Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-03-2008
    Vendndodhja
    Pistoia
    Postime
    580

    Made in Tirana

    Shkoj shpesh tė kreh flokėt e mia tek kjo parukierja qė zbulova para disa muajsh dhe qė pėr fat tė mirė nuk ndodhet larg adresės sime. Mė nė fund mendova se gjeta njė parukiere qė nuk tė pyet tėrė kohės pyetje si: ku punon, a je e lidhur apo beqare, a je e martuar apo e fejuar a ke vėllezėr apo motra etj etj, gjithmonė mė ka bėrė pėrshtypje kjo nevojė a panevojshme e kėtyre pyetjeve nė parukeritė e Tiranės. Kėshtu megjithėse nuk shkoj shpesh nė parukeri u bėra njė kliente e besuar e kėsaj tė fundit. Eshtė njė vajzė e re rreth26 vjeē, e veshur nė mėnyre moderne dhe praktike njėkohėsisht. Flokėt I mban deri tek supet dhe I ka bėrė me disa fije tė bukura bjonde, tė jep pėrshtypjen se ėshtė e pavarur, dhe vėrtet e shkathėt. Disa herė kam vėnė re se aty mblidheshin disa vajza qė bisedonin pėr asgjė dhe pėr gjithēka, kėshtu duke qenė se veshėt punojnė nė mėnyrė rebele mėsova se ka njė djalė 10 vjeēar dh tė shoqin nuk e ka nė kėtu. Fenomeni I emigracionit e bėn krejt normale faktin e tė pasurit tė bashkėshortit jashtė ndaj dhe deri kėtu nuk mendoja pėr asgjė tė jashtėzakonshme. Ndėrkohė televizioni nė vendin tonė ėshtė I domosdohėm si mobiljė dhe nė parukeri, kėshtu BBF ndiqet rėndom, dhe komentet pėr kėtė kėngėtare apo tjetrėn nuk kanė tė sosur.
    Nė skenė del njė kėngėtare shume popullore aktualisht, Mė pyet: Mos I ka bėrė gjė buzėt ajo?
    -I them nuk e di por nuk ngjan sikur ti kėtė bėrė, mė duket natyrshėm shumė e bukur!
    Por Keti (parukierja) pėrdredh buzėt dhe thotė:
    - Aman se nuk ėsht pale ēfarė, shih si ėshtė veshur si …
    Reagoj dhe I them:
    -Ti themi gjėrat siē janė pėr atė qė po bisedonim dhe tė mos e pėrziejmė bisedėn,d he nė fund tė fundit sado banal tė jetė luku I njėrės apo tjetrės kėngėtare nuk mund ti vėme nofka apo epitete pa e njohur fare atė..
    Shpjegimet e mija do shkonin dhe mė tej, por mė dukej e tepėrt pėr Ketin, biseda vijoi tek nevoja e gjithsecilit pėr tė udhėtuar, ndėrkohė qė un po mendoja sesa kontradiktor mund te jete paraqitja apo stili modern I tė veshurit me mendjen e vetė personit.. Por pikėrisht e shtyrė nga kjo bisedė e shkurtėr Keti filloi tė mė tregontėpėr veten e saj..

    “Mė martuan tė re fare.. familja isha vetem 15, fėmijė.. pas 1 viti mė lindi djali por ndėrkohė vetė familja ime vėllezėrit e mij ishin tė bindur se un duhet ta lija atė. Kėmbėngulėn qė tė ndahem, dhe un u riktheva tek jetesa me prindrit dhe vėllezėrit e mij. Jeta ime ka qenė njė skėterrrė e vėrtetė..isha njeriu qė ka faj, gjithmonė faj, tani qė jetoj prej kohėsh me prindėrit, vėllezėrit e mij dhe nuset e tyre duhet tė pranoj se jam njeriu i shėnjestruar i ēdo dite. Prindėrit e mij gjithmonė kanė mbėshtetur vėllezėrit , nė kontradiktat tona un isha nė mėnyrė tė padiskutueshme gabim, gabim, deri aty sa te haja dru nga vėllezėrit e mij ishte shumė e natyrshme, por ajo qė me shqetėson tani ėshte se dhe djali im duke jetuar nė kėtė ambient kam frikė se do te bėhet pikėrisht si ata. Vellai im qė eshtė 3 vjet mė I vogėl se unė mė kontrollon nė mėnyrė brutale, nuk guxoj tė mbaj as telefonin tė hapur, pasi patjetėr ai do tė kontrollohet, duhet tė kthehem para orės 8:30 nė shtėpi sepse ndryshe un jam ajo e rrugės ajo e pavlefshmja ajo qė pėrveē se po e mbajnė po I turpėron ata”
    Kėto fjalė qė dolėn me njė rrėmbim kaq tė madh, mė ngjasuan me prishjen e njė dige tė njė lumi ku nuk e ndaltė asgjė mė. Njė ujė I ashpėr , I ftohtė, me rrėketė nė ajėr qė mblidhte tė gjithė ato shkėmbinj qė haste pėrpara pė pyetur, pa u frikėsuar , I vendosur ti japė fund njė luftė me rrėnje te thella sa ē’mund tė ishte vetėdija e fėmijėrisė. Flokėt e mija sikur po shtriheshin vetė tashmė pas atij rrėfimi tė ashpėr.. kaēurelat besnik nuk ishin mė u dorėzuan me lehtėsinė mė tė madhe .. dhe sytė e mij vėrejtėn pėr herė tė parė se si ajo vajzė tė cilėn e kisha pare si autoritarė, tė qeshur dhe tė shkathėt po kthehej nė njė qėnie mė tė brishtė se vete fjala brishtėsi. Uli pėr njė momėnt pllakatat e hekurta qė parukieret I quajnė “pjastėr” dhe mė kėrkoi ndjesė pėr lotėt.. ndėrkohė un u vonova pak nė pėrgjigje si shprehje e qartė e pamundėsisė sime pėr tė parashikuar njė situatė tė tillė sot tė dielėn.. I thashė.. - tė lutem vetėm falje mos mė kėrko… Nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė I thashė se duhej tė largohe qė aty..! I them mė mirė veshtirėsitė qė tė japin shpresė sesa komfortet mizerabėl, Kėrko njė apartament tjetėr dhe jeto e lirė pa presione, pa kontrolle, pa influence dajallore tek djali yt..dhe ajo pohon me kokė por mė thotė qė nuk e ka tė lehtė.. pasi nėse do ta bėnte atė ajo do tė merrte epitete tė ndryshme.. qe do ta shkatėrronin.. mė thotė e vetmja zgjidhje ėshtė tė largohem nga Shqipėria bashkė me djalin tim kėshtu tė paktėn ata nuk do tė thonė qė un u largova pėr kėtė apo pėr atė, por sepse jeta diku tjetėr ėshtė me e pėrshtatshmė per mua..kėshtu tė paktėn vetė opinioni do ti mbrojė dhe ata.. Njė ofshamė nga ajo, qė pason me njė ofshamė nga unė pėr atė ..mbaroj. I lė 200lekė mė shumė.. dhe dal, ec nė tė ftohtė duke menduar se pėr herė tė parė dola nga nje parukeri pa e parė nė fund veten nė pasqyrė..

    Marre nga Arti i te jetuarit
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga i/regjistruar : 24-03-2010 mė 03:07

  2. #2
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anėtarėsuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763
    Asnje nuk e di sec fare mund te fshehi nje shpirt njeriu.Me pelqejne njerzit qe me pamje te pare nuk tregojne veshtiresite e jetes se tyre.
    E kuptoj qe ajo goce ka veshtiresi por ne moment qe ka nje profesion dhe nxjerr te ardhurat e saj sh mire mund te jetoj e pavarur.

  3. #3
    i/regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-03-2008
    Vendndodhja
    Pistoia
    Postime
    580
    Duke vjedhur kohen time

    Kaluan dite te tera ku un jam tejet e zene.. kaq shume saqe me duket se dalangadale po mbytem , sikur po me merret fryma.. Dhe ja, nje ftese per ne teater qe i them jo , nje tjeter per nje koncert qe i them jo, nje tjeter ftese per darke qe i them jo, jo i them dhe nje tjeter libri i cili qendron i ngrysur pasi nuk e kam hapur akoma ta lexoj e kam frike se po e hapa do ma rrase nje shuplake..
    Dhe ec, zgjohem heret ne mengjes, ec ne rruget e Tiranes per ne zyre, kaloj permes bllokut me nje shpejtesi thuajse maratone, shikoj pa shikuar ate zonjen qe ka veshur nje xhakete te zeze e nje fund jeshil, per pak sa u rrezua, ec, tek kuvendi shoh nje deputet me puro ne pike te mengjesit, ja dhe nje zoteri qe ma kalon ne te ecur , me vjen gati inat ndaj shpejtoj hapat, ec serish dhe ndaloj , pres te shoh driten jeshile nga ana tjeter e bulevardit, por jo nuk ka drita, ka nje polic qe ben shenje te kalojne makinat, kalojne 3 minuta, dhe un ndjej frymemarrjen te shpejtoje, me ne fund polici na jep leje te kalojme , trotuari nga ana e Rogner, gjithnje me kap nje psheretime tjeter, eshte nje grua qe lyp, ka ne dore nje femije dhe un ndjehem fajtore po kalova pa e pare , dhe ndjehem fajtore po kalova duke e pare dhe ndjehem fajtore po i dhashe ndonje lek dhe ndjehem fajtore po nuk i dhashe asnje lek. Qenka e shkruar te jem fajtore, pasi plus kesaj duhet te ec shpejt. Para meje dalin nga Rogner makina luksoze sikur te duan te tregojne se ne e komandojme kohen. Kalojne bri kesaj gruas , dhe ata nuk e shohin.
    Arrij ne pune, pershendes dike qe me duket si nje nder koleget e mij , afrohem dhe shoh se ne fakt ishte dikush tjeter, dhe ai me pershendet por ne fakt GABIM nuk e njoh, dhe nuk me njeh, duhet te ve syzet jam astigmatike dhe miope shtoji ketu dhe nje doze te mira daltoniene. Por syzet nuk i mbaj dot ! Kerkoj ndjese se u nga terrova dhe marr ne shkembim nje buzeqeshje (zoteria ishte i huaj dhe me sa duket dhe ai nuk sheh mire)
    Me pelqen puna qe bej, por ja qe dhe aty do kem probleme njehere me printerin, njeher me kolegen qe nuk e ka mbaruar detyren e saj, njehere me veten time qe dua te pij nje cigare. Kaluan dy ore pune pa punuar me sakte, ketu ne Tirane puna shkon ne shpejtesine e breshkes dhe nese je e predispozuar te jesh efikase. Del nje problem me internetin , me printerin , me kontrata te cilave ju mungojne detaje te rendesishme te lena nga ish kolegu im.. Dhe ja kaloj 4 ore duke punuar me efikasitetin e 1 ore por qe me ritmin e ketushem eshte efikasitet 6 oresh .
    Keshtu pra momenti qe po kaloj duke shkruar kete qe po shkruaj eshte I vjedhur .. te pakten me duket se me ane te ketij shkrimi po e bllokoj pak kohen qe po me bllokon.

    marre nga Arti i te jetuarit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •