Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anėtarėsuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-kėndej
    Postime
    3,131

    Rreth sportit shqiptarė



    http://upload.wikimedia.org/wikipedi...diumTirana.JPG


    Shqiperia na gezoi me fitoren ndaj Irlandes ne futboll edhe perskaj kushteve te veshtira per tu zhvillu sport, ndoshta dhe kto kushte ishin vendimtare per rezultatin.

    Po me intereson pse nuk e rregullojne ate stadiumin Qemal Stafa ? Se paku Qemal Stafen ku zakonisht kombetarja i luan ndeshjet nderkombtare , a nuk esht turp cdo her te luhet ne balt ose ne gropa , duket si nje teren i levruar .

    Gjithashtu eshte i pambuluar ! Mos e boft Zoti me ra shi kur ka ndonje ndeshje se laget njeriu deri nbrek.

    Kam dhe shum shqetsime tjera ne lidhje me sportin shqiptar ne pergjithsi ( Shqiperi , Kosov , Maqedoni) por sidomos Shqiperia qe eshte e pranuar si antare ne gjitha disciplinat , por deri tani ska tregu asnje rezultat , ndersa sportet si : Basketbolli , hendbolli , volejbolli , vaterpoll ... sikur mos me ekzistu fare , se kam par ndonjeher Shqiperin me marr pjes ne gara Europiane per kto sporte.

    Tju bejm apel gjith atyre qe jan pergjegjes per kte gje , ti ndryshojn kto gjera , ta ndihmojn sportin shqiptar , te krijojn mentalitet garues tek shqiptaret , te investohet ne fusha sportive , ndersa biznesmenet te sponzorojne ekipet. ( Taci Oil u jep miliona ekipeve sic jan Reali ose Milan , ndersa me kto miliona do te ngriste ne kemb sportin shqiptar)

    Nuk jemi popull i vogel por jemi gati 7 miljon ne Ballkan , ka kombe qe jan 2 miljon por qe kan sport shum te zhvilluar :

    Mali i zi ( 600 mij banor ) - kampion Europian ne waterpolo per meshkuj viti 2008.

    Maqedonia (2 milion) - ekipi i hendbollit per femra Kometal Gjorce Petrov ne vitin 2002 u be Kampion EUROPE dhe 2 vite para kesaj fitore poashtu ishin ne finale kur u mposhten nga Hipo e Vienes.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anėtarėsuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-kėndej
    Postime
    3,131
    Albert Karriqi: Infrastruktura sportive shqiptare ėshtė nė pikė tė hallit


    Nga prof.dr. Albert Karriqi - Sporti Shqiptar

    Situata e sportit nė vendin tonė ėshtė e tillė, qė po ndryshon me ritme shumė tė ngadalta. Kjo do tė thotė se nė shumė raste po punohet pak pėr pėrmirėsimin e stilit tė jetės. Dukuritė negative, sidomos droga, alkoli dhe tymosja, janė prezente edhe nė mjediset e shkollave 9-vjeēare. Ritmet e zhvillimit tė dukurive negative janė tė tilla qė shumė shpejt do tė bėhen tė frikshme. Kjo gjendje kėrkon gjithpėrfshirjen e rinisė nė shoqėri sportive, e cila do tė ishte pikėnisja e njė mėnyre tė jetuari plot gjallėri e me sens pozitiv pėr jetėn. Ky pėrfundim bėhet mė i domosdoshėm edhe pėr vetė faktin se populli ynė ėshtė me moshė shumė tė re, mė tė renė nė Europė. Sipas studimeve tė INSTAD (2003) popullsia e vendit tonė ishte 3.126.153 banorė (1.570.227 femra dhe 1.555.926 meshkuj). Nga kėto, mosha shkollore zė 30% tė popullsisė, ndėrsa mosha 0-49 vjeē kap shifrėn e 79% tė popullsisė. Pra, mosha mesatare e popullsisė nė vendin tonė ėshtė 27.26 vjeē, moshė kjo mjaft vitale dhe me kėrkesa pėr jetėn.

    Njėherėsh duhet theksuar se pjesėmarrja nė sportin cilėsor (tė liēensuar nėpėr federata) ėshtė 21.876 sportistė. Krahasuar me numurin e popullsisė sė vendit tonė, kjo shifėr ėshtė 0.7%. Po tė kemi parasysh se me sport pėr jetėn aktivizohen edhe tė tjerė, atėherė kjo shifėr bėhet 4% e popullsisė. Po ta krahasojmė kėtė shifėr me shtete tė tjera ballkanike do tė konstatonim njė diferencė mjaft tė ndjeshme. Kėshtu, nė Maqedoni e praktikojnė sportin pėr shėndetin 15.1% e popullsisė. Pra, rreth 4 herė mė shumė se nė vendin tonė. Po ta krahasojmė aktivizimin e njerėzve me sport nė bazė prefekture do tė konstatonim ndryshime shumė tė ndjeshme. Tirana si qytet ėshtė jo shumė larg limiteve Ballkanike, por rrethinat e saj dhe, sidomos qytetet me popullsi jo tė pėrqėndruar, janė nė nivele shumė tė ulta.

    Cilat janė shkaqet e kėsaj gjėndjeje? Sipas studimeve tona tė kohėve tė fundit, del se vendin kryesor e zėnė terrenet sportive. Pėr kėtė fakt do tė analizojmė vetėm qytetin e Tiranės, i cili duhet thėnė se ėshtė optimalisht i sensibilizuar pėr dobinė e sportit pėr shėndet dhe stilin e jetės.

    Objekte Sportive publike tė mbyllura janė 15.500 m2

    Objekte Sportive tė mbyllura nėpėr shkolla janė 25.500 m2.

    Gjithsej 41.000 m2

    Po ta krahasojmė kėtė shifėr me numurin e popullsisė nė qytetin e Tiranės, do tė vėrejmė njė shifėr shumė herė mė tė ulėt se mesatarja e shteteve tė gadishullit Ballkanik. Pra, nė qytetin e Tiranės kemi njė sipėrfaqe tė mbyllur sportive prej 41.000 m2 dhe njė popullsi prej 772.000 banorė (INSTAD 2003). Kjo do tė thotė se nė kryeqytetin e vendit tonė ka njė sipėrfaqe prej rreth 0.08 m2 pėr banor kryeqytetas. Nė shtetet ballkanike mesatarja ėshtė 2.7 m2 pėr banor. Nė vendet skandinave kjo sipėrfaqe arrin shifrat e 8 m2 (Strategy for Sport and Information- Clearin House 1995). Ndėrkohė, trualli i hapur publik sportiv, nė qytetin e Tiranės, ka njė sipėrfaqe prej 247.000 m2 (mjedis stėrvitor dhe garimi nė sipėrfaqe tė hapur). Nėse kėsaj sipėrfaqeje do t’i shtonim edhe mjediset e hapura tė shkollave, tė cilat janė afėsisht 100.000 m2, atėhere do tė kishim njė sipėrfaqe prej 347.000 m2, ose 0.5 m2 pėr banor, qė do tė thotė shumė herė mė pak se sa ka sipėrfaqe tė mbyllura mesatarja e shteteve ballkanike pėr banor.

    Nga kėto mangėsi, lind problemi; sa dhe si i pėrgjigjen kėto hapėsira stėrvitjeve individuale dhe nė grupe? Nė mjediset tona stėrvitore dhe mėsimore, nė rang kombėtar, njė subjekt ka nė dispozicion vetėm 0.16 m2 hapėsirė pėr t’u ushtruar, nė njė kohė qė standartet ndėrkombetare pėr stėrvitje masive kėrkojnė 7-9 m2, ndėrsa pėr sportistėt e nivelit tė lartė kėrkohet njė standart metrik hapsinor 15 m2 pėr subjekt. Nė shkollat tona kėto standarte mjedisore jo vetėm qė nuk funksionojnė, por paisjet e brendshme janė tė papėrshtateshme dhe nė kushte shumė tė kėqija; palestrat janė tė amortizuara e pėr pasojė ka shumė aksidente e trauma gjatė proēesit mėsimor e stėrvitor.

    Ndėrkohė, njė rol tė rėndėsishėm pėr nxitjen e sportit ka ndėrtimi i objekteve sportive komunale, si komplekse, pishina, stadiume, minimumi nė ēdo 3 km larg qendrave tė banimit. Kėto objekte sportive, nėpermjet njė takse modeste, do t’u krijojnė mundėsi ēdo subjekti tė pėrjetojė sfidėn e kėnaqėsisė qė tė sjell stėrvitja apo gara.

    Mjediset ekzistuese nė qytetin e Tiranės

    Duke qenė se qyteti i Tiranės ka mjedise sportive 20 herė mė pak se kryeqyteti i Maqedonisė dhe mbi 30 herė mė pak se mesatarja e kryeqyteteve tė shteteve ballkanike, kėrkohet qė tė mos tjetėrsohen objektet sportive dhe tė punohet pėr tė shtuar tė tjera. Kjo ėshtė njė domosdoshmėri e kohės, pasi mungesa e objekteve sportive sjell pasivitetin e rinisė dhe fėmijėve dhe pasiviteti sjell dėmtim tė sistemeve nervore nė tėrėsi, kardio-vaskular dhe tė gjėndrave me sekrecion tė brendshėm.

    Ndėrkohė, pėr ta bėrė sa mė tė prekshme kėtė konkluzion, po japim tė gjitha objektet sportive qė janė nė pronėsi tė MTKRS dhe Bashkisė sė Kryeqytetit.


    Objektet nė pronėsi tė Dikastereve

    1. Stadiumi “Qemal Stafa”

    2. Fusha Sportive prapa Stadiumit “Qemal Stafa”, nė tė cilėn ėshtė parashikuar tė ndėrtohet selia qėndrore e Federatave Kombėtare dhe KOKSH-it, por edhe disa mjedise pėr stėrvitje shumė tė specializuar pėr sportistėt cilėsor dhe tė tjerė qė kėrkojnė tė ekzaminohen cilėsisht pėr organizmin e tyre.

    3. Pallati i Sportit “Asllan Rusi”.

    4. Mjedisi prapa Pallatit tė Sportit “Asllan Rusi”. Nė kėtė mjedis do tė ndėrtohen fusha stėrvitore pėr basketboll, volejboll, minifutboll, tenis dhe salla aerobie e muskulimi. Zona pėrreth ėshtė shumė e banuar dhe nuk ka asnjė mjedis tė tillė pėr stėrvitjen e fėmijėve dhe tė banorėve.

    5. Pallati i mbyllur i atletikės. Nė MTKRS po pėrgatitet projekti pėr pėrfundimin e punimeve nė kėtė objekt atletik tė vetėm nė vendin tonė.

    6. Fushat sportive nė Kamėz (pronėsi e FSHF-sė).

    7. Pishinat pranė liqenit artificial tė Tiranės.

    8. Klubi Sportiv “Partizani” (duket se ka shkuar te pronarėt).

    9. Klubi Sportiv “Dinamo”, aktualisht nė pronėsi tė Ministrisė sė Rendit, por qė duhet tė kalojė nė pronėsi tė MTKRS. Nė kėtė territor duhet tė ndėrtohen edhe objekte tė tjera sportive, tė cilat do tė shėrbejnė pėr mirėfunksionimin e qendrės kombėtare tė shėrbimit dhe pėrgatitjes sė ekipeve kombėtare dhe do tė shėrbejė si njė qendėr e kualifikuar pėr sportin pėr shėndetin.

    10. Mjediset sportive nė qytetin Studenti. Ėshtė njė terren, ku ėshtė parashikuar tė ndėrtohen objekte sportive, qė do t’i shėrbejnė Qytetit Studenti dhe stėrvitjes sė sportit nė shkollė dhe universitete.

    11. Palestra “Studenti” pranė Pallatit tė Kongreseve.

    12. Fusha e futbollit dhe palestra nė Akademinė Ushtarake.

    13. AEFS “Vojo Kushi”.

    14. Fusha e futbollit nė Shkollėn e Ministrisė sė Rendit. Ėshtė parashikuar qė nė bashkėpunim me Ministrinė e Rendit tė ndėrtohen fusha sportive pėr sporte tė tilla si minifutboll, basketboll, tennis, volejboll dhe palestėr aerobie dhe muskulimi.

    15. Fusha e futbollit dhe palestra nė Shkollėn e mesme “Loro Boriēi”.


    Objektete nė pronėsi tė Bashkisė tė Kryeqytetit

    1. Stadiumi “Selman Stermasi”

    2. Fusha e futbollit dhe basketbollit para stadiumit “S.Stėrmasi”. Nė bashkėpunim me MTKRS duhet qė kėto objekte tė mbeten tė tilla dhe tė shtrohen me lėndė sindetike.

    3. Pallati i sportit i hapur “Dajti”. Mendojmė se duhet t’i kalojė MTKRS-sė, me qėllim qė tė kompletojė kompleksin sportiv, sė bashku me Stadiumin e mbyllur tė atletikės.

    4. Stadiumi “Skėnder Halili”.

    5. Fusha e futbollit “Ali Demi”.

    6. Stadiumi i futbollit “Dajti”.

    7. Fusha e futbollit “Laprakė”.

    8. Pallati i sportit “Farie Hoti”.

    9. Fusha e futbollit prapa Hotel “Dajti”. Ėshtė parashikuar tė kthehet nė njė mjedis publik pėr sportin e fėmijėve dhe sportin pėr shėndetin. Ky mjedis duhet tė jetė pronė e Konfederatave Sportive.

    10. Fusha e futbollit nė Kombinat.

    Nė kėtė formė duhet tė evidentohen dhe hipotekohen pronat sportive nė ēdo qytet dhe komunė tė vendit tonė. Kjo do tė thotė se pronat sportive janė nė nivelin mė tė ulėt tė mundshėm dhe se nė ēdo studim urbanistik qė do t’u bėhet qyteteve tona, veēanėrisht atyre kryesore, do tė konstatohet disharmonia, qė nė rastin tonė ėshtė e lidhur me objektet sportive. Gjendja ėshtė alarmante dhe e tillė duhet tė paraqitet nė tė gjithė instancat politike. Pra, drejtuesit e institucioneve sportive duhet t’i bėjmė prezente dukuritė, pasi deri mė sot nuk janė trajtuar si tė tilla, kurse makropolitika duhet tė detyrohet t’i zbatojė. Qytetet tona, deri mė sot, nuk plotėsojnė kushtin mė minimal pėr t’u quajtur qytete tė shekullit tė 21. Pa mjedise sportive nuk mund tė kuptohet njė qytet modern qė i shėrben banorėve dhe sidomos fėmijėve dhe tė rinjve.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    10-12-2009
    Postime
    489
    Gjeja e pare qe duhet investuar eshte ne Arsim dhe sport.....(Ambasador kryesor per zhvillim ne keto momente, per fat te mire kemi rini me boolek po si jane ka shkojne punet do plaken me heret)(me vjen keq qe lojtaret si Lorik Cana, Valon Behrami , Blerim Xhemajli e shume te tjer nuk investojne apo nuk organizojne dicka me shume.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •