Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 10 prej 10
  1. #1
    Aurum Venator
    Anėtarėsuar
    30-01-2010
    Postime
    79
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Neo otomanizmi dhe Shqipėria

    Nga Pirro Misha

    Gjashtė javė mė parė, revista MAPO vendosi tė botojė nė shqip fjalimin e ministrit tė jashtėm turk Ahmet Davutoglu, me titullin “Njė Ballkan otoman nė shekullin e 21”, mbajtur nė Sarajevė nė ditėt e para tė vitit 2010. Nė kėtė fjalim me sens tė theksuar sfidues ndaj asaj qė ėshtė sot imagjinata e pėrgjithshme e ballkanasve pėr Lindjen dhe Perėndimin, tė shkuarėn dhe tė ardhmen e rajonit dhe pėr thelbin e zhvillimeve brenda dhe rreth gadishullit tonė, gjendej teza se pėr Ballkanin e shkuara osmane nuk ėshtė njė pengesė dhe peshė historike, por njė vlerė qė duhet rigjallėruar. Kjo qasje nė esencė provokative dhe e pazakontė, ka shtyrė studiuesin dhe botuesin e njohur Piro Misha, qė tė pėrgatisė pėr revistėn tonė njė artikull mjaft interesant, lidhur me tė vėrtetėn e kėtij pretendimi, i cili nuk mund tė shėnohet thjesht dhe vetėm si njė sfidė politike mes Turqisė dhe Bashkimit Evropian nė rrafshin e hyrjes ose tė saj nė Evropėn e Bashkuar. Piro Misha na shpjegon se kjo ėshtė njė strategji mjaft mė e thellė dhe me shumė anė qė duhen studiuar, sqaruar dhe parė larg entuziazmit tė lehtė dhe emocioneve shpesh sipėrfaqėsore.


    Nė fund tė vitit qė shkoi, me rastin e ceremonisė sė hapjes sė konferencės “Trashėgimia osmane dhe bashkėsitė myslimane nė Ballkan sot’, Ministri i Jashtėm turk, Ahmet Davutoglu, mbajti nė Sarajevė njė fjalim qė ngjalli jo pak debate. Debatet kėsaj here s’kishin tė bėnin me ēėshtje tė tilla tė nxehta tė politikės ndėrkombėtare siē janė lufta nė Irak, qėndrimi ndaj Iranit,Sirisė, Hamasit apo dhe Sudanit, ku tashmė pozicionet e Ankarasė ndryshojnė dukshėm nga ato tė Perėndimit. Ato kėsaj here kishin tė bėnin me atė qė mjaft analistė e kanė quajtur frymėzimi ‘neo-otoman’ apo neo-imperial (sipas revistės sė njohur amerikane ‘Forbes’) i politikės sė jashtme turke. Sepse pėr herė tė parė nė Sarajevė, Ministri i Jashtėm turk konfirmoi dyshimin qė, ē’ėshtė e vėrteta, kish kohė qė qarkullonte, se ambicia e Turqisė pėr t’u bėrė fuqi globale nėnkupton krijimin e njė zone tė ndikimit (apo tė hegjemonisė) turk, e cila nis nė Afganistanin e largėt e pėrfundon nė brigjet e Adriatikut. Pra, pikėrisht nė territoret ku dikur sundonin osmanėt.
    Duke qenė nė Sarajevė, kuptohet qė nė qendėr tė fjalės sė Ministrit tė Jashtėm turk ishte para sė gjithash Ballkan. Ftesa qė Davutoglu i dėrgoi qė aty rajonit ishte krejt e qartė: Ballkani, sipas tij, sot s’ėshtė veēse njė periferi e shpėrfillur e Evropės, viktimė e konkurrencės botėrore. Ndėrkohė qė i ka tė gjitha mundėsitė tė bėhet njė qendėr e vėrtetė e politikės botėrore, nėse vendos tė kthehet sėrish nė rolin e vet tė natyrshėm si njė qendėr strategjike e Afro-Euro-Azisė, siē paskesh qenė gjatė shekujve tė sundimit osman qė, gjithnjė sipas Davutoglusė, pėrbėjnė ‘epokėn e artė tė Ballkanit.’ Pra, sipas Davutoglusė, e ardhmja e rajonit ėshtė nė tė shkuarėn e tij. “The Ottoman era in the Balkans is a success story. Now it needs to come back…Now is the time for reunification.” kumtoi ai.
    Sigurisht qė do ishte e udhės tė diskutonim gjatė pėr variantin Davutoglu tė historisė, por le tė mjaftohemi duke thėnė se, sė paku ndėr qarqet akademike tė rajonit, zor se mund tė gjesh ndokėnd qė tė ndajė tė njėjtin mendim me tė. Por, pėr hir tė sė vėrtetės, duhet thėnė se fjala e Ministrit tė Jashtėm turk nė Sarajevė s’kish tė bėnte thjesht me Ballkanin. Sepse, nė fakt, rajoni ynė s’ėshtė veēse njė pjesė e vogėl e strategjisė sė re gjeopolitike turke. Ambicia turke ėshtė e madhe: ‘Janė 23 vende, - shpalli Davutoglu, - qė janė tė afėrmit tanė dhe presin diēka prej nesh. . .. Nė sytė e tyre, Turqia ėshtė qendra. …E thėnė shkurt, historia jonė ėshtė e njėjta, fati ynė ėshtė i njėjti dhe e ardhmja jonė do tė jetė e njėjta. Ashtu si nė shekullin XVI, ku ndodhi ngritja e Ballkanit Otoman nė qendrėn e politikės botėrore, ne do ta bėjmė Ballkanin, Kaukazin dhe Lindjen e Mesme, bashkė me Turqinė, qendrėn e politikės botėrore nė tė ardhmen. Ky ėshtė objektivi i politikės sė jashtme turke dhe ne do ta realizojmė kėtė. Ne do tė riintegrojmė rajonin e Ballkanit, Lindjes sė Mesme dhe Kaukazit …”.
    Teksa lexon fjalėn e Davutoglusė nė Sarajevė tė bie nė sy dhe njė fakt tjetėr. Nė tė Bashkimi Evropian s’pėrmendet as edhe njė herė tė vetme, ndonėse bėhet fjalė pėr njė rajon qė thuajse nė tėrėsinė e tij ėshtė pjesė apo aspiron tė bėhet pjesė e BE-sė. Arsyen e kėsaj heshtjeje s’ėshtė e vėshtirė ta marrėsh me mend: Nė vizionin e ri gjeopolitik turk, prania e shtuar evropiane nė Ballkan pėrbėn njė konkurrencė tė padėshiruar. Njė gjė tė tillė Davutoglu e lė tė kuptohet dhe nė njė editorial qė ka shkruar pėr tė pėrditshmen e Beogradit, ‘Politika’, tė titulluar ‘Turqia dhe Serbia, dy vendet kyē tė Ballkanit”, ku ankohej se, si rezultat i zgjerimit tė BE-sė nė rajon, dinamika e politikės turke nė Ballkan gjatė dekadės sė fundit qe ngadalėsuar.
    Nė tė njėjtin shkrim mė tėrhoqi vėmendjen dhe njė tjetėr pasazh. “Edhe sot, - shkruante Davutoglu, - kultura e Ballkanit pėrbėn njė element tė rėndėsishėm tė kulturės turke nė sajė tė atyre miliona turqve qė emigruan qė aty, kur Perandoria osmane nisi gradualisht tėrheqjen nga Ballkani” .
    Pėrse e ka fjalėn? Pėr atė qė njeh historinė e Ballkanit s’ėshtė fakt i panjohur se bashkė me ushtritė dhe administratėn osmane, qė aty u larguan apo u dėbuan dhe mjaft turq etnikė. Por njėkohėsisht di dhe se s’bėhet fjalė kurrsesi pėr miliona. Ata mund tė bėhen miliona vetėm nėse konsiderohen turq dhe ata dhjetėra e qindra mijėra shqiptarė (boshnjakė etj) qė u dėbuan nga trojet e veta nė Greqi e Jugosllavi. Dhe ē’ėshtė e vėrteta, asokohe ata vėrtet u konsideruan tė tillė dhe jo vetėm nga grekėt e serbėt, por sė pari nga vetė Qeveria turke. S’duhet harruar se deri nė fund tė sundimit tė tyre, osmanėt s’pranuan se ekzistonte njė komb shqiptar, duke kėmbėngulur se shqiptarėt e besimit mysliman ishin thjesht turq, ndėrsa ata ortodoksė grekė. Shqiptarėt ishin tė vetmit nė Ballkan tė cilėve s’iu lejua tė pėrdornin gjuhėn e tyre amtare, as atėherė kur kjo e drejtė iu dha gjithė popujve tė tjerė. Dhe se ē’pasoja tė rėnda solli njė politike e tillė (nė akord tė plotė me nacionalistėt fqinjė) tashmė dihet. Siē dihet dhe se ky qėndrim turk nė thelb s’ndryshoi as pas krijimit tė Republikės turke, gjė qė e dėshmon dhe traktati greko-turk i Lozanės i vitit 1923, pėr shkėmbimin e popullsisė, njė nen i veēantė i tė cilit i konsideronte turq gjithė myslimanėt qė banonin nė Greqi, duke ligjėruar kėsisoj dėbimin e parė masiv tė popullsisė ēame.
    * * *
    Marrėveshje tė ngjashme qė shėrbyen pėr tė ligjėruar dėbimin e shqiptarėve nga trojet e tyre, Turqia lidhi dhe me Jugosllavinė, madje deri vonė nė kohėn e Titos. Nė ndonjė rast ajo i pėrdori kėto marrėveshje dhe pėr tė nxjerrė pėrfitime tė tjera, siē qe zėvendėsimi i gjuhės shqipe me turqishten nė Kosovė. Po ashtu, s’duhet harruar se qindra mijėra muhaxhirėt shqiptarė apo boshnjakė qė s’dinin asnjė fjalė turqisht, me tė mbėrritur nė Turqi i nėnshtroheshin njė politike intensive asimilimi, nė zbatim tė njė prej parimeve bazė mbi tė cilėt ngrihej (dhe vazhdon tė ngrihet) shteti turk: nė Turqi ka vetėm turq. Por, ē’ėshtė mė e rėndėsishmja, kėta njerėz, pėr tė cilėt nė Beograd z.Davutoglu thotė se janė turq, ndėrsa nė Tiranė a Sarajevė i quan shqiptarė e boshnjakė, sot janė njimend qytetarė turq, tė cilėve s’u ka mbetur veēse njė kujtim i zbehtė i prejardhjes sė gjyshėrve apo stėrgjyshėrve tė tyre, tė ardhur kohė mė parė nga Kosova, Maqedonia, Sanxhaku e gjetkė.
    U zgjata disi nė kėtė pikė jo pa arsye. Tashmė kuptohet se pėrmendja vend e pavend e tė ashtuquajturve shqiptarė tė Turqisė s’ėshtė e rastit. Nė fakt nė Sarajevė, Davutoglu e bėri tė qartė se legjitimiteti i pretendimeve gjeopolitike turke ndaj njė sėrė zonash tė Ballkanit e gjetkė, mbėshtetej dhe nė faktin se aktualisht nė Turqi banokan mė shumė shqiptarė, boshnjakė, ēeēenė e abkazė, sesa nė vetė vendet e tyre respektive. Kohėt e fundit kėtė pretendim e gjen tė pėrmendet gjithnjė e mė shpesh dhe nė shtypin ndėrkombėtar. Vetiu kur dėgjon deklarime tė tilla, tė vijnė nė majė tė gjuhės disa pyetje. P.sh: Nga vallė e kanė njė informacion tė tillė, pra qė nė Turqi qėnkeshin 5 milionė shqiptarė, kur dihet qė aty s’ėshtė bėrė asnjėherė ndonjė census i kėsaj natyre?! Po, mirė, derisa pranohet se paska kaq shumė shqiptarė, a kanė ata vallė mundėsi tė ushtrojnė ndonjė prej tė drejtave qė universalisht u njihen pakicave?
    Nė dhjetor tė vitit qė shkoi, Presidenti turk, Abdullah Gul, e ēoi dhe mė tej kėtė spekullim kur, gjatė vizitės sė tij zyrtare nė Tiranė, nė njė ceremoni tė organizuar nė shkollėn turke Turgut Ozal, deklaroi: “Me lejoni tė them, tė gjithė ne sė bashku jemi pjesė e njė kombi tė madh.”
    Tė ē’kombi? Sepse, sipas ēdo pėrkufizimi tė pranuar botėrisht tė konceptit komb (nation), shqiptarė e turq s’mund tė jenė i njėjti komb, veē nė rast se konceptin modern tė kombit e zėvendėsojmė me atė tė miletit tė kohės sė osmanėve, kur banorėt e Perandorisė ndaheshin jo nė bazė tė etnisė, por sipas pėrkatėsisė fetare, duke i futur shqiptarėt e besimit mysliman nė tė njėjtin milet me turqit, ēeēenėt, arabėt etj, ndėrsa ata tė besimit ortodoks, nė miletin rom, sė bashku me grekėt, serbėt, bullgarėt e kėshtu me radhė.
    * * *
    Sidoqoftė, tė gjitha kėto sa u thanė, duke pėrfshirė dhe vetė fjalėn e Davutoglusė, nė fund tė fundit, do merreshin si njė retorikė patėkeq, sikur prej disa vitesh qarqe tė caktuara turke tė mos punonin nė terren sipas tė njėjtės logjikė.
    Nė ju kujtohet, i pari shqetėsimin pėr kėtė e ngriti Arbėr Xhaferi qė para tre vjetėsh. Nė shtator 2007, nė shkrimin ‘Pasojat e akraballėkut’, ai tėrhiqte vėmendjen pėr faktin se segmente tė caktuara tė shoqėrisė apo shtetit turk, nėn petkun e veprimtarive fetare, po organizonin e financonin manifestime, qėllimi i vėrtetė i tė cilave dukej se ishte tė tregonin se shqiptarėt janė pjesė e pashkėputur e qytetėrimit osman. Si ilustrim, ai pėrmendte njė ngjarje tė ndodhur nė Librazhd, ‘ku autoritetet fetare tė kėsaj ane, sė bashku me segmente tė caktuara turke, organizuan synetimin kolektiv tė mėse 200 fėmijėve shqiptarė, sipas traditės turke. Kamara e Top Channel-it, - vazhdonte Xhaferi, - na ofroi pamje nga kjo ngjarje bizarre ku fėmijė tė veshur me rroba prej sateni tė bardhė, me kapuēė nė trajtė tė fesit ku shkruhej ‘Mashallah’, valėvitnin herė flamuj tė shtetit turk dhe herė ato shqiptarė…. Ē’ėshtė e vėrteta, - vazhdonte ai, - ngjarje tė tilla politiko-fetare s’janė aksidentale….Kohė mė parė nė muajin e Ramazanit, struktura tė tilla organizonin iftare kolektive nė sheshet e qyteteve qė dikur ishin tė sunduara nga Perandoria Osmane. Kėto projekte qė kontrabandohen nėpėrmes petkut fetar krijojnė njė varg problemesh brenda pėr brenda komunitetit shqiptar, por dhe nė raportet shtetėrore e kombėtare tė shqiptarėve nė kontekstin evropian”, paralajmėronte ai, duke shtruar pyetjen: “Ē’do ndodhte sikur dhe grekėt apo serbėt tė bėnin tė njėjtėn gjė. Pra tė organizonin dhe ata ceremoni tė tilla pėr tė pagėzuar fėmijėt ortodoksė shqiptarė, duke u vėnė tė valėvisnin nė duar flamuj grek apo serb?”
    Mund tė sillen mjaft shembuj tė tjerė tė ngjashėm. A ju kujtohen polemikat nė Tetovė, kur festimi i iftarit nė qendėr tė qytetit u shfrytėzua pėr tė glorifikuar Perandorinė Osmane? Shumėkush vjet nė Tiranė u habit kur Bashkia e Stambollit e shfrytėzoi festimin e iftarit pėr ta mbushur sheshin “Skėnderbej” plot me flamuj turq. Sivjet e njėjta gjė u pėrsėrit nė Shkodėr. Dhe, pėr ēudi, askush s’u kujtua se flamuri turk ėshtė thjesht flamuri kombėtar i njė shteti tjetėr, qė s’ka asnjė arsye pėrse tė pėrdoret nė njė veprimtari me karakter fetar tė organizuar nė Shqipėri.
    Tė gjitha kėto gjer dje mendoheshin si nisma qarqesh tė caktuara. Fjala qė Ministri i Jashtėm turk mbajti nė Sarajevė u jep atyre njė tjetėr domethėnie.
    Nė fakt, s’ėshtė e vėshtirė tė dallosh se gjithė ngrehina gjeopolitike e Ahmet Davutoglusė mbėshtetet kryesisht nė dy elementė politiko-kulturor: te feja islame dhe te historia, ose mė konkretisht, e ashtuquajtura trashėgimi osmane. Tė dy kėta elementė pėrdoren pėr tė krijuar atė lidhje tė shkurtėr, trashėgimi osmane- fe Islame- Turqi, qė do bėnte tė mundur suksesin e strategjisė sė re turke. Janė tė njėjtėt elementė ku fokusohet veprimtaria e qarqeve qė pėrmend Arbėr Xhaferi.
    Ē’ėshtė e vėrteta, po ashtu s’ėshtė shumė e vėshtirė qė pas fasadės fjalėshumė tė disa prej tė ashtuquajturve debate pėr historinė apo identitetin e shqiptarit tė viteve tė fundit, tė dallosh se ajo qė ėshtė nė tė vėrtetė nė lojė s’ėshtė e shkuara por e ardhmja jonė. Duke kėmbėngulur pėr njė rivlerėsim tėrėsor tė vendit qė zė trashėgimia e periudhės osmane dhe, pėr pasojė, komponenti kryesor qė lidhet me tė, feja islame, nė vetidentifikimin kolektiv, nė kulturėn dhe, mė nė pėrgjithėsi, nė qenien shqiptar, ajo qė kėrkohet tė arrihet s’ėshtė as mė shumė e as mė pak, por njė ripėrkufizim i vetpėrcaktimit historik tė shqiptarėve dhe rrjedhimisht, i vendit tė tyre nė botėn moderne. Sigurisht, vetė projekti ‘Evropė’, pėr shkak tė popullaritetit tė madh qė ka, rrallė herė ndodh tė sulmohet ballazi. Kėtė e bėjnė vetėm ca grupe krejt tė margjinalizuara e pa ndonjė ndikim real nė shoqėri. Por ideja e hedhur herė pas here pėr njė Shqipėri as Lindje e as Perėndim, sipas tė cilės pėr shkak tė historisė si dhe tė besimit tė supozuar mysliman tė pjesės mė tė madhe tė shqiptarėve, pozicioni ynė gjeopolitik mė i natyrshėm do tė ishte ai i njė ure lidhėse, me rolin e ndėrmjetėsit tė pėrhershėm mes Azisė dhe Evropės, Lindjes dhe Perėndimit, tė djeshmes e sė ardhmes, s’ėshtė larg vizionit tė Davutolgusė. Duhet shtuar se ky lloj ligjėrimi mė sė shumti paraqitet nėn njė petk nacionalist, ku njė vend tė rėndėsishėm e zė amplifikimi i stereotipave dhe dyshimeve ekzistuese ndaj fqinjėve tanė tė krishterė, si armiqtė tanė historikė, nga kėrcėnimi i tė cilėve na paska mbrojtur historikisht pikėrisht Turqia dhe besimi ynė mysliman.
    ‘Ka ardhur koha tė mos injorohet identiteti aktual i shqiptarėve, - revoltohet shkrimtari dhe ish-politikani kosovar Milazim Krasniqi, njė ndėr zėdhėnėsit kryesorė tė atyre qė mund tė pėrkufizohen sot si neo-otomanistėt shqiptarė, duke u ankuar se: ‘fėmijėt tanė ende mėsojnė se armiqtė historikė tė shqiptarėve dalin si aleatė tė shqiptarėve dhe aleatėt e vėrtetė tė shqiptarėve, ende paraqiten si armiq…Krahas identitetit kastriotik, - shton ai,- dhe prodhimit tė tij nė historinė dhe kulturėn kombėtare, duhet tė pranohet dhe ajo shtresė e identitetit kulturor me prejardhje otomane, e cila nė fakt u bė tharmi i ideologjisė kombėtare tė shqiptarėve.’
    Tė kuptohemi, kur flas pėr trashėgiminė osmane, s’e kam aspak fjalėn te nevoja e njė rishqyrtimi kritik e serioz tė kėsaj pjese tė trashėgimisė sonė historike, si pjesė e rileximit tė mbarė historisė, duke iu shmangur skematizimit me frymėzim romantik nacionalist qė ka karakterizuar pėrgjithėsisht deri mė sot trajtimin e kėsaj periudhe. Kjo, sigurisht, ėshtė diēka qė duhet bėrė, sa mė shpejt e sa mė mirė. Fjala ėshtė te pėrpjekjet qė po bėhen pėr tė rehabilituar e riaktualizuar trashėgiminė (e nostalgjinė) e Perandorisė Osmane, tė cilat nė tė vėrtetė, s’kanė asnjė lidhje me interesat akademikė, pavarėsisht se jo rrallė mundohet tė paraqitet nėn njė petk tė tillė. Nė kėtė kontekst, ėshtė mirė tė sqarohet, pėr tė mos krijuar ekuivoke, se s’ka asnjė dyshim se bashkėjetesa jonė e gjatė nė gjirin e Perandorisė Otomane ka ndikuar nė tė gjitha fushat e jetės sonė, nė mendėsitė, shprehitė e deri te mėnyra e sjelljes dhe e jetesės. Trashėgimia osmane ėshtė pjesė pėrbėrėse e gjithė trashėgimisė historike e kulturore tė popujve tė Ballkanit tė sotėm, pavarėsisht se ky ndikim diku vėrehet mė shumė e diku mė pak nė varėsi nga njė sėrė faktorėsh, por para sė gjithash nga kohėzgjatja e kėtij sundimi e koha qė ka kaluar qė nga ndarja me Perandorinė Osmane. Por, s’ėshtė ky problemi. Pyetja qė shtrohet pasi ke lexuar tekstin e Davutoglusė ėshtė kjo: A pėrbėn ndikimi i kėsaj tė shkuare njė realitet tė tillė social e kulturor sa tė pėrbėjė njė arsye serioze pėr tė riparė gjithė pėrfytyrimet qė kemi pėr veten, apo pėr shoqėrinė nė tė cilėn jetojmė, e pėr pasojė, dhe vetė idenė qė kemi pėr vendin tonė nė botė e nė histori?
    * * *
    Nė tė vėrtetė, ndonėse trashėgimia osmane vazhdon tė jetė e pranishme, ndikimi i saj ka kohė qė ėshtė nė njė proces tė vazhdueshėm bjerrjeje, i cili nis qė atėherė kur nisi tė merrte fund sundimi osman dhe gjithė popujt e gadishullit i drejtuan sytė drejt Evropės, duke parė oksidentalizimin si tė vetmen mundėsi pėr tė dalė nga prapambetja e thellė e trashėguar. Fakti ėshtė qė duke nisur nga fundi i shek. XIX e fillimi i atij tė XX, nė gjithė rajonin tonė kemi njė ndėrprerje drastike tė ndikimit aktiv tė kėsaj trashėgimie pothuajse nė tė gjitha sferat e jetės, pėr t’ia lėnė vendin njė sėrė ndikimesh tė reja, kryesisht nga Evropa, ndikimi i sė cilės gjatė shekullit tė XX pa asnjė ngurrim mund tė thuhet se bėhet dominues. E gjithė kjo sa thamė, vlen padyshim dhe pėr ne. Madje, dhe pėr vetė turqit, tė cilėt, siē dihet, e ngritėn republikėn e tyre moderne nėn udhėheqjen e Ataturkut, pikėrisht duke iu kundėrvėnė me ashpėrsi trashėgimisė politike, sociale e kulturore tė Perandorisė, e cila shihej si njė pengesė nė rrugėn e zhvillimit dhe europianizimit tė vendit.
    Ėshtė fjala pra, pėr njė proces kompleks, i cili nis me pėrpjekjet pėr emancipim kombėtar tė shekullit tė XIX e pėrfundon me integrimin e vendeve ballkanike nė BE e NATO. Dhe kėtu mė lejoni tė shtoj se arsyeja pse pėr elitat shqiptare europianodashėse integrimi nė BE e nė NATO ka njė rėndėsi tė tillė historike, lidhet jo vetėm me motive qė kanė tė bėjnė me zhvillimin ekonomik apo sigurinė, por edhe sepse ky integrim e bėn faktikisht tė pakthyeshėm udhėtimin tonė drejt Evropės, duke shmangur kėsisoj njėherė e mirė frikėn e shkarjes sėrish drejt sė shkuarės. Ndaj dhe ēdo hap mė tej nė kėtė rrugė, ėshtė njė hap mė larg ndikimit tė trashėgimisė osmane, njėlloj siē po i largohemi pėrvit e mė shumė ndikimit qė vazhdon tė ketė periudha, gjithsesi mjaft mė e shkurtėr, e Enver Hoxhės. Pikėrisht vetėdija se shpejt procesi ynė i europianizimit do mbėrrijė nė pikėn e tij tė pakthyeshmėrisė, shpjegon reagimin e shtuar tė Milazimėve me shokė.
    Dhe le ta mbyllim duke kujtuar atė qė shkruan studiuesja Maria Todorova: “Trashėgimitė nuk janė tė pėrhershme, - shkruan ajo, - e aq mė pak parėsore, …me gjithė ndikimin e tyre tė tejzgjatur dhe tė thellė, ato janė fenomene historike me terminum post quem dhe ante quem tė tyren. Ēdo fetishizim i karakteristikave tė tyre sipas vijash ndarėse tė palėvizshme e tė pandryshueshme tė qytetėrimeve mund tė jetė, natyrisht, objekt propagande ideologjike ose i njė praktike tė sipėrfaqshme tė shkencave politike, por nuk mund tė jetė legjitim si hipotezė pune pėr historinė.”

    * * *
    Sigurisht qė pasi u thanė tė gjitha kėto, tė lind vetiu pyetja: a ka arsye pėr t’u shqetėsuar? A ka diēka tė vėrtetė nė atė qė shkruante njė lexues nė rubrikėn e komenteve qė shoqėronin botimin nė gazetėn “Shekulli” tė shkrimit tė fundit tė Arbėr Xhaferit, ‘Sfida Osmane’, qė merrej pikėrisht me fjalėn e Sarajevės tė Davutoglusė: ‘Edhe njė herė Turqia po pėrpiqet tė na ndajė nga Evropa. Kėsaj here kėrkon tė minojė gjithė procesin e integrimit tė Shqipėrisė nė Evropė dhe tė na kthejė nė ‘vathėn osmane’ dhe pjesė tė planeve tė saj, ndoshta pėr njė ‘betejė’ tjetėr me Evropėn pėr Ballkanin. Shqiptarėt e rrėzuan komunizmin pėr njė Shqipėri evropiane dhe jo ‘osmane’.”
    A ekziston vėrtet njė rrezik i tillė? Nė shikim tė parė mund tė thuhet jo, pėrderisa pjesa dėrrmuese e shqiptarėve tashmė e ka bėrė zgjedhjen e saj. Ndaj dhe ēdo propozim qė na shmang nga rruga evropiane s’do tė ishte realist dhe as i pranueshėm. Natyrisht qė do duhej qė liderėt tanė politikė t’ua bėnin atyre tė qartė e pa asnjė ambiguitet zyrtarėve turq se Shqipėria e vlerėson mjaft zhvillimin e marrėdhėnieve me njė vend mik si Turqia, por se kjo miqėsi s’mund tė bazohet nė teza si ato tė Davutoglusė, pra as nė nostalgjinė osmane e as nė solidaritetin fetar! Po ashtu, ata duhet tė bėjnė tė qartė se kėsaj miqėsie tashmė tė konsoliduar s’i shėrbejnė veprimet e disa qarqeve tė caktuara, aq mė tepėr kur dihet se shqiptarėt janė tepėr tė ndjeshėm kur dyshojnė se dikush pėrpiqet ta pėrdorė fenė pėr qėllime tė tjera me pasoja pėrēarėse. Shpresoj qė nėse s’e kanė bėrė, do ta bėjnė nė rastin mė tė parė. Sidoqoftė, mė lejoni tė bėj njė parantezė pėr shijen jo tė mirė qė tė lė ndonjė zyrtar i shtetit shqiptar, kur nxiton t’i mbajė ison tezave tė Davutoglusė. Njėrin syresh duket e kish rrėmbyer aq shumė entuziazmi, sa duke shkruar me pseudonim, e quante strategjinė e re gjeopolitike turke si gjeniale, ndėrsa vetė arkitektin e saj, z.Davutoglu, njė personalitet tė jashtėzakonshėm, i kalibrit tė njė Kisingeri! Natyrisht qė ēdo qytetar i lirė ka tė drejtė tė shprehė mendimin e vet, por kur bėhet fjalė pėr njė zyrtar, s’ka si tė mos shtrohet pyetja: a pėrputhet kjo me politikėn zyrtare tė shtetit apo tė dikasterit qė pėrfaqėson? Njė tjetėr zyrtar edhe mė i lartė nė rang, doli nė televizion dhe pas njė tirade tė gjatė pėr miqėsinė tradicionale shqiptaro-turke, nisi tė fliste pėr njė ndėr mitet e hedhur jo pa sukses vitet e fundit nė qarkullim, si pjesė e ofensivės sė sipėrpėrmendur propagandistike: pėr tė ashtuquajturin rol tė privilegjuar qė paskeshin pasur shqiptarėt nė Perandori. Dhe teksa po e dėgjoja, pa dashje mė erdhėn ndėrmend ajo qė shkruante Faik Konica qė nė vitin 1903, duke iu kundėrvėnė propagandės sė disa qarqeve turkoshake tė kohės kundėr lėvizjes sonė kombėtare. “Ēuditem si u pėrhap ky gomarllėk (se shqiptarėt komandojnė nė Perandorinė Turke), - shkruante ai tek ‘Albania’- Shqiptarėt janė njė e katėrmbėdhjeta pjesė e Turqisė (llogariten dy milion). Nė Turqi ka 80 vilajete. Vetėm Abedin Pasha ėshtė vali shqiptar sot pėr sot. Mutasarifė nga 250 qė qeverisin Turqinė, ka vetėm 7 shqiptarė…Gjeneralė nė 3-4 qind, janė nja dhjetė shqiptarė. Nė diplomaci pėrveē njė kryeshkronjtor. Gjithė vendet e mira janė pėr turq, pėr grekėr e armenė… Mua nuk mė vjen keq fare, pėr kundrė mė pėlqen t’i dėbojė Sulltani tė gjithė shqiptarėt pak nga pakė, se atėherė do tė zėnė tė mėsojnė ment…Pse nuk njohin se nė ka shume shqiptarė nė punė tė qeverisė, janė pėr vėndet e ulta, zaptien, ēaushė etj, vende ku s’mundin tė “zotėrojnė” njė mbretėri?….”
    Natyrisht qė Turqia ėshtė njė vend i madh qė mund tė aspirojė fare mirė pėr t’u bėrė njė fuqi globale, duke ndėrmarrė pėr kėtė qėllim dhe nismat e duhura politike, propagandistike etj. Nga ana tjetėr, shqiptarėt i kanė tė gjitha arsyet ta shohin me simpati rritjen tė pranisė politike e ekonomike turke nė rajon, si dhe nė vendin tonė ku, siē dihet, vitet e fundit vėrehet njė rritje e ndjeshme e kėsaj pranie, sidomos nė ekonomi. Vlen tė pėrmendet gjithashtu, rrjeti i gjerė i institucioneve arsimore turke nė Shqipėri, me mbi 7.000 frekuentues (3860 aktualisht dhe 3260 qė janė diplomuar) dhe 612 mėsues e staf administrativ. Institucionet arsimore turke sot mbulojnė nė Shqipėri thuajse gjithė ciklin arsimor, qė nga kopshti deri tek universiteti, duke qenė padyshim dhe njė faktor i rėndėsishėm i promovimit tė gjuhės dhe tė kulturės turke. Ndėr tė tjera, kjo shpjegohet dhe me reputacionin e mirė qė ato pėrgjithėsisht gėzojnė, si pėr cilėsinė, ashtu dhe pėr disiplinėn qė ofrojnė. Por, kėtu ka dhe njė por…. Qė ka tė bėjė me transparencėn. Sepse mendoj se do tė ishte normale qė opinioni publik shqiptar tė ishte mė mirė i informuar pėr “Lėvizjen Gulen”, qė ka nė pronėsi kėto shkolla, ē’pėrfaqėson ajo, e pse jo, edhe pėr polemikat qė ka pasur herė pas here nė Turqi pėr tė dhe themeluesin e drejtuesin e kėsaj lėvizjeje, Fetullah Gulen. Sepse vėrtet shumėkush, jo vetėm nė Turqi, por dhe nė botė, e vlerėson lart kontributin qė kjo lėvizje jep pėr tė promovuar tolerancėn, dialogun mes feve dhe qytetėrimeve, si pėrfaqėsuese e njė islami tė moderuar, qė i kundėrvihet rrymave radikale. Por, po aq e vėrtetė ėshtė se ka tė tjerė qė e shohin atė me dyshim, si njė lėvizje nė thelb politike, qė ka si objektiv tė krijojė njė elitė tė aftė pėr tė realizuar islamizimin e shtetit e shoqėrisė turke. Si ėshtė e vėrteta? Kėtė unė s’di ta them. Por nė Ballkan sa mė shumė transparencė, s’bėn asnjėherė keq.
    Si pėrfundim: S’ka dyshim se teza si ato tė Davutoglusė pėrbėjnė njė sfidė, e cila bėhet edhe mė e madhe, nėse vėrtet pas tyre qėndron njė shtet i fuqishėm, siē ėshtė Turqia. Por ėshtė njė sfidė e cila mund tė pėrballohet, pa dėmtuar aspak marrėdhėniet mjaft tė mira qė kemi me Turqinė, pėr sa kohė qė udhėheqėsit tanė do ta kenė tė qartė se cili ėshtė vėrtet interesi ynė kombėtar dhe do tė jenė zėdhėnės tė pjesės dėrrmuese tė shqiptarėve, qė mendojnė njėlloj si Kadareje, se ‘…ky Perėndim ashtu siē ėshtė, problematik, arrogant, mė shumė mospranues se pranues, ky Perėndim qė ashtu si demokracia, ashtu si vetė liria nuk qėnkish aq i bukur e as aq i pėrsosur siē e kishim pėrfytyruar nė kohėn e fatkeqėsisė sonė, ky Perėndim mbetet zgjedhja jonė e vetme”.

    Gazeta Panorama

  2. #2
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,122
    Faleminderit
    60
    35 falenderime nė 30 postime
    Shqipėri– Turqi, dritėhijet e njė Memorandumi
    Nga Lorenc Vangjeli, MAPO

    Eshtė firmosur nga Edit harxhi, zėvendėsministre e jashtme nė 10 dhjetor tė vitit tė kaluar. Ka kaluar si njė shtesė e marrėveshjes sė hershme tė shkurtit tė vitit 1998 mes dy ministrive tė jashtme tė Tiranės dhe Ankarasė, tė firmosur nga ish-ministri i jashtėm Paskal Milo dhe homologu i tij turk. Memorandumi i jep mundėsi tė dy vendeve qė tė pėrfaqėsojnė njėri-tjetrin nė vendet ku nuk kanė seli diplomatike. Njė traditė e ngulitur nė diplomaci, por qė nė rastin konkret ngre disa pikpyetje pėr Tiranėn. Revista MAPO siguron dokumentin e plotė



    Nuk ka mundėsi tė jetė ndryshe! Marrėdhėniet shqiptaro-turke janė tė shkėlqyera! Drejtuesit e tė dy vendeve, tė tė gjitha niveleve, nė tė gjitha qeveritė qė kanė drejtuar Shqipėrinė tė paktėn nė kėto 20 vitet e fundit, por dhe mė parė, nuk harrojnė kurrė tė nėnvizojnė se e tashmja e shkėlqyer e kėtyre marrėdhėnieve, buron dhe nga njė miqėsi historike, e cila, natyrisht, parashikon tė prodhojė dhe njė tė ardhme edhe mė tė nxehtė dashurie mes dy kombeve. Njė gjė e tillė u konfirmua dhe nė vizitėn e fundit nė Tiranė tė Presidentit tė Republikės sė Turqisė, zotit Abdullah Gyl. Miku i nderuar e dėgjoi tė pėrsėritur kėtė slogan tė pandryshueshėm miqėsie si nė Presidencėn shqiptare, si nė selinė e kryeministrisė, ashtu dhe nė Kuvend. Mė parė ato ishin dėgjuar dhe nė vizitat e shpeshta e tė ndėrsjellta nė linjėn Tiranė-Ankara nga tė gjithė faktorėt politikė nė vend. Dhe nė tė vėrtetė, marrėdhėniet mes dy vendeve janė jashtėzakonisht tė rėndėsishme. Dy vende qė vijnė nga njė e shkuar qė i ka bėrė bashkė e kanė ndarė fat jo aq tė ngjashėm nėn tė njėjtėn “ēati”, pavarėsisht se njėri ishte pushtuesi dhe tjetri i pushtuari; ndanė dhe dhanė pothuaj tė njėjtėn kulturė dhe besim fetar. “Nė Tiranė unė ndjehem si nė shtėpinė time”, u citua Presidenti Gyl nga media shqiptare nė vizitėn e tij tė fundit dy ditore nė Tiranė. Pothuaj tė njėjtėn frazė, mund ta thonė besnikėrisht edhe zyrtarėt e lartė shqiptarė, deri dhe qytetarėt e thjeshtė shqiptarė nė Turqi. Sepse kėshtu ėshtė e vėrteta. Vetė Presidenti Bamir Topi dhe Presidenti Gyl i thanė njėri-tjetrit se: “... do tė ngrejnė nivelin e marrėdhėnieve politike, qė ata i cilėsojnė si tė shkėlqyera edhe nivelin e marrėdhėnieve ekonomike mes dy vendeve”. Nė takimin e dy presidentėve u njoftua dhe se dy vendet do tė dėrgojnė trupa shtesė nė Afganistan, nė kuadėr tė trupave tė NATO-s qė ndodhen aty prej gati njė dekade.

    Kryeministri Berisha u shpreh se “... ndihej shumė i lumtur dhe i nderuar qė priste Presidentin e njė vendi dhe kombi mik tė Shqipėrisė, si dhe njė mik tė tijin personal dhe njė mik tė madh e tė shquar pėr popullin shqiptar”. Berisha e vlerėsoi vizitėn e Presidentit Gyl si njė vizitė shumė tė rėndėsishme, e cila rikonfirmoi edhe njėherė marrėdhėnieve tė shkėlqyera midis dy vendeve, qeverive dhe popujve, por edhe do tė japė njė kontribut tė madh pėrpara nė kėto marrėdhėnie”.

    E njėjta monedhė miqėsie kthehet dhe nga Presidenti Gyl: “Turqia do tė vijojė tė jetė njė aleate e ngushtė e Shqipėrisė, nė kuadėr tė Aleancės sė Atlantikut tė Veriut dhe tė mbėshtesė atė, si nė pėrpjekjet e saj pėr integrim nė Bashkimin Evropian, ashtu edhe nė tė gjitha pėrpjekjet pėr zhvillim e progres nė fusha tė tjera”.

    Por nga tė gjitha detajet e vizitės rikonfirmuese tė miqėsisė, njė prej tyre tė paktėn nuk u bė publik. Mes dy vendeve, Shqipėrisė dhe Turqisė, u nėnshkrua dhe njė memorandum mirėkuptimi, pėr tė cilin pothuaj nuk u fol publikisht. Tė paktėn nė site-t zyrtare qoftė tė Kėshillit tė Ministrave, qoftė tė Ministrisė sė Jashtme, ky dokument nuk pėrmendet. Dhe ėshtė nė fakt mjaft i rėndėsishėm.


    Dokumenti i “harruar”


    Eshtė njė Memorandum Mirėkuptimi mes dy vendeve, i titulluar “Pėr njė shtesė nė marrėveshjen pėr bashkėpunimin dhe kėshillim politik...”, mes dy ministrive tė jashtme tė Shqipėrisė dhe Turqisė. I pari i kėtij lloji dhe jo zyrtarisht, i paralajmėruar se nuk do tė jetė i fundit, por qė do tė pasohet nga shtesa tė ngjashme tė firmosur me vende tė tjerė. Ky Memorandum Mirėkuptimi, qė do tė shtohet nė marrėveshjen e nėnshkruar nė Ankara nė 12 shkurt 1998, nga ish-ministri i jashtėm Paskal Milo, u firmos nė Tiranė nė datėn 10 dhjetor nga zėvendėsministrja e jashtme, Edit Harxhi. Ka hyrė nė fuqi nė ditėn e firmosjes sė tij dhe ėshtė vetėm njė faqe format A4. Memorandumi teorikisht ėshtė konceptuar sipas njė praktike tė ngulitur diplomatike dhe jo fort tė rrallė.

    Zakonisht realizohet mes dy vendeve, njė “i vogėl” dhe njė “i madh”, si nė rastin e Shqipėrisė dhe Turqisė. Dhe memorandumi i Tiranės kėtė pėrcakton qė nė kreun e tij: “Njė palė, nė shtetet pritėse ku Pala tjetėr nuk pėrfaqėsohet, pėr tė mundėsuar kryerjen e shėrbimeve diplomatike pėr kėtė palė, afron mundėsitė pėr tė siguruar ndihmėn e nevojshme administrative dhe logjistike nė kuadrin e tė drejtės dhe praktikave ndėrkombėtare”. Dhe mė tej: Njė Palė, nė shtetet pritėse..., me miratimin e kėtij shteti dhe mbėshtetur nė procedurat e saj ligjore dhe administrative, do tė vlerėsojė mundėsinė pėr marrjen e masave tė nevojshme pėr caktimin e pėrfaqėsuesit nė nivel agjenti diplomatik nė misionet diplomatike tė njėri-tjetrit”. Dhe mė tej akoma dhe mė “miqėsisht” akoma, thuhet se: Palėt..., pėr tė siguruar shėrbime ndaj shtetasve dhe pėr tė mbrojtur interesat e tyre tė ndėrsjellta, do tė shqyrtojnė mundėsinė pėr krijimin e njė zyre, e cila do tė jetė pjesė e misionit diplomatik tė palės tjetėr tė pėrfaqėsuar nė shtetin pritės”. Me fjalė tė tjera, Memorandumi bėn tė mundur qė nė vendet ku Shqipėria nuk ka ambasadė, por ka marrėdhėnie diplomatike, tė ketė njė asistencė tė plotė turke pėr tė pėrmbushur misionin diplomatik. Madje, aty ku ėshtė e mundur fizikisht, edhe tė hapė njė zyrė tė sajėn nė “oborrin” e ambasadės turke.

    Memorandimi i hyrė nė fuqi, ju jep tė drejtė tė dy vendeve, qė zbatimin e saj ta kryejnė pas njė vlerėsimi tė veēantė rast pas rasti duke u nisur edhe nga mundėsitė fizike e administrative tė palėve, si nė shtetet pritėse, ashtu dhe nė institucionet ndėrkombėtare. E thėnė sėrish me fjalė tė tjera, Shqipėria dhe Turqia, angazhohen tė “plotėsojnė” njėra-tjetrėn nė fushėn e veprimtarisė diplomatike. Por ajo qė nė teorinė diplomatike ėshtė krejt e saktė, nė zbatimin praktik, ka disa anė qė nuk janė tė sqaruara qartė.


    Qortimi i Memorandumit


    Njė lexim i vėmendshėm i Memorandumit tė Mirėkuptimit, ngre disa pikpyetje.

    Sė pari, ėshtė e kuptueshme qė kjo ndihmė vjen thjesht dhe vetėm nė njė linjė vektoriale: Turqia ndihmon Shqipėrinė dhe pothuaj nė asnjė rast tė vetėm jo e anasjellta. Sepse Turqia, si njė fuqi me peshė dhe rol tė fortė nė politikėn ndėrkombėtare, ka seli diplomatike nė tė gjithė botėn, kurse Shqipėria, pavarėsisht ekspansionit tė dhjetėvjeēarit tė fundit, ka vetėm rreth 50 tė tilla. Pavarėsisht frazeologjisė “bilaterale”, e vėrteta ėshtė krejt e njėanshme: Shqipėria nuk ka ēfarė tė afrojė!

    Sė dyti, zgjedhja e Turqisė – tė tjera vende mendohet se do tė nėnshkruajnė memorandume tė ngjashėm me Shqipėrinė – ka nė vetvete dhe disa siklete qė nė Ballkan e nė marrėdhėnie me vendet ballkanike nga tė tretė, nuk anashkalohen lehtė. Lehtėsisht mund tė jetė e kuptueshme “hatėrmbetja italiane”, pėr shembull, pėr kėtė parazgjedhje turke tė qeverisė shqiptare.

    Sė treti, pavarėsisht pėrmirėsimit tė dukshėm tė marrėdhėnieve reciproke tė Turqisė me Greqinė, gjithashtu ėshtė lehtėsisht e kuptueshme qė njė zgjedhje e tillė, nuk e ka bėrė fort tė lumtur Athinėn zyrtare. Rivaliteti mes tyre pėr “zemrėn dhe dashurinė” e Shqipėrisė, nuk ėshtė njė gjė e panjohur.

    Sė katėrti, Shqipėria, edhe pėr shkak tė angazhimeve tė saj, tradicionalitetit, raportit tejet preferencial e sidomos dhe vokacionit tė politikės dhe shoqėrisė shqiptare, ndodhet mė afėr se me ēdo vend tjetėr me aleatin e saj strategjik, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Tė paktėn formalisht, njė “ofertė” e tillė mirėkuptimi dhe miqėsie, do tė duhej tė dėrgohej dhe nė Uashington.

    Sė pesti, nė praktikėn diplomatike nė kėto raste, zakonisht zgjidhet njė partner qė nuk ngjall xhelozinė e askujt. Nė rastin shqiptar, Austria, fjala vjen, apo dhe ndonjė shtet tjetėr evropian “larg” Ballkanit, mund tė ishte njė zgjedhje aspak problematike. Megjithatė, Shqipėria zgjodhi Turqinė. Duke rikonfirmuar edhe njėherė preferencėn e saj historike dhe miqėsore. Nė fund tė fundit, edhe nė Afganistanin e largėt musliman, djemtė shqiptarė luftojnė bashkėrisht dhe nėn tė njėjtin flamur dhe asqerėt azganė turq. Shqipėria do tė rrisė me 85 ushtarė kontigjentin e saj nė Afganistan, Turqia ka shtuar sė fundmi me njė mijė trupa praninė e saj nė Afganistan. Tani, pas Memorandumit tė Tiranės, do tė duhet tė mendojė tė shtojė dhe ndonjė zyrė diplomatike nė ambasadat e saj nėpėr botė pėr llogari tė burazerit tė saj shqiptar.


    Kush firmosi


    Firmėn mbi Memorandumin e Mirėkuptimit e ka hedhur pėr palėn shqiptare zėvendėsministrja e jashtme Edit Harxhi. Sipas jetėshkrimit tė saj, 38 vjeēarja Harxhi, ka njė lidhje specifike me Turqinė. Bashkėshorti i saj ėshtė shtetas turk, ajo vetė ka studiuar nė Ankara dhe ka kaluar njė pėrvojė diplomatike nė ambasadėn shqiptare nė Ankara nė mes tė viteve 90“. Mė herėt zonja Harxhi ka punuar si Konsulente Ndėrkombėtare pranė Misionit tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė UNMIK dhe Programit tė Kombeve tė Bashkuara pėr Zhvillim PNUD. Ka shėrbyer si kėshilltare ndėrkombėtare pėr tre Kryeministrat e Kosovės duke mbuluar sektorin e politikave tė sigurisė. Po nė Prishtinė ku ka qenė dhe lektore, ka shėrbyer si e ngarkuar me punė nga Zėvendės Administratori i Kosovės. Ka drejtuar Zyrėn pėr Barazi Gjinore tė UNMIK-ut nė Kosovė pėr rreth njė vit e gjysėm dhe ka administruar politikat e barazisė gjinore nė Kosovė. Ka kryer dhe detyra tė tjera tė rėndėsishme, gjithashtu nė Prishtinė. Zonja Harxhi, e rikthyer nė Tiranė nė fillim tė vitit 2005, u bė e njohur nė Tiranė kryesisht pėr njė material studimor tė saj pėr krizėn shqiptare tė vitit 1997. Bashkautore nė kėtė studim me njė tjetėr diplomat, Harxhi nxirrte pėrfundime mjaft tė debatueshme, sipas tė cilave, thelbi i krizės shqiptare atėherė ishte fruti i hidhur e tragjik “i ndėrhyrjes sė qarqeve greke dhe tė CIA-s amerikane”. Pa harruar as komunistėt shqiptarė. Ky studim ka qenė dhe arsyeja kryesore qė ish-presidenti Moisiu nuk e firmosi kandidaturėn e saj nė postin e ambasadores shqiptare nė SHBA. Pak kohė mė pas, nė 14 dhjetor tė 2005, kryeministri Berisha e futi atė nė kabinetin e tij ku mban ende detyrėn e zėvendėsministres.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  3. #3
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,122
    Faleminderit
    60
    35 falenderime nė 30 postime
    Besėtytnitė turke dhe poshtėrimi i shqiptarėve

    Ndue Ukaj

    Mohimi ėshtė forma mė e egėr e poshtėrimit. Madje, nėse e analizojmė drejt, pa ekuivokė e ambiguitete, mohimi ėshtė poshtėrim mė i skajshėm qė shkon deri nė pėrbuzje, rrėnim, pėrjashtim, tendencė pėr zhdukje dhe ēka jo tjetėr.
    Politika turke karshi shqiptarėve, ėshtė kryekreje duke promovuar asilloj tezash, tė cilat, esencialisht janė teza tė mohimit, sė kėndejmi edhe tė poshtėrimit tė skajshėm, tė asaj qė ėshtė ekzistencė fizike e shpirtėrore, pra mohim i plotė i etnisė shqiptar dhe historisė reale tė tij. Andaj si tė tilla, duhet tė merren si tė rrezikshme. Kėtė kambanė alarmuese e patė sinjifikuar qysh para tre vjetėsh Arbėr Xhaferi, me artikullin Pasojat e akraballėkut, tė botuar nė disa tė pėrditshme shqiptare, artikull ky i cili zgjoi interesim tė madh dhe debate ndėr shqiptar. Xhaferi me shumė argumente stigmatizoj kėtė politikė turke tė mohimit. Ajo ēfarė ėshtė e vėrtetė, poshtėrimi turk ndaj shqiptarėve viteve tė fundit, ēdo ditė e mė shumė po nxjerr krye dhe po bėhet mė i vrazhdė, mė imponues, sidomos pėrmes diskursit tė politikės qeveritare turke, qė nuk rresht sė mohuari ekzistencėn etnike tė shqiptarėve dhe duke e kamufluar atė me gjoja “koekzistencėn” historike, njė gėnjeshtėr kjo e kulluar, qė ėshtė njė besėtytni e trilluar e shtetit turk, politikės turke dhe elitės intelektuale turke. Ndėrkaq, e vėrteta historike ėshtė krejtėsisht tjetėr, ėshtė e kundėrt, sepse marrėdhėniet turko-shqiptare, asnjėherė nuk kanė qenė e as qė do jenė vėllazėrore, ndėrkaq dihet botėrisht se shqiptarėt nuk kanė bėrė koekzistencė me perandorinė turke, asnjėherė, mirėpo kanė qenė, pėr fat tė keq, tė shtypur, tė persekutuar barbarisht, tė shkatėrruar fizikisht e psikologjikisht nga Turqia dhe politika e saj hegjemoniste ndaj shqiptarėve, qė u pėrpoq tė zhbėj ēdo gjė shqiptare pėr shumė shekuj. Pėr kėtė, ka aq shumė argumente, sa ėshtė e pakuptimtė tė pėrmendėn me kėtė rast.
    Nė tė vėrtetė, pėr poshtėrimin si fenomen politikė, kulturor e historik nė Ballkan, ka shkruar edhe shkrimtari Ismal Kadare nė njė sprovė tė shkėlqyer eseistike, nė librin Poshtėrimi nė Ballkan (Onufri, 2004). Autori kėto me mjeshtėri diskuton dukurinė e poshtėrimit dhe vė nė spikamė faktin se tendosjet dhe dramacitet nė kėtė pjesė tė botės, kanė njė rrjedhojė edhe nga poshtėrimi, si instrument i pėrdorshėm, i drejtuar veēmas kundėr shqiptarėve dhe ekzistencės sė tyre etnike e historike. Shkrimtari Kadare shenjat e poshtėrimin i koncepton nė kontekstin e racizmit dhe sipas tij, poshtėrimi bėn pjesė nė shenjat e sigurta qė paralajmėrojnė pėrgatitjen e njė zezone.
    Pra, nuk ka gjė mė tė ulėt se poshtėrimi i njė kombi. Ky poshtėrim, nė formė tė pėrbuzjes, mohimit, shqiptarėve po ju bėhet nga Turqia, e cila duke i identifikuar me fenė dhe historinė, po pretendon shqiptarėt t’i paraqes para botės si pjesė tė njė trungu. Kjo politikė pėr shqiptarėt ėshtė tejet e dhimbshme.
    Tendencat turke karshi shqiptarėve ngritėn mbi dy elemente, shumė tė paqėndrueshme, mirėpo psikologjikisht tė rrezikshme, fenė dhe historinė. Duke i pėrdor kėto dy kategori, shteti turk sajon argumente tė marra, pėr gjoja bashkė-ekzistencėn historike dhe ndarjen e fateve pėrgjatė historisė, duke harruar faktin se, siē shkruan filozofi Karl Poperi, “Besimi nė fatin historik ėshtė njė besėtytni e kulluar”. Kėtė besėtytni tė kulluar, po e sajojnė si tezė politike politikaj nga Turqia, tė cilėt, kund pėrmes ministrit tė tyre tė jashtėm Ahmet Davutoglu, apo zyrtarėve tjerė, predikojnė njė vėllazėri me shqiptarėt, pėr marrėdhėnie vėllazėrore, qė realisht nėnkuptojnė mohimin, poshtėrimin, sepse etnitė nuk kanė marrėdhėnie vėllazėrore. Ja vlen tė pėrmendim si shembull popujt skandinav, tė cilėt janė pjesė e njė trungu gjenetik, mirėpo nuk i thonė njėri- tjetrit vėllezėr. E jo mė shqiptarėt dhe turqit?
    Shteti, i ashtuquajtur modern turk, nė vend se tė ndjehet fajtor pėr njė politikė shfarosėse qė ka ndjekur karshi shqiptarėve nėpėr shekuj, tė kėrkoj falje, ai nuk rresht sė hapuri teza tė marra, qė nė fund tė fundit, s’janė gjė tjetėr pėrpos sajesa tė njė politikė qė ka perėnduar tash e njė shekull. Mirėpo, kėto tendenca dhe teza janė aq tė rrezikshme sa vetė politika hegjemoniste turke, qė rikthimin politik nė skenėn ndėrkombėtare, do ta bėjė, ndėr tjera, duke mohuar ekzistencėn e kombit shqiptar, pra duke e pėrbuzur atė tmerrėsisht keq, pėr interesat e saj gjeostrategjike. Ndėrsa, para kėsaj sfide dhe hegjemonie, politika shqiptare ėshtė shumė inerte, inferiore dhe, ndoshta djallėzisht tolerante.
    Para njė kohe, njė ministėr i kulturės nga Danimarka, kur bėri njė vizitė nė Irlandė, kėrkoj falje pėr shkatėrrimit barbare qė kishin bėrė Vikingėt para qindra vitesh nė Irlandė dhe kulturėn fizike irlandeze, gjatė rrugėve tė tyre tė plaēkitjes nėpėr botė. Ky gjest kaq madhėshtor tregon se ēfarė domethėnė njė shoqėri e emancipuar, njė politikė qė tė kaluarėn negative e pranon si tė tillė dhe ndjehet, madje edhe pas qindra vitesh, fajtore. Turqia nė vend se tė ndjek shembuj tė tillė, bėhet antipod dhe promuvuese e politikave jo emancipuese, tė vjetra, sterotipepeve primitive.
    Nė fakt, ashtu sikur shteti danez, do tė duhej tė vepronte edhe Turqia, tė kėrkoj falje pėr shkatėrrimin qė i bėri Shqipėrisė, pėr shkatėrrimin e qindra kishave, bibliotekave, pėr tjetėrsimin e historisė, fesė, pėr vrasjet barbare, pėr pengimin e gjuhės, fesė, shkollimit, pėr internime, etj.
    Po tė krahasojmė gjestin kaq fisnik, tė kombit fisnik danez, me gjestet e politikės turke dhe diskursin e saj karshi shqiptarėve, do tė shohim se shteti turk sot ėshtė njė kosh mbeturinash tė sė kaluarės, tė njė politike qė ushqehet nga pasione tė sėmura tė drejtuara ndaj qenies dhe qenėsisė shqiptare. Kjo ėshtė njė politike aspak emancipuese dhe krejtėsisht kundėr trendėve moderne europiane, ku, gjoja po na synoka tė hyjė Turqia jodemokratike.
    Prandaj, politika e fėlliqtė turke karshi shqiptarėve, nuk mund tė quhet ndryshe pėrpos politikė e poshtėrimit, e pėrbuzjes, sepse kjo bėhet pėrmes mohimit dhe atėherė kur mohimi ėshtė pjesė e diskursit politikė, ėshtė kėsisoj shenjė e racizmit, siē do tė thoshte Kadare. Kėtė shqiptarėt nuk duhet ta gėlltisin
    Nė kėtė kontekst, duhet tumiren si shumė tė drejta shqetėsimet e Pirro Mishos, tė para disa ditshme nė shtypin shqiptar, pėr rrezikun nga neo-otomanizmi, sepse ky rrezik ėshtė real, ndėrsa ndaj tij duhet reflektuar me shumė kujdes dhe pa ekoivoke, sidomos duke kuptuar dialektikėn e zhvillimeve civilizuese, se nuk mund tė jesh nė dy vende, nė tė njėjtėn kohė.
    Duke i trajtuar shqiptarėt si vėllezėr, duke ju mohuar shpeshherė kombin, duke predikuar njė bashkėjetesė historike qė ėshtė ireale dhe qė nuk pėrkon as me tė vėrtetat historike e as politike, Turqia bėnė gabimin mė tė madh politikė, duke vėnė, nė tė njėjtėn kohė, para njė sfide tė madhe, gjithė tė ardhmen e kėtij rajoni tė trazuar nga reminishenca negative historike. Kjo bėhet mė e ndjeshme sepse kjo politikė po instomentalizon fenė dhe historinė pėr kėto synime.
    Mirėpo, shqiptarėt assesi s’duhet tė harrojnė ato tė vėrtetat tė dhimbshme qė i shkaktoi pikėrisht kjo Turqi, ato drama qė i pėrjetoi me shekuj, shumė prej sė cilave i vuan edhe sot, e tė cilat u gatuan nga qeveritė turke nė tė kaluarėn. Kėto aspekte i analizon mjaft mirė Pirro Misha nė shkrimin e tij, sikur ajo pėr shkėmbim tė popullsisė, me tė cilėn politikė ēnjerėzore e dehumane, u atakuan shqiptarėt e besimit islam, tė cilėve Turqia ju mohonte etnicitetin dhe nė bazė tė fesė i kategorizonte si turq. Kėshtu ndodhi me politikat shfarosėse qė i ndoqėn me shqiptarėt (ēamėt dhe dramėn e tyre) nė Greqi dhe pastaj me Kosovė, krejt vonė etj.
    Ėshtė bėrė pothuaj e zakonshme, njė klishe politikė shumė antipatik, sa herė tė ketė shkėmbim vizitash mes vendeve shqiptare dhe Turqisė, te dėgjojmė a lexojmė deklarime tė ēoroditura dhe shumė tendencioze. Madje, deklarata tė tilla vinė nga diskursi politik i kreut turk, sikur ajo e Abdullah Gulit nė Tiranė, i cili pat thėnė gjatė njė pėrurim: “Me lejoni tė them, tė gjithė ne sė bashku jemi pjesė e njė kombi tė madh.”-janė nė esencė tė papranueshme dhe pėrbėjnė precedent nė politikėn ndėrkombėtare. Ndėrkaq, kėtė politikė tė mohimit e poshtėrimit e gėlltit vetėm njė politikė idioteske shqiptare, qė nuk ėshtė e aftė tė vė kufij real nė marrėdhėniet me shtetin turk dhe tė thotė qartėsisht se ky diskurs politikė i shtetit turk ėshtė antikombėtar dhe si i tillė vė nė rrezik etninė shqiptare.
    Mė kujtohet njė gjest shumė i pahijshėm i para disa vitesh, kur gjatė njė vizitė nė Shqipėri, njė lider turk kishte kėrkuar tė hiqet nga zyret e krerėve tė shtetit shqiptar portreti i Gjergj Kastriotit, qė ishte njė fyerje e cila tejkalon edhe pėrmasat e pėrbuzjes.
    Politika turke, e cila zaten ēdo ditė e mė tepėr ėshtė ka identifikon fenė e kombin, po i bije kambanave tė rrezikshme nė kėtė pjesė tė Europės, duke suportuar, pėrmes segmenteve tė caktuara, njė politikė qė ėshtė shenjė e njė zezone tė keqe, ndaj sė cilės, inteligjencia shqiptare, politika shqiptare ka mundėsi tė reagoj, sepse vetėdija dhe dija shqiptare tani ėshtė e gatshme tė kuptoj kėto prapaskena qė luhen mbi tė. Ndaj nuk duhet lejoj tė bėhet preh e njė politike dehumane dhe ēnjerėzore.
    Historia e marrėdhėnieve shqiptaro-turke ėshtė pėr shqiptarėt dhe botėn, shumė tragjike, madje mė tragjikja. Historia shqiptare, turqit i njeh si pushtues tė pashembullt, qė ndaluan gjuhė e kulturė, fe e identitet, qė pėrdorėn njė dhunė sistematike, duke bėrė krime tė panumėrta, rrėnim tė ēdo gjėje qė ka qenė shqipe. Pas pesė shekujve, turqit u shporrėn nga Ballkani, mirėpo asnjėherė nuk ndalėn sė pretenduari pėr rikthim nė Ballkan si njė formė e fuqizimit dhe faktorizimit tė tyre politikė nė botė
    Ėshtė koha qė marrėdhėniet politike mes shtetit turk dhe vendeve shqiptare (Shqipėrisė dhe Kosovės) tė jenė vetėm nė suaza normale, pa asnjė nostalgji pėr otomanizmin, aspak tė shkėlqyera, sepse kjo sjell nė rrezik krejt tė ardhmen e kombit dhe rrugėn e tij drejt rikthimit fizik nė perėndim, ngase ē’ėshtė e vėrteta e pamohueshme, shqiptarėt kanė qenė shpirtėrisht me perėndimin, madje edhe kur kanė qenė tė persekutuar barbarisht nga turqit.
    Politika shqiptare, ajo nė Kosovė dhe Shqipėri, duhet tė reflektojnė mė menēuri dhe ta ndal kėtė avaz turk, i cili, pėr etninė tonė mund tė sjell konsekuenca tejet negative, nė rrugėn e integrimit dhe rikthimit nė qytetėrimin fizik perėndimor, nga i cili, janė shkėputur pikėrisht nga kjo Turqia historike. Ajo ēka ėshtė mė e rėndėsishme lidhet me faktin se shqiptarėt si shumicė, shpirtėrisht, kanė jetuar dhe jetojnė me idealet perėndimore, me modelet e demokracisė perėndimore, me filozofinė dhe letėrsinė perėndimore, me vlerat e pėrbashkėta tė kėtij qytetėrimi, me vlerat e pėrbashkėta tė etabluara nga kjo kulturė. Prandaj, pa asnjė hezitim, Europa ėshtė atdhe i vlerave tona tė pėrbashkėta dhe nė kėtė rrugė nuk duhet tė kemi alternativė.
    Ndėrkaq, nostalgjikėt e otomanizmit, serbizimit, komunizmit, duhet tė trajtohen vetėm ashtu siē e meritojnė, si nostalgjik tė reminishencave destruktive.
    Nėse nė ca mendje tė llastuara shqiptare “akraballėku” qė e pėrmend Arbėr Xhaferi pėrbėn ndonjė vlerė, nė historinė shqiptare, nė kulturėn shqiptare, nė identitetin shqiptar, marrėdhėniet turko-shqiptare do tė cilėsohen ashtu siē kanė qenė e janė: marrėdhėnie mes njė etnie dhe njė shtet qė ka poshtėruar dhe persekutuar me shekuj shqiptarėt.
    Tendencat pėr t’i pėrēarė shqiptarėt tanimė kur po konsolidohen ēdo ditė e mė shumė, nuk mund tė kenė sukses.

    Link
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-05-2009
    Postime
    352
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    DY MIKE HISTORIKE: TURQIA DHE SHQIPĖRIA


    Midis Turqisė dhe Shqipėrisė ka njė miqėsi tė fuqishme, rrėnjėt e sė cilės gjenden nė thellėsitė e historisė sonė tė pėrbashkėt. Kjo miqėsi e ngushtė midis dy popujve mbėshtetet nė lidhjet farefisnore qė i hasim shpesh nė tė dyja vendet dhe qė ēojnė mė tej marrėdhėniet tona politike.

    Populli shqiptar, me plot pasion pėr nderin dhe pavarėsinė e tij, simbolin e shqiponjės e ka vendosur edhe nė flamurin kombėtar dhe atdheun e tij e quan Vendi i Shqiponjave. Kjo nuk i ēudit aspak edhe ata qė i shikojnė pėr herė tė parė relievin e thyer, malet e mprehta dhe liqenet vezulluese tė kėtij vendi tė bukur.

    Shqiptarėt, rrėnjėt e tė cilėve zgjaten deri tė ilirėt qė kanė jetuar nė shekullin e 8-tė para erės sonė, nė tė gjitha periudhat e historisė sė tyre nuk kanė hequr dorė nga lufta pėr pavarėsi. Megjithėse gjuhė indoeuropiane, gjuha shqipe duke pasur njė karakter tė veēantė ka qenė njė faktor i rėndėsishėm qė ka lidhur shqiptarėt me njėri-tjetrin gjatė historisė.

    Ndoshta nėn ndikimin e rolit qė ka luajtur gjuha nė historinė e Shqipėrisė, disa nga veprat mė tė rėndėsishme tė historisė sonė tė pėrbashkėt i ka shkruar nė shekullin e 19-tė Shemsedin Sami Frashėri, i cili ka njė kontribut tė rėndėsishėm nė zhvillimin e gjuhės turke dhe ėshtė autori i Kamus-i Turkiye, fjalori i parė dhe njė ndėr mė tė mirėt e gjuhės turke, dhe i Fjalorit tė parė Frėngjisht-Turqisht. Intelektuali dhe shkrimtari Shemsedin Sami Frashėri me idetė e tij dha njė kontribut tė vyer pėr zhvillimin e ndėrgjegjes shqiptare dhe pėr zhvillimin e ndjenjave kombėtare turke. Nė tė njėjtėn kohė ai pėrgatiti alfabetin shqip me shkronja latine dhe themeloi Shoqatėn Shqiptare tė Kulturės nė Stamboll nė vitin 1864. Ka shumė shembuj me vlerė qė vėrtetojnė lidhjet tona tė pėrbashkėta kulturore nė tė kaluarėn tonė tė pėrbashkėt.

    Gjurmėt e historisė sonė tė pėrbashkėt shfaqen nė letėrsi dhe gjuhė, por edhe nė konakėt e gurtė tė Gjirokastrės, nė shtėpitė beratase dhe nė arkitekturėn e xhamisė “Ethem Bej” nė qendėr tė Tiranės.

    Si shtetas tė besuar tė shtetit osman, shqiptarėt kishin detyra tė rėndėsishme shtetėrore. Ata krijuan lidhje familjare me turqit dhe sot shumė kushėrinj tė tyre jetojnė tė integruar me popullin turk duke kontribuar nė jetėn politike, shoqėrore, ekonomike dhe kulturore tė vendit tonė.

    Emigrimet e para tė njohura drejt Anadollit kanė filluar nė shekullin e 15-tė. Emigrantėt e parė shqiptarė bashkė me familjet e tyre erdhėn nė kohėn Sulltan Mehmet Ngadhnjyesit dhe u ngarkuan me detyra tė rėndėsishme nė pallatin osman.

    Pjesa mė e madhe e tė emigruarve nė Anadoll u vendosėn nė Arnavutkėj, e cila edhe sot ėshtė njė ndėr lagjet mė tė bukura tė Stambollit. Supozohet se numri i shtetasve tanė me origjinė shqiptare qė jetojnė nė Turqi ėshtė i afėrt me popullsinė e Shqipėrisė.

    Kjo lidhje midis popujve u shton pėrgjegjėsinė personaliteteve shtetėrore turke dhe shqiptare pėr tė zhvilluar nė ēdo fushė solidaritetin dhe bashkėpunimin midis vendeve tona.

    Marrėdhėniet dypalėshe nė ēdo fushė po ecin pa pasur asnjė problem. Krahas lidhjeve me rrėnjė tė thella nė histori, mbėshtetja e fuqishme qė i dha Turqia Shqipėrisė pas ndryshimit tė regjimit pėrbėn njė bazė tė rėndėsishme pėr zhvillimin e marrėdhėnieve midis tė dy vendeve.

    Pėrveē faktit se zhvillohen pa probleme, marrėdhėniet dypalėshe pėrparojnė ēdo ditė nė fushat politike, ushtarake dhe ekonomike. Qeveria turke dhe qeveria shqiptare mbėshtetin njėra-tjetrėn edhe nė fushėn e diplomacisė ndėrkombėtare.

    Qėndrimet e tė dy vendeve pėr ēėshtje rajonale dhe ndėrkombėtare pėrputhen nė njė masė tė madhe. Pėr mė tepėr lidhjet farefisnore midis shoqėrisė turke dhe asaj shqiptare forcojnė nė shoqėrinė shqiptare besimin ndaj vendit tonė.

    Me Shqipėrinė kemi lidhje kulturore, historike dhe njerėzore. Ne kemi marrėdhėnie miqėsore tė mbėshtetura nė besimin reciprok me Shqipėrinė. Megjithėse me ulje dhe ngritje kėto marrėdhėnie kanė ekzistuar edhe nė tė kaluarėn, por janė zhvilluar mė shumė pas kalimit tė Shqipėrisė nė sistemin parlamentar demokratik.

    Shqipėria ka njė pozitė strategjike nė Ballkan dhe duke ruajtur e zhvilluar stabilitetin e brendshėm ėshtė bėrė e rėndėsishme edhe pėr vendin tonė. Pozita gjeografike e saj nė mes tė pikave potenciale pėr kriza nė Ballkan e ka vendosur Shqipėrinė midis aktorėve tė rėndėsishėm nė rajon.

    Duke marrė pjesė nė Konferencėn Ballkanike tė vitit 1931 me cilėsinė e Presidentit tė parė tė Turqisė, Mustafa Kemal Ataturku, duke u shprehur se popujt ballkanikė kanė lidhje farefisnore me rrėnjė qė zgjaten deri nė Azinė Qendrore, theksoi rėndėsinė e bashkėpunimit nė fushėn e kulturės dhe tė qytetėrimeve dhe nėnvizoi nevojėn pėr tė pranuar historinė tonė tė pėrbashkėt si njė pikė fillimi, edhe nė qoftė se pėrmban disa kujtime tė hidhura.

    Nė fjalėn e tij, Ataturku, duke tėrhequr vėmendjen pėr rėndėsinė e bashkėpunimit dhe solidaritetit rajonal, tregoi se Republika e re e Turqisė nuk e shikonte Ballkanin nėn ndikimin e humbjeve territoriale tė shtetit osman dhe me njė pėrqasje drejt sė ardhmes pranonte identitetet e pavarura tė vendeve ballkanike.

    Gjatė shembjes sė regjimeve komuniste nė vitet ‘90 tė shekullit tė kaluar dhe krizave rajonale tė mėvonshme, Turqia pėrsėri filloi tė ushqejė njė interes aktiv ndaj Ballkanit.

    Ndryshimet dramatike nė politikėn ndėrkombėtare pas vitit 1990 sollėn pėrmasa krejt tė reja edhe pėr konceptimin e sigurisė nė nivel europian dhe atė global.

    Nė kuadrin e kėtyre kushteve tė reja duhet pranuar qė shqetėsimet pėr sigurinė e sotme tė Ballkanit i kanė tejkaluar pėrmasat rajonale dhe i interesojnė gjithė botės. Shkaku mė i rėndėsishėm pėr kėtė situatė ėshtė interesimi i shteteve kryesore tė mėdha tė botės pėr dinamikat politike nė Ballkan dhe rritja e vazhdueshme e kėtij interesimi.

    Sot ėshtė e detyrueshme qė siguria e Ballkanit tė trajtohet nė kuadrin e gjerė europian. Ky fakt tregon rėndėsinė qė ka integrimi nė sistemin euroatlantik i Shqipėrisė, e cila ndodhet nė fokusin e sistemit tė gjerė tė sigurisė nė Europė.

    Nė kėtė kėndvėshtrim, ruajtja e sigurisė dhe e stabilitetit nė Ballkan ėshtė njė ndėr pėrparėsitė e politikės sė jashtme tė Turqisė. Bashkė me anėtarėt e tjerė tė komunitetit ndėrkombėtar, Turqia, duke vlerėsuar politikėn paqėsore dhe tė ekuilibruar tė Shqipėrisė qė i shėrben stabilitetit nė Ballkan, ėshtė krenare se ėshtė aleate nė kuadrin e NATO-s me njė vend tė tillė mik dhe tė besuar. Nė tė njėjtėn kohė Turqia mbėshtet me gjithė zemėr kėrkesėn pėr anėtarėsim tė Shqipėrisė pėr nė Bashkimin Europian dhe gjithė procesin e anėtarėsimit.

    Qė prej shekullit tė 16-tė portet e Shqipėrisė kanė qenė elemente ekuilibri nė detet e rajonit. Qytete tė rėndėsishėm si Durrėsi dhe Vlora kishin rėndėsi strategjike pėr ruajtjen e sigurisė tregtare dhe ushtarake nė detin Adriatik. Shqipėria, e cila sot ėshtė njė portė e hapur drejt Mesdheut pėr vendet e rajonit, edhe nė tė ardhmen duhet tė ruajė pozicionin historik ekuilibrues dhe strategjik nė Mesdhe.
    Shqipėria, e cila nė fillim tė viteve ‘90 kaloi nė ekonominė e tregut tė lirė, brenda mė pak se 20 vitesh, qė konsiderohen thjesht njė ēast nė historinė e njė vendi, ka realizuar njė hop tė ndjeshėm nė nivelin e zhvillimit dhe tė mirėqenies. Tė gėzon fakti qė populli dhe biznesmenėt shqiptarė janė ndikuar mė pak nga kriza ekonomike globale nė krahasim me disa vende tė tjerė.

    Marrėveshja e Stabilizim-Asocimit e nėnshkruar me Bashkimin Europian nė vitin 2006, Marrėveshja e Tregtisė sė Lirė pėr Europėn Qendrore qė hyri nė fuqi nė vitin 2007 dhe procesi i anėtarėsimit tė Bashkimin Europian, i cili mbėshtetet me gjithė zemėr nga Turqia, qė mė nė fund ėshtė njė vend kandidat, fuqizojnė mė tej zhvillimin e Shqipėrisė.

    Edhe sot vendet ballkanike kanė histori, fat dhe tė ardhme tė pėrbashkėt. Gjithmonė Ballkani ka qenė njė ndėr qendrat e pasurisė kulturore tė Europės. Po tė shikohet prapa nė historinė e Europės mund tė vėrehet se deri nė shekullin e 16-tė qytetet ballkanike jetonin nė njė nivel mirėqenie mė tė lartė se qytetet e Europės Perėndimore.

    Ėshtė e vėshtirė tė harrosh aspektet e dhimbshme tė historisė sė Ballkanit tė ngulitura nė kujtesė, por duke lėnė mėnjanė gjurmėt e krizave qė kanė pėrfunduar ngaqė struktura njerėzore nuk mund tė jetojė mes dhimbjeve, duhet qė vendet ballkanike tė kenė njė unitet force. Nė kėtė kuadėr, integrimi dhe bashkėpunimi rajonal kanė njė rėndėsi tė veēantė. Prandaj ėshtė e nevojshme edhe njė pėrqasje e re nė Ballkan.

    Ndjenja e solidaritetit dhe dashuria qė ushqejnė populli turk pėr popullin shqiptar dhe interesi i secilės palė pėr tjetrėn nė aspektin gjeografik, kulturor dhe tregtar pėrbėjnė potencialin e marrėdhėnieve tona nė zhvillim.

    Me gjithė klimėn zgjedhore nė vendet tona gjatė vitit 2009, vazhdimi i vizitave tė nivelit tė lartė simbolizon kėtė lidhje dhe respekt reciprok. Edhe vizita qė Presidenti ynė Abdullah Gül parashikon tė bėjė nė Shqipėri gjatė dhjetorit tė kėtij viti do tė jetė kuptimplote dhe e rėndėsishme pėr tė konfirmuar nė nivelin mė tė lartė kėtė realitet shembullor tė marrėdhėnieve tona.

    Njė pėrmasė tjetėr gjatė kėsaj vizite tė Presidentit tė Turqisė do tė jetė takimi i Kėshillit tė Biznesit turko-shqiptar.

    Gjatė 5 viteve tė fundit vėllimi tregtar midis tė dy vendeve ėshtė rritur 3 herė, ndėrsa investimet turke nė Shqipėri janė 8 herė mė shumė. Me gjithė kėtė ėshtė njė realitet potenciali i madh qė pret tė shfrytėzohet nė fushėn ekonomike dhe tregtare. Nė takimin e Kėshillit e Biznesit biznesmenėt turq dhe shqiptarė do tė kenė rastin tė trajtojnė mundėsitė e reja pėr investime reciproke.
    Ashtu si tani, edhe nė tė ardhmen populli turk do tė vazhdojė tė jetė pėrkrah popullit shqiptar.


    Gazeta Albania

    19 Tetor 2009

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    afėr kojshisė
    Postime
    201
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Turp i madh, sot, ne shekullin XXI te firmoset ai Memorandum ne lidhje me marrdheniet shqiptaro-turke. Turqia t'na perfaqesoje ne shqiptareve atje ku nuk kemi perfaqesi diplomatike; o tempora, o moris?! Ne s'e rrezuam komunizmin te shkojme ne Lindje, por ne Perendim, "andej nga Lind dielli",- si shkruante rilindasi yne i madh, Naim Frasheri. S'na lidh asgje me Turqine, pervec konvertimit ku me force, me mashtrim e me dashje per perfitime materiale ne fene islame. Te mos ishim kthyer ne islame,- shkruan historiani Tajar Zavalani,- fati yne do te ishte ndryshe. Evropa eshte e ndjeshme ndaj islamit, prandaj yshtjet drejt forcimit te marredhenieve me Turqine vetem e largojne vendin tone prej asaj per te cilen enderruam. Lexoni ketu me poshte per jeten e veprimtarine e zevendesministres Edit Harxhi qe ka firmosur MEMORANDUMIN " e famshem":

    ." Sipas jetėshkrimit tė saj, 38 vjeēarja Harxhi, ka njė lidhje specifike me Turqinė. Bashkėshorti i saj ėshtė shtetas turk, ajo vetė ka studiuar nė Ankara dhe ka kaluar njė pėrvojė diplomatike nė ambasadėn shqiptare nė Ankara nė mes tė viteve 90“. Mė herėt zonja Harxhi ka punuar si Konsulente Ndėrkombėtare pranė Misionit tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė UNMIK dhe Programit tė Kombeve tė Bashkuara pėr Zhvillim PNUD. Ka shėrbyer si kėshilltare ndėrkombėtare pėr tre Kryeministrat e Kosovės duke mbuluar sektorin e politikave tė sigurisė. Po nė Prishtinė ku ka qenė dhe lektore, ka shėrbyer si e ngarkuar me punė nga Zėvendės Administratori i Kosovės. Ka drejtuar Zyrėn pėr Barazi Gjinore tė UNMIK-ut nė Kosovė pėr rreth njė vit e gjysėm dhe ka administruar politikat e barazisė gjinore nė Kosovė. Ka kryer dhe detyra tė tjera tė rėndėsishme, gjithashtu nė Prishtinė. Zonja Harxhi, e rikthyer nė Tiranė nė fillim tė vitit 2005, u bė e njohur nė Tiranė kryesisht pėr njė material studimor tė saj pėr krizėn shqiptare tė vitit 1997. Bashkautore nė kėtė studim me njė tjetėr diplomat, Harxhi nxirrte pėrfundime mjaft tė debatueshme, sipas tė cilave, thelbi i krizės shqiptare atėherė ishte fruti i hidhur e tragjik “i ndėrhyrjes sė qarqeve greke dhe tė CIA-s amerikane”. Pa harruar as komunistėt shqiptarė. Ky studim ka qenė dhe arsyeja kryesore qė ish-presidenti Moisiu nuk e firmosi kandidaturėn e saj nė postin e ambasadores shqiptare nė SHBA. Pak kohė mė pas, nė 14 dhjetor tė 2005, kryeministri Berisha e futi atė nė kabinetin e tij ku mban ende detyrėn e zėvendėsministres."

    cituar nga:Shqipėri– Turqi, dritėhijet e njė Memorandumi
    Nga Lorenc Vangjeli, revista MAPO , (Gazeta Ballkan, 21.02.2010)

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-05-2009
    Postime
    352
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Nė vend tė pėrgjigjes

    Sfida neoosmane

    Afrim Gashi

    Reagim ndaj shkrimit “Sfida Osmane” tė botuar nė “KOHA” mė 02.11.2009


    Para disa ditėve nė Sarajevė u mbajt “Konferenca ndėrkombėtare mbi trashėgiminė osmane” nė tė cilėn pjesėmarrės ishte edhe ministri i jashtėm turk, Ahmet Davutogllu. Fjalimi i tij me titull: "Trashėgimia osmane dhe bashkėsitė myslimane nė Ballkan" ngjalli njė kėrshėri jo tė zakonshme nė qarqet diplomatike, por edhe te mendimtarė e intelektual tė ndryshėm nga rajoni dhe bota, ndėr tė cilėt edhe te i yni, Arbėr Xhaferi. Kėrshėria e tij u shkri nė njė shkrim tė botuar gjithandej mediave tė shkruara shqipe, me titull “Sfida osmane”. Ndėrsa po ky shkrim ngjalli te unė kėrshėri pėr tė debatuar nė temėn e rrekur nga dy autoritet e pėrmendur mė lart.
    Nė fillim dua tė shpreh mirėnjohje dhe respekt pėr kapacitetin intelektual tė z.Xhaferi pėr tė gjitha shkrimet e tij tė publikuara dhe pėr mėnyrėn e artikulimit tė ideve tė tija nė shtyp me ēka po len njė pasuri rrallė tė krijuar tė mendimit filozofik, politik e kombėtar ndėr shqiptarėt e Maqedonisė e mė gjerė.
    Duke analizuar kėtė shkrim nė mėnyrė racionale erdha nė pėrfundim se ngjyrosja ideore dhe kualifikimet e shėnuara ndaj fjalimit tė z.Davutogllu nga ana e z.Xhaferi do tė kishin marrė njė kahje krejt tjetėr, nėse do ishte qasja ndaj idesė sė tillė, e njė kėndvėshtrimi tjetėr.
    Nė fillim tė tekstit jepet njė pasqyrė e zhvillimeve tė ngjarjeve nė ish-Jugosllavi nė fund tė viteve tė 80-ta, ku nė veēanti pėrshkruhet propaganda serbe ndaj ēėshtjes boshnjake dhe shqiptare duke keqpėrdorur pėrkatėsinė fetare tė kėtyre dy popujve nė kuadėr tė Jugosllavisė, pėr tė realizuar idenė e tyre serbomadhe. Mirėpo, epilogu i kėsaj ideje ėshtė nė pėrfundim e sipėr. Tė gjithė jemi dėshmitarė pėr rezultatin e asaj propagande. Si duket, z.Xhaferi ende ndikohet nga ajo propagandė duke tentuar tė distancohet nga ēdo ide e cila do tė mund tė asoconte nė propagandėn serbe. Mendoj se kjo ėshtė e panevojshme nė konstelacionet e tashme gjeopolitike dhe mė shumė ėshtė refleks i njė tė kaluare tė hidhur tė shqiptarėve nė ish-Jugosllavi. Kjo ėshtė njė arsye qė mė duket se ia ka rėnduar, madje edhe shtrembėruar atij fotografinė qė ka pėr idenė e z.Davutogllu.
    Arsyeja tjetėr qė, sipas mendimit tim, ka krijuar perceptim joreal ėshtė qasja fukujamiste ndaj kėsaj ideje. Tėrė tekstin e pėrshkon kjo frymė e cila konsideron ēdo koncept tjetėr tė ristrukturimit tė Ballkanit, si tė harxhuar dhe tė vonuar madje edhe te pamundur pėr realizim, madje ai konsideron konceptin e ministrit tė jashtėm turk si naiv dhe nostalgjik.
    Kėto janė perceptimet e mia mbi qasjen e z.Xhaferi ndaj idesė davutoglliane, por megjithatė pėr perceptimet ėshtė rėndė tė gjykohet, andaj ta shtjellojmė temėn qendrore tė dy mendimtarėve pėr tė cilėn edhe dua tė debatoj.
    Ēėshtja dhe problematika kryesore sillet rreth idesė qendrore tė z.Ahmet e ajo ėshtė se Ballkani duhet tė kthehet nė qendėr tė politikės botėrore e jo tė jetė zorrė-qorre e politikės europiane. Distonia e kuptimit tė idesė sė z.Davutogllu nga ana e z.Xhaferi, qėndron nė mėnyrėn e elaborimit dhe nė tė perceptuarit e kėsaj ideje. Nė fakt z.Davutogllu, kur flet pėr historinė e artė tė Ballkanit nuk pretendon se kthimi i perandorisė osmane (lexo: Sfida Osmane sipas z.Xhaferi) ėshtė mėnyra se si do tė duhet tė kthehet Ballkani nė qendėr tė politikės botėrore, por ajo ėshtė vetėm njė dėshmi se nė kėto troje kur dikush tjetėr, me njė mėnyrė tjetėr ka qeverisur, punėt kanė shkuar ndryshe. Ai pra (Davutogllu), historinė e Ballkanit nė kuadėr tė Perandorisė Osmane e shfrytėzon vetėm sa pėr tė ilustruar se ajo ka funksionuar shkėlqyeshėm 5 shekuj me radhė, por koncepti i rendit tė ri, sipas tij nuk duhet tė jetė pikėrisht ai i Perandorisė sė atėhershme Osmane, por njė rend i ri i bazuar nė vlera universale, moderne, humane tė bazuara sipas tij nė tre pika elementare qė janė karakteristika tė Ballkanit qė janė: 1. Pozita gjeostrategjike e Ballkanit; 2. Ndėrveprimi ekonomik; dhe 3. Ndėrveprimi kulturorė.
    Andaj unė them se sfida tė cilėn e hapi nė Sarajevė z.Davutogllu ėshtė njė sfidė neoosmane, jo osmane siē thekson z.Xhaferi. Davutogllu nuk kėrkon kthimin e Perandorisė Osmane, por kėrkon njė mėnyrė tjetėr tė funksionimit tė rendit tė ri ku postulatet elementare tė atij rendi tė ri do tė formulohen nė bazė tė vlerave universale tė pranuara sipas gjitha standardeve dhe konventave tė kohės por me shpirtin e asaj Perandorie qė ishte shumė e suksesshme sidomos nė planin e bashkėjetesės sė komuniteteve tė ndryshme qė pėrbėnin njė hapėsirė multietnike e multikonfesionale nė kuadėr tė asaj Perandorie.
    Nė realitet, ideja e Unionit tė sotėm Europian a nuk bazohet nė milet-sistemin e Perandorisė Osmane? Ku popujt njė pjesė tė integritetit qė ka tė bėjė me politikėn e jashtme dhe ēėshtje tjera tė rėndėsishme e bartin nė nivel qendror ndėrsa ēėshtjet lokale mbesin nėn kuadrin e secilit popull(shtet) nėn integritetin e tyre tė plotė. Nėse shikohet me syrin objektiv, shumė mė rėndė ka qenė tė besohet se dy shtete e kombe qė masakroheshin mes vete me vite tė tėra si gjermanėt e francezėt, do tė mund tė jenė bartės tė njė koncepti pėr njė Union si ky i BE-sė, por ne jemi dėshmitarė se ky projekt pas shumė viteve, pas shumė mundimeve, pas shumė investimeve, me tėrė ato transformime qė nga organizata e parė e pėrbashkėt pėr ēelik dhe thėngjill e deri mė Bashkimin Europian ēfarė e njohim sot, po realizohet dhe po jep frytet e veta. Pse mos mund tė realizohet njė koncept i cili veē mė dihet se ka funksionuar. Dhe kur jemi te milet-sistemi nė Perandorinė Osmane, mė duhet ta demantoj z. Xhaferi kur thotė se shqiptarėt nuk kanė pasur statusin e miletit nė kuadėr tė Perandorisė Osmane. Pėr pozitėn e shqiptarėve nė kėtė Perandori ka shumė fakte historike, lista prej 35 vezirėve shqiptarė duke filluar qė nga Davud Pasha (1482-1497) e deri te Mehmed Ferid Pasha – Vlonjaku (1903-1908) ndoshta ėshtė vetėm njė ilustrim i vogėl pėr tė dėshmuar kėtė pozitė. Pastaj letėrkėmbimi mes Kemal Atatrukut dhe mbretit Zog nė vitin 1934 ku ndėr tjera thuhet: “Ne e duam popullin shqiptarė dhe ju njohim si vėllezėr tanė. Seriozisht dhe prerazi duam t’ua bėjmė me dije se dėshirojmė qė ju si shtet dhe si populli tė jeni ndėr popujt mė tė fuqishėm tė Ballkanit”¬- thotė Ataturku, ndėrsa mbreti Zog kėshtu pėrgjigjet: “Pesė shekuj me radhė unitetin e popullit shqiptarė e ka mbrojtur Turqia. Pa Turqinė, Shqipėria nuk do tė mund tė shpėtonte nga presioni i sllavėve... ekzistencėn tonė ia kemi borxh Turqisė”¬ - ky letėrkėmbim ėshtė njė argument pėr marrėdhėniet shqiptaro-turke edhe pas rėnies sė Perandorisė Osmane. Ndėrsa akraballėku si terminologji dhe si koncept qė z. Xhaferi e pėrmend u zhvillua shumė mė vonė pas rėnies sė Perandorisė Osmane.
    Nėse lexohet me kujdes shkrimi i z.Xhaferi mund tė shihet se ai idenė e z.Davutogllu qė nė fillim e minon duke mos i lėnė hapėsirė tė qartėsohet e tė elaborohet, edhe pse vetė e titullon shkrimin e tij mbi idenė e z.Davutogllu si: “Sfidė...” ku vetė ky term nė vete ngėrthen njė proces qė duhet tė zhvillohet, tė cilit e ardhmja nuk i dihet. Idenė e z. Davutogllu ai e sulmon duke i veshur vetėm anėn emocionale, kurse nga na tjetėr vetė parashtron disa pyetje shumė tė rėndėsishme, si p.sh:
    - si do tė realizohet
    - ēfarė do tė ndodhė me trashėgiminė e Ataturkut
    - Edhe nėse ndodh kjo mrekulli, atėherė si do tė arrihet pajtimi ndėrmjet popujve tė armiqėsuar pėrjetėsisht?
    - Si tė harmonizohen kėto dy pretendime antagoniste turke, anėtarėsimi nė UE dhe ringjallja e Perandorisė Osmane, madje qoftė vetėm tė frymės sė saj?
    Pa mos ua ditur pėrgjigjen kėtyre pyetjeve nuk mund edhe tė sulmohet njė ide apriori.
    Nė fillim duhet tė konstatojmė se ideja e shpaluar nga ana e z.Davutogllu ne Sarajevė nuk ėshtė elaboruar, andaj konstatimet tė cilat i derivon z.Xhaferi se tezat janė radikale, nuk qėndrojnė.
    Ai, duke dashur tė japė pasqyrė tė njė fatamorganeje idesė se z.Davutogllu i qaset nga kėndi i tezės radikale. Nuk mund tė ketė tezė radikalė deri sa nuk kemi tezė tė zhvilluar plotėsisht, pėr momentin kemi vetėm njė ide dhe ideja ėshtė fisnike, por tentimi pėr ta pėrshkruar atė se z.Davutogllu kėrkon njė shtet i cili do tė shtrihet nga Bosnja e deri nė Afganistan, nuk mbajnė. Me kėtė ai fut nė kurth lexuesin duke ia shfaqur “shtetin e Davutogllut” si shtet ku bashkėrisht do tė jetojnė talebanėt e shqiptarėt.
    Mandej, z. Xhaferi ėshtė skeptik se sllavėt do tė pranonin njė “ide tė shumėkulturalizmit, nėn patronazhin turk”. Por pėrgjigjja mė e mirė nė kėtė skepticizėm ėshtė teksti i botuar pikėrisht nga njė sllav(maqedonas) Stevo Pendarovski (ish kėshilltar i kryetarit tė shtetit pėr Siguri Nacionale) nė “DNEVNIK” mė 28.09.2009 me titull “Otomoanėt e ri po vijnė”, ku ndėr tė tjera ai shkruan: “Dihet se Otomanėt e vjetėr pa ftesė u kanė ardhur mysafir. Nėse ia dėshironi tė mirėn shtetit tuaj, Otomanėt e rinj duhet qė vetė t’i ftoni nė muhabet. Liderėt e Turqisė sė sotme janė tė vetmit qė mund tė bisedojnė edhe me Hamasin edhe me Hezbollahun, edhe me sunitėt edhe me shiitėt. Pėr kėto punė, qė sot nuk mund t’i bėjė as Amerika, mė i merituar ėshtė vizioni i Davutogllut”. “... po ky njeri nga institucione prestigjioze perėndimore emėrohet si “Kisinxheri turk...”, “... redaktori i CNN Turk ka bindje se ai ėshtė kėshilltari mė me ndikim nė historinė e diplomacisė turke...”. Kėshtu pra, perceptohet ky njeri nė qarqet diplomatike perėndimore. Po edhe vetė z.Xhaferi nė hyrje bėn njė pėrshkrim tė vogėl figurės sė tij: “ai ėshtė njėri nga intelektualėt mė brilant jo vetėm i Turqisė, por i tė gjithė botės islame. CV-ja e tij intelektuale ėshtė mbresėlėnėse”. Por kur pėrmend veprimtarinė e tij: "Paradigmat alternative", "Transformimi qytetėrues dhe bota islame", "Thellėsitė Strategjike", 'Kriza globale"- thotė se janė botuar nė shumė gjuhė tė botės natyrisht edhe nė anglisht, por harron tė potencon se po kėto libra janė tė pėrkthyera edhe nė gjuhėn shqipe (pėrveē Thellėsitė Strategjike" qė ėshtė nė pėrkthim e sipėr) dhe se lexuesi shqiptarė ka qasje direkte nė botėkuptimet dhe vizionet e Davutogllut pėr tė ardhmen.
    Ideja e z.Davutogllu nuk pėrkon me kthimin e Turqisė nė histori duke vėnė nė pikėpyetje trashėgiminė e Ataturkut, por ai mėton tė ngėrthen tėrė trashėgiminė historike e kulturore tė tė gjitha kohėrave tė kėtij nėnqielli duke ngėrthyer kėtu edhe periudhėn e Ataturkut, dhe me gjithė atė bagazh historik tė marrė pėrgjegjėsinė pėr tė krijuar njė rend tė ri, njė sistem tė ri tė funksionimit tė bazuar nė vlera dhe standarde universale.
    Nė interes tė zhvillimi tė kėtij debati dhe pėr tė sqaruar mė mirė pozicionimet dhe botėkuptimet tona rreth kėsaj ideje tė z.Davutogllu, unė po e pyes tė nderuarin z.Xhaferi:
    - Si ėshtė e mundur qė njė njeri ēfarė e pėrshkruajtėt ju vetė nė shkrimin tuaj nė fjalė siē ėshtė z. Ahmet Davutogllu (si akademik, si intelektual, me gjithė ato vepra tė shkėlqyera, me gjithė atė peshė tė rėndėsishme nė krijimin e politikave tė shtetit mė demokratik tė botės islame), tė mund tė shtrojė njė ide kaq tė madhe e ta mbėshtesė atė vetėm me motive, siē thoni ju, “retorike-emotive” dhe atė ta bazojė vetėm “mbi argumentet nostalgjike” - siē thoni ju? Dhe po kėtė ide ta shpalosė pa u shqyrtuar gjerė e gjatė nė tė gjitha instancat e krijimit tė politikave ndėrkombėtare tė shtetit tė tillė siē ėshtė Turqia me gjithė kapacitetin qė ajo ka?
    Nė shkrimin e tij z. Xhaferi pėrshkruan edhe kėtė:
    - Nė pyetjen e gazetarit, se pėr kė bėnte tifo nė ndeshjen e futbollit ndėrmjet Turqisė dhe Bosnjė - Hercegovinės, z Davutogllu tha se zemrėn e paska tė ndarė dhe fjalinė e pėrfundon me "ne e mundėm ne" (vetveten). Me kėtė fjali ai merr njė duartrokitje tė gjatė nga auditori.
    - Ai, pohon se integriteti territorial i Bosnjės ėshtė njėsoj i rėndėsishėm sesa i Turqisė.
    Bazėn e konceptit tė idesė se tij si njė “sfidė neoosmane”, Ahmet Davutogllu e shpalosi duke pėrfunduar fjalimin e tij kur i dha pėrgjigje pyetjes mė joformale nė lidhje me tifon nė ndeshjen futbollistike mes Turqisė dhe Bosnjės, pra duke thėnė: “Ne e mundėm ne (vetėveten)” – Ai tha fjalinė kyēe dhe sipas meje ngjyrosi konturat e konceptit tė tij pėr ardhmėrinė e kėtij rajoni nė veēanti dhe tė botės nė pėrgjithėsi. Ky ėshtė njė koncept multilateral e jo unilateral siē thekson z.Xhaferi, ky madje ėshtė njė koncept unik, i bazuar nė vlera tė pėrbashkėta dhe sistem tė unifikuar tė ndėrveprimit kulturor e ekonomik. Ky ėshtė njė lajtmotiv, Kjo frazė sipas meje do tė jetė pandan i thėnies sė Martin Luter Kingut: “I have a dream”. Tė jesh i madh siē ėshtė Turqia dhe tė barazosh veten me Bosnjė e Hercegovinėn e vogėl, ėshtė koncepti i ardhmėrisė pėr drejtėsi, barabarėsi, humanitet e solidaritet. Andaj, unė mendoj se z.Davutogllu dhe shteti turk, jorastėsisht zgjodhėn pikėrisht Sarajevėn tė fillojnė tė shpalosin kėtė ide, nė Sarajevėn multietnike e multikonfesionale, aty ku bashkėjetojnė historia e famshme e Perandorisė Osmane bashkė me konceptet moderne tė civilizimit Perėndimor. Thonė, historia pėrsėritet, ajo ėshtė vėrtetuar shumė herė nė historinė e njerėzimit, si duket edhe nė kėtė rast do tė ndodh e njėjta, Davidi, si duket pėrsėri do ta mundė Golijatin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rugova : 02-03-2010 mė 15:33

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-05-2009
    Postime
    352
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Nė vend tė pėrgjigjes Pirro Mishės

    Kur Turqia mbėshteti ndėrhyrjen ushtarake te Tiranės pėr shpėtimin e Kosovės
    Hajro LIMAJ

    (Kujtimet e nje atasheu ushtarak)

    Para 10 vjetėsh, me datat 2 dhe 3 Mars 1999, ish kryeministri i Shqipėrisė, zt. Pandeli Majko , nė krye te njė delegacioni qeveritar ,kreu njė vizite zyrtare te rėndėsishme nė Ankara. Delegacioni shqiptar ishte ndarė nė dy grupe. Me linjėn ajrore Turkish Air Lines : Tirane -Stamboll –Ankara erdhėn ministri i Mbrojtjes, Luan Hajdaraga, ministri i Financave, Anastas Angjeli dhe ministri i Ekonomisė Ylli Bufi, ndėrsa nė orėt e vona te kėsaj date, po me linjėn Turkish Air Lines, por me itinerarin Milano -Stamboll -Ankara mbėrritėn ne Ankara kryeministri Majko dhe ministri i Punėve te Jashtme, Z. Milo, tė cilėt kishin marre pjese ne njė mbledhje tė partive te majta ne Itali.

    Delegacioni u vendos ne hotel “Hilton”, ne qendėr te Ankarasė. Te nesėrmen kryeministri u prit nga presidenti vendit, Sulejman Demirel , kryeministri Bylent Exhevit dhe shefi Shtatmadhorisė e komandant i Forcave te Armatosura,Gjeneral Armate Kivrikoglu. Ne Shtatmadhori ishin planifikuar te merrnin pjese ne takim vetėm kryeministri Majko, ministri i Mbrojtjes, Luan Hajdaraga dhe atasheu ushtarak i Shqipėrisė, kolonel Hajro LIMAJ.

    Por, kur mbritem ne zyren e pritjes se shefit te Shtatmadhorisė gjetėm edhe ambasadorin e Republikes se Turqisė ne Shqipėri, Z.Ahmet OKCUN, i cili gjate gjithė vizitės se kryeministrit Majko perpiqej te monopolizonte gjithēka dhe te mbante nen kontroll takimet konfidenciale te kryeministrit shqiptar, duke u munduar te shmangte tė gjithė autoritetet e tjera shqiptare. Njė gjė te tille ai u pėrpoq tė realizonte edhe nė kėtė takim, i cili nė fakt pėrbėnte edhe takimin kryesor dhe mė tė rėndėsishėm tė kėsaj vizite.

    Pėr temat qė do tė diskutoheshin ne kishim punuar dhe koordinuar tė gjitha ēėshtjet ,pėrpara se tė vinte delegacioni nė Ankara. Kryesore do tė ishin rrugėt e zgjidhjes sė Krizės sė Kosovės dhe mbrojtja e sovranitetit tė Shqipėrisė nga njė sulm i mundshėm ushtarak i Forcave tė Armatosura tė Serbisė, sulm i cili mund tė ndėrmerrej me justifikimin e goditjes dhe asgjėsimit tė reparteve dhe njėsive ushtarake tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, UCK-sė, tė cilat stėrviteshin nė territoret veriore tė Shqipėrisė, apo me hyrjen nė luftė tė Shqipėrisė pėr mbrojtjen e shqiptarėve tė Kosovės nga genocidi Serb qė kishte filluar tė zbatohej nga presidenti Miloshevic,variant i cili do tė zbatohej nėse NATO nuk do tė ndėrhynte ushtarakisht nė Kosovė.

    Shefi i Shtatmadhorisė, Gjeneral-armate Hysejin Kėvrėkoglu, i cili ndiqte me kujdes nėpėrmjet tė dhėnave tė zbulimit strategjik zhvillimet nė Veri tė Shqipėrisė dhe brenda Kosovės, i garantoi kryeministrit Majko mbėshtetjen e gjithanshme ushtarake nė mbrojtje tė kufijve dhe tėrėsisė territoriale tė Shqipėrisė nėpėrmjet rrugėve konkrete qė do tė aplikoheshin sipas zhvillimeve tė ardhshme nė terren.

    Gjithashtu, ai e garantoi Zotin Majko, se do ta mbėshteste ushtarakisht Shqipėrinė, nėse ajo do tė detyrohej tė futej nė luftė me Serbinė pėr tė shmangur gjenocidin serb ndaj shqiptarėve tė Kosovės. Vlen tė nėnvizohet se nga tė gjitha shtetet, tė cilave Shqipėria u kėrkoi mbėshtetje politike, diplomatike dhe ushtarake pėr njė ndėrhyrje ushtarake tė detyruar pėr mbrojtjen dhe ēlirimin e Kosovės, i vetmi vend qė iu pėrgjigj pozitivisht ishte Turqia.

    Plus miqėsisė tradicionale me kėtė vend, njė rol shumė tė rėndėsishėm luajti lobi shqiptar qė jeton nė Turqi dhe media turke qė ishte ngritur e gjitha nė kėmbė pėr tė shmangur njė Srebenicė nė Kosovė. Prandaj, Turqia i kuptonte mjaft mirė detyrimet e shtetit Shqiptar nė mbrojtje tė Kosovės, mbasi ajo kishte pėrvojėn e vetė tė vitit 1974 me Qipron. Ajo u detyrua tė ndėrhynte ushtarakisht nė Qipron e Veriut, nga operacioni sė cilės u shmang vazhdimi i mėtejshėm i gjenocidit grek ndaj popullsisė turke nė kėtė ishull mesdhetar.

    Kryeministri Majko, nė fund tė takimit me emocionet qė atė e shoqėronin , kur dolėm nga Shtatmadhoria ju drejtua ministrit tė Mbrojtjes, z. Hajdaraga dhe mua se “ Turqia e tregoi edhe kėtė herė vehten qė ėshtė mikia dhe aleatia e vėrtetė strategjike e Shqipėrisė “.Dhe ai kishte te drejtė pėr kėtė konkluzion. Marrėdhėniet ishin me tė vėrtetė tė shkelqyera dhe Shtatmadhoria me Ministrinė e Mbrojtjes sė Turqisė pėr atasheun ushtarak tė Shqipėrisė i kishin hapur dyert pėr 24 orė, veēanėrisht gjatė Krizės sė Kosovės tė vitit 1999.

    Mua nė Turqi, atėherė me bėheshin 5 vjet kohė qėndrimi, sė bashku me studimet qė kisha kryer nė Stamboll. Kur erdhi nė pushtet qeveria Nano, veēanėrisht ministri Jashtėm, Z. Milo kėrkoi kthimin tim nė Atdhe, por ministria e Mbrojtjes e kundėrshtoi atė deri nė fund. Shkaku kryesor nuk ishte koha e qėndrimit, por fakti qė unė nė kėtė detyre isha emėruar nė fund tė vitit 1994 nga qeveria Berisha.

    Kėtė ja thash edhe kryeministrit Majko nė Ankara, duke i nėnvizuar tė vėrtetėn e kėtyre makinacioneve e duke i shtuar se “ unė jam i gatshėm tė kthehem familjarisht nė ēdo kohė nė Shqipėri”.Por ai menjė herė mu pėrgjigj : “E di Zoti kolonel qė do tė kthehesh nė Shqipėri dhe nuk do ta besh si kolegėt e tu ne Bruksel, Gjermani apo Amerikė, tė cilėt nė vend tė Shqipėrisė morėn strehim politik nė kėto vende nė 1997, por nė kėto situata ti na duhesh patjetėr nė Ankara, mbasi jemi pėrballė me Serbinė dhe Turqia na ka garantuar ēdo lloj mbėshtetje dhe bashkėpunimi strategjik”.

    Dhe menjė herė u nisėm me shpejtėsi drejt aeroportit tė Esenbogas nė dalje ta Ankarasė, nga ku i uruam rrugė tė mbarė kryeministrit me ministrat qė e shoqėronin. Ata me avion u nisėn drejt Tiranės, ndėrsa ne me makinat zyrtare u rikthyem nė Ankara pėr tė vendosur midis kėtyre dy vendeve bashkėpunimin e shpejtė dhe koordinuar njė gjendje tė jashtėzakonshme, drejt sė cilės po shkonte Shqipėria nėse nuk do tė ndėrhynte NATO pėr shpėtimin e kosovarėve dhe Kosovės…...

    2009-03-04

  8. #8
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Mosha
    36
    Postime
    1,191
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    NUk dua te bej avokatine e ministrit te jashtem Turk,por dua te kujtoj vetem nje moment te vitit 1997 kur ne Kakavije ishin dislokuar reth 15000 trupa Greke per te nderhyre ne Shqiperi per "ruajtjen e popullsise etnike Greke".
    Deklarata e Tansu Ciller, ne ate kohe kryeministre e Turqise ishte se : Nese ndonje shtet kercenon teresine teritoriale te Shqiperise, ka cenuar drejperdrejt Turqine dhe Turqia do te pergjigjet ushtarakisht.

    Perfundimet nxirini vete...
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  9. #9
    Perjashtuar Maska e Marmara
    Anėtarėsuar
    12-06-2003
    Vendndodhja
    Ne Rrugen e Zotit
    Postime
    232
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Frika e Pirro Mishės nga Turqia

    Para ca ditėsh lexova me vėmendje vėshtrimin e Pirro Mishės me titull ”Neo – otomanizmi dhe Shqipėria”, nė tė cilin autori e analizon fjalimin e ministrit tė jashtėm turk Ahmet Davutoğlu tė mbajtur nė Sarajevė nė konferencėn me titull: ” Trashėgimia osmane dhe bashkėsitė myslimane nė Ballkan sot” kohė mė parė, saktėsisht nė fund tė vitit 2009. Ėshtė e drejtė e Pirro Mishės tė komentoj dhe tė analizojė fjalimin e tillė, pėr tė cilin kam respekt si dhe ēmoj lirinė e shprehjes sė lirė tė tij, por nuk mund tė qėndroj indiferent ndaj disa tezave tė gabuara apo tė shtrembėruara nė vėshtrimin nė fjalė. Qė nė fillim tė vėshtrimit autori shkruan ” s’ka dyshim se teza si ato tė Davutoğlusė pėrbėjnė njė sfidė, e cila bėhet edhe mė e madhe nėse vėrtet pas tyre qėndron njė shtet i fuqishėm siē ėshtė Turqia”. Nuk mund tė kuptojė se si nuk e ka tė kjartė Pirro Misha, qė fjalimi i tij i mbajtur nė Sarajevė tė shpreh pikėpamjet apo bindjet e tij personale, pasi atje nuk ka shkuar nė cilėsinė e njė studiuesi, por nė cilėsinė e ministrit tė punėve tė jashtme tė Turqisė, dhe se ai prezanton qėndrimet e diplomacisė sė jashtme turke, nuk e di qė gjer tani administrata shtetėrore turke tė jetė distancuar nga fjalimi i tij. Lirisht mund tė them se Ahmet Davutoglu ėshtė “truri” i diplomacisė turke dhe si tė tillė Turqia nuk e ka pas qė nga themelimi i Republikės sė Turqisė nė vitin 1923 e gjer mė sot, dhe se mund tė krahasohet lirisht me ish sekretarin shtetėror tė punėve tė jashtme tė SHBA-sė Kisinxher, apo ish shefin e diplomacisė ruse Gromiko. Mė tutje e fajėson Turqinė si shkaktare e dėbimit tė shqiptarėve, turqėve dhe boshnjakėve nga hapėsirat e ish Jugosllavisė dhe Greqisė, me lidhjen e marrėveshjeve me palėn jugosllave dhe greke, e vėrteta ėshtė se ajo i ka pranuar shqiptarėt, turqit dhe boshnjakėt qė ishin detyruar me dhunė dhe tė ekspozuar me presion pėr t’u larguar nga trojet e tyre etnike shekullore, tė programuara dhe tė inspiruar nga programet e Naēertanise serbe dhe Megalidesė greke dhe tė zbatuara nė praktikė nga qarqet e caktuara shtetėrore shoviniste serbe dhe greke. Ia pėrkujtoj Pirro Mishės nga historia e largėt se Perandoria Osmane ka qenė ajo qė i ka pranuar nė gjirin e vet arabėt(myslimanėt) dhe ēifutėt( hebrejėt) tė dėbuar me dhunė nga Spanja nga mbreti Ferdinand dhe mbretėresha Izabella pas rėnies sė Granadės nė vitin 1492.
    Njė tezė tjetėr e shtrembėruar e Pirro Mishės ėshtė edhe kjo kur thotė:” nė ndonjė rast ajo i pėrdori kėto marrėveshje pėr tė nxjerr edhe pėrfitime tė tjera, siē qe zėvendėsimi i gjuhės shqipe me turqishten nė Kosovė”, nuk e kam tė qartė, ku aludon dhe nė cilėn kohė kėtė tezė, qė fare nuk qėndron pėr Kosovė, zėvendėsimi i gjuhės shqipe me gjuhėn turke nė Kosovė, nuk ka mundur fare tė zėvendėsohet, pasi qė gjatė gjithė kohės nė Kosovė ka pas 1-2% turq, qė kanė jetuar apo qė jetojnė nė Kosovės, dhe se si e tillė nuk ka pas gjasa as teorike e lere me praktike tė ndodh diē tė tillė . Mė tutje nuk e kuptojė se ēfarė rreziku sheh nga forcimi i Turqisė, dhe se afrimi ynė me te, do tė thotė largimi nga Perėndimi. Duhet tė ketė e qartė Pirro Misha se neve jetojmė dhe gjendemi nė Evropė, dhe herėt e vonė do tė bėhemi pjesė e Bashkimit Evropian dhe tė NATO – sė, me kulturat qė i pėrkasim, si me shumicė islame ashtu edhe pakicė krishtere, e Turqia ėshtė anėtare e NATO-sė mbi 50 vjet, dhe se ėshtė kandidate potenciale pėr hyrje nė Bashkimin Evropian qė njė kohė tė gjatė. Le tė dijė Pirro Misha se krahas faktorit amerikan (SHBA-sė), qė ėshtė faktor ndikues kryesor pėr qėndrueshmėrinė dhe stabilitetin e paqes nė Ballkan, e sidomos tė mbijetesės sė popullit shqiptar, boshnjak dhe turk nė Ballkan, faktori turk(Turqia) nė bashkė koordinim dhe bashkėveprim me faktorin amerikan (SHBA-ve) dita mė ditė po merr rolin e njė shteti tė fuqishėm dhe me rritje tė hovshme si nė fushėn ekonomike, politike, ushtarake dhe strategjike nė Ballkan, dhe se nuk ėshtė pėr ēudi qė nė njė tė ardhme tė afėrt tė merr primatin nė Ballkan nė bashkėveprim me faktorin amerikan, si faktor garantues tė qėndrueshmėrisė dhe mbijetesės sė popullit turk nė Bullgari, Greqi, Maqedoni, Kosovė, tė popullit shqiptar nė Shqipėri, Kosovė dhe Maqedoni, si dhe popullit boshnjak nė Bosnjė, (Sanxhak) Serbi, Mal tė Zi. Pajtohem me Pirro Mishėn lidhur me atė se nė Perandorinė Osmane tė gjithė myslimanėt pamarre parasysh prejardhjen e tyre kanė qenė pjesė e miletit osman(jo turk), tė gjithė ortodoksėt pjesė e miletit rum (jo rom) si dhe ēifutėt pjesė e miletit hebre. Kjo ka qenė gjer nė vitin 1908, kur dolėn nė skenė “genē türkler” (xhon turqit apo turqit e rinj) dhe hodhėn idenė pan turke dhe e zmbrapsėn nga froni Sulltan Hamidin e Dytė, mikun e madh tė shqiptarėve, tė cilėn nė vlugun e kryengritjes shqiptare tė vitit 1912 tė Hasan Prishtinės, Riza Kryeziu e Isa Boletini thurnin plane pėr ta shpėtuar Sulltan Hamidin e dytė qė ishte i burgosėn nė atė kohė nė Selanik prej xhonturqve, e tė cilin e pėrmend edhe Rexhep Qosja nė kujtimet e tij “Tronditja e shekullit I-II” ” Sulltan Hamidi qė Kosovėn e quante xhevahiri mė i ēmuar nė gjerdanin e Perandorisė sė tij”. Revolucioni xhonturk i vitit 1908 ishte fillimi i shkatėrrimit tė Perandorisė Osmane, e qė e vulosi Mustafa Kemal Ataturku me krijimin e Republikės sė Turqisė nė vitin 1923. Tezėn e Ahmet Davutoglusė se “pėrbėjnė epokėn e artė tė Ballkanit” nė ditėt e sotshme studiuesit dhe hulumtuesit e historisė theksojnė se Perandoria Osmane dhe Perandoria Austrohungareze kanė qenė dy perandori per exellenc pėr modelin dhe mėnyrėn e jetesės shekuj me rrallė tė popujve tė ndryshėm me kultura tė ndryshme qė kanė mundur njė kohė tė gjatė tė jetojnė nė harmoni tė plotė. Sa pėr shkrimin e Arbėr Xhaferit “Pasojat e akraballėkut”qė e pėrmend autori, nuk dua tė ndalem mė tepėr, pasi i jam pėrgjigjur atij nė kohėn nė tė cilin ka shkruar, dhe se i tillė mund tė gjendet nė internet. Por dua t’i pėrkujtojė Pirro Mishės disa detaje tė reja tė cilat ndoshta nuk i ka tė njohur, me rastin e vizitės sė aktorit turk Nexhati Shashmaz(Polat Alemdar) tė serialit turk mė tė shikuar tė tė gjitha kohėrave ” Lugina e ujqėrve” tė cilėn tani edhe KTV- nė Kosovė e shfaq prej tė hėnės gjer tė enjtes nė terminin e orės 21.oo, ėshtė pritur me ovacione dhe me pjesėmarrje masive tė fansave tė tij nė Shkup e Prizren, dhe se aktori tjetėr turk i serialit turk”Jetė e hidhur” e shfaqur nė RTV 21 nė Kosovė, nė Prishtinė i ėshtė organizuar njė pritje madhėshtore dhe e paparė nė Prishtinė nga fansat e tij, Mehmed Kosovarit. Kulminacion i tezės sė shtrembėruar tė Pirro Mishės ėshtė kur theksoi” Duhet shtuar se ky lloj ligjėrimi mė sė shumti paraqitet nėn njė petk nacionalist, ku njė vend tė rėndėsishėm e zė amplifikimi i stereotipave dhe dyshimeve ekzistuese ndaj fqinjėve tanė tė krishterė, si armiqtė tanė historik, nga kėrcėnimi i tė cilėve na paska mbrojtur historikisht pikėrisht Turqia dhe besimi ynė mysliman”. Dua t’ia pėrkujtojė Pirro Mishės, ai e di shumė mirė, por nuk do tė pranojė njė realitet tė tillė, dėshmitar i sė cilės edhe vet ka qenė, dhe atė jo para qindra vitesh, por para 10 e ca vitesh, saktėsisht viteve 1997 dhe 1999, pikėrisht ka qenė Turqia mbrojtėse historike e shqiptarėve, nga fqinjėt krishterė, pikėrisht tė Greqisė dhe Serbisė. Me rastin e rebelimit dhe rrėzimit tė qeverisė shqiptare nė vitin 1997 me ē’rast ishte nė rrezik edhe integriteti dhe sovraniteti i Shqipėrisė, pikėrisht ka qenė Turqia, dhe ish kryeministrja e saj Tansu Ēiler qė e ka siguruar kryetarin e atėhershėm Sali Berisha se Turqia ėshtė garantė e tėrėsisė territoriale dhe sovranitetit tė Shqipėrisė. Vetėm dy vjet mė vonė, nė vitin 1999, me rastin e fillimit tė bombardimeve tė NATO-sė nė Kosovės, ushtria serbe hyri nė territorin shqiptar nė thellėsi gjer nė 10 km, pikėrisht ishte Pandeli Majko, ish kryeministri shqiptar qė shpresat i kishte kthyer plotėsisht nga Turqia, dhe atė pikėrisht e urdhėron atasheun ushtarak me 29 mars 1999 nė ambasadėn shqiptare nė Ankara me fjalėt: ” Zotni kolonel, realizoni njė takim urgjent me kryeministrin Exhevit dhe mbasi t’ia shpjegoni situatėn nė veri tė Shqipėrisė, ku forcat e ushtrisė serbe kanė bombarduar disa herė me artileri dhe nėnrepartet ushtarake tė saj vazhdojnė tė hyjnė nė thellėsi tė territorit tonė. I kėrkoni atij tė shpreh qartėsisht mbėshtetjen reale tė shtetit dhe forcave tė armatosura tė Turqisė nė mbrojtje tė sovranitetit tė Shqipėrisė...Nė takim me atasheun ushtarak shqiptar nė Ankara, nė ditėn e Bajramit, kryeministri i atėhershėm turk i ndjerė Bylent Exhevit, i tha:” Shteti dhe forcat e armatosura tė Turqisė janė nė krah tė popullit vėlla shqiptar dhe nuk do tė lejojmė askėnd tė prek kufijtė dhe tėrėsinė territoriale tė Shqipėrisė. Nė rast nevoje Turqia do tė mbrojė sė bashku me Shqipėrinė sovranitetin dhe pavarėsinė e popullit mik dhe vėlla tė Shqipėrisė”. E shtypi butonin e kuq dhe menjėherė u lajmėrua komandanti i forcave tė armatosura dhe shef i shtatmadhorisė turke gjeneral armate Hüsein Kıvrıkoğlu. Tė nesėrmen nga aeroporti ushtarak i Ankarasė u nisėn drejt Shqipėrisė avionėt ushtarak... Ishte i vetmi vend qė nė atė kohė debatesh dhe diskutimesh pėr ndėrhyrjen ose mosndėrhyrjen ushtarake tė NATO-sė nė Kosovės, qė garantoi Shqipėrinė se do ta mbėshtet direkt me forca ushtarake dhe armatime pėr mbrojtjen e sovranitetit tė vendit. I vetmi vend aleat qė iu pėrgjigj pozitivisht kryeministrit Majko pėr ta mbėshtet njė luftė tė tillė ishte Turqia”.E sa pėr rolin e Turqisė lidhur me Kosovėn, do tė ceki vetėm njė detaj, edhe pse e kam paramenduar dhe besuar se Turqia realisht ka qenė e para qė zyrtarisht e ka pranuar pavarėsinė e Kosovės, por pėr shkaqe tė njohura, herė qarkullonin lajmet se e para e ka pranuar pavarėsinė e Kosovės, herė Afganistani, herė SHBA-ja, herė Shqipėria e kėshtu me rradhė. Pėr herė tė parė haptas e ka pranuar gjatė fjalimit tė tij nė lagjen e Kurillės nė Prizren gjatė fushatės zgjedhore pėr kryetar tė Prizrenit, ministri i transportit dhe telekomunikacionit tė Kosovės Fatmir Lima se Turqia ishte e para qė e ka pranuar pavarėsinė e Kosovės, e qė mė vonė e konfirmoi edhe kryeministri aktual i Kosovės Hashim Thaēi gjatė njė debati televiziv nė Kosovė, tė cilin e parafrazoj se” nė momentin e mbajtjes sė seancės sė parlamentit tė Kosovės, ėshtė mbajtur edhe seanca e parlamentit turk, me ē’rast e kanė pėrcjellur ”live” ēastin e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, dhe menjėherė pas kėsaj e kanė pranuar zyrtarisht pavarėsinė e Kosovės, dhe se me kryeministrin e Turqisė Rexheb Tajib Erdoğanin kam qenė nė kontakt 24 orėsh para dhe gjatė ditės sė shpalljes sė pavarėsisė lidhur me ecurinė e mbarėvajtjes sė procesit”. Njashtu do tė ndalem edhe nė njė detaj, atė tė Lėvizjes Gülen tė cilin e cek Pirro Mishoja. Gjatė vitit 2009 Qendra Edukativo Arsimore Gülistan(pjesė e Lėvizjes Gülen) shtroi kėrkesėn pranė Kuvendit Komunal tė Prizrenin pėr ndarjen e njė trualli prej 5 hektarėsh pėr ndėrtimin e kolegjit turk tė Mehmet Akif Ersoyit. Duke ditur paraprakisht se nė mesin e kuvendarėve ishte njė numėr i konsiderueshėm i kėshilltarėve kundėr lejimit tė ndarjes sė truallit pėr kolegj, mora fjalėn dhe dola nė foltoren e Kuvendit tė Prizrenit nė tė cilėn pėrveē tjerash thashė:
    “Kėrkesa e Qendrės Edukativo Arsimore “Gülistan” pėr lejimin apo ndarjen e 5 hektarėve pėr ndėrtimin e njė kompleksi shkollor, duhet pėrshėndetur dhe aprovuar prej tė gjithė neve kuvendarėve, pasi qė si e tillė vetėm se do tė begatojė dhe avancojė sistemin arsimor jopublik, duke marrė parasysh se ėshtė edhe anėtare e komitetit evropian tė shkollave ndėrkombtare dhe se e ka vargun zingjiror tė kolexheve nė mbi 100 shtete tė botės dhe se ėshtė e njohur pėr rezultatet shumė tė mira qė nxėnėsit kanė treguar gjatė vijimit tė procesit edukativo arsimor. Nė njė mes apo shoqėri me diversitet kulturor, veēanėrisht nė Prizren, qė njihet si i tillė, ku ėshtė normale dhe njerėzore qė tė ndiesh krenar me kulturėn qė i pėrket dhe tė tregosh respekt pėr kultura tjerė, por tė tregosh respekt tė plotė pėr kulturėn qė nuk i pėrket, ndėrsa tė anashkalosh kulturėn qė i pėrket me tė vėrtet nuk ėshtė aspak njerėzore, morale dhe logjike. Duke marrė parasysh rolin e Turqisė dhe popullit tė saj qė gjatė kėtyre 10 viteve ka dhėnė njė kontribut tė ēmuar pėr Kosovėn si nė aspektin ushtarak, politik, ekonomik, arsimor, shėndetėsor, kulturor, fetar e humanitar, dhe shembull konkret qė shteti ynė shqiptar ka ndėrmarr njė veprim kėtyre ditėve, me ē’rast Shqipėria ka vu nė dispozicion tėrė hapėsirėn e vet ajrore pėr kontroll dhe mbrojtjen e saj eventuale Turqisė, gjegjėsisht komandės sė aviacionit luftarak tė Izmirit, merreni me mend, nuk ja ka vu nė dispozicion as grekut me tė cilin kufizohet me sipėrfaqe tokėsore, as italianit me tė cilin kufizohet me sipėrfaqe detare, por turkut qė kufizohet vetėm nėpėrmjet korridorit mesdhetar ajror me sipėrfaqen ajrore tė saj, e neve kėtu nė Kuvend akoma jemi nė hamendje a ta lejojmė apo jo vetėm 5 hektar tokė pėr ndėrtimin e kolegjit”.Pas kėtij fjalimi prej 41 kuvendarėve tė Prizrenit, vetėm njė kuvendare ka qenė kundėr, 5-6 kanė abstenuar, ndėrsa shumica absolute votuan pėr lejimin e truallit pėr ndėrtimin e kolegjit turk nė Prizren. Si pėrfundim i kėsaj, lexuesi shqiptar do tė dijė tė vlerėsoj se cili ėshtė interesi i tij kombėtar, dhe se nuk ka ēka tė humb por vetėm do pėrfitojė me njė Turqi e fortė e cila ėshtė njė garant shtesė pėr qėndrimin, zhvillimin dhe pėrparimin e shqiptarėve qė jetojnė nė trojet e tyre etnike nė Ballkan.

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    20,329
    Faleminderit
    26
    304 falenderime nė 230 postime
    Po ta permblidhja me nje paragraf ate qe po ngjet me Turqine:

    10 vjet me pare, Turqia ishte "shteti i vetem demokratik, model per mbare boten islamike". Sot, 10 vjet me pas, Turqia eshte shteti me i izoluar ne ne arenen nderkombetare. U ftoh me amerikanet ne Irak. U ftoh me evropianet me refuzimin e ketyre te fundit per ta pranuar ne BE. Po e ndjen veten gjithmone e me pak relevante ne jeten politike te ish-popujve satelite te saj ne Ballkan, qe sot jane shtete te pavarura demokratike, te integruara ne NATO dhe vetem nje hap larg pranimit me te drejta te plota ne BE. Vemendja e Turqise eshte kthyer nga Lindja, duke dashur te kthehet ne "zedhenesin e shtypit te botes islamike", duke

    Pra kur degjoni fjalime si ai i ministrit te jashtem ne Sarajeve, mesazhi qe duhet te lexoni mes atyre rreshtave eshte: Shqiptaret, bosnjaket e maqedonet nuk duhet ti kene syte te ngulitur drejt BE, por drejt Turqise. Eshte si puna e atyre prinderve, qe kur femijet u arrijne moshe madhore, keta kujtojne se jane akoma te vegjel, e mund t'i terheqin prej hunde.

    Turqia nuk do te pranoje realitetin, qe Shqiperia, Kosova, Bosnja apo Maqedonia, nuk ia kane me nevojen Turqise ashtu sic ia kane pasur ne shekullin e kaluar. Dhe duke qene se nuk eshte ne gjendje qe te ndali anetaresimin e ketyre vendeve ne NATO e BE, Turqia po mundohet qe t'i perdori keto vende si "proxy" te saj brenda Bashkimit Evropian.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 29-03-2010 mė 21:58

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •