Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 102
  1. #21
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    DonEndri!

    1) Nuk e ke gjet ende? Ja shih sinqeritetin e demokrateve "te rinj" (dmth si Xhon Turqit), duan ta rinovojne mentalitetin fantastik (anadollak te vjetersum) me po ate fantazi.

    Edhe me e keqja eshte se nder to ka edhe nga ata qe e quajne veneten se i takojne "te sinqerteve"

    2) Mundesia e dyte, Don_Endri, eshte qe ne nje vend si Shqiperia, me mentalitete jo me teper tolerante e te lira, se sa ato aziatike afganeze, ta kerkosh te verteten midis atyreve qe shpallen armiq. Kjo eshte nje metode efikase, e mundeshme per te verteten.

    3) Mundesia e trete eshte mos ta gjesh hic!...

    and all this should be for sure, "The Greek's fault". But even if we call it "Greek's fault" and not the Albanians one, again that's a sign of unity among the greeks, because dispersed people can not have a common fault...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 18-02-2003 mė 13:31

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Pelasgian
    Anėtarėsuar
    16-06-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    391

    I kujte eshte faji

    Fajin nuk mund tia mveshim askujte.

    Ate qe Greket bene eshte normale, mbrojtja e interesave kombetare. Per kete arsye sot mburren me ate qe kane korre.

    Por ne qe nuk mbrojtem interesat kombetare nuk kemi qka te korrim. Aren tone e korren Greket. Ne sot po mundohemi tu thojme Grekeve nese ka mundesi ta korrim aren tone.

    Po e kujte eshte ara?

    Me siguri nuk eshte 100 % e Grekeve. Normal as 100% e Shqiptareve. Ne jemi te knaqure me pjesen qe na takon.

    DON_Endri

    Cila eshte e verteta? Cili njeri ne kete bote e di te verteten? Qka eshte e verteta?

    Vetem krijuesi i te gjithave boterave mund ta dije. Askush tjeter.

    Nderime,

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e gladiator
    Anėtarėsuar
    12-02-2003
    Vendndodhja
    Iliria
    Postime
    217
    O cuna nuk eshte mire te ofendojme njeri -tjetrin
    se jemi te gjithe vellezer;
    secili ka mendimin e vet ,dhe kini pak me teper respekt
    drejt mendimit te tjeterit ;

    Faleminderit;

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Lekė Rezniqi
    Anėtarėsuar
    06-06-2002
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    240

    Leka i Madh

    Tė nderuar miq, ju anėtarė tė Forumit,

    kisha dashur t'i them dy fjalė.

    Kėtė temė e kam hapur (me gjithė respektin Z. Moderator) vetėm e vetėm pėr tė zbardhur prejardhjen e Lekės sonė tė Madh, pėr t'i hudhur poshtė njėkohėsisht "dokrrat" sllave se ai ka qenė joshqiptar.

    Ju falėnderoj tė gjithėve pėr shkrimet tuaja kėtu dhe interesin, por edhe kritikat nuk mungojnė.

    Kisha dashur tė ju lus.

    A do tė kishit mundur qė ofendimet e tilla grek e fundamentalist t'ia thoni njėri-tjetrit pėrmes postave elektronike personale?

    Leka nga Prishtina
    Ti Shqipėri mė jep nder mė jep emrin Shqipėtar.

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-04-2003
    Postime
    197
    aleksandri i madh ishte gjysem maqedon dhe gjysem ilir.eshte e pamundur qe ai te kete qene me gjak grek ,pasi e pushtoi greqine e asaj kohe por pjesen ku nena e tij ish lindur ,ku sot eshte zona e myzeqese ai nuke preku fare gje qe deshmon se ishin njerezit i tij qe jetonin aty.thuhet ne biografine e aleksandrit qe ai kishte shume tipare te nenes se tij ,njera nga to ishte i forte dhe me tipare barbari.kjo tregon qe ai ishte shqiptar pasi iliret ishin te tille ,pra barbare.gjithashtu leku shqiptar e ka marre emrin nga aleksandri i madh.dhe turqit kur ja vune emrin skender qe dmth aleksander ,ndoshta e dinin qe ai ishte pjeserisht shqiptar.epiri eshte emer shqiptar qe dmth e pire ,e ka fjalen per token e shqiperise se asj kohe.edhe tani zona e myzeqese eshte akoma kenete qqe deshmone se greket e quajten ate epirus sipas pozites gjeografike .shqiptaret gjithmone kane jetuar ne tokat e tyre ,dhe asnjehere s'kane levizur.nuk ka prova dhe fakte ose thenie qe aleksandri i madh eshte gjysem grek.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anėtarėsuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    leka nenen e ka pasur nga epiri babin nga maqedonia,,epirotet,maqedonet she illiret (shqiptaret te sotem) kane qene kusherinje, greket te gjithe ketyre i thoshte BARBAR pra jo grek...ne ate kohe nuk kishte sllave dhu une mendoj se vetem mund te ishte shqiptar!!! kaq keto jane mendimet te mia ju respektoi te gjithe ...Urime
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  7. #27
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Qendi
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    2,102
    Aleksandri i Madh nuk ka qenė grek, siē kuptohet nga filmi i Oliver Stone-it. Faktet tregojnė se ai ka qenė shqiptar

    Aleksandri i Madh dhe Shqipėria


    James Wm. Pandeli

    Nuk ėshtė e habitshme qė producentėt apo historianėt nuk kanė mundur tė "pushtojnė" gjithė figurėn e Aleksandrit tė Madh. Para sė gjithash, nėna e tij ka qenė nga fisi i ilirėve (shqiptarėve). Emri origjinal i Maqedonisė ka qenė "Emathia" qė nė shqip do tė thotė "vendi i madh", prej tė cilit u quajt edhe Aleksandri i Madh. (E njėjta gjė ka ndodhur edhe me Kostandinin e Madh, Justinianin e Madh, pra nga e njėjta krahinė e Maqedonisė. Ndonjėherė krahina, ka qenė mė gjithėpėrfshirėse nė periudhėn Romake).
    Pėr tė kuptuar figurėn e Alaksandrit si njė ushtarak, nevojitet vetėm tė shohėsh brezat e mėvonshėm tė ilirėve. Literatura shqiptare kur flet mbi Perandorinė Otomane pėrmend familjen e Qyprillinjve, me origjinė nga Shqipėria.
    Nė Greqi, nė fillim tė 1800-ės, Lord Bajroni, dėshmon qė familjet shqiptare, kanė luftuar pėr pavarėsinė e Greqisė dhe presidenti i parė grek, ka qenė George Kondouriti nga Hidra nė Shqipėri. Nė Egjipt, Mehmet Aliu i cili e shpalli veten Mbret nė fillim tė 1800-ės, ka pasur njė origjinė tė errėt shqiptare. I pari kryeministėr nė Itali, Francesco Crespi, ka qenė shqiptar.
    Duhet tė jetė e vėshtirė tė ndryshosh tė kuptuarit e Aleskandrit tė Madh si grek, por bėhet fjalė vetėm pėr njė krijim dhe jo pėr fakte. E vėrteta duhet nxjerrė dhe duhet kuptuar qė Aleksandri i Madh, ka qenė njė ilir (shqiptar) dhe kėrkimet e bėra dėshmojnė pėr karakteristikat etnike tė shqiptarėve gjatė shekujve. Kėrkohet njė mjeshtėri e dukshme pėr tė futur nė film dhe nė libra dritėn e vėrtetėsisė. Audienca duhet me tė vėrtetė tė njohė faktet dhe jo fiksionin.

    Marrė nga agjencia Sun-Sentinel
    Florida

  8. #28
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Qendi
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    2,102
    Aleksandri i Maqedonisė

    Aleksandri i Maqedonisė, gjigandi sa i frikshėm, aq dhe i butė



    Ishte vetėm 20 vjeƧ dhe nė zemėr kishte njė cmirė tė pamatė. Aleksandri, i edukuar nga filozofi Aristotel, u ushtrua nė armė dhe politikė tė pėrgjithshme nga i ati, me njė inteligjencė dhe energji tė paparė krijoi njė perandori botėrore. Sapo hipėn nė fron ai rikonfirmon tė drejtat qė gėzonte mė parė i ati, komandant suprem i ushtrisė. Kėshtu qė ai kėrkon t'u demonstrojė menjėherė popujve tė nėnshtruar se vdekja e babait tė tij, Filip nuk e kishte zbutur forcėn e Maqedonisė: Shtypi pa mėshirė njė rebelim nė Iliri dhe banorėt e Tebės i shiti si skllevėr. Shembulli ishte i mjaftueshėm pėr tė gjitha konfederatat e tjera dhe pa ndonjė shqetėsim ai mund ti kushtohej luftės kundėr Persisė. Nė pranverėn e vitit 335 pas lindjes sė Krishtit, Aleksandri i drejtohet Sirisė dhe nė Isso pėrballet me ushtrinė e mbretit persian Dario III. Aziatikėt ishin superiorė nė numėr, megjithatė u sulmuan keq nga maqedonasit saqė Dario shpėtoi me arratisje. Para se tė penetronte nė brendėsi tė Azisė ai dėshironte tė sigurohej mbi forcėn e tij qė kishte njė pjesėn mesdhetare. Penetroi nė Egjipt, mori pjesėn e djathtė tė deltės sė Nilit dhe themeloi njė qytet, Aleksandrinė. Nga Egjipti, Aleksandri u rikthehet qėllimeve tė tij, sfidon sėrish mbretin Dario dhe merr Guaguamelėn nė Mesopotami. Me kėtė fitore bien nė duart e tij Babilonia, Susa e Persepoli. Duke ndjekur Darion Aleksandri penetron nė Media. Maqedonasi nuk e ndjek drejtpėrsėdrejti persianin, por preferon tė ruajė shpatullat dhe kontrollin nė det. Refuzon vazhdimisht tre propozimet e bėra nga Dario III dhe ia ndalon diplomacisė sė Ligės sė Korintos tė ndėrhyjė pėr paqen. Duke kaluar Tigrin dhe Eufratin vdes gruaja e Darios, e burgosura e Aleksandrit. Mbreti persian i ofron gjeneralit vajzėn e tij dhe gjysmėn e mbretėrisė, por vjen njė tjetėr refuzim.

    Aleksandri i Madh reklamohet si mbret arkemenidas, pse jo bir i Zeusit, i cili zhdukte pesimizmin e ushtarėve me anė tė karizmės sė tij. Ai drejtohet nė Baktriana ku mbreti Dario mbahej i burgosur dhe e vret, tė cilin e varros mė pas me tė gjitha nderet maqedonase. Hegjemonia e tij shtrihet nė Lindje ku pėrvetėson njė numėr tė madh qytetesh qė mbajnė emrin e tij pėr tė kontrolluar territorin (Aleksandria e Kaukazit, Aleksandria nė Dragianė, Arkosietj).

    Nė vitin 323 pas lindjes sė Krishtit vdes Ectabana Efestione, pėr tė cilin thuhej se ishte i dashuri itij. E shkėpusin me mund nga kufoma e Efestiones dhe Aleksandri i Madh jo vetėm qė i organizon njė nga funeralet mė solemne, por rreh dhe mjekun qė nuk mundi ta shpėtonte. Pas vdekjes sė Efestiones Aleksandri nuk ėshtė mė i njėjti. Nė tė njėjtin vit i pėrfshirė nga njė dhimbje e madhe, gjenerali i madh maqedonas vdes nė Babiloni. Nė kėtė periudhė ai po projektonte pushtimin e Kartagjenės.

    Filmi, njė baladė pėr mė tė guximshmin

    Historia e filmit ā€œAleksandri i Madhā€ me regji tė tė madhit Oliver Stone ėshtė njė baladė mbi njė njeri tė guximshėm, tė vendosur dhe tepėr ambicioz, njė pushtues i paparė i cili nė moshėn 32 vjeƧare kishte ngritur perandorinė mė tė madhe qė bota kishte parė ndonjėherė. E shkuara dhe e tashmja takohen pėr ti dhėnė formė misterit tė protagonistit, mbajtėsit tė triumfit dhe tragjedisė me tė cilat bashkohen kujtimet e fėmijėrisė dhe, fuqia e Aleksandrit qė rritet Ƨdo ditė me njė pushtim tė ri dhe shtrirje tė perandorisė sė tij s'janė tjetėr, veƧse keqardhjet dhe shkatėrrimi i tij pėrfundimtar. Jepet gjithƧka, duke nisur qė nga rinia e tij e mbushur me ėndrra pėr lavdi dhe aventura deri tek vdekja e vetmuar dhe e mistershme, nga marrėdhėniet e tij tė rrėmujshme me prindėrit; njė mbret i fuqishėm dhe njė mbretėreshė e cila do ta sjellė tė birin nė fron me Ƨdo kusht, deri tek shoqėria e ngushtė me njė shok armėsh. Kjo ka bėrė qė Aleksandri i Madh tė shndėrrohet nė njė legjendė tė vėrtetė. SiƧ ka shkruajtur Virgjili: Fati favorizon tė guximshmit. Dhe asnjė pėrandor apo mbret nuk ishte ndjekur kaq shumė nga fati, pra nuk kishte qenė kaq i guximshėm sa Aleksandri i Madh!

    Pas polemikave tė lindura nga filmi i Oliver Stone, del njė libėr mbi pasionet e qeverisėsit maqedonas. Ka pasur shumė gra por mė shumė ka dashur njė ushtar.

    Por atėherė ky Aleksandri i Madh ishte homoseksual apo jo? Kolosali i Oliver Stone kushtuar pushtuesit maqedonas, prezantohet nga Kolin Farrel, i tėri biond, i cili ka ngritur pluhur mbi njė debat qė ėshtė mes historisė dhe thashethemeve.

    59 vjeƧari, Oliver Stone kthehet me njė film mbi jetėn dhe veprimtarinė e Aleksandrit tė Maqedonisė. Por Stone ka sqaruar gjithƧka nė njė intervistė tė tijėn. ā€Mė janė dukur interesante shumė fakte tė historisė mbi Aleksandrin i cili nuk u josh prej shumė femrave tė bukura qė iu ofruan deri sa takoi Roksanėn me tė cilėn lindi dhe njė djalėā€. Pyetjes nėse mund tė hiqej njė paralele mes Aleksandrit tė Maqedonisė dhe Stalinit, Stone i ėshtė pėrgjigjur me siguri tė plotė: ā€œJo. Kjo ėshtė absurde. Nuk egziston ndonjė histori e Stalinit qė tė qajė mbi ndonjė viktimė tė tijėn. Aleksandri kishte njė politikė pėrfshirėse Ƨka do tė thotė qė dėshironte tė aneksonte shumė vende, por respektonte kulturėn dhe zakonet e tyre, nuk pėrpiqej ti shndėrronte ata nė Greqi apo Maqedoni. Aleksandri i Madh ndiqte njė politikė qė bashkonte nė ndryshim nga Stalini qė izolonteā€.

    Kush fshihet pas ushtarit?! Njė libėr dhe njė film pėrballė

    Ć‹shtė pikėrisht dita nė tė cilin filmi do tė zbarkojė nė kinematė shqiptare, d.m.th 2 janari, ditė nė tė cilėn del nė librari njė libėr i gazetares Valeria Palumbo me titull ā€œGratė e Aleksandrit tė Madhā€, me historitė e dashurisė dhe pasioneve tė qeverisėsit mė tė madh qė njeh historia.

    Libri bazohet nė ā€œrikonstruksioninā€ historik dhe tregimin e njerėzve qė ndanė jetėn me tė. Mbret i Maqedonisė, vetėm 20 vjeƧ, zoti i njohur nga bota 23, Aleksandri arriti tė krijojė perandorinė mė tė madhe dhe tė pasur qė ishte parė ndonjėherė, njė potencė gjigande qė shtrihej nga Ballkani deri nė Himalaje, nga Greqia nė Afganistan, nga Siria nė Irak dhe Iran. Por kush fshihet pas ushtarit? Kjo ėshtė Ƨėshtja qė trajton libri i Palumbos. Fjalėt e nėnave, motrave, nuseve dhe tė dashurave, pėrmblidhen nė tėrheqjen dhe pasionin e njė burri dhe tė epokės sė tij.

    Gjen kėshtu hapėsirė afeksioni i Aleksandrit tė Madh pėr nėnė Olimpiadėn, vlerėsimi pėr konkubinėn e rafinuar dhe tepėr elegante, Barsine dhe pasioni pėr gruan e tij shumė tė bukur Rossane. Po kėshtu dhe pėr nėnėn adoptive Candace, tė dashurėn e tij Taide, kurtizanen athineze, Sisigambi, nėnėn e mbretit persian Dario. Pėr tė mbėrritur natyrisht tek Efestione, dashuria e tij mė e madhe, shok i mijėra betejave. Aleksandri dhe Efestione njė bashkim shumė i fortė, njė raport mes dashurisė dhe miqėsisė sė thellė qė nuk e pėrjashtonte kontaktin fizik. Domethėnė libri pėrmbledh biseksualitetin e ushtarit brenda njė kulture erotike nė tė cilėn marrėdhėniet mes meshkujve kishin njė vlerėsim tė caktuar dhe tė pranueshėm nga shoqėria. Madje ata ndėrtonin njė formė tė edukimit sentimental. Dhe tė kishte njė lidhje afektive mes meshkujsh nuk do nėnkuptonte asgjė tė keqe. Madje ishte mė puritane se Amerika e Bushit, ku filmi pėsoi shumė prerje dhe hasi nė shumė pengesa tamam pse nuk fshihte anėn biseksuale tė Aleksandrit. Por si ka reaguar regjisori Stone. ā€œUnė nuk jam gazetar politik, por njė dramaturg dhe faktet historike me intrigojnė. Megjithatė shpresoj qė Bush i cili fitoi sėrish zgjedhjet tė pėrmirėsohet. Ku i dihet? Gjatė mandatit tė dytė ndodh qė njerėzit tė bėhen mė tė zgjuar. Shikoni pėrshembull Reganin i cili ishte njė nga antisovjetikėt mė tė mėdhenj. Mund tė thuhet pa frikė se ėshtė pėrgjegjės pėr pėrfundimin e luftės sė ftohtė. Domethėnė nėse ndryshoi Regan pėrse mos tė bėjė tė njėjtėn gjė dhe Bush?!ā€.

  9. #29
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Qendi
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    2,102
    Emri Aleksandėr
    Fare e lehtė. Shqyrtojmė emrin e tij, i cili vjen nga pellazgjishtja e Homerit. Tek Iliada, Homeri thotė se mbreti Priam (Prij + jam, jam ai qė prij) kishte njė vajzė me emrin Kasandra, e cila parashikonte tė ardhmen dhe kur do tė lindte djali, e ėma pa njė ėndėrr, nė tė cilėn vajza parashikoi qė ai do tė shkatėrronte gjithė botėn nga luftėrat. Dhe meqė kjo ishte njė ėndėrr e keqe, djalit ia vunė emrin Aleksandėr. Pra, Aleksandėr (a lig andėr) njė ėndėrr e lig, e keqe. Pra, emri i tij jep mė qartė qė ai vinte jo vetėm nga familje me prejardhje pellazge(paraardhėsit e Ilirėve), por edhe qė emri i tij shqipėrohet vetėm me Shqipen e sotme dhe me as njė gjuhė tjetėr nė botė.

    Nuk duhen ngatėrruar vėndasit e asaj kohe me Maqedonsat e sotėm, megjithėse ai vend quhej Maqedoni tamam si sot. Po dikur, deri para shekullit VII-XI kur ndodhėn edhe ardhjet masive sllave nė Ballkan, Maqedonia ishte e populluar me ilir, ndėrsa tani me shqiptar dhe sllavė.

    p.s Kjo na jep tė kuptojmė se Alexander ishte shqiptar.

  10. #30
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Qendi
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    2,102
    Leka i Madh

    Djal i mbretit Filip II i Maqedonisė dhe priceshės Myrtale, qė pas martesės u quajt Olimpia, e bija e Neoptolemit tė Epirit. Nga e ėma, ishte shumė i bukur, ai kishte fituar karakter tė fortė sundimtari kurse nga Aristoteli, mėsuesi i tij maqedonas, dijen dhe kulturėn mbi qyteterimet e vjetra. Ai e kaloj edhe njė pjesė tė fėmijėrisė sė tij, te dajua nė Epir. Aleksandri adhuronte jashtė mase Akilin, stėrgjyshin nga e ėma. Gjatė tėrė jetės e ėma e drejtonte nė rrugėn e lavdisė sė pėrjetshme. Olimpia i thoshte shpesh: “Ti je si Akili, i dėnuar nga madhėshtia jote”. Jeta e tij u ndėrlikua kur Filipi, i sapo ndarė nga Olimpia, bėri njė djalė tjetėr me gruan e re, Euridiēen. Atėherė, kur froni pėr tė nuk ishte mė aq i sigurtė, u largua bashkė me tė ėmėn nė pallatin mbretėror tė Epirit ku festoi edhe martesėn e dajės sė tij, mbretin i Epirit, tė atin e Pirro Burrit (Epirit). Mė pas shkoi nė Iliri pėr tė organizuar njė paraqitje tė armatosur kundėr tė atit, qė kishte ndėr mend t’ia linte pushtetin djali tė tij tė dytė. Pak kohė pas largimit Filipi II vritet dhe Aleksandri u shpall mbret, sepse djali i dytė ishte ende foshnje.

    Nė ato kushte Aleksandri vendosi tė vinte nė jetė planin e tė atit, pėr pushtimin e Azisė. Pėr kėtė i hodhi sytė perandorisė mė tė madhe tė kohės, Persisė. Kaloi nė Azi me ushtri tė vogel, por mė e stėrvitura e kohės. Pushtoi sė pari qytet-shtetet e Azisė sė Vogėl, sė bashku me Egjiptin. Mė pas u pėrball me Persinė, me mbretin Dari III nė tre pėrleshje. E parė u bė nė vitin 331 para epokės sonė nė Isos, kundėr njė ushtrie dy herė mė e madhe nė numėr. E dyta nė Gaugamel nė vitin 329, pra dy vjet mė vonė, ku ushtria perse kishte 250 mijė njerėz ndaj 40 mijė te trupave te tij. E fundit ishte nė Granikė. Nė tė tre pėrleshjet Aleksandri pati tre fitore tė jashtėzakonshme! Perandoria mė e madhe e kohės u rrėzua nga njė burrė i vetėm! Pas pushtimit tė Persisė, Aleksandri u drejtua edhe mė nė lindje, drejt Indisė, nė kėrkim tė fundit tė botės. Njė pjesė e ushtarėve mbetėn nė ato vise dhe pasardhėsit, ndonėse kanė kaluar 22 shekuj, krenohen me atdheun e tyre tė parė. Pushtoi edhe shumė vise nė Indi dhe Azinė Qėndrore, por nuk arriti tė realizonte ėndrrėn e tij dhe u detyrua tė tėrhiqet. Kjo pėr arsye se ushtarėt e tij u lodhėn nga 8 vite lufte tė pandėrprerė. Pėr t’i dėnuar ushtarėt, Aleksandri zgjodhi kthimin mė tė vėshtirė, ndaj njė pjesė vdiqėn rrugės. Asnjė ushtri nė botė nuk kishte vuajtur kaq shumė gjatė tėrheqjes, pėrveē asaj tė Napoleonit, prej kthimit nga Rusia mė 1812. Nė kohėn kur po pėrgatiste njė ekspeditė tė re pėr tė pushtuar tėrė botėn perėndimore, temperatura e lartė e shtriu nė shtrat dhe pas nėntė ditėsh vdiq, nė vitin 325 para erės sonė. Aleksandri i Madh ka mbetur nė kujtesė me rininė e pėrhershme, si stėrgjysh Akili, idhulli i tij. Burrat qė kanė bėrė historinė nė vitet e mėvonshme si: Pirroja Burri i Epirit, Napoleoni arbėresh e shumė tė tjerė, e patėn Aleksandrin shembull tė tyre. Shqiptarėt kanė tė drejtė tė krenohen me kėtė hero legjendar. Ai nė flamurin e Maqedonisė mbante shqiponjėn 2-krerėshe, tė cilėn e mbanin edhe Epiriotėt dhe Ilirėt. Deri mė sot, vlerėsohet si njeriu qė ka patur pasurinė mė tė madhe tė botės. Ai shkeli tre kontinente dhe mbasi u kthye nga India, kishte njė ėndėrr qė tė bashkonte Evropėn, Azinė dhe pjesėn veriore tė Afrikės nė njė Shtet tė vetėm. Ai u martua me Roksanėn dhe lindi njė djalė qė i vuri po tė njėjtin emėr. Nė tė gjithė botėn qė ai shkeli ndėrtoj 10 Aleksandri. Ishin qytete tė mėdha pėr kohėn, nė tė cilat ai la qytetėrimin ilir nė to. Prandaj, nė ato vende ka akoma edhe sot shumė fjalė ilire.

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-01-2008
    Postime
    35
    Me fal Qendi, por do doja te beja disa pyetje, per teorin e siperpermendur, per prejardhjen e emrit aleksander. Me lart shkruan se "Tek Iliada, Homeri thotė se mbreti Priam (Prij + jam, jam ai qė prij) kishte njė vajzė me emrin Kasandra, e cila parashikonte tė ardhmen dhe kur do tė lindte djali, e ėma pa njė ėndėrr, nė tė cilėn vajza parashikoi qė ai do tė shkatėrronte gjithė botėn nga luftėrat. Dhe meqė kjo ishte njė ėndėrr e keqe, djalit ia vunė emrin Aleksandėr".Per ke aleksander ben fjale?? per Aleksandrin e madh?? Nje pyetje tjeter qe do doja te beja eshte, se ku ke lexuar per kete teori te prejardhjes se emrit aleksander? Ndersa pyetja e trete qe do doja te beja, eshte per te gjithe...dhe cili do te me jap nje mendim, per prejardhjen e emrit Alenksander nga greqishtja e lasht. Ne baz te greqishtes se lasht emri aleksander (Aleksandros- ne greqisht) eshte nje emer i perber, prej 2 emrash. Nga emri Aleks (greqisht "Aleksios") dhe emri andros (Aleks-andros). Ne baz te greqishtes se lasht emri Aleksios to te thote Mbrojtes (gje qe te cilem e gjejme dhe ne greqishten e sotme, ne disa fjale te perbera si, Aleksiptoto--parashut, Aleksisfero -- Kundraplumb, Aleksikerayno---mbrojtes Rufeje). Ndersa emri andros eshte fjala e shume njohur akoma de ne greqishten e sotme Andras - Burre. Pra emri Aleksandros (qe kur e latinizojme, Aleksander) do te thote, Burrembrojtes.
    Pra si thoni...mua me duket se nga greqishtja e lasht, emri sqarohet me mire.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Nick_ : 29-01-2008 mė 11:10

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Nga emri Aleks (greqisht "Aleksios") dhe emri andros (Aleks-andros). Ne baz te greqishtes se lasht emri Aleksios to te thote Mbrojtes (gje qe te cilem e gjejme dhe ne greqishten e sotme, ne disa fjale te perbera si, Aleksiptoto--parashut, Aleksisfero -- Kundraplumb, Aleksikerayno---mbrojtes Rufeje). Ndersa emri andros eshte fjala e shume njohur akoma de ne greqishten e sotme Andras - Burre. Pra emri Aleksandros (qe kur e latinizojme, Aleksander) do te thote, Burrembrojtes.
    Pra si thoni...mua me duket se nga greqishtja e lasht, emri sqarohet me mire.
    Aleksisfero-Kundraplumb Ketu ruaju nga italianet sepse do thone plumb=ferro (hekur) dhe do dale emer italian

    Duke ecur ne linjen tende te interpretimit, i bie qe trojnet dardane (shqiptaret e sotem), te flisnin greqisht, gje qe eshte krejtesisht e papranueshme, pasi trojanet dhe akejt kishin zoter pellazgjike ndersa greket erdhen shume me vone se lufta e trojes ne Ballkan...
    Pse kane ngjashmeri si emra?
    Sepse Kasandra dhe Aleksandr duken 50% identike.

    POR, ka nje problem te vogel.

    Apolloni mallkoi Kasandren TROJANE. Mallkimi i saj ishte qe te shikonte perjtesisht enderra parashikuese dhe te mos i besonte askush ato qe ajo parashikonte. Arsyeja e mallkimit dhe fabula e zhvillimit te asaj historie eshte gje tjeter, prandaj nuk po zgjatem.

    Vijme te Leka. Sot e perjet, ka toponime pafund te emrit qe sapo shkruajta LEK-nga veriu ne jug te Shqiperise.

    E ema e lindi e mbarsur nga nje enderr, jo nga nje nderzim natyror. Del perseri ne skene fjala Ander(r). Pra "antiplumbi" grek nukeshte as ne afersi te shpjegimit te misticizmit qe mbart emri i LeksAnder.

    Ky shpjegim thjesht per hir te emrit qe mban TI; te cilin e ke nick..e, qe ironikisht ngjan me historite e dikurshme "virtuale" ku nickname eshte prezantimi funksional/hipotetik/ANDRRIMTAR qe ti apo une apo cdokush tjeter i ve vetes.
    NDERSA, emri i vertet, eshte krejt tjeter. Keshtu edhe ne rastin e Aleksandrit, i cili emrin e vertete e ka Meryamun . Emer te cilin e gjen ne Egjypt dhe ne Shqiperi (ne formen Mirjam ose te transfromuar edhe ne Merjeme). "MER" eshte ne forme dialektore shqip "MIR"
    Edhe sot, shqiptaret e perdorin ne te folur si psh:
    " Ēish ban"
    "MER jam"

    ....
    ne rregull?
    Ti Ēish ban, A jei Mer?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BARAT : 29-01-2008 mė 11:44

  13. #33
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Qendi
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    2,102
    Me fal Qendi, por do doja te beja disa pyetje, per teorin e siperpermendur, per prejardhjen e emrit aleksander. Me lart shkruan se "Tek Iliada, Homeri thotė se mbreti Priam (Prij + jam, jam ai qė prij) kishte njė vajzė me emrin Kasandra, e cila parashikonte tė ardhmen dhe kur do tė lindte djali, e ėma pa njė ėndėrr, nė tė cilėn vajza parashikoi qė ai do tė shkatėrronte gjithė botėn nga luftėrat. Dhe meqė kjo ishte njė ėndėrr e keqe, djalit ia vunė emrin Aleksandėr".Per ke aleksander ben fjale?? per Aleksandrin e madh?? Nje pyetje tjeter qe do doja te beja eshte, se ku ke lexuar per kete teori te prejardhjes se emrit aleksander? Ndersa pyetja e trete qe do doja te beja, eshte per te gjithe...dhe cili do te me jap nje mendim, per prejardhjen e emrit Alenksander nga greqishtja e lasht. Ne baz te greqishtes se lasht emri aleksander (Aleksandros- ne greqisht) eshte nje emer i perber, prej 2 emrash. Nga emri Aleks (greqisht "Aleksios") dhe emri andros (Aleks-andros). Ne baz te greqishtes se lasht emri Aleksios to te thote Mbrojtes (gje qe te cilem e gjejme dhe ne greqishten e sotme, ne disa fjale te perbera si, Aleksiptoto--parashut, Aleksisfero -- Kundraplumb, Aleksikerayno---mbrojtes Rufeje). Ndersa emri andros eshte fjala e shume njohur akoma de ne greqishten e sotme Andras - Burre. Pra emri Aleksandros (qe kur e latinizojme, Aleksander) do te thote, Burrembrojtes.
    Pra si thoni...mua me duket se nga greqishtja e lasht, emri sqarohet me mire.
    • Fjala ėshtė pėr Aleksandrin e Madh (Leken e Madh)
    • Burimi ėshtė Kėtu

  14. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-01-2008
    Postime
    35
    BARAT lexova citimin tend, dhe me lindi prape nje pyetje. Cilet qene ata qe vajten dhe pushtuan Trojen?? Dhe kur u shfaqen greket ne ballkan??(me fal pos me kete te fundit me ben te harroj historin qe mesova ne shkolle). E cila thoshte krejtesisht qarte, se lufta qe midis trojaneve dhe grekerve. Ne qofte se keto qe thua ti jane te verteta...ατεηερ nga del emri grek ?....qe deri me sot lidhet me nje fis mjaft te lasht qe ka ekzistuar ne ballkan. E ti munδ ta dish se ku ka βανθαρ ky fis, dηe sa i lasht qe, nga i cili doli emri grek. (a dhe aleksisfero"Αλεξίσφαιρο" nuk e solla si emer te greqishtes se lasht teresisht, thjesht per renjen Aleksi "Αλεξι" )

  15. #35
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Fakt,Nena e Aleksandrit ishte nga fisi ilir i molloseve.
    Fakt.Maqedonasit e asaj kohe nuk flisnin greqisht.........une them se ata ishin ilire....Aleksandrit vete ja mesoi greqishten Aristoteli


    Poshte coins Alexander....Philip....Olympia
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  16. #36
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar mė parė nga Nick_ Lexo Postimin
    BARAT lexova citimin tend, dhe me lindi prape nje pyetje. Cilet qene ata qe vajten dhe pushtuan Trojen?? Dhe kur u shfaqen greket ne ballkan??(me fal pos me kete te fundit me ben te harroj historin qe mesova ne shkolle). E cila thoshte krejtesisht qarte, se lufta qe midis trojaneve dhe grekerve. Ne qofte se keto qe thua ti jane te verteta...ατεηερ nga del emri grek ?....qe deri me sot lidhet me nje fis mjaft te lasht qe ka ekzistuar ne ballkan. E ti munδ ta dish se ku ka βανθαρ ky fis, dηe sa i lasht qe, nga i cili doli emri grek. (a dhe aleksisfero"Αλεξίσφαιρο" nuk e solla si emer te greqishtes se lasht teresisht, thjesht per renjen Aleksi "Αλεξι" )
    Greket jane te vonshem ne ballkan,aty nga shekulli i 3 para krishtit........tek iliada dhe gjithe mitologjia as qe permendet fare emri i tyre,
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  17. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-01-2008
    Postime
    35
    A ka ndonje studim, qe ta thote kete? A ka ndonje unversitet qe ta mbeshtet kete teori(qe Greket erdhen nga shekulli i e para eres sone)? Te tere mund te bejme analiza gjuhesore, historike, e shume te tjera.....pos kur nuk jemi as histurian as linguistik skemi mbaruar...atere ato qe themi jane shume relative.... Keto thote Unversiteti Stanford per luften e Trojes http://www.stanford.edu/~plomio/history.html

  18. #38
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Po lere plako se linke me teori nga me te ndryshmet eshte i mbushur plot interneti,dhe 99.9999% ja fusin kot
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  19. #39
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-01-2008
    Postime
    35
    Plako..!!!!! qe do me thoshnin dhe plako..se prisja Me fal por ketu nuk flasim per kedo, por Stanford University....Pra sja fut kot nje unversitet i tere...si dhe te gjitha unversitet e tjera...por Ti! A dhe libri me titull "Burime te zgjedhura per Historin e Sqiperis, Iliret dhe Iliria te autoret antik" Shkruan per Iliaden. Faqja 2 paragrafi 2. Iliada e cila pershkruan luften e Grekeve kunder Trojes, u formua aty nga shekulli VIII para e. sone........
    Dhe sa per dijeni ky liber si autor ka Unversitetin e Tiranes, Fakulteti i Historise dhe i gjuhesise. Pra kush ja fut kot??????

  20. #40
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    WOOOOW pse universiteti i Tiranes nuk gabon?????lol po u perzie politika me historine,eshte kot muabeti,,,,,,lol emri Grek nuk permendet absolutisht agjekundi deri ne shekullin e 3 para krishtit......ec na sill ndonje fakt ti ku permendet,sille ta shohim,mos na jep linke,se i kerkojme dhe vete
    PS.Iliada flet per akej,kush te tha ty qe akejte ishin Greke?????????lol kujdes me keto gjera
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga land : 29-01-2008 mė 14:12
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Nga jeta e njerzve tė shquar
    Nga DoLpHiN nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 76
    Postimi i Fundit: 16-11-2014, 22:14
  2. Jeteshkrime nga jeta e njerzve te medhej nder shekuj !
    Nga ALBA nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 03-07-2011, 06:33
  3. 2 muaj para zgjedhjeve
    Nga Alienated nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 18-02-2009, 07:16
  4. Testament-Privilegjet” e Aleksandrit tė Madh pėr ilirėt
    Nga Tirana nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-09-2006, 06:16
  5. Jetėshkrime nga njerėz tė menēur!
    Nga Davius nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 164
    Postimi i Fundit: 20-05-2005, 14:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •