Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    Nacionalist Maska e Tosku
    Anëtarësuar
    12-06-2009
    Vendndodhja
    Toskeri
    Postime
    66

    Jam nënshtetas Amerikan, a mund të tërheq familjen në USA?

    Une kete vit perfitoj nenshtetesine Amerikane, dhe desha te di se cilet antare te familjes mund te terheq ne USA.
    Kur flas per familjen e kam fjalen per 2 prinderit dhe 2 vellezerit. (Te dy mbi 25 vjec dhe njeri prej tyre i martuar)
    Do ti lutesha kujtdo te me ndihmonte me ndonje informacion, apo dhe ndonje eksperience personale, se si procedohet dhe per sa familjare mund te aplikosh ne te njejten kohe.
    Ne rast se nuk mund te aplikosh per te gjithe njeheresh, sa eshte koha e pritjes ndermjet aplikimit te pare dhe aplikimit te dyte?

    Ju faleminderit paraprakisht.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Elonaa
    Anëtarësuar
    17-09-2005
    Postime
    1,661
    Tosku prinderit i terheq brenda vitit qe ben aplikimin, vellezerit brenda 10 vjeteve.Mos harro se duhet te kesh te ardhura te mjaftushme qe te plotesosh kushtet.Bej i xhiro nga zyrat e emigracionit, se s'vje vet pashaporta jote, duhet te besh aplikimin te mesosh ato pyetjet dhe te paguash $$$, ti shpjegojne ata te gjitha rregullat.S'jan muhabete forumesh kto lol!
    Njerzit nuk i japin asgjeje rendesi me te madhe se asaj qe eshte qesharake.(Gete)

  3. #3
    Nacionalist Maska e Tosku
    Anëtarësuar
    12-06-2009
    Vendndodhja
    Toskeri
    Postime
    66
    Citim Postuar më parë nga Elonaa Lexo Postimin
    Tosku prinderit i terheq brenda vitit qe ben aplikimin, vellezerit brenda 10 vjeteve.Mos harro se duhet te kesh te ardhura te mjaftushme qe te plotesosh kushtet.Bej i xhiro nga zyrat e emigracionit, se s'vje vet pashaporta jote, duhet te besh aplikimin te mesosh ato pyetjet dhe te paguash $$$, ti shpjegojne ata te gjitha rregullat.S'jan muhabete forumesh kto lol!
    Une e kam te qarte proceduren e marrjes se nenshtetesise, dhe nuk kam fare problem per nenshtetesine time, kjo eshte nje ceshtje e mbyllur, por ajo qe desha informacion, eshte ceshtja e familjareve te mi ne Shqiperi, edhe ceshtja e te ardhurave mendoj se nuk eshte problem .
    Une desha te di dicka per te afermit, per shembull vellezerit, se te them te drejten prinderit as qe duan te vine ketu.
    Kane qene per vizite, dhe nuk jetojne dot ketu.
    Ndersa po te mar vellezerit ndoshta do tu nderrohet mendja
    Ma shpjego pak me te detajuar kete ceshtjen e terheqjes se vellezerve dhe motrave.

    Une e hapa kete teme per te mare ndonje info ndyshe, se cfare ndodh ne te vertete sepse ligjet i kam te qarta, po ashtu dhe websiti i USCIS ndihmon.
    Por me duhet ndonje info, nga eksperienca e Shqiptareve...

    Faleminderit gjithsesi per ndihmen.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Elonaa
    Anëtarësuar
    17-09-2005
    Postime
    1,661
    Vellezerit mund ti maresh gjate 10 vjeteve.Mbase per pese, mbase per 7 ,a mbase per 10. varet ne c'fare vendi jeton!.Te ardhurat e tua nqs jane te larta e pershpejtojne ceshjen!Kan rendesi jo s'kan!Nuk ka ne amerike me te degjuar, ligji eshte zoti dhe ata i rijne shume strikt zbatimit te tyre.
    Njerzit nuk i japin asgjeje rendesi me te madhe se asaj qe eshte qesharake.(Gete)

  5. #5
    Nacionalist Maska e Tosku
    Anëtarësuar
    12-06-2009
    Vendndodhja
    Toskeri
    Postime
    66
    Citim Postuar më parë nga Elonaa Lexo Postimin
    Vellezerit mund ti maresh gjate 10 vjeteve.Mbase per pese, mbase per 7 ,a mbase per 10. varet ne c'fare vendi jeton!.Te ardhurat e tua nqs jane te larta e pershpejtojne ceshjen!Kan rendesi jo s'kan!Nuk ka ne amerike me te degjuar, ligji eshte zoti dhe ata i rijne shume strikt zbatimit te tyre.
    Po pikerisht per kete po pyes dhe une, a eshte 5, apo 7, apo 10?
    Per te ardhurat e kuptova cfare do te thuash, dhe une kur them nuk eshte problem e kam fjalen qe une bej diku rreth $ 65 000 ne vit, keshtu qe nuk ma do mendja se kjo eshte nje pengese.
    Ti dukesh sikur ke eksperience ne keto pune, me trego ndonje gje me specifike, jam shume i interesuar.
    Faleminderit.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Elonaa
    Anëtarësuar
    17-09-2005
    Postime
    1,661
    Citim Postuar më parë nga Tosku Lexo Postimin
    Po pikerisht per kete po pyes dhe une, a eshte 5, apo 7, apo 10?
    Per te ardhurat e kuptova cfare do te thuash, dhe une kur them nuk eshte problem e kam fjalen qe une bej diku rreth $ 65 000 ne vit, keshtu qe nuk ma do mendja se kjo eshte nje pengese.
    Ti dukesh sikur ke eksperience ne keto pune, me trego ndonje gje me specifike, jam shume i interesuar.
    Faleminderit.
    hahaha s'besoj se jeton ne Amerike.Edhe kaq te fola shume
    Njerzit nuk i japin asgjeje rendesi me te madhe se asaj qe eshte qesharake.(Gete)

  7. #7
    https://egov.uscis.gov/cris/Dashboard/ProcTimes.do

    Ne fund te faqes mund te shikosh dhe Processing Times per formularin qe ke plotesuar apo do plotesosh. Nje kerkim qe bera une tani per I-130 per vella apo moter ne qendren e California, pritja eshte rreth 110 muaj ose te pakten 9 vjet. Ne qendren e Nebraskes e japin qe pritja per te njejtin aplikim eshte rreth 63 muaj ose pak mbi 5 vjet, megjithate varet se ku duhet te dergohet aplikimi jot.

  8. #8
    Nacionalist Maska e Tosku
    Anëtarësuar
    12-06-2009
    Vendndodhja
    Toskeri
    Postime
    66
    Elonaa nuk ta pata me te keq. Megjithate faleminderit per mundimin.
    INFINITY, ky linku me del i parregullt, dhe nuk hapet.
    Faleminderit.

  9. #9
    Thjesht go to www.uscis.gov dhe kliko te Check My Case Status ne ane te majte te faqes. Kur te te hapet faqja, shko nga fundi i faqes dhe aty do shikosh Processing Times dhe vepro sic te thashe me lart.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    Po pikerisht per kete po pyes dhe une, a eshte 5, apo 7, apo 10?

    Mer emigracionin te tel te shpjegojn ata.

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-07-2010
    Postime
    59
    Pershendetje forumista ,
    Jam Arsimi nga Vushtrri -Kosova, e kam fituar llotarin amerikane per green card ,mirepo nuk kam te holla te mjaftueshme (nevojiten diku rreth 14000 USD),andaj me duhet qe dikush qe posedon kushte te mira dhe eshte me green card ose citizenship ne U.S, te me mundesoj plotesimin e nje formulari I-134 (Affidavit of Support) ,Ju lutem ata qe kane mundesi te me lajmrohen e kam ,pas intervisten ne nentor por tashme e kam shtyer per vitin e ardhshem ne mungese te ketij dokumenti.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Dolce_Angelo
    Anëtarësuar
    25-11-2010
    Vendndodhja
    Long Island NY
    Postime
    256
    Kur e fiton te drejten ne NYC per ta marre familjen ne amerike , (femijet bashkshorten) sa zgjat ky proces. ?

  13. #13
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Të gjitha rastet janë të veçanta dhe nuk mund të përgjithësohet koha e pritjes. Ç'do rast ka specifikën e tij, ku edhe detajet më të vogla bëjnë diferencë të madhe. Sigurisht që nënshtetasit Amerikan kanë përparësi ndaj atyre me Leje Qëndrimi (Green Card), bashkëshortët kanë përparësi ndaj të gjitha kategorive të tjera, fëmijët që tërheqin prindërit kanë përparësi, prindërit që tërheqin fëmijët nën 21 vjeç kanë përparësi, shuma e taksave që paguan çdo vit tek autoritetet Federale apo Lokale ka po ashtu shumë rëndësi, ai që paguan më shumë ka përparësi kundrejt atij që paguan më pak.
    Po ti marësh të gjitha rastet një nga një, del në konkluzionin se çdo rast është i veçantë, dhe koha e pritjes është e veçantë.
    Duke u nisur nga eksperiencat e Shqiptarëve të tjerë këtu, do të thosha se për të tërhequr vëllezër/motra koha mesatare e pritjes është 6 vjet.
    Gjithsesi unë do të rekomandoja ti drejtoheshit websitit zyrtar të Departamentit të Shtetit dhe nise këtë operacion të gjatë nga faqja e tyre.
    http://www.uscis.gov/portal/site/uscis
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  14. #14
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    pasi te behesh shtetas do te vendoset nje date tjeter ku merr certifikaten qe prej atij momenti konsideroshesh shtetas. do plotesosh nje forme per prinderit thone qe zgjat 6 muaj deri ne 1 vit. per vellezerit zgjat edhe me shume se sa nuk e kam iden por e di qe eshte nje kohe e gjate. shko tek uscis.gov aty jane te gjitha datat e procesimit per cdo form dmth vetem aty bazohu. good luck!
    I LOVE GOD

    j&g

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •