Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Ndërhyrja që ndryshoi historinë

    Nderhyrja e Natos qe ndryshoj Historin e Kosoves
    11- vjetori i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve serbe në Kosovë dhe Serbi
    Prishtinë - Kosovë: 24 mars 1999 është ditë e shënuar për popullin shqiptar, për ta celebruar si ditën e fitores. Është pikërisht kjo ditë kur populli i Kosovës e mbarë kombi shqiptar ngjalli shpresën që kurrë nuk do të vdiste më për liri e pavarësi. Është dita kur nisën sulmet ajrore të SHBA-së e të NATO-s kundër forcave ushtarake dhe policore të Serbisë. Është dita e kthesës së madhe për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, është dita e një vendimi e sulmi me vlerë historike, jo vetëm për Kosovën që të çlirohej njëherë e përgjithmonë nga sundimi ushtarako-policor i Serbisë së Milosheviqit, por edhe me peshë shumë e më të gjerë për ndryshimet gjeostrategjike që do të ndodhnin më pas në Ballkan e rajon me vendosjen e forcave të NATO-s në Kosovë, e përreth saj. Është dita që përshpejtoi largimin dhe rrëzimin e diktatorit të fundit komunist në Ballkan, Milosheviqit, nga të gjitha skenat dhe dërgimin e tij në Hagë ku do të gjendej i vdekur në njërën prej qelive të burgut.
    Më 24 mars 1999 është dita për njohjen e Kosovës në botë dhe të ardhmen e saj në rrugën e pavarësisë së Kosovës dhe integrimin e Kosovës në rrjedhat evropiane dhe euro-atlantike. Këtu, pra, qëndron vlera historike e magjike e kësaj dite, e quajtur 24 marsi 1999, dita e sulmeve ajrore dhe e rolit e luftës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ish-presidentit të saj William Jeferson Clinton - Bill Klintonit, dita e fjalimit të tij adresuar kombit amerikan sot e njëmbëdhjetë vjet më parë.
    Më 24 mars 1999, pasdite, presidenti i 42-të i SHBA-së, William Jeferson Clinton - Bill Klintoni, në momentin e fillimit të fushatës së sulmeve ajrore iu drejtua nga Shtëpia e Bardhë kombit amerikan lidhur me këtë ngjarje.
    "Bashkëkombës të mi, në këtë moment trupat serbe po lëvizin nga një fshat te tjetri, po bombardojnë vendbanimet civile dhe po djegin shtëpitë. Ne po shohim njerëz të pafajshëm të përzënë me forcë nga shtëpitë e tyre, njerëz që me forcë janë vendosur para togave të pushkatimit dhe goditen me plumba. Burrat kosovarë janë ndarë nga familjet e tyre, prindërit dhe fëmijët bashkë, të vënë në rresht janë qëlluar menjëherë me armë zjarri. Kjo që po ndodh në Kosovë nuk ka asgjë të ngjashme me luftën dhe me ligjet tradicionale të luftës; kjo është një lufte e padrejtë e kryer më të gjitha arsenalet ushtarake ndaj njerëzve të pafajshëm që nuk mund të mbrohen dhe kur ata dhe udhëheqësit duan vetëm paqe. Pra, bashkëkombës, të luftojmë që ta mbyllim këtë tragjedi, e cila për ne është një kërkesë morale!"
    Bashkëkombës: unë jam i bindur se rreziku për të hapur lufte dhe për të bërë diçka nga SHBA-ja, nuk është aq i madh sa ç’është rreziku të rrimë duarkryq dhe të mos bëjmë asgjë, që të nxjerrim nga ky rrezik njerëzit që nuk mund të mbrohen dhe te ne amerikanët kanë interesa kombëtare. Sikur ne sot, së bashku me aleatët (NATO) tanë, ta lemë që kjo luftë e padrejtë të vazhdojë, atëherë, presidenti Milosheviq do të inkurajohet nga hezitimi ynë duke e quajtur luftën e tij, si një drejtësi duke vrarë njerëzit në Kosove, kështu që atij ne i lëmë dorë të lirë për të bërë më shumë masakra dhe më shumë shpërngulje me forcë të qindra mijë refugjatëve të cilët presin vetëm mbrojtjen tonë. Tani bindja jonë e fortë për gjithçka që po ndodh në Kosovë është e vetmja shpresë e popullit të Kosovës. Populli i saj, megjithëse Kosovën e ka vendin e vet, nuk mund të jetojë atje, prandaj na duhet ne t'i sigurojmë jetët e tyre dhe ata të mos kenë më frikë për jetë”.
    24 marsi 1999, pikërisht si sot njëmbëdhjetë vjet më parë, është datë historike për Kosovën e mbarë popullin shqiptar. 24 marsi është i njohur për vendimin e fillimit të bombardimeve të NATO-s dhe të Aleancës në krye me superfuqinë e vetme në botë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të bombarduar e shkatërruar pozicionet serbe. "Ky ishte një vendim e bombardim historik, i cili pas 78 ditëve ndryshoi edhe historinë e Ballkanit, për një Ballkan drejt paqes, lirisë e sigurisë, pa diktatorë". 24 marsi, pas shumë luftërash që ka parë ky gadishull lufte, pa edhe luftën më të suksesshme, që kishte njohur në kohen moderne.
    Beogradi me kryekasapin e Ballkanit, Milosheviqin, i mësyu Kosovën me mbi 50.000 ushtarë, me tanke, artileri dhe një forcë të madhe shkatërruese, e cila përdorej kundër grave, fëmijëve dhe pleqve. Amerika, Evropa dhe bota u bënë dëshmitarë historikë të një gjenocidi të filluar, e të paparë që ishte bërë qe sa herë ndaj këtij populli liridashës e paqedashës, të shkaktuar po nga i njëjti regjim me të njëjtin emër - regjim serb, por nga një tjetër njeri i quajtur Slobodan Milosheviq.
    Regjimi serb kërkoi të zbatojë shkatërrimin dhe spastrimin etnik sistematik të shqiptarëve etnikë nga trojet e tyre shekullore
    Në Kosovë ky regjim kërkoi të zbatojë shkatërrimin dhe spastrimin etnik sistematik, të tërë jetës së shqiptarëve, para syve të bashkësisë ndërkombëtare. Me vite të tëra njerëzit në Kosovë kanë vuajtur dhe duruar padrejtësinë dhe kanë dëshmuar se duan të ecin rrugës së zhvillimit paqësor. Shqiptarët janë të njohur për atë q nuk i harrojnë ata t cilët i kanë ndihmuar në të keq e në rrezik.
    Periudha 24 mars - 6 prill është periudha e rrjedhës më të dendur të refugjateve gjatë gjithë konfliktit. Migrimi gjatë kësaj periudhe u përqendrua në korridorin Pejë-Prizren. Duke përshkruar Kosovën Jugperëndimore, u tha: " Kudo që shkon sheh vetëm shtëpi të djegura dhe ushtarë e policë serbë. Gjithë Kosova Jugperëndimore ishte zbrazur nga njerëzit". Rreth 231.000 shqiptarë të Kosovës lanë banesat e tyre gjatë fazës I, por 11% e këtyre njerëzve mbetën në lëvizje brenda Kosovës deri në fazën II dhe III. Periudha: 7-23 prill nga analiza e procesverbaleve të mbajtura në kufi, vlerësohej se 236.000 shqiptarë etnike kishin kaluar kufirin e Shqipërisë në Morinë deri më 7 prill. Shumica e tyre kishin ardhur përmes korridorit mes qyteteve të Pejës dhe Prizrenit, duke përfshirë këto dy qytete, ose nga Suhareka në jug të Prizrenit.
    U konsumuan në mënyrë të përsëritur shanset për një paqe në Kosovë
    Natën e 24 marsit 1999, të mërkurën në mbrëmje, raketat “Cruise” goditën Beogradin dhe bazat e ushtarake në Kosovë. "Është koha për lufte" u shpreh ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana, në momentin, që fluturuan aeroplanët e parë të nisur nga baza ajrore e Italisë veriore Avioano. Dy zjarre të mëdha skuqen qiellin e Beogradit, në dy baza ushtarake, aty rreth orës 20.00 të mbrëmjes sipas kohës lokale. Në Kosovë dëgjoheshin të shtëna me automatikë dhe artileri për 30 minuta.
    Më shumë se 1100 aeroplanë u përdorën gjatë bombardimeve ajrore në Kosovë.BEQIR SINA
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 24-03-2010 më 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •