Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 31 prej 31
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e SKIFTERI&12.05
    Anëtarësuar
    04-11-2007
    Postime
    423
    a ka ndryshu projekti apo eshte aje i fillimet. si do qe te jete ky eshte projekt qe duhej te ishte i perfunduare tanime.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e shalja1
    Anëtarësuar
    18-05-2009
    Postime
    427
    a ka mundesi me dite se kah po i bie kjo rrug ta blej do toke per nje fitim te vogel . A DI KUSH SE KJO TRASE KAH DO TE NDERTOHET..

  3. #23
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    per fat te keq keta qe e quajten veten krah i luftes ne vend qe te na lidhte me presheven e cila per qdo dit po shprazert nga shqiptaret te cilet po jen te detyruar nga regjimi serb te braktisin vendin e tyre, po na lidh me beogradin

    une jam kunder kesa rruge

    po te na lidhte me preshev do isha po edhe pse ne nuk kemi nevoj per rrug te till per momentin sepse kosova ka nevoj per gjera tjera te cilet jan elementare

  4. #24
    Bravo Thaci per guximin e treguar ne ndertimin e kesaj rruge!

    Ashtu sic e urova Berishen per guximin qe tregoi duke kapercyer njemije e nje pengesa te brendshme, per te ndertuar segmentin Rreshen-Kalimash, njejte duhet vepruar dhe per Thacin!

    Ky eshte nje investim me vlera te pallogaritshme per te nesermen e kombit shqiptar dhe per rolin gjithnje e ne rritje te faktorit shqiptar ne Ballkan.

    Edhe ne nje teme tjeter e kam pas thene se Kosova, Shqiperia dhe shqiptaret ne Maqedoni duhet te mendojne seriozisht per tunelin qe lidh Prizrenin me Tetove!

    S'ka zhvillim e unitet kombetar pa infrastrukture!

    Me heret e pata quajtur Berishen nje Bismarck shqiptar, vetem nga fakti se ai pati guximin ta shohe Shqiperine pertej 28748 km²!

    I pari kryeminister qe pati guximin te shembe pengesat e krijuara nga natyra dhe nga ata qe na deshen ne jete te jeteve te ndare me tela me gjemba!

  5. #25
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    [QUOTE=Llapi;2651972]Brari
    i njejti model e kualitet si ne Kroaci do te ndertohet edhe ne Kosove
    po model i kemi rruget e kosoves te cilat ende pa mbush nje vjet po shkatrrohen dhe fajet nuk i kan kompanit sepse edhe kompania me e dobet ne kosov eshte ne gjendje me shtru rrug me garancion 10 vjeqar mirpo problemi qendron te qeveria qe merr rryshfet gjysmen e parave

    ket e ka Premtue Fatmir Limaj
    dhe jam i sigurt se qka e flet edhe e realizon Fatmiri
    po lej ti zagart qe lehen neper forume
    shokit me mir pranoj te behem zagar sesa hajn e tradhtar sepse une nuk mundem mi hanger parat e popullit e popullin me len me jetu ne mjerim shiqoj pallatet e tyre dhe do i kuptosh se qka jan, mu as bab e as babgjysh nuk kan vjedh e as une nuk do e bej nje pun


    e qe su konvenon ndertimi i kesaj rruge qe i lidh shqiptaret hiq
    por per fat te mire sdo ti pyet kush as kur eshte bajrami i qenve
    shokit mu me konvenon kjo rrug me shum sesa ty sepse profesioni im eshte shofer kamioni dhe une dit e nat ndoshta jam neper rrug dhe per mu do jet nje lehtsim shum i madh mirpo une nuk pranoj qe une te me lehtsohet ndersa te tjeret te shkatrrohen me mir pranoj te vozis neper gropa sesa te shoh te tjeret ne mjerim e posaqerisht veteranet e uqk

    shokit une nuk du autostrad
    kur rruget e kosoves jan te mbushura me lyps
    une nuk du autostrad kur vteranet e uqk nuk kan me qka ti ushqejn femijet e tyre
    une nuk du autostrad kur pacientet vdesin neper spitale ne munges te mjeteve materiale
    une nuk du autostrad kur populli im vuan nga varfria
    une nuk e kam zemren e bishes qe te mendoj vetem per veten time ndersa te tjeret le te shkatrrohen

    qka mendon ti
    a me mir eshte qe veteraneve te uqk tju sigurohet buka apo te ndertohet autostrad , ti mundesh me than qe ska veteran qe hjek per buk nese sbeson eja une do te gjej veteran te uqk i cili nuk ka asgje dhe jeton ne nje shtepi e cila eshte me e keqe se shtalla dikur ja kishte fal jeten kosoves dhe luftonte ne pikat me te rrezikshme siq ka qen pika e duhles ndersa sot jeton ne mjerim

