Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    Partitë e vogla kërkojnë uljen e pragut zgjedhor



    Partitë e vogla kërkojnë uljen e pragut zgjedhor

    Drejtues të partive të vogla politike konsiderojnë se zbatimi i pragut zgjedhor prej 5 për qind në vitin 2007, ka dëshmuar qartë rënien e cilësisë dhe vëllimit të punës së Kuvendit të Kosovës, andaj nevojitet që krahas ndryshimit të ligjit për zgjedhjet, të ulet edhe pragu zgjedhor në 3 për qind.

    Subjektet politike vlerësojnë se pragu zgjedhor për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës duhet të mos jetë kusht që të kenë 5 për qind të votave, pasi që si i tillë e dëmton jetën politike dhe demokratike.

    Kryetari i Partisë së Drejtësisë (PD), Ferid Agani, ka thënë për Kosovapress se pragu zgjedhor prej 5 për qind e dëmton jetën politike dhe demokratike në Kosovës, sepse e cungon opinionin publik.

    “Mendoj se më shumë e dëmton jetën politike në Kosovë, jetën demokratike në Kosovë, sepse e cungon opinionin publik për me qenë tepër origjinale politike, të cilat nuk janë të përfaqësuara në programet politike të partive tjetra. Konkretisht, mendoj edhe partinë time, mendoj se Partia e Drejtësisë ka koncepte politike programore, të cilat janë specifike, të cilat janë shumë të rëndësishme në proceset e shtetndërtimit të vendit, të cilat për fat të keq nuk është pjesë e programeve të partive politike. Prandaj, mendoj se në radhë të parë cungohet jeta politike, demokratike e vendit, natyrisht dëmtohen edhe partitë siç është edhe Partia e Drejtësisë, sepse e dimë që në Kosovë nuk kemi një ligj për financimin e partive politike”, ka thënë Agani.

    Partia e Drejtësisë është njëra nga partitë që ka mbetur pa u përfshirë në Parlamentin e Kosovës, mu për shkak të ngritjes së pragut zgjedhor.

    Njëra nga partitë që nuk përfshihet në jetën parlamentare është edhe ajo e liberalëve të Kosovës, kryetari i së cilës Gjergj Dedaj vlerëson se pragu zgjedhor 5 për qind për partitë e vogla është një dëm shumë i madh, pasi ua pamundëson atyre të jenë pjesë e politikës në Kosovë.

    “E para, që të reformohet ligji zgjedhor, që të aprovohet ligji i partive politike që detyrimisht të ulet pragu zgjedhor, sepse pragu njëfarë mënyre i eliminon nga gara partitë politike, spektrin politik, koloritin politik të Republikës së Kosovës, sepse partitë e vogla, na pëlqeu apo jo, janë koloriti, do me thanë janë ngjyrat e demokracisë, realizmit dhe mendoj se pragu prej 5 për qind është dëm i këtij koloriti dhe këtyre ngjyrave, dhe mund të them se është në dëm të pluralizmit politik në Kosovë”, ka thënë Dedaj.

    Për më tepër, numri një i liberalëve të Kosovës kërkon që pragu zgjedhor të ulet në tre për qind, si dhe të aprovohet ligji për financimin e partive politike.

    Edhe Emrush Xhemaili, kryetar në dorëheqje i Partisë Socialiste të Kosovës, ka thënë për Kosovapress se pragu zgjedhor prej 5 për qind dëmton jetën politike në vend, pasi që edhe partitë e vogla ofrojnë ide dhe mundësi të mira për zhvillimin e shtetit.

    “Po, është shumë është më një far forme refuzues i ideve të reja, pragu zgjedhor për Kosovën është shumë, edhe kur kemi parasysh se qysh është struktura e popullatës këtu edhe përgjithësi qysh vihet deri te posti i deputetit të Kuvendi i Kosovës është shumë. Megjithatë, vendi dëmtohet për shkak të ideve të reja. Ne po e shohim në Kosovë gjithmonë fiton një krah që gjithmonë mban të djathtë, do me thanë, privatizim total i ndërmarrjeve publike, privatizim i minierave, edhe qasjes për ndryshe, qasjes nga ana e majtë që mos ndodh kjo plotësisht qind për qind, por të punohet me kujdes e kjo qasje nuk ka hapësirë edhe këtë shumë e pengon këtë ide, krahun e majtë përgjithësi në Kosovë e pengon pragu zgjedhor”, ka thënë Xhemajli.

    Sipas tij, mungesa e pranisë së partive politike në Kuvend për shkak të pragut zgjedhor ka pasur për pasojë në rënien e kualitetit të punës së legjislativit, andaj është e nevojshme që pragu zgjedhor të ulet në tre për qind. /kosovapress/

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e toni karlosi
    Anëtarësuar
    24-10-2005
    Postime
    295
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin


    Partitë e vogla kërkojnë uljen e pragut zgjedhor

    Pragu zgjedhor duhet te jete 20 (%)per qind .Ne kete menyre do ti kishim dy-tre parti dhe do te kishim kualitet
    Moto e qeveritareve tane : merr gjithçka që të ofron jeta! Tash dhe këtu. Tash ose kurrë!”,

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •