EMOCIONET TONA



SHKRUAN: AID EL KARNI

Emocionet dhe ndjenjat shpėrthejnė nga dy arsyeje: gėzimi dhe pikėllimi. Nė hadithin e tė Dėrguarit tė Allahut s.a.v.s. thuhet: “Mė ėshtė ndaluar tė dėgjoj dy zėra tė gabuar dhe tė shėmtuar: Zėrin e instrumenteve muzikore me rastin e festave dhe zėrin e vajtimit me rastin e fatkeqėsive (vdekjeve).”
“Ashtu qė tė mos dėshpėroheni tepėr pėr atė qė u ka kaluar, e as tė mos gėzoheni tepėr pėr atė qė Ai u ka dhėnė, sepse Allahu nuk e do asnjė arrogant qė u lavdėrohet tė tjerėve.” (El-Hadid, 23) Pėr kėtė shkak Muhammedi a.s ka thėnė: “Vėrtetė, durimi shihet nė goditjen e parė.”Pėr kėtė, kur njeriu posedon emocione qė shkaktohen edhe nga ngjarjet gazmore edhe nga ato tė pikėllimit, duhet ta arrij paqen e brendshme, kėnaqėsinė dhe ngushėllimin, por edhe shijen e fitores mbi veten e tij. Allahu e pėrshkruan njeriun si lavdėrues dhe megaloman. Si emocionues dhe tė pakėnaqur kur fatkeqėsitė e kaplojnė, kurse koprrac kur tė mirat e mbulojnė. Allahu na tregon se tė pakt janė ata qė besimin e tyre e kanė tė paluhatshėm, sepse gjenden nė mesin e rrugės edhe nė kohė tė gėzimit edhe atė tė pikėllimit. Ata janė falėnderues gjatė mirėsive, dhe durimtarė nė kohė tė sprovave.

Emocionet e shthurura (tė pafrenuara) mund ta lodhin tepėr njeriun, duke i shkaktuar dhimbje. Kur njė person tė tillė e mposht hidhėrimi, atėherė ai fillon ti kėrcėnoj njerėzit pėrreth, humb kontrollin dhe kalon kufirin e drejtėsisė dhe drejtpeshimit. Nėse nė ndėrkohė gėzohet, atėherė dalldiset dhe entuziazmohet sė tepėrmi. Gjatė “helmimit” gėzues tė tij, ai person harron veten dhe tejkalon ēdo kufij tė modestisė. Kur largohet dhe ndahet nga shoqėria me njerėz tė tjerė, fillon t’i ofendoj, t’i pėrqesh, duke harruar cilėsitė e tyre dhe me kėtė rast shkel kualitetet e tyre personale. Nga ana tjetėr nuk nguron tė tregoj respektin e madh qė ndjenė ndaj tė dashurėve tė tij, duke i treguar si tė pėrkryer.

Muhammedi a.s ka thėnė: “Mikun duaje me masė, sepse ndoshta nesėr mund tė bėhet armiku yt, kurse armikun urreje me masė sepse ndoshta nesėr mund ta bėsh mik!”
Nė njė hadith tjetėr i Dėrguari Allahut s.a.v.s ka thėnė: “Allahu im tė lutem tė mė bėsh tė drejtė nė gėzim dhe nė hidhėrim.”
Pra kur njeriu frenon emocionet e tij, kur kontrollon mendjen e tij dhe kur ēdo gjėje i cakton rėndėsinė sipas vlerės, do tė jetė njė hap drejtė urtėsisė dhe njohjes sė vėrtet.
“Ne i dėrguam tė Dėrguarit Tonė me dokumente tė qarta dhe Ne zbritėm me ata librin dhe drejtėsinė qė t’i pėrmbahen njerėzit tė sė drejtės.” (El-Hadidė, 25)

Nė tė vėrtet islami ashtu siē ka ardhur me baraspeshė nė moral, sjellje dhe biznes, nė tė njėjtėn mėnyrė na tregon se si tė kalojmė njė jetė tė drejtė, tė vėrtet dhe tė sinqertė.
“Dhe ashtu (sikur u udhėzuam ne fenė islame) Ne ju bėmė juve njė popull tė drejtė...” (El - Bekare, 143)
Tė jesh i drejtė ėshtė ajo qė i ngjanė sjelljes tonė dhe parimeve tė drejtėgjykimit. Nė fakt islami bazohet nė tė vėrtetėn dhe drejtėsinė edhe atė nė tė vėrtetėn e gjithēkahi qė na ėshtė treguar nėpėrmjet shpalljes dhe drejtėsinė nė fjalė, vepra, udhėheqje dhe sjellje,
“Fjalėt e Zotit endė janė plotė tė vėrteta (ēka lajmėrojnė) dhe plotė tė drejta (ēka gjykojnė)…” (El – En’am, 115)
_______________
Pėrktheu: Arsim Dauti