Close
Faqja 11 prej 12 FillimFillim ... 9101112 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 220 prej 238
  1. #201
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin
    Jojo nuk jom me mjekerr (me rru ke pas çka rrun poshtë kuptohet)
    Sa per denim jo valla hiq mos ta nin se ne katror tu ka kthy
    Une rruj edhe posht por te gjinis femrore nese ke mi dergo

  2. #202
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Prifti foli nga zemra e plast,sepse sa ka dhen ky prift per qeshtjen kombetare nuk ka dhen askush ketu ne forum.
    Ka raste qe edhe rilindasit tan nga zhgenjimi qe populli ishte ber bageti kishin fol gjera te tilla.
    Ky prift foli keshtu,pas qe ne nje shtet amerikan u gjenden ca shqipetar qe kishin plane per terrorizem ndaj amerikanve,dhe eshte rastesi qe ne te njejten koh u perzu edhe terroristi nga elabasani qe ishte imam i nje gjamie ne drenic.
    Ketu ne forum ka ca taliban siq eshte puna e keti arrpagjikut te prizerenit gimqes qe leh si zagaric duke mbrojtur islamizmin dhe duke ofendu krishterizmin ja kesi pisash mundohen ta perqajn kombin.

  3. #203
    i/e regjistruar Maska e shalja1
    Anëtarësuar
    18-05-2009
    Postime
    427

    banoret e marines protestojn

    Edhe ndoni dite do te protestojn per ardhjen e BINLLABUDIT

  4. #204
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ipeshkvia: Don Antoni të mos ndikojë në tolerancë

    Nga Express më 05.03.2010 në ora 16:00

    (E plotësuar) Ipeshkvia e Kosovës ka reaguar sot lidhur me deklaratat e priftit Don Anton Kçira, bërë në një tubim në Detroit, në vitin 2007, i cili ditëve të fundit ka nxitur debat, pasi është postuar në internet dhe është publikuar në media.

    Nëpërmes një deklarate për shtyp, Ipeshkvia e Kosovës, thekson se Don Anton Kqira, edhe pse me prejardhje nga Kosova, tash 20 vjet nuk është më nën jurisdiksionin e Ipeshkvisë së Kosovës, dhe si i tillë përgjigjet vetëm para autoriteteve kishtare në Detroit, ku edhe vepron.

    Por Ipeshkvia ka ftuar të gjithë qytetarët, që raste të tilla, personat të vihen para përgjegjësisë personale dhe të mos lejohet të bëhen shkas ose rast lëkundjeje mirëbesimi, tolerance, bashkëpunimi dhe bashkëjetese vëllazërore ndërmjet shqiptarëve.

    “Ne e dimë që autoritetet e shumta, kishtare politike dhe kulturore, nga të gjitha trojet shqiptare e kanë njohur si kontribues të madh dhe mbështetës të fortë të çështjes sonë kombëtare, në SHBA. Kontributi i tij ishte i madh, sidomos për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Këtë gjë e dinë dhe mund ta dëshmojnë të gjithë ata që e njohin ose kanë pasur mundësi ta takojnë në aktivitetet e ndryshme që janë organizuar në Amerikë. Te ky njeri të gjithë kanë gjetur mikpritje, mirëkuptim, përkrahje dhe bashkëpunim vëllazëror”, thuhet në deklaratën, shpërndarë sot medieve.

    “Këto rrethana na bëjnë të shqetësohemi shumë dhe na befasojnë fjalët e tija, gjë që në asnjë mënyrë nuk e paraqet jetën dhe qëndrimet e tija të mëparshme në çështjen kombëtare dhe ndërfetare tek ne shqiptarët. Si duket shprehjet e vrazhda ishin një çështje mllefi, zemërimi dhe hidhërimi, e mos të themi edhe dëshpërimi, për rrethanat në të cilat ai gjendej në momentin e këtij fjalimi”.

    Ipeshkvia e Kosovës thekson se nuk i ndan në asnjë mënyre qëndrimet e tilla, të cilat nuk përputhen me besimin e krishterë, si dhe me qëndrimet e Kishës, e as me veprimet e tija të mëparshme.

    “Ftohen të gjithë, që në raste të tilla të individëve të caktuar, siç e kanë pohuar në bisedën e tyre të këtyre ditëve Ipeshkvi ynë, Imzot Dodë Gjergji dhe Kryemyftiu i Kosovës, z. Naim Tërnava, të vihen para përgjegjësisë personale dhe të mos lejohen të bëhen shkas ose rast lëkundjeje mirëbesimi, tolerance, bashkëpunimi dhe bashkëjetese vëllazërore tek ne shqiptarët”, thekson deklarata.

    Nga Marina në Detroit

    Pasi çështja e Marinës u përmbyll, një aferë tjetër me ngjyra religjioze plasi në Detroit të ShBA’së. Në një xhirim të para tre vjetëve prifti shqiptar Don Anton Kçira shihet duke fajësuar Milloseviçin që nuk i ka vrarë 1 milion e 900 mijë shqiptarë, siç ka vepruar edhe në Srebrenicë. I kontaktuar nga Express në Detroid të SHBA-ve ku shërben, Don Antoni i mohon ato që ka thënë tri vjet më parë.

    Nga Jeton Musliu

    Don Anton Kçira duket i zhveshur nga ndjenjat njerëzore që një predikues fetar duhet të ketë, bazuar në një xhirim të bërë në vitin 2007 në Detroid të SHBA-ve.

    Fjalimi i Don Antonit, i mbajtur në maj të atij viti, është bërë objekt debati në Kosovë dhe në forume të ndryshme në internet.

    “Ne s’kemi merituar lirinë nga Beogradi. Është dashur të na rrjepë ashtu siç i ka rrjepur Milosevici në Srebrenicë 260 mijë qenë. Edhe në Kosovë me i pas rrjepë 1 milion e 900 mijë qenë, kurrgjë nuk ishte bërë më keq”, thotë Don Antoni në këtë xhirim.

    Kjo është vetëm një fjali e tij e thënë më 13 maj 2007, vetëm disa ditë pasi autoritetet amerikane kishin arrestuar tre vëllezërit Duka, shqiptarë nga Maqedonia, nën akuzën për përgatitje të sulmeve terroriste në bazën e ushtrisë amerikane në Ford Dix të Neë-Jerssyt.
    Don Antoni, i cili shërben në Kishën e St. Paul’s në Detroid, fjalimin e ka mbajtur në një mbledhje të organizuar nga Shoqata Intelektuale e Shqiptarëve në Amerikë.

    I kontaktuar të enjten nga Express, vetë Don Kçira ka mohuar në mënyrë kategorike se ka thënë fjalë të tilla, pavarësisht xhirimit të përhapur ku ai shihet dhe dëgjohet.

    Ai pretendon se fjalimi i tij është i montuar nga spiunë të ish Jugosllavisë, se fjalitë ia kanë lidhur në mënyrë që të ndryshohet tërësisht konteksti i asaj çfarë ka thënë.

    “Numër kaq të madh që s’mund t’i numëroj, por nuk keni faj se ne jemi e zeza e vetvetes”, nis fjalimin e tij në këtë tubim me shqiptarë Don Antoni .

    “Besomëni se është tragjedi për popullin shqiptar. Amerika me këtë zemër të madhe...”, ndërpret prifti katolik shqiptar fjalimin, për t’iu tërhequr vërejtjen disa të pranishmëve.

    “Atje poshtë..., nëse nuk mund të na dëgjoni, mund të dilni jashtë..., nuk iu ka pru kërkush me zor, bla, bla bla, si gratë e këqija”, u drejtohet me nervozizëm Don Antoni disa personave të cilët nuk shihen në xhirim.

    Më tej ai vazhdon. “Këta njerëz që i thonë vetes shqiptarë, dihet se çfarë shqiptarësh janë. Shqiptarë me bisht, shqiptarë me rroska(fëlliqur)”, vazhdon kleriku katolik.

    Ky fjalim është mbajtur disa ditë pas arrestimit të tre shqiptarëve nga Maqedonia, që në atë kohë dyshoheshin për përfshirje në planifikime të sulmeve terroriste.

    Për këtë veprim të vëllezërve Dritan Duka (30), Zaim Duka (28) dhe Elvir Duka (25), të cilët më vonë janë dënuar me burgim të përjetshëm, popullit amerikan i kishte kërkuar falje babai i tyre.

    Por, në fjalimin e tij, në këtë xhirim, Don Antoni, një veprim të tillë të babait të tre vëllezërve e quan të pavlerë, meqë, sipas tij, një gjë të tillë nuk e kanë bërë drejtuesit e fesë islame.

    ”Më vjen keq që në letrën që është bërë, e që i kërkohet falje Amerikës, i kërkon falje një plak që është në pension e që kërkush nuk e vet asgjë, e nuk kërkojnë falje ata që duhet të kërkojnë në emër të fesë islame”, thotë Don Antoni.

    “Në emër të popullit shqiptar ishte dashur të reagojë më tepër populli e jo me qenë me do qyqe”, thotë më tej prifti shqiptar, duke shtuar “...ju faleminderit dhe dashtë Zoti që prej këtij simpoziumi ta bëjmë një kundërshtim jo vetëm ndaj atij grupi në Neë -Jerssy, që ka bërë këtë krim, por të gjithë atyre që rrinë pas kësaj pune, e kemi shumë, kemi shumë edhe në Detroid”.

    Tri vjet pas këtij fjalimi, Don Antoni pretendon se ajo çfarë ka dashur të thotë nuk është ashtu siç duket në atë xhirim disa minutash.

    “Mundeni me pa këtë kasetë që është e copëtuar copa-copa, nuk është dhënë në tërësi”, thotë Kçira për Express, duke akuzuar për këtë një person me emrin Luigj Gjoka.

    “Kam një spiun shumë të madh këtu të ish Jugosllavisë që i ka marrë në qafë shumë studentë. Ai është Luigj Gjoka. Ai ka krijuar fondin Vendlindja thërret këtu në Detrorid”, shton ai, duke preferuar më shumë të flasë për ndihmën që ai i ka dhënë Kosovës pas masakrës së familjes Jashari, në mars të vitit 1998.

    Ai thotë se ka qenë i irrituar me numrin e pakët të të pranishmëve që kishin shkuar në atë simpozium, edhe pse në xhirimin e përhapur Don Antoni dëgjohet të shprehet për numër të madh të pjesëmarrësve.

    “Mirëpo, aty ka qenë edhe një grup malësorësh që kanë qenë t’u ngrënë dhe na kanë prishë qetësinë”, sqaron Don Antoni për Express pjesën ku ai në mes të fjalimit të tij u kërkon disa të pranishmëve “të mos bëjnë zhurmë bla, bla, bla si gratë e këqija, por të lëshojnë sallën nëse nuk duan të dëgjojnë”.

    Në sqarimin e tij, Don Antoni pretendon se kur ka përmendur Srebrenicën, e ka krahasuar atë se si aty kanë shkuar (vrarë) “260 mijë njerëz si të ishin qenë, e se si sot e kësaj dite askush nuk ka dhënë ndonjë përgjigje për ata të shkretë”.

    Don Anton Kçira më tej vazhdon. “Ashtu do të kishin shkuar edhe 1 milion e 900 mijë, por në emocionion tim që më nervozuan këta njerëz, kam thënë se edhe ata do të kishin shkuar si qenë. Por, kush na shpëtoi? Amerika. Ajo na ka pru deri tash”, thotë prifti shqiptar që jeton dhe punon në Detroid.

    “Mirëpo, Amerika i ka pruar 20 mijë shqiptarë..., Bill Clintoni..., nga lloçi i Maqedonisë i ka pru në bazën amerikane në Neë Jeresy dhe shqiptarët me e çu në hava këtë bazë, është turp për ne”, shprehet prifti, fjalimi para tre vjetësh i të cilit konsiderohet si më i rëndi që është bërë deri më tash nga ndonjë klerik katolik.

    “Besomëni se kjo ka qenë krahasimi i Srebrenicës, rruga e Kosovës që do të kishte qenë po të mos ishte Amerika. A do të kishim pas atë lirinë që e keni ju atje...?. Beogradi mundohet me na shkatërrue. Ai person e ka shpërnda (Luigj Gjoka), i ka çu hoxhës, hoxha ia ka çue presidentit të Kosovës, Myftiut Tërnava dhe pastaj në You-Tube”, vazhdo më tej Don Anton Kçira.

    I pyetur nëse dikush i ka kërkuar sqarime për këtë fjalim të mbajtur në maj 2007, Don Antoni e pranon se disa herë ka dhënë shpjegimet përkatëse.

    “Më ka pyetur Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Dodë Gjergji se si është situata dhe ia kam shpjeguar. Unë nuk kam dalë menç me i ba tana punët për Kosovën e më së mrami me dal më thënë me i vra si qenë”, thotë ai.

    “Nuk muj n’ pikë shnoshi me i ba ata njerëz qenë. Jo vëlla..., por ishte një situatë e padrejtë që populli shqiptar duhej t’i dënonte ata terroristë”, thotë Don Antoni, i cili nuk pranon të kërkojë falje për diçka që ai thotë se nuk ka përse ta bëjë.

    “Kujt me i kërku falje, se unë nuk kam bërë një krim siç ma kanë shpifë këta njerëz. Ata duhet me kërkua falje, që kanë bë këtë shpifje. Sa për Luigj Gjokën, sa ka qenë në Mal të Zi, gjithmonë ka bashkëpunua me ta (autoritetet), ka marrë në qafë shumë malësorë”, pretendon Don Anton Kçira për Express.

    Duket se këtë xhirim të përhapur e kanë parë të gjithë. Të gjithë të cilët i ka kontaktuar gazeta, nuk ishte e nevojshme t’i shpjegohej situata. Madje as drejtuesve të lartë të Bashkësisë Islame të Kosovës.

    Dr. Xhabir Hamiti, kryetar i Kuvendit të BIK-ut, thotë se ajo që ka thënë Don Anton Kçira në atë xhirim është skandaloze dhe jo e tolerueshme për një lider shpirtëror.

    “Mirëpo, kjo nuk duhet të ndikojë në marrëdhëniet ndërfetare që kanë pasur dhe kanë shqiptarët e konfesioneve të ndryshme fetare. Një fjalim i tillë nuk guxon të ndikojë në luhatjen e tolerancës ndërfetare dhe ndërshqiptare”, thotë Hamiti për Express.

    “Ne do të kërkonim nga krerët fetarë që ndaj individëve të tillë të marrin masa disiplinore sepse prijësit fetarë nuk përfaqësojnë vetëm interesat e tyre të ngushta, përderisa ata kryejnë funksione publike”, thotë profesor Xhabir Hamiti.

    Por, zyrtarë të Ipeshkvisë së Kosovës nuk e ndjejnë të nevojshme ta bëjnë një gjë të tillë. Ata thonë se Don Anton Kçira nuk është pjesëtar në kuadër të autoritetetit të tyre.

    “Edhe pse i njëjti ka lindur në Kosovë, bazuar në rregullat e Kishës, ai i takon Kishës Katolike të Detroidit në SHBA. Ipeshkvia e Kosovës nuk ka çfarë të thotë në lidhje me deklarimet e tij sepse ai nuk është pjesë e kishës sonë”, thotë Albert Jakaj, sekretar i Ipeshkvisë së Kosovës, për Express.

    Sipas tij, Ipeshkvia e Kosovës është përgjegjëse për klerikët e saj që veprojnë vetëm në territorin e Republikës së Kosovës.

    Shkaku
    Tre vëllezërit nga Dibra e Maqedonisë, që komplotuan për të vrarë ushtarë amerikanë në bazën ushtarake Ford Dix, janë dënuar me burgim të përjetshëm. Dritan Duka (30), Zaim Duka (28) dhe Elvir Duka (25) kanë marrë përfundimisht dënimin pa iu dhënë mundësi për ankesë. Të tre shqiptarët, pjesë e grupit prej 5 vetash, u zunë pa arritur të kryejnë sulmin.
    Ata u arrestuan para se të kryejnë sulmin. 2 persona e tjerë janë njëri nga Jordania e tjetri nga Turqia. Ata kanë mohuar akuzat. Dritan Duka kishte thënë se janë viktimë e një konspiracioni të Qeverisë amerikane. Gjatë tërë këtij procesi gjyqësor janë marrë në pyetje 50 dëshmitarë. Personat janë arrestuar në maj 2007, pas një hetimi 14 mujor të FBI-së.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #205
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Citim Postuar më parë nga extreme Lexo Postimin
    Hallall drenica ni qytetz prej kurgjo ma shum se 15 mij banore po i mledh 6 mij nenshkrime ne peticion , hallall drenices te part jon qu kunder turkut , te part kunder shkaut e bugarit , temelet e heroizmit t'Shqiptaris e kallxun edhe ni her vehten qe Kombin e kan me te shejtin .

    i ka pas rrallu ndihmat,mire ja ben qe e perzanen, qa na vyen pa nihma ai aiiiii.
    Tash na vyen ni hogj i ri.

  6. #206
    Perjashtuar Maska e Zëu_s
    Anëtarësuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin
    Kur bahet fjal për Krishterë ata janë "engjuj" të pagabueshëm, ndërsa kur flitet për Musliman ata janë duke "përça" popullin Shqiptar.
    Pashe kryet e dhise dhe nderin e shqiptarise, a din noj kush me m'kallxue çka asht tu m'thane ky njeri. Per Zo s'po e die per çka e ka fjalen.

    Ok unë do ta kisha pranuar se është video-montazh nëse dikush prej neve e ka studiuar dhe din të na argumentoj se është montazh mirpo realisht një gjë e tillë nuk ka ndodhë video materiali është autentik dhe këtë që e ka thënë Prifti nuk e ka thënë askush ndonjëherë andaj është e udhes që ne si Shqiptar (pa dallim feje) të distancohemi nga kjo kafshë dhe mos t'i dalim në mbrojtje sepse ketu shihet patriotizmi dhe pseudo-patriotizmi pra ata që reagojnë kundër tij (e që janë shumica absolute siç shihet edhe me anë të komenteve në YouTube) vërtetë kanë një ndjenjë të patriotizmit, ndërsa ata që i dalin në mbrojtje e them lirisht se janë armiq të ketij populli dhe pajtohen me klasifikimet e tij, por sillen ketu në forum duke shprehur ulërima pseudo-patriotike, ndërsa në të njëjtën kohë përkrahin qendrimet e ketij Prifti të cilat janë anti-Shqiptare.
    Nime, argumente po lype a ... argumente jan syte e tu o shoq, se ajo asht diçka qe doket ... hiq nuk duhet me kane ekspert.

    Dhe çka n'hamom m'intereson mue per prifta e per hoxhollare, une ashtu keshtu i distancume prej tyne jam, se q'ata jan qe ma heret dhe edhe sot ia kan hupe udhen ne oborr ketije populli.

    Problemi asht qe ajo video e PERPUNUEME e 2007-es u perhap neper internet pikerisht pas nje disfate bukur te madhe te mjekrroshave talibanca ne Kosove, pasiqe u perzu nga Kosova Xhemajl DUKA.

    Dhe q'ai far prifti i hamamit, q'aty ne q'at takim ka llapite ashtu me nervoze dhe pa kontrolle hiq, pikerisht per arsye te vllezerve DUKA dhe tentatives se tyre terroriste ne bazen ushtarake te Fort Dix ne New Jersey.

    Une vet kam thane qe Shqiptarve duhet me ia lshue edhe nihere shkavin, e nashta bahen njerz. Dhe prap po e them qe shqiptarve duhet me jua lshue edhe nihere shakvin, nashta mbushen mend e i harrojne "konfliket fetare", qe kurre nuk kan ekzistue te na Shqiptart.

    Lindoret dhe perendimoret jua mbollen edhe juve ne koke mendjen e tyre te prishur. Por shyqyr Zotit qe jeni pak. Q'kaq.

  7. #207
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    13-05-2009
    Postime
    795
    [QUOTE=Zëu_s;2625777]

    Une vet kam thane qe Shqiptarve duhet me ia lshue edhe nihere shkavin, e nashta bahen njerz. Dhe prap po e them qe shqiptarve duhet me jua lshue edhe nihere shakvin, nashta mbushen mend e i harrojne "konfliket fetare", qe kurre nuk kan ekzistue te na Shqiptart.

    ja edhe nje argument per ate qe tha prifti zagar i palare . po me se pari duhet te filloje tek ju te ju shtridhe si limon pasi qe serbi nuk e pate ate mundesi gjate luftes sepse te gjithe shkijet e kosoves ia mbathen , as edhe nje shka shqiptare nuk ka luftuar per clirimin e kosoves prandaj zagari serb prifti e tha nje gje te tille

  8. #208
    Perjashtuar Maska e Zëu_s
    Anëtarësuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    Citim Postuar më parë nga ganimet Lexo Postimin
    i ka pas rrallu ndihmat,mire ja ben qe e perzanen, qa na vyen pa nihma ai aiiiii.
    Tash na vyen ni hogj i ri.
    Qe une po ti dha nga 20 euro ne muaj ... por edhe une me nje kusht sikur ai "hoxha"... nese del neper katund gjithmone i veshur si Clown/Palaqo.

  9. #209
    Perjashtuar Maska e Zëu_s
    Anëtarësuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    Citim Postuar më parë nga muslimani72 Lexo Postimin
    ja edhe nje argument per ate qe tha prifti zagar i palare . po me se pari duhet te filloje tek ju te ju shtridhe si limon pasi qe serbi nuk e pate ate mundesi gjate luftes sepse te gjithe shkijet e kosoves ia mbathen , as edhe nje shka shqiptare nuk ka luftuar per clirimin e kosoves prandaj zagari serb prifti e tha nje gje te tille
    Kurrgjo nuk t'mora vesh çka llapite ... çka dashte ma thene me kete me larte, qe je zagar i palare a çka ? - Fol ma kjarte se s'po mirret vesh gja.

  10. #210
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    13-05-2009
    Postime
    795
    Citim Postuar më parë nga Zëu_s Lexo Postimin
    Kurrgjo nuk t'mora vesh çka llapite ... çka dashte ma thene me kete me larte, qe je zagar i palare a çka ? -Se s'po mirret vesh çka lehe.
    eee sa mire mer vesh ti sa mire ,po ashtu te pelqen te behesh ,gjoja se nuk mer vesh, ani vazhdo te mos maresh vesh

  11. #211
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    ju kisha lut juve qe jeni musliman mos vazhdoni me fjal te kqija por folni me fjalor te cilin naj ka mesu islami mos bini pre e provokimeve e t ndytni gjuhen mos u beni racista siq jan keta tjeret ne forum sepse ne e kemi te ndalun te jemi racista ndaj popujve te ndryshme apo ndaj racave ju lutem ose folni ashtu siq ju ka mesu islami ose heshtni e kam pa edhe vete se ketu ka disa te cilet kerkojn nga ne qe ti ofendojm me fjal mirpo me mir per ne eshte qe te heshtim apo te flasim pa ofendimi nuk i ka hije nje njeriu te shaj nje njeri dhe kete asnje fe nuk e lejon

    ne jemi krenar me fen ton e cila kurr ska qen raciste ndaj popujve te ndryshme ne jemi fe e tolerances e paqes ta deshmojm edhe ketu qe jemi njerz te paqes dhe njerz te cilet nuk e shesim moralin per sene pa vler ta deshmojm siq e kan deshmu edhe brezat para nesh se gjithmon kemi qen njerz te paqes edhe pse te tjeret gjithmon na kan quajtur njerz te krimit

    o musliman sharja dhe fyrja nuk itakon islamit keto islami i ndalon dhe i lufton andaj jepnju fund sharjeve dhe fyrjeve nese dikush na shan me mir do jet per ne te terhiqemi sesa ta ndytim gjuhen ton te paster

    ju pershendes te gjithyve klm

    ska nevoj te bisedoni me per ket tem ipeshkvia ne nje far menyre veq kerkoj falje ndersa per ata qe ende e perkrahin ate prift sja vlen te flitet me me ata

    me mir eshte ti lem perqarjet anash dhe te lusim zotin qe te gjith njerzit ne bot ti udhzoj ne rrugen e drjet

  12. #212
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Postime
    316
    Salih Kabashi


    E kam takuar nja dy herë priftin e Kishës së Detroitit Anton Kqirën. Një herë në Amerikë e një herë brenda Hotel Dajtit në Tiranë. Në të dy rastet nuk shihja kurrëfarë gjurme të ndonjë buzëqeshje të kahershme as të ndonjë tjetre mbetur në tentativë. Mendoja se mos këtë ia bënte të pamundshme balli i tij paksa i ngushtë, ndoshta edhe buzët e tij të instaluara johorizontalisht si dhe njëfarë permanent dhëmbështrëngimi gati kërcënues.

    Por, vetë njerëzit që qeshin shumë rrallë apo edhe të tillë që asnjë xiglimë nuk mund t'u shkaktojë qeshjen, mund të na bëjnë të qeshemi edhe mirë bile. Jo sall të qeshemi, po edhe të gajasemi. Mua prifti i nderuar më ka bërë të qeshem një herë të vetme. Por, ajo qeshje që ai ma kishte nxitur është si diçka që shkakton të njëjtin efekt qeshjeje sa herë që të vërtitet nëpër mend.

    Për çka është fjala? Anton Kqira, pas shpinës dhe nuk e di me hak a pa hak, e ka pas shpallur TURK, emrin e njohur Ibrahim Rugova, katolik kurrësesi, po dashamirës i katolikëve gjithsesi. Ky i fundit, rahmet i pastë shpirti, ka qenë jarani im në shumëçka pos në politikë. Këtë ai e ka ditur fort mirë sa ishte gjallë.

    E pse prifti Anton Kqira ma pat shpallë turk jaranin tem? Ua tregoj ashtu siç më ka pasë thënë vetë Ibra dhe siç është folur nën zë ç’prejse ajo punë kishte bërë vaki.

    Ai, domethënë Ibrahim Rugova, e ka pasë zanat që kur kishte mundësi, pas kryerjes së nevojës së madhe ta përdorte ujin në vend të letrës së toaletit. Pra, ai, me nder jush, merrte TAHRET. Për taksirat të shpalljes së tij "TURK", ndodhi njëherë që në një takim bashkatdhetarësh në Amerikë, apo gjatë një ndejë shqiptarësh, menjëherë mbas Presidentit të Kosovës, në të njëjtën kabinë nevojtoreje, hyn edhe prifti i Kishës së Detroitit, i shtyrë nuk dihet se nga cila prej dy nevojave, ngase për ndonjë nevojë të tretë nuk besohet të kishte shkuar...

    Se çka ka pa e çka s'ka pa me atë rast unë edhe nuk e di, dhe njëherit nuk kam shpirtë me hupë me farë hamendësimi a spekulimi. Nga rrëfimet e kohës edhe nga ato të Ibrahim Rugovës, kthimi i priftit nga vendi ku shkon mbreti këmbë në tavolinën e tij të nderit, i mrrolshëm si gjithmonë, kishte pasuar me një deskripcion dramatik nga ana e tij e gjendjes së nevojtores pas përdorimit presidencial. Domethënë edhe gjatë e pas inspektimit priftëror. Ibrahim Rugova, kështu, pos vlerësimeve të shumta që ka marrë nëpër botë e brenda vendit, nga ky prifti pa çehre (personazh i një debati të vrullshëm provokuar nga një “keqardhje” e tij pse Millosheviqi nuk i kishte therë siç kishte therë edhe të të tjerë -si qentë edhe të gjithë shqiptarët e Kosovës plus boshnjakët e Bosnjes...), mori edhe nderimin më të rrallë e më të pazakonshëm, ndoshta të jashtëzakonshëm që dikush mund ta ketë marrë gjatë gjithë historisë nacionale e njerëzore për një meritë të vetme të tij – praktikimin e tahretit. Nga prifti Anton Kqira, pra, presidenti shumëvjeçar i Kosovës Ibrahim Rugova, për prirjet e tij tahretmarrëse, zemërgjerësisht qe shpallur TURK.

    Jo shumë kohë më vonë, kur Ibrahimi pat ardhë te unë në Lubjanë, i pata thënë:
    "Do të ta ndrroj mbiemrin..."

    Dhe qeshte Ibra, qeshja edhe unë. Qeshnim të gjithë. Ibra ka pasur një qeshje shumë të veçantë. Gjatë qeshjes, atij edhepse nuk i ndihej zëri, ndërkohë që shkrihej i tëri. Qeshte si personazhet e filmave të animuar nga fillimshekulli XX. Ai qeshte me mua për rromuzet që ndërtoja me shpalljen TURK të tij nga ana e Kqirës. Unë i thoja herë TURK, herë ATATURK. Por, duke qeshur nuk harroja asnjëherë që Anton Kqiren ta shpallja gjenial dhe ta falënderoja për invencionin e tij që nga një situatë e eveniment i tillë të na kishte ofruar një rast të tillë të jashtëzakonshëm në humorndërtimtari.

    Mendoj se prifti zotni edhe me këtë rast, sado morbid që mund të duket, megjithatë në tregum humoristik ka hedhur sërishmi një lëndë të parë të jashtëzakonshme qeshjeje.

    Ah, sikur ta bënin Anton Kqiren që edhe ai të qeshte sadopak dhe të mos shfaqej kaq rregullisht e kaq sistematikisht me nga një grumbull mrrolash në ballë e nga një det të dallgëzuar ngërdhucjesh me dhëmbë! Dhe të mos ekspozohet kaq shpesh me minusa, kur ai, apo jo, e ka plusin...

    P. S:
    Ndërkohë pashë edhe një diskurs fantastik e humoristik të Anton Kqirës. Besimtarët nga Malsia, kështu nënkuptohet nga fjala e tij, e kishin quajtur jo PRIFT po POP. Dhe Don Antoni, siç mund të shihni, u thotë atyre që ta marrin POPIN (nëkupto Anton Kqirën) dhe çojeni te nënat tuaja dhe çojeni te motrat tuaja. Dhe guxon dikush të më thotë se Anton Kqira nuk është gjeni?!
    Konkluzion: Edhe duke i censuruar, edhe duke i bërë synet fare, edhe duke i nxjerrë edhe duke i futur në kontekste nga më të ndryshmet, fjalimet e priftit shqiptar nga Kisha në Detroit gjithmonë mbartin në vetvete pudrën fantastike të qeshjeprovokimit.

  13. #213
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Une rruj edhe posht por te gjinis femrore nese ke mi dergo
    Po more qysh jo e kom nanen tane edhe motrat tua hajde merri se jon merzit moti jon ktu (ku me dit ju ka ba pa rru), ma heret fjala ke per mu ani masi po rrujshe mir, të hift n'birë

  14. #214
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Postime
    316
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Prifti foli nga zemra e plast,sepse sa ka dhen ky prift per qeshtjen kombetare nuk ka dhen askush ketu ne forum.
    Ka raste qe edhe rilindasit tan nga zhgenjimi qe populli ishte ber bageti kishin fol gjera te tilla.
    Ky prift foli keshtu,pas qe ne nje shtet amerikan u gjenden ca shqipetar qe kishin plane per terrorizem ndaj amerikanve,dhe eshte rastesi qe ne te njejten koh u perzu edhe terroristi nga elabasani qe ishte imam i nje gjamie ne drenic.
    Ketu ne forum ka ca taliban siq eshte puna e keti arrpagjikut te prizerenit gimqes qe leh si zagaric duke mbrojtur islamizmin dhe duke ofendu krishterizmin ja kesi pisash mundohen ta perqajn kombin.
    Drenicak,
    lexoje një vendas tëndin:

    Hajdar Fejzullahu,Drenicë

    Anton Kqira një burrë pa kokërr fytyrë apo me fytyrë qeni


    Unë, Hajdar Fejzullahu nga fshati Lubovec Komuna e Skenderajit, botues të shkruj ty burrec Anton Kqiro, dëgjo mirë këtë letër të hapur dhe dasht zoti që kjo letër të raftë në dorë apo të raftë pika.

    Ti folë para një forumi gjoja “Intelektualesh” dhe tregon para atyre burrave dhe grave pseudopatriotizmin tend të poshtër, cek aty edhe një intelektual në fjalimin tënd ku e falenderon kryetarin e intelegjencës dhe fillon me atë fjalim ku gjakun tënd e quan gjakë qeni, po morë Anton burreci a ti fare nuk ndalesh me e lexue historin tonë kombëtare por pa ty.

    A ti don të na tregosh se kush kujtë duhet me i kërku falje dhe me ju dergu falenderimin se ne nuk po ekzistojshum në Kosovë, a ti je aq i menqur dhe sa shpejt na bëre turq e arab edhe e përkrahë Millosheviqin, po unë po të them se nuk mujta meju besua vesheve të mi se një klerik katolik shqipetarë dinë këso flliçninash, të qetë prej gojës se tij athua këso fjalimesh po ju dashkan shqipetarëve, unë po të drejtohem vetëm si shqipetarë dhe kursesi si islamik, po ti morë Anton burreci, a e ke dëgjua ndonjëherë atë Fishten, atë Shtjefen Gjeqovin, a thua ti qenke më i madh se ata qe kurr në gojen e tyre nuk ke mujtun me ndegju rreth ndarjes së gjakut tonë shqipetarë, po sipas teje po u deshka krejt shqipetarët me u nda që tash në ortodoks, katolik dhe musliman, athua t’i paske metë me e drejtu politiken amerikane apo humanizmin të cilin ti me siguri ose ke qenë i droguar me ndonjë Zoriç nga Beogradi dhe ke shijua botën e sexit mësheftaz dhe tash vjell vrerë dhe thirresh në politikën millosheviqjane.

    Anton, turpë të çoftë dhe ky fjalim i yti të përcjellet deri në State Department, po të garantoj dhe ata do të tregojn ty birucin se nuk qenke hiq ma i mirë se Bin Ladeni.

    Unë, kam plotë miq shokë të krishter e musliman dhe në luftën e fundit kanë vuajtun të gjithë, por që ishim fitimtarë, por si duket ky fitim ty Anton burreci shumë po të pengojka me siguri të pengon dhe Nato në Kosovë, Bashkësija Nderkombëtare prezente, këtu dy vjetori I pavaresisë që u kremtua këto ditë ku tash Kosova është një shtet i pranushëm nderkombëtarisht po ty po të pengojka Kosova me tre milijon shqipetarë dhe zhvillimi I saj ku së shpejti na pretë dhe shtëpija e madhe europjane, mos ki merak se edhe Mlladiqin së shpejti do ta zamë, Karagjiqi veq është atje por duhet pa tjetër dhe ti ti përgjigjesh gjyqit të popullit tënd, turp-turp të çoftë se ato rrospat që t’i ka dërgua dikush nga serbija I bejn këto gjera sikur atyre pisav që I bëhen krahë të Binlladenit qofshin në Amerikë apo Kosovë, Shqiperi apo Bosnje edhe njëherë pra turp-turp, e atë bishtin që e tregove atë shtine në gojen tënde.
    Hajdar Fejzullau,Skenderaj-Drenicë

  15. #215
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    une jam shum i bindur qe prifti ka then diqka shume te menqur,por faji eshte qe disa nuk kuptoin ose nuk duan te kuptoin.
    eshte e vertet qe sot jemi ber si bageti,per pak lek shitemi,keta hogjollar qe blen fukaran me para,keshtu ka ber edhe turqia duke na konvertu ne islam,por ne ate koh ka qen ma leht.
    nuk eshte qudi qe neser edhe ndonje akademik te dali dhe te thot hapur se jemi ber gazi i botes.
    Te shpresoim qe shteti te zgjohet nga gjumi,sepse kosova eshte ne rrezik nga talibanet,dhe hapin e mir te drenices ta vazhdoin edhe te tjeret,ti japim nje grusht vendimtar kesaj te keqeje.
    Per fat te keq ne kete forum ka mundesi qdo kush te thot qfar ti thot truri,por mos mendoni se kur ky prift ka ber per kombin te tjeret nuk kan dit se qka eshte kombi.
    Ne kemi rast kur nje rilindas hapur ka deklaru se qe nga sot me nuk jam shqipetar,nuk e ka ber ket prej deshires,por nga zemrimi se ne q`drejtim shkonte kombi,e njejta gje eshte edhe sot.

  16. #216
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin
    Po more qysh jo e kom nanen tane edhe motrat tua hajde merri se jon merzit moti jon ktu (ku me dit ju ka ba pa rru), ma heret fjala ke per mu ani masi po rrujshe mir, të hift n'birë
    O bir kurve un nuk fliqem fare as ne nenen tende e as ne motrat tua,qojav myslimanve me mjekrra se i ke per qejf bre biri i kurves

  17. #217
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-04-2006
    Postime
    560
    Ju lutem, Ne kete fjalim te z.don Anton Kqira, mose ja merrni fjalimin si prift, ai ketu ka fole si shqiptar me zemer te thyer, nga disa terrorist shqiptar[per fate te keq mysliman] qe kishin plane te vrasin shpetimtaret tone[shqiptarve] Amerikanet, per kete edhe z.Don Antoni u shpreh ne ate mynyre pakete pa kujdeseshme, JO SI PRIFT por si shqiptar i zemruar! qka, jo vetem ky shqiptar i devotshem i kombit shqiptar, por edhe shumica e shqiptarve si ne Kosove Shqipri e gjithe boten ishin te prekur dhe te mllefosur per keta terroristat islamist, qe ju bashkangjiten talibanve apo al-kaides, apo araspistanve, e nuki shofin se shpetimin e kemi ne evropa civilizuese dhe shpetimtari i jon Amerika!

  18. #218
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Postime
    316
    From: luigj shkodrani
    Subject: Te nderuar miq !
    Date: Friday, 5 March, 2010, 17:50


    Te nderuar miq !

    Kam ndjekur me tepër vemëndje zhvillimet e fundit dhe mesazhet dhe atikujt ,qe kanë ardhur ndaj ,Dom Anton Kcirës dhe jam befaquar,por dhe jam tronditur shpirterisht, nga thënie të tilla me gojën e një kleriku,që duhet të luftojë për paqe dhe për bashkim dhe jo për përcarje, në mes të popullit e të feve tona.

    Nuk arrij të kuptoj e të imagjinoj , se si ka arritur të vjell kaq vrer ,kundër vetvetes,sepse ne të gjithë jemi vëllezer pa dallim feje dhe ideje.
    Unë mendoj që duhet te ndalemi,biles më shumë se në raste te tjera,sepse të ofendosh gjakun e popullit tim,të ofendosh ato bij e bija që ranë për atë tokë,që brezat të gëzojnë e të jetojnë të lirë e "Ti " ti quash "qen",kush ta jep ju këtë të drejt ,ju a keni dalë nga ky popull ,apo pjellë e kuj jeni.
    Edhe një skizofren nuk mund ta thotë një gjë të tillë. As dhe një serb,apo i një kombësie tjetër,sepse ata janë njerëz.
    "Ti" duke folur ashtu ,në atë mënyr skandaloze,ke shkelë mbi gjakun e popullit tim,mbi gjakun e fisit tim,që një jetë kam luftuar me shkaun dhe sot e kësaj dite janë të gjalla historitë në familjen time,ku të parët e mijë ,kanë dhene jeten,për të mbrojtur ,tokën arbënore,për të mbrojtur familjen nga shkijet e nuk mund ta falë kurrë këtë thënie.

    Por jo pa përgjegjësi është edhe ai komunitet katolik i famullisë,ku është ky prift,që nuk reagon,ndaj tij dhe të na sjellë opinionet e veta në lidhje me këtë skandal të rëndë dhe të pafalshëm,nga Dom Anton Kcira.
    E di mirë se kemi edhe në listat tona që në komunikojmë cdo ditë,që janë të rregjistruar dhe i lexojnë këto mesazhe ,qe vine dhe heshtin.
    Nuk është kohë për të heshtur,por është koha,për të treguar ,

    SE NE JEMI SHQIPTAR DHE JEMI TË BASHKUAR.

    Nuk mund të lihen gjërat të kalojnë në heshtje.

    GABIMI ÊSHTÊ GABIM,FAJI ÊSHTÊ FAJ. Ai që e ka bërë duhet të pergjigjet para popullit të tij..

    Ndaj u bëj thirrje nëpermjet këtij mesazhi,komuntetit katolik shqiptar në famullinë ,ku është Dom Anton Kcira,të na sillni sqarime të hollsishme për këtë skandal.
    Nëse keni patur pambuk në veshë kur ka folur,Dom Anton Kcira,jua dërgojmë inxizimin,që tashmë ka pushtuar internetin.
    Në asnjë një mënyrë një predikues i fesë,nuk mund të bëjë diktatorin,sikur në atë incizim,ku u thotë pjesemarrësve, nëse doni rrini ,nëse jo dilni jashtë. Të ofendosh dhe te bësh diktatorin,atë vetëm Enver Hoxha e ka bërë e ai shkoi e nuk është më.

    Ndaj ,do ju kisha lutur që ta merrni seriozisht këtë mesazhin tim,sepse ky skandal është një plagë e thellë për të gjithë ne shqiptarët.ndaj duhet ndalur dhe marrë qëndrin ndaj këtij rasti me precident të vecantë.


    Mbetëm me shprese ,se në ditët në vazhdim,ky mesazh do të percillet dhe pse jo dhe në dorën e Dom Anton Kcirës dhe ti kërkojë të falur popullit shqiptar,për fjalët e tija ofenduese,

    NDAJ MEJE,NDAJ TEJE,NDAJ TE GJITHVE NE.

    Me respekt

    Luigj Shkodrani

  19. #219
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    O bir kurve un nuk fliqem fare as ne nenen tende e as ne motrat tua,qojav myslimanve me mjekrra se i ke per qejf bre biri i kurves
    Hahahhaha fjala ke për Nanen tane edhe motrat tua si the? nuk po don me ardh mi marr ok hej a ta qeli ni puf me to se po u punojkan fort

  20. #220
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar më parë nga Kasumi Lexo Postimin
    Ne komunen e Skenderajt perkatesisht ne fshatin Marine komunaret mbyllen xhamin ,shume po rropaten qytetaret e Skenderaj ne njeren ane dhe fshataret e Marines per kete problem ngase te paret nuk e deshirojne imamin nga Elbasani ndersa fshataret thojne se i ka ndihmuar hoxha madje edhe kanalizimin dhe mjete te tjera ka ndare per keta banore ...,

    Edhe mire kane bere qe e kane mbyllur.
    Ne Kosove p.sh.ka fshatra qe nuk i kane nga 10 shtepi dhe i`u eshte ndertuar xhamija.Nuk jam per diskriminim fetar,mirepo nuk jemi dhe nuk kemi qene kurre ne shqiptaret aq fetar te devotshem.Pas luftes jemi bere ,me ardhjen e organizatave te ndryshme "humanitare" dhe me qellim te predikimit te fese.Ne kemi qene musliman edhe para lufte dhe nuk mbusheshin xhamite as me nga 4 veta.Ashtu eshte edhe tash perveq disa fetareve te devotshem.
    Me kujtohet ne kohen kohen e luftes kur ishin perndjekur shqiptaret dhe ishin vendosur neper kampe refugjatesh,ushtaret dhe organizatat humanitare ndertonin neper keto kampe kisha dhe xhamija te improvizuara ne tenda,duke menduar se shqiptaret jane fetare te medhenj,dhe pasi i ndertonin e shihnin se nuk hynte kush ne to.
    Para se te jemi fetar duhet te jemi human,te njerezishem.

    Pse organizatat "humanitare"nga vendet arabe nuk investuan askund ne hapje te ndonje fabrike prodhimi ose diqka te ngjashme,por vetem ne xhamija.Muslimani i devotshem mund te falet edhe nen hije te lisit,nuk i duhet xhamija kur ska buke per te ngrene.

Faqja 11 prej 12 FillimFillim ... 9101112 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •