Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 51
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Stentori
    Anëtarësuar
    11-01-2003
    Vendndodhja
    larg memedheut
    Postime
    148
    Qeveritaret tan nuk kan kohe me u mare me te verteten dhe fatin e popullit, ata e kan humb ndjesin e te qenurit shqiptar, ata po mendojn vetem per kolltuqet e tyre....skan faj ato ne i kemi fajet qe i votojm.
    Experience is the best teacher...

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Bart_Forever
    Anëtarësuar
    24-08-2009
    Postime
    59
    FLM Fatlum per mundin qe ke dhan

    VEQ QEVERIVE TE KOSOVES QE JAN E QE JAN KAN NANQINMINANAT JU Q I F S H A prej te voglit e deri ma te madhit tashi edhe shesin Kosoven edhe besa shesin edhe men se shum pun jan ka bajn

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2010
    Postime
    1

    Pershendetje!

    Meq jamë anëtarë i ri në forum desha ne fillim që ti përshendes të gjithë anëtarët e forumit.Meq tema ishte lidhur me Masakra e Dubravës,desha që të kyçem në këtë tem.Jam njëri prej atyre që e kam përjetuar atë masakër,ku edhe jam plagosul bash aty në fushën e sportiti ku naq patën ftuar me megafon gjëja se me nuk ka vend në këtë burg,por të ju numerojm se sa jeni se duhet ti porosisim autobussat me ju mare dhe dërguar në burgun e Nishit.Unë isha së bashku me shokët nga Ferizaji,posa dëgjova atë që u tha,shkova me Afmet Demirin nga Gjilani deri te shkolla e burgut që nje natë më herët kishim fjetur aty edhe ate ne koridor,pasi klasët ishin përplot me të burgosur.Duke shkuar te rreshti po i them Ahmetit ,,mos po na pregaditet diqka si ne Tivare,pse me na reshtu për të na munderuar ,ska mundesi që nga karaolla tna na numeroj.Deri sa shkum ne dhe u kthym ,fatëmirësisht mbetem të fundit në rreshtim.Para se të rreshtohem u takova me Tefik Rakën nga Kaçaniku .Duke shkuar që të rreshtohem e mbaja për dore Ylber Topallin ,shok i grupit nga Ferizaj pasi aj veq ishte më herët i plagosur pasi kishte tentuar të ikte nga gjkykimi ne Prishtinë dhe policia e gjuan me revole dhe e plagos në boshtinë kurizor,prandaj kishte problem në të hecur.Tefiku po më thotë mua.,,Agim ri mbrapa meje mbasi je me Ylbrerin,dhe aj dual para nesh në rreshtim.Dhe në atë moment nga karaolla janë hudhur granata dore dhe mandej kan filluar me pushkëmitrolez të gjuajn në drejtim tonë.Trupi i Tefikut ka ra mbi mua unë mbi trupi e Ylberit .Nuk di sa kam qëndruar ashtu.E di që i kam thënë ,,Tefik qu të ikim se po na pushkatojnë.Por ai nuk mu përgjigj.Vrapova me vrap që të iku nga vendi pasi kuptova që Tefikun e kishin vra.Posa bëra disa hapa ,Ylberi me thiri ,,Agim meren se nuk po mundem te ik,atëher jam këthy me e mare dhe ashtu zhagas e kam tërjek deri ka mesi i fushës sportive,gjatë asaj kohe të tërheqje që isha me Ylberin e pashë që dora ime ishte gjakosur.Mezi e tërhoqa deri te shkallët që ishin për tu ngjitur te fusha e spotit.Ylberin e strehova në atë vend që policia nuk kishin mundesi që ta vrenin aty,i thash mos leviz deri sa të kaloj kjo situat.Unë ika deri te shkolla skajeve të pavijoneve që tu shmangem snajperistave.Atje takova Frashër Shabani dhe ksënder Feritin nag Ferizaj,Kur e panë dorn time të gjakosur ,ata ma lidhën krahun se në krahun e djath isha i plagosur ,por gjaku më kishte shkuar deri te shuplaka e dorës .Unë isha në pavijonin ,,C,,bash aty ku u bombardua më 19,maj......
    Desha edhe pak të flas për momentin kur na kanë detyruar të shkojmë në sallën e sportit që ishte në kuadër të burgut.Deri sa ne ishim në sallë ,policia e burgut kishte kontrolluar krejt pavijonet dhe aty ku kanë gjetë të burgosur të gjithë i kanë vra.Për këte më pat treguar Halit Ndrecaj nga Mushtishti i cili ishte mshefut dhe policia ate se kishin vrejtur por i kishte ndegjuar krismat ne pavijon.Sa kemi qenë në sallë një nga policët që ishin të maskuar patë thënë ,,tani do ta shifeni ju se kush është NATO-ja,,ata e kishin planifikur po që se gjuajn aeroplanat e Natos ne oborë të burgut ,neve në atë moment me na pushkatuar,se veq pushkomitrolezët i kishin në gjendje gadishmërie.
    Sipas deklaratë së një të burgosuri ,që aj isht strehuar ne rrjet të kanalizimit dhe posa kishte tentuar të dilte ka puseta e kishte vrejtur një polic ku e kishte pyetur se pse je strehuar aty.Aj ju kishte përgjegj se jam frigësuar nga Natoja se kishte pas frig ti tregonte drejt.Sa janë të vrer atje lartë( te fusha) e kishte pyetur polici.Ky i pergjigjet afer 200 kan vdekur e mbi 300 janë plagosur.Atëher ,tregonte aj i burgosuri,poloci foli ne radiolidhje me dikend ku i tha,,Na ovoj akciju su ubijeni blizu 200 ludi a ranjeni blizu 300 ludi ,da nastanimo akciju illi da prekinemo, prekinite akciju ,, ju kishte përgjegjur dikush,,Ne kete akcion janë vrar afër 200 njerëz e afër 300 janë plagosur,ta fillojm akcionin apo ta nderpresim,nderpriteni aksionin,,i tha dikush në radiolidhje.Atëher ati të burgosuri i kishte thene qe te largohet nga aty.
    Ne që ishim në sallë na shperdajtën cigare për të pirë.Dikush nga ne patë thënë,,këto janë të fundit për ne ,posi ti pim do na vrasin.,, Mirpo mbas disa sekondave një polic tha ,,Imallite sreqe,,Patët fatë,,Me siguri ndoshta ajo kur ka deklaru se janë vra aq na kanë liruar ,se për ndyshe tubimi jonë në sallë të sportit ka qenë vetëm për të na vra.
    Kur na transferun në burgjet serbe ,isha ne Pozharevc që nga 10,06,199, deri më 12,11,1999,,mandej na derguan ne Mitrovicë të Sremit.Kur janë kallë burgjert në Sërbi isha unë aty,mandej na kanë transferur në Burgun Qendror të Beogradit. E në fund të marsit aty e kanë pru Millosheviqin ,por kuptohet ne qeli të veqant.Prej aty prap na kanë dergu në Mitrovic të Sremit ku më 25,01,2002, jemi liruar.Isha i deuar 13 vite.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar më parë nga fegi Lexo Postimin
    Faleminderit Fegi per linkun.
    Pikerisht sot me 22 maj behen plot 11 vite nga njera nder masakrat me mizore ndaj shqiptareve ne luften e fundit ne Kosove.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011
    Agim r mire se vjen ne forum njeherit te flm per postimin !!!

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar më parë nga agim.r Lexo Postimin

    Mire se erdhe Agim.
    Tregimi yt eshte postimi me i mire ne kete teme,sepse askush smund ta pershkruaj nje masaker me mire se ata qe perjetuan dhe ishin aty.
    Shyqyr zotit qe je gjalle dhe ke shpetuar,poashtu ndjej dhembje per shoket e tu dhe gjithe te vraret ato dite ne burgun e Duvraves.
    Per neve si antare e posaqerisht per mua si hapes i kesaj teme eshte nder kur nje person qe i shpetoi asaj masakre poston dhe e ndan ate tregim bashke me neve.
    Edhe njehere faleminderit dhe paq jete te gjate ,poashtu i`u qofte i lehte dheu i Kosoves te gjithe atyre qe u vrane ne luften e fundit ne Kosove.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Dubrava, me urdhër të Jankoviqit dhe Shainoviqit

    Masakra mbi të burgosurit shqiptarë në burgun e Dubravës gjatë bombardimeve të NATO-s, në vitin 1999, është kryer me urdhër të Qeverisë së Serbisë. Kështu pohon edhe Prokuroria serbe për krime lufte, e cila ka siguruar dokumentin që e ngarkon ish-ministrin serb të drejtësisë, Dragolub Jankoviq, dhe zëvendëskryeministrin e Republikës Federale të Jugosllavisë, Nikolla Shainoviq, për krimet e luftës në burgun e Dubravës afër Istogut, shkruan e përditshmja serbe "Danas".

    Sipas kësaj urdhërese, të burgosurit serbë për krimet më të rënda janë transferuar në burgun e Dubravës, për t'i qëruar hesapet me të burgosurit shqiptarë, shkruan gazeta në fjalë. Sipas po të njëjtës gazetë, gjatë hetimeve është zbuluar se mbi të burgosurit shqiptarë fillimisht është hapur zjarr me revole dhe pushkë, e pastaj kur të dyshuarit e kuptuan se për këtë krim nuk mund ta "akuzojnë NATO-n, atëherë kanë vendosur që kundër të burgosurve nëpër dhoma të hapet zjarr nga mortajat "zola".

    Pas krimit, rreth 90 për qind e të burgosurve serbë marrin pushim nga 15 deri më 20 ditë, dhe pastaj kurrë nuk janë kthyer për të vuajtur dënimet me burg. Gazeta citon zëvendësministrin e atëhershëm të drejtësisë, Zoran Stefanoviq, i cili ka thënë se të gjitha urdhrat kanë arritur nga Jankoviqi.

    Gjatë hetimeve është konfirmuar se njerëzit në terren, të cilët u kanë raportuar autoriteteve të atëhershëm të regjimit në Beograd për krimin në burgun e Dubarvës, qëllimisht kanë rritur numrin e të vrarëve, sepse kanë pasur urdhër që numri i viktimave të jetë rreth 500. Fondi për të Drejtën Humanitare, me seli në Beograd, në maj të këtij viti ka bërë kallëzim penal në Prokurorinë për krime lufte kundër 34 përgjegjësve për vrasjen e mbi 90 personave dhe plagosjen e më se 150 të burgosurve shqiptarë në burgun e Dubravës.

    Edhe Natasha Kandiq është deklaruar për këtë gazetë se është e domosdoshme të vërtetohet se çfarë në të vërtetë ka ndodhur në burgun e Dubravës dhe të ngritet padia ndaj ish-ministrit të drejtësisë, Dragoljub Jankoviq.

    Nga Express

  10. #30
    Isis Maska e Mon.Alisa
    Anëtarësuar
    15-09-2010
    Vendndodhja
    Kingdom of the Night
    Postime
    640
    Sa shume jom rrenqeth....
    Ke bo mire qe e ke hap kete temë,me na kthy pak mbrapa se op me doket i kem harru do sene :S

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e joss
    Anëtarësuar
    15-09-2005
    Postime
    311
    [QUOTE=fattlumi;2650666]Faleminderit Valdet dhe Illyrian Rex.
    Nese them qe arsueja e vetme qe jam regjistruar ne kete forum ka qene vetem sjellja e dokumentacionit qe kam pasur ,e di se nje pjese nuk do me besoj.
    Nese kerkoni ne internet ose gjetiu mbi te vraret dhe masakrat qe jane kryer ne Kosove mund te gjeni vetem numrin e te vrareve dhe ndonje pervjetor qe eshte bere per hir te tyre,mirepo nese kerkoni te dini ngjarjet ashtu siq kane ndodhur,kete nuk mund ta gjeni askund perveq ne F.SH.edhe ato te postuara nga une.

    Po fotografite e vrasesve si i ke marre aq afer??!!

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar më parë nga joss Lexo Postimin

    Po fotografite e vrasesve si i ke marre aq afer??!!

    Disa xhirime aty ku shihen kufomat e mbuluara me batanije si dhe te burgosurit tjere qe shihen te shperndare neper oborrin e burgut jane marre nga gazetarja Jacky Rowland,gazetare e BBC-se qe ne ate kohe gjindej ne Kosove,pra muaji maj 1999.Njekohesisht ishte thirrur edhe si deshmitare ne gjygjin kunder Millosheviqit.

    Jacky Rowland

    Fotot tjera ku shihen fytyrat e krimineleve nga afer jane te "harruara"nga kriminelet bashke edhe me disa foto tjera.

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Ish-ministri i Millosheviqit në gjyq për masakrën në burgun e Dubravës

    Beograd, 21 prill - Një ministër i Millosheviqit së shpejti në gjyq për krime të lufte në Kosovë. Dragolub Jankoviq (66), ministër i Drejtësisë në kohën e Sllobodan Millosheviqit, dje është marrë në pyetje në kuadër të hetimeve që i ka nisur Prokuroria serbe për krime të luftës për shkak të vrasjeve të organizuara ndaj të burgosurve shqiptarë në burgun e Dubravës, afër Istogut.
    Siç shkruan gazeta "Blic" e Beogradit, Jankoviq dje në lokalet e Gjykatës Speciale në kuadër të bisedës informative është përgjigjur në pyetjet si dhe përse ka dhënë urdhër që të burgosurit serbë, të dënuar për vepra më të rënda penale, të transferohen nga burgjet e Serbisë në burgun e Dubravës në Kosovë në vitin 1999, ku, siç thuhet në materialet hetimore, me armë zjarri kanë vrarë rreth 90 të burgosur shqiptarë, ndërsa kanë plagosur rreth 150 të tjerë.
    "Gjatë hetimeve është konfirmuar se të burgosurit serbë kanë shtënë mbi të burgosurit shqiptarë me revole dhe pushkë. Mirëpo, së shpejti e kanë kuptuar se nuk mund të "akuzojnë" NAT0-n, andaj është vendosur që të burgosurit nëpër biruca (qeli) t'i qëllojnë me "zola". Rreth 90 për qind të të burgosurve të kombësisë serbe, të cilët kanë marrë pjesë në krim pas këtyre vrasjeve masive, morën nga 15 deri 20 ditë pushim jashtë burgut. Nga ky pushim kurrë nuk u kthyen për të vuajtur dënimin me burg", thotë një burim i gazetës i njoftuar me hetimet.

    Koha Ditore

  14. #34
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Në vend qe Dubrava, ky vendmasakër te shndërrohet në muze i cili do të kontribonte në mbamendjen kolektive të të gjithëve, ai është ribërë një burg normal, thuajse asgjë s’ka ndodhur aty dhe në këtë mënyrë kontribon për të kundërtën – harresën për të kaluarën.
    Nuk mund te arrije te kuptoj arsyen pse ndodh kjo, kujt i shkon per shtati ky skenar, sepse mendoj qe kjo nuk eshte e rastesishme, eshte strategji dhe jo neglizhenc e thjeshte..
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    fattlumi;

    Citim Postuar më parë nga Llapi;fattlumi Lexo Postimin
    Nderkaq ky eshte njeriu qe ishte ne krye te burgut ato dite dhe nga ky duhet kerkuar se qka u be me fatin e Ukshin Hotit dhe shqiptareve tjere qe u vrane e masakruan ate dite
    KY FTYRA QE ESHT NE KET FOTO ESHT SERB LOKAL I KOSOVES NESE PO AT,HER NGA CILI VEND ESHT KENI NJOHURI JU LUTEM DHE ESHT MIR GJDO KRIMINEL SERB NGA KOSOVA TE PUBLIKOHERT FOTO KAM PERSHTYPJEN SE DOTE JEN SHUM SERB NGA KOSOVAS QE KAN QEN PJES MARRES NE MASAKRA KUNDER SHQIPTARVE SE N PSE QEVERI E KOSOVES KURR NUK BERI NJE LIST TE KRIMINELVE SERB PUBLIK NGA FRIGA MOS PO IDHNOHEN SHKIJET

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    nese mundeni me i identifiku me emra kriminelet ne foto kishte me qene mire(ndonje ish i burgosur).
    po ashtu edhe viktimat e kesaj masakre qe shihen ne foto vetem le te mbesin nje deshmi brez pas brezi se paku le tju dihet emri atyre qe munden te identifikohen.
    ato 3 kufomat qe shihen te shtrira sigurisht mund te jene te abdullah tahirit,enver topallit e gjoke ndrecajt(po e lidhi me daten 19 maj kur jane vrare 3 te burgosur,qe ishin kta persona).ndoshta ndonje ish i burgosur e din me saktesisht.

    ps.nese mundet najkush me gjet ndonje xhirim nga kjo gazetarja angleze ne burgut e dubraves,postojeni ketu.
    Ndryshuar për herë të fundit nga B.C.B : 18-05-2011 më 19:26

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Shume shqiptare te burgosur ishin mbyllur brenda nga serbet,me te vetmin qellim qe kur bombat e NATO-s te bombardonin te vritnin edhe te burgosurit shqiptar.Ata qe shpetuan nga bombat u vrane pastaj nga kriminelet dhe te burgosurit serb qe me heret ishin liruar per tu ardhur ne ndihme krimineleve dhe gardianeve serb ne vrasjen e te burgosurve shqiptare.Nje bombe e NATO-s kishte rene me qellim ne murin rrethues te burgut qe tu mundesoje te burgosurve shqiptare te iknin,mirepe kete e ndaluan serbet te cilet i vrane te burgosurit shqiptare.

    Burgu i Dubravës 19 maj 1999
    Per here te pare ne nje portal shqiptar fotot ne vazhdim.

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412

  20. #40
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Tmerri në burgun e Dubravës
    Hasan Hasanramaj
    Dymbëdhjetë vjet nga masakrat serbe në Kosovë (1)
    Në burgun famëkeq të Dubravës në komunën Istogut, që nga muaji dhjetor i vitit 1998 dhe sidomos qershori i vitit 1999 netët dhe ditët e ferrit nuk do të harrohen kurrë. Të gjitha këto barbari ishin të vështira për të gjithë ata shqiptarë që ishin të burgosur. Ishte aty një kohë e një pjese të vuajtjeve dhe krajatave që i përjetuan qindra të burgosur shqiptarë të pafajshëm nga të gjitha anët e Kosovës. Shkaktarët të këtyre vuajtjeve ishte shteti serb, që kishte lëshuar kriminelët ordinerë të liruar nga burgjet serbe dhe malaziase të dërguar në Kosovë për të vrarë dhe masakruar shqiptarët e pafajshëm. Të burgosurit shqiptarë të kthyer nga burgjet serbe në burgjet e Kosovës në Lypjan dhe komunën e Istogut pësuan trishtim të thellë e të papërshkruar nga këto barbari fashiste të shtetit dhe institucioneve serbe. Ata të cilët i shpëtuan me të keqes nuk do t’i harrojnë kurrë këtë barbari antinjerëzore. Në masakrat barbare të 21, 22 dhe 23 majit të vitit 1999, kriminelët ordinerë serbë, ( që dihen se kush janë dhe që të gjithë edhe tash 12 vjet pas luftës janë në liri, pa u marrë në pyetje nga asnjë gjykatë) i vranë dhe i masakruan në mënyrë më barbare 160 të burgosur shqiptarë dhe i plagosen lehtë e rëndë, mbi 200 të burgosur të tjerë shqiptarë, të zgjedhur nga të gjitha anët e Kosovës për çka dëshmitarët e gjallë të masakrave më barbare në burgun e Dubravës së Istogut dhe Lipjanit nuk do të harrojnë kurrë
    Inatin e humbjeve nga NATO, serbët e shfrynin mbi të burgosurit dhe civilët shqiptarë
    Si kudo në Kosovë edhe në komunën e Istogut ndodhën tragjedi të mëdha që ishin përsëritje e vazhdueshme e dhunës që për një shekull kanë ndodhur në këtë anë të Rrafshit të Dukagjinit. Nëpër rrugët dhe rrugicat fusha, kodra maleve të këtij regjion u kryen krimet më barbare, ku nga duart e krimineleve serbë, shumica “fqinjë” të shqiptarëve, të armatosur me armë të kalibrave të ndryshme, me thika, me bomba dore, me shufra gome, të hekurta dhe mjete të tjera të forta, me fitilin e benzinës pas veti lanë gjurmë të rënda të krimit, të çmendurisë, të barbarizmit, të dhunës shtazarake.....
    Në fshatin Staradran dhe shumë lokalitete të tjera të komunës së Istogut në rrugë, rrugica, në oborre, në livadhe janë gjetur kafka të hedhura, trupa njerëzish të sharritura me sharra motorike, duar, këmbë, koka dhe pjesë të tjera?! ...
    Në javën e parë të muajit maj të vitit 1999 në fshatin Staradran u vranë dhe u masakruan shtatëmbëdhjetë staradranas, kurse në oborrin e shtëpive të Demë dhe Zymer Berishës u masakruan 150 veta, kryesisht të zhvendosur nga regjionet e ndryshme të Kosovës. Ata që bënë krime në fshatin Saradran e mjedise të tjera në komunën e Istogut ishin paramilitarë, shumica nga fshatrat e komunës së Istogut. Shkurt në komunën e Istogut 106 serbë morën pjesë në djegien, në plaçkitjen, në vrasje, në masakrime, në vjedhje dhe shumë barbari të tjera të rënda, të cilat populli shqiptarë i fshatrave të komunës së Istogut e të rrethinës nuk do t’i harrojë kurrëPra, të burgosurit politik në burgun e Dubravës dhe burgjet serbe me vendim e Ministrisë së Brendshme të Serbisë dhe shërbimeve sekrete serbe, kinse “ për shkaqe sigurie” të burgosurit shqiptarë u dërguan nga burgjet e Kosovës për ta vuajtur dënimet në burgjet e Serbisë. Organet sekrete shtetërore serbe morën qëndrim të prerë që të gjithë të burgosurit shqiptarë nga burgjet serbe anekënd Serbisë dhe Vojvodinës të kthehen serish në Kosovë, ku “siguria” do të jetë më e madhe, e sidomos në burgun famëkeq të Dubravës së Istogut. Kthimi në fjalë u bë gjatë fillimit të muajit prill të vitit 1999 me një qëllim që të bëhet asgjësimi i tyre?! Rasti i burgut famëkeq të Dubravës së Istogut është një ndër krimet më barbare , i cili ishte organizuar mirë dhe me qëllime të caktuar nga kreu shtetëror ushtarak dhe policor qëllimisht likuidimin e të burgosurve shqiptarë dhe pengjet e luftës. E tërë kjo kurthe mirë e organizuar për t’i likuiduar dhe masakruar të burgosurit shqiptarë nuk mbahen në mend nga historia e burgjeve ndërkombëtare. Krimet në Burgun e Dubravës janë dëshmi e gjallë, është rrugë e mirë për t’i treguar botës së civilizuar, 12 vjet pas , për ta ndriçuar masakrën më barbare , në mënyrë që të dalin para drejtësisë të gjithë kriminelët dhe udhëheqësit e tyre të cilët kryen këtë dhe shumë krime të tjera nëpër Kosovë mirë të kurdisura. Andaj, është obligim njerëzore që kriminelët pas dymbëdhjetë vjetëve lirie të zihen, të burgosen dhe të dërgohen aty ku e kanë vendin, ngasë krimi barbare e kryer në kompleksin e burgut të Duravës së Istogut e cila është një përsëritje e ngjarjes tragjike të burgut famëkeq të Tivarit dhe burgjeve të tjera që ndodhen shqiptareve gjatë më shumë se një shekulli.
    Kompleksi modern i burgut të Dubravës para dymbëdhjetë viteve u shndërrua në një kazermë të rrezikshëm ushtarako-policore dhe paramilitare serbe. Sipas shënimeve dhe fotografive që disponojmë nga kompleksi i burgut famëkeq në Dubravë u stacionuan forcat më të përgatitura ushtarako- policore dhe njësit sekrete të armatës jugosllave, të cilat qysh në ditët e para të vendosjes në pjesën me të mirë të tokës së punuar të burgut u ngritën pistat moderne për aterrimin e aeroplanëve dhe helikopterëve ushtarakë, të cilët çdo ditë bombardonin vatrat e rezistencës dhe të fshatrat e Rrafshit të Dukagjinit e të regjionit të Drenicës, të cilat ishin në shënjestër të tyre.
    Kampi i përqendrimit sikurse ato fashiste
    Të burgosurit shqiptarë me të arritur nëpër burgjet serbe çdo kund nga gardianet dhe forcat paramilitare u priten me dhunë, duke i rrahur me shufra gome, me shqelma dhe mjete tjera të forta, të cilat nuk do t’i harrojnë kurrë...
    Skenari mirë i përgatitur për kthimin e afro 1 nijë të burgosurve shqiptarë nga burgjet serbe të Serbi dhe Kosovë me urdhrin e Sllobodan Millosheviqit, ministrit të jurispodencës të Republikës së Serbisë, Bogolub Jankoviqit, drejtorit i burgut famëkeq të Dubravës, Aleksandër Rakoçeviç të cilët në bashkëpunim të ngushtë me strukturat sekrete ushtarako-policore serbe, në kohën kur ushtria serbe ishte ne valën dhe flakës të bombardimeve nga forcat e t NATO s, më se 1 mijë të burgosur shqiptarë filluan t’i kthejnë në Kosovë dhe të njëjtit t’i grumbullojnë në kompleksin e burgut famëkeq në Dubravë, i cili u bë në një kamp i vërtetë përqendrimi me një qëllim që, sipas skenarit mirë të përgatitur, ishte paraparë të bëhet një masakër barbare për asgjësimin e djemve, burrave intelektualëve më në zë në Kosovë, më në krye prof. Ukshin Hotin. Mbikëqyrësi i burgut famëkeq Branko Komatina ishte përcjellësi i fundit në rrugën pakthim të profesor Ukshin Hotiti... Në burgun e famëkeq të Dubravës, në kohën kur filloi kthimi dhe grumbullimin i të burgosurve shqiptarë, shumica e tyre ishin të dënuar politikisht. Në këto momente kritike për shqiptaret organet shtetërore të Serbisë nga burgjet serbe liruan shumë kriminelë ordiner, të cilët erdhën me detyra speciale në burgun e Dubravës dhe burgjet e tjera në Kosovë për të kryer maltretime të rënda fizike, për të vrarë, për të masakruar dhe në fund për t’i shfarosur të gjithë ata që janë shqiptarë?! (vijon)
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •