Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 28 prej 28
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-04-2004
    Postime
    684
    Citim Postuar mė parė nga interX Lexo Postimin
    Uke Topalli... kuti e zeze e kisha ne kuptimin qe eshte nje sistem te cilin e njoh fare pak (per te mos thene fare) dhe qe dua ta njoh, me ben kurioze edhe sepse shume pedagog na e rekomandojne.
    Termi "kuti e zeze" ne boten a software-it, zakonisht perdoret per te pershkruar nje komponente, program, apo edhe nje sitem te tere operativ i cili nuk eksponon brendesine e vete, por vetem nderfaqen (interface-in). Cdo software ose sistem operativ i perpiluar nen GPL licencen eshte i obliguar ta vej kodin burimor ne dispozicion. Nga kjo rrjedh se asnje software ose SO i publikuar nen GPL nuk mund te konsiderohet "kuti e zeze". Ndoshta termi "enigme" do te ishte me adekuat per rastin tend.

    Neritan,
    lexo fjaline e pare te postimit tim te fundit e pastaj hulumto neper internet per krahasimet mes compiler-ave te ndryshem. Ndoshta edhe do te mesosh dicka te re, who knows?

  2. #22
    [L]{I}[N]{U}[X] Maska e Ardi_Pg_ID
    Anėtarėsuar
    28-01-2003
    Vendndodhja
    New York City Haven on Earth
    Postime
    2,679
    Ajo cfare une nuk kuptoj eshte se ku e kaluat bisedimin ne microsoft VS Linux? Cdo gje vete ne fund ne preferenca e personit edhe arsyeja pse e ben kete program. Nese do besh nje program qe te besh lek do kodosh me mjete te microsoftit nese do nje program per te treguar qe di te programosh codon me Linux.
    Persa i perket amerikes verjore linux kure nuk do arije atje ku ti Uke mendon. Shumica e mainframes perdorin UNIXWare ose Solaris Ne me shume kompani edhe banga qe une kam punuar BPCorp, WaicherRealtors, WashingtonMutual, Chase, TD Bank, American Bank, TSA, DHS, NYPD te gjithe backend eshte Windows Based.

    mjani me keto kush o me i mire e kush o me i keq po permbajuni temes edhe pyetjes.


    Ardi.

    P.S. Per mendimin tim GNU eshte shkaku pse Linux nuk ka per te ecur perpara se per shkak te saj u bene 100 versjone linux duke nxjere release te reja cdo 4 muaj duke mos u bazuar ne permiresimin e produktit po duke bere versjone me te shumta e pa pike kontrolli. RedHat doli me i zgjuar qe e komercjalizovi produktin e vet e shife ku eshte tani me RHEL.
    Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
    N. H. Schwarzkopf

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e xubuntu
    Anėtarėsuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    168
    Citim Postuar mė parė nga Ardi_Pg_ID Lexo Postimin
    Ajo cfare une nuk kuptoj eshte se ku e kaluat bisedimin ne microsoft VS Linux? Cdo gje vete ne fund ne preferenca e personit edhe arsyeja pse e ben kete program. Nese do besh nje program qe te besh lek do kodosh me mjete te microsoftit nese do nje program per te treguar qe di te programosh codon me Linux.
    Persa i perket amerikes verjore linux kure nuk do arije atje ku ti Uke mendon. Shumica e mainframes perdorin UNIXWare ose Solaris Ne me shume kompani edhe banga qe une kam punuar BPCorp, WaicherRealtors, WashingtonMutual, Chase, TD Bank, American Bank, TSA, DHS, NYPD te gjithe backend eshte Windows Based.

    mjani me keto kush o me i mire e kush o me i keq po permbajuni temes edhe pyetjes.


    Ardi.

    P.S. Per mendimin tim GNU eshte shkaku pse Linux nuk ka per te ecur perpara se per shkak te saj u bene 100 versjone linux duke nxjere release te reja cdo 4 muaj duke mos u bazuar ne permiresimin e produktit po duke bere versjone me te shumta e pa pike kontrolli. RedHat doli me i zgjuar qe e komercjalizovi produktin e vet e shife ku eshte tani me RHEL.
    nuk eshte e vertete se kush programon ne linux e ben vetem gratis, shumica e programuesve qe zhvillojne kernelin Linux paguhen nga shoqeri te medha si Novell, intel etj, Linux nuk eshte thjeshte nje kalim kohe per disa programues sic mendoni ju
    pa GNU Linux do ishte vetem nje kernel
    persa i perket dalies se versioneve te reja, ato nuk dalin pa pike kontrolli por jane te programuara, ne rastin e Ubuntu ka versione cdo 6 muaj dhe versione LTS cdo 2vjet, tani ne fund te muajit del Ubuntu 10.04 LTS qe ka suport 3vjet per desktop dhe 5 vjet per server

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e interX
    Anėtarėsuar
    26-11-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    143
    Nerita shume faleminderit per ndihmen.
    E gjeta Visual Studio, dhe punova pak me kodet. Kam arritur deri tek kodet qe i kam vendosur ketu.
    Kam vendosur edhe filat .exe
    Mendoj se me kaq e kam te mbyllur detyren. Por do doja qe ne chat te hynin me shume se nje
    klient njekohesisht. Pra te chatojne me shume se 2 persona njekohesisht.

    Edhe nje here faleminderit...
    Love Inter

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-11-2006
    Postime
    81
    Citim Postuar mė parė nga Ardi_Pg_ID Lexo Postimin
    Ajo cfare une nuk kuptoj eshte se ku e kaluat bisedimin ne microsoft VS Linux?
    E vėrtetė. Gjėrat filluan tė ngatėrroheshin qė kėtu:

    Citim Postuar mė parė nga Kinney Lexo Postimin
    Me sa shoh ti ke linux, platforme perfekt per te programuar ne C.
    Citim Postuar mė parė nga Neritan Hyso Lexo Postimin
    Ē’lidhje ka njė gjuhė programimi (qė s‘ėshtė veēse njė lloj i caktuar aplikacioni) me sistemin e operimit?
    Citim Postuar mė parė nga Kinney Lexo Postimin
    Merr nje program banal ne C te shkruar per Windows qe hap nje lidhje me socket drejt nje adrese, provo ta perpilosh nen linux. Thjesht nuk do funksionoje, ne fakt nuk ka per tu perpiliuar.
    Citim Postuar mė parė nga Neritan Hyso Lexo Postimin
    Nė ē’mėnyrė ky shembull ilustron se “Linux pėrbėn platformė perfekt pėr tė programuar nė C”?

    Si thoni, bėjmė njė pėrpjekje mė racionale pėr tė krahasuar veēmas sistemet e operimit, dhe mė pas gjuhėt e programimit?

    Unė po e filloj duke listuar gjithė argumentat pse Linux ėshtė perfekt, artikuluar deri tani, bashkangjitur me oponencėn time rreth tyre.

    Nė fakt njė pjese e tyre nuk janė argumenta, por thjesht opinione, dhe pala qė mbron atė opinion do duhet ta argumentojė. Dakord?

    Gjithēka nisi me kėtė pohim:

    Linux ėshtė perfekt pėr tė programuar (nė C, apo nė pėrgjithėsi. Si ta doni)

    1. ėshtė falas. (Ulke)

    S’ka objeksione, por s’ka vlerė nė ē’do kontekst. Njė pėrfaqėsues i Microsoft-it diku ka deklaruar se pėr ē’do kopje Windows-i tė shitur, ekziston njė kopje e piratuar (d.m.th. audienca e atyre qė pėrdorin Windows „pa para“ ėshtė po aq e madhe sa audienca e atyre qė e ka blerė).

    Dhe nė kėtė audiencė bėjnė pjesė (ndėr tė tjera) edhe ata qė jetojnė nė Shqipėri, ku pėrshihen edhe studentėt, si dhe njė pjesė e mirė e anėtarėsisė sė kėtij forumi.

    2. Gjen aplikacione falas pėr Linux. (Ulke)

    E vėrtetė, por nuk ēon gjė nė favor tė Linux-it. Ekzistojnė edhe mė shumė programe falas pėr Windows. (s’e kam fjalėn pėr krakime). Windows-i shtrihet nė mbi 90% tė kompjuterave personal, dhe pjesa dėrrmuese e programeve falas shkruhen nga individė (apo grupime vullnetare individėsh).

    Dhe nėse do merrnim nė konsideratė edhe faktin qė edhe njė shumicė programesh me para, praktikisht mund tė sigurohen pa para (jo vetėm nė Shqipėri, por nė ē’do vend tė Botės (mund tė mos pėrdoren dot nė institucione, por nė shtėpi...) shumėllojshmėria e mjeteve (tools) pėr tė programuar, apo edhe mė gjerė, pėr tė krijuar nė pėrgjithėsi, qė ekzistojnė pėr Windows, as qė krahasohet me ato qė ekzistojnė pėr Linux.

    3. Superkompjuterat pėrdorin Linux. (Ulke)

    E vėrtetė. Por numri i softwerėve tė instaluar nėpėr superkompjutera (mainframe, servera), ėshtė i papėrfillshėm (nė shumėllojshmėri, nė kopje, dhe nė vlerė) krahasuar me PC-tė. Dhe krahasimi qė po bėjmė i sheh gjėrat nga kėndvėshtrimi i programuesit. Pra, sa domethėnie ka ky treg pėr ju?

    Njė nga anėtarėt e forumit (EneaKeco) ka vendosur kėtė shprehje nė profilin e tij „Aftėsia nuk ka shumė vlerė pa mundėsinė”.

    Realisht, ēfarė mundėsish keni pėr tė programuar njė superkompjuter?

    4. Adherenca me ansi standardet eshte e plote (Ulke)

    Nuk e di kėtė fakt, por le ta marrim tė mirėqenė (nga ana tjetėr nuk e di as qė kompilatori i Visual Studios nuk e implemeton tė gjithė standartin pėr C-nė (se ēfarė nuk implenton duhet tė na e thotė Ulke)). Kėtu ka nevojė pėr mė shumė informacion, se pėrndryshe i gjithė argumenti bie. Po le ta marrim si tė mirėqenė pėr njė moment.

    Ok, por ēfarė vlere ka kjo? (unė po jap pėrgjigjen time, gjithsesi kushdo qė e mendon ndryshe, le ta komentojė)

    Standarti (nė kėtė rast) s‘ėshtė veēse njė marrėveshje, vlera e vetme e sė cilės, ėshtė qė nėse tė gjithė kompilatorėt (p.sh. C) i pėrmbahen, atėherė njė program qė u zhvillua duke e kompiluar me njė kompilator, nė njė moment tjetėr tė mund tė kompilohet me njė kompilator tjetėr.

    Gjithashtu, Ulke ka pohuar se programet gjatė fazės sė zhvillimit pėrdorin kompilatorėt e Visual Studio, por nė kompilimin final pėrdorin atė tė Intelit.

    Nė radhė tė parė ky pohim nuk ėshtė i vėrtetė. Unė ju solla njė shembull tė 3dsmax, tė kompiluar me Visual Studio 2003 (3dsmax tradicionalisht ėshtė kompiluar me VC. Unė i kam pasur SDK-t e 3dsmax pėr VC5, VC6 dhe VC .NET (2003)).

    Dhe 3dsmax ėshtė jo vetėm njė program i madh dhe kompleks, por bėn pjesė tek kategoria e programeve qė e pėrdorin procesorin mė intensivisht (po s’u kompilua edhe kjo kategori programesh me kompilatorin e Intelit, qė tradicionalisht si avantazh ka pasur optimizimet nė „parallel processing“ pėr procesorėt multi-core (dhe hyper-threading), kush do kompilohet?)

    Kjo s’do tė thotė se skenari i Ulkes nuk ndodh. Por nuk ėshtė ai mbizotėrues.

    Pėr aq herė sa ndodh, ky skenar na thotė se na qenka e mundur ta zhvillosh njė program duke e kompiluar me kompilatorin e Microsoft-it, dhe nė fund ta kompilosh me atė tė Intelit (adherenca ndaj standartit shėrben pikėrisht pėr tė mundėsuar kėtė).

    Pra edhe njėherė, ēfarė domethėnie ka pohimi 4?

    5. POSIX eshte arkitekture perfekte per c programim (Ulke)

    Argumentat qė kam dhėnė pėr pikat 2, 6 dhe 7 thonė se ėshtė e kundėrta, megjithatė provo ta argumentosh.

    6. ėshtė bukur tė programosh nė Linux (Kinney)

    Definimi i “bukurisė” nė programim, ėshtė shumė subjektiv. Kinney (apo kushdo tjetėr) mund ta shtjellojė se nė ēfarė konsiston kjo bukuri. Unė po jap definimin tim.

    Ėshtė bukur tė programosh pėr platformėn qė tė mundėson tė krijosh ē’do gjė, dhe qė ē’do gjė qė krijon t’ia tregosh gjithkujt.

    Unė mund tė mbushja disa libra duke pėrshkruar jo ēfarė mund tė bėsh, por ēfarė unė vetė kam bėrė duke programuar nė Windows, por kėtė pikė do e bėj fare personale, duke u mjaftuar vetėm me njė shembull:

    Ėshtė bukur tė shkruash njė plugin pėr Excel, i cili shfaq njė toolbar me disa butona. Dhe kur babai yt shtyp njė buton, e gjithė zona e zgjedhur procesohet pėrmes disa formulash, dhe nė fund formaton automatikisht njė grup qelizash pėr tė formuar njė tabelė me rezultate, si dhe komente nė shqip, njė punė qė dikur i hante javė tė tėra duke e bėrė me fletore dhe makinė llogaritėse. Dhe kur shtyp njė buton tjetėr, plugini hyn nė njė loop pėr tė procesuar rresht mė rresht zonėn e zgjedhur, dhe me tė dhėnat e ēdo rreshti modifikon njė dokument Word (qė im atė mund ta formatojė si tė dojė (nė ē’do kohė)), dhe ndėrkohė printeri fillon tė printojė njė seri raportesh, me tė dhėnat e Excel-it, tė formatuara nė Word, e gjitha me njė tė shtypur butoni.

    Ėshtė bukur tė kalosh njė kohė tė tillė me babanė, teksa ai, si njė djalosh i ri i apasionuar, shfleton libra shkolle tė rinisė sė tij nė kėrkim formulash “tė humbura”, dhe s’e fsheh hiē entuziazmin teksa tė thotė se dikur INIMA-s i duheshin aq e kaq kohė, pėr tė procesuar vetėm aq e kaq formula, qė operonin vetėm nė aq e kaq rreshta.

    Ėshtė bukur kur njerėz tė panjohur tė dėrgojnė e-mail-e pėr tė komplimentuar, ėshtė bukur edhe kur tė marrin nė telefon e tė thonė “Zoti Hyso, mirėdita, jam njė klienti juaj qė kam blerė...”, ėshtė bukur edhe kur disa tė huaj (amerikanė, gjermanė, italianė) tė marrin nė telefon, dhe me shqipen e tyre tė kėrkojnė kodin e fjalorit, por ėshtė akoma mė bukur tek sheh babanė, qė me krenarinė qė s’e fsheh dot, u shpjegon shokėve tė punės atė pluginin e Excel-it.

    7. Programet e shkruar pėr Windows nuk kompilohen dhe ekzekutohen nė Linux (Kinney).

    Nėse kjo ėshtė njė „feature“, atėherė kėtė „feature“ e ka edhe Windows-i, pra janė jek-e-jek.

    Seriozisht tani.

    Ky nė fakt ėshtė disavantazhi mė i madh i Linux, dhe pėr sa kohė do ta ketė kėtė “feature”, s’do ketė kurrė ndonjė shans pėr t’u bėrė “sistemi i operimit i njerėzimit”, status qė Windowsi e ka aktualisht.

    Numri i softwerėve, dhe vlera e tyre (sepse ē’do e mirė materiale qė mund tė shkėmbehet, ka njė vlerė (pėr efekt shkėmbimi)), tė shkruar pėr Windows, ėshtė shumė, po shumė shumė mė e madhe se vlera e tė gjithė softwerėve tė shkruar pėr tė gjithė sistemet e tjerė tė operimit tė mbledhur sė bashku (fusni aty brenda edhe DOS-in po deshėt).

    Kompjuterat e para 20 viteve ishin pak mė shumė se njė „makinė llogaritėse e programueshme“, qė kishin pėrdorime shumė tė kufizuara, dhe tek tė cilėt kishin akses fare pak njerėz.

    Nė kėto 20 vitet e fundit kompjuterat u bėnė multimedialė (3D tashmė), gjetėn aplikime thuajse kudo, qindra milionė individė (mes tyre edhe shumė tė talentuar) pėr herė tė parė patėn akses tek kjo teknologji, dhe e shfrytėzuan atė pėr tė shprehur talentin (dhe gjenialitetin nė disa raste) e tyre, dhe pėrhapja e internetit e katalizoi tė gjithė kėtė proces.

    Investimi intelektual nė software, realizuar nė kompjutera personal, qė rasti e solli tė kishin Windows-in sistem operimi, i kėtyre 20 viteve tė fundit, e tejkalon shumė herė gjithēka qė ishte krijuar mė parė.

    Dhe arsyeja e vetme pse njerėzimi ka kėtė varėsi ndaj Windowsit, s’ka tė bėjė fare me Widnows-in, e pėr pasojė nuk ndikohet as nga fakti qė ndonjė OS tjetėr ėshtė falas, open-source, etj. Tė gjitha kėto s’kanė pikė rėndėsie.

    Njerėzit e shfrytėzojnė kompjuterin pėrmes aplikacioneve, dhe pėr sa kohė asnjė OS tjetėr nuk do jetė nė gjendje tė ekzekutojė qindra-milionė softwerė tė shkruar pėr Windows, qė ėshtė dhe investimi mė i madh intelektual i njerėzimit, nė absolut, s’do kenė kurrė ndonjė domethėnie, jo pėr njė programues, por pėr njerėzimin nė pėrgjithėsi.

    Konsumatori zgjedh atė sistem operimi qė i mundėson tė shfrytėzojė shumicėn e aplikacioneve. Pjesa dėrrmuese e krijuesve investohet nė atė sistem operimi qė pėrdor shumica e konsumatorėve. Ėshtė cikėl i mbyllur.

    8. Nese do nje program per te treguar qe di te programosh codon me Linux (Ardi_Pg_ID)


    Argumentat qė kam dhėnė pėr pikat 6 dhe 7 thonė se ėshtė e kundėrta, megjithatė provo ta argumentosh.

  6. #26
    [L]{I}[N]{U}[X] Maska e Ardi_Pg_ID
    Anėtarėsuar
    28-01-2003
    Vendndodhja
    New York City Haven on Earth
    Postime
    2,679
    Nuk eshte tema as vendi per tu bere keto diskutime. Hapni nje teme tjeter edhe diskutojme per kete gje kryq e terthor megjithese nuk kam prek programim qe kur kam dale nga shkolla

    Ardi
    Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
    N. H. Schwarzkopf

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-11-2006
    Postime
    81
    Ky debat nuk ėshtė as i pari as i fundit nė “Operating system advocacy”

    Dhe siē thuhet qė nė paragrafin e parė tė link-ut mė sipėr, pėrveē arsyeve emotive, arsyet objektive pėr t’i bėrė avokatinė njė sistemi tė caktuar operimi janė: 1. qė mė shumė konsumatorė ta pėrdorin atė sistem; dhe 2. mė shumė autorė tė krijojnė pėr atė sistem.

    Nė raport me kėtė “ndeshje sistemesh”, unė hyj tek ata “tifozė”, qė nė fakt nuk janė hiē tifozė, dhe thonė se “jam me atė qė fiton”.

    Unė jam mė shumė se njė pėrdorues i zakonshėm kompjuteri, dhe njė sistem open-source pėr mua ka mė shumė vlerė se pėr shumė tė tjerė, por as ky fakt nuk e bėn pėr mua “perfekt” njė sistem qė nuk tė lejon tė shkosh as tek 2% a tyre qė zotėrojnė njė kompjuter, si dhe tė mohon tė pėrdorėsh pjesėn dėrrmuese tė aplikacioneve dhe mjeteve krijuese qė ekzistojnė nė qarkullim.

    Dhe kam arsye tė forta tė besoj se edhe pėr kėtė subjekt, ashtu si dhe pėr shumė tė tjerė, janė ngritur mite urbane pėr tė fshehur njė fenomen mė tė thjeshtė: ‘E njeh kėtė gjė? Po? ...po kėtė tjetrėn? Jo? Aaa... epo unė kėtė e njoh, dhe kjo qė njoh unė ėshtė mė “perfekte” se ajo qė njeh ti’.

    ---------------------------
    rikthim nė temėn origjinale...

    Ndryshe nga sa u tha mė parė
    Citim Postuar mė parė nga Kinney Lexo Postimin
    te besh nje server dhe klient ne C eshte shume e thjeshte,
    njė server nuk ėshtė edhe aq i thjeshtė pėr t’u programuar (klienti mund tė jetė, nėse ėshtė “klient pa pretendime”). Dhe kjo s’ka tė bėjė me gjuhėn e programimit (dhe as me sistemin e operimit).

    Megjithatė ideja e
    Citim Postuar mė parė nga interX Lexo Postimin
    Por do doja qe ne chat te hynin me shume se nje
    klient njekohesisht. Pra te chatojne me shume se 2 persona njekohesisht.
    mė ngacmoi (edhe pėr shkak se nuk e kishte dhėnė rasti tė krijoja mė parė njė chat-room) kėshtu qė gjithė paraditen sot u mora me tė.

    Kompleksiteti rrjedh prej faktit se serveri duhet tė bėjė disa gjėra: tė “bėjė zotin e shtėpisė” pėr tė pritur ē’do klient tė ri (accept(...)), si dhe “tė marrė porositė” (recv(...)) e tė gjithė atyre qė ka “mikpritur”, dhe tė gjitha kėto duhet t’i bėjė njėherėsh.

    Mirėpo funksione tė tillė si accept() apo recv() (edhe send()) bllokohen, qė do tė thotė se ndėrsa programi thėrret p.sh. accept(), dhe ndėrkohė asnjė klient i ri nuk po kėrkon tė hyjė nė chat, ekzekutimi i funksionit nė fjalė zgjat pambarimisht, dhe serveri qė pret qė ai funksion tė kompletojė s’mund tė bėjė dot asgjė tjetėr.

    Ekzistojnė dy mėnyra pėr ta zgjidhur kėtė problem.
    Unė zgjodha mėnyrėn mė tė mirė, atė qė pėrdorin programet komerciale, pėrfshirė IIS-ja.

    Por po pėrshkruaj fillimisht shkurt mėnyrėn qė nuk pėrdora, atė mė pak-efikasen.
    Pėrshkrimi ėshtė fare i shkurtėr: server-i duhet tė jetė multi-threaded, me nga njė thread pėr ē’do klient, plus njė thread dedikuar pritjes sė klientėve tė rinj.

    Pėr ata qė nuk e dinė se ēfarė ėshtė njė thread, po bėj njė pėrshkrim tė thjeshtė tė tyre.

    Nė qoftė se njė program e imagjinojmė si njė libėr, dhe procesorin si lexuesin e tij, atėherė njė thread ėshtė ajo shigjeta e vogėl plastike qė fėmijėt pėrdorin nė fillore pėr “shenjuar” fjalėn qė janė duke lexuar.

    Kur programi ėshtė multi-thread do tė thotė se mbi libėr gjenden disa shigjeta tė tilla. Nė kėtė mėnyrė njė procesor i vetėm mund tė ekzekutojė njėherėsh, apo nė paralel, fragmente tė ndryshme tė programit. P.sh. ai fillon tė lexojė disa fjalė/komanda ku shenjon shigjeta e parė, mbas njė intervali tė shkurtėr kohė OS-ja i thotė ta lerė me kaq dhe tė lexojė aty ku shenjon shigjeta e dytė, e kėshtu me radhė. Procesori mund tė kalojė nga njė shigjetė/thread tek tjetri disa dhjetėra herė nė sekondė, duke bėrė qė virtualisht tė duket sikur ata avancojnė nė paralel.

    Nėse kompjuteri ka disa procesorė, tė gjithė ata pėrfshihen nė kėtė proces. Njė mėnyrė tjetėr pėr ta pėrkufizuar njė thread do ishte: “procesor virtual”. P.sh. nėse programi ka 2 thread, ėshtė njėlloj si tė thuash se ekzekutohet nga 2 procesorė njėherėsh, edhe pse kompjuteri mund tė ketė 1, 2 apo 4 procesorė.

    Megjithatė, procesori nuk kalon nga njė thread tek tjetri me shpejtėsinė e dritės, dhe sa mė shumė thread-e tė ekzistojnė nė sistem, aq mė shumė kohė shpenzohet duke “u hedhur sa tek njėri tek tjetri”, dhe aq mė pak kohė ngelet pėr tė ekzekutuar secilin prej tyre.

    Pėr kėtė arsye, njė server qė krijon njė thread pėr ē’do klient, degradon nė performancė kur numri i klientėve rritet.

    Edhe pse ky server nuk ka gjasa t’u shėrbejė aq shumė klientėve njėkohėsisht, pėrderisa po mėson... mė mirė mėso alternativėn mė tė mirė (pėr mė tepėr nuk ėshtė mė komplekse se alternativa e tjetėr).

    Alternativa mė efikase pėrdor funksione overlapped (asinkron), p.sh. nė vend tė accept() pėrdoret AcceptEx(), nė vend tė recv() pėrdoret WSARecv() dhe nė vend tė send() pėrdoret WSASend(). Kėto funksione nuk bllokohen. Ato iniciojnė njė operacion, dhe kur operacioni tė pėrfundojė windows-i tė njofton.

    Ekzistojnė disa mėnyra pėr t’u njoftuar, dhe sėrish mėnyrėn mė efikase (ajo qė pėrdoret edhe nga IIS) zgjodha pėr tė ilustruar.

    Nė qendėr tė kėsaj mėnyrė ėshtė njė “completion-port”, pra njė “portė” pėrmes tė cilės vijnė njoftime mbi kompletimin e operacioneve async.

    Konkretisht programi hyn nė njė loop, ku gjėja e parė qė bėn ėshtė “tė shkojė tek porta” dhe tė presė pėr ndonjė “njoftim” duke thirrur GetQueuedCompletionStatus(...).

    Me t’u njoftuar se ndonjė nga operacionet async qė kishte nisur u kompletua, p.sh. njė klient i ri u pranua (accept), inicion njė tjetėr accept (async) pėr ndonjė klient tė ri, si dhe njė recv (async) ndaj klientit tė sapo-pranuar. Dhe shkon prapė tek porta tė presė derisa ndonjėri prej tyre tė kompletohet.

    Edhe nė kėtė teknikė nė fakt pėrdoren disa thread-e, por jo njė thread pėr klient, por njė thread pėr procesor, nė mėnyrė qė tė gjithė procesorėt qė ka sistemi tė mos rrinė pa punė.

    Ndonėse kjo kėrkon vetėm pak rreshta pėr ta implementuar, vendosa tė mos e bėj qė tani, sepse thread-et kėrkojnė sinkronizim, dhe s’doja ta komplikoja mė tepėr tekstin e programit (source) pėr efekt leximi.

    Gjithsesi nė program ilustrohet krijimi i njė threadi, pasi threadin kryesor ja kam dedikuar leximit tė tastierės, ndėrsa njė thread i dytė bėn gjithė sa u tha mė sipėr.
    Nė kėtė mėnyrė serveri mund tė mbyllet nė njė mėnyrė mė tė civilizuar (me Esc(ape)) dhe jo “tė vritet” me Ctrl + C (break).

    Normalisht njė server funksionon mė vete (pa ndėrhyrjen e njeriut), kėshtu qė pėr ta testuar duhen ekzekutuar 2 (ose mė shumė) kopje tė programit tėnd Client.

    Unė nuk kam qenė ndonjėherė pėrdorues i madh i chat-eve (mund tė kem hyrė 5-6 herė para 7-8 vjetėsh), por me sa kam kuptuar ekzistojnė dy mėnyra chat-imi: njė chat-room (ku shkruajnė tė gjithė, dhe tė gjithė shohin ēfarė ėshtė shkruar), dhe kanale private komunikimi midis 2 klientėve.

    Njė chat-room ėshtė mė i thjeshtė pėr t’u implementuar, dhe deri tani serveri vetėm aq ofron.

    Qė klientėt tė komunikojnė nė kanale private, ata duhet tė pėrdorin serverin “pėr tė gjetur njėri tjetrin”, ēka do tė thotė se serveri s’duhet tė mjaftohet vetėm duke i bėrė “echo” mesazheve tė ē’do klienti tek ēdo klient tjetėr (siē bėn tani), por duhet tė “njohė” (d.m.th. implementojė) disa komanda me anė tė tė cilave p.sh. njė klient i kėrkon qė adresėn e tij t’ia pasojė njė klienti tjetėr, duke i kėrkuar qė tė lidhet me tė privatisht (jashtė chat-room-it).

    ... kam vendosur komente sa munda, megjithatė po pati njeri paqartėsi... le te shkruaj.
    Skedarėt e Bashkėngjitur Skedarėt e Bashkėngjitur

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e interX
    Anėtarėsuar
    26-11-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    143
    PERSHENDETJE!
    Fillimisht ju kerkoj ndjese qe jam e vonuar ne dergimin e ketij mesazhi falenderues per ndihmen qe me dhate jo vetem ne realizimin e detyre, por shume me teper se kaq.
    Nese ne fillim kodet qe me dhate dukeshin shume te pa kuptueshme per mua, sot i kam shume te qarta.
    Jo vetem qe realizova detyren, por edhe e zhvillova me pas (per qefin tim) dhe sot e dhash edhe provim ku ushtrimi me me shume pike kishte lidhje me socketin.
    Neritan te falenderoj per ndihmen me kodet.
    Gjithashtu falenderoj dhe gjith te tieret.
    Gjith te mirat!
    Love Inter

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •