Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 22
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412

    Jezu Krishti dhe Pėlhura e Torinos

    Pėlhura e Torinos

    Pėlhura e Torinos, nė tė cilėn thuhet se paraqitet imazhi i Jezu Krishtit, do tė ekspozohet para publikut nė Katedralen e Torinos, duke e thyer traditėn e ekspozimit pėr ēdo 25 vjet.

    Ky duket tė jetė shqetėsim i hershėm rreth asaj se si kremtimet kryesore janė duke u formuar nė qytetin olimpik tė Torinos derisa dioqeza e kryepeshkopit kėtė pranverė do ta ekspozojė Velin e Torinos, i konsideruar nga shumė tė krishterė si pėlhura e varrimit e Jezu Krishtit, por e pėrshkruar nga disa si mashtrim i mesjetės.

    Sė paku njė milion rezervime nga e tėrė bota tashmė janė bėrė pėr tė siguruar tre deri nė pesė minuta pėr ta admiruar pėlhurėn qė ka fascinuar njėlloj si pelegrinėt ashtu dhe shkencėtarėt, kanė thėnė, nė njė konferencė pėr media, organizatorėt e ekspozitės, e cila do tė mbahet mė 10 prill deri mė 23 maj.

    Ata po shpresojnė pėr rreth dy milionė vizitorė pėr 44 ditė, me interesim qė pritet tė pėrkrahet nga prezenca e Papa Benediktit tė XVI-tė, i cili mė 2 maj do ta vizitojė katedralen e Torinos, ku ndodhet Pėlhura nė njė kuti tė blinduar dhe tė kontrolluar nga klima.

    Kėqyrja ėshtė e lirė me rezervime, tė cilat mund tė bėhen online.

    Vetėm sa gjatė mund ta shikojė njė vizitor varet nė atė se sa ėshtė e mbushur katedralja, por koha maksimale mund tė jetė pesė minuta, kanė thėnė organizatorėt.

    Tradicionalisht, publiku ia hedh njė shikim tė shkurtėr Pėlhurės ēdo 25 vjet, por shfaqja e fundit ishte aranzhuar pas vetėm dy viteve nė vitin 2000 pėr mileniumin e ri – vit i shenjtė pėr kishėn katolike romane. Derisa i rezistuan shfaqjes publike gjatė Lojėrave Olimpike Dimėrore para katėr viteve, zyrtarėt e kishės “duke e kuptuar rėndėsinė pėr ekonominė dhe punėsimin” nė qytetin industrial kanė lejuar ekspozimin kėtė vit pėrkundėr orarit, ka thėnė Fiorezo Alfieri, cari kulturor i Torinos, i cili e udhėheq komisionin e Pėlhurės.

    “Ekspozimi pėrfaqėson njė rast tė ēmuar pėr turistėt qė duan ta pėrfshijnė Torinon dhe Piedmontin nė itineraret e tyre,” kanė thėnė organizatorėt.

    Gjithashtu do tė ringjallet debati shkencor pėr pėlhurėn qė mban njė imazh tė venitur tė njė njeriu me mjekėr dhe siē duket tė jenė njolla gjaku qė pėrkojnė me plagėt e kryqėzimit tė Krishtit.

    Njė hulumtuese e Vatikanit sė fundi ka thėnė nė njė libėr tė ri se ka pėrdorur imazhe tė zmadhuara me kompjuter tė Pėlhurės pėr tė deshifruar fjalėt e shkruara dobėt nė greqisht, latinisht dhe nė gjuhėn aramaike. Pėr skeptikėt kanė thėnė se historiania ka lexuar shumė nė shėnimet dhe ata qėndrojnė nė datimin me karbon nė vitin 1988 qė sugjeronte se pėlhura datonte nė shekullin 13 ose 14.

    Siē duhet, kėto rezultate janė sfiduar nga disa qė sugjerojnė se rezultatet e testit mund tė jenė shtrembėruar nga kontaminimi dhe se duhet tė analizohet njė mostėr mė e madhe.
    Vatikani ka ecur vjedhurazi rreth ēėshtjes, duke mos bėrė ndonjė pohim rreth autenticitetit por duke e konsideruar si simbol tė fuqishėm tė vuajtjes sė Krishtit.

    Imzot Giuseppe Ghiberti, president i komisionit tė dioqezės sė Torinos pėr Pėlhurėn, e ka quajtur “instrument tė ungjillėzimit.”

    Ai ka thėnė se Vatikani, qė e zotėron pėlhurėn, mund tė marrė nė konsideratė rrethin e ri tė testeve shkencore pasi tė pėrfundojė ekspozimi publik.

    Kryqtari francez Robert of Clari e ka pėrmendur se e ka parė pėlhurėn nė vitin 1203 nė Kostandinopojė nė pallatin perandorak, por shėnimet e para aktuale dokumentojnė gjurmė vetėm nė Lirey nė Francė nė vitin 1354.

    Pėlhura i ishte lėnė trashėgim papės nga ish Mbreti Umberto i Dytė i Italisė, anėtar i Shtėpisė sė Savoy, pas vdekjes sė tij nė vitin 1983.

    Kjo do tė jetė paraqitja e parė publike qė kur pati njė restaurim nė vitin 2002.






    ROME (Reuters)

    Nje shkencetar italian thote ta kete bere reproduksionin e Pelhures se Torinos,qe sipas tij hedh drite mbi ate qe pelhura qe mendohej se eshte mbeshtjellur Jezu Krishti kur eshte varrosur eshte e rrejshme.

    Pelhura ,me permasa 4.3 metra ,ne nje negativ te fotografise tregon njeriun qe ishte i kryqesuar ,gje te cilen shumica besojne te jete vet Jezu Krishti.

    "Ne kemi provuar se mund ta krijojme nje pelhure qe eshte e ngjajshme me Pelhuren e Torinos"thote Luigji Garlaschelli,i cili me profesion eshte profesor i kimise organikene ne Universitetin e Pavias.

    Pelhura e Torinos tregon nga para dhe nga prapa nje njeri me mjekerr dhe floke te gjata,duart e tij te kryquara ,dhe e tera pelhure pershkruhet nga siq besohet te jene gjurme gjaku nga plaget ne kembe ne duar dhe anash.

    Testi karbonik i kryer ne laboratorin ne Oxford,Zurih dhe Tuscon,Arizona ne vitin 1988 beri senzacion duke treguar se pelhura daton nga viti 1260 dhe 1390.Skeptiket e kesaj thane qe kjo eshte bere vetem te beje atraksion dhe perfitim ne biznesin e pilgrimazhit te vizitoreve.

    Mirepo shkencetaret nuk munden ne teresi te shpjegojne se si mbeti imazhi ne kete pelhure.

    Garlaschelli riprodhoj nje pelhure te tere duke perdorur material pelhure qe eshte perdorur ne mesjete.

    Ata vendosen nje vullnetar ne kete pelhure dhe e sperkaten me pigmente qe permbante gjurme acidi.Nje maske u perdor ne fytyre.

    Vjetersia e pigmentit me pastaj eshte shtuar ne menyre artificiale duke bere ngrohjen e pelhures dhe mepastaj duke e lare ate,nje proces i cili tregoj rezultatin,nje pamje gjysme-tone te ngjyres e ngjashme me ate te Pelhures se Jezusit.Ai beson se pigmenti ne pelhuren origjinale ka marre ate pamje nga kalimi i kohes dhe vjetersia pergjate shekujve.

    Pastaj ai i shtoi edhe gjurme gjaku,vrima te djegura,njolla dhe uje ne menyre qe te arrij efektin final.

    Kisha katolike nuk thote qe Pelhura eshte autentike ose te kunderten,mirepo thote qe kjo pelhure eshte nje kujtim i fuqishem nga pasionet e Krishtit.

    Njera nga reliktet me te medha te krishtereve ,Pelhura e Torinos,eshte i mbyllur ne katedralen e Torinos ne Itali dhe shume rralle ekspozohet.
    Garlaschelli pret qe njerezit ta kontestojne teorine e tij.
    "Nese njerezit nuk done te ju besojne metodes se karbonit per vjetersine te bere nga disa nga laboratoret me te medhenje ne bote,ata me siguri se edhe nuk do te besojne"

    Historija e Pelhures eshte shume e gjate dhe kontraverse.

    Pasi Lindjes se Mesme dhe Frances ajo eshte sjellur ne Itali nga familja mbreterore Savoy,ne qendren e tyre,ne Torino ne vitin 1578.Ne vitin 1983 ish mbreti Umberto II ia dhuroj Papes Gjon Palit .

    Pelhura i shpetoj shkaterrimit qe ndodhi nga zjarri ne vitin 1997 ne kapelen Guarini ne katedralen e Torinos ku edhe mbahej aty.
    Pelhura ishte shpetuar nga nje zjarrfikes i cili rrezikoj jeten e tij per ta shpetuar Pelhuren.




    perktheu per F.SH._______Fattlumi
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    [IMG][/IMG]


    [IMG][/IMG]

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    [IMG][/IMG]

  4. #4
    Pallaver. Torino Shraud eshte nje farse qe ka vite qe luhet. Ska asgje reale. Jane bere analizat gjenetike te gjakut si dhe datimi dhe ka rezultuar qe i perkasin nje mashkulli te shekullit te 14-te. Ka shume dyshime qe perlhura ka mbeshtjelle trupin e Jacque de Molay, grand masterin e fundit te Templareve. Gjate kohes se burgimit te tij ai torturohej vazhdimisht dhe njera prej torturave ishte kryqezimi i tij ne porten e rende prej drurit te qelise ku e mbanin te mbyllur. Pelhura me te cilen e mbeshtollen perpara se ta denonin me djegie ne turren e druve ka jo vetem shenjat tipike te kryqezimit por dhe permasat e tij trupore dhe ngjashmerine e madhe ne fytyre (sipas kronikaneve te kohes). Pelhura e Torinos si mbeshtjellesja e trupit te Jezusit eshte nje pallaver dhe asgje me shume.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509
    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Pallaver. Torino Shraud eshte nje farse qe ka vite qe luhet. Ska asgje reale. Jane bere analizat gjenetike te gjakut si dhe datimi dhe ka rezultuar qe i perkasin nje mashkulli te shekullit te 14-te. Ka shume dyshime qe perlhura ka mbeshtjelle trupin e Jacque de Molay, grand masterin e fundit te Templareve. Gjate kohes se burgimit te tij ai torturohej vazhdimisht dhe njera prej torturave ishte kryqezimi i tij ne porten e rende prej drurit te qelise ku e mbanin te mbyllur. Pelhura me te cilen e mbeshtollen perpara se ta denonin me djegie ne turren e druve ka jo vetem shenjat tipike te kryqezimit por dhe permasat e tij trupore dhe ngjashmerine e madhe ne fytyre (sipas kronikaneve te kohes). Pelhura e Torinos si mbeshtjellesja e trupit te Jezusit eshte nje pallaver dhe asgje me shume.
    Po... si me Darius,beson ne shume gjera te tjera..e ne nje gje,ne nje mbulese qe eshte reale nuk beson?...Ta quash pallaver,nuk eshte e drejte.Se dhe e "jotja"eshte nje teori.

    Edhe se ka shume fakte qe kundershtojn...njera-tjetren..(e kryesori eshte datimi i karbonit)
    Datimi i karbonit,qe tregon nje kohe...por nuk do te thote qe eshte 1oo% preciz..
    Moneta,thurja e pelures,farat e bimeve,etj etj..(Nuk eshte perdorur pigment boje)
    Po si do te jete nuk eshte nje mashtrim.Se asnje nuk mashtron mbi te ardhmen qe se njeh.(Mashtruesi nuk duhet te njihte radiografin me reze x etj etj)

  6. #6
    Nuk eshte mashtrim ekzistenca e pelhures dhe as vjetersia e saj. Mashtrimi eshte krijuar me vone kur eshte quajtur si mbulesa e jezusit. Analizat e gjakut kane treguar qe i perket nje mashkulli europian, vjetersia e pelhures ka treguar qe i perket shekullit te 14-te. Dhe kjo jo vetem nga datimi i karbonit por nga lloji i pelhures, menyra e thurjes, materiali i perdorur etj. Pra mbulesa eshte shume reale serafim. Sa per teorine "time" nuk eshte aspak e imja. Vetem e kam ndjekur me vemendje. Gjithe rremuja eshte krijuar nga vete Kisha. Arsyet merren me mend lehtesisht. Sidomos me mallkimin dhe perndjekjen qe ju be Templareve.

  7. #7
    Ragnald
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Kjo eshte me shume se pallaver

    Kesaj pelhure i jane bere studimet e duhura dhe ka dale qe daton shume kohe mbrapa kohes se jezusit. Kjo eshte provuar e super-provuar me kohe. Habitem si ka njerez e sot e ksaj dite qe i beson ketyre perpjekeve te vobekta qe disa elemente te kishes u munduan te bejne.

    Eshte njesoj si evucionistet qe me nje dhemb te gjetur , e ngriten komplet familjen e ''missing link'' , e me vone doli qe ai ishte thjesht nje dhemb derri .

    Fanatizmi vetem perhap erresiren qe s'egziston.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509
    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Nuk eshte mashtrim ekzistenca e pelhures dhe as vjetersia e saj. Mashtrimi eshte krijuar me vone kur eshte quajtur si mbulesa e jezusit. Analizat e gjakut kane treguar qe i perket nje mashkulli europian, vjetersia e pelhures ka treguar qe i perket shekullit te 14-te. Dhe kjo jo vetem nga datimi i karbonit por nga lloji i pelhures, menyra e thurjes, materiali i perdorur etj. Pra mbulesa eshte shume reale serafim. Sa per teorine "time" nuk eshte aspak e imja. Vetem e kam ndjekur me vemendje. Gjithe rremuja eshte krijuar nga vete Kisha. Arsyet merren me mend lehtesisht. Sidomos me mallkimin dhe perndjekjen qe ju be Templareve.
    Darius ti e di mire,qe Temlaret nuk mallkuan kishen...por mbretin...

    Kisha ka gabime sa te duash,pa fund...Po nuk ka nderhyre ne mbulesen e Krishtit...(e as me Temlaret).

  9. #9
    Serafim Tepmlaret u shkisheruan dhe u konsideruan armiq te krishterimit. Pavaresisht se ata nuk dolen kurre kunder kishes, Filipi IV e perdori gjithe pushtetin e tij per te marre aprovimin e papes Klementi V qe te godiste Templaret. Me vjen keq pasi nuk kam asnje deshire te merrem me kishen apo me fene po per hir te te vertetes, kisha e asaj kohe dihet mire se cfare ka bere. Perdorimi i pelhures per qellime propagande eshte minimumi qe mund te benin. Sidoqofte sme duket se ja vlen te merremi me anen fetare te temes. Une te thashe ate qe di. Ti sje i detyruar ta pranosh.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509
    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Serafim Tepmlaret u shkisheruan dhe u konsideruan armiq te krishterimit. Pavaresisht se ata nuk dolen kurre kunder kishes, Filipi IV e perdori gjithe pushtetin e tij per te marre aprovimin e papes Klementi V qe te godiste Templaret. Me vjen keq pasi nuk kam asnje deshire te merrem me kishen apo me fene po per hir te te vertetes, kisha e asaj kohe dihet mire se cfare ka bere. Perdorimi i pelhures per qellime propagande eshte minimumi qe mund te benin. Sidoqofte sme duket se ja vlen te merremi me anen fetare te temes. Une te thashe ate qe di. Ti sje i detyruar ta pranosh.
    Dariu,eshte diskutim historik.(kush do tja dije per kishen)

    Po Papa Klementi v,me sa kam degjuar...nuk i skomunikoi.Nuk i mbrojti deri ne fund,por dhe nuk i hodhi poshte..(Dhe mallkimi i Temlareve (maestro)qe per Filipin).
    Fama e mbuleses se krishtit,vjen nga familja mbreterore Savoja...
    Kisha po te deshte,skishte pse ta analizonte.Natyrisht qe nuk pranojne analizimin qe eshte bere...e jane gati te japin lejen per ta analizuar perseri...Me duket normale.

  11. #11
    E vetmja force qe mund te persekutonte ne gjithe Europen ishte kisha. Filipi se kishte krahun aq te gjate. Dhe sa per qendrimin e Klementit mbase do te te duhet te informohesh me mire. Sidoqofte Serafim, si te duash ti

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509
    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    E vetmja force qe mund te persekutonte ne gjithe Europen ishte kisha. Filipi se kishte krahun aq te gjate. Dhe sa per qendrimin e Klementit mbase do te te duhet te informohesh me mire. Sidoqofte Serafim, si te duash ti :)
    Haha.....Natyrisht qe do jete si e dua une,se e shkuaj vete...

    Opinioni im,"bazohet" mbi disa dokumenta te gjetura ne Vatikan.(qe nuk do te thote qe eshte e verteta) Po fitim nga zhdukja e Temlareve kishte vetem mbreti i Frances.Ndersa kisha perfitonte nga ata...... Franca ka ndikuar shume ne kishen katolike.....Po nejse.... (se i prishem temen).

  13. #13
    Ne Vatikan jane gjetur shume dokumenta, perfshi ketu dhe vazhdimesine e Templareve ne Skoci, Angli e Gjermani. (France po ashtu). Fitim nga zhdukja e tyre kishte Filipi per borxhin qe ju detyrohej po kerkimin me te madh per thesarin e tyre e ka bere Vatikani. Megjithate sja vlen te vazhdohet. Le te mbajme njohurite respektive per veten tone. Rendesi ka qe faktet historike nuk ndryshohen nga thenia e njerit apo tjetrit.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509
    Po pasuria e Temlareve i perket Vatikanit,administrohej nga vet Temlaret,qe ishinj nje urdher qe varej nga Kisha Katolike.Ky eshte debat qe ka shekuj qe behet,sjemi as te paret e as te fundit.

  15. #15
    Gabim. Vatikani i dha komplet pavaresi Templareve dhe kete te drejte e fituan qe me Payene. Pasuria e Templareve i perkiste vetem Templareve dhe ndaj kishes ata nuk kishin asnje detyrim pavaresisht qe me deshiren e tyre investonin ne ndertimin e kishave dhe manastireve. Me duket se njohurine mbi Temparet e ke te cunguar. Njeri nga librat qe jep nje informacion te jashtezakonshem eshte The Holy Blood, The Holy Grail. Te jap nje sugjerim miqesor ta lexosh.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509
    Cdo urdher fetar o laik,qe i sherben kishes Katolike,varet nga Papa (Vatikani).
    Titulli Grand Maestro,nuk mund te trashegohet,(o mund te dhurohet nga Grand Maestro)duhet te behet me zgjedhje,..sepse eshte ne kundershti me diritin roman...etj etj....
    Kjo vlen edhe per pasurin,jo personale,por te urdherit...

    "In primis",Papa o Somo Pontefice, qe eshte:"Vicarius Christi", kapo suprem e autoriteti me i madh (visibile) i njohur i kishes.Nga ky autoritet varet dhe Grand Maestro i urdherit Templar,e vet i gjithe urdheri....(te pakten per kohen qe egzistuan).

  17. #17
    O serafim do te shpikesh me zor historik te Templareve se spo te marr vesh? Nejse ca lodhem kot dhe une. Shkruani e thoni cfare te doni.

  18. #18
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anėtarėsuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    une mendoj se eshte nje shpifje.
    me sa kam degjuar eshte analizuar perlhura dhe eshte e disa shekujve pas lindjes se Krishtit...
    pastaj dihet qe gjate mesjetes kisha ka bere dhjetra kopje te kesaj perlhure per te mashtruar njerezit.
    kjo mendoj se eshte nje nga ato kopje...
    Vasudhaiva Kutumbakam

  19. #19
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Postime
    4,911
    Temes i ka kaluar afati i skadimit.

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Jezusit-varrimit tė kohės 'qefin gjetur

    Nga Bethany Bell
    BBC News, Jeruzalem


    Qefin u gjet pranė qytetit tė vjetėr tė Jeruzalemit
    Njė ekip arkeologėsh dhe shkencėtarėve tė thotė se ka, pėr herė tė parė, janė gjetur pjesė tė njė varrimit qefin nga koha e Jezusit nė njė varr nė Jeruzalem.
    Studiuesve, nga Hebrew University dhe institucionet nė Kanada dhe SHBA, tha qefin ishte shumė e ndryshme nga qefin e diskutueshme Torino.
    Disa njerėz besojnė qefin Torinos ka qenė pėlhurė e Krishtit varrimit, por tė tjerė besojnė se ėshtė njė vepėr e falsifikuar.
    Leckė gjetur rishtazi ka njė endje tė thjeshtė se Torinos, shkencėtarėt thonė se.
    Trupi i njė njeriu pėrfundoi nė fragmente tė qefin u gjet nė njė varr daton nga koha e Jezu pranė qytetit tė vjetėr tė Jeruzalemit.
    Varri ėshtė pjesė e njė varrezė e quajtur "Ara e gjakut, ku Judas Iscariot ėshtė thėnė se ka vrarė veten.
    Hulumtuesit besojnė se njeriu ėshtė njė prift hebre tė lartė ose anėtar i aristokracisė i cili vdiq nga lebre, rast mė tė hershme provuar.
    Ata thonė se ai ishte mbėshtjellė nė njė leckė tė bėrė nga njė dy-endje mėnyrė tė thjeshtė, shumė tė ndryshme pėr tė endje komplekse e qefin Torinos.
    Hulumtuesit besojnė se janė tipike fragmente tė varrimit lloj pėlhurash pėrdorur nė kohėn e Jezusit.
    Si rezultat, ata arrijnė nė pėrfundimin se qefin Torino nuk e kanė origjinėn nga 1 shekullin e Jeruzalemit.
    Qefin Torino ka qenė subjekt i shumė polemikė.
    Testet e datės 20 vjet mė parė pėlhura tė mesjetės, por besimtarėt thonė leckė mban ngulit e fytyrės sė njė njeriu qė ėshtė njė imazh autentik i Krishtit.http://translate.googleusercontent.c...WooTbWVygmiEyQ

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •