Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 34
  1. #1
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    Dell: Manastiri i Graçanicës dëshmi e gjallë e pranisë së Serbisë në tokën e Kosovës

    Dell: Manastiri i Graçanicës "dëshmi e gjallë e pranisë së Serbisë në tokën e Kosovës"

    Graçanicë, 27 shkurt – Ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Dell, dhe zëvendësndihmëssekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Stewart Jones, e kanë vizituar të premten Manastirin e Graçanicës dhe kanë premtuar vazhdimin dhe intensifikimin e përpjekjeve që UNESKO-ja përsëri të angazhohet në renovimin e manastireve, në mënyrë edhe më të fuqishme.
    "E kemi vizituar manastirin, sepse është dëshmi e gjallë e pranisë së Serbisë në tokën e Kosovës. Natyrisht, jemi thellësisht të përkushtuar në mbrojtjen e manastireve të këtilla, të religjionit dhe të kulturës. Kolegu im ka ardhur nga Washingtoni që t'i vizitojë këto vende", ka thënë Dell.
    Me rastin e takimit në manastir me ministrin për religjion në Qeverinë e Serbisë, Bogoljub Shijakoviq, ambasadori amerikan në Prishtinë ka thënë për "Zërin e Amerikës" se kjo është "rastësi absolute".
    "Nuk e kemi ditur se është këtu, derisa jemi takuar", ka thënë Dell.
    Zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, Stewart Jones, ka biseduar në Prishtinë edhe me zyrtarët më të lartë të Kosovës, megjithatë shumica e mediave që raportojnë në gjuhën serbe nuk kanë qenë të njoftuara për vizitën e zyrtarit amerikan në Kosovë, ka konstatuar "Zëri i Amerikës".

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Me kte rast do duhet qe nji grup historianesh te Kosoves te paraqesin nje KUJTESE per ambasadorin amerikan por dhe per gjithkend se cfare eshte ne fakt "prania serbe" ne Kosove.
    Ka shum argumenta shkencore se jan Shqiptaret aty Vendas e jo serbet dhe se manastiret nuk tregojne hershmerine e nji Kombi-shteti ne kte rast te serbise por tregojne forcen e te ardhurve (agresoreve sllav)ndaj vendasve paqesore (shqiptareve) te cilve u a kan diktuar pervetsimin e objekteve te kultit e te emer-zimit te vendeve etjetj pasoja te kolonializimeve te dhunshme.

    Une besoj se akademija kosovare e ka rastin te tregoj aftesine e saje per ti shpjeguar Dellave te vertetat.

    Mundet pas 1000 vjetesh te gjendet ne nje rrenoje te zbuluar nga arkeologet nje tabele me shkrimin "microsoft prishtina center" ..psh e kjo nuk do te thote se ka qene Kosova tok amerikane o mister Delli.. por do te thote se dikur teknika amerikane kishte pushtuar boten.
    Keshtu dhe para 1000 vjetesh perandoria bizantine e ortodoksia pra dhe cirilikja ishin perhapur gjeresisht ne balkan sikurse deri ne moske e siri e armeni.. por kjo nuk do te thote se ishin katragjyshet e Sllobos e Putinave vendas ne kto troje.
    Ne u a dime cdo serbi se kur ka ardhur ne Kosove..duhet ti thone akademiket kosovare zotit Dell por se kur kemi ardhur vete nuk dime.. aq te vjeter jemi.

    ..

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-02-2010
    Postime
    713
    pse ankoheni?

    a nuk jane po keto manastire dhe kisha qe dikur i perkisnin shqiptareve te cilet i braktisen per t'ua lene ne dore serbeve?
    Ne braktisem kulturen e vjeter shqiptare, perqafuam turqizmat,
    tani serbet mburren per ate cope kulture shqiptare qe vet shqiptaret e hodhen ne plehra.

    Nuk duhet te kerkojme gjithmone fajet tek te tjeret,
    por te ndalemi e te shohim arsyet e verteta pse jemi katandisur keshtu.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435
    KINNEY, nuk eshte e vertete se ne i kemi braktisur ato manastire por ato manastire jane marre me force nga serbet barbare dhe jane pervetesuar. Mos u mundo qe per cdo gje te fajesosh popullin e pafajshem e te pafuqishem per te ju perballuar sulmeve barbare sllave.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-02-2010
    Postime
    713
    Sa orthodoks shqiptare ekzistojne ne kosove?

    une te kuptoj,
    por te huajt nuk kuptojne, me te drejte.

  6. #6
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar më parë nga Kinney Lexo Postimin
    Sa orthodoks shqiptare ekzistojne ne kosove?

    une te kuptoj,
    por te huajt nuk kuptojne, me te drejte.
    Sipas teje sa paganista jane ne Kosove , si kultur qindra a mijera vjeq ma e vjeter se vet ortodoksizmi ???

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-12-2009
    Postime
    489
    Aiii po kryqi kryqin e do (nuk eshte per t;u habitur)po keta shqiptaret e Kosoves po me dhimbsen .....

  8. #8
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Citim Postuar më parë nga Kinney Lexo Postimin
    Sa orthodoks shqiptare ekzistojne ne kosove?

    une te kuptoj,
    por te huajt nuk kuptojne, me te drejte.
    Nuk ka qene shqiptaret ata qe kane braktisur Kishen. Ka qene Kisha ajo qe braktisi shqiptaret.
    Ishte Kisha, alias Bizanti, ai qe ua lejoi sllavet te marrin tokat e shqiptareve.
    Ishte Kisha ajo qe shiti shqiptaret tek Osmanet.
    Ishte Kisha ajo qe ka ushqyer tek serbet dhe sidomos tek greket urrejtjen ndaj shqiptareve dhe ka "bekuar" lufterat dhe politikat anti-shqiptare Megliiderat dhe Narcetanjat.
    Prandaj para se te tregosh historine, merre mundimin ta mesosh njehere.
    -

  9. #9
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    E pakuptimtë është të thuhet pse nuk qendruat në fenë e të vjetërve shkaku që t'i ruajmë Kishat, të parët fillimisht ishin Pagan (me besim në shumë zotra), pastaj u bënë Krishterë Ortodoks (e kam fjalën për Kosovë) ishin Bizantinët pastaj Bullgarët e keshtu me rradhë që bënë që ky vend të ishte i tyre, vetëm në malet e qyqavicës (Drenicë) kanë qenë 17 Kisha Ortodokse Shqiptare.
    Shqiptarët e asaj kohe e pranuan fenë Islame më qëllim që t'i shpëtojnë asimilimit, që kishin për qëllim Bizantinët, pra në pjesën tonë u munduan t'i Sllavizojnë Shqiptarët dhe kesi soji ishte levizja taktike e Shqiptarëve të asaj kohe konvertimi në fenë Islame (pa i llogaritur edhe ato privilegje që ke pasur si Musliman).
    Në anën tjetër Kisha Ortodokse Autoqefale e Ohrit tentoi t'i Helenizonte Shqiptarët dhe edhe atje u desht levizja e njëjtë për të shpëtuar nga kjo situate
    E përfundoj këtë përmbledhje të vogel me fjalët e shkrimtarit dhe patriotit të madh Shqiptar Faik Konices i cili thotë: "Sikur Islami mos të ishte në trojet Shqiptare, Shqiptarët do të ishin shumë në numer mirpo nuk do të quheshin Shqiptar"

    Përshëndetje!

  10. #10
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Kur e kemi fjalën tek Christopher Dell mendoj se ky duhet të dalë publikisht dhe t'i kerkoj falje popullit Shqiptar të Kosovës për deklaratën e tij, si dhe të distancohet nga ajo deklaratë, pra ta tërhjek fjalën e tij sepse ka prapavij anti-Shqiptare dhe i paraqet Shqiptarët ardhacak në keto troje.
    Pavarsisht besimit Shqiptarët kanë të drejtë si çdo popull ta ndërrojnë besimin dhe aty ku u pelqen të jetojnë (pa dallim), mirpo të thuhet se kjo deshmon praninë Serbe në keto troje është e pakuptimtë, po mirë Xhamiat në Preshevë? a janë deshmi e pranisë Shqiptare në ato troje dhe se ajo tokë nuk i takon Serbisë? apo mund të shkojmë edhe më tej të thëllohemi, Xhamia ka edhe në Beograd a do të thotë se ajo i takon Shqiptarëve? Për mendimin tim jo mirpo sipas Dellit po!

  11. #11
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Papapapa cfare halli i madh na i ka zene keta besimtaret orthodhoks te Shqiperise per kishat e Kosoves, thu ti qe i kane ndertuar vete ose paraardhesit e tyre. Kujdesuni ju per kishat tuaja atje, se per te Kosoves ka kush kujdeset.

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-02-2010
    Postime
    713
    Citim Postuar më parë nga Rina_87 Lexo Postimin

    pikerisht,
    ne nuk i duam, lexo mire,

    po nuk po di se ju pse i doni, çfare do beni me to?
    I support Papa Joseph Ratzinger.
    Me mire nje armik i zgjuar se nje mik budalla.

  13. #13
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Citim Postuar më parë nga Kinney Lexo Postimin
    pikerisht,
    ne nuk i duam, lexo mire,

    po nuk po di se ju pse i doni, çfare do beni me to?
    Me fal, po ca po te intereson ty per ca na duhen? Ti je nje faktor i jashtem qe po perzihesh ne ceshtjet tona te brendshme edhe pa arsye fare. Keshtu qe kullirat e merru me gjera qe te prekin direkt ty.

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-02-2010
    Postime
    713
    Citim Postuar më parë nga Rina_87 Lexo Postimin
    Me fal, po ca po te intereson ty per ca na duhen? Ti je nje faktor i jashtem qe po perzihesh ne ceshtjet tona te brendshme edhe pa arsye fare. Keshtu qe kullirat e merru me gjera qe te prekin direkt ty.
    ketu me pelqeve,
    te pakten u tregove e sinqerte, dhe jam plotesisht dakord me ty.
    nuk po flas me ne kete teme,
    me kusht qe ne çeshtjet qe kane te bejne me republiken e shqiperise te mos nderyni as "ju".

    thjesht urrej hipokrizine, prandaj u interesova jashte mase kur nje musliman po ankohet se serbi ka quajtur te tijat ca manastire qe vete gjysherit e ketij muslimanit i braktisen para shume vitesh.

    Kaq e pata dhe une.
    Hajde shendet.
    I support Papa Joseph Ratzinger.
    Me mire nje armik i zgjuar se nje mik budalla.

  15. #15
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga Kinney Lexo Postimin
    Sikur manastiri te ishte prone e juaja, çfare do beje ti zoti gimche me kete manastir?
    Unë skam mundësi të kthej pergjigje kur nuk jam i kyçur në forum, pra duhet të kesh mirëkuptim në rradhë të parë, askujt asnjëherë si kam mbetur borxh (në pyetje-pergjigje) e as ty nuk do të mbesë borxh.
    Sikur ai manastir të ishte pronë e jona (jo e imja) pyetja duhet bëhët çka do të bëja unë sikur të pyetsha për manastir. Unë do ta fusja nën ombrellen e Kishes Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë për faktin se në Kosovë nuk ka asnjë besimtar Ortodoks (Pra të gjithë janë Musliman, Katolik apo Protestant), vetëm e vetëm që ajo të jetë në sy të botës si monument Shqiptar dhe që u përket Shqiptarëve të njëjtën gjë po kerkohet edhe me Xhaminë Burmali në Shkup dhe atë tek ura e Ibrit në Mitrovicë, pra me anë të ketyre objekteve fetaro-kulturore ne tregojmë botës se në keto treva gjithmonë ka qenë raca jonë, pavarsisht se a do të vizitohen ato apo jo, pavarsisht se a ka besimtar ajo fe apo jo, ne e kemi rastin ku në Kosovë dhe Shqipëri nuk ka asnjë Pagan mirpo nuk mohojmë faktin se të parët tanë ishin me besim Pagan, madje edhe sot nëpër muzetë tona i ruajm skulpturat e tyre sepse ato e kanë rëndesinë e vet, e rëndesia e tyre është se ua bën botës me dije se ketu ka pas Shqiptarë gjithmonë.
    Jo vetëm Manastiri i Deçanit mirpo edhe Patrikana e Pejes, Kisha në Prizren, kjo në Graçanicë për të cilën po flasim janë Shqiptare, nëse s'gaboj edhe ajo në Obiliç është Shqiptare. Kishat Ortodokse Serbe janë tjera si ajo që gjindet ketu në Prishtinë dhe të gjitha ato që janë ndërtuar së voni.

  16. #16
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Citim Postuar më parë nga Kinney Lexo Postimin
    te lutem mos dil nga muhabeti, sepse dhe une di te ofendoj,
    S`ka nevoje te me lutesh se nuk jam prift.
    Beji rifreskim trurit. E di qe di te ofendosh se ishe ti qe perdore i pari fjalen "debilat" dhe tani vazhdon me "idiota".

    Citim Postuar më parë nga Kinney Lexo Postimin
    me the "qe ne i beme kishave",
    kush "JU",
    kishat dhe xhamiat mirembahen nga vet besimtaret.
    A me pyete "cfare do i benit manastireve"? T`u pergjigja "ate qe i bejme kishave dhe xhamive".
    Monumentet e kultures mbrohen nga shteti. Pra edhe une dhe cdo nenshtetas tjeter PAGUAN TAKSA per mirembajtjen e tyre.

    Citim Postuar më parë nga Kinney Lexo Postimin
    Sa per trimerine, 50 vjet me rradhe nuk doli asnje trim, as per kisha, as per xhamia, as per te drejtat e veta, kishte lidhje kjo me ate qe po bisedonim?
    Kur nuk dolet trima atehere, mos na beni trim pas beteje.

    Citim Postuar më parë nga Kinney Lexo Postimin
    Nese ti sa here qe sheh fjalen orthodoks e barazon me "shovinist", atehere po flas me nje njeri qe ka paragjykime te theksuara ndaj meje, dhe eshte e kote te vazhdoj me tej.

    Ne cilin rresht kam barazuar "ortodoks" me shovinist?
    Qe prifterinjte greke dhe serbe jane shovinista do argumenta???

    Citim Postuar më parë nga Kinney Lexo Postimin
    Une pergjigjen e asaj pyetje te thjesht nuk e mora. Nje pergjigje te sakte dhe te paster.

    Nese nuk mund te me pergjigjeni atehere mund te perseris fare mire ate qe thashe me pare, qe jeni nje tufe idiotesh, dhe ka faj greku e serbi pastaj qe na vjedh historine,
    po normale se historine tone e perdhosem kur vendosem te merrnim kulturen dhe fene e turkut.

    Gjithashtu dhe ti mati fjalet kur me kujton anastasin sepse fakti qe jam orthodoks nuk do te thote qe e simpatizoj me shume se ty.
    Po flasim si shqiptari shqiptarit, edhe pse me bindje te ndryshme. Nuk eshte mire qe nderron muhabetin ne sulme personale.
    Pergjigjen e more. Po s`te pelqeu, s`eshte faji im.
    Sa i perket kishave, jane po aq te huaja sa c`jane xhamite.
    Si xhamite ashtu edhe kishat jane kultura te imponuara nga pushtuesit.
    Dhe ishte Kisha ajo qe perkrahu pushtimin osman. Kete ta thashe po ti e anashkalon se ashtu ke qejf.
    -

  17. #17
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Citim Postuar më parë nga Kinney Lexo Postimin
    thjesht urrej hipokrizine, prandaj u interesova jashte mase kur nje musliman po ankohet se serbi ka quajtur te tijat ca manastire qe vete gjysherit e ketij muslimanit i braktisen para shume vitesh.
    Ne fakt ca thone e mendojne serbet s'eshte fort me rendesi! Te pakten per ne ketu ne Kosove.

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-02-2010
    Postime
    713
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin
    Unë skam mundësi të kthej pergjigje kur nuk jam i kyçur në forum, pra duhet të kesh mirëkuptim në rradhë të parë, askujt asnjëherë si kam mbetur borxh (në pyetje-pergjigje) e as ty nuk do të mbesë borxh.
    Sikur ai manastir të ishte pronë e jona (jo e imja) pyetja duhet bëhët çka do të bëja unë sikur të pyetsha për manastir. Unë do ta fusja nën ombrellen e Kishes Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë për faktin se në Kosovë nuk ka asnjë besimtar Ortodoks (Pra të gjithë janë Musliman, Katolik apo Protestant), vetëm e vetëm që ajo të jetë në sy të botës si monument Shqiptar dhe që u përket Shqiptarëve të njëjtën gjë po kerkohet edhe me Xhaminë Burmali në Shkup dhe atë tek ura e Ibrit në Mitrovicë, pra me anë të ketyre objekteve fetaro-kulturore ne tregojmë botës se në keto treva gjithmonë ka qenë raca jonë, pavarsisht se a do të vizitohen ato apo jo, pavarsisht se a ka besimtar ajo fe apo jo, ne e kemi rastin ku në Kosovë dhe Shqipëri nuk ka asnjë Pagan mirpo nuk mohojmë faktin se të parët tanë ishin me besim Pagan, madje edhe sot nëpër muzetë tona i ruajm skulpturat e tyre sepse ato e kanë rëndesinë e vet, e rëndesia e tyre është se ua bën botës me dije se ketu ka pas Shqiptarë gjithmonë.
    Jo vetëm Manastiri i Deçanit mirpo edhe Patrikana e Pejes, Kisha në Prizren, kjo në Graçanicë për të cilën po flasim janë Shqiptare, nëse s'gaboj edhe ajo në Obiliç është Shqiptare. Kishat Ortodokse Serbe janë tjera si ajo që gjindet ketu në Prishtinë dhe të gjitha ato që janë ndërtuar së voni.
    te faleminderit per pergjigjen e sinqerte,
    atehere bashkohem dhe une me ju.

    Citim Postuar më parë nga Rina_87 Lexo Postimin
    Ne fakt ca thone e mendojne serbet s'eshte fort me rendesi! Te pakten per ne ketu ne Kosove.
    ohoho,
    une dola serb kshu?
    po nga e kuptove?
    (ishte pyetje retorike).
    shendet.
    I support Papa Joseph Ratzinger.
    Me mire nje armik i zgjuar se nje mik budalla.

  19. #19
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Citim Postuar më parë nga Kinney Lexo Postimin
    ohoho,
    une dola serb kshu?
    po nga e kuptove?
    (ishte pyetje retorike).
    shendet.

    Jo, nuk te thashe ty serb! Fjalen e kisha per serbet e Kosoves, ku fjala e tyre nuk ka asnje vlere. Ato manastire do te mbesin ne token e Kosoves dhe do te vije koha qe nuk do te shfrytezohen me politikisht nga serbet, mirepo per qellimin qe jane bere ose do te mbeten thjesht monumente te trashigimise kulturore te shqiptareve ose "terroristave islamik" sic keni deshire disa nga ju ti quani shqiptaret e Kosoves.

    Dhe, keshtu ne fund te fundit bejme cfare te duam me to dhe skemi pse te degjojme mendimet e dikujt, se te popullit te Kosoves jane, me saktesisht te shqiptareve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rina_87 : 01-03-2010 më 10:45

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Te gjitha kishat qe sot serbia i ka ne kosove dikur ishin shqipetare,por si popull labil qe jemi u konvertuam ne islam dhe ja lam kishat serbis dhurat,si rezultat sot jemi keshtu me zorr nder kemb.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •