Në Kryeqytetin e Europës në Bruksel është formuar sot Dega e FDBK-së (Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar)
FDKB-ja po vazhdon me formimin e degëve të saja nëpër qendra të ndryshme europiane për të arritur edhe deri te Kryeqendra europiane në Bruksel të Belgjikës.
Aktivistë të cështjes kombëtare,biznismenë, intelektual dhe bashkveprimtarë e bashkmendimtarë janë takuar sot në Bruksel dhe kanë formuar Degën e FDBK-së për veprim në Shtetet e Beneleksit selia e së cilës do të jetë në Bruksel.Në Mbledhjen e formimit të Degës së FDBK-së kanë qenë prezent edhe Koordinatori i FDBK-së për Europë z.Sabri Duraku (jurist) nga Gjakova në Gjermani si dhe ndihmëskoordinatori për europë z.Milaim Baftiri nga Kërcova e Iliridës.
Mbledhjen e këtillë lidhur me formimin e Degës së FDBK-së në Shtetet e Beneluksit e ka hapur z. Hajro Halili i cili para të pranishmëve ka paraqitur edhe pikat e Rendit të Ditës:
1. Njoftim dhe sqarim mbi ndryshimet dhe bartja nga FBKSH-ja në FDBK-ë
2. Formimi i Degës së FDBK-së në Shtetet e Beneluksit me seli në Bruksel të Belgjikës
3. Njoftim,sqarim nga Koordinatori i FDBK-së për Europë z.Sabri Duraku
4. Zgjedhja e Kryesisë së Degës së FDBK-së për Shtetet e Beneluksit
5. Pyetje të ndryshme
Pas paraqitjes së pikave të Rendit të Ditës,përpara pjesëmarrsëve të Mbledhjes ka folur z.Sabri Duraku (jurist) i cili i ka njoftuar të pranishmit me Programin dhe Statutin e FDBK-së dhe me ndryshimin e emrit nga FBKSH-ë në FDBK-ë.
Të pranishmit dhe aktivistë të cështjes kombëtare kanë vazhduar të diskutojnë e pyesin mbi ecuritë e deritanishme të FBKSH-së,kontributin apo ndihmesën që ka dhënë e ka bërë FBKSH-ja dhe strukturat të saja drejt zgjidhjes së enigmës së cështjes ende të pazgjidhur kombëtare si dhe kontributin,rolin dhe ndihmesën të cilën do të vazhdojë ta bëj e ta japin FDBK-ja pa ndonjë ndryshim drejt realizimit dhe pikësynimit të saj drejt zgjidhjes së cështjes dhe gjetjen e formulës drejt zgjidhjes së enigmës mbarëkombëtare shqiptare.
Pas shpërndarjes së Fletëantarësisë dhe plotësimit të bërë nga të pranishmit ka vazhduar Mbledhja për zgjedhjen e Kryesisë së Degës së FDBK-së për Shtetet e Beneluksit ku janë zgjedhur këta peresona dhe aktivistë:
1. Kryetar z.Xh.Demiri
2. Sekretar dhe Zëdhënës z.H.Halili
3. Arkatar z.S.Saqipi
4. Anëtarë të Kryesisë:z.N.Zeqiri
z.S.Pllana
z.R.Ragipi
Z.S Saqipi
Kryesia e FDBK-së pastaj ka vazhduar Mbledhjen e saj të parë me anëtarët e Kryesisë dhe ka përcjelluar Letërurimi deri te Kryesia Qendrore e FDBK-së në Tiranë dhe Presidenti i saj z.Mr.Gafurr Adili duke u uruar vazhdimësi të mbarë gjithë anëtarëve të Këshillit Mbarëkombëtar të Fontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar - FDBK-ë.
Shqiptarisht,
Kryesia e FDBK-së Dega për Shtetet e Beneluksit
Zëdhënës H.Halili
Kryetar Xh.Demiri
Krijoni Kontakt