Mendova se paranormalja eshte pikerisht fusha se ciles i takon kjo ngjarje per te cilen do ju tregoj me poshte.
Kam nje te njohuren time, femer, e martuar me femije, e cila para disa vitesh shkonte shume neper magjistar, jo per te gjetur sherim por per te praktikuar magjine e zeze.
Papritur kaloi ne nje gjendje ēmendurie, pa kaluar ne detaje(te cilat nuk i di) kaloi ne fazen ku nuk fliste me asnje, heshtje e plote, sikur nuk njihte askend.
Pjesa me interesante vjen tani, meqe njerez qe ēmenden e kalojne kriza ka plot dhe jo me doemos duhet t'i konsiderojme si fenomene te pashpjegueshme.
Pas kesaj gjendjeje heshtje kjo vajza nisi te fliste perseri, te gatuaj per femijet e vet, dhe e kaloi krizen. Problemi qendron se edhe pse ka memorie per te gjithe jeten e vet, pretendon se nuk eshte ajo qe eshte, flet se prinderit e saj te vertete jane nga nje vend i afrikes veriore dhe qe i jane vrare kur ajo ishte e vogel, nderkohe flet per hakmarrje (nuk e mbaj mend mire por me duket se dhe ate e kishin vrare), por nuk arrin te shpjegoje se si u gjend ne trupin qe ndodhet tani.
Mos valle nje shpirt tjeter e ka zene tani trupin, rastesisht per shkak te ndonje fenomeni te pashpjegueshem? Apo jane thjesht memorie te nje jete te kaluar? Apo thjesht zgjimi i nje personaliteti te fjetur, pra dyfishim personaliteti?
Besoj se dopio personaliteti ne kete rast mund ta heq nga lista sepse kemi te bejme jo vetem me 2 personalitete te ndryshme por edhe me dy histori jete te ndryshme, ne kontinente te ndryshme.
Jam i pavendosur mes pushtimit(me ose pa dashje) te ndonje shpirti tjeter, ose memorie te nje jete te kaluar, por me kete te fundit nuk shoh se si ka mundesi qe ēdo shenje e personalitetit origjinal eshte fshire totalisht.
Une dua shume qe ta ndihmoj por sinqerisht nuk e kam idene se si,
per me teper qe ajo ndodhet ne shqiperi dhe nuk kam mundesine te flas personalisht. Keshtu qe nderkohe do mjaftohem me ndonje kerkim mbi raste te ngjashme.
A keni dijeni per raste te ngjashme? Ndonje hipoteze, pse jo dhe ndonje menyre me te cilen mund te ktheje mbrapsht te afermin tim?
Krijoni Kontakt