-
Fshati Pastaselle dhe dokumentimi i krimit te dyfishte.
Njėqind e gjashtė shqiptarė u ekzekutuan njėherazi mė 31 mars 1999, nė Pastaselė, njė fshat i vogėl, pranė qytetit
tė Rrahovecit. Nje i mbijetuar i kesaj masakre dhe qe kishte ndihmuar ne varrosjen e ketyre viktimave
foli pėr njė operacion ushtarak tė mirėbashkėrenduar nė fshat, qė do tė
pasohej me pėrzėnien nga fshati tė grave dhe
vrasjen e burrave. Pėrleshjet e mėparshme midis
UĒK-sė dhe forcave qeveritare, nė fshatin aty pranė tė Drenocit, mund
tė kishin precipituar nė njė plojė.
Pesėdhjetė e shtatė vjeēari B. K. ėshtė njė nga tė mbijetuarit qė i
pėrshkroi ngjarjet nė mėnyrė tė detajuar. Ai shpjegoi se si njė numėr i
madh forcash serbe tė sigurimit, duke pėrfshirė kėtu edhe paraushtarakėt
me shami tė kuqe nė krye, e sulmuan Pastaselin mė 31 mars, duke vėnė
nė pėrdorim tanket, artilerinė dhe mortajat. Dy tanke ishin vendosur
lart nė kodėr; katėr tanke erdhėn dhe hynė nė fshat, ndėrsa njė tjetėr
zbriti poshtė aty ku ndodheshin edhe njerėzit, tha B. K.6 Fshatarėt e
Pastaselės, tė cilėve iu ishin bashkangjitur edhe njė numėr banorėsh nga
fshatrat pėrreth mbi 2000 vetė gjithė-gjithė gjetėn strehė nė njė fushė
aty pranė, mė tė poshtė kodrės sė Pastaselės. Rreth orės 3 tė pasdites, ata
iu dorėzuan paraushtarakėve qė i kishin rrethuar, duke tundur nė
drejtimin e tyre beze tė bardha.
Trupat serbe ndanė burrat nga gratė dhe fėmijėt, kontrolluan nė trup
gratė dhe iu konfiskuan paratė dhe sendet e ēmuara. Burrat ishin
pothuajse tė gjithė mbi pesėdhjetė e pesė vjeē, ngaqė tė rinjtė ishin larguar
nėpėr kodra. Rreth orės 4.30 tė pasdites gratė u pėrzunė nga fshati nėn
komandėn Shkoni nė Shqipėri!
Pasi gratė u larguan, forcat serbe urdhėruan burrat tė zbraznin xhepat
dhe iu vodhėn disa mijėra marka gjermane qė iu gjetėn nė to. Ne iu
pėrgjėruam atyre tė kursenin jetėt tona, tha T. K., pesėdhjetė e katėr vjeē,
njė nga tė mbijetuarit. Ne iu dhamė atyre gjithė paratė qė kishim, nė
mėnyrė qė mos tė na vrisnin. Serbėt iu konfiskuan fshatarėve gjithashtu
edhe letėrnjoftimet. B. K. tha se kur i morėn dokumentat, serbėt i thanė
atij: Letėrnjoftimet skanė pėr tju hyrė nė punė atje ku do tė shkoni.
Forcat serbe ndanė njė grup prej shtaė, tetė tė rinjsh pėr ti marrė nė
pyetje dhe rrahur egėrsisht, duke dashur tė dinin
nėse ata bėnin pjesė nė radhėt e UĒK-sė. Paskėtaj
grupi i tė rinjve u rreshtua diku aty pranė dhe u
qėllua me armė automatike nga shtatė a tetė anėtarė
tė forcave serbe tė sigurimit, tė cilėt, sipas mendimit
tė dėshmitarėve, ishin paraushtarakė. Serbėt ishin
veshur me uniforma kamuflazhi policie nė ngjyrė tė gjelbėr. Nė kapele
mbanin shenja tė shndritshme metalike; se ishin shenja tė forcave tė
Arkanit apo tė Shesheljit, pėr kėtė nuk jemi tė sigurt, tha T. K. Njė tjetėr
grup prej afro njėzet e pesė burrash u shpunė buzė njė rrėpire dhe u
vranė nė tė njėjtėn mėnyrė.
Ata u kthyen tė vendi ku ndodheshim dhe na pyetėn nėse kishim parė
ēfarė kishte ndodhur, duke na thėnė se edhe ju pėr atje jeni nisur, tha
B. K. Nė llogari tė fundit, katėr grupe, secili i pėrbėrė nga njėzet e pesė
deri nė tridhjetė vetė, do tė shpihej nė buzė tė rrėpirės dhe atje do tė
ekzekutoheshin me armė automatike.
Njė nga hulumtuesit e Human Rights Watch do tė fliste mė vete me tė
mbijetuarit e grupit tė dytė, tė tretė e tė katėrt, tė cilėt, mė 26 qershor 1999,
e shpunė hulumtuesin nė fushėn ku kishin pasė qenė mbledhur fshatarėt,
si dhe nė rrėpirėn aty pranė ku qenė ekzekutuar
burrat. Ēdonjėri nga tė tre personat bėri njė
pėrshkrim tė hollėsishėm e tė qėndrueshėm pėr
ngjarjet e asaj dite. Nė vendngjarje nuk kishte shenja
tė dukshme gjaku, por copa teshash dhe kėpucė ishin
hapėrdarė rreth e qark rrėpirės mes shkurreve, ku
edhe ishin kryer vrasjet. Unė rashė para se tė nisnin tė shtėnat, do tė
shpjegonte B. K., i cili bėnte pjesė nė grupin e katėrt. Dhe vijoi: Dy tė vrarė
ranė sipėr meje. Unė nuk bėra asnjė lėvizje. Pas nja dy minutash, dikush
tha, shtjerė pėrsėri dhe unė u qėllova. Ndenja i fshehur nėn trupat pėr afro
njėzet minuta tė tjera, deri sa u sigurova qė ata ishin larguar; paskėtaj, ia
mbatha mė tė poshtė kodrės.
Njė tjetėr person me inicialet B. K., gjashtėdhjetė vjeē kushėri i B. K.-sė
sė mėparshėm do ti shpėtonte gjithashtu vdekjes. Ata (trupat serbe)
nuk ishin nga kėto anė, ndaj dhe nuk e njihnin terrenin, na shpjegoi ai.
U tregova mė i shkathėt se ata dhe rrėshqita mbrapa ca shkėmbinjve.
Gjithė-gjithė do tė shpėtonin nga masakra trembėdhjetė vetė, duke
pėrfshirė edhe vėllain e vogėl tė B. K.-sė, ndėrsa vėllai i tretė, M. K.,
pesėdhjetė vjeē do tė mbetej i vrarė.
Tre tė mbijetuarit do tė tregonin se, njė ditė mė pas, serbėt do tė nxirrnin
nga zgafella rreth njėzet-njėzet e pesė kufoma dhe do ti digjnin nė njė
nga shtėpitė e fshatit. Burrat e fshatit qė varrosėn mė vonė atė ēka kish
mbetur nga kufomat, do tė pohonin se pas djegies, trupat ishin katandisur
nė atė gjendje sa nuk njiheshin, dhe veē ca kocka iu kishin mbetur.
Trupat serbe do ta braktisnin fshatim po atė ditė, duke mos i ngarė
kufomat qė kishin mbetur nė fund tė rrėpirės, rreth shtatėdhjetė e pesė a
tetėdhjetė. Fshatarėve tė kthyer do tu lypseshin dy ditė ti mbartnin
kufomat nė majė tė kodrės, nė njė vend pranė xhamisė sė fshatit, ku edhe
do tė varroseshin. Para se varrimi tė pėrfundonte, paraushtarakėt serbė
u kthyen rishtazi nė fshat, duke i shtrėnguar banorėt tė largoheshin
nėpėr male. Ēka kishte mbetur nga varrimi do tė riniste po atė ditė qė
serbėt u larguan; dhe do tė pėrfundonte mė 3 prill. Ishim jashtėzakonisht
tė frikėsuar, ndaj dhe nxituam qė ti varrosnim sa mė parė, do tė pohonte
R. K., njė fshatar qė ndihmoi nė hapjen e varreve.
Katėr ditė pas varrimit, njė tjetėr sulm serb mbi fshatin i shtrėngoi fshatarėt
tė largohen sėrish, ndėrkohė qė trupat serbe e pushtuan pėrkohėsisht fshatin.
Ēdo ditė e kėqyrnim fshatin pėr tė parė nė qoftė se serbėt ishin larguar, tha
T. K., i cili shpjegoi se ata pėrdornin dylbi pėr tė vėzhguar lėvizjet e serbėve.
Mė 11 prill 1999, NATO transmetoi pamje tė marra gjatė njė fluturimi
me karakter zbulues i kryer mė datė 9 prill, pėrmes tė cilave shpalosej
vendndodhja e njė varri masiv nė Pastaselė. Fotografia tregonte dy linja
tė gjata paralele, ēdonjėra prej tyre e pėrbėrė nga njė dyzinė pirgjesh
dheu tė pashtruar; kjo u ēiftua me njė tjetėr qė zėdhėnėsi i NATO-s tha se
ishte njė fotografi mė e hershme e tė njėjtit vend, nė tė cilėn nuk tė zinte
syri pirgje tė freskėt dheu tė saporrėmihur.12 Dėshmia e varreve masive
ishte pėrmendur gjerėsisht nė median Perėndimore.
Pothuaj dy javė pas publikimit tė fotografive, forcat serbe u kthyen nė
Pastaselė pėr tė zhdukur dėshmitė fizike tė krimeve. T. K. i tha Human
Rights Watch se, pėrafėrsisht mė 24 prill, ai kishte parė individė tė
paidentifikuar tė ekzumonin trupat, duke pėrdorur njė traktor tė vogėl pėr
gėrmuar nė vendndodhjen e varrit. Mbanin maska dhe ishin veshur me
pajisje mjekėsore, tha ai. Trupat i ngarkuan nė dy kamionė civilė qė i nisėn
nė drejtim tė Rrahovecit.Panorama, njė program lajmesh i BBC-sė, reporterėt
e sė cilės e vizituan Pastaselėn menjėherė pas hyrjes sė NATO-s nė Kosovė,
siguruan video, tė cilat, siē u tha, ishin xhiruar nga fshatarė shqiptarė, qė
e kishin monitoruar zhvarrosjen e kryer prej serbėve nga njė kodėr mbi
vendndodhjen e varrit. Videoja tregon njė kamion tė madh dhe policė e
punėtorė me veshje mbrojtėse nė punė e sipėr pranė xhamisė. BBC-ja do tė
deklaronte se hetimet e kryera prej saj do tė pėrcaktonin se disa prej trupave
tė zhvarrosur ishin shpėnė nė fshatin Xerxe, nė jugperėndim tė Rrahovecit,
ku edhe ishin rivarrosur nė varrezėn e fshatit.
Sipas Agence France Presse, mė 24 prill, e pėrditshmja holandeze Algemen
Daglabed do tė botonte njė artikull qė hidhte hijen e dyshimit mbi vėrtetėsinė
e pohimeve tė NATO-s pėr varrin masiv nė Pastaselė. Njė ekspert hartash
holandez, i cituar nga gazeta, mėtonte se fotografitė ajrore tė Pastaselės
shpalosnin njė sėrė pasaktėsish. Ēėshtė e vėrteta, artikuj qė vinin nė dyshim
pohimet mbi vrasjet nė Pastaselė, do tė vijonin tė qarkullonin edhe shumė
kohė pasi pėrshkrimet e drejtpėrdrejta tė tė mbijetuarve tė masakrės do tė
bėheshin tė njohura. Intervistat dhe inspektimet nė vendngjarje tė kryera
nga vetė Human Rights Watch, do tė konfirmonin faktin se masakra kishte
ndodhur ashtu siē ishte raportuar fillimisht, dhe se qeveria nė krye i kishte
groposur kufomat dhe mė pas i kishte zhvendosur.
Kur Human Rights Watch do tė vizitonte Pastaselėn, nė qershor tė
vitit 1999, fshatarėt i kallzuan vendvarrimin pranė xhamisė sė fshatit.
Njė pjesė e gardhit qė rrethonte vendin qe shkallmuar; nė brendėsi tė
vendit mund tė shihej njė sipėrfaqe trualli i sė cilės nuk qe i rrafshtė e i
sheshuar. Fshatarėt, duke folur pėr tė afėrmit, trupat e tė cilėve ishin
zhdukur, e shihnin atė vend tė brengosur. Fakti qė nuk dimė se ku janė
fshehur trupat e tyre ėshtė pėr ne njėlloj sikur ti kenė vrarė pėr herė tė
dytė, deklaroi T. K., duke shprehur atė ēka ndjenin edhe gjithė tė tjerėt.
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
[IMG][/IMG]
[IMG][/IMG]
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt