Me lakuriqësi për popullarizimin e curlingut
Në luftë për popullaritetin e curlingut, pjesëmarrësja daneze në Lojërat Dimërore Olimpike në Vancouver, Madeleine Dupont është nisur në një mënyrë interesante ë është fotografuar lakuriq.
Bukuroshja 22-vjeçe ka pozuar për magazinën “Fire on Ice”. Ajo ka pranuar se me këtë veprim jo vetëm ka ngritur popullaritetin e curlingut, por edhe të sajin personalisht. Komentet dashakeqe, ndërkaq, nuk i bëjnë fare përshtypje.
“Shumica e njerëzve mendojnë se kjo është në rregull. Në Danimarkë shumica e njerëzve e kuptojnë Curlingun, garat transmetohen në TV, andaj e gjithë kjo më duket ‘cool’”, ka thënë sportistja e re.
Ajo arriti në qendër të vëmendjes në Vancouver para disa ditëve, kur qau për arsye se asaj dhe kolegeve në meçin kundër Kanadasë tifozët vendës i fshikulluan dhe bërtitën, gjë që për sportin e curlingur është fare e pazakontë. Pas kësaj danezja bukuroshe nuk arriti të koncentrohej në gjuajtjet e saj, gjë që në fund i solli fitoren Kanadasë. /koha/
Krijoni Kontakt