E hape kete teme pasi me behet qefi per Presorin Kreshnik Tartari qe u dekorua me titullin "Mjeshter i Madhe " nga presidenti Bamir Topi .
Ndjehem krenare te kem qen nje nxenese e tij prandaj e hapa kete teme te urime dhe pershendetje .
Presidenti Topi dekoron trajnerin e mirėnjohur tė volejbollit, Kreshnik Tartari me Urdhrin Mjeshtėr i Madh.
24 shkurt 2010
Presidenti i Republikės, Prof. Dr. Bamir Topi dekoroi sot me Urdhrin Mjeshtėr i Madh, trajnerin e mirėnjohur tė volejbollit pėr femra, Kreshnik Tartari me motivacionin: Pėr kontribut tė rėndėsishėm nė zhvillimin e sportit shqiptar, si trajner dhe drejtues i shquar i volejbollit.
Nė ceremoninė e mbajtur me kėtė rast, ishin tė pranishėm tė afėrm, kolegė, sportistė, figura tė tjera tė shquara tė volejbollit shqiptar, Zonja e Parė Teuta Topi si dhe Drejtori i Kabinetit tė Presidentit tė Republikės, Dashamir Xhaxhiu, Kėshilltari pėr Shėndetėsinė, Arsimin dhe Kėrkimin Shkencor, Maksim Cikuli, etj.
Pasi i dorėzoi zotit Tartari Urdhrin e lartė Mjeshtėr i Madh, Kreu i shtetit shqiptar u shpreh: Natyrisht qė kam ardhur me shumė dėshirė sot nė kėtė aktivitet jo vetėm pėr tė festuar e inkurajuar fitimin e njė titulli nga vajzat sportiste, qė vijnė me cilėsi tė dyfishta: vijnė si studente shumė tė mira, por edhe si sportiste shembullore. Por ka edhe njė element tjetėr, qė ka tė bėjė me ju, zoti Tartari, jo vetėm njė njeri i shquar i sportit shqiptar, njė njeri intelektual; njė njeri qė e ke tė vėshtirė ndoshta pėr ta pėrcaktuar dhe nė motivacion kjo shprehet me titullin mjeshtėr: si sportist, si trajner, pikėrisht kėto tė dyja janė shumė kompatibėl me tė gjitha vlerat qė ju keni si njeri, si intelektual, si professor. Pra nga kjo pikėpamje jo vetėm qė se pata tė vėshtirė, por isha shumė i motivuar qė kėtė titull tjua akordoj me shumė dėshirė nė vijim tė shumė propozimeve qė kanė ardhur pėr ju. Kėshtu qė me kėtė rast dėshiroj tju uroj jetė tė gjatė, njė jetė tė gjatė me aktivitet, sikurse po theksohet edhe nė kėtė moment shumė tė rėndėsishėm, sepse ju padyshim jeni krenaria e volejbollit shqiptar. Jeni krenaria, sepse keni pasur njė karrierė shumė tė gjatė qė ofron vetėm cilėsi, gjė pėr tė cilėn ne kemi nevojė sot. Kemi nevojė natyrisht pėr masivitet, por kemi nevojė nė radhė tė parė pėr cilėsi dhe kėtė ju e keni ofruar, po e ofroni nė njė universitet, i cili po jep shenjat e para tė njė experience qė ndoshta ėshtė mė shumė amerikane, ku bėhet me shumė interes kampionati i basketbollit amerikan, i basketbollit tė universiteteve. Pra kėto janė vetėm shkėndijat e para. Shoqėria jonė ecėn pėrpara natyrisht. Shumė evenimente tė reja do tė kemi nė tė ardhmen, gjėrat nuk vijnė menjėherė. Vijnė nė radhė tė parė me njė progres hap pas hapi. Njė pjesė e kėtij progresi mund tė quhet edhe revolucion pjesė e tė cilit jeni edhe ju zoti Tartari. Dhe kjo mė jep kėnaqėsi dhe jam i bindur qė bashkė me fjalėt e mia, ofrohen edhe tė gjitha ato ndjesi qė kanė kolegėt tuaj, kanė ata qė kanė luajtur sport me ju, ata qė ju i keni drejtuar dhe sė fundmi kėto studente, tė cilat sot po demonstrojnė qė dinė ti bėjnė tė dyja: tė shkollohen nė njė universitet cilėsor dhe nga ana tjetėr tė fitojnė edhe trofe nė sport. Urime edhe njėherė!
Nė fjalėn pėrshėndetėse me kėtė rast,z. Kreshnik Tartari shprehu mirėnjohjen e thellė pėr kėtė nderim nga ana e Presidentit Topi, i cili ėshtė nė radhė tė parė njė vlerėsim pėr breza tė tėrė trajnerėsh dhe volejbollistėsh shqiptarė, qė e kanė ngritur kėtė lloj tė sporteve me dorė nė nivelet mė tė larta tė pėrfaqėsimit ndėrkombėtar.
http://www.president.al/shqip/info.asp?id=5660
Krijoni Kontakt