    a ma mir eshte me maru autostrad apo me mir do ishte me punsu me mijra puntor me keto para deri ne 10 mij vende pune do mund te ju siguroheshin nese do investohej ne tjeter lami

    a ma mir eshte qe tju ndihmohet lypsave qe bredhin rrugve te kosoves apo te ndertohet autostrada

    a me mir do ishte te sheroheshin ata pacient te cilet nuk kan para per sherim apo te ndertohet autostrada

    derisa rruget e kosoves jan perplot lyps une do jem kundra autostrades sepse pa autostrad mundem me jetu ndersa keta lyps dhe me mijra te varfer te tjer pa buk vdesin

    une jam kunder autostrades derisa te smurve tju sigurohej sherimi sepse pa autostrad mundemi me jetu ndersa keta te smur pa mjekim dhe barna vdesin

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    shoki ti mos daq autostrad shko ankohu ne kishen e graqanices atje esht vendi per ankesa per juve qe u pengon kjo autostrad
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #27
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    shoki ti mos daq autostrad shko ankohu ne kishen e graqanices atje e keni vendin ju qe u pengon kjo autostrad
    shokit une kam gjamin ku lutna per gjdo dit

    mu nuk me pengon autostrada por mu me dhimbsen gjysma e popullit te kosoves i cili jeton ne mjerim

    emblemen e uqk po e mban por a e ke shiku ndonjeher se si jetojn veteranet e uqk a i ke pyt ndonjeher se si ndihen

    a e ke shiku ndonjeher emisionin edhe une jam kosov nese e ke shiku ather pa u mbyll ky emision neve nuk na vyn autostrada sepse keto rrug qe jan i plotsojn nevojat tona

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    U nënshkrua kontrata me konsorciumin "Bektel-Enka"

    Ministria e Transportit nënshkroi kontratën me Konsorciumin “Bektel-Enka” për fillimin e punëve për autostradën Vërmicë–Merdare. Ministri Fatmir Limaj tha se realizimi i këtij projekti do t’i mundësojë Kosovës të lidhet me tregun ndërkombëtar....

    “Nga sot do të fillojë hapja e një korridori ndërkombëtar të vendit tonë, që do të na duhet neve të lidhemi me të tjerët dhe të tjerët të lidhen me neve. Ne duam që rrugët tona të lidhen me ato që kanë fqinjët dhe të na dërgojnë nëpër të gjitha anët e botës”, tha ministri Limaj.
    Ndërkaq, Mike Adams president i "Bechel dhe Enka" tha se ky bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës do shërbejë në zhvillimin edhe të ekonomisë së vendit.
    Kontrata u nënshkrua në praninë e kryeministrit Hashim Thaçi, i cili vlerësoi se realizimi i projektit për autostradën Vërmicë - Merdare dëshmon se Kosova ka krijuar ambient për investime kapitale. Kryeministri tha se ky projekt do të mundësojë edhe hapje të vendeve të punës për shumë kosovarë.
    “Ky projekt i ndërtimit të autostradës i ndihmon qytetarët , duke u krijuar mundësi të reja të lëvizjes së lirë. E integron shtetin e Kosovës fuqishëm në rajon.. Ndërtimi i autostradës do të krijojë më mijëra vende të reja të punës. Autostrada me standarde më të larta ndërkombëtare do të modernizojë shtetin tonë”, tha kryeministri Thaçi.
    Ndërkaqë, ambasadori i SHBA-së në Kosovë Kristofer Dell, realizimin e autostradës e cilësoi si simbol të afërsisë ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
    “Jam shumë i nderuar të jem këtu dhe të festojë bashkë me popullin e Kosovës këtë projekt historik. Ky projekt do ta ofrojë Kosovën tregjeve botërore. Ky projekt afro 1 miliardësh është i i madh sipas çdo standardi. Kjo autostradë do të jetë simbol i afërsisë ndërmjet SHBA dhe Kosovës”, tha ambasadori Dell.
    Autostrada Vërmicë-Prishtinë- Merdarë do të jetë në gjerësi prej 28 metrash me katër korsi ndërkaq projekti pritet të nisë në fund të këtij muaji.

    RTK
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Brenda dy jave nisë ndërtimi i autostradës

    Brenda dy javësh, do të fillojnë punimet në ndërtimin e autostradës Vërmicë-Merdare, ka deklaruar për Radio Blue Sky pronari i Kompanisë “Enka”, Sinan Tara. Sipas tij, më mirë është të ndërtohet rruga pa tunele, pasi ato sjellin rrezikun e ngritjes së kostos, që është parashikuar të jetë 700 milionë euro....

    Postuar: 12:54:46 / 13.04.2010


    “Brenda dy jave do të mbahet ceremonia e vënies së gurthemelit. Dhe, menjëherë duhet të fillojmë në mënyrë që edhe t’i shfrytëzojmë këto ditët e bukura pranverore”, thotë Tara.

    Miliarderi i njohur edhe nga revista prestigjioze Forbes, Sinan Tara, është i njohur me diskutimet që po bëhen në Kosovë në lidhje me trasenë e autostradës. Ai, shprehet se, më mirë është që autostrada të ndërtohet pa tunele.

    “Mendimi im është se më mirë është të gjendet një zgjidhje e ndërtimit të rrugës pa tunele, sepse, tuneli edhe kushton më shtrenjtë edhe nuk po dihet sakt kostoja. Pra, rruga me tunele është një zgjidhje që përmban rrezikun e ngritjes së çmimit”, ka shpjeguar Tara.

    Tara shprehet se makineritë e para do të vijnë nga Shqipëria, pasi është më afër, përderisa, do të sillen edhe të reja nga Turqia.

    “Do të sjellim nga Shqipëria menjëherë ato çka mund të sillen, por, normalisht, nuk do t’i sjellim vetëm nga Shqipëria, do të sjellim edhe makina të reja nga Turqia, pastaj, mund të sjellim edhe nga Rumania”.

    Ai i vlerëson pozitivisht kushtet e punës dhe të investimit në Kosovë. Për sa i përket terrenit, ai thotë se në Kosovë terreni është më i përshtatshëm se në Shqipëri.

    “Në këtë aspect, këtu, është më lehtë. Terreni natyror në Shqipëri ishte shumë i vështirë. Kjo ishte edhe arsyeja pse me mijëra vjet atje nuk është ndërtuar rruga. Çarja e maleve ka qenë shumë e vështirë. Pra, në anën teknike, atje, ka qenë shumë vështirë. Projekti i këtushëm, në aspektin teknik është më i lehtë”.

    Tara thotë se rruga do të kushtojë rreth 700 milionë euro. Kur të dalin projektet në detaje, kjo shifër mund të lëviz nga pak, më poshtë ose më lartë. Mirëpo, nuk mendon se do të ketë ndryshime të mëdha. Ndryshe, prejardhja e këtij miliarderi është nga këto troje. Babai i tij, Sarik Tara, ka lindur në Shkup.

    (Muharrem Saraxholli) RTK
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Limaj kërkon cilësi nga ndërtuesit e autostradës
    Arsim Rashiti | 13-04-2010 16:15 CET

    Prishtinë. Ministri i Transportit, Fatmir Limaj, u ka kërkuar përfaqësuesve të kompanive ndërtuese të autostradës Vërmicë- Merdarë që ta rrisin cilësinë e punës, si dhe të investojnë në profesionalizmin e stafit, pasi që, sipas tij, 40 për qind të punëve në autostradë do ta kryejnë kompanitë vendore.

    Këto komente ministri Limaj i ka bërë të martën në Kuvendin e 7 zgjedhor të Shoqatës Kosovare për Ndërtimin e Rrugëve (SHKNRR).

    Sipas Limajt, ngritja e cilësisë në punë, si dhe profesionalizmi i punëtorëve duhet të ndodhë
    pasi që, siç ka thënë ai, Kosova është një treg i hapur dhe kërkohet profesionalizëm më i madh.

    “Ju apeloj ta ngrini cilësinë e punës. Askush nuk mund të ankohet për shkak të çmimit të ulët, për shkak projektit, sepse për herë të parë edhe ju si kompani kosovare këto dy vite keni konkurruar në tregun me çmime të tregut. Mirëpo, duhet të kemi sa më shumë njerëz profesionist”, ka deklaruar ai.

    Sektorin e ndërtimtarisë, Limaj e ka cilësuar si veprimtari të rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë së vendit, duke thënë se ky sektor ka përparuar në vitet e fundit.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  11. #31
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    po te isha une kryeminister i kosoves..cdo beja..

    hmm..

    do ti beja nje vizit studimore bashk me 5 inxhiniera kosovar te ndertimit.. autostrades kroate qe po e ndertojne..
    pastaj 5 inxhinieret do i paguaja qe te rrin nji muaj pran kompanise qe po e nderton kte autostrade.. e te mbajne shenime per aq sa i lejon shefi i kesaj kompanije.. e pastaj mbledhje me ata 5 inxhiniret.. ne qeverri..

    dhe.. puna pare.. themelimi i ndermarrjes shteterore kosovare te RRugo Tynel Urave.. e Kanaleve..

    Marrja e 100 inxhinierave suedez gjerman francez e zviceran.. me rroga te mira qe 1 vit te punojne per ta formuar e focuar e modernizuar kte kompani Kosovare deri ne ecjen me kembet e veta.. e pastaj kjo kompani te fillonte ndertimet ne Kosove sipas nji plani te studiuar shkencerisht..

    Shum me lire do i kish ra buxhetit te Kosoves e shum me leverdi do kish kosova nga kjo kompani..
    O Brar ca ke pi sot pash Zotin?Ne s'bejme dot nje cezem o Brar..

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •