė kryebashkiaku Rama e ka huazuar nga “Third Way” (Rruga e Tretė) i sė majtės sė re britanike, na paska edhe njė linjė analoge tė rrugės sė mesme “Urbane”, tė cilėn askush nuk po na e thotė dot se nga e ka huazuar! Maketi i ri i rregullimit tė qendrės sė Tiranės ngjan mė tepėr me njė “Tempull tė Shenjtė” babilonas apo me njė kėshtjellė mesjetare, ndėrsa “enigmat” pėr fuksionalitetin e kėtij plani po i kalojnė kufijtė e misticizmit para-Abrahamit! Por ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme: komuniteti i banorėve tė qendrės dhe zonave tė banuara rreth saj nuk e di se ēfarė do tė bėhet me pronat apo vendbanimet e tyre?
    Nė njė intervistė dhėnė pėr televizionin “Klan” disa vite mė parė, pėrfaqėsuesja e studios franceze “Architecture Studio”, tha se plani pėr rregullimin e Tiranės nuk parashikonte rrugė si ato tė Dubait dhe kjo, pasi Tirana nuk ėshtė njė qytet i Lindjes sė Mesme, por njė qytet evropian (si Parisi apo Roma... ). Ky detaj duket se u ka shpėtuar pėr vite rresht si analistėve tė medias, ashtu edhe mbėshtetėsve apo oponentėve tė kėtij plani! Por sot, tek shohim maketin e servirur tė qendrės sė Tiranės, kuptohet menjėherė se ky shartim i grataēelave me rrugėt e ngushta ėshtė njė “Third Way” i “novatorit” Rama, qė sfidon ēdo realitet urbanistik nė botė. Kjo e tejkalon edhe fantazinė e doktor Adhamudhit kur thoshte : “Tė shkruajmė me shkronja latine, por nga e djathta nė tė majtė”, pasi kėtij realiteti do t’i shkonte e kundėrta: “Tė shkruajmė me shkronja arabe, por nga e majta nė tė djathtė”, gjė qė ėshtė njė nonsens akoma edhe mė i madh. Por duket se nuk ėshtė kėshtu pėr “tendencėn Rama” dhe pasuesit e saj. Ndoshta ata e kanė ditur se ekzistojnė edhe disa gjuhė tė vdekura semite, qė janė shkruar nga e majta nė tė djathė dhe ndoshta ėshtė kjo, ajo qė zgjon fantazinė e tij prej “mistiku” si nė politikė, ashtu edhe nė arkitekturė e urbanistikė… Apo mos ndoshta ky misticizėm buron nga njerėzit qė e rrethojnė, ose nga ata qė i rrinė pranė…? Njė Zot e Di!
    Por ajo ēfarė unė si njė nga qytetarėt e hershėm tė kėtij qyteti, si drejtues i Shoqatės “Tirana”, qė pėrfaqėson qė prej dy dekadash qytetarinė tiranase, por edhe si njė qytetar qė banon vetėm disa qindra metra larg qendrės sė Tiranės, shoh njė tjetėr vizion qė po i afrohet gjithnjė e mė tepėr tė bėrit realitet. Shoh njė numėr grataēelash me dy shifra, qė rrethojnė qendrėn e Tiranės, tė ngėrthyera nė njė hendek tė ngushtė dhe e gjitha kjo ngjan mė tepėr me njė kėshtjellė mesjetare, ky hendek i ngushtė trafiku, sipas “avokatėve” tė planit “Rama” nuk do tė ketė mė as semaforėt e tanishėm dhe makinat do tė jenė nė lėvizje tė shpejtė, pra nė vend tė ujit tė “hendekut” do tė kemi njė lumė tė rrjedhshėm automjetesh, qė pėrveē se do tė pengojnė lėvizjen e kalimtarėve, do t’i “neutralizojnė” ata edhe me gazrat, tymrat e zhurmat qė lėshojnė! Sigurisht qė brenda perimetrit tė kėsaj “Kėshtjelle Neomesjetare” do tė jetonin “fisnikėt”, ose kasta e re e tė pasurve, qė do tė mund tė blinin metrat e shtrenjtė tė saj, por kujdes: brenda njė kėshtjelle ka vend vetėm pėr pak mjete transporti! Prandaj edhe numri i makinave do tė jetė shumė i kufizuar, nė fund tė fundit nė Mesjetė shumica e njerėzve ecnin nė kėmbė. Por si t’ia bėjmė qė jetojmė nė kohėn e automobilėve? Pėrgjigjen na e jep njė nga “avokatėt e kėtij plani rregullues”: “Si nė New York – shprehet ai, - ku pėr njė ndėrtesė shumėkatėshe tė ‘New York Times’-it ėshtė lėnė vetėm njė vend parkimi” dhe kjo pėr t’i edukuar njerėzit qė tė pėrdorin transportin publik”. Sipas kėsaj mendėsie, tė gjitha grataēelave tė qendrės sė Tiranės do tė duhet t’u lihen nė dispozicion vetėm 10-15 vende parkimi! Forma tė tilla edukimi do t’i kishte zili edhe revolucioni kulturor kinez, qė i shikonte qytetarėt e Kinės si mjete transporti tregtar e publik... !
    Ndėrkohė, pėrtej unazės motorike tė kėsaj “kėshtjelle” do tė shtrihet “Borgu” me superpopullimin dhe amullinė urbane, tashmė tė “konsoliduar” dhe mė tej do tė vijnė “suburbet” gjysmė rurale tė kryeqytetit! A nuk do tė ishte pra, kjo njė metodė mesjetare e rregullimit urban, qė pėr shkak tė kohės kur jetojmė nuk na mbetet, veēse ta quajmė “Neomedievalizėm Urban”?
    Por kjo nuk ėshtė e gjitha, pasi edhe mėnyra e vendimmarrjes pėr kėto rregullime urbane nuk shkon shumė larg absolutizmit mesjetar tė “l’etat, c’est moi”, ku ligjin e bėn pikėrisht kryetari, i mandatuar apo jo, ndėrsa tė ashtuquajturat dėgjesa publike nuk kanė qenė tjetėr, veēse mbledhje tė hapura me pjesėmarrjen e mbėshtetėsve dhe demagogji politike, mė tepėr se sa fushatė sqaruese dhe marrje e mendimit tė qytetarėve, siē nė fakt duhet tė ishin. Pėr fat tė keq, publiku i ka munguar edhe emisioneve tė debatit qė janė zhvilluar sė fundi mbi kėtė temė, duke e kufizuar replikėn tek “arkitektėt avokatė mbrojtės” tė kėtij plani dhe “prokurorėt” mediatikė tė tij, e duke lėnė krejtėsisht anash pikėrisht ata qė do tė preken tė parėt nga kjo vendimmarrje: banorėt e kėtij qyteti dhe sidomos ata qė jetojnė nė qendėr dhe rreth saj, ndėrkohė qė parimi i ushtrimit tė demokracisė sė drejtpėrdrejtė do tė kėrkonte qė kėta qytetarė, jo vetėm tė jenė tė pranishėm nė dėgjesa dhe debate, por edhe tė japin pėlqimin ose jo ndaj kėtij ndryshimi qė lidhet drejtpėrsėdrejti me interesat e tyre, me pronat dhe banesat e tyre, me ambientin e tyre tė banimit e sidomos me tė ardhmen e fėmijėve tė tyre, qė rrezikojnė tė jenė pa vullnetin e tyre “murgjit” e kėtij “Holy Shrine”- i, qė kryetari i bashkisė sė kėtij qyteti po ndėrton pėr lavdinė, simbolet dhe interesat e tij vetjake!
    Nė kėtė pikė do t’i thosha krybashkiakut tonė, por edhe tė gjithė atyre qė kontrollojnė kanalet e komunikimit: a nuk ėshtė edhe demokracia e drejtpėrdrejtė e pjesėmarrja e grupeve tė interesit njė nga prerogativat e kohės dhe politikės moderne? Ku ėshtė zėri i shoqėrisė civile apo atyre tė tė drejtave tė njeriut, qė prej muajsh po lobojnė fuqishėm pėr garantimin dhe respektimin e tė drejtave tė homoseksualėve, ndėrkohė qė po lenė nė harresė atė qė do tė jetė memoria vizive dhe simbolika e kryeqendrės sė shqiptarėve dhe e tė gjithė viseve tė tyre nė Shqipėri dhe jashtė saj? E megjithatė, kjo ėshtė vetėm pika e dukshme e problemit, pasi rritja e skajshme e dendėsisė sė popullsisė nė qendėr tė Tiranės pritet tė kompensohet me zhvleftėsimin e pronave tė banorėve tė kryeqytetit, qė jetojnė vetėm disa qindra metra larg saj, duke ulur lartėsinė e ndėrtimeve dhe koeficientin e shfrytėzimit tė tyre nė kėtė pjesė tė “Borgut” jashtė mureve tė “Kėshtjellės Neomesjetare”, duke penalizuar kėshtu pikėrisht atė shtresė qytetarėsh model, qė kanė respektuar ligjin mė shumė se kushdo, duke mos ndėrtuar pa lejet e “ndalueshme” ligjore pikėrisht nė pėrmbushje tė detyrimit qytetar, duke respektuar ligjet, qė rrallėkush i ka respektuar!
    Ruajtja e vlerave tė gjithanshme, shpirtėrore e materiale, kulturore e historike tė kėtij qyteti ka qenė dhe mbetet njė nga prioritete kryesore tė Shoqatės “Tirana”. Nė fakt, ishte pikėrisht nė njė tryezė tė rrumbullakėt tė organizuar nga kjo shoqatė, qė u iniciuan vendimet pėr ruajtjen dhe restaurimin e Kalasė sė Tiranės, kthimi i rrugės pranė saj nė pedonale, akordimi i fondeve qeveritare pėr ruajtjen dhe restaurimin e saj. Por, problemi i qendrės sė Tiranės ėshtė po kaq sensibėl, madje ai merr njė rėndėsi akoma me tė madhe, sepse nėse Kalaja e Tiranės lidhet direkt me memorien historike dhe tė shkuarėn e qytetit, sheshi “Skėnderbej” dhe qendra e Tiranės lidhet me krijimin e shtetit shqiptar dhe me jetėn e memorien e brezave tė ardhshėm!

    *Kryetar i Shoqatės “Tirana”

    panorama

  4. #44
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Ēfarė do tė ndryshojė nė sheshin “Skėnderbej” pas rikonstruksionit

    Sheshi “Skėnderbej” ėshtė kthyer nė kalė beteje mes mazhorancės dhe opozitės. Nisja e punimeve nga Bashkia e Tiranės solli menjėherė reagimin e qeverisė, e cila e cilėsoi si tė paligjshme ndėrhyrjen nė qendrėn e Tiranės. Gjysma e kabinetit Berisha kėrkuan tė bllokoheshin punimet. Olldashi, Mediu, Xhaferri reaguan duke kėrkuar pezullimin e punės dhe akuzuan Ramėn se po kryen punime tė paligjshme, nga ana tjetėr, Bashkia kundėrshtoi akuzat e qeverisė dhe vijoi punėn. Gazeta “Tirana Observer” sjell sot tė plotė planin i cili ka hapur kaq shumė polemika mes kampeve politike. Pas rehabilitimit, zemra e kryeqytetit do tė ketė njė fytyrė i cili do ndryshojė nė mėnyrė tė ndjeshme pamjen e qytetit.

    Sheshi

    Inspektorati i Bashkisė ka nisur fazėn e parė tė rindėrtimit tė sheshit, duke rrethuar me rrjetė teli sipėrfaqen e tij. Projekti i sheshit i mbėshtetur nga shteti i Kuvajtit, kap vlerėn e 4.3 milionė eurove. Punimet pėr rikonstruksionin e sheshit do tė zgjasin nėntė qė pėrkon afėrsisht me mbajtjen e zgjedhjeve lokale tė vitit 2011. Nisja e punimeve pėrkon dhe me njė polemikė mes qeverisė qendrore dhe asaj lokale. Debati nisi me njė deklaratė tė kryeministrit i cili urdhėroi ministrin e Transporteve qė tė asfaltonin sheshin, pasi prej kohėsh ishte degraduar. Pas kėsaj deklarate, Bashkia e Tiranės nisi punimet.

    Ndryshimet

    Xhamia do tė ketė njė dysheme tė re, e cila do tė duket sikur ėshtė njė qilim madhėshtor. Opera do tė kėtė njė hyrje tė pėrmasave tė mėdha duke mbuluar oborret ekzistues. Ndėrtesat e ministrive do tė rrethohen nga njė kopsht me pemė tė shumta. Teatri i Kukullave do tė lidhet mė njė ndėrtesė tė re tė ndėrtuar para tij. Tek Banka e Kombėtare do tė ndryshohet platforma pėrpara. Lidhja e muzeut kombėtar do tė ndryshoj duke riorganizuar shkallėt kryesore. Kulla qytetare do tė vendoset nė shėrbimin e qytetarėve nė njė kullė mė tė vogėl. Sheshi “Skėndėrbej” do tė jetė vetėm pėr kėmbėsorėt. Sipas projekti tė studios belge.

    Projekti

    Sheshi do tė ngjitet nė qendėr me njė pjerrėsi 3 pėr qind, duke arritur ne lartėsinė 2.3 metra mbi lartėsinė e skajeve. Sheshi nuk mund te shihet nga njė pozicion i vetėm. ndėrkohė i pajisur me njė seri tiparesh ujore, sheshi mund tė mbushet ose tė thahet. Ky mekanizėm krijon njė konstelacion gjithmonė nė ndryshim gropash, pellgjesh dhe njollash reflektuese. Po sipas projektit, i parė nga hija, qendra pėrherė do tė ndjehet si tepėr e ndriēuar. Ndėrsa lėnė zonėn e hijes dhe hyjnė nė shesh, gjithkush do tė ndjejė njė ndryshim tė menjėhershėm tė diafragmės nė sytė e tij. Duke e pėrshkuar atė, disa njolla gjithmonė do tė duken tė lagura, duke i detyruar njerėzit tė ndryshojnė shtegun qė po ndėrmerrnin. Natėn, sheshi do tė jetė e kundėrta e tij, i ndriēuar fort pėrreth brezit, duke krijuar njė zonė muzgu nė qendėr.

    Ndryshimet qė do tė pėsojė sheshi “Skėndėrbej”

    1. Opera do tė plotėsohet me njė hyrje nė pėrmasat e mėdha, duke mbuluar oborret e jashtme ekzistuese, pėr tė shėrbyer pėr kongrese dhe ngjarje tė rėndėsishme.

    2. Xhamia do tė ketė njė dysheme tė re, pak mė e ngritur, pėr ti dhėnė asaj mė shumė hapėsirė dhe pėr ta bėrė tė duket sikur ėshtė ulur mbi njė qilim madhėshtor.

    3. Ndėrtesat e ministrive janė trajtuar nė njė linjė me kopshtin e fundosur, duke shtuar pemė tė mbjella qė mbulojnė gjithė hapėsirėn e kopshtit dhe tė rrugės. Kėshtu, kompleksi njėsohet nė njė identitet tė vetėm duke u theksuar.

    4. Teatri i Kukullave e gjen veten nė shesh dhe lidhet me njė hapėsirė tė re tė ndėrtuar pėrpara tij, duke ripėrdorur pemėt ekzistuese.

    5. Banka Kombėtare, merr sė fundmi vėmendjen qė meriton, duke shmangur ēdo ndėrhyrje vetėm duke ndryshuar platformėn pėrpara saj.

    6. Qendra Tregtare ngjitur me bankėn ėshtė ripropozuar. Ndėrtesa do tė ngrihet nga toka pėr tė lejuar njė hapėsire e cila krijon njė hyrje tė madhe nė shesh, duke kornizuar njėherėsh kolonadėn e ndėrtesės sė Operės. Funksionet tregtare do tė plotėsohen nga njė hapėsirė ekspozitash pėr ngjarje kulturore. Hapėsira kulturore do tė menaxhohet nga qyteti dhe mund tė bėhet partner konkurrent i Galerisė Kombėtare tė Arteve.

    7. Lidhja e Muzeut Kombėtar me vendin ku qėndron, do ndryshojė duke riorganizuar shkallėt kryesore. Fasada e tij njėdimensionale do tė ndryshohet nė njė tipografi multidireksionale.

    8. Kulla Qytetare (the Civic Toėer) do tė rivendoset nė shėrbimet publike tė qytetit, nė njė kullė tė vogėl.

    9. Masterplani propozon ta shkėpusė trafikun nga sheshi dhe tė krijojė njė shesh kėmbėsorėsh me konstruksione tė reja.

    10. Sheshi nuk do tė jetė i sheshtė. Ē’ka do tė thotė se sheshi do tė jenė si kodrinės me ngjitje tė butė nė qendėr (pjerrėsia 3 %). Pjesa e mesit do tė arrijė deri nė 2.3 m mbi lartėsi, krahasuar me skajet.

    11. Sheshi do tė jetė i pajisur me njė seri tiparesh ujore, sheshi mund tė mbushet ose tė thahet. Ky mekanizėm krijon njė konstelacion gjithmonė nė ndryshim gropash, pellgjesh dhe njollash reflektuese.

    12. Sheshi mund ta ndryshojė fytyrėn e tij totalisht: nga monumentale, boshllėk zyrtar, nė konfuzionin e njė bregu artificial. Prezenca e ujit pėrkohėsisht mund tė aktivizojė njėrin nga skajet ose mund tė fokusohet nė vetė sheshin. Parė nga skajet, pjesė tė sheshit papritur mund tė mbushen me fragmente refleksesh tė ndėrtesės dhe qiellit.

    13. Ditėn, brezi i sheshit do tė ofrojė komfort, hije dhe mbrojtje. Sheshi vetė do tė jetė disi sfidant, duke ofruar njė eksperiencė provokuese. Sheshi do tė mbushet nga skajet por asnjėherė pa tension. I parė nga hija, qendra pėrherė do tė ndjehet si tepėr e ndriēuar. Ndėrsa lenė zonėn e hijes dhe hyjnė nė shesh, gjithkush do tė ndjejė njė ndryshim tė menjėhershėm tė diafragmės nė sytė e tij. Duke e pėrshkuar atė, disa njolla gjithmonė do tė duken tė lagura duke i detyruar njerėzit tė ndryshojnė shtegun qė po ndėrmerrnin.

    14. Natėn, sheshi do tė jetė e kundėrta e tij: i ndriēuar fort pėrreth brezit, duke krijuar njė zonė muzgu nė qendėr. Tė qenurit nė qendėr tė qytetit do tė jetė njė moment qė do tė jetė vėshtirė tė harrohet.


    Ministria e Mjedisit

    “Inspektorati i Mjedisit nė ketė dikaster urdhėroi nė emėr tė Ministrisė pezullimin e menjėhershėm tė punimeve nė sheshin “Skėnderbej” pėr shkak tė mungesės sė lejes mjedisore. “Kjo veprimtari nė bazė tė ligjit pėr mbrojtejen e mjedisit duhet tė pajiset me njė leje mjedisi, por aktualisht ėshtė pa leje mjedisi”, tha kryeinspektori i mjedisit. Bashkia e Tiranės ėshtė gjobitur nė vlerėn e 20 milionė lekėve tė vjetra pėr kėtė kundravajtje.”

    Bashkia

    “Nė arkivin e Ministrisė sė Mjedisit gjendet shkresa Nr. Prot. 2773, Dt. 20.03.2009. Bashkangjitur shkresės, ėshtė relacioni pėrmbledhės i projektit, raporti i VNM-sė (Vlerėsimi i Ndikimit nė Mjedis), dokumentacioni i procesit tė konsultimit publik si dhe fatura e pagesės sė tarifės pėr lejen mjedisore. Pas njė viti nga kjo kėrkesė, Bashkia e Tiranės ka tė drejtėn tė veprojė me parimin e miratimit tė heshtur, ndėrkohė qė Ministrisė sė Mjedisit i takon tė zbardhė lejen pėrkatėse”.

    Sokol Olldashi

    “Plani pėr ndėrtimin e kėtij sheshi duhet tė kalojė nė KRRTRSH, pasi qendra e Tiranės ka njė plan ligjėrisht, atė francez. Pėrshėndes shpejtėsinė me tė cilėn veproi kryetari i Bashkisė sė Tiranės ndaj ndėrhyrjes sė kryeministrit Berisha, por plani pėr ndėrtimin e kėtij sheshi duhet tė kalojė nė Kėshillin Kombėtar tė Rregullimit tė Territorit, pasi qendra e Tiranės ka njė plan ligjėrisht atė Francez"

    Ferdinant Xhaferri

    “Theksoj se ndėrhyrjet nė shesh janė pa bazė ligjore dhe kundėr ēdo procedure. Kur ka qenė Rama ministėr i kėtij dikasteri ka vendosur njė VKM qė e shpall sheshin pjesė e Monumenteve tė Kulturės, ndaj punimet po bėhen nė njė Monument Kulture qė nė vend tė prishet duhet tė mbrohet. Ēdo vendim qė merr pushteti lokal, Kėshillat e Rregullimit tė Territorit pėr zonat qė janė monument kulture, nė qoftė se nuk miratohen nė Kėshillin Kombėtar tė Restaurimeve ėshtė i pavlefshėm”.

    Ditmir Bushati

    “Ministri i Kulturės qė s’di ku e ka varrin Ismail Qemali nuk ka si tė dijė as bazėn ligjore tė transformimit tė sheshit “Skėnderbej”, jo mė tė kuptojė vizionin e kėtij transformimi. Kryeqytetasit e kuptojnė se ky projekt tranformues po tentohet tė merret peng nga qeveria edhe pėr tė larguar vėmendjen nga kriza e rėndė e keq qeverisjes, por nė fakt kjo ėshtė njė arsye mė shumė pėr tė protestuar nė 30 Prill.”

    Projekti francez pėr sheshin e Tiranės

    Masterplani i studios franceze “Architecture – Studio” me qendėr nė Paris parashikonte rimodelime tė rėndėsishme tek Stacioni i Trenit dhe nė sheshin “Skėnderbej”, ndėrsa nė sheshin pranė Universitetit ndėrhyrje minimale. Kjo studio kishte projektuar shndėrrimin e lumit tė Lanės (niveli i sė cilės duhet ngritur sipas tyre) nė njė ambient pastoral, skicat e sė cilės tė sillnin nė mendje kopshtet e Luksemburgut nė Paris. Njė qytet-kopsht, kjo ishte ideja konceptuale e studios franceze. Arkitektėt dhe urbanistėt e kėsaj studioje kanė menduar si mė tė udhės dendėsimin e zonave tė gjelbra ekzistuese, sidomos buzė Lanės, por edhe tek Stacioni i Trenit ku kanė hedhur idenė pėr ndėrtimin e njė sheshi tė ri, si edhe mbjelljen e pemėve tė reja pranė Universitetit. Kopshtet alternative me bimėsi tė dendur, ku tė shiten libra dhe tė dalin njerėzit shėtitje bėnin pjesė nė projektin e arkitektėve francezė pėr tė pėrforcuar zonėn e gjelbėr ekzistuese. Edhe nė aksin e Veriut, francezėt parashikonin gjelbėrim, shatėrvanė, pista pėr makina si edhe kopshte tė tjera tė dendura kudo ku mundej. Zgjerim tė zonės sė gjelbėr parashikonin francezėt deri tek sheshi “Skėnderbej”. Pėrveē zgjerimit tė hapėsirės sė gjelbėr, arkitektėt e “Architecture – Studio” kishin parashikuar edhe zgjerim tė rrugėve, tė cilat sipas tyre, janė shumė tė ngushta dhe kanė nevojė pėr ngjyra e ndriēim. Ata kishin projektuar riformimin e sheshit “Skėnderbej”, duke i lėnė mė shumė hapėsira kėmbėsorėve, por kishin parashikuar gjithashtu tre unaza, ndėr tė cilat njėra tranzit. Njė metro urbane pranė qendrės, pa ndėrtesa tė larta nė shesh, ndėrtimi i njė qendre tė madhe tregtare nė vendin e Pazarit tė Vjetėr, qė sipas projektit tė tyre duhet zėvendėsuar me njė supermarkatė moderne, duke respektuar edhe linjėn tradicionale tė kėtij tregu. Sheshin “Skėnderbej” francezėt e kanė konceptuar si njė qendėr zbavitjeje, kulturore dhe tregtare. Por ideja e tyre fokusohej gjatė edhe tek Stacioni i Trenit si njė pikė e rėndėsishme qė e inkurajon qytetin. Ata hodhėn idenė e ndėrtimit tė njė stacioni tė ri tė Trenit si edhe tė njė sheshi tė ri aty nė tė dy anėt e stacionit. Studioja franceze propozoi parkime tė nėndheshme pėr rregullimin e trafikut. Ndėrkohė pozicioni i Xhamisė karakteristike nė qendėr do tė pėrforcohej.

    /Tirana Observer
    Life's too short to remove USB safely.

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Dy kushtet e Institutit tė Monumenteve tė Kulturės, tė cilat nuk u pėrmbushėn nga Bashkia me Tiranės


    Korrespondenca qė fsheh Rama, Monumentet ia rrėzuan projektin


    Zbardhet korrespondenca mes Institutit tė Monumenteve tė Kulturės dhe Bashkisė sė Tiranės nė lidhje me miratimin e projektit pėr qendrėn e Tiranės. Kjo korrespondencė ėshtė fshehur me qėllim nga Rama pėr tė fshehur ilegjitimitetin e fillimit tė projektit. Sipas ligjit, Ramės i duhej domosdoshmėrisht marrja e lejes nga Instituti i Monumenteve tė Kulturės, pasi sheshi ėshtė pėrfshirė nė ligj si njė monument kulture. Duke pasur parasysh sanksionet e ligjit , Rama i ėshtė adresuar kėtij instituti duke i paraqitur planin e studios belge. Instituti i Monumenteve ka ndėrhyrė dhe i ka kėrkuar Ramės qė projektit ti bėhen rregullime, tė cilat konsistonin nė eliminimin e kullės gjigande nė mes tė bulevardit Zog i I, pra nė mes tė hotel Tiranės dhe Muzeut Kombėtar si dhe ulja e pjerrėsisė sė piramidės. Por Rama nė konflikt tė pastėr interesi ka refuzuar qė tė pėrmbushė kushtet e vendosura nga Instituti i Monumenteve. Kjo ka bėrė qė ai tė mos arrijė tė marrė lejen e domosdoshme nga ky institut. Shkelje nga Bashkia e kryeqytetit konsiderohet mos respektimi i ligjit "Pėr shpalljen ansambėl monument-kulture tė aksit kryesor dhe qendrės historike tė qytetit tė Tiranės", dhe Ligjit nr.9048 dt.7.4.2003 "Pėr trashėgiminė kulturore" njė shqetėsim i ngritur nga ministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferaj. Eksponentė afėr Edvin Ramės i janė kundėrpėrgjigjur kėtij pretendimi, por gjithēka qė thonė ata bien poshtė pėr shkak tė njė vendimi tė Kėshillit tė Ministrave (VKM Nr.180 dt.13.4.2000) qė vetė kryebashkiaku Rama e ka marrė nė kohėn kur ishte ministėr Kulture. Pas kėrkesės nga Bashkia e Tiranės nė dt.23.05.2008, nr.protokolli 5014., ku i kėrkohej Institutit tė Monumenteve tė Kulturės miratimin e Projekt-idesė fituese "Pėr rehabilitimin e Sheshit "Skėnderbej". Kėshilli Kombėtar i Restaurimit (KKR), i mbledhur pranė MTKRS nė dt.20.11.2008, pasi shqyrtoi Projekt-idenė e propozuar, vendosi kufizime dhe ndryshime nė tė (Vendim Nr.15, dt.20.11.2008, Nr.156 Prot, dt.25.11.2008). Kėshtu qė, me shkresėn Nr.160 Prot., dt.26.11.2008, Institutii i Monumenteve tė Kulturės, ka informuar Bashkinė e Tiranės nė lidhje me kushtet e miratimit tė projektit tė cilat ishin: a) Tė mos lejohet ndėrtimi i 2 ndėrtesave pėrkatėsisht nė aksin e Bulevardit Zogu I-rė, dhe midis Muzeut Kombėtar dhe Bankės sė Shqipėrisė. b) Pendenca e sheshit tė propozuar (pjerrėsia) tė mos kalojė 1%. Duke mos i pėlqyer vendimi i marrė nga Kėshilli Kombėtar i Restaurimeve, Bashkia e Tiranės i bėn njė tjetėr kėrkesė dt.27.4.2009, Nr.protokolli 3888, ku i kėrkon Institutit tė Monumenteve njohjen e vendimit tė mbledhjes sė Kėshillit Kombėtar tė Restaurimit tė dt.20.11.2008. Por edhe nė kėtė rast nuk ėshtė pranuar kjo kėrkesė pėr shkak tė mungesės nė dokumentacionet pėrkatėse tė tre kopjeve tė projektit me ndryshimet e reflektuara, duke i kthyer pėrgjigje Bashkisė nė dt 8 maj 2009 me nr. protokolli 68. Organet pėrkatėse pranė Bashkisė kanė refuzuar ta pajisin Sekretarinė Teknike tė KKR-sė me projektin pėrfundimtar tė mbėshtetur nė vendimin Nr.15, dt.20.11.2008, Nr.protokolli 156. Qė nga shkresa e fundit zyrtare tė bėrė nga KKR nė maj tė 2009 nuk ka patur mė komunikim midis dy institucioneve. Si rrjedhojė, Kėshilli Kombėtar i Restaurimeve nuk ka ndonjė vendim tė miratimit tė projektit pėrfundimtar. Kėto fakte tregojnė realisht tejkalimin dhe guximin qė merr Edvin Rama pėr moszbatimin e ligjeve shqiptare. Firma ndėrtuese ende vazhdon tė kryejė punimet nė shesh. Sipas Inspektoriatit tė Mjedisit, nėse vazhdohet tė mos zbatohet urdhri i firmosur nga ministri Fatmir Mediu, organet kompetente siē ėshtė ai i Policisė Ndėrtimore dhe asaj Shtetėrore do tė ndėrhyjnė nė pezullimin e punimeve. Nė emėr tė tė gjithė banorėve tė Tiranės, tė cilėt ndryshe nga kryebashkiaku duan mė tė mirėn e qytetit tė tyre, Edvin Rama duhet tė publikojė lejet e kėrkuara nėqoftėse pretendon se i ka, zbatimin e rregullave tė pėrcaktuara nė ligj ose ndalimin e punimeve qė fondi i siguruar dhe negociuar nga qeveria shqiptare tė mos keqpėrdoret. Njė gjė qė Edvin Rama di ta bėjė mė sė miri.

    Kreshnik MERSINLLARI






    Inspektorėt mjedisorė thanė se do tė shikohet edhe mundėsia pėr zvogėlimin e afatit tė marrjes sė lejes


    Ligjet rrėzojnė alibitė e Ramės pėr lejet e punimeve nė Sheshin "Skėnderbej"


    Bie poshtė alibia e ngritur nga Bashkia e Tiranės pėrsa i pėrket lejes sė mjedisit, se ajo ka tė drejtėn tė veprojė me punimet nė shesh me parimin e miratimit tė heshtur. Sipas kryeinspektorit tė mjedisit, Ilir Bala, nė adresė tė Ministrisė sė Mjedisit nuk ka mbėritur asnjė kėrkesė e tillė. "Kėrkesa ku pretendohet se ėshtė dėrguar relacioni pėrmbledhės i projektit, raporti i VNM-sė (Vlerėsimi i Ndikimit nė Mjedis), Nr. Prot. 2773, Dt. 20.03.2009 ėshtė e pa vėrtetė, kjo kėrkesė mund tė ketė dalė nga Bashkia e Tiranės, por destinacioni i saj nuk ka qenė Ministria e Mjedisit", u shpreh Bala. Edhe nėse pretendohet tė ketė ēuar kėrkesėn, prapė alibia e Bashkisė bie poshtė pėr arsye se ajo i referohet ligjit ku pėrfshihet miratimi i heshtur, i cili ka hyrė nė fuqi rreth tetė muaj mė vonė nė tetor tė vitit 2009. "Ne nuk jemi qė punimet nė Sheshin "Skėnderbej" tė bllokohen apo tė idesė qė ai shesh tė mos pėsojė ndryshim nė tė mirė tė tij. Ne jemi pėr zbatimin e rregullave ligjore edhe Bashkia duhet tė jetė. Pėrsa i pėrket parimit tė miratimit tė heshtur, kjo alibi nuk qėndron pėr shkak se ky ligj ėshtė miratuar nė 1 tetor tė vitit 2009 dhe kėrkesa qė pretendohet ėshtė e marsit tė kėtij viti", pohoi pėr gazetėn "Rilindja Demokratike" kryeinspektori Bala. E hėna ėshtė edhe dita zyrtare ku Bashkisė sė Tiranės do t'i dėrgohej edhe shkresa e Ministrisė sė Mjedisit, e cila i kėrkonte asaj dhe firmės ndėrtuese tė pezullonte punimet, deklarimin e njė gjobe prej 2 milionė lekė dhe tė ēonte kėrkesėn pėr marrjen e lejes sė mjedisit. Procedurat pėr marrjen e lejes sė ndėrtimit kėrkojnė deri nė tre javė kohė, por sipas inspektorėve mjedisorė do tė shikohet edhe mundėsia pėr zvogėlimin e kėtij afati. Bashkia vazhdon tė injorojė edhe njė herė ligjet pėr ndėrtimin e veprave tė infrastrukturės. Pas mungesės sė lejes sė ndėrtimit dhe lejes sė sheshit tė ndėrtimit qė miratohen nga KRT-ja e Tiranės, e cila nuk ėshtė mbledhur prej njė viti, njė tjetėr mangėsi nė dokumentacion ėshtė edhe leja e mjedisit.






    Do tė kėrkohet dokumentacion shtesė, pasi plani qė ka paraqitur Bashkia ėshtė antiligjor


    Shkeljet e Bashkisė nė Sheshin "Skėnderbej", gati bllokimi nga qeveria


    Qeveria do tė bllokojė punimet qė po kryen Bashkia e Tiranės nė Sheshin "Skėnderbej", nė rast se kjo e fundit do tė vazhdojė punimet nė mėnyrė tė paligjshme. Kėshtu ka konfirmuar kėshilltari i Kryeministrit pėr territorin, Flamur Kuēi, gjatė njė interviste televizive. Kėshilltari i Kryeministrit, Kuēi, u shpreh se, pas pėrfundimit tė afatit tė pezullimit qė ėshtė aktualisht nė fuqi, radha do t'i vijė ndėrhyrjes nga Inspektoriati Urbanistik, i cili pritet tė ndėrpresė punimet nė shesh. Kuēi thekson se, pėr sheshin do tė kėrkohet dokumentacion shtesė, pasi plani qė ka paraqitur Bashkia ėshtė antiligjor. "Ka njė vendim tė ndėrmjetėm pezullimi tė kėtyre veprimeve, qė janė veprime tė paligjshme deri nė vlerėsimin total tė tyre. Nė qoftė se nuk respektohet ai vendim do tė kėrkohet dokumentacion shtesė. Nė mungesė tė kėtij dokumentacioni do tė ketė bllokim tė punimeve. Nė qoftė se do tė vazhdohet me persistencė nė veprime tė tilla joligjore, qeverisė nuk i ngelet asnjė rrugė tjetėr pėrveēse tė garantojė zbatimin e ligjit dhe tė njė tėrėsie tė ligjeve nė Shqipėri. Plani paraqet defiēenca tė mėdha. Me kėtė lloj modeli, ai shesh do tė pėrfundojė nė njė shesh pa funksion, me njė shesh tė karakterizuar nga tekat personale dhe jo pėr t'i dhėnė njė funksion tė mirėfilltė, ku njerėzit takojnė njėri-tjetrin dhe tė marrė njė lloj gjallėrie sheshi. Paraqet defiēenca tė mėdhaja nė adresimin e ēėshtjes sė trafikut dhe tė transportit", tha Kuēi.


    Ekspertėt: Plani belg pėr qendrėn e Tiranės minon hapėsirat e gjelbėrta


    Ekspertėt e urbanistikės kontestojnė punimet e Bashkisė pėr Sheshin "Skėnderbej", duke i cilėsuar ato tė pa studiuara. Ekspertėt theksojnė se bashkia duhet tė punojė pėr krijimin e hapėsirave tė gjelbėrta, gjė qė i mungon prej vitesh kryeqytetit. Ekspertėt theksojnė se, plani pėr Sheshin "Skėnderbej" nuk i jep zgjidhje asnjė prej problemeve nė Tiranė. Sheshi "Skėnderbej", sipas projektit tė studiove tė Ramės, do tė jetė nė formėn e njė piramide gjigante. Sipas arkitektėve, kjo ėshtė njė gjetje tėrėsisht negative, pasi sheshi nė kėtė mėnyrė do tė ketė njė shikim tė kufizuar. Ata qytetarė qė do tė jenė nė njėrėn anė tė piramidės-shesh do ta kenė tė pamundur qė tė shikojnė tė gjithė hapėsirėn e Sheshit "Skėnderbej", pasi kjo do tė ndėrpritej nga lartėsia e piramidės. Nga tė gjitha anėt nė tė cilat do tė gjenden qytetarėt do ta kenė tė pamundur komunikimin virtual mes tyre, pasi kjo do tė pengohej nga lartėsia e piramidės. Mė shumė se njė projekt i gjetur duket se sheshi-piramidė do tė kthehet nė njė mur ndarės pėr tė gjithė ata vizitorė qė do tė gjenden nė Sheshin "Skėnderbej". Ndėrtimi i njė kulle nė krah tė 15-katėshit, pothuajse nė mesin e bulevardit tė madh, pėr interesat e Kokėdhimės ėshtė njė atentat qė i bėhet Tiranės dhe dėmton dhimbshėm kėtė hapėsirė urbane, ikonė e qytetit. Sipas projektit tė paraqitur nga Rama, Unaza e vogėl kalon pėrpara pallatit tė ngritur mbi rrugė nga kunati i Dash Pezės. Kalimi i rrugės do t'i shtojė vlerėn objektit tė paligjshėm tė Dash Pezės. Plani belg nuk ka asnjė studim pėr organizimin nė qendėr tė lėvizjes sė automjeteve dhe tė kėmbėsorėve pėr shkak tė moscėnimit tė interesave klienteliste tė Ramės.





    Bashkia devijon punimet pėr unazėn e vogėl, pasi ajo kalonte mes pallatit qė ka ndėrtuar Dash Peza


    Rama grabit pronat e qytetarėve pėr llogari tė pallatit tė Dashit


    Nė mbrojtje tė interesave tė biznesmenit-deputet tė Partisė Socialiste, Dash Peza, fadromat e Bashkisė sė Tiranės kanė ndėrmarrė njė aksion tė paligjshėm, duke prishur oborret e shtėpive tė njė lagjeje kryesore nė kryeqytet. Konkretisht, ditėn e premte inspektoriati i Bashkisė sė Tiranės filloi shembjen e disa ndėrtesave pas godinės sė 15-katėshit nė qendėr tė kryeqytetit. Banorėt e kėtyre ndėrtesave kanė kundėrshtuar veprimet e Bashkisė, duke u shprehur se nuk janė lajmėruar pėr ndėrmarrjen e kėtij aksioni. Tė pyetur nga gazeta, ata shprehen tė shqetėsuar se pėr objektet dhe tokėn nė pronėsi tė tyre nuk janė bėrė shpronėsimet e nevojshme. Qytetarėt, tė shqetėsuar shprehen se Bashkia ka ndėrhyrė nė pronėn e tyre, duke mos bėrė asnjė njoftim. Gjithashtu sipas tyre nuk iu ėshtė ofruar asnjė dėmshpėrblim nga Bashkia dhe nuk ėshtė premtuar asnjė kompensim pėr dėmet e shkaktuara. Besnik Kazazi, njė prej banorėve thekson se, Policia Ndėrtimore e Bashkisė filloi para disa ditėsh nė mėnyrė tė papėrgjegjshme prishjen e objekteve nė pronėsi tė tij. Kazazi shprehet se, oborret qė po shemb Bashkia janė pronė private dhe se unaza e vogėl kalon mes pallatit qė ka ndėrtuar Dash Peza dhe jo nė oborrin e shtėpisė sė tij. "Punimet kanė filluar tė kryen pa njė vendim pėr shembjen e banesave dhe bizneseve afėr oborrit tė shtėpive tona. Kemi shkuar nė Bashki pėr tė zgjidhur kėtė problem, por atje na thanė se ne po pėrpiqemi tė politizojmė ēėshtjen. Kjo indiferencė e Bashkisė sė Tiranės ėshtė e papranueshme. Veprimet e kryebashkiakut po cėnojnė rėndė pronėn tonė private", shprehet Kazazi. Sipas familjes Kazazi, Bashkia duhet tė vazhdojė punimet, por ato fillimisht duhet tė respektojnė ligjin, duke bėrė shpronėsimin e pronave tė ligjshme. Ata shprehen se, ndjehen shumė tė pafuqishėm pėrballė kėsaj situate, pasi Bashkia nėpėrmjet kėtij aksioni tė paligjshėm dhe arbitrar iu ka dėmtuar bizneset. Sipas banorėve, Rama po tregon edhe njė herė se mund tė shkelė ligjin sa herė dėshiron tė mbrojė interesat e tij personale. Veprimin e kryetarit tė Bashkisė pėr shembjen e ndėrtesave nė qendėr tė kryeqytetit ata e cilėsojnė arbitrar dhe banditesk. "Ndėrtesat tona janė me dokumente tė rregullta, por Rama po tregon me kėtė aksion tė menjėhershėm arbitraritetin e tij prej njė njeriu tė verbuar nga pushteti, duke prishur ndėrtesat pa paralajmėrim. Edi Rama po tregon para tė gjithė shqiptarėve, se kauza e tij nuk ėshtė kauza e shtetit tė sė drejtės ashtu si ai pretendon, por ėshtė shkelja e ēdo parimi tė njė shteti demokratik. Veprimet e tij tė fundit bien ndesh me pėrpjekjet e tij pėr vendosjen e shtetit ligjor dhe demokratik. Pasi ai po shkel njė nga tė drejtat themelore tė njeriut, qė ėshtė mbrojtja e pronės private", ėshtė shprehur njė tjetėr pronar. Sipas tij, pronat po grabiten me njė arbitraritet banditesk dhe nuk mund tė ketė vend nė botė ku kryetari i Bashkisė ndėrmerr kėto veprime apo tė lejojė diēka tė tillė nė qendėr tė njė kryeqyteti. Banorėt shprehen se, diēka e tillė nuk mund tė politizohet ashtu si pretendon Bashkia, pasi ata po kėrkojnė tė mbrojnė tė drejtėn e tyre. Bashkia e Tiranės vijon tė shkeli ligjin, duke shkelur kėsaj here tė drejtat e banorėve tė kryeqytetit. Pas mospėrfilljes ndaj lajmėrimeve tė ekzekutivit se punimet janė tė jashtėligjshme, Bashkia po injoron dhe qytetarėt qė ajo i pėrfaqėson.

    Unaza e vogėl duhet tė kalonte nga pallati qė ka ngritur mbi rrugė Dash Peza

    Banorėt kėrkojnė tė shpronėsohen sipas ligjeve nė fuqi dhe pastaj Bashkia Tiranė tė vazhdojė projektin e unazės sė vogėl. Ngutja e Ramės pėr tė bėrė Sheshin "Skėnderbej" pa pasur njė plan ligjor, e ka detyruar atė tė urdhėrojė prishjen e oborreve tė shtėpive pesė shekullore, pa bėrė mė parė shpronėsimin e tyre. Bashkia e Tiranės sipas ligjeve nė fuqi duhet tė llogariste koston e shpronėsimeve pėr kėta banorė. Nė njė deklaratė pėr mediat, fėmijėt e mjekut popullor Cen Kazazi, kanė theksuar se prishja e oborreve tė shtėpive tė tyre ėshtė bėrė nė mėnyrė tė paligjshme. Besnik Kazazi tha se, Bashkia ka ndėrmarrė njė sulm tendencioz ndaj pronave tė familjes sė tij. Ai thekson se, unaza e vogėl duhet tė kalonte nga pallati qė ka ngritur mbi rrugė Dash Peza dhe jo nga oborri i shtėpisė sė tij. "Para dy-tre ditėsh na vjen Policia Ndėrtimore e Bashkisė me fadromė, me njė copė letėr nė dorė, pa pikė pėrgjegjėsie, shemb gardhin kėtu dhe thotė ėshtė rrethim pa leje dhe kėtė rrugė na e quan "Urani Pano". Rruga nuk ekziston kėtu, ekziston mes pallatit qė ėshtė ngritur mbi rrugė, oborret qė po shemb Bashkia janė pronė private", thotė Besnik Kazazi. Lindita Kazazi, ėshtė shprehur edhe para mediave se, shembjet e oborreve nuk janė pjesė e unazės sė vogėl. "Nuk bėhet fjalė pėr unazėn e vogėl. Kėtu bėhet fjalė pėr njė rrugė provizore, qė do ta marrė Bashkia nė pėrdorim. Kjo rrugė qė sot po hapet ėshtė e gjitha me shtėpi tė vjetra tiranse", tha zonja Kazazi. Besnik Kazazi u shpreh se, nuk ėshtė kundėr ndėrtimit tė unazės, por mė parė Bashkia e Tiranės duhet tė bėnte shpronėsimet e pronave tė ligjshme.

    Banorėt: Pėr Ramėn rėndėsi ka vetėm karrigia e Ruzhdijes

    Pronarėt e ndėrtesave shprehen se, Bashkia e ka lėnė zonėn pas 15-katėshit nė njė gjendje tė mjerueshme. Sipas tyre, pėr Ramėn ėshtė mė e rėndėsishme karrigia e Ruzhdijes nė Parlament se sa banesat e banorėve nė qendėr tė Tiranės. Ata thonė se, Edi Rama po shkel nė mėnyrė rrugaēėrore mbi punėn e tyre tė njė jete pėr ngritjen e shtėpive dhe bizneseve. Qytetarėt shprehen se, nėpunėsit e Bashkisė tallen me banorėt, duke u thėnė atyre se porta dhe muret para shtėpisė sė tyre janė tė paligjshme. Banorėt tregojnė se, ndjehen tė braktisur pėr shkak tė indiferencės qė kryetari i Bashkisė po tregon ndaj kėrkesave tė tyre. Banorėt tė irrituar thonė se, Edi Rama dhe deputetėt qė pėrfaqėsojnė PS-nė nuk kanė shkuar nė zonė pėr tė dėgjuar shqetėsimet e tyre, pasi ata e dinė shumė mirė qė po kryejnė njė padrejtėsi. Sipas tyre, Bashkia duhet tė bashkėpunojė me qytetarėt, pasi Rama duhet tė mbrojė tė drejtat e qytetarėve qė pėrfaqėson dhe jo t'i shkatėrrojė ato. Banorėt thonė se, ata kėrkojnė nga Bashkia e Tiranės qė kėto punime tė kryhen sipas procedurave pėrkatėse dhe jo sipas interesave tė Ramės. Sipas tyre, kur ėshtė nė interes tė Ramės ai lejon ndėrtesat pa leje dhe tani po pėr shkak tė interesave tė tij po shemb banesa tė ligjshme. Nė kėtė kontekst, ata rikujtuan vizitėn e deputetit tė PD-sė, Aldo Bumēi, i cili deklaroi se Partia Demokratike nuk do tė lejojė askėnd qė tė shkatėrrojė me kėto akte kriminale, pronat e qytetarėve. Njė prej banorėve, tė cilit i ėshtė shembur njė pjesė e objektit tė tij, shprehet i kėnaqur duke theksuar se, Bumēi nė emėr tė Partisė Demokratike, doli nė mbrojtje tė banorėve qė janė prekur nga veprimet uzurpatore tė Edi Ramės. Pronarėt e objekteve u shprehėn se pas monopolizimit tė sektorit tė ndėrtimeve me dhėnien e lejeve vetėm pėr ortakėt e tij dhe pas monopolizimit tė Partisė Socialiste, Rama po vazhdon serinė e tij tė monopolizimeve, duke grabitur pronat e tyre tė ligjshme. Pronarėt tashmė tė kthyer nė ish-pronarė pėr shkak tė kryetarit tė Bashkisė, shprehen se fatmirėsisht Rama humbi zgjedhjet e 28 qershorit, pasi nė tė kundėrt ai do tė kishte monopolizuar tė gjithė vendin.


    Eris Nakuēi





    Prona ėshtė zėnė nga njė ndėrtim pa leje i dajės sė Elton Ēikės me detyrė inspektor nė Inspektoriatin e Ndėrtimit


    Njerėzit e Ramės zaptojnė pronėn private nė mes tė Tiranės


    Familja Zela zotėron njė pronė nė rrugėn "Shyqyri Bėrxolli", pėrballė shkollės "Konstandin Kristoforidhi", e cila i ėshtė zėnė nga njė ndėrtim pa leje nga daja i Elton Ēikės me detyrė inspektor nė Inspektoriatin e Ndėrtimit. Megjithė ankesat e njėpasnjėshme tė familjes Zela, pranė Inspektoratit tė Bashkisė, daja i Elton Ēikės, vazhdon tė mbajė pronėn e tyre pa pasur asnjė shqetėsim. Sikur tė mos mjaftonte ky fakt, daja i Elton Ēikės bėn ironi pronarėve legjitim me pushtetin qė ka nė Bashki nipi i tij. Prona e zėnė qė nga daja i Elton Ēikės vėrtetohet qė ėshtė e familjes Zela nga Zyra e Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme Tiranė nė bazė tė Vėrtetimit tė Pronėsisė me numėr hipotekor nr. 213, datė 28.01.2004. Kjo pronė ka qenė nė zotėrim tė familjes Zela, pėr mė shumė se 200 vjet. Bashkėpronarėt e kėsaj prone kanė shprehur shqetėsimin e tyre pranė Inspektoriatit Ndėrtimor Urbanistik Vendor, Bashkia Tiranė, nė lidhje me njė objekt nė ndėrtim pa leje nė pronėn e tyre nga disa shtetas. Bashkėngjitur formularit tė ankesės, datė 16.03.2010, me numėr protokolli nr. 011868j, drejtuar Inspektoriatit Ndėrtimor Tiranė, nga pronarėt ėshtė vėnė nė dispozicion edhe njė kopje e ēertifikatės sė pronėsisė, harta e truallit dhe fotografi tė ndėrtimit pa leje dhe ku kėrkohet marrja e masave tė menjėhershme kundėr cėnimit tė pronės. Pėrveē ankimimit tė familjarėve nė Inspektoriatin e Ndėrtimit pranė Bashkisė Tiranė, pėr kėtė zaptim ėshtė vėnė nė dijeni dhe Bashkia me anė tė njė letre me numėr protokolli nr. 373, datė 15.03.2010. Familja Zela thekson se, subjekti ndėrtues nuk ka se si tė jetė i pajisur me leje ndėrtimi, pėrderisa nuk rezulton tė jetė pronar i truallit ku po ndėrtohet, ndėrkohė qė njė gjė e tillė ėshtė themelore pėr pėrmbushjen e detyrimeve ligjore pėr t'u pajisur me njė leje ndėrtimi. Ndėrkohė qė pėr tė marrė njė leje ndėrtimi duhet sipas nenit 62, paragrafi "2" tė Ligjit 8405 datė 17.07.1998 "Per urbanistikėn", i ndryshuar, ku pėrcaktohet "Si nė rastin kur toka ėshtė pronė private, ashtu kur dhe kur ajo ėshtė pronė publike, personi juridik ndėrtues duhet tė paraqesė kontratėn me pronarin e truallit ose me personin qė ka marrė sheshin e ndėrtimit nga K.Rr.T-ja. Kėshtu qė, asnjė subjekt ndėrtues nuk mund tė legjitimohet si kėrkues pėr miratim tė kėrkesės pėr leje ndėrtimi nė rast se nuk ka njė marrėveshje paraprake me pronarin e truallit. Nė bazė tė Ligjit 9780 neni 4 datė 16.07.2007 "Pėr Inspektimin e Ndėrtimit", Inspektoriati i Ndėrtimit ushtron nėpėrmjet kryeinspektorit e inspektorėve pėrgjegjėsitė e kontrollit dhe zbatimit tė ligjshmėrisė e tė standardeve teknike nė fushėn e ndėrtimit dhe urbanistikės, gjė qė nuk ka ndodhur nga Bashkia Tiranė. Ligji evidenton pėrgjegjėsitė e kontrollit administrativ nė fushėn e ndėrtimit, e cila nė kėtė rast flagrant gjykohet shumė lehtė edhe nga ana praktike pėrderisa bėhet fjalė pėr njė zonė pranė qendrės sė Tiranės.


    Inspektoriati i Ndėrtimit favorizon zaptuesin e tokės


    Megjithėse kanė kaluar gati dy javė nga ankimimi i Familjes Zela, inspektoriati i Ndėrtimit pranė Bashkisė Tiranė nuk ka marrė asnjė masė, duke favorizuar qartazi zaptuesin e tokės, i cili ka kaluar nga kati i parė i ndėrtimit (karabina) nė katin e tretė pa u shqetėsuar. Bashkėpronarėt e truallit kanė kontaktuar disa herė edhe me Policinė Bashkiake sa herė kanė konstatuar punėtorė qė punojne natėn, por asnjėherė nuk janė marrė masa pėr kėta persona qė dhunojnė pronėn m'u nė qendėr tė Tiranės. Pavarėsisht se prona ėshtė njė e drejtė qė mbrohet nga Kushtetuta e Republikės sė Shqipėrisė, ajo dhunohet haptas, ndėrsa mbrotja e saj injorohet nga vetė organet kompetente tė pushtetit lokal, tė cilėve u ėshtė deleguar taksativisht me ligj kjo detyrė. Ēdo abrogim i kėsaj detyre nga organet kompentente nuk ėshtė thjesht njė thyerje ordinere e ligjit, por njė krim; njė krim jo vetėm ndaj individit, por edhe ndaj vlerave mė tė qenėsishme tė shoqėrisė, ndaj vlerave tona me bazė si njerėz. Familja Zela thekson se, mosreagimi i pushetit lokal legjitimon kthimin e rrėmbimit tė pronės nė njė normė pėr tė vjedhur pronėn nė mes tė ditės me diell. Familja Zela thekson se, kjo padrejtėsi e dhunim nuk ėshtė njė sulm ndaj saj, por ėshtė njė sulm mbi vetė shtetin, mbi vetė sistemin gjyqėsor, mbi vetė demokracinė, mbi ēdo shtetas shqiptar tė ndershėm. Familja Zela shprehet se do tė pėrdori tė tėra mjetet ligjore pėr tė siguruar ruajtjen e njė prej tė drejtave mė tė qenėsishme, respektimin e ligjit e Kushtetutės.


    Kallėzim penal kundrejt Bashkisė Tiranė pėr lejimin e shkeljes sė ligjit


    Familja Zela do tė bėjė njė kallzim penal, pėr zaptuesit e pronės si edhe do tė kėrkojė kompensim financiar pėr tė gjithė ata qė janė shkaktarė tė shkeljes sė kėsaj tė drejte e tė ligjit. Familja Zela do tė padisi zaptuesit e tokės, Inspektoriatin e Ndėrtimit pranė Bashkisė Tiranė, firmėn e ndėrtimit, deri tek zyrtari mė i lartė nė pushtetin lokal pėrgjegjės pėr kėtė. Ne i bėjmė thirrje tėrė organeve kompetente tė qeverisjes lokale, sistemit gjyqėsor, pėr njė zgjidhje sa mė tė shpejtė pėr tė siguruar qė ligji, Kushtetuta e vlerat tona mė tė qenėsishme tė vihen nė vend, tė respektohen. Familja Zela deklaron se prona dhe respektimi ligjor i saj qė ėshtė njė nga treguesit kryesorė tė emancipimit tė njė shoqėrie, ėshtė pikėrisht kjo nga ku fillon gjithēka. Familja Zela thekson se, nuk ka asnjė justifikim pėr ēdo abrogim detyre nga pushteti qė dobėson kėtė tė drejtė. Pėr familjen Zela tė aplikosh ēfarė do lloj tjetėrsimi prone, t`i mohosh individit pronėn, tė bėsh sehir kur taksativisht me ligj duhet ta mbrosh, ti mohosh njeriut mirėqenien, lumturinė, shpresat pėr shkak tė makutėrisė pėr pėrfitime krejtėsisht tė paligjshme financiare, duke vjedhur prima facie pronėn, jo vetėm pėrbėn paligjshmėri apo padrejtėsi, por do tė thotė tė ē'nderosh kujtimin e atyre qė dhanė jetėn pėr demokraci, do tė thotė tė pėrdhosėsh nė thelb tėrė konventat e marrėveshjet ndėrkombėtare mbi tė drejtat e njeriut pjesė e tė cilave ėshtė Shqipėria, do tė thotė tė pėrdhosėsh apo tallesh me institucionet ndėrkombėtare demokratike, pjesė e sė cilave Shqipėria ėshtė apo aspiron tė jetė. Pjesėtarė tė familjes Zela shprehen se kjo pėrvetėsim prone ka tė bėjė mė shumė se sa tė drejtėn ligjore, pasi tė sigurosh tė drejtėn e pronės kėrkohet edhe qytetari, emancipim, vullnet i mirė, vizion. Kjo pasi nuk ėshtė thjesht familja Zela, por nė tė gjithė si shoqėri qė duhet kapėrcejmė trashėgiminė e gjymtuar tė dhunimit tė pronės, trashėgiminė e padrejtėsisė, trashėgiminė e dhunimit tė vlerave mė tė qenėsishme tė njė shoqėrie tė civilizuar.


    Abuzimi me pronėn publike nė Tiranė sipas interesave tė babėzisė Rama


    Abuzimi me pronėn publike nė kryeqytet ėshtė shndėrruar nė njė fenomen tė zakonshėm qė nga ardhja e Ramės nė krye tė Bashkisė sė Tiranės. Dhėnia me qira e rrugės publike pėr ndėrtimin e njė pallati ėshtė gjetja mė e goditur nga kupola e korrupsionit tė Bashkisė sė kryeqytetit pėr tė pushtuar pronat publike qė janė pasuri e tė gjithė qytetarėve. Rasti i pallatit tė Dash Pezės ėshtė njė dėshmi e gjallė e kėsaj skeme tė frikshme korruptive, qė ka nisur sapo Rama ka filluar ditėn e parė tė punės nė Bashkinė mė tė madhe tė vendit. Ky rast daton qė nė shtator tė vitit 2001, kur Rama kishte mė pak se njė vit qė ishte zgjedhur si kryebashkiak i Tiranės. Babėzive tė njerėzve tė Ramės nuk u kanė shpėtuar as oborret e shkollave. Ndėrtimet pa leje, qė po mbillen pėrditė nė oborret e pallateve nė Tiranė, kanė dy fajtorė: Bashkinė e Tiranės qė i lejon dhe qytetarin qė i ndėrton. Tė gjithė ndėrtimet pa leje kohėt e fundit nė kryeqytet lidhen me familjarėt e punonjėsve tė Bashkisė, tė cilėt imitojnė kryetarin e tyre, duke abazuar me ētė munden me kompetencat qė i ka dhėnė shteti. Askush nuk mund tė vendosė as edhe njė tullė, pa leje. Ka mė shumė se katėr vite, qė Bashkia e Tiranės ka marrė nėn juridiksion Policinė e Ndėrtimit, por ndėrtimet pa leje jo vetėm nuk janė frenuar, siē premtonte kreu i Bashkisė kur kėrkonte Policinė Ndėrtimore, por duket se po lulėzojnė nė mes tė Tiranės. Sot, kush ndėrton pa leje shtesa katesh, apo shembje themelesh, nuk ėshtė mė fajtor nė sytė e qytetarėve. Sot, fajtor ėshtė Inspektoriati i Ndėrtimit tė Tiranės, qė qytetarėt i besuan se nuk do t'i lejonte ndėrtimet pa leje. Sot, ata qė duhet tė pėrgjigjen mė fort pėrpara ligjit janė ata qė heshtin, edhe pse me ankesa pafund nė duar, duke bėrė shurdhin apo memecin.


    Elis KUĒI





    rd
    ..

  6. #46
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    17-05-2009
    Vendndodhja
    Dallas Texas
    Postime
    751
    Citim Postuar mė parė nga Jack Watson Lexo Postimin

    Projekti i ri do tė realizohet me njė donacion prej 5 milion $ tė dhėnė nga emiri i Kuvajtit nė 2008. Punime kryhet nga firma Mak Albania.


    ]

    Dmth kete donacion e paskan bere Arabet qe ju i shani gjithe diten ne forum. bravo Arabet e treguan dhe njeher veten qe jane zemer bujar dhe human. respekt per kete popull fisnik

  7. #47
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    BERISHA KUNDĖR “SKĖNDERBEUT” SI TURSUN PASHA
    07/04/2010
    Andrea Stefani


    Beteja qė qeveria i ka shpallur projektit tė Bashkisė sė Tiranės pėr sheshin “Skėnderbej” ėshtė njė tjetėr fakt i mendėsive komunisto-autoritariste qė gėlojnė nė kokėn e Kryeministrit Berisha. Ėshtė mendėsia centraliste dhe despotike qė nuk lejon liri dhe iniciativė pėr asnjė pushtet tjetėr. Por ėshtė edhe tjetra, mė anti-publikja, ajo qė e quan tė pėrligjur si realpolitikė, sabotimin, pengimin e ēdo projekti tė rivalit politik, tė cilin e sheh si armik. Kjo qė po ndodh me sheshin “Skėnderbej” nuk ėshtė shqetėsuese, ėshtė alarmante. Sepse nuk ėshtė njė rivalitet politik, por njė pėrleshje vulgare anti-publike. Ėshtė njė betejė si ato qė dikur Skėnderbeut i duhej tė zhvillonte kundėr ushtrive turke, qė i rrethonin kėshtjellat. Ėshtė alarmuese pėr standardet politike tė shikosh se si nė shekullin XXI “Skėnderbeu” ndodhet pėrsėri i rrethuar. Kėtė herė jo nga njė turk si Tursun Pasha, qė Ismail Kadare ka gdhendur nė kryeveprėn “Kėshtjella”, por nga njė tjetėr pasha, kėtė herė shqiptar, jo nė shekullin XIII, por nė mileniumin e ri, jo me ēallmė, por me kollare. Njė pasha qė pretendon ta udhėheqė vendin drejt Europės, qė ta integrojė me qytetėrimin perėndimor, ndėrkohė qė zbaton tė gjitha metodat osmano-lindore pėr tė sabotuar opozitėn dhe pushtetin lokal tė bėjė detyrėn e vet ndaj publikut. Njė pasha qė tamam si osmanlliu Tursun Ulurgu Tunxhasllan Pasha, lakmon tė pushtojė ēdo kala, t’i ketė tė gjitha nė dorė dhe qė jo rastėsisht mban njė emėr tė gjatė dhe plot tituj si ai: Doktor Profesor Sali Berisha.

    * * *

    Nė thelb tė pengimit qė po i bėhet realizimit tė projektit pėr sheshin “Skėnderbej” nga Bashkia e Tiranės, qartazi me njė dobi tė madhe pėr qytetarėt, ėshtė paaftėsia e qeverisė. Njė qeveri e aftė nuk ka frikė nga realizimet e pushtetit lokal qė ndodhet nė duart e kundėrshtarit politik. Pėrkundrazi, njė zhvillim i tillė do ta mobilizonte pėr realizimin e tė tjerave projekte me dobi edhe mė tė mėdha publike. Avantazhi i saj mbi rivalin politik do tė buronte kėshtu nga mposhtja e rivalit politik me arritje, me ndėrtim. Dhe rivaliteti politik do tė ishte, si nė tė gjitha vendet e qytetėrimit perėndimor, njė rivalitet politik ndėrtimtar, pjellor, i shėndetshėm pėr shoqėrinė dhe jo shkatėrrues siē rėndom nė kėto njėzet vjet po ndodh me konfliktet politike tė nxitura nga Berisha. Por nuk mund ta ketė njė veti tė tillė njė pushtet si ky, shterpė dhe qė nuk di tė ndėrtojė. Njė pushtet i tillė e bazon suksesin politik jo te ndėrtimi, por te shkatėrrimi i planeve dhe projekteve tė kundėrshtarit. Ngaqė nuk ėshtė nė gjendje tė ndėrtojė vetė, ose jo aq mirė dhe sa duhet pėr tė fituar besimin publik, atėherė qė tė mbijetojė nuk ka sesi tė mos i futet intrigės pėr shkatėrrimin e projekteve tė kundėrshtarit. Dhe si Tursun Pasha, nis e gėrryen llagėme nė themelet e projekteve tė njė pushteti qė e konsideron armik edhe pse ai ėshtė pushtet lokal i tė njėjtit shtet nė krye tė sė cilit ėshtė vetė Kryeministri Pasha. Nė fakt, sulmi i Berishės kundėr “Skėnderbeut” sot, ėshtė faza e parė e sulmit tė kėtij pashai pėr tė marrė kėshtjellėn e Tiranės nė zgjedhjet lokale qė po afrojnė. Dhe opozita dhe pushteti i saj duhet tė shkojnė nė ato zgjedhje pa fitore dhe aq mė pak me njė arritje si ajo e sheshit tė rindėrtuar, njė arritje me perceptim shumė tė lartė nė publik. Njė pasha si Berisha, qė ndjek taktikėn e tokės sė djegur me kundėrshtarin, nuk mund tė tolerojė qė ai tė hyjė nė zgjedhje me njė bilanc veprash tė tilla, edhe pse kėto tė fundit janė nė tė mirė tė publikut dhe qytetarėve tė Tiranės. Sepse “mė e mira e mė tė mirave” e qytetarėve tė Tiranės, por edhe e atyre tė gjithė Shqipėrisė, ėshtė qė Berisha tė qėndrojė nė pushtet sa tė jetė jeta. Dhe qė tė ndodhė kjo “e mirė e madhe” pėr popullin, duhet tė bėhen disa kurbane, disa sakrifica. A nuk ishte njė kurban i tillė edhe shkatėrrimi i mbikalimit te “Zogu i Zi”? Mė vonė rezultoi se ishte njė shkatėrrim i paligjshėm qė i kushtoi publikut disa miliona tė hedhura nė “lumė”. Por pashai nuk pyet pėr tė tilla gjėra, ndėrkohė qė asnjė pushtet drejtėsie, asnjė gjykatė, nuk ka kėllqe ta verė para pėrgjegjėsisė ligjore, sikundėr dhe e meriton dhe sikundėr ndodh nė ēdo shtet normal perėndimor, ku drejtėsia ėshtė e pavarur dhe ku publiku taksapagues “tė tund dhėmbėt” nėse shpėrdoron paratė e tij. Ndaj dhe pashai nuk mund tė mos lakmojė tė bėjė tė tjera kurbane tė tilla qė i shėrbejnė luftės sė tij tė pandershme pėr pushtet. A nuk bėnin tė tilla kurbane nė themele tė pushtetit tė tyre edhe faraonėt, mbretėrit lindorė, despotėt? Njė kurban i tillė ėshtė edhe projekti i kryesheshit tė vendit, qė mban emrin e heroit kombėtar qė, shekuj mė parė, udhėhoqi rezistencėn e lavdishme kundėr osmanėve, sulltanėve dhe pashallarėve.

    * * *

    Projekti i sheshit “Skėnderbej” duhet penguar jo se nuk ėshtė i mirė nga kėndvėshtrimi urbanistik, por sepse ėshtė i rrezikshėm pėr pushtetin e pashait Berisha. Ai ėshtė thuajse njė kėshtjellė qė duhet pushtuar. Dhe organizohet sulmi kundėr kėsaj kėshtjelle tė opozitės. Jo me selhitarė, akinxhinj e jeniēerė, por me siamezėt e tyre modernė, me deputetė, urbanistė dhe juristė. Nė ballė si gjithnjė, prin lufta “anti-korrupsion”. Projekti i bashkisė shpallet i korruptuar. Kėshtu i sulmoi ky pasha kundėrshtarėt edhe nė vitin 2005, duke u hequr si kalorėsi qė do tė vriste kuēedrėn e korrupsionit, por me tė ardhur nė pushtet, ja shaloi vetė kuēedrės sė korrupsionit. Sulmi vazhdohet me aradhe tė tjera. Shpiken lloj-lloj pengesash burokratike e “ligjore”. Trillohen po ashtu lloj-lloj “argumentesh” urbanistike kundėr projektit tė Bashkisė sė Tiranės. Dhe nė njė kohė kur berishistėt nuk kanė asnjė moral pėr ta bėrė njė gjė tė tillė. Sepse tė gjithė e kanė parė sesi e katandisi Tiranėn, nė 8 vjet qeverisje, pushteti berishist i PD-sė. Kryeqyteti, tė gjithė sheshet e tij, edhe sheshi “Skėnderbej”, parqet e lulishtet u mbushėn me ndėrtime pa leje, institucionet u rrethuan nga mizėri kioskash e lokalesh. Dhe sikundėr vetėkuptohet, “argumentet” mė absurde, kundėr projektit tė bashkisė, vijnė nga vetė pashai dhe kėshilltarėt e afėrt tė tij. Duke dhunuar tė drejtėn ligjore tė bashkisė pėr tė udhėhequr projektet nė njė shesh qė e ka nėn juridiksionin e vet, Berisha u shpreh para pak ditėsh me arrogancė orientale, se do tė preferonte qė nė shesh tė kishte edhe njė pazar. Nė asnjė vend europian nuk mund tė gjesh pazarin nė kėrthizė tė kryeqytetit. Nė vende lindore, pėr shembull nė Marakesh, po. Njė kėshilltar i pashait jep njė kėshillė edhe mė tė “zgjuar”, kinse po i shpėton qytetarėt e Tiranės nga njė tragjedi. Sipas tij, sheshi “Skėnderbej” ėshtė zemra e qarkullimit pėr automjetet dhe nėse ai mbyllet pėr to, sikundėr parasheh projekti i bashkisė, ky qarkullim do tė vdesė! Aq servilė janė kėta kėshilltarė-selhitarė, sa edhe “argumentet” qė selitin pėr tė goditur nė zemėr kundėrshtarin, i sendėrgjojnė duke u bazuar te kardiologjia e “Doktorit”. Por tė gjithė e dinė se pedonalet janė tipike pėr shumė nga sheshet nė qytetet mė tė mira tė botės. Por nė kėtė rast pėr Berishėn dhe kėshilltarėt e tij, nuk ka rėndėsi as e vėrteta dhe as e mira publike. Rėndėsi ka shkatėrrimi i planeve tė kundėrshtarit, qė pengojnė fuqizimin dhe jetėgjatėsinė e pushtetit berishist. Prandaj dhe propaganda e Berishės vjell pa fund gėnjeshtra mbi projektin e sheshit tė “Skėnderbeut”, ashtu si sikundėr topat e Tunxhasllanit villnin pa fund gjyle hekuri mbi muret e Kėshtjellės sė Skėnderbeut. Kėshtu, nė shekullin XXI, njė kėshtjellė ėshtė pėrsėri nėn rrethimin e njė pashai nė Shqipėri. Opozita duhet tė rezistojė dhe t’i mbrojė muret e saj. Ndryshe Europa nuk do tė vijė kurrė nė Tiranė, nė Shqipėri. Pavarėsisht nga thirrjet e Berishės pėr njė Shqipėri europiane, mėnyra e tij e qeverisjes, dhunimi i lirive tė pushteteve tė tjera, denoncon natyrėn e vėrtetė, aspak europiane, tė politikės dhe stratagjemave tė tij. Kryeministri, edhe nė rastin e sheshit “Skėnderbej”, shfaqet kundėr lirisė sė gjėrave, tė pushteteve qė nuk janė nėn komandėn e tij, tė iniciativave dhe bizneseve qė nuk komandohen nga ai dhe oborri i tij. Dhe kush ėshtė kundėr lirisė, ėshtė kundėr tė drejtės, ėshtė edhe kundėr Europės. Sado tė fshihet pas frazave europiane dhe integrimit. Prandaj, pėrleshja qė ai po zhvillon kundėr “Skėnderbeut” ėshtė njė fushatė anti-europiane e tipit osmanlli. Zemra e saj e vėrtetė, pulsi i saj i fshehtė, ėshtė Lindja dhe jo Perėndimi. Prandaj themi se nė sheshin e Tiranės po pėrleshen mendėsitė e dy qytetėrimeve.

  8. #48
    Shyqyr po zihen PD e PS se kush te rregulloje Tiranen i pari

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    eshte ne dobi te qytetareve thote zhapiku i edvinit, andre stefani .. projekti i bashkise.
    cfar genjeshtari i pacipe ky legen i selise roze.
    cfar dobie ka qytetari nga projektet e edvinit?
    asnje far dobie smund te kete qytetari nga bosi i mafies se betonit.
    ai don tja zeje frymen e driten e qiellin qendres se tiranes qe kur qytetari te futet ne ate shesh te mos i shoh me syri malin e dajtit po gratacielet e kokdhimes e ledi shamkut.
    kjo eshte dobia e pastaj edvin e shamk e shalsa e kokdhimat te shohin malet e zvicres per vete me meleonat qe do kullufisin nga ndertimet gjigande apo te lagin hallatet ne brigjet e dubait.

    eshte diktator thot andres astefani..per berishen..

    ua..cfar diktatori ki berisha.. shum i cuditshem.. kur cdo nate ne 7 kanale televizive pernjeheresh populli shikon nja 707 andrea stefana duke vjelle vrere kunder berishes..e cdo menmgjez 17 gazeta mbushin faqet me helm e shpifje te shkruara nga 707 andrea stefana po kunder sali berishes.

    po ku kan turp keta krimbat e stalinistave te enverit.. jane me te qelbur se baballaret e tyre kriminele..

    smund te prese gjera te bukura populli or ti edvini i stefanit.. te 88 te.. nga krimineli edvin qe te jatin e coj ne tufine duke i vene damken si rrugac e k.urvar qe ja ka pa.lluar kinse gruan edvinit.
    vetem rudines ja ka thyer nofullat ne 700 copa..ky 2zbukurues " tirane..
    mos valle ndonje plan belg ka pasur ndermend te realizoje ne fytyren e rudines magjistari.. ky kanibal e kelish i nomenklatures kanibale..

  10. #50
    Brari, nese mban shtypur butonin "Shift" dhe shkruan "a" si p.sh. atehere del "A" e madhe.

  11. #51
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Disa foto nga sheshi "Skėnderbej", viti 1987.

    (Fotografin dhe ngarkusin e fotove nė internet nuk i di cilėt janė, gjithsesi kredite u prėkasin atyre.)





    Life's too short to remove USB safely.

  12. #52
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Foto nga koha e Mbretėrisė, vitin e saktė nuk e di.

    Vini re Xhaminė e Et'hem Beut si pikė referimi.



    Nė ndėrtim


    Life's too short to remove USB safely.

  13. #53
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549




    Life's too short to remove USB safely.

  14. #54
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Diku nga vitet 60' (1967 mė saktė). Po tė shikoni nė tė majtė pėrballė monumentit tė Skėnderbeut mund tė shikoni ish-ndėrtesėn e Bashkisė sė Tiranės nė kohėn e Zogut (e bėrė nga italianėt). Ndėrtesa u shemb pėr t'u ndėrtuar mė pas Muzeu Historik Kombėtar (1981).

    Life's too short to remove USB safely.

  15. #55
    i larguar Maska e bindi
    Anėtarėsuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Citim Postuar mė parė nga Hėnor_ Lexo Postimin
    Njė pamje e tillė madhėshtore tė bėn tė kuptosh se ''projektet'' e sheshit Skėnderbej janė totalisht tė panevojshme, kur duhej veē njė rikonstruksion i kėtij modeli qė mishėron madhėshtinė e Romės sė Lashtė. Harmonia mes qendrės dhe bulevardit me stil romak, duhej tė ruhej me ēdo kusht, dhe jo tė masakrohej ky rimim nė kėtė mėnyrė kaq bastarde.
    Pajtohem me ty...Kam frige qe me sheshin e ri ,do prishet komoditeti i hapsires nga objektet qe parashihen te ndertohen me projektin e ri ,siē mund vrehet ne projektin vizual...

  16. #56
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511
    Citim Postuar mė parė nga Jack Watson Lexo Postimin
    Diku nga vitet 60' (1967 mė saktė). Po tė shikoni nė tė majtė pėrballė monumentit tė Skėnderbeut mund tė shikoni ish-ndėrtesėn e Bashkisė sė Tiranės nė kohėn e Zogut (e bėrė nga italianėt). Ndėrtesa u shemb pėr t'u ndėrtuar mė pas Muzeu Historik Kombėtar (1981).

    Jack,ke vendosur fotografi te bukura,artistike e historike.
    (Sheshi do jete i bukur..po mos qarkullojn makinat)

  17. #57
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anėtarėsuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    sa vjet ka qe jane dhene leket per te rregulluar sheshin? pse nuk eshte bere me perpara?
    me kete kryetar bashkie qe keni ju tiransit keni ngele mbrapa. ato pak sheshe qe ka tirana nuk kane pike shije artistike. nuk gjen nje sklupture moderne por vetem stola per te lozur pleqte domino. ato duken si sheshe burgaxhinjesh.
    tirana ka nevoje per ndryshim, hapje, liri. le ta bejne tiranen artistet e rinj jo klanet mafioze si ato te edvin rames

  18. #58
    i/e regjistruar Maska e flor1
    Anėtarėsuar
    05-02-2009
    Postime
    198

    te kjo foto a mund te me thoni pak ku do ndertohet kjo ndertesa e rrethuar ?
    ne mes muzeyt dhe hotel tiranes apo jo,fiks mu mbi rruge...

  19. #59
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Gazeta Shqip

    Sheshi “Skėnderbej”
    Projekti belg ėshtė duke u zbatuar nga njė kompani arabe e zgjedhur prej financuesit

    Sheshi “Skėnderbej” nė qendėr tė kryeqytetit shqiptar tashmė ėshtė “nė duart” e kuvajtianėve. Financuesit e njė prej projekteve mė tė rėndėsishėm tė iniciuar nga Bashkia e Tiranės kanė nėnshkruar kontratėn me vendorėt kryeqytetas me njė kusht paraprak. Pėrfaqėsues tė bashkisė bėjnė tė ditur se nė kontratėn e nėnshkruar mes palėve, nė njė pikė tė saj specifikohet fakti se punimet duhet tė kryhen nga njė kompani arabe. Sipas tyre, njė gjė e tillė ėshtė krejtėsisht nė pėrputhje me ligjet qė aplikohen nė Republikėn e Shqipėrisė. Financuesit e projektit prej 10 milionė eurosh kanė paracaktuar nė kėtė mėnyrė edhe realizuesit e rikonstruksionit tė qendrės sė kryeqytetit shqiptar. Njė kompani kuvajtiane mjaft e njohur pėr shumė investime tė kryera nė Shqipėri, tashmė po kryen punimet e sheshit. Pronari i saj bėhet e ditur se ėshtė njė nga familjarėt e afėrt tė numrit dy tė Kuvajtit. Pėr rrjedhim, drejtuesit e Bashkisė sė Tiranės duken krejt tė qetė nė lidhje me kėrcėnimin e qeverisė “Berisha” se do tė bllokojė punimet e sheshit, sapo tė pėrfundojė afati i pezullimit tė vendosur nga Inspektorati Ndėrtimor Urbanistik Kombėtar (INUK).

    Nga ana tjetėr, pėrfaqėsues tė bashkisė bėjnė me dije se kanė dėshtuar edhe tentativat e Kryeministrit Sali Berisha gjatė vizitės sė tij tė fundit nė Kuvajt, i cili sipas tyre ka akuzuar pėr shpėrdorim tė fondit kuvajtian kryebashkiakun Edi Rama, nė interes tė tarafeve dhe miqėsive tė tij personale.

    Nė kėtė linjė, vetėm pak ditė mė parė, ministri i Punėve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, deklaroi se “ndryshimet nga plani francez janė tė thella dhe tėrėsisht klienteliste dhe ne nuk kemi ndėrmend tė lejojmė qė pa plan tė miratuar tė shpenzohen fonde tė kontraktuara nga qeveria e Shqipėrisė pėr tė bėrė ndėrhyrje nė sheshin ‘Skėnderbej’, qė nuk kanė asnjė lidhje me interesat e qytetarėve”. Sipas ministrit Olldashi, interesat e Ramės pėr sheshin “Skėnderbej” lidhen me ato tė dy biznesmenėve miq tė tij, njėri prej tyre edhe deputet i PS-sė, ndėrsa tjetri botues.

    Lidhur me ēėshtjen e lejes mjedisore dhe miratimin e saj ose jo nga Ministria e Mjedisit, pėrfaqėsuesit e bashkisė mė tė madhe nė vend pohojnė se dosja me kėrkesėn pėr pajisjen me lejen mjedisore ėshtė depozituar pranė kėtij institucioni qė prej disa muajsh, por nuk ėshtė marrė asnjė pėrgjigje me shkrim, as pozitive dhe as negative. Pėr rrjedhim, sqarojnė ata, ligji shqiptar njeh aprovimin nė heshtje tė kėsaj leje mjedisore, ndaj dhe puna nė shesh nuk mund tė pezullohet pėr kėtė arsye. Po kėshtu ata shprehen se edhe ēėshtja e dėrgimit tė dokumentacionit tė projektit belg nė KRRTRSH pėr miratim ėshtė krejtėsisht absurde, pasi ai ėshtė projekt i kryer pėrmes njė konkursi ndėrkombėtar, nė funksion tė plotėsimit tė planit francez, qė e ka marrė miratimin e KRRTRSH-sė. Madje, pėrfaqėsuesit bashkiakė shtojnė se konkurse ndėrkombėtare do tė realizohen edhe pėr disa sheshe tė tjera nė Tiranė, por pėr asnjėrin prej tyre nuk do tė kėrkohet leja e KRRTRSH-sė, pasi janė nė funksion tė plotėsimit tė planit francez.

    Aktualisht, puna nė shesh vazhdon dhe makineritė e rėnda janė duke kryer shpime e gėrmime shumė pranė bustit tė heroit tonė kombėtar, Gjergj Kastriot Skėnderbeut. Njė dhomė gjigande do tė ngrihet nėn kėmbėt e Skėnderbeut, nė thellėsinė 9 metra nga niveli i sheshit. Aty do tė instalohen rezervuarėt e ujit teknologjik dhe atij pėr vaditje, si dhe pompat e pajisjet e nevojshme pėr funksionimin e shatėrvanėve tė sheshit tė ri.

    Faza e parė e punimeve ėshtė llogaritur tė arrijė vlerėn prej 4 milionė e 300 mijė euro. Nė fazėn e parė tė projektit ėshtė parashikuar qė tė realizohen punimet e infrastrukturės inxhinierike nėntokėsore nė tė gjithė sipėrfaqen ku ėshtė parashikuar tė shtrihet sheshi i ri “Skėnderbej”.

  20. #60
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar mė parė nga flor1 Lexo Postimin

    te kjo foto a mund te me thoni pak ku do ndertohet kjo ndertesa e rrethuar ?
    ne mes muzeyt dhe hotel tiranes apo jo,fiks mu mbi rruge...
    Pėr atė ndėrtesė e dredh bashkia dhe pėrfaqėsuesit e saj sa herė qė bėhet debat pėr sheshin. Nė fillim ishte ndėrtesė nė planifikim, mė pas kur hasėn nė kundėrshtitė e publikut thanė qė ndėrtesa ėshtė njė koncept-ide, dmth thjesht sa pėr ide e jo se ėshtė vendosur pėrfundimisht pėr t'u ndėrtuar.

    Nqs do tė ndėrtohet, sipas gjithė skicave, bie mu nė mes tė bulevardit Zogu I, mu nė fundin e rrugės nė pjesėn mes Muzeut dhe 15-katshit. Kjo mė duket gomarllėk me brirė, njė nga gjėrat e bukura qė ka qyteti ėshtė ky bulevard i stėrgjatur, qė fillon nga korpusi e pėrfundon nė vijė tė drejtė te Stacioni i Trenit. Ta ndėrpresėsh me njė ndėrtesė nė mes sikur s'ka asnjė lloj sensi.

    Sa pėr funksionin, ndėrtesa ėshtė emėrtuar Civic Tower, qė nė shqip i bie "Kulla Qytetare" dhe nė tė janė menduar tė vendosen disa prej shėrbimeve tė bashkisė si: zyra e celebrimit, zyra e rregjistrimit tė lindjeve etj.. plus edhe shėrbime tė tjera private si bar, restorant, dyqane etj.
    Life's too short to remove USB safely.

Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •