Për Shqipërinë respektimi i të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës është shumë i rëndësishëm, u shpreh sot, zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me përfaqësues të politikës së Luginës së Preshevës.
E hëne 22 Shkurt 2010 20:01
Në konferencën e përbashkët për shtyp,që numri një i diplomacisë shqiptare zhvilloi mbas takimit me përfaqësuesit e politikës së Preshevës, Meta nënvizoi se "në marrëdhëniet Shqipëri-Serbi ka qenë dhe do të jetë i rëndësishëm avancimi i të drejtave të komunitetit shqiptar që jeton në luginën e Preshevës, që sipas tij, përbën një burim stabiliteti jo vetëm për shqiptarët, por për gjithë rajonin".
"Edhe në raportet bilaterale që ne dëshirojmë t'i përmirësojmë me Serbinë, një vend të veçantë zë përmirësimi dhe avancimi i të drejtave të shqiptarëve që jetojnë atje, pasi shkalla e demokratizimit të një vendi përcaktohet në mënyrë të veçantë edhe nga të drejtat e pakicave", tha ministri Meta. Ne do të jemi pranë këtij komuniteti, tha ministri i Jashtëm, ndërsa e cilësoi të rëndësishëm bashkëpunimin me të gjithë faktorët shqiptarë atje.
Riza Halimi, Kryetar i Partisë për Veprim Demokratik, njëherësh deputet i Kuvendit të Serbisë, duke theksuar rëndësinë e takimit me ministrin e Jashtëm shqiptar, vlerësoi faktin se popullata shqiptare atje ballafaqohet sot me një politike, e cila deri tani nuk ka qenë në favor të saj. Në këtë kuadër ai shprehu shqetësim për problemet në arsim, mosnjohjen e diplomave të universitetit të Prishtinës, si dhe çështje për të cilat tha ai "besoj se ne do të kemi përkrahjen e qeverisë shqiptare".
Ragmi Mustafa, kryetar i Komunës Boshte në Luginën e Preshevës, e cila ka më së shumti shqiptarë, nga tri komunat që përbëjnë këtë luginë, vlerësoi takimin me kreun e diplomacisë shqiptare, që sipas tij ka qenë i interesuar për të gjitha problematikat e shqiptarëve atje. Ai vlerësoi përkushtimin e Qeverisë Shqiptare, duke bëri me dije problematikat që ata kanë në fushën e zhvillimit shoqëror, ekonomik arsimor, etj. Qeveria shqiptare, tha Mustafa ka një përkushtim të veçantë për shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës.
Më tej ,ai bëri me dije se e njohu kreun e diplomacisë shqiptare me problemet e pazhvillueshmërisë ekonomike, sociale, problemet e shqiptarëve në përdorimin e lirë të simbolit kombëtar, si dhe probleme të tjera që i takojnë jetës së përditëshme në Luginën e Preshevës. Mustafa, vlerësoi rëndësinë e këtij takimi me Metën, që sipas tij është i interesuar të njihet me problemet dhe sfidat që i preokupojnë shqiptarët atje./start/
P.S - Me ne fund i ra ne mend qe paska Shqiptar ne Lugin te Presheves, sepse deri tash me shum perkujdesej ambasada Turke per ne atje se sa ajo Shqiptare qe kurr zonin sja kom ndi.
Krijoni Kontakt