Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 31 prej 31
  1. #21
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Berisha: Sot, dita e krenarisë sonë kombëtare

    “Sot është dita e krenarisë sonë kombëtare. Është një nga ditët më të rëndësishme pasi është dita e pavarësisë së Kosovës”.

    Kështu është shprehur kryeministri Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë duke iu referuar 3-vjetorit të paavrësisë së Kosovës.


    “Sot dita që i riktheu shqiptarëve dinjitetin dhe krenarinë kombëtare. I bëri ata qytetarë të lirë dhe bëri të mundur që shqiptarët të mund të këndojnë këngën e lirisë” theksoi më tej Berisha duke shtuar se pavarësia e Kosovës përbën padyshim faqen më të ndritur të historisë sonë kombëtare nga luftrat e Skënderbeut deri më sot.

    Ai gjithashtu theksoi se në 3-vjetorin e pavarësisë së saj Kosova vjen e sigurtë në të ardhen e saj europiane.

    "Ora News"
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Në Prizren

    E mërkurë:
    12:00 -Aktivitete të fëmijëve (Shtëpia e Kulturës “Xh. Berisha”)
    19:00 – Koncert festiv i AKV “Lidhja e Prizrenit” (Shtëpia e Kulturës “Xh. Berisha”)

    E enjte:
    10:00 –Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë
    11:00 –Seanca Akademike solemne në Shtëpinë e Kulturës “Xh. Berisha”
    12:00 –Hapja e Ekspozitës “Shpallja e Pavarësisë” (Hamami i G.M.P)
    13:00 –Takimi i Kryetarit të Komunës me qytetarët
    19:00 –“Koncerti i Pavarësisë” në Sheshin e Shatërvanit

    E premte:
    20:00 –Koncert për rininë; “Rock – rap” (Shtëpia e Kulturës “Xh. Berisha”)


    Në Ferizaj
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  3. #23
    Perjashtuar Maska e Loti-99
    Anëtarësuar
    21-11-2009
    Postime
    216





    Thaçi uron qytetarët për festën e pavarësisë

    Kryeministri në dorëheqje, Hashim Thaçi, uroi gjithë qytetarët e Kosovës më rastin e trevjetorit të pavarësisë. Ai tha se pavarësia është meritë e gjithë popullit të Kosovës

    Prishtinë, 16 shkurt 2011 – Kryeministri në dorëheqje, Hashim Thaçi, uroi gjithë qytetarët e Kosovës më rastin e trevjetorit të pavarësisë. Pasi tha se pavarësia është meritë e gjithë popullit të Kosovës, kryeministri Thaçi kujtoi gjithë ata që flijuan jetën për të realizuar idealin e shtetit të Kosovës, ndërkaq falënderoi edhe të gjitha shtetet që ndihmuan krijimin e shtetit të Kosovës.



    Thaçi: Emri i Adem Jasharit ka bashkuar shqiptarët kudo që janë

    Kryeministri në largim i Kosovës Hashim Thaçi ka bërë homazh pranë varrit të komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari në Prekaz, me rastin e shënimit të trevjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ai me këtë rast ka thënë se qytetarët e Kosovës duhet të ndihen mirë për të arriturat në vend.

    "Sot jemi këtu në Prekaz për të bërë nderimin shtetëror për komandantin legjendar Adem Jashari dhe gjithë familjen Jashari. Gjithë luftëtarët e UÇK-së, gjithë luftëtarët e lirisë që kanë bërë shumë për lirinë e Kosovës, emri, jeta, vepra e komandantit legjendar Adem Jashari na lidh drejtpërdrejt me udhëheqjen e tij në luftën për liri dhe çlirimin e vendit. Emri i tij ka bashkuar shqiptarët kudo që janë. Të gjithë qytetarët e Kosovës janë çlirimtarë, çdo qytetar i Kosovës duhet të ndihet mirë për të arriturat që kemi bërë për këto 12 vjetët e fundit në fitimin e lirisë, me shpalljen e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran me njohje që kanë ndodhur, me zhvillimin ekonomik që po ndodh, gjithashtu edhe me rritjen sociale", ka thënë Thaçi.

    Ai ka bërë të ditur se së shpejti pritet konstituimi i institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 12 dhjetorit, të cilat i pret një punë e madhe në rrugën e integrimeve evropiane.

    "Natyrisht që kemi bërë shumë, na mbetet për të bërë edhe më tepër, tash kur institucionet e reja pritet dhe do të bëjnë edhe më tepër në kuadër të agjendës Kosova evropiane. Sot jemi këtu për të nderuar të kaluarën, por jemi edhe për të marrë energji për të ardhmen", është shprehur Thaçi.

    Kreu i Qeverisë në largim ka vizituar edhe familjen Jashari.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Liderët politik nderojnë Presidentin Rugova

    Me rastin e shënimit të përvjetorit të tretë të Pavarësisë së Kosovës, liderë institucional dhe ata politik nuk kanë harruar të nderojnë Presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova, duke u përkulur para varrit të tij dhe gjithashtu duke vizituar edhe familjen e tij.

    Kryeministri në largim, Hashim Thaçi, pas nderimit që ka bërë te varri edhe njëherë ka uruar të gjithë qytetarëve të Kosovës trevjetorin e shpalljes së Kosovës, si shtet i pavarur dhe sovran.

    Thaçi ka shtuar se sot kur po ndërtohet shteti i Kosovës, kur po konsolidohet dhe forcohet në të gjitha aspektet, në atë të sigurisë, të ekonomisë, gjithashtu edhe në aspektin diplomatik, ku është njohur nga 75 shtete, ka një rrugë të sigurt të integrimit euro-atlantik.

    Ai ka shtuar se sot kur shënohet trevjetori e Pavarësisë, kujtohet e kaluara jonë krenare, familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës, gjithë luftëtarët e lirisë dhe meritën e gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës për Pavarësinë e Kosovës. Po ashtu, ai ka shprehur mirënjohje dhe respekt për gjithë botën ndërkombëtare demokratike për mbështetjen e vazhdueshme në procesin e lirisë, pavarësisë dhe ndërtimit të rendit demokratik.

    I pyetur nga mediat se a ka qenë Pavarësia e Kosovës edhe projekt i Presidentit të ndjerë Rugova, Thaçi ka shtuar se ky ka qenë projekt i gjithë qytetarëve të Kosovës, duke theksuar se kontribut të madh kanë dhënë edhe liderët politik.

    “Pavarësia e Kosovës është vullneti dhe projekti i qytetarëve të Kosovës, i implementuar më 17 shkurt 2008, kontributi i çdo lideri politik është vlerësuar dhe meriton respektin më të madh, prandaj jemi edhe sot këtu për të shprehur mirënjohjen, për të shprehur nderimin shtetëror”, ka theksuar Thaçi.

    Pas homazheve, Kryeministri Thaçi ka vizituar edhe familjen Rugova ku është pritur nga të gjithë anëtarët.

    Një nderim figurës së Rugovës i ka bërë edhe lideri i Aleancës për Kosovë të Re dhe njëherë i propozuari për President të ardhshëm të Kosovës, Behgjet Pacolli. Ai ka shtuar se kontributi i Presidentit Rugova është i papërshkrueshëm.

    “Kontributi i Ibrahim Rugovës është papërshkrues, nuk mund definohet kontributi i madh. Ai ka filluar fundamentin e shtetit të Kosovës dhe duke i’u falenderuar punës së tij dhe njerëzve tij, ne sot jemi të pavarur dhe shtet i respektuar nga miqtë tanë perëndimor”, ka theksuar Pacolli.

    Ndryshe, sot nderime Presidentit Rugova i ka bërë edhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

    Ky është përvjetori i tretë i Pavarësisë së Kosovës, ndërsa gjatë këtyre tre vjetëve, 75 shtete e kanë njohur Kosovën shtet. Po ashtu, gjatë kësaj kohe, Kosova është anëtarësuar në organizata të rëndësishme ndërkombëtare si në Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankën Botërore.

    (Blerim Sopi) RTK
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  5. #25
    Perjashtuar Maska e Loti-99
    Anëtarësuar
    21-11-2009
    Postime
    216
    Thaçi në Prekaz, për të nderuar të kaluarën dhe për të marrë energji për të ardhmen



  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Kryetari i Parteshit uroi trevjetorin e pavarësisë

    Kryetari i Komunës së Parteshit, Nenad Cvetkovic, në trevjetorin e pavarësisë së Kosovës, ka uruar të gjithë qytetarët dhe popullin e Kosovës për këtë festë të shënuar.

    “Me fat festa tërë popullit të Kosovës, duke i uruar gjithë të mirat, ardhmëri, zhvillim, prosperitet dhe hyrje sa më të shpejtë në BE”, ka thënë Cvetkovic të enjten, në një mesazh dërguar Kohës Ditore në Gjilan.

    Cvetkovic ka nënvizuar se Kosova është atdheu i përbashkët i të gjithë qytetarëve të saj, dhe të gjithë duhet ta ndërtojnë atë me përkushtim dhe angazhim.

    “Të lumtur janë ata që punojnë së bashku, ata që kanë vizion për të sotmen dhe të ardhmen, ata që projektojnë ardhmërinë e tyre, e të tillë synojmë dhe duhet të jemi të gjithë ne, pa dallim etnie e besimi”, është shprehur Cvetkovic.

    Sipas tij, qytetarët e Parteshit janë të përkushtuar në zhvillimin dhe ndërtimin e komunës dhe të Kosovës, sepse ata tashmë e kanë kuptuar se nuk ka kohë për të humbur dhe se ka ikur koha e miteve dhe mbetjes në të kaluarën.

    “Prandaj angazhimi ynë është përmirësimi i jetesës së qytetarëve, ngritja e mirëqenies sociale, jetesa në harmoni dhe paqe, për një jetë të përbashkët të të gjithë qytetarëve të vendit”, ka thënë Cvetkovic.

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Kosova feston ditëlindjen

    Trevjetori i pavarësisë së Kosovës u festua të enjten anembanë vendit, ndërkohë që në orët e mbrëmjes e kremtja e madhe po vazhdon në Sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet. Mijëra qytetarë janë mbledhur në Prishtinë për të ndjekur koncertin e organizuar me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së shtetit të tyre, deri më tani të njohur nga 75 vende anëtare të Kombeve të Bashkuara.

    Të enjten në mëngjes, rrugët, shitoret, shtëpitë, ndërtesat, ishin të stolisura me flamurin shtetërorë dhe atë kombëtar. Në Sheshin “Nëna Terezë” gjatë ditës pati program edhe për fëmijë e të rritur, këngë, valle dhe daulle, si dhe shumë shëtitës. Kënga e muzika do të zgjasin edhe gjatë mbrëmjes deri vonë.

    Në trevjetorin e Pavarësisë së Kosovës, liderët e institucioneve dhe partive politike u përulen para të rënëve për lirinë e saj dhe falënderuan përjetësisht miqtë ndërkombëtarë, në veçanti Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që e ndihmuan atë në realizimin e aspiratës shekullore për të qenë shtet i pavarur e sovran.

    Ndërsa adresuan mesazhe publike, liderët institucional dhe partiak bënë homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova në Prishtinë, te kompleksi memorial i Komandantit të UÇK-së, Adem Jashari, në Prekaz dhe te varrezat e dëshmorëve në kompleksin memorial në Gllogjan.

    Në ditëlindjen e tretë si shtet i pavarur, Kosova është njohur nga 75 vende të botës dhe shtetësia e saj është bekuar edhe nga mendimi i dhënë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Me gjithë sfidat e deritashme, qytetarët urojnë që institucionet të punojnë më shumë në konsolidimin e shtetit, ta çojnë Kosovën drejt përmbushjes së zotimeve për integrime evropiane, duke qenë se mbetet i vetmi vend evropian, qytetarët e të cilit duhet të kërkojnë leje për të lëvizur lirshëm.

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Obama uron Kosovën në përvjetorin e pavarësisë

    Obama: Miqësia SHBA-Kosovë do forcohet


    Presidenti i SHBA-së, Barak Obama ka shprehur urimet më të përzemërta për përvjetorin e tretë të pavarësisë së Kosovës. Në urim, presidenti Obama thotë se kosovarët në Amerikë mund të krenohen me përparimin e Kosovës në këto tre vjet. Ky është urimi i plotë i Presidentit Obama.

    “Bashkohem me të gjithë amerikanët për të shprehur urimet e mia më të mira për të gjithë ata që po festojnë Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Është kjo koha për të reflektuar për betejën e gjatë të Kosovës për pavarësinë dhe për të hedhur vështrimin drejt një të ardhmjeje më të sigurtë dhe begatie për të gjithë qytetarët e Kosovës. Në Amerikë, ata që kanë lidhje familjare në Kosovë mund të ndjehen krenarë për përparimin e jashtëzakonshëm që vendi ka bërë në tre vjetët e para të pavarësisë. Kam besim se miqësia mes vendeve tona do të vazhdojë të rritet gjatë viteve në vazhdim”, përfundon mesazhi i Obamës.

    KOSOVA SOT
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  9. #29

    Për: Kosova gjatë festimit të një, dy dhe tre vjetorit të Pavarësisë

    Me 17 Shkurt 2008, te gjithe Shqiptaret kudo ne trojet e tyre ku banojne (Shqiperine Ame, Kosove, Lugine te Presheves, Iliride, Malesi te Madhe e Cameri), e gjithashtu edhe gjithe bashkombasit tane kudo ne bote qe jetojne ne Europe, SHBA, Kanada, Australi, e vende te tjera, festuan per Shpalljen e Pavaresise se Kosoves, duke menduar e shpresuar qe me te vertete do jemi nje shtet e vend ku te gjithe do jemi te barabarte, ku te gjithe do kemi mundesine te jemi te lire e te kemi nje jete me te mire se para shpalljes se Pavaresise. Te gjithe ne menduam e shpresuam se do jetojme ne nje vend ku do ket rend e ligj dhe se askush nuk do jete mbi ligjin etj etj, sepse keshtu na premtuan ata qe kerkuan voten tone. Por tani thuajse pas 5 vjet Pavaresi te Shtetit te Kosoves, a thua a I kemi te gjitha ato premtime e te gjitha ato zotime te pushtetareve tane. Personalisht mendoj qe JO, dhe se duhet pare realitetin ashtu siq eshte, edhe pse ky realitet eshte goxha I hidhur per ne Shqiptaret. Nga aspekti Ekonomik dhe ai Social, per keto 5 vite te Pavaresise se Kosoves, lirisht mund te thuhet se varferia tek populli po ndihet ne mase goxha te madhe. Papunesia thuajse eshte 50 perqind, pensionistet I kane me pak se 100 Euro ne muaj, paga e mesimdhenesve te gjdo niveli eshte nen mesataren e deshiruar, gjithashtu edhe pagat e mjekeve nuk jane ne nivel te duhur. Dita dites nje numer I konsideruar e popullates vetem shiqojne se si mund te largohen nga Kosova e Pavarur. Ndersa ne aspektin politik kemi nje pjese te territorit afro rreth 17 perqind (Veriun) ku ende edhe pas 5 vjet Pavaresie nuk e kontrollojme dot fare, dhe tani me ane te ketyre bisedimeve te padrejta dhe pa kushte per Serbine, po rrezikojme ta humbasim kete pjese te territorit tone. Gjithahstu kemi eshte enklavat serbe, si dhe objektet fetare ortodokse, ku po ashtu me keto bisedime te vazhdueshme po I rrezikojme edhe keto. Pra po te behemi real, po ti themi gjerat ashtu siq jane, mendoj qe per fat te keq ne si popull e si shqoeri nuk kemi edhe qka te festojme kete Paavresi te Kosoves, edhe per kete dite te shenjte rrane shume deshmor te luftes. Ndonese ky festim mund te jete per keta pushtetar te tanishem, te cilet ne emer te UCKse, ne emer te shpalljes se Pavaresise 17 Shkurtit 2008, u pasuaruan personalisht, familjarisht e gjithahstu edhe klanet (arrgat e militante) te tyre u pasuruan. Keta edhe mund te festojne se bashku me Ahtisarin e te tjeret, por mendoj qe Populli (shumica Shqiptare) per fat te keq nuk ka se qka edhe te festoj!!!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kosova gjatë festimit të një, dy dhe tre vjetorit të Pavarësisë



    Pavarsia
    E diel 17 shkurt dymije e tete
    ecte me te madhe, ora e trete,
    kur kryeministri Thaqi me qendrim stoik
    shpalli Kosoven republike.

    Ne kuvend cdo njeri
    ishte ne kembe ish madheshti,
    duartrokitjet frenetike
    percollen fjalet magjike.

    Me rralle cdo deputet
    dha nenshkrimin e vete,
    festonim edhe ne ne dhome
    se na dehu kjo arome.

    Here buzeqeshje here lot
    ishin keto momente sot,
    dhebmje per ata qe s'jane ne jete
    gezim se tani me kemi shtet.

    Se shtetit te sapo l shpallur
    cdo shqiptar dicka i ka falur,
    gur te vegjel ,e te medhenj
    u be nje kala e denj.

    Te merituar, sa qe miqte tane
    zemer hapur pavarsise ,po i thane,
    historia hyri ne binar
    te eci tutje cdo gje mbare.

    Por me pune dihet
    edhe arrmiku gusht zihet,
    - te punojme Kosovar
    ta bejme per veti boten mbare.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  11. #31

    Për: Kosova gjatë festimit të një, dy dhe tre vjetorit të Pavarësisë

    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •