Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412

    Fshati Pastaselle dhe dokumentimi i krimit te dyfishte.

    Njėqind e gjashtė shqiptarė u ekzekutuan njėherazi mė 31 mars 1999, nė Pastaselė, njė fshat i vogėl, pranė qytetit
    tė Rrahovecit. Nje i mbijetuar i kesaj masakre dhe qe kishte ndihmuar ne varrosjen e ketyre viktimave
    foli pėr njė operacion ushtarak tė mirėbashkėrenduar nė fshat, qė do tė
    pasohej me pėrzėnien nga fshati tė grave dhe
    vrasjen e burrave. Pėrleshjet e mėparshme midis
    UĒK-sė dhe forcave qeveritare, nė fshatin aty pranė tė Drenocit, mund
    tė kishin precipituar nė njė plojė.
    Pesėdhjetė e shtatė vjeēari B. K. ėshtė njė nga tė mbijetuarit qė i
    pėrshkroi ngjarjet nė mėnyrė tė detajuar. Ai shpjegoi se si njė numėr i
    madh forcash serbe tė sigurimit, duke pėrfshirė kėtu edhe paraushtarakėt
    me shami tė kuqe nė krye, e sulmuan Pastaselin mė 31 mars, duke vėnė
    nė pėrdorim tanket, artilerinė dhe mortajat. “Dy tanke ishin vendosur
    lart nė kodėr; katėr tanke erdhėn dhe hynė nė fshat, ndėrsa njė tjetėr
    zbriti poshtė aty ku ndodheshin edhe njerėzit,” tha B. K.6 Fshatarėt e
    Pastaselės, tė cilėve iu ishin bashkangjitur edhe njė numėr banorėsh nga
    fshatrat pėrreth – mbi 2000 vetė gjithė-gjithė – gjetėn strehė nė njė fushė
    aty pranė, mė tė poshtė kodrės sė Pastaselės. Rreth orės 3 tė pasdites, ata
    iu dorėzuan paraushtarakėve qė i kishin rrethuar, duke tundur nė
    drejtimin e tyre beze tė bardha.
    Trupat serbe ndanė burrat nga gratė dhe fėmijėt, kontrolluan nė trup
    gratė dhe iu konfiskuan paratė dhe sendet e ēmuara. Burrat ishin
    pothuajse tė gjithė mbi pesėdhjetė e pesė vjeē, ngaqė tė rinjtė ishin larguar
    nėpėr kodra. Rreth orės 4.30 tė pasdites gratė u pėrzunė nga fshati nėn
    komandėn “Shkoni nė Shqipėri!”
    Pasi gratė u larguan, forcat serbe urdhėruan burrat tė zbraznin xhepat
    dhe iu vodhėn disa mijėra marka gjermane qė iu gjetėn nė to. “Ne iu
    pėrgjėruam atyre tė kursenin jetėt tona,” tha T. K., pesėdhjetė e katėr vjeē,
    njė nga tė mbijetuarit. “Ne iu dhamė atyre gjithė paratė qė kishim, nė
    mėnyrė qė mos tė na vrisnin.” Serbėt iu konfiskuan fshatarėve gjithashtu
    edhe letėrnjoftimet. B. K. tha se kur i morėn dokumentat, serbėt i thanė
    atij: “Letėrnjoftimet s’kanė pėr t’ju hyrė nė punė atje ku do tė shkoni.”
    Forcat serbe ndanė njė grup prej shtaė, tetė tė rinjsh pėr t’i marrė nė
    pyetje dhe rrahur egėrsisht, duke dashur tė dinin
    nėse ata bėnin pjesė nė radhėt e UĒK-sė. Paskėtaj
    grupi i tė rinjve u rreshtua diku aty pranė dhe u
    qėllua me armė automatike nga shtatė a tetė anėtarė
    tė forcave serbe tė sigurimit, tė cilėt, sipas mendimit
    tė dėshmitarėve, ishin paraushtarakė. “Serbėt ishin
    veshur me uniforma kamuflazhi policie nė ngjyrė tė gjelbėr. Nė kapele
    mbanin shenja tė shndritshme metalike; se ishin shenja tė forcave tė
    Arkanit apo tė Shesheljit, pėr kėtė nuk jemi tė sigurt,” tha T. K. Njė tjetėr
    grup prej afro njėzet e pesė burrash u shpunė buzė njė rrėpire dhe u
    vranė nė tė njėjtėn mėnyrė.
    “Ata u kthyen tė vendi ku ndodheshim dhe na pyetėn nėse kishim parė
    ēfarė kishte ndodhur, duke na thėnė se ‘edhe ju pėr atje jeni nisur,’” tha
    B. K. Nė llogari tė fundit, katėr grupe, secili i pėrbėrė nga njėzet e pesė
    deri nė tridhjetė vetė, do tė shpihej nė buzė tė rrėpirės dhe atje do tė
    ekzekutoheshin me armė automatike.
    Njė nga hulumtuesit e Human Rights Watch do tė fliste mė vete me tė
    mbijetuarit e grupit tė dytė, tė tretė e tė katėrt, tė cilėt, mė 26 qershor 1999,
    e shpunė hulumtuesin nė fushėn ku kishin pasė qenė mbledhur fshatarėt,
    si dhe nė rrėpirėn aty pranė ku qenė ekzekutuar
    burrat. Ēdonjėri nga tė tre personat bėri njė
    pėrshkrim tė hollėsishėm e tė qėndrueshėm pėr
    ngjarjet e asaj dite. Nė vendngjarje nuk kishte shenja
    tė dukshme gjaku, por copa teshash dhe kėpucė ishin
    hapėrdarė rreth e qark rrėpirės mes shkurreve, ku
    edhe ishin kryer vrasjet. “Unė rashė para se tė nisnin tė shtėnat,” do tė
    shpjegonte B. K., i cili bėnte pjesė nė grupin e katėrt. Dhe vijoi: “Dy tė vrarė
    ranė sipėr meje. Unė nuk bėra asnjė lėvizje. Pas nja dy minutash, dikush
    tha, shtjerė pėrsėri dhe unė u qėllova. Ndenja i fshehur nėn trupat pėr afro
    njėzet minuta tė tjera, deri sa u sigurova qė ata ishin larguar; paskėtaj, ia
    mbatha mė tė poshtė kodrės.”
    Njė tjetėr person me inicialet B. K., gjashtėdhjetė vjeē – kushėri i B. K.-sė
    sė mėparshėm – do t’i shpėtonte gjithashtu vdekjes. “Ata (trupat serbe)
    nuk ishin nga kėto anė, ndaj dhe nuk e njihnin terrenin,” na shpjegoi ai.
    “U tregova mė i shkathėt se ata dhe rrėshqita mbrapa ca shkėmbinjve.”
    Gjithė-gjithė do tė shpėtonin nga masakra trembėdhjetė vetė, duke
    pėrfshirė edhe vėllain e vogėl tė B. K.-sė, ndėrsa vėllai i tretė, M. K.,
    pesėdhjetė vjeē do tė mbetej i vrarė.
    Tre tė mbijetuarit do tė tregonin se, njė ditė mė pas, serbėt do tė nxirrnin
    nga zgafella rreth njėzet-njėzet e pesė kufoma dhe do t’i digjnin nė njė
    nga shtėpitė e fshatit. Burrat e fshatit qė varrosėn mė vonė atė ēka kish
    mbetur nga kufomat, do tė pohonin se pas djegies, trupat ishin katandisur
    nė atė gjendje sa nuk njiheshin, dhe veē ca kocka iu kishin mbetur.
    Trupat serbe do ta braktisnin fshatim po atė ditė, duke mos i ngarė
    kufomat qė kishin mbetur nė fund tė rrėpirės, rreth shtatėdhjetė e pesė a
    tetėdhjetė. Fshatarėve tė kthyer do t’u lypseshin dy ditė t’i mbartnin
    kufomat nė majė tė kodrės, nė njė vend pranė xhamisė sė fshatit, ku edhe
    do tė varroseshin. Para se varrimi tė pėrfundonte, paraushtarakėt serbė
    u kthyen rishtazi nė fshat, duke i shtrėnguar banorėt tė largoheshin
    nėpėr male. Ēka kishte mbetur nga varrimi do tė riniste po atė ditė qė
    serbėt u larguan; dhe do tė pėrfundonte mė 3 prill. “Ishim jashtėzakonisht
    tė frikėsuar, ndaj dhe nxituam qė t’i varrosnim sa mė parė,” do tė pohonte
    R. K., njė fshatar qė ndihmoi nė hapjen e varreve.
    Katėr ditė pas varrimit, njė tjetėr sulm serb mbi fshatin i shtrėngoi fshatarėt
    tė largohen sėrish, ndėrkohė qė trupat serbe e pushtuan pėrkohėsisht fshatin.
    “Ēdo ditė e kėqyrnim fshatin pėr tė parė nė qoftė se serbėt ishin larguar,” tha
    T. K., i cili shpjegoi se ata pėrdornin dylbi pėr tė vėzhguar lėvizjet e serbėve.
    Mė 11 prill 1999, NATO transmetoi pamje tė marra gjatė njė fluturimi
    me karakter zbulues i kryer mė datė 9 prill, pėrmes tė cilave shpalosej
    vendndodhja e njė varri masiv nė Pastaselė. Fotografia tregonte dy linja
    tė gjata paralele, ēdonjėra prej tyre e pėrbėrė nga njė dyzinė pirgjesh
    dheu tė pashtruar; kjo u ēiftua me njė tjetėr qė zėdhėnėsi i NATO-s tha se
    ishte njė fotografi mė e hershme e tė njėjtit vend, nė tė cilėn nuk tė zinte
    syri pirgje tė freskėt dheu tė saporrėmihur.12 Dėshmia e varreve masive
    ishte pėrmendur gjerėsisht nė median Perėndimore.
    Pothuaj dy javė pas publikimit tė fotografive, forcat serbe u kthyen nė
    Pastaselė pėr tė zhdukur dėshmitė fizike tė krimeve. T. K. i tha Human
    Rights Watch se, pėrafėrsisht mė 24 prill, ai kishte parė individė tė
    paidentifikuar tė ekzumonin trupat, duke pėrdorur njė traktor tė vogėl pėr
    gėrmuar nė vendndodhjen e varrit. “Mbanin maska dhe ishin veshur me
    pajisje mjekėsore,” tha ai. “Trupat i ngarkuan nė dy kamionė civilė qė i nisėn
    nė drejtim tė Rrahovecit.”Panorama, njė program lajmesh i BBC-sė, reporterėt
    e sė cilės e vizituan Pastaselėn menjėherė pas hyrjes sė NATO-s nė Kosovė,
    siguruan video, tė cilat, siē u tha, ishin xhiruar nga fshatarė shqiptarė, qė
    e kishin monitoruar zhvarrosjen e kryer prej serbėve nga njė kodėr mbi
    vendndodhjen e varrit. Videoja tregon njė kamion tė madh dhe policė e
    punėtorė me veshje mbrojtėse nė punė e sipėr pranė xhamisė. BBC-ja do tė
    deklaronte se hetimet e kryera prej saj do tė pėrcaktonin se disa prej trupave
    tė zhvarrosur ishin shpėnė nė fshatin Xerxe, nė jugperėndim tė Rrahovecit,
    ku edhe ishin rivarrosur nė varrezėn e fshatit.
    Sipas Agence France Presse, mė 24 prill, e pėrditshmja holandeze Algemen
    Daglabed do tė botonte njė artikull qė hidhte hijen e dyshimit mbi vėrtetėsinė
    e pohimeve tė NATO-s pėr varrin masiv nė Pastaselė. Njė ekspert hartash
    holandez, i cituar nga gazeta, mėtonte se fotografitė ajrore tė Pastaselės
    shpalosnin njė sėrė pasaktėsish. Ē’ėshtė e vėrteta, artikuj qė vinin nė dyshim
    pohimet mbi vrasjet nė Pastaselė, do tė vijonin tė qarkullonin edhe shumė
    kohė pasi pėrshkrimet e drejtpėrdrejta tė tė mbijetuarve tė masakrės do tė
    bėheshin tė njohura. Intervistat dhe inspektimet nė vendngjarje tė kryera
    nga vetė Human Rights Watch, do tė konfirmonin faktin se masakra kishte
    ndodhur ashtu siē ishte raportuar fillimisht, dhe se qeveria nė krye i kishte
    groposur kufomat dhe mė pas i kishte zhvendosur.
    Kur Human Rights Watch do tė vizitonte Pastaselėn, nė qershor tė
    vitit 1999, fshatarėt i kallzuan vendvarrimin pranė xhamisė sė fshatit.
    Njė pjesė e gardhit qė rrethonte vendin qe shkallmuar; nė brendėsi tė
    vendit mund tė shihej njė sipėrfaqe trualli i sė cilės nuk qe i rrafshtė e i
    sheshuar. Fshatarėt, duke folur pėr tė afėrmit, trupat e tė cilėve ishin
    zhdukur, e shihnin atė vend tė brengosur. “Fakti qė nuk dimė se ku janė
    fshehur trupat e tyre ėshtė pėr ne njėlloj sikur t’i kenė vrarė pėr herė tė
    dytė,” deklaroi T. K., duke shprehur atė ēka ndjenin edhe gjithė tė tjerėt.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    [IMG][/IMG]

    [IMG][/IMG]

    [IMG][/IMG]

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    [IMG][/IMG]

    [IMG][/IMG]

    [IMG][/IMG]

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    [IMG][/IMG]

    [IMG][/IMG]

    [IMG][/IMG]

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Me poshte eshte incizimi qe eshte bere nga nje fshatar aty ku shihet kamioni kur serbet kthehen dhe i zhvarrosin kufomat per ti humbur gjurmet e krimit.Pra krim i kryer dy here.
    [IMG][/IMG]

    [IMG][/IMG]

    [IMG][/IMG]

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Dokumenti qe e kishte harruar nje kriminel,me gjase i kishte rene gjersa kishte bartur kufomat

    [IMG][/IMG]


    [IMG][/IMG]

    [IMG][/IMG]

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    [IMG][/IMG]

    [IMG][/IMG]

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •