Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e vlora
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    40

    "Anastas Angjeli, mik i armiqve te Shqiperise"

    Shihni c'shkruhet ne Koha Jone. A ka njeri valle qe shqetesohet ne Shqiperi per keto probleme?

    vlora

    *************************************************
    Geri Kokalari eshte me prejardhje shqiptare. Emri i tij eshte i lidhur ngushte me lobin shqiptar ne Amerike, duke qene nje nga zerat e forte te Shqiperise ne SHBA. Shquhet si nje ekonomist me aftesi. Ne intervisten e tij, ai shpreh shqetesimin e madh te ekspansionit ekonomik grek ne Shqiperi. Kete ai ia faturon direkt politikaneve shqiptare, duke permendur Anastas Angjelin si nje nga "perfaqesuesit". Ai shprehet se Nicolas Cage, i perfolur si ndermjetes per takimin e Korfuzit Nano-Meta, eshte nje armik i Shqiperise.

    Si ju duket situata politike ne Shqiperi?

    Jam shume i shqetesuar per ndikimin e forcave te jashtme, vecanerisht qe vijne nga jugu i Shqiperise, influencohen tek qeveria juaj ashtu edhe tek ekonomia shqiptare. Une e kuptoj realitetin qe per arsye te pozicionit strategjik ata jane te interesuar per ekonomine shqiptare. Por Shqiperia nuk mund te dominohet nga nje force e vetme.

    Kete shqetesim tuajin e mbeshtesni ne ndonje fakt apo emer konkret?

    Ne te gjithe ne Amerike kemi degjuar per zotin Angjeli, i cili eshte i perfshire me interesat greke.

    Une di qe ne nje rast ai ka qene i ftuar i z.Nicolas Gage ne SHBA. Eshte po ky njeri qe vizitoi zonat jugore te Shqiperise ne raundin e fundit te zgjedhjeve dhe ishte i shoqeruar nga ambasadori amerikan. Sipas meje kjo ishte nje fyerje per shqiptaret sepse Nikolas Gage eshte armik i betuar i Shqiperise. Ai njeri drejton nje organizate te quajtuar "Panepirike". Ai e quan Shqiperine jugore si Epiri verior dhe per mua kjo eshte ceshtje e sovranitetit kombetar per Shqiperine. Si mund te leme nje njeri te tille te veproje? Si ka mundesi qe nje anetar i qeverise shqiptare te takoje kete njeri?

    Ju po flisni per z. Anastas Angjeli ish-ministrin tone te financave apo jo?

    Pikerisht per kete njeri. Ministri i financave Anastas Angjeli ishte i fuar i z.Gage ne konferencen vjetore Panepirike. Kjo eshte e vertetuar, mund te gjeni materiale edhe ne interenet, por une kam degjuar edhe per takime dhe kontakte te tjera mes tyre, por nuk mund t'i konfirmoj ato megjithese nuk habitem te jene reale.

    Z.Angjeli edhe here te tjera eshte diskutuar per lidhje te tij me biznesin grek dhe lejimin e ekspansionit te kapitalit grek ne Shqiperi qe ne disa fusha eshte dominues. Cili eshte komenti juaj per kete?

    Ne rast se eshte folur, pasi une nuk e di, mendoj qe eshte e gabuar. Pjese e problemit ne Shqiperi
    eshte se anetaret e qeverise suaj nuk e kuptojne se ku perfundon misioni i tyre si anetar qeverie dhe ku fillon pjesa e biznesit. Dicka tjeter eshte te jesh anetar qeverie dhe tjeter te jesh biznesmen. Nuk ka asgje te keqe te merresh me biznes, por ne rast se do ta besh, perkushtoju vetem atij. Nuk duhet perdorur pushteti politik si minister per te demtuar interesat e shqiptareve, nuk mund te veprosh per interesa egoiste personale ne dem te shqiptareve. Dhe ai po ben pikerisht kete dhe kjo eshte absolutisht e gabuar.

    Ne rast se keto situata monopolizuese jane te verteta a ka ndonje rrezik politik ne to?

    Sigurisht qe ka rrezik politik. E ndiej si dicka shume llogjike qe Nano nga njera ane akuzoi shume
    hapur Angjelin dhe Meten si persona te korruptuar dhe e kunderta ata akuzuan Nanon, tani ata po
    perqafohen me njeri- tjeterin. Pse ndodh kjo? Ata mendojne se keto shfaqje dhe deklarata jane te nevojshme dhe po perpiqen te manipulojne qeverine shqiptare dhe ekonomine shqiptare. Ne rast se mendojne keshtu eshte vertet e gabuar.

    Cili eshte mendimi juaj per ekonomine shqiptare ne pergjithesi?

    Shume vjet qe kam ardhur ketu qe nga 1994-a, shoh progres. Per here te pare kam ardhur si anetar i nje misioni humanitar ndihme. Nga kjo organizate erdhen ne Shqiperi 10 milion dollare ndihme. Heren e pare qe erdha cdo gje ishte e trishtuar, Shqiperia ishte e pis-_ndertesat e shakterruara, njerezit e varfer, spitalet ishin pa drita, cdo gje ishte e deshperuar. Sa here qe vij shoh progres. Per here te fundit kam ardhur ne vitin 2000. Shoh rruge te ndertuara biznese private qe rriten dhe kompani shqiptare. Kjo eshte inkurajuese, por problem ngelet ajo qe e ushqen kete ngritje ekonomike. Dhe pjesa e padukshme e kesaj ekonomie nuk eshte e shendetshme.

    Marre me shkurtime nga Top Chanel




    © Koha Jone 2001 All Rights reserved

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet nė Bllog
    17
    Vlora, lajmi mesiperm nuk eshte ndonje sekret, as per ne qe jemi jashte, as per ata qe jane ne Shqiperi.

    Keto jane pasojat kur qeveria eshte ne doren e pakicave kombetare, qe nga Majkot, Angjelet, Nanot, Agollet e kompani...
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e vlora
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    40
    Albo, nuk te kuptoj!

    Asgje nuk eshte sekret, por megjithate kjo eshte nje nga temat me shqetesuese te politikes se sotme shqiptare. Pikerisht diskutime te tilla jane qellimi i ketij forumi. Apo jo?!

    Yours, vlora.

  4. #4
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212

    Shqiptareve nuk ju ka ngelur gjak me duket. Jua ka vene greku thonjte fort ne fyt, dhe thone jo more nuk eshte e vertete. Nje vend ku qeveritaret me te larte hapur punojne per sherbimet e huaja, nje vend ku ekonomia eshte rrenuar plotesisht nga Greqia, nje vend ku kryetari i Sherbimit Informativ vret e pret ke te doje per llogari te mafias dhe shteteve fqinje, nje vend ku shqiptaret jane kthyer ne skllever ne vendin e tyre!!!!...valle deri kur do vazhdojme te jemi kaq te bindur dhe te urte?
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet nė Bllog
    17
    Vlora, thjeshte ai lajm nuk ishte news per mua dhe shume te tjere. Nuk eshte hera e pare dhe as hera e fundit qe Angjeli do te akuzohet me te drejte per shitje interesash shqiptare tek greket. Nuk behet me fjale per te njohur tradhetaret, problemi eshte se cfare pergjigje duhet te marrin keta, dhe cfare mund te bejme ne qe te ndihmojme.

    Gjithe te mirat !
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203
    http://www.shekulli.com.al/koment/12.../korfuzi.shtml

    "Korfuzi" dhe presidenti i ardhshėm
    Nga Dr. Eduard Zaloshnja

    Artikulli i Mustafa Nanos, botuar mė 10 maj tek "Shekulli", si dhe lajmet mbi takimin tashmė famėkeq tė Korfuzit, u bėnė shkak qė tė dėrgoj pėr botim nga Amerika e largėt kėto pak rreshta. Nė vitet e fundit, gjithēka ka ndodhur nė Shqipėri, kam mundur t'a mėsoj vetėm nėpėrmjet leximit tė rregullt tė gazetave nė internet, dhe nga kontaktet me miqtė dhe familjen. Deri mė sot, artikulli i sipėrpėrmendur i Mustafa Nanos, ėshtė pėr mua padyshim, pasqyra mė e plotė, dhe mė e saktė, e asaj qė po ndodh nė Shqipėri, dhe asaj qė duhet tė ndodhė. Mustafai me shumė qartėsi, argumenton sė Shqipėria do tė kishte shanse shumė mė tė mira pėr zhvillim, nė qoftė se do tė bėheshin zgjedhje tė parakohshme.

    Fatkeqėsisht, shanset pėr t'i afruar zgjedhjet nuk janė shumė tė mėdha. Si ē'kanė treguar ngjarjet e 7-8 muajve tė fundit, si socialistėt ashtu edhe donatorėt tanė financiare, duan t'i shmangin me ēdo kusht zgjedhjet e parakohshme. Nė kėto kushte, ndoshta e vetmja armė efikase qė ka opozita ne dorė, pėr tė mos lejuar zbatimin e planeve, qė mund tė jenė ngjizur nė Korfuz nga treshja Nano-Meta-Angjeli me ndihmėn e greko-amerikanit tė shquar antishqiptar, Nikollas Gejxh, ėshtė qė tė mos lenė Nanon tė bėhet president i Republikės. Dua tė theksoj se jo pa qėllim pėrdora frazėn "mund tė jenė ngjizur nė Korfuz".

    Opinioni publik shqiptar, ndoshta kurrė nuk do tė mėsojė se ē'ėshtė thėnė, e ē'ėshtė bėrė nė Korfuz, gjatė kohės qė Nano, Meta, Angjeli, dhe Gejxhi, kanė qenė sė bashku atje. Nė qoftė se ata atje nuk kanė ngjizur plane, diku tjetėr mund t'i kenė ngjizur. Por pavarėsisht se ku janė gatuar planet, njė gjė ėshtė mėse e qartė nė mendjen time - nga planet e tyre asgjė e mirė nuk mund t'i vijė Shqipėrisė. Pėrfshirja direkte e Nikollas Gejxhit nė gatimin e planeve tė treshes Nano-Meta-Angjeli, asnjėherė nuk do tė konfirmohet zyrtarisht, por asnjeri tė mos ketė dyshim, qė pėrsa kohė Anastas Angjeli ėshtė nė politikė, Gejxhi do tė ketė njė ndikim tė fuqishėm nė politikėn shqiptare. Pėr lidhjet e Angjelit me grupin qė pėrfaqėson Gejxhi, unė kam informacione nga burime, qė i konsideroj mėse tė besueshme. Ndėrsa pėr tė kuptuar se ē'e keqe mund t'i vijė Shqipėrisė nga ndikimi i Nikollas Gejxhit, ia vlen tė pėrmend qė ai ėshtė ndoshta greko-amerikani antishqiptar mė i sofistikuar, dhe me kontaktet mė tė fuqishme nė administratėn amerikane dhe atė greke. Njerėzit qė ai pėrfaqėson nė Amerikė dhe Greqi, duke qenė mė pak tė sofistikuar se ai, e shprehin hapur (me fjalė ose me harta) qė Shqipėria e jugut, padrejtėsisht ėshtė ndarė nga Epiri.

    Fare pak prej tyre ėndėrrojnė pėr njė bashkim tė shpejtė tė Shqipėrisė sė jugut me Epirin, por tė gjithė dėshirojnė dhe punojnė pėr njė helenizim gradual tė saj. Me Fatos Nanon president, me Ilir Metėn kryeministėr dhe kryetar tė PS, dhe Anastas Angjelin ministėr tė Financave (kjo ka shumė mundėsi tė jetė skema, qė kėta tė tre kanė ngjizur me ndėrmjetėsinė e Gejxhit) helenizimi i Shqipėrisė sė jugut pa dyshim qė do tė pėrshpejtohet.

    Pikėrisht, pėr kėtė arsye i takon Berishės (tė cilin vetėm pėr pro grek nuk mund t'a akuzosh) qė tė pėrdori tė gjitha makinacionet politike, nė funksion tė mospjesėmarrjes sė tė paktėn 57 deputetėve nė votimin pėr president, nė qoftė se kandidati nuk ėshtė konsensual.

    Muajt e fundit treguan se, nga frika e zgjedhjeve tė reja, Nano gėlltiti tė gjithė pėshtymėn qė kish derdhur mbi Metėn dhe Angjelin. Po nga kjo frikė, Nano me siguri do tė tėrhiqet nga ėndrra e tij presidenciale, nė qoftė se nuk arrin tė futė nė thes 84 deputetė, qė votojnė pėr tė.

    Nė qoftė se Berisha ėshtė i suksesshėm nė mbajtjen jashtė sallės sė Kuvendit tė tė paktėn 57 deputetėve, ditėn qė kandidatura e Nanos do tė votohet, hapet rruga pėr njė kandidaturė tjetėr presidenciale. Nevojitet njė kandidat qė ka dhėnė prova pėr patriotizmin dhe integritetin e tij moral, qė tė ketė gjithashtu aftėsinė dhe kurajon politike pėr tė bllokuar nėpėrmjet vetos presidenciale, ēdo ligj me pasoja jo tė mira pėr Shqipėrinė.
    alumni,

    gjithmone nxenes

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Pandushi privatizon.

    -----------------KJ--

    Majko: "Te paprivatizuarve, u erdhi dita!"
    Ka ardhur koha qe te privatizohen edhe shoqerite ende te paprivatizuara gjate periudhes 1999-2000. Per te gjitha keto, tashme kane dale urdhrat e privatizimit. Kete lajm te rendesishem per fushen e privatizimeve e ka dhene kryeministri Majko. Ne takimin e tij te djeshem ai ka mbledhur te gjithe drejtuesit e linjes qe jane pergjegjes per procesin e privatizimeve. Ketu futen ndermarrje apo shqoeri aksionere. Burimet prane kryeministrise bejne te ditur se rezultojn ende nje numer i konsiderueshem shoqerish te paprivatizuara. Jane rreth 50 te tilla te cilat i kane "shpetuar" procesit "privatizim i mesem".Tashme ky quhet pergjithesisht i mbyllur. Por ne fakt nuk qenka keshtu. Dhe duket se ketyre 50 shoqerive iu ka ardhur dita te bien ne duart e administruesve private. Ne kete proces duhet te hyjne edhe ndermarrje te sektoreve strategjike te vendit tone. Kryeministri Majko ka permendur ne kete grup, Albpetrolin, hidrocentralet lokale, ujesjellesat. Behet e ditur se gjate ketyre diteve Agjensia Kombetare e Privatizimeve ka bere publike mbi 100 objekte dhe mjete pune. Keto tashme kane hyre ne procesin e privatizimit. Kryeministri sqaroi specialistet se qeveria e ka pergatitur kuadrin ligjor per zhbllokimin institucional per procesin e privatizimit. Me ate tani merret ne menyre direkte Ministria e Ekonomise. Ai u kerkoi te pranishmeve te standartizojne strukturat qe merren me kete proces te rendesishem per ekonomine e vendit. "Por pervec procesit te privatizimit, ne duhet te ecim paralelisht edhe me ate te dhenies me koncesion te ndermarrjeve." ka theksuar nder te tjera kryeministri Majko. per te ndjekur ne vijimesi kete proces, takimi i radhes u la pas nje jave. Gjate takimit te ardhshem pritet qe raportohet per gjendejn aktuale te proceseve te privatizimit per objektet dhe dheniet me koncesion.

    e.nasi
    ------------------------------
    Koment..
    Ed Rama nxiton ti japi gjith trojet Mafies se ndertimit...Pandushi nxiton te privatizoje ndermarjet nacionale...
    Mafia behet pronare e gjithckaje.. dhe populli ashtu si te Cipolino do paguaje neser taks dhe per ajrin tek mafiozet ..

    Rrofte kapitalizmi Pashkian-Meksian-Berishian qe realizoi me votat tona prej kaqolash ate sistem qe ja beri gati Shqiperine si llokum ne goje Mafies se Rucve, Bufave, Finove, Brahove, Caco-Angjelve, Nanove, Malajve e Marsel Skendave e Pajtim Ajazve e sorrollop.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e xhelil
    Anėtarėsuar
    12-05-2002
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    82

    shqiperia eshte ne duart e kumunisteve

    Ajo qe thoni i dashur vella eshte absolutishte e vertete por dhe sa shume te tjera jane (asnji se gjen dote)
    politikanet shqiptare asnjehere deri me sot skan punuar per Shqiperine por perinteresa antishqiptare
    Cte presim nga keto politeikane qe se parqiten veten anjehere si shqiptare me dinjitetin tone qe kemi ashtu sic jemi'cpret nga keto politikane qe mburren se kush ka mike ameriken,greqine apo serbine si nuk degjova per gjashte vjet qe jam ne angli te thote nje qeveri se kemi mike shqiperine kam degjuar zedhenesin e bushit duke thene sezraeli nuk mike me te mire se amerikentyan tani ne konfliktin e fundit dhe kuptohet jane shoke por nuk kam degjuar dhe nuk kam lexuar deri me sot ne shkrimin perendimore qe te thote nje qeveri qe :Sqiperia nuk ka ku te gjeje nj shoke me te mire se ne. Injoranca me e madhe politikes shqiptare qe mburren ne popull se cfare shokesh kane
    qe ne perendim eshte shume e veshtire te kesh shoke, duke perjashtuar ato te interesit.
    fleminderit per mirekuptimin.
    Vdekja e tradhetareve

Tema tė Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. Nikoll Lesi rreth vetes dhe Mafies socialiste
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 13-01-2016, 16:09
  3. Si i njoha Nanon dhe Berishėn.
    Nga BlueBaron nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 23-01-2008, 19:21
  4. Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Nano
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 571
    Postimi i Fundit: 20-09-2007, 11:46
  5. Angjeli, Ahmetaj e Rafti, lėnė Shqipėrinė
    Nga CEZARND nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 14-09-2005, 22:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •