SHQIP, 23/02/2010

Iluzioni po zėvendėson realitetin
Blendi Salaj

Rrugės pėr nė punė mė qėllon tė kaloj pranė njė barake tė mjerė qė shet shtypin e ditės, revista dhe libra. Gjithmonė mė ka bėrė pėrshtypje kontrasti qė krijohet mes xhamave tė pistė tė kėsaj rrangalle tė pėrvuajtur dhe shkėlqimit tė revistave qė ekspozohen aty. Mbi kopertinat shpalosen imazhe femrash (dhe meshkujsh) tė famshme tė kėsaj provincės sonė, qė tundojnė me vėshtrime provokuese dhe poza qė zgjojnė imagjinatėn seksuale. Me lėkurė tė pėrkryer, krehje tė sofistikuara, veshje "haute couture" dhe aksesorė qė kushtojnė mė shumė se pensioni qė dy pleq sė bashku marrin nė njė vit, imazhet e kėtyre publikimeve shkėlqimplota nuk kanė asgjė tė bėjnė me realitetin ku jeton shumica dėrrmuese e shqiptarėve.

Nė Republikėn e Platonit lexojmė anekdotėn e njerėzve tė cilėt e kanė kaluar gjithė jetėn tė lidhur me vargonj nė njė shpellė tė errėt. Ata arrijnė tė shquajnė vetėm hijet qė ravijėzohen zbehtė nė muret e guvės, tė cilat, pėr aq sa dinė ata, janė realiteti i vetėm qė ekziston. Kur njėri prej tė burgosurve arrin tė ēlirohet dhe del nga errėsira nė dritė, sytė e tij nė fillim verbohen, por ngadalė mėsohen me dritėn dhe shquajnė njė realitet tjetėr, qė nė errėsirėn e shpellės as nuk e pat imagjinuar dot. Kur i ēliruari kthehet nė shpellė pėr t’u treguar tė tjerėve pėr botėn jashtė, ata e quajnė tė marrė, e pėrqeshin, nuk e besojnė. Pėr shkak se sytė e atij qė ka parė dritėn nuk shohin dot mė nė errėsirė, ai nuk sheh dot shumė kur kthehet nė shpellė, tė burgosurit mendojnė se ky ėshtė verbuar dhe betohen se kurrė nuk do tė dalin nga errėsira e tyre, pėr tė mos u verbuar edhe ata si ai.

Nė tė njėjtėn mėnyrė siē sugjeron Platoni, edhe realitetet qė sot po i krijojmė dhe sugjerojmė vetes nė revista, spektakle, spote televizivė dhe videoklipe muzikore, pėrbėjnė imazhe false, njė realitet alternativ qė ka pėr qėllim jo t'i largohet, por ta zėvendėsojė realitetin ashtu siē ėshtė vėrtet. Iluzionet e pavdekshme qė prodhojmė pėr ekranet televizive krijojnė njė realitet tjetėr, ku nuk ekziston as varfėria, as pamundėsia pėr tė mbushur barkun me tė cilat qindra mijė shqiptarė pėrballen rregullisht. Nė shfaqjet televizive nga e hėna nė tė dielėn VIP-at vallėzojnė, buzėqeshin dhe tregojnė pėr suksesin e tyre. Personazhet tanė tė kopertinave tė ekspozuara nė barakėn e mjerė gėzojnė rininė e pėrjetshme tė mundėsuar nė mėnyra dixhitale, ekspozojnė frytet e operacioneve plastike dhe produkteve tė bukurisė. VIP-at e revistave dhe spektakleve televizive vezullojnė, gėzojnė shėndet, pasuri, famė dhe seks. Ata shesin! Veten, gjithēka, shesin iluzionin. Janė pjesė e njė realiteti tjetėr ku mjerimi i Onkologjikut, fėmijėt e rrugėve tė Shqipėrisė, papunėsia apo qyteza tė harrueshme si Bulqiza, nuk ekzistojnė.

Jemi pjesė e njė shoqėrie qė me shpejtėsi tė mahnitshme ka mėsuar ta injorojė realitetin ku jeton. Jo mė kot nė sondazhet listohemi si njerėzit mė optimistė dhe mė tė kėnaqur nė Ballkan, e ndoshta nė krejt kontinentin. Tė qenėt realistė nė vendin tonė mund tė na shpjerė nė depresion dhe tė na dekurajojė. Na sugjerohet se realiteti ėshtė njė formė negativiteti, jetėt e thjeshta dhe tradicionale janė tė mėrzitshme. Ajo pėr tė cilėn kemi nevojė ėshtė suksesi, paraja, sytė vetėm aty, si qėllimi i vetėm pėr tė cilin ia vlen tė jetosh. Dhe fama, tė jesh i njohur do tė thotė tė ekzistosh. Duhet qė njerėzit tė na njohin patjetėr, tė dinė sa tė mirė jemi. Ndonjėherė mė duket sikur shumė ndėr ne shqiptarėt jemi protagonistė tė njė filmi qė luhet brenda kokėve tona. E shohim veten nė rrugėt tona ashtu si kamera do tė na shihte, flasim si flet personazhi kryesor dhe imagjinojmė se ata qė na rrethojnė janė thjesht figurantė nė filmin pa mbarim tė jetėve tona.

Sigla grishėse, skena gjigante, kamerat, dritat, shkėlqimi, duartrokitjet janė tė gjithė elemente qė e bėjnė “Big Brother” njė reality show kaq popullor, tė ndėrtuar mbi krijimin e imazheve magjiplota dhe premtimin e famės dhe pasurisė sė menjėhershme. Tė shtunave nė mbrėmje miliona sy shqiptarėsh qėndrojnė tė mbėrthyer pėrpara ekraneve pėr tė ndjekur spektaklin mė tė madh televiziv nė vend. “Big Brother” ėshtė tashmė njė fenomen shqiptar po aq sa edhe botėror dhe suksesi televiziv i kėtij programi ėshtė i padiskutueshėm. Personazhet e krijuara brenda njė nate me pėrzgjedhjen e kujdesshme tė producentėve tė spektaklit rrėmbejnė vėmendjen dhe imagjinatėn e shumėkujt prej nesh, pėr tė na transportuar larg realitetit tonė tė pėrditshėm, nė njė tjetėr realitet, tė krijuar artificialisht. Lojtarėve u jepet mundėsia pėr tė qenė protagonistė ndėrsa teleshikuesve u ofrohet njė arrati nga zbrazėtia e realiteteve shpesh tė mjeruara. Spektakle tė tilla na pėrforcojnė idenė budallaqe se edhe ne mund tė arrijmė majat njė ditė. Dhe do tė bėhemi tė pasur e tė famshėm, pa u munduar shumė.

Kėta lloj spektaklesh televizive, sikundėr personazhet seksi nė kopertinat, na joshin tė harrojmė dilemat morale qė ngrenė padrejtėsitė e shumta qė ndodhin nė Shqipėri. Duke u magjepsur pas personazheve televizive shmangim pėrgjegjėsitė qytetare, aktivizmin, angazhimin kritik dhe detyrėn sociale pėr solidaritet me shqiptarin tjetėr qė vuan. Sot tė vėrtetat nuk na mohohen, por ato humbasin nė njė det me informacione pa vlerė. Pėr me tepėr, programe televizive qė nė thelb janė dishepuj qė i thurin lavde kamerės sė fshehur larg syve tė njerėzve pėrforcojnė mendimin se vėzhgimi (nga shteti p.sh.) nuk ėshtė njė dhunim i sė drejtės pėr intimitet, por njė karakteristikė e jetės moderne. Vėnia e vetes nėn vėzhgim dhe vėzhgimi i tė tjerėve 24 orė nė ditė rrezikon tė na bėjė tė pandjeshėm ndaj syrit tė Vėllait tė madh Orwelian. Si njė rast pervers ku jeta imiton artin, tė mėsuarit me kamerat qė pėrgjojnė pareshtur na bėn mė pak tė ndjeshėm ndaj pėrgjimit si fenomen qė shkel tė drejtat tona, tė cilat Kushtetuta na i garanton.

Loja vetė bazohet nė pėrdorimin e ēdo mjeti, sado tė lig, pėr tė fituar. Gėnjeshtra, mashtrimi, manipulimi janė pjesa mė thelbėsore e spektaklit. Kulti i vetes ngrihet dhe pėrforcohet nė imagjinatėn kolektive tė lojtarėve dhe tifozerive tė tyre. Individualizmi ekstrem, pėrdorimi i tjetrit, pastaj shkelja mbi tė pėr tė arritur vetmitar pasurinė dhe famėn e premtuar konsiderohen zotėsi dhe shpėrblehen. Besnikėria, solidariteti dhe shoqėria e sinqertė pėrbėjnė njė handikap brenda lojės, ato nuk kanė asnjė vlerė. Tė paaftėt pėr intriga eliminohen. Ky ėshtė mesazhi qė ekrani i pėrcjell shoqėrisė shqiptare tė ngujuar para televizorit, jo vetėm nė njė spektakėl tė veēuar, por nė shumicėn e atyre qė transmeton. Nė debatet politike politikanėt po e kthejnė karagjozllėkun nė modė kombėtare, duke e sugjeruar si njė mėnyrė tė qeni pėr individin shqiptar. Kėshtu, agresiviteti zėvendėson ndjeshmėrinė, gėnjeshtra tė vėrtetėn, imazhi thelbin, forma pėrmbajtjen, vesi virtytin e kėshtu me radhė. Ideologjia dhe alternativat janė zėvendėsuar nga pseudo-dramat, sheshet nga skenat, formimi nga stili dhe ligjėrimi nga aktrimi.

Publiku shqiptar mė kot do tė mundohej tė krahasonte ēfarė thonė me ēfarė bėjnė. Media nuk e mundėson kėtė, e shkuara nuk ekziston, ekziston vetėm e sotmja pambarim dhe realiteti ėshtė vetėm ajo ēfarė thuhet nė debatin e fundit televiziv. Nė kėtė mėnyre platformat politike reduktohen nė slogane boshe deri nė fund dhe tė thjeshtuara deri nė banalitet. Adresimi i sfidave tė kohės zėvendėsohet nga mesazhe politike tė formuluara pėr tė tėrhequr elektoratin e paarsimuar apo edhe analfabet. Kumti minimizohet drejt zeros, pėrmbajtja drejt hiēit.

Magjia e iluzioneve e krijuar nga njė sistem mediatik dhe politik i kalbur moralisht shkakton sėmundje tė rėnda pėr shoqėrinė. Ato mė sė pari sulmojnė vlerat njerėzore dhe morale qė mbartim, e mandej infektojnė marrėdhėniet qė kemi me njėri-tjetrin. Imazhet artificiale qė na bombardojnė, jo vetėm ato tė VIP-ave tė lustruar, por sidomos tė elitave politike, zhdukin aftėsinė pėr tė pasur mendim tė pavarur dhe pėr tė dalė nė pėrfundime individuale. Sulmi i iluzionit mediatik mbi realitetin jo aq vezullues na paralizon aftėsinė pėr disidencė, pėr tė akuzuar padrejtėsitė, pėr tė qenė kritikė ndaj shtetit dhe pėr tė sfiduar padrejtėsitė e strukturave qė ekzistojnė. Aq kohė sa nuk do tė mundim tė dallojmė ēfarė ėshtė false nga ajo qė ėshtė e vėrtetė rrezikojmė tė humbasim aftėsinė pėr tė qenė tė lirė. Sigurisht, sistemit qė po forcohet nga pak ēdo ditė para syve tanė tė veshur do t'i vinte pėr mbarė ta zėvendėsonte lirinė vetė me iluzionin e lirisė.