Close
Faqja 2 prej 13 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 258
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Kumbara i letrės

    Letra e AAK’sė drejtuar LDK’sė, pėr prishje tė koalicionit me PDK’nė dhe zgjedhje tė parakohshme, nuk piku nga qielli. Kėtij propozimi i ka paraprirė takimi i “fshehtė” mes Eqrem Kryeziut dhe Blerim Shalės e Blerim Kuēit nė Prizren. Kryeziu nuk mohon takimet me ta, por thotė se nuk ėshtė autor as bashkautor i letrės. Lutfi Haziri thotė se nuk ka ditur gjė pėr takimet e Kryeziut.

    Nga Bekim Greiēevci,"Express", mė 26.02.2010 nė ora 8:00

    Kumbara i letrės sė AAK’sė, me tė cilėn propozohej prishja e koalicionit qeveritar dhe mbajtja e zgjedhjeve tė parakohshme nacionale, ėshtė Eqrem Kryeziu, Nėnkryetar i Parė i LDK’sė. Kėshtu sė paku mund tė kuptohet nga fjalėt e zyrtarėve tė lartė tė Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, megjithėse Kryeziu thotė se nuk ėshtė as autor as bashkautor i propozimeve.

    Partia e Ramush Haradinajt, e cila ka bėrė pėrpjekje tė mėdha qė t’i shkurorėzojė partnerėt e koalicionit qeveritar PDK-LDK, pėr t’u rikthyer vetė nė pushtet, duket se u josh nga bisedat me Eqrem Kryeziun para se tė vendoste t’i shkruante letėr presidentit Fatmir Sejdiu.

    Konsultimet - nga tė cilat u hartua letra - janė mbajtur nė javėn e fundit tė nėntorit dhe nė dhjetor, pas disa zhvillimeve qė lėkundėn themelet e Qeverisė sė koalicionit tė Kryeministrit Hashim Thaēi.

    Zyrtarė tė lartė tė Aleancės, nėnkryetari Blerim Shala dhe sekretari pėr organizim, Blerim Kuēi, kanė biseduar nė Prizren me Eqrem Kryeziun, numrin dy tė LDK’sė. Kėtė e ka konfirmuar pėr Express Burim Ramadani, sekretar i pėrgjithshėm i AAK’sė.

    Ai ka folur pėr komunikimin mes dy partive nga tė cilat rrodhėn propozimet e AAK’sė.
    “Kontaktet e para me zyrtarė tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės kanė filluar menjėherė pas raundit tė parė tė zgjedhjeve, duke insistuar qė bashkė me zotin Eqrem Kryeziu t’i shohim mundėsitė e bashkėpunimit tė mėtutjeshėm. Kanė ndodhur disa takime mes udhėheqjes sonė dhe zotit Kryeziu nė Prizren dhe kemi menduar se ka hapėsirė qė tė japim propozimin tonė nė mėnyrė tė shkruar. Kėtė edhe e kemi bėrė”, ka thėnė Ramadani pėr Express, tė enjten.

    “Letra i ėshtė dhėnė Eqrem Kryeziut mė 5 janar, i cili sipas informatave tona, menjėherė e ka dėrguar te presidenti Sejdiu”, ka theksuar ai.

    Por, Eqrem Kryeziu, megjithėse nuk e mohon se ka pasur takime me zyrtarė tė AAK’sė, nuk pranon se ka ndėrlidhje mes tij dhe pėrmbajtjes sė letrės.

    “Ne kemi pas kontakte. Tema ime ka qenė organizmi i zgjedhjeve nė Prizren tė Lidhjes pėr Prizrenin, ku nė koalicion ka qenė edhe AAK’ja dhe unė kam shkuar pėr atė qėllim. Por, ndėr tė tjera, kanė ra edhe mundėsi tė tjera, biseda se ēka mund tė bėhet pėr Kosovėn ose pėr zhvillimet politike nė Kosovė. Por, unė nuk jam autori i asaj letre e as koautor. Kush e ka hartuar atė prej Aleancės nuk e di, por autorėsia ėshtė totalisht e tyre”, ka thėnė ai pėr Express.

    Nėnkryetari tjetėr i LDK’sė, Lutfi Haziri, thotė se nuk ka ditur gjė qė kolegu i tij partiak ka biseduar me Shalėn dhe Kuēin. “Unė nuk kam qenė nė dijeni absolutisht. Por, njė lloj komunikimi edhe bashkėpunimi me AAK’nė ka ekzistuar prej kohės sė qeverisjes LDK-AAK. Por, pėr kėtė punė specifikisht nuk kam qenė nė dijeni. Pėr letrėn kam kuptuar mė vonė te presidenti Sejdiu, para se tė publikohet ajo nė media”, ka thėnė Haziri.

    Pėr letrėn e cila po tė pranohej do tė duhej nėnshkruar nga Fatmir Sejdiu, Eqrem Kryeziu dhe Ramush Haradinaj e Blerim Shala, nuk pati pėrgjigje deri mė 23 shkurt, kur liderėt e dy partive u takuan nė Presidencė. Sejdiu refuzoi tėrėsisht ofertėn politike tė Haradinajt.
    “Realisht ne i kemi dhėnė hapėsirė kohore tė mjaftueshme LDK’sė pėr tė gjetur formėn e bashkėpunimit apo pėr tė diskutuar propozimin tonė. Propozimi ynė nuk ka qenė pėrfundimtar. Ka qenė subjekt i negocimit. Por, fatkeqėsisht, elektorati i LDK’sė ka njė udhėheqje, e cila ėshtė vėrtet e ngurtė dhe pėr bindjen time nuk i kupton rrjedhat politike nė mėnyrėn ma tė mirė tė duhur”, thotė Burim Ramadani.

    Ai hedh akuza tė rėnda ndaj partisė sė tij tė dikurshme.

    “Ėshtė fatkeqėsi pėr elektoratin e LDK’sė qė ka kėtė udhėheqje. Ėshtė ēėshtje qė kryesisht lidhet edhe me pjesėn e bizneseve tė udhėheqjes sė LDK’sė me udhėheqjen e PDK’sė dhe definitivisht udhėheqja e LDK’sė nuk ėshtė nė gjendje ta ndėrpresė kėtė keqqeverisje qė po ndodh, duke marrė definitivisht pėrsipėr edhe autorėsinė e vet nė kėtė nivel tė rėndė tė qeverisjes, korrupsionit dhe krimit tė organizuar nė Kosovė”.

    Ramadani paralajmėron intensifikim tė rolit opozitar tė AAK’sė, por tani, jo vetėm ndaj PDK’sė, si partneri mė i madh i Qeverisė. “Pikėsynimi ynė i mėtejshėm do tė jetė njė opozitė dhe njė alternativė e qartė ndaj kėtij mentaliteti qeverisės qė pėrbėhet nga PDK dhe LDK. Pėr ne, udhėheqja e dy partive kanė tė njėjtin mentalitet qeverisės. Qeverisja e kėtij niveli tė ulėt i ka adresė PDK’nė dhe LDK’nė”, ka thėnė ai.

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    LDK e gatshme pėr bashkim me LDD-nė?!

    Fatbardhė Zeka e Bjondina Juniku

    "Bota Sot",Prishtine

    Lidhja Demokratike e Dardanisė, njė pėrgjigje zyrtare ende nuk e ka marrė nga LDK-ja, nė ofertėn e saj, sikurse qė nuk ka asgjė tė re nga premtimet pėr riformatizim tė qeverisė.
    Prishtinė, shkurt – Letra e LDD-sė dėrguar si ftesė LDK-sė pėr koalicion, tė cilės iu desh thuaja njė muaj vetėm pėr t’u hapur, duket se ka filluar tė shqyrtohet, nga ‘shtėpia e madhe’. Por, se ēfarė vendimi do tė dalė prej saj, asnjėra prej subjekteve nė fjalė vendimin pėrfundimtarė nuk e ka vėnė nė gojė, mirėpo mundėsia dhe pėrfitimi mė i mirė pėr tė dyja partitė do tė jetė njė bashkim, nė mėnyrė qė tė kthejnė elektoratin e mėparshėm, e gjithsesi edhe besimin qė pas ndarjes si duket e humbėn tė dyja.

    Edhe ēėshtja e riformatizimit tė qeverisė duket se po e pėrjeton tė njėjtin fat. Po shkon edhe shkurti, pa u pėrmbushur premtimi i kryeministri, sikurse qė shkoi edhe janari.

    Koalicione nė letėr

    Lidhja Demokratike e Kosovės pėr herė tė parė tė mėrkurėn e ka hapur debatin brenda strukturave tė partisė pėr tė shqyrtuar mundėsinė e koalicionit me LDD-nė, ndėrsa drejtues tė LDK-sė vlerėsojnė se gjithsesi nė interes tė saj ėshtė dėshira pėr bashkim.

    Por, Lidhja Demokratike e Dardanisė, njė pėrgjigje zyrtare ende nuk e ka marrė nga LDK-ja, pavarėsisht hapjes sė derės pėr koalicion, ndėrsa ēėshtjen e bashkimit gjithsesi do ta shqyrtojė.

  3. #23
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    nese vertete...

    Citim Postuar mė parė nga Guri i Kuq Lexo Postimin
    LDK e gatshme pėr bashkim me LDD-nė?!

    Fatbardhė Zeka e Bjondina Juniku

    "Bota Sot",Prishtine

    Lidhja Demokratike e Dardanisė, njė pėrgjigje zyrtare ende nuk e ka marrė nga LDK-ja, nė ofertėn e saj, sikurse qė nuk ka asgjė tė re nga premtimet pėr riformatizim tė qeverisė.
    Prishtinė, shkurt – Letra e LDD-sė dėrguar si ftesė LDK-sė pėr koalicion, tė cilės iu desh thuaja njė muaj vetėm pėr t’u hapur, duket se ka filluar tė shqyrtohet, nga ‘shtėpia e madhe’. Por, se ēfarė vendimi do tė dalė prej saj, asnjėra prej subjekteve nė fjalė vendimin pėrfundimtarė nuk e ka vėnė nė gojė, mirėpo mundėsia dhe pėrfitimi mė i mirė pėr tė dyja partitė do tė jetė njė bashkim, nė mėnyrė qė tė kthejnė elektoratin e mėparshėm, e gjithsesi edhe besimin qė pas ndarjes si duket e humbėn tė dyja.

    Edhe ēėshtja e riformatizimit tė qeverisė duket se po e pėrjeton tė njėjtin fat. Po shkon edhe shkurti, pa u pėrmbushur premtimi i kryeministri, sikurse qė shkoi edhe janari.

    Koalicione nė letėr

    Lidhja Demokratike e Kosovės pėr herė tė parė tė mėrkurėn e ka hapur debatin brenda strukturave tė partisė pėr tė shqyrtuar mundėsinė e koalicionit me LDD-nė, ndėrsa drejtues tė LDK-sė vlerėsojnė se gjithsesi nė interes tė saj ėshtė dėshira pėr bashkim.

    Por, Lidhja Demokratike e Dardanisė, njė pėrgjigje zyrtare ende nuk e ka marrė nga LDK-ja, pavarėsisht hapjes sė derės pėr koalicion, ndėrsa ēėshtjen e bashkimit gjithsesi do ta shqyrtojė.
    deshirojne te kthehen ne vendin qe kishin ldk-ja dhe ata qe iken nga ldk-ja atehere bashkimi i tyre do ti sillte edhe nje here fuqishem ne skenen kosovare.ndryshe as kualicooni e as ndonje forme tjeter nuk do i bente force te fuqishme siq e pati bere presidenti i nderuar ibrahim rugove...ne shqiperi sali berisha i fitoi zgjedhjet se i mblodhi pika-pika te gjitha votat dhe doli fitimtar...socialistet humben se donin te eleminonin ilir meten dhe levizjen socialiste per integrim...po te ishin bashke dhe po te formonte rama nje kualicion te gjere siq e formoi sala do ishte sot ne pushtet...ja pra nje shembull qe duhet marre parasysh nga lidhja demokratike e kosoves....perveq lidhjes demokratike te dardanise ka plot partiza te tjera qe medeomos duhet ti afroje kreu i lidhjes demokratike te kosoves prane gjirit te saj...mundesisht te shkrihen ne nje parti te vetem....

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Citim Postuar mė parė nga Kaprosi Lexo Postimin
    deshirojne te kthehen ne vendin qe kishin ldk-ja dhe ata qe iken nga ldk-ja atehere bashkimi i tyre do ti sillte edhe nje here fuqishem ne skenen kosovare.ndryshe as kualicooni e as ndonje forme tjeter nuk do i bente force te fuqishme siq e pati bere presidenti i nderuar ibrahim rugove...ne shqiperi sali berisha i fitoi zgjedhjet se i mblodhi pika-pika te gjitha votat dhe doli fitimtar...socialistet humben se donin te eleminonin ilir meten dhe levizjen socialiste per integrim...po te ishin bashke dhe po te formonte rama nje kualicion te gjere siq e formoi sala do ishte sot ne pushtet...ja pra nje shembull qe duhet marre parasysh nga lidhja demokratike e kosoves....perveq lidhjes demokratike te dardanise ka plot partiza te tjera qe medeomos duhet ti afroje kreu i lidhjes demokratike te kosoves prane gjirit te saj...mundesisht te shkrihen ne nje parti te vetem....
    --------------------
    Se deri ku ēonė lakmia pėr pushtet,poste e privilegje e pamė dhe e pėrjetuam nė Kuvendin e 6-tė, tė parin pas vdekjes sė Dr. Rugovės.Apsolutisht,pėrēarja nuk ishte pėr ide,koncepte ose edhe vizione tė ndryshme ne radhėt e akterėve kryesor...
    Kryekėput,pėrēarja nė mes tė vetshpallurve trashigimtarė tė vepres sė Dr. Rugovės,ėshtė lufta e pa principt,tribaliste dhe inatēore ne mes grupit tė Eqrem Kryeziut dhe njė grupi institucionalishtėsh konservator tė bashkuar rreth Nexhat Dacit.
    Edhe kjo qė sot po ndodhė,nuk ka asgjė parimore nė brendin e saj.Ka vetėm njė luftė mbrenda llojit pėr mbijetesė politike nė mes atyre qė janė dhe atyre qė duan tė jenė nė pėrqafim tė "vėllaut tė madh"-PDK-sė.
    Tentimet pėr gjetje tė njė rruge tė bashkimit dhe propozimet qė po dėgjohen nga shumė ane,janė pėr tu pėrshėndetur,por nuk janė edhe ato mė tė nevojshmet dhe mė qenėsoret pėr momentin.

    LDK-ja nuk ka nevojė pėr liderė e pėr emra tė “mėdhej”tė amputuar,por as pėr akrobacira e eksperimente tė panevojėshme.Natyrisht,emrat janė tė mirėseardhur dhe tė domosdoshėm pėr njė moment tė caktuar,por mė shumė se pėr gjithēka,ajo (LDK), ka nevojė pėr riformatizim dhe demokratizim tė brendshėm nė frymen rugoviane, sipas njė programi dhe statuti tė ri,tė pėrshtatur me kohėn dhe nevojat e reja.

    Ēka dhe si do tė duhej bėrė kjo ?

    E para sė parės, LDK ka nevojė urgjente pėr njė program i ri nė frymen rugoviane-program post- pavarėsisė sė Kosovės,i cili do tė jipte pėrgjigjet e nevojėshme pėr sfidat e reja kah po shkon ky vend.
    E kėto sfida nuk janė tė pakta;
    -ēfarė shteti mėton tė ndėrtojė LDK-ja pas perudhės sė pavarsisė sė mbikqyrur,cila do tė jetė strategjia e anėtarėsimit nė UE dhe raporti me synimin aftgjatė kombetar-bashkimin me shtetin amė,cili ėshtė programi pėr shtetin ligjor qė lufton korrupcionin,kleptokracinė,nepotizmin,krimin e organizuar dhe injorancėn e plotė qė ka kapluar e errėsuar kėtė vend ?
    -Ēka dhe si tė gjinden rrugėt pėr njė zhvillimin ekonomik pėr sot e nesėr,si parakusht i tė gjitha ndryshimeve pozitive,sidomos pėr brezin e ri ?

    E dyta,ndryshimi urgjent i Statutit tė partisė,me qėllimin parėsor-demokratizimin e jetės sė brendėshme partiake, kufizimin e mandateve pėr liderėt lokal dhe pamundėsimin e posteve tė dyfishta e tė shumėfishta nė parti e pushtet,si dhe futjen e dispozitės statutare pėr dorėheqje tė obligueshme tė kreut qendror e e krerėve lokal,nė rast tė humbjes sė zgjedhjeve.
    Kėto dhe shumė ndryshime tjera strukturore nė punėn e partisė,sidomos me hapje ndaj rinisė sė shkolluar jasht dhe tė pakompleksuar nga ndikimet e ideologjisė komuniste,do ishin hapat e parė tė nevojėshėm pėr kapėrcimin e ngėrēit ku ka rėnė LDK-ja dhe LDD-ja.
    Ky do ishte edhe fillimi e njė fryme tė re nė radhėt e rugovianėve demokrat, natyrisht duke larguar nė mėnyrė demokratike,me votė e programe konkrete, shumė nga ata qė po e mbajnė peng kėtė forcė jetėdhėnėse pėr shtetin e demokracinė nė R. e Kosovės.
    Kėto harrnime e bashkime jo parimore,nuk janė ilaē i nevojėshėm.Ato vetėm mund ta zgjassin agonin ku ka sharruar kjo parti,e cila i duhet Kosovės pėr sot e mot....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Guri i Kuq : 26-02-2010 mė 09:45

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Cili ėshtė roli i Bujar Bukoshit dhe i Isa Mustafes nė profilizimin e ri tė LDK-sė?

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Loja e dyfishtė e LDK-sė ndėshkohet nga elektorati

    "Bota Sot",Prishtine,16.3.2010


    Disfata e Lidhjes Demokratike tė Kosovės edhe nė Gjilan, sipas analistėve politikė, ėshtė njė tagėr qė LDK-ja po paguan kundrejt elektoratit tė saj, pėr shkak tė konfuzionit qė kjo parti krijoi nė raport me koalicionin qeverisės.Lidhja Demokratike e Kosovės, pas balotazhit tė 13 dhjetorit, kėrkoi me ngulm pėrsėritjen e zgjedhjeve nė Gjilan, Prizren dhe Lipjan, nėn dyshimin se ka pasur keqpėrdorime.Tė dielėn, nė Gjilan, sikurse ndodhi mė herėt nė dy komunat tjera, kandidati i LDK-sė humbi ndaj kundėr-kandidatit tė Partisė Demokratike tė Kosovės.Pėr analistin politik, Ilir Deda, rezultati i Gjilanit tregon se LDK-ja ka humbur ‘busullėn’ politike.“Elektorati ėshtė duke e ndėshkuar LDK-nė pėr tė gjitha ato premtime, qė dolėn tė jenė tė pavėrteta, tė cilat i dha nga tetori i vitit 2009. Retorika qė LDK-ja po e pėrdor nė fushatė parazgjedhore, ėshtė njė retorikė e dy skajeve tė ndryshme”.“Sa herė qė ka kampanjė parazgjedhore, LDK-ja kėrcėnon se do ta lėshojė koalicionin dhe, pas pėrfundimit tė raundit zgjedhor, ajo mbetet nė Qeveri.Nė tė njėjtėn kohė, LDK-ja po konkurron nė zgjedhje me figura tė shpenzuara politikisht, tė cilat edhe nuk kanė pėrkrahje nė elektorat”, thotė pėr Radion Evropa e Lirė, Ilir Deda.Hovin e LDK-sė me fitoren e Isa Mustafės nė Prishtinė, mė 15 mars, e kanė ndalur humbjet nė tri komunat,ku u desh tė mbaheshin zgjedhjet pėr kryetar komune tri herė.Analisti Bardh Hamzaj numėron njė sėrė arsyesh,qė,sipas tij,ēuan nė disfatėn e LDK-sė.“Rezultati ėshtė i tillė, qė mendoj se nė njė mėnyrė e ka pėrulur LDK-nė. Gjilani po tregon se thellimi i pėrēarjeve, qė kanė ekzistuar edhe pėrpara mes anėtarėve tė Kryesisė, vetėm sa ėshtė thelluar”.“Kėshtu qė me kėto tri humbje, nė kėto tri komunat ku janė pėrsėritur zgjedhjet, pozicioni i LDK-sė pėr bindjen time ėshtė mė i dobėt, sesa qė ka qenė mė 15 nėntor, kur ėshtė menduar se po forcohet”, thotė Hamzaj.Njė tjetėr arsye qė ēoi nė humbjen e Gjilanit, por edhe tė Prizrenit e Lipjanit, sipas Ilir Dedės, ėshtė mosfreskimi i LDK-sė me kuadro tė reja.“LDK-ja ėshtė nė krizė tė thellė – parti, e cila ka humbur identitetin e saj, dhe parti, e cila, nė njėfarė mėnyre, po e paguan ēmimin e mosfreskimit tė kuadrove tė saj qė pothuajse 20 vjet”.“Ėshtė fakt se njerėzit e kanė lėshuar LDK-nė, por nuk kanė sjellė prurje tė reja nė kėtė parti. Kėshtu qė kėto janė konsekuencat qė kjo parti duhet t’i bartė, derisa t’i mbajė zgjedhjet e saj tė brendshme, tė cilat, nė njė mėnyrė, do ta determinojnė tė ardhmen dhe fatin e LDK-sė”, thekson Deda.Zgjedhjet e brendshme tė LDK-sė priten tė mbahen kėtė vit. Ato, disa analistė madje i cilėsojnė si ngjarje kryesore tė vitit. Por, a do t’ia rikthejnė zgjedhjet fuqinė LDK-sė, qė dikur ishte partia mė e madhe nė vend? Ilir Deda shpjegon:“Nuk po shihet se ka ndonjė zgjim tė anėtarėsisė sė LDK-sė. Edhe mė tutje ka njė qasje, ku Kryesia e LDK-sė ėshtė e pėrēarė. Nė Kryesi tė LDK-sė nuk dihet kush cilit grup realisht i pėrket dhe Kryesia e LDK-sė nuk ėshtė forumi ku bėhen politikat partiake”.“Kėshtu qė nė zgjedhjet e ardhme tė brendshme tė LDK-sė, ballafaqimi i vetėm nė to do tė jetė se kah do tė shkojė LDK-ja, a do tė ketė forcė qė ta rizbulojė identitetin e saj, a do tė ketė prurje tė reja dhe a do tė ketė ndėshkime ndaj atyre kryetarėve tė degėve qė i humbėn zgjedhjet”, thotė Deda.Ndėrkaq, Hamzaj ėshtė skeptik se zgjedhjet e brendshme do tė sjellin rikthim tė LDK-sė nė skenėn politike kosovare, ani pse, siē thotė ai, kėsaj skene i duhet njė LDK e fortė.”Unė mendoj se skenari i zgjedhjeve normale ėshtė mė i pamundshmi nė LDK. Ndėrkaq, pėrpos zgjedhjeve tė tensionuara, ekziston mundėsia qė ato tė pėrshkallėzohen, ta zėmė, deri te ndonjė formė e ‘Kuvendit tė karrigeve’. S’them qė do tė ndodhė mu ajo, por eventualisht mund tė kemi ēarje tė reja nė LDK”, deklaron Hamzaj.Ndėrkohė, para LDK-sė ėshtė edhe sfida e Istogut.Nė kėtė komunė do tė pėrsėriten zgjedhjet,meqė kryetari nga radhėt e LDK-sė, Fadil Ferati, ndėrroi jetė pasi qė mori mandatin nė zgjedhjet e 15 nėntorit.“Sipas tė gjitha gjasave, nė Istog, LDK-ja do tė rrezikohet nga AAK-ja (Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės), e cila, deri mė tash, e ka mbėshtetur LDK-nė nė tė gjitha ato komuna, ku ajo ka pasur nevojė pėr mbėshtetje”.“Nėse i ka humbur tri komunat nga PDK-ja,njė dėshtim i radhės nė Istog,qė ėshtė edhe vendlindja e presidenti historik tė LDK-sė,Ibrahim Rugova, mendoj se do ta dėrmonte pėrfundimisht LDK-nė”, vlerėson Hamzaj.Analistėt mendojnė se LDK-ja, nė njė formė, po mbetet peng i postit tė ngrirė tė kryetarit tė saj, njėherėsh presidentit tė vendit,Fatmir Sejdiu.Ata thonė se LDK-sė i duhet njė kryetar, i cili do tė merrej me punėt e partisė tėrė kohėn./rel/

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Fajtorėt e Humbjes nė Gjilan

    Lutfi Haziri nuk e ka idenė pse humbi LDK nė Gjilan. Ai thotė se kjo do tė mėsohet pas analizave tė brendshme. Por, partnerėt nga AAK i kanė tė qarta shkaqet e dėshtimit. Ahmet Isufi thotė se Fatmir Rexhepin e bojkotoi LDK’ja. Sipas tij, atyre nuk u ka interesuar fitorja nė Gjilan, por ruajtja e koalicionit me PDK’nė.


    Nga Valmir Klaiqi mė 17.03.2010 nė ora 7:54,"Express"

    Nė Lidhjen Demokratike tė Kosovės nuk mund tė merren ende pėrgjigjet pėr humbjen e tretė tė kandidatit tė tyre pėr Kryetar tė Gjilanit, Fatmir Rexhepi, pėrballė atij tė Partisė Demokratike tė Kosovės, Qemajl Mustafa.

    Lutfi Haziri, tė martėn, i ka ngritur supet, kur ėshtė pyetur pėr kėtė ēėshtje.

    “Ne sė bashku me partnerėt e koalicionit do ta analizojmė bashkė dhe do ta vlerėsojmė se si pasojė e ēfarė gjėje ka dalė ky rezultat qė ėshtė”, deklaroi Nėnkryetari i LDK’sė, nė njė prononcim pėr Express.

    Ai ka tentuar ta shpėrndajė pėrgjegjėsinė e humbjes.

    “Nė Gjilan ka qenė njė garė mes koalicioneve nga LDK’ja dhe PDK’ja. Natyrisht qė koalicioni i PDK’sė ka dalė fitues dhe ne e kemi pranuar rezultatin”, ka thėnė Haziri, duke shtuar se raundi i tretė nuk ėshtė tregues i fuqisė politike.

    “LDK’ja dhe PDK’ja bazohen mbi bazė tė votės dhe rezultatit nė raundin e parė. Ai ėshtė determinuesi kryesor i fuqisė sė partive politike”.

    E, derisa Lutfi Haziri tenton ta shpėrndajė pėrgjegjėsinė e humbjes sė Komunės sė Gjilanit, Nėnkryetari i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Ahmet Isufi thotė se i di shkaqet e humbjes sė Fatmir Rexhepit.

    Isufi e drejton gishtin kah LDK’ja.

    “Problemi ėshtė Lidhja Demokratike e Kosovės”, tha Nėnkryetari i AAK’sė, partia e tė cilit, ashtu sikurse edhe LDD’ja e Nexhat Dacit, u angazhua shumė pėr fitoren e kandidatit tė LDK’sė pėr Kryetar tė Gjilanit.

    “Unė nė kėtė garė jam angazhuar pėr Fatmir Rexhepin, po aq sa jam angazhuar pėr vete nė raundin e parė tė zgjedhjeve. Krerėt e LDK’sė, duke filluar nga Presidenti dhe ministrat e LDK’sė, nuk e kanė ndihmuar Rexhepin, pėr shkak se po i ruajnė pozitat e veta nė Qeverinė e Hashim Thaēit”, ka shtuar Isufi.

    Ai nuk beson se humbja e Fatmir Rexhepit lidhet me raportin e acaruar mes LDK’sė dhe AAK’sė, pasi qė Presidenti Sejdiu e refuzoi ofertėn e Ramush Haradinajt pėr koalicion parazgjedhor pėr zgjedhjet e ardhshme nacionale.

    LDK’ja humbi pėr tė treten herė nė Gjilan. Edhe pse ishte menduar se LDK’sė i intereson shumė rikthimi i kėsaj komune, javėt e fundit zyrtarėt e kėsaj partie nuk u angazhuan shumė pėr fitoren e Fatmir Rexhepit.

    Madje, spekulohet se Lutfi Hazirit i ėshtė premtuar njė post ministror nė Qeveri, ēka ka ndikuar nė procesin elektoral tė Gjilanit.

    Kjo mohohet nga Nėnkryetari i LDK’sė.

    “Absolutisht unė kam qenė shumė aktiv nė javėn e fundit nė procesin zgjedhor nė Gjilan. Nuk lidhet asgjė nė asnjė formė me emra, pėr sa i pėrket riformatizimit tė Qeverisė apo angazhimeve konkrete. Ato janė ēėshtje tė ndara”, ka deklaruar ai.

    Por, Haziri nuk e mohon se koalicioni qendror me LDK’nė ka ndikuar nė kėtė proces.

    “Natyrisht qė me vetė faktin qė LDK’ja dhe PDK’ja janė nė qeverisje qendrore, ka pasur impakt nė procesin zgjedhor nė Gjilan. Ka qenė vėshtirė pėr ne ta sqarojmė se jemi nė qeverisje nė kėtė fazė tė angazhimeve. Derisa pėr Kryeministrin dhe ministrat ka qenė shumė e lehtė qė tė jenė agresivė nė Gjilan”, thotė ai.

    Por, kush do ta marrė pėrgjegjėsinė e humbjes nė LDK?

    “Pėr ēdo proces mendoj se pėrgjegjėsia do tė vendoset nė vend. Ne tani jemi duke e bėrė analizėn tonė tė brendshme nė parti pėr tėrė procesin zgjedhor. Raporti i detajuar ėshtė i gatshėm me krejt analizėn qė e pėrcjell njė proces zgjedhor. Besoj se Kryesia e LDK’sė nė fund tė kėsaj jave hyn nė procesin e vlerėsimit tė komplet zgjedhjeve lokale”, ka deklaruar Haziri.

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Bujar Bukoshi, Eqrem Kryeziu dhe Isa Mustafa e CO - janė edhe fati i keq i Kosovės

    LDK ish dasht tė prish koalicionin e vet me PREK-une e Bujar Bukoshit, rreziku pėr LDK-nė dhe koalicionin me PDK qėndron te kėta "bisnismenat" qė u bėnė Bosa me para tė 3%-shit dhe me Fondin "ndihmė drenicės" 1998 !! ... Bujar Bukoshi, Eqrem Kryeziu dhe Isa Mustafa e CO - janė rreziku jo vetėm i LDK-sė sė Fatmir Sejdiut ... por ata janė edhe fati i keq i Kosovės... janė tė tmerrshėm ... shiqoni nė njė tė ardhme tė shkurtė kur tė ja nalin "telefonin" dhe financat "presidentit" !! lojė veq e provuar nė vitet 1996-1997 !!

    Besoj se Fatmir Sejdiu dhe Hashim Thaēi do tė ua tregojnė vendin, ashtu siē ja kanė tregusr vendin Nexhat Dacit e CO .... shkundja e ardhshme nė LDK do tė pastroj edhe pakėsa skenėn politike tė Kosovės.... gjithkush do ta marr vendin e merituar....

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Melihate Tėrmkolli dha dorėheqje prej anėtares sė kryesisė sė LDK-sė

    Njėra prej figurave tė njohura tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės(LDK),Melihate Tėrmkolli ka dhėnė sot dorėheqjen e saj prej anėtares sė kryesisė sė LDK-sė.Tėrmkolli nėnvizoi dorėheqjen e saj si arsye “humbjen e thellė tė kėsaj partie dhe koalicionin jo tė natyrshėm tė LDK-sė me PDK-nė”.Kėto komente Tėrmkolli i ka bėrė pas takimit tė sotėm tė kryesisė sė Lidhjes Demokratike tė Kosovės.Tėrmkolli ka kėrkuar po ashtu edhe dorėheqjen e komplet kryesisė dhe tė kryetarit tė LDK-sė,Fatmir Sejdiu.Dorėheqja e Tėrmkollit e thellon edhe mė tepėr krizėn nė LDK.

  10. #30
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    aha....

    me sa duket fatmir sejdiu rol kryesore ka shkaterrimin e lidhjes demokrstike te kosoves...nuk shpjegohet ndryshe qe partia me e madhe ne tere trjojet shqiptare te katandiset ne nje forme te tille siq eshte sot..dhe kjo pa bere as 4 vjet nga vdekja e liderit te saj historik...

    duket se hashimja ja ka arrite qellimit me e ble ket njeri dhe tash lun me te si macja me miun...cfare nuk ben shiku i kosoves....

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Absurdland : NA ISHTE NJĖ HERĖ LDK-JA !

    6 Prill 2010

    Elida BUĒPAPAJ


    Nė epitafin e kėsaj partie mund tė shkruhet: “Na ishte njė herė LDK-ja”. Sepse LDK-ja ka ndalur sė ekzistuari me vdekjen e Rugovės. Pas vdekjes sė Rugovės organizmi i LDK-sė i ngjante njė organizate klanesh dhe bajraqesh, tregtarėsh tė grupacioneve politike qė me Rugovėn i kishte lidhur vetėm interesi pėr tė fituar votat e popullit rugovian.

    Shkallmimi i LDK-sė nga themelet ėshtė parė qė nė krye, sapo vdiq Rugova, me heqjen dhe vendosjen e lidėrshipit pėrmes konspiracioneve, duke marrė pushtetin pėrmes rrugėve qė s’kishin tė bėnin aspak me demokracinė brenda partisė.

    Tragjikomikja ėshtė se ēdo gjė akrobatėt matrapazė xhonglerė e kanė bėrė duke mbajtur nė gojė emrin e Rugovės, duke e shpėrdorur emrin dhe idealet e tij.

    LDK-ja nuk ėshtė mė qė kur s’ėshtė mė Rugova. E kam provuar nė lėkurė si gazetare qė kam mbėshtetur Rugovėn, kur pas vdekjes sė tij jam ndeshur me mizorinė e ēinovnikėve tė njė partie qė s’ka mė identitet, ku klanet brenda saj nuk njohin asnjė lloj morali, dhe qė mund tė shesin nė treg edhe nėnėn e babėn e tyre.

    Kur humbėn zgjedhjet e para nė Nėntorin e 2007, doli ndonjė zė pėr reformim tė LDK-sė, por ky zė menjėherė u shua dhe u shit kur i afruan poste, dhe LDK-ja e thelloi edhe mė tutje rrugėn pėr ēidentifikimin e mėtejshėm tė partisė mė tė madhe tė Kosovės, e cila sa ishte gjallė Rugova ishte partia qė fitonte shumicėn e votave tė popullit tė Kosovės.

    Njė eksponent i PDK-sė na shkruante para disa kohėsh, nėse ne e kemi kuptuar realitetin. Nuk ėshtė ėshtė e vėshtirė pėr ta kuptuar se ēfarė realiteti pėrbėn sot kjo karikaturė partiake qė pretendon tė jetė LDK-ja e Ibrahim Rugovės, por nė fakt ėshtė kthyer nė njė banjė publike pėr PDK-nė.

    Kėtė realitet dramatiko-burlesk, ku LDK-ja ėshtė katandisur nė njė parti katundi, me katundarė dhe proletarė nė krye, tė cilėt pėr pushtet janė gati t’i kthehen diktaturės sė proletariatit, (ēka faleminderit Zotit kjo ėshtė vetėm imagjinatė boshe e kokave tė tyre tė zbrazta ), qė besojnė se do tė vazhdojnė tė qendrojnė nė pushtet duke kryer rolin e mercenarėve tė paguar nga partia qė e ka shumicėn.

    Edhe sa orė do tė qendrojnė nė pushtet, ata qė e kthyen LDK-nė nė partinė e intrigantėve dhe intrigave. Tash qė kanė larguar edhe Nekibe Kelmendin, njė figurė ikonė nė politikėn e Kosovės, orėt e tyre janė kthyer nė sekonda.

    Nuk ka rėndėsi nėse i mban Hashim Thaēi nė qeveri apo jo, sepse nė zgjedhjet e ardhme ata qė e kanė mbajtur sot peng LDK-nė duke e kthyer nė paren mė tė zhvleftėsuar tė krizės sė politikės, do tė marrin nga sovrani atė qė meritojnė, humbjen pėrfundimtare.

    Nėse dikur kemi thėnė se ka nevojė tė reformohet e majta nė Kosovė, tash imperative ėshtė reformimi i qendrės sė djathtė, qė pozita dhe opozita tė krijojnė njė ekuilibėr tė fortė dhe tė qėndrueshėm. Nė themele tė shėndosha dhe jo pėrmes maskaradave politike. Sa pėr LDK-nė. Prej saj ka mbetur vetėm hiri dhe shprehja: “Na ishte njė herė LDK-ja”.

  12. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Liderė apo Mashtrues?

    Derisa nė botė matjet e para nėse liderėt e zgjedhur janė tė suksesshėm apo jo, bėhen duke krahasuar veprimet e tyre nė raport me premtimet elektorale, te ne, ministrat e rinj po na thonė: Harroni ēfarė iu thamė gjatė fushatės! Ēka janė kėta: Liderė apo Mashtrues?


    Nga Bardh Hamzaj mė 06.04.2010 nė ora 13:08

    Kudo nė botė, atje ku liderėt qeverisės zgjedhen pėrmes procesit elektoral me standarde demokratike, matjet e para nėse ata janė tė suksesshėm apo jo, bėhen duke i krahasuar veprimet e tyre konkrete nė raport me premtimet qė i bėjnė gjatė fushatės zgjedhore.

    Kjo nuk bėhet vetėm pėr tė parė aftėsitė menaxheriale dhe profesionale tė tė zgjedhurve pėr tė qeverisur njė vend, qė ėshtė e rėndėsisė sė dorės sė parė, por edhe pėr njė arsye tjetėr, e cila konsiderohet se ėshtė parakusht pėr njerėzit qė kėrkojnė votėn e elektoratit. Kjo arsye ėshtė: nėse tė zgjedhurit janė njerėz qė e mbajnė fjalėn. Prandaj, ky krahasim ndodh zakonisht nė tre muajt e parė, dhe njihet edhe si “”100 ditėshi qeverisės”, pėr shkak se premtimet e bėra gjatė fushatave janė akoma tė freskėta dhe vlerėsimi nėse ato kanė filluar tė realizohen ėshtė mė objektiv, sepse bėhet nė situatėn kur opinioni nuk ėshtė mė nėn trysninė zgjedhore.

    Pra, fjala ėshtė pėr testin “nėse ia ka vlejtur pėr t’u besuar”, pėr tashmė tė zgjedhurit nė krye tė piramidės pushtetare. Tek pasi tė konstatohet me veprime konkrete nėse tė zgjedhurit janė persona qė e thonė tė vėrtetėn dhe e mbajnė fjalėn, apo janė mashtrues qė premtimet elektorale i kanė shfrytėzuar vetėm pėr tė ardhur nė pushtet, bėhen vlerėsimet pėr shkallėn e suksesit tė njė qeverie.

    Shembulli mė i freskėt se sa i rėndėsishėm ėshtė raporti qė duhet tė mbajnė tė sapozgjedhurit ndaj premtimeve tė veta elektorale ėshtė Reforma nė Shėndetėsi, tė cilėn Presidenti i SHBA’ve, Barack Obama, e kishte vėnė nė qendėr tė fushatės sė vet elektorale tė vitit 2008. Tek nė muajin e kaluar, pra nė vitin e dytė tė udhėheqjes me Shtėpinė e Bardhė, dhe pas njė lobimi intensiv njėvjeēar, Presidenti Obama arriti ta marrė besimin e mjaftueshėm tė ligjvėnėsve amerikanė pėr ta realizuar njėrin nga premtimet mė tė mėdha tė tij elektorale - Reformimin e Sistemit Shėndetėsor amerikan. Edhe atėherė kur dukej se administrata e tashme amerikane nuk po mund ta “shtynte” Projektligjin pėr Reformėn Shėndetėsore, sepse pos republikanėve edhe disa demokratė konservativė nė Dhomėn e Pėrfaqėsuesve tė Kongresit ishin kundėr, Presidenti Obama nuk pėrdori arsyetimet se ja, ligjvėnėsit, madje edhe nga partia e tij, nuk po e duan reformėn, pėr tė hequr dorė nga realizimi i njė premtimi qė ua kishte bėrė amerikanėve gjatė fushatės elektorale. Tė pėrkujtojmė, edhe pse projektligji pėr kėtė Reformė nė Kongresin amerikan kaloi me vetėm 7 vota diferencė, votimi i tij u quajt historik.

    Kėshtu ndodh nė botė, por si ėshtė puna me ne?

    Fatkeqėsisht, nė Kosovė ndodh e kundėrta e shembullit qė u pėrmend mė lartė.

    Nė vitin e tretė tė mandatit tė saj, thuajse nuk ka fushė nė tė cilėn Qeveria e Kosovės do tė mund tė krenohej pėr pėrmbushjen e premtimeve parazgjedhore. Ajo qė ėshtė premtuar nuk ėshtė realizuar as nė politikėn e jashtme (kujtojeni premtimin pėr 100 njohjet e menjėhershme tė pavarėsisė), as nė politikat sociale, as nė shėndetėsi, as nė energjetikė, as nė funksionimin e ligjit, as nė luftėn kundėr korrupsionit... Kritikėt mė tė vėmendshėm do tė thoshin se nuk ka fare nevojė tė numėrohet, sepse kjo Qeveri as qė ka paraqitur plan pune ndonjėherė.

    Se sa tė pavlefshme janė fjalėt e politikanėve qė sot qeverisin me Kosovėn, do tė jetė edhe mė e qartė nėse i kemi parasysh ndėrrimet e fundit nė Qeverinė e Kosovės.

    Sė pari, vet Kryeministri ua ka hapur dyert e Qeverisė pikėrisht atyre njerėzve qė gjatė fushatės zgjedhore tė vitit 2007 i kishte quajtur “bartės tė korrupsionit, krimit tė organizuar dhe keqqeverisjes nė pėrgjithėsi”.

    Akoma mė e pashembullt ėshtė ajo qė bėri LDK’ja. Pikėrisht personalitetet kryesore tė fushatės sė fundit zgjedhore tė LDK’sė, tė cilėt ia “numėronin ditėt” kėsaj Qeverie dhe Kryeministrit tė saj, sot kanė marrė postet ministrore nga i njėjti Kryeministėr dhe e njėjta Qeveri. “Armiqtė” e pėrbetuar “pėr kohė tė caktuar” tė Qeverisė sė Thaēit, siē janė Lutfi Haziri dhe Bujar Bukoshi, tash as nuk po e fshehin se krejt ajo ēfarė kanė thėnė gjatė fushatės zgjedhore ka qenė pėr pėrdorim tė pėrkohshėm dhe mė qėllim tė krijimit tė pėrshtypjes se gjoja LDK ėshtė e pakėnaqur me statusin e saj nė koalicion qeverisės.

    Shumė shpejt u pa se edhe Luta edhe Bukoshi nuk e paskan pasur hallin pėr ta forcuar LDK’nė dhe luftuar qeverisjen e keqe tė Thaēit, por pikėrisht pėr t’iu imponuar atij pėr t’i bėrė ministra nė vend tė bashkėpartiakėve tė tyre. Ata tash po i thonė votuesve tė tyre dhe opinionit qė t’i harrojnė ato qė ua kanė thėnė gjatė fushatės, sikur tė ishte fjala pėr ndonjė lojė apo teatėr humoristik, e jo pėr njė proces shumė tė rėndėsishėm zgjedhor.

    Kudo nė botė kėsaj i thonė: dyfytyrėsi dhe mashtrim.

    “Fore” tė njėjta kosovarėve ėshtė duke u shitur edhe Presidenti i vendit dhe njėkohėsisht Kryetari “i ngrirė” i LDK’sė, Fatmir Sejdiu. Ai, pa marre, po thotė se nuk di asgjė pėr ndryshimet nė Qeveri dhe kush po i ndėrron ministrat e LDK’sė e kush po i emėron tė rinjtė, edhe pse nuk ėshtė fshehtėsi as pėr fėmijėt se tė gjitha kėto vendime merren nė kabinetin e tij. Kėshtu ai po mundohet tė fshihet pas postit tė “ngrirė” tė Kryetarit tė LDK’sė pėr ta kamufluar shkeljen e Kushtetutės qė po e bėn si President i vendit.

    Pa hyrė nė analizėn nėse kryetari i njė vendi mund tė sillet kaq “indiferent” ndaj ndryshimeve tė gjashtė kabineteve ministrore nė Qeveri, duhet konstatuar se Sejdiu me vetėdije po e pėrligj sjelljen “dje shaj, e sot lėvdo” tė njė ish-kryeministri (Bukoshit) dhe tė njė ish-zėvendėskryeministri (Lutės) tė LDK-sė, tė cilėt tani u shpėrblyen me nga njė post ministror. Dikush mund tė thotė se kėtu nuk ka asgjė pėr t’u ēuditur, sepse ai ėshtė kryetar i tyre. Dhe ka tė drejtė.

    Problemi nuk ėshtė mė nėse me kėtė sjellje tė “liderėve” tė sotėm qeveritarė mund tė humbin LDK’ja dhe PDK’ja. Fundja, kjo ėshtė ēėshtje e kėtyre dy partive.

    Halli ėshtė se me kėto sjellje, tė papara nė demokracitė perėndimore, po degradon qeverisja, duke ngurtėsuar edhe mė shumė izolimin ndėrkombėtar tė Kosovės, duke i hapur rrugė thellimit tė varfėrisė, korrupsionit dhe paperspektivės sė qytetarėve tė vendit nė pėrgjithėsi. Po ashtu, sjelljet si kjo e LDK’sė nė zgjedhjet e fundit dhe pas tyre, mund tė sjellin deri tek humbja e besimit tė kosovarėve nė vet procesin zgjedhor, qė automatikisht do tė reflektohej edhe nė rėnien e mėtutjeshme tė kredibilitetit tė institucioneve.

    Derisa udhėheqėsit nė Presidencė, Kryeministri, Ministri, Parti, etj., tė na tregohen me njė fytyrė natėn e me njė tjetėr ditėn, vėrtet, a ka kuptim tė flitet nėse tė njėjtit mund tė na ofrojnė ēfarėdo ndryshimi pėr tė mirė?

  13. #33
    Antivirus -Llap- Maska e ardiana luzha
    Anėtarėsuar
    19-11-2007
    Vendndodhja
    Ne mendjen tende!
    Postime
    1,008
    LDK-ja po shkon drejte FUNDIT,kane mbet edhe disa fundrrilla!!!
    2011*Pse tė pėshtyjmė rrugės, kur ka njerėz qė e meritojnė fytyrės ...

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Kriza nė LDK e ka emrin kryetar

    U shkund mali, lindi miu... do tė mund tė quhej e gjithė hallakama qė u quajt riformatim/riformatizim/afirmim, e qė nė esencė nėnkuptoi shkarkimin e nga tre ministrave pėr partner koalicioni, zėvendėsimin e tyre me gjashtė fytyra tė tjera dhe themelimin e njė ministrie tė re.

    U dėgjuan shumė reagime pėr kėtė potez politik – se ishte mjet pėr mbijetesė politike deri nė zgjedhjet e ardhshme; se ishte mbyllje e gojėve “problematike”; se ishin ndryshime kot fare; se kryeministri bleu kundėrshtarėt politikė, etj., etj. Cilado tė ketė qenė arsyeja pėr kėto ndryshime nė Qeveri, fakti ėshtė se ndryshimet shkaktuan ofendimin e gjashtė personave qė kishin udhėhequr dikasteret me buxhetet gati nga mė tė parėndėsishmet (sidomos krahasuar me MEF-in, MEM-in, MTTP-nė dhe MASHT-in) dhe se nė sipėrfaqe sollėn madje edhe tė tillė qė nuk i janė fare tė njohur opinionit. Ofendim, ngase nė pamundėsi pėr tė siguruar dorėheqjet nga ta, kėta janė shkarkuar, pa iu dhėnė asnjė arsyetim i vetėm. Dhe pėr tė qenė ironia mė e madhe, janė larguar nga postet duke u lavdėruar publikisht pėr punėn e tyre tė deritanishme.

    Nuk ka pasur dyshim se posti i ministrit tė ri tė Integrimeve kishte qenė mė atraktivi pėr sė paku tre nga ministrat e rinj (Tahiri, Haziri dhe Rexhepi), tė cilėt nė fund u desh tė pajtoheshin me postet tė cilat mbase nuk i kishin preferuar, ani qė dy nga ta ia dolėn ta fshihnin bajagi si mirė zhgėnjimin me faktin se tash e mbas duhet tė merren me ēėshtje “triviale”, siē janė kultura, siguria apo regjistrimi i popullsisė. Dy nga tė pėrzgjedhurit e tjerė mbase as nė ėndėrr nuk kanė parė se ndonjė ditė do tė zgjidheshin ministra -- njėri ngase politikėn nuk e ka pasur orientim deri para tri ditėsh, kurse tjetri pėr shkak se praktikisht ky paraqet vendin e parė serioz tė punės pėr tė. Pėr mė tepėr, qė tė dy janė adhurues tė sportit -- pra mbase ndonjėri ka mundur tė shkonte nė MKRS... Nė fund, hyrja e Bukoshit nė Qeveri do tė mund tė quhej befasia mė e madhe e qė do tė mund tė pėrkufizohej nė dy forma: a) Ose ėshtė potez maestral i kryeministrit pėr t’ia mbyllur gojėn rrymės “reaksionare” brenda LDK-sė, b) Ose Bukoshi ėshtė Kali i Trojės i Sejdiut, nėpėrmjet tė cilit LDK-ja synon t’ia dobėsojė pozicionin PDK-sė dhe ta shkatėrrojė pėrfundimisht kėtė qeverisje nga brenda.

    Dhe pėrderisa ēėshtja e ndryshimit tė Qeverisė ėshtė kompetencė ekskluzive e kryeministrit, ai nė kėtė rast, ėshtė evidente, nuk ka mundur tė vepronte pa marrėveshje me partnerin e koalicionit. E pėrfaqėsuesi i kėtij partneri ka qenė dhe vazhdon tė jetė kryetari i ngrirė/i shkrirė, Sejdiu. Pavarėsisht qė kėtė ta ketė mohuar nė konferencėn pėr gazetarė tė hėnėn. Nė vazhdim ėshtė deklarata e plotė tė cilėn Sejdiu e ka thėnė nė rrafsh 38 sekonda: Unė s’kam pėrgjigje, ėshtė ēėshtje e partnerėve tė koalicionit... ato lista dėrgohen nė komunikime tė tyre, Kushtetuta ėshtė shumė e qartė... s’jam i pėrfshirė, pse unė tė jem i pėrfshirė... faleminderit shumė... jo... nėse do tė vie ēėshtja e kompetencave qė lidhet me rolin qė duhet tė ketė presidenti, ajo ėshtė gjithmonė e qartė, por nė kėtė fazė ėshtė ēėshtje e partnerėve tė koalicionit absolutisht... unė jam i gatshėm atė qė e arrijnė partnerėt e koalicionit dhe atė qė Kryeministri i Republikės e bėn nė bazė tė Kushtetutės, e informon Kuvendin pėr ndryshimet e bėra dhe ėshtė ēėshtje e kryer.

    Kėtu janė tri gjėra qė i thotė kryetari: dy tė vėrteta dhe njė e pavėrtetė. E para, se ēėshtja e ndėrrimit tė Qeverisė ėshtė ēėshtje e partnerėve tė koalicionit. Ashtu ėshtė, por kėsaj pune harron t’ia shtojė edhe detajin se nėnshkrues i marrėveshjes sė kėtij koalicioni ka qenė pikėrisht ai nė emėr tė LDK-sė, pra si i tillė vazhdon ta mbajė pėrgjegjėsinė e njėrit nga partnerėt e koalicionit. E dyta, se Kushtetuta ėshtė shumė e qartė dhe kjo ėshtė shumė e vėrtetė, ngase thotė se ai nuk do tė duhej tė mbante post tjetėr publik. E treta, se nuk ka qenė i pėrfshirė nė procesin e ndėrrimit tė ministrave – dhe kjo ėshtė e pavėrtetė, sepse emrat pėrfundimtarė i ka pėrcaktuar ai, nė kabinetin e tij, duke i pasur pėr krah ca ministra dhe, sipas nevojės, edhe disa nga nėnkryetarėt e partisė sė vet. Ka qenė ai, i cili i ka ftuar ministrat qė tė japin dorėheqjen duke u thėnė se “ėshtė mė mirė pėr ta po qe se e bėjnė kėtė, sepse nė tė kundėrtėn do tė shkarkohen” dhe ka qenė ai, i cili e ka pėrdorur gogolin e famshėm pėr t’ua komunikuar kėtė informatė – se kinse kėrkesa ka ardhur nga miqtė tanė ndėrkombėtarė. Dhe kur e mendon njeriu, ėshtė absolutisht irrelevante se ēfarė mendojnė miqtė tanė ndėrkombėtarė nėse dikush do tė duhej apo jo tė ishte ministėr – relevante pėr kėtė popull ėshtė qė tė zgjidhen pėrfaqėsues tė hairit qė nuk do tė gėnjejnė e tė bėjnė ēfarėdo fizkulturash vetėm sa pėr t’i mbajtur postet qė personalisht u sjellin aq shumė beneficione. Pėr fat tė keq, edhe nė rastin e kryetarit tė Kosovės duket se Kuvendi ka zgjedhur njeriun e gabuar – njeriun qė shkel Kushtetutėn dhe qė me sjelljen e vet tė shkrirė/ngrirė partiake ngadalė po e shkatėrron substancėn e partisė sė tij.

    Loja e tij e rrezikshme: jam kryetar, por nuk jam kur duhet dhėnė pėrgjegjėsi, ia shkaktoi LDK-sė humbjen katastrofale nė zgjedhjet e kaluara komunale. Po tė ishte kryetar i ndėrgjegjshėm, do tė jepte dorėheqjen nga ky post menjėherė dhe do ta thėrriste Kuvendin e partisė, tė cilin edhe ashtu e ka vonuar. Kjo pėr shkak se fushata e LDK-sė nė zgjedhjet e shkuara ėshtė identifikuar me posterin e tij enorm (krahas fotos sė Rugovės) nė selinė e LDK-sė. Po tė ishte gjysmė i ndėrgjegjshėm, nuk do tė jepte dorėheqjen, por sė paku do ta thėrriste Kuvendin ku do ta zgjidhte udhėheqjen e re. E cila mbase nuk do ta votonte mė pėr kryetar, natyrisht po tė besohej nė vėrtetėsinė e procesit demokratik brendapartiak. Por meqė nuk ėshtė i ndėrgjegjshėm, kuvendin do tė vazhdojė ta shtyjė derisa tė mos ia japin sinjalin se duhet shpallur zgjedhjet nacionale. Nėse kjo datė shtyhet shumė, gjasat janė qė partia t’i copėtohet sėrish dhe tė dalė edhe njė fraksion, me gjasė i dėshtuar politik, por duke e dobėsuar edhe mė shumė partinė, ngase ka shumė pak prurje tė reja nė formėn e fytyrave tė pakomprometuara – me gjithė shkrirjen e ORA-s nė tė.

    Kėshtu do ta arrijė pikėn nė tė cilėn edhe ata pak votues qė i pati herėn e shkuar tė mos dalin hiē, ose tė votojnė pėr ndonjė parti tjetėr pėr pikė tė inatit, pėr t’ia mundėsuar kėshtu partnerit aktual tė koalicionit t’i fitonte zgjedhjet edhe mė bindshėm. Apo qė bile-bile tė krijonte koalicion me ndonjė parti tjetėr, me ē’gjė LDK-ja do tė kalonte nė opozitė. Atėherė do t’i rrezikohej posti i kryetarit tė Kosovės, sepse me 81 vota do mund ta shkarkonin pėr shkak tė shkeljes sė Kushtetutės me mbajtjen e posteve tė ngrira/shkrira. Ose ndoshta atėherė mė nuk do tė ketė nevojė pėr mocionin, sepse do ta kuptonte se shkaku i dobėsimit tė partisė sė tij ėshtė ai vetė. Por deri atėherė mund tė bėhet pak si vonė pėr LDK-nė.


    Nga: Flaka Surroi

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar mė parė nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    me sa duket fatmir sejdiu rol kryesore ka shkaterrimin e lidhjes demokrstike te kosoves...nuk shpjegohet ndryshe qe partia me e madhe ne tere trjojet shqiptare te katandiset ne nje forme te tille siq eshte sot..dhe kjo pa bere as 4 vjet nga vdekja e liderit te saj historik...

    duket se hashimja ja ka arrite qellimit me e ble ket njeri dhe tash lun me te si macja me miun...cfare nuk ben shiku i kosoves....
    E vertete eshte kjo dhe kjo ka ndodhur per dy arsye.
    Arsyeja e pare eshte egoja dhe lakmia e Sejdiut per te qene kryetar,qka kjo pune nuk e ka merzitur shume PDK-ne pasiqe ministrite kryesore i udheheq vet dhe arsyeja e dyte mund te jete edhe shantazhimet ne lidhje me djalin e Sejdiut qe punon ne PTK.
    Keto jane perralla qe i flet Sejdiu gjoja koalicioni eshte dashur te behet per shkak te rrethanave ne Kosoven e parapavaresise,duke ditur faktin se kur te jep lejen Amerika per te shpallur shtetin e pavarur kete pune do ta bente edhe Haxhi Mergja.
    Pra ne pyetje eshte karrierizmi i cili nuk do jete shume i ndritur as per kete e as per kete qeveri pjese e koalicionit dhe nenshkrues i ketij koalicioni eshte edhe Sejdiu.

  16. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Mustafa: LDK tė dalė nga Qeveria

    Drilon Zogaj & Jeton Llapashtica | 09-05-2010 11:25 CET


    Prishtinė. Isa Mustafa nuk i ka ndryshuar qėndrimet dhe nuk i ndal kritikat e vlerėsimet negative pėr Qeverinė Thaēi. I bindur se Kosova po dėmtohet rėndė nga qeverisja aktuale, ai thotė se zgjidhja mė e mirė, e pashmangshme, janė zgjedhjet e parakohshme. Riformatizimin e konsideron harrnim, ndėrsa futjen e Lutfi Hazirit dhe Bujar Bukoshit pa efekte pėr tė ndryshuar konceptin ngufatės tė Qeverisė. Aksioni i EULEX-it nė MTPT, sipas tij, e ka komprometuar qeverisjen dhe tėrė imazhin e vendit, duke fajėsuar Qeverinė pėr dėshtim nė luftimin e korrupsionit. Mustafa kėrkon pėrshpejtimin e hapave pėr zgjedhje brenda LDK-sė. Ai, pėrfundimisht, nuk i heq asnjė presje vlerėsimeve negative qė ka dhėnė pėr Qeverinė dhe kryeministrin Thaēi, duke thėnė se problemet qė po paraqiten aktualisht janė pasojė e defekteve nė qeverisje, qė ai i ka bėrė publike gjatė fushatės sė fundit zgjedhore.

    Zėri: Z. Mustafa, kohė mė parė ka ndėrruar pėrbėrja e Qeverisė sė Kosovės. Si ju duket kabineti i ri i kryeministrit Thaēi?

    Mustafa: Jam deklaruar edhe mė parė, se zgjidhja mė e mirė do tė ishte qė tė bėheshin zgjedhjet e parakohshme nė Kosovė, sepse unė mendoj se ky ėshtė vetėm njė harrnim i Qeverisė, i cili nuk ofron asgjė cilėsore nė pikėpamje tė ndryshimit tė metodės dhe pėrmirėsimit tė qeverisjes. Nuk ėshtė problem kėtu ndėrrimi i disa ministrave, por ėshtė problem koncepti qeverisės. Koncepti nuk ka ndėrruar. Po shihet se ėshtė i njėjti koncept qeverisės dhe me tė unė dyshoj qė do tė arrihet diēka. Nuk shoh asgjė tė mirė nė kėtė qė ėshtė bėrė dhe mendoj se herėt a vonė duhet t’u qasemi zgjedhjeve tė parakohshme tė pėrgjithshme.

    Zėri: Nė pėrbėrjen e re tė Qeverisė kemi edhe dy ministra, Lutfi Haziri dhe Bujar Bukoshi qė kanė kritikuar nė vazhdimėsi qeverisjen e deritashme?

    Mustafa: Nuk dėshiroj tė jap vlerėsime tė veēanta, sepse ėshtė ēėshtje edhe e vlerėsimeve tė LDK-sė dhe atyre qė kanė parė tė arsyeshme tė hyjnė nė Qeveri. Mirėpo, unė jashtė kėsaj konsideroj se prapėseprapė konceptin qeverisės nuk mund ta ndryshojnė as dy emra as mė shumė, sepse qasja e kėsaj qeverisjeje ėshtė ajo qė nuk e ēon Kosovėn pėrpara. Ka shumė tė meta, veēmas nė sferėn e ekonomisė, funksionimit tė shtetit ligjor, ngufatjes sė shtetit, sepse kjo qeverisje e ka ngufatur funksionimin e shtetit, sa i pėrket luftės kundėr korrupsionit dhe dukurive tjera, tė cilat neve na pengojnė qė tė inkuadrohemi nė Evropė, kėshtu qė, duhet tė bėhen ndryshime tė thella qeverisėse. Me kėtė nuk them apriori se njė parti apo njė koalicion tjetėr do tė qeveriste mė mirė, por Kosova duhet tė qeveriset mė mirė, tė zhvillohet njė konkurrencė mė e ashpėr nė qeverisje dhe tė zbatohet ligji.

    Zėri: A gabuan z. Haziri dhe z. Bukoshi qė hynė nė kėtė Qeveri?

    Mustafa: Sigurisht Bukoshi ka vlerėsuar se mund tė japė kontributin e tij nė sferėn e shėndetėsisė. Nuk mendoj se ai ka hyrė aty qė t’i japė krahun Qeverisė Thaēi, mirėpo qė ndoshta ka menduar se pėr atė qė ėshtė i pėrkushtuar shumė pėr shėndetėsi mund tė ndihmojė. Kjo do tė shihet por unė nuk shoh mundėsi qė mund tė bėhet shumė edhe nė atė aspekt, sepse nuk varet vetėm prej Bukoshit, por nga politikat e pėrgjithshme qeveritare qė janė tė orientuara nga shėndetėsia, arsimi dhe kah sferat tjera dhe kėto politika po shihet se janė vetėm deklarative dhe pėr konsum ditor e jo politika qė nė afat mė tė gjatė tė ofrojnė kushte qė tė ndryshohet gjendja nė kėto sfera shumė tė ndjeshme aktualisht.

    Zėri: A ėshtė komprometuar Qeveria e Kosovės, pas bastisjeve tė fundit tė EULEX-it nė zyrat e MTPT-sė, dhe a mendoni se pas kėsaj ngjarjeje ka arsye qė kjo Qeveri tė vazhdojė qeverisjen e vendit?

    Mustafa: Ėshtė komprometuar Kosova nė pėrgjithėsi, sepse kjo nuk ėshtė dashur tė ndodhė. Vetė fakti qė e kemi pru punėn deri aty sa tė na futet EULEX-i pa pyetur dhe pa treguar, nė vend qė t’i kryejmė vetė ato punė dhe ta luftojmė ne korrupsionin, ne tani tė mbrohemi se nuk ka korrupsion dhe tė tjerėt tė na thonė se ka dhe tė bėjnė aksione tė tilla. Kėto janė shumė tė rėnda. Ky akt jep njė pasqyrė shumė tė rėndė pėr Kosovėn dhe pėrbėn njė komprometim tonin tė pėrgjithshėm dhe mendoj se nė rend tė parė ėshtė komprometim i Qeverisė, e cila nė qoftė se punėt shkojnė kėshtu, nuk duhet ta ketė fare tė gjatė.

    Zėri: Por kryeministri dhe kryeparlamentari po deklarojnė se ndėrhyrja e EULEX-it ka qenė e pavend, joprofesionale besa edhe e pacivilizuar?


    Mustafa: Ndėrhyrja ka ndodhur, dhe pėr tė gjithė ne ėshtė mirė qė tė presim rezultatet e hetimeve. Nuk ėshtė mirė qė tė jepen kualifikime, sepse ato mund tė ndikojnė nė zhvillimin e pėrgjithshėm tė procedurave dhe tė dėmtohet njėra palė apo tjetra. Unė mendoj se do t’i ndihmohet edhe palės sonė por edhe EUELX-it shumė mė tepėr nėse nuk japim vlerėsime dhe nėse e lejojmė qė ligji tė veprojė. Pastaj, varėsisht prej rezultateve qė do tė arrihen nesėr mund tė themi qė ne kemi pasur tė drejtė apo ata, por jo tani pėrderisa procedurat po zhvillohen.

    Zėri: A ėshtė dashur tė japė dorėheqje ministri Limaj pas bastisjes?

    Mustafa: Nuk e kisha lidhur kėtė vetėm me ministrin Limaj, sepse ėshtė thėnė qė ka qenė njė marrėveshje nė Qeveri, se ėshtė biseduar nė suaza tė Qeverisė dhe me faktorin ndėrkombėtar. Unė nuk e di ēfarė bisedash janė zhvilluar brenda dhe ēfarė vlerėsimesh politike janė dhėnė. Ajo qė unė shoh tani ėshtė se edhe Qeveria edhe Ministria pėrkatėse janė sjellė nė njė situatė shumė tė rėndė, qė ėshtė e rėndė edhe pėr ministrin konkret edhe pėr Qeverinė.

    Zėri: Shoqėria civile po deklaron se kjo Qeveri ėshtė bėrė simbol i korrupsionit?

    Mustafa: Janė veēmas preokupuese vlerėsimet qė i kanė dhėnė organet evropiane, vlerėsimet e dhėna nė Raportin e progresit, tė cilat e kanė cilėsuar edhe Kosovėn edhe Qeverinė e saj si mjaft tė korruptuar. Nuk janė marrė masa, nuk ėshtė parė asnjė masė qė ėshtė marrė deri tani qė ne ta marrim vetė hapin qė tė luftojmė korrupsionin. Tani, meqenėse Qeveria po hesht sigurisht qė ka ardhur nė shprehje shoqėria civile dhe tė njėjtėn gjė qė ėshtė dashur ta bėjė
    Qeveria apo ndonjė institucion tjetėr, po e bėn shoqėria civile. Unė nuk mund tė them se Kosova ėshtė kampione e korrupsionit nė kėtė rajon meqenėse nuk janė hiq mė mirė edhe shtetet tjera fqinje. Por, ėshtė keq pėr ne qė tė krahasohemi me ta, pėr arsye se ne mė shumė se tė gjithė kemi nevojė qė tė luftojmė korrupsionin tė inkuadrohemi nė Evropė, dhe nė njė mėnyrė tė arsyetojmė ndihmėn qė na ka dhėnė komuniteti ndėrkombėtar nė pavarėsinė e Kosovės.

    Zėri: A ėshtė koha qė LDK-ja ta rishikojė qėndrimin nė kėtė koalicion?

    Mustafa: Unė mendoj se po. Unė mendoj qė LDK-ja ėshtė dashur ta shqyrtojė, ta vlerėsojė edhe mė tutje, sepse LDK-ja nuk ka kurrfarė nevoje qė tė jetė bashkėpjesėmarrėse e njė qeverisje tė tillė. Kjo si kontribuon aspak LDK-sė dhe ajo duhet domosdo ta vlerėsojė se ku ėshtė, se ēfarė fiton dhe ēfarė humb, e unė mendoj se nuk fiton asgjė me kėtė koalicion pėr arsye se ka shumė vėrejtje nė kėtė qeverisje, dhe ne po bėhemi bashkėpjesėmarrės tė njė qeverisje tė keqe. Prandaj, unė pres qė edhe nė tė ardhmen edhe organet e LDK-sė edhe individėt brenda saj tė japin mendimin e tyre edhe qė objektivisht tė mos jemi bashkėpjesėmarrės tė qeverisjes sė tillė.

    Zėri: Z. Mustafa, si i ka punėt LDK-ja dhe a ka ndonjė progres brenda saj?

    Mustafa: Po bėhen pėrpjekje qė t’u qasemi zgjedhjeve nė parti dhe shpresoj qė nėse bėhen zgjedhje cilėsore atėherė partia do tė ketė perspektivė, sepse gjatė zgjedhjeve kam parė qė njerėzit janė tė interesuar t’i bashkėngjiten LDK-sė qė ka shumė tė rinj qė e shohin veten, perspektivėn e tyre dhe unė konsideroj qė LDK-ja ėshtė njė parti qė ofron perspektivė, ofron demokraci tė vėrtetė dhe do tė ishte shumė keq qė ajo tė mbyllet, tė rri e mbyllur ashtu siē ka ndenjur deri tani. Unė shoh arsye qė tė nguten pak hapat e zgjedhjeve dhe tė ndryshimeve nė strukturat e partisė, nė mėnyrė qė veēmas njerėzve qė janė treguar tė suksesshėm gjatė zgjedhjeve tė fundit nėpėr komuna, sepse kriteri themelor tani duhet tė jetė ai i fitoreve apo humbjeve qė kanė ndodhur. Sepse mė tutje nuk duhet tė pėrsėriten gabimet qė janė bėrė qė humbėsve t’iu ofrohen pozita tė larta pėr arsye se njerėzit, aktivistėt dekurajohen. Kriteret e vlerės duhet tė ndėrtohen brenda LDK-sė, tė cilat do tė ndikojnė pastaj qė tė bashkėngjiten mė shumė njerėz dhe tė jetė shumė mė e fortė dhe serioze nė zgjedhjet e ardhshme.

    Zėri: A do tė pranonit qė tė jeni kandidat i LDK-sė pėr kryeministėr tė Kosovės, nė zgjedhjet e ardhshme nacionale dhe a iu pėlqen ideja qė LDK-ja tė pėrcaktohet paraprakisht pėr njė kandidat pėr kryeministėr nė kėto zgjedhje?

    Mustafa: Unė mendoj qė nė kėto zgjedhje ne duhet tė ofrojmė mė shumė kandidatė, mė shumė njerėz tė cilėt do tė bartnin me sukses edhe pozitėn e kryeministrit, sepse do tė ishte dėshtim i madh nė qoftė se ne do tė lidhemi vetėm me njė emėr nė LDK dhe nė partitė tjera. Unė mendoj se ka shumė njerėz nė LDK me perspektivė, kanė aftėsi dhe mund tė bartin pozita me pėrgjegjėsi siē ėshtė edhe pozita e kryeministrit, prandaj, pėr ne ėshtė me rėndėsi qė ne tė zgjerohemi, tė hapim dyert qė tė ofrojmė njerėz, tė kemi kuadro tė mjaftueshme dhe qė pastaj nė suaza tė tyre tė zgjedhim.

    Zėri: Brenda LDK-sė ka qarkulluar sė fundi ideja qė pesė degėt e saj nė Prishtinė tė bashkohen dhe tė formohet njė degė e vetme, kryetar i sė cilės, padyshim, se do tė ishit ju?

    Mustafa: Gjatė zgjedhjeve tė fundit kemi pasur njė angazhim shumė tė pėrkushtuar tė degėve tė LDK-sė dhe tė gjithė kryetarėve. Ka qenė njė angazhim shumė i madh qė ka bėrė qė ne tė fitojmė, jo vetėm unė si kandidat, por edhe LDK-ja ka fituar shumicėn nė Kuvendin e Prishtinės. Ne duhet ta diskutojmė kėtė. Ka arsye qė flasin se ėshtė mė mirė qė ne ta kemi vetėm njė degė, ka arsye qė flasin qė mė mirė tė kemi mė shumė degė, sepse Prishtina ėshtė bėrė shumė e madhe dhe ėshtė vėshtirė qė LDK-ja tė funksionojė si njė degė e vetme apo qė tė bėhet njė organizim specifik i degėve nė Prishtinė, ku do tė kemi 5-6 degė. Por, do ta kemi edhe njė ndėrlidhje tė tyre, qė ėshtė relativisht obligative, nėn njė kryesi e cila do t’i koordinonte kėto degė tė LDK-sė, sepse kemi njė anėtarėsi shumė tė madhe dhe kemi degė shumė serioze, prandaj druajmė se nėse ato i shuajmė dhe shndėrrohen nė njė degė, atėherė do tė humbet mundėsia qė tė ketė njė lidhje mė tė drejtpėrdrejt tė degėve me anėtarėsinė.

    Zėri: Nė qarqet politike dhe analitike nė vend pėr njė kohė tė gjatė jeni pėrmendur si pasardhėsi i vetėm potencial i Fatmir Sejdiut nė postin e kryetarit tė LDK-sė?

    Mustafa: Tash pėr tash tė gjithė ne mendojmė se z. Sejdiu duhet tė mbetet lider i LDK-sė. Ėshtė edhe mendim i imi, njė bindje e plotė e imja, sepse do tė ishte keq qė ne ta kemi njė kryetar tė shtetit i cili do tė mbetej pa kurrfarė fuqie politike. Z. Sejdiu gėzon autoritet nė LDK po ashtu edhe nė popullatė. Ėshtė njė problem formal kushtetues qė ia pamundėson atij qė tė ushtrojė nė mėnyrė aktive funksionin e tij tė kryetarit, mirėpo mendoj qė ai duhet tė mbetet lideri i LDK-sė, ndėrkaq ka vend qė ne tė tjerėt tė ulemi dhe nė pikėpamje operative t’i udhėheqim punėt ditore tė LDK-sė, pa e ngarkuar me kėtė liderin.

    Zėri: A do tė thotė kjo qė ju do tė mund tė jeni nėnkryetari i parė i LDK-sė, i cili do ta menaxhonte mė pas partinė?

    Mustafa: Do tė zhvillohen biseda nė Kėshillin e Pėrgjithshėm, nė Kryesi dhe nėse kėto dyja vijnė deri tė vlerėsimet e caktuara, atėherė pėr to mund tė bisedohet. Sa mė pėrket mua personalisht nuk ėshtė shumė tėrheqėse kjo sepse kam shumė punė nė Komunėn e Prishtinės dhe do tė ishte njė ngarkesė shumė e madhe. Mė tepėr unė jam pėr atė qė unė t’i ndihmoj LDK-sė, tė jem nė procese shtytėse tė LDK-sė pėrpara, por tė mos kem shumė obligime organizative dhe operative pėr arsye se ato vijnė nė kundėrshtim me detyrat e pėrditshme qė kam si kryetar i Komunės sė Prishtinės, sepse ėshtė fjala pėr njė Komunė shumė tė madhe qė kėrkon angazhim tė veēantė.

    Zėri: Z. Mustafa, a vazhdoni tė keni tė njėjtin mendim kritik qė keni shprehur gjatė fushatės elektorale pėr Qeverinė e Kosovės dhe kryeministrin Thaēi?

    Mustafa: Unė e kam plotėsisht tė njėjtin qėndrim edhe pėr Qeverinė edhe pėr kryeministrin, pa marrė parasysh kėto zhvillimet e fundit, sepse ato janė pasojė e defekteve qė unė i kam pėrmendur nė kuadėr tė vlerėsimeve tė mia qė kanė pasur tė bėjnė me mėnyrėn e qeverisjes. Unė mendoj se qėndrojnė plotėsisht vlerėsimet e mia qė kam dhėnė dhe mbetem plotėsisht prapa

  17. #37
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    26-10-2008
    Vendndodhja
    Republic oF Kosovo
    Postime
    1,162
    ...ej more ket LDK-n a e keni qregjistru prej beogradit ! a hala i ka rrenjet atje....???

  18. #38
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Fond solidariteti pėr prishje tė koalicionit

    Besiana Xharra | 18-05-2010 17:22 CET

    "Zėri",Prishtinė

    Prishtinė. Lidhja Demokratike e Kosovės (LDK) pritet qė gjatė kėsaj jave tė mbledhė Kėshillin e Pėrgjithshėm, nė takimin e tė cilit do tė diskutohen pika tė rėndėsishme, pėrfshirė edhe idenė e disa degėve pėr prishjen e koalicionit me Partinė Demokratike tė Kosovės (PDK). Propozimi pėr prishje tė koalicionit, i pėrcjellur me njė ide se si tė veprohet, do tė vijė nga Dega e Katėrt, mė e madhja e LDK-sė, e njohur si dega e Ibrahim Rugovės nė Prishtinė.

    Kėtė e bėjnė tė ditur pėr "Zėrin", burime shumė tė sigurta brenda kėsaj dege. Propozimi i tyre do tė pėrcillet me idenė pėr krijimin e njė fondi “tė solidaritetit”, i cili do tė akumulohet nga anėtarėsia e partisė, ndėrsa nga mjetet e fondit do tė paguhen ministrat e zėvendėsministrat e LDK-sė qė ta lėshojnė qeverinė.

    “Nė Kėshillin e Pėrgjithshėm qė do tė mbahet nga mesi i kėsaj jave nė emėr tė degės sė katėrt do tė kėrkohet ndėrprerja e koalicionit. Ndėrkohė propozimi pėr kėtė do tė jetė formimi i njė fondi tė solidaritetit qė me tė hollat e mbledhura nga anėtarėt e partisė tė paguhen ministrat e zėvendėsministrat e kėsaj partie, pasi qė ata do tė mbesin pa pagat e tyre pas tėrheqjes nga Qeveria”, tha ky burim pėr "Zėrin".

    Kjo ide ėshtė pėrkrahur fuqishėm edhe nga udhėheqėsi i degės, Sami Hamiti, i cili ishte shumė i zėshėm, shtoi ky burim.

    Ideja e kėsaj dege, me tė cilėn shpejt do tė njihen tė gjithė anėtarėt e partisė, pėr Ali Lajēin nuk bėn tė pranohet. “Edhe pse unė kėtė ide e marr si pėrfolje, ajo edhe ashtu nuk bėn tė bjerė nė hierarki tė partisė. Kjo ide ėshtė jashtė programit tė LDK-sė, jashtė
    identitetit partiak”, tha Lajēi pėr "Zėrin".

    Pėr kėtė ide ai nuk deshi tė flasė mė shumė, por shtoi se nga prishja e koalicionit njėherė pėr njėherė, nuk ka asgjė, pasi siē shprehet ai “ēdo gjė ėshtė improvizuar, nuk ka strategji, ka vetėm pėrfolje. Problemi pėr prishjen e koalicionit ėshtė se askush nuk di se ēfarė do tė ndodhė mė pas”.

    Ndėrkohė zėdhėnėsi i kėsaj partie, Vehbi Miftari, nuk deshi tė flasė nė veēanti pėr idenė e kėsaj dege. Por, sipas tij, secili propozim i ardhur nga secila degė do tė jetė i mirėseardhur pėr t’u diskutuar. “Nuk mund tė them se nuk do tė flasim pėr prishje tė koalicionit, si qė nuk mund tė them qė edhe do tė flasim. Ne mbėshtesim secilin debat qė do tė vijė nga anėtarėt e Kėshillit qė ata e mendojnė tė rėndėsishme pėr t’u diskutuar. Mė pas kėshilli i organit vendimmarrės, i shqyrton ato, i modifikon dhe nė fund i vendos”, tha Miftari.

    Ndėrsa Astrit Haraēia, nga Kryesia e kėsaj partie, tha se ajo qė ėshtė e sigurt qė do tė diskutohet nė kėshill ėshtė ndėrrimi i statutit tė partisė, i cili, sipas tij, ka nevojė pėr ndryshime. “Varet se si do tė votohet, por ajo qė ėshtė e sigurt ėshtė se me ndėrrimin e statutit do tė vendoset qė njė ministėr tė mos mbajė mė nga dy poste dhe ai qė ėshtė anėtar i njė dege tė mos jetė edhe anėtar i Kryesisė. Kjo pasi ne duam tė zgjerohemi dhe jo tė ngushtohemi”, tha Haraēia. Propozim ky qė po ashtu nuk u pėrjashtua nga zėdhėnėsi Miftari.

    Ai bėri tė ditur se partia ėshtė nė proces tė analizimit dhe ngritjes sė grupeve punuese tė cilat do tė ofrojnė propozimet e tyre nė kėshill dhe nuk pėrjashtohet mundėsia qė tė formohet edhe grupi pėr ndėrrimin e statutit tė LDK-sė.

    Currently 3.88/512345

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anėtarėsuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    LDK-ja do te shuhet siq eshte shuar,Lidhje Komuniste!
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  20. #40
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    Citim Postuar mė parė nga Hard_Style Lexo Postimin
    ...ej more ket LDK-n a e keni qregjistru prej beogradit ! a hala i ka rrenjet atje....???
    Pse more ti ja fut kot, pse je kunder LDK pse se thua te verteten,

    LDK ekan pas zyren ne Kralev e jo ne Beograd,

    ne Beograd ubo vetem lutja , dhe rugova pike raki me slloben,

    hhhhhhhhhaaaaaaaaa
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga injejti : 18-05-2010 mė 14:51

Faqja 2 prej 13 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •