Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Duka deportohet dhe i ndalohet hyrja në Kosovë

    Duka deportohet dhe i ndalohet hyrja në Kosovë



    Policia e Kosovës të mërkurën ka arrestuar dhe ka deportuar në Shqipëri imamin e deri para disa ditësh të xhamisë së fshatit Marinë, Xhemail Kastriot Duka. Atij i është ndaluar hyrja në territorin e Republikës së Kosovës bazuar në dispozitat ligjore të ligjit për të huajt.

    Sipas komunikatës për shtyp të lëshuar nga MPB-ja, Dukajt iu shqiptua kjo masë pas vërtetimit të gjendjes faktike për shkelje të vazhdueshme të legjislacionit në fuqi si dhe cenimit në disa raste të rendit publik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës.

    “Elementet inkriminuese të vërtetuara edhe me paraqitjet publike të zotit Duka flasin për një ndërrim të arsyes dhe qëllimit për të cilin edhe i është dhënë leje qëndrimi në territorin e Republikës së Kosovës,” vazhdon komunikata.

    Zoti Duka së fundmi me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës kompetente ka qenë i shpallur fajtor për shkelje të legjislacionit në drejtim të qëndrimit të paligjshëm në Republikën e Kosovës.

    Ekzistojnë arsye të besueshme dhe të vërtetuara edhe nga vet zoti Duka në paraqitjet e tij publike se qëllimi primar për të cilin ka kërkuar të qëndrojë në Republikën e Kosovë, është ndryshuar dhe ka orientim krejtësisht tjetër, thuhet në komunikatën e MPB-së.

    Leje qëndrimi është lëshuar për zhvillimin e aktiviteteve humanitare e jo të aktiviteteve tjera të cilat zoti Duka ka ushtruar në territorin e Republikës së Kosovës, thekson komunikata.

    Para disa ditësh, me vendim të kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, komuna e ka mbyllur xhaminë në fshatin Marinë ku Duka kishte shërbyer si imam.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #2
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    E cka behet me organizatat e huaja qe ndodhen ne Kosove, qe i veshin femijet me burka dhe i nxitin njerezit te jene armiq me popullin e tyre dhe te kercenojne njerezit e te rrahin hoxhallare dhe tjere, atyre a ju lejohet te qendrojne ne Kosove a jo?! Keta vetem po e tensionojne situaten, asgje askush nuk po perfiton per mire
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesia4ever : 03-03-2010 më 13:10

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SKIFTERI&12.05
    Anëtarësuar
    04-11-2007
    Postime
    423
    akt qyqarllaku ne anen tjeter lejojn popat serrb e ruse neper gjith kosoven madje duke i ftuar serrbet ne nje lufte te re "te shenjet".

  4. #4
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga SKIFTERI&12.05 Lexo Postimin
    akt qyqarllaku ne anen tjeter lejojn popat serrb e ruse neper gjith kosoven madje duke i ftuar serrbet ne nje lufte te re "te shenjet".
    Ata na e dijme kush jane, prej tyre ka vetem ashtu deklarata sikur budallenjte, ata e infektojne popullin e vet, ndersa keta e infenktojne popullin tone, keta na demtojne neve si komb, cila eshte me keq per ta?! Pra ata na bejne vetem me te forte, ndersa keta na demtojne si Kali i Trojes.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •