Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 42
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Colomba
    Anėtarėsuar
    06-04-2009
    Vendndodhja
    IT
    Postime
    659

    Kerkoj perralla me origjine shqiptare !

    Ju lutem mund te me ndihmoni me disa perralla me origjine shqiptare.
    Faleminderit te gjitheve!

  2. #2
    Citim Postuar mė parė nga Colomba Lexo Postimin
    Ju lutem mund te me ndihmoni me disa perralla me origjine shqiptare.
    Faleminderit te gjitheve!

    "Nga folklori Yne" Te Anton Cetes jane te mrekullueshme.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Colomba
    Anėtarėsuar
    06-04-2009
    Vendndodhja
    IT
    Postime
    659
    Faleminderit The Clown!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar mė parė nga Colomba Lexo Postimin
    Ju lutem mund te me ndihmoni me disa perralla me origjine shqiptare.
    Faleminderit te gjitheve!
    Ne fakt folklori shqiptar eshte teper i perzier ashtu si edhe te tjeret me folklorin e vendeve fqinj, e sidomos ne Ballkan ku ka shume popullsi te ndryshme ne nje siperfaqe relativisht te vogel, kjo eshte nje perzierje e pazgjidhshme.
    Te njejtat gojdhena apo peralla, ekzistojne ne serbet, boshnjaket, shqiptaret, greket, malazeste, bullgaret maqedonet etj. Vetem se personazhet kane emra te ndryshem.

    Dhe secili komb i mbron keto gojdhena apo peralla si te vetat.
    Zakonisht keto dallohen vetem nga elemente teper te vecante te gjuhes, por gjithsesi nder vite ka humbur origjina e tyre.
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    kam pas ditur disa por i kam harruar,
    nuk e di ku jeton por nje liber qe ka nje permbledhje perrallash popullore te gjata shqiptare eshte libri me titull "Me dymbedhjete ēelesa".
    Une e kam por e kam ne shqiperi keshtu qe as nuk mund ta lexoj.
    Nese ke njerez ne shqiperi thuaji te te gjejne kete liber nese ekziston akoma ne librari.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga xfiles : 11-02-2010 mė 14:37

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e [MaRiO]
    Anėtarėsuar
    29-01-2008
    Vendndodhja
    Ne Zemren e Asaj Qe Dua :)
    Postime
    1,127
    Flokarta dhe tre arinjtė



    Na ishte njėherė njė vajzė, qė kishte njė emėr tė bukur, Flokartė. Njė ditė, megjithėse nėna ia kishte ndaluar, Flokarta u largua nga shtėpia dhe shkoi nė pyll pėr tė mbledhur lule tė egra. Ajo nuk e vuri re diskun e kuq tė diellit qė fundosej pak nga pak pėrtej maleve. Shpejt ra nata dhe e errėsoi pyllin. Pėr njė kohė tė gjatė Flokarta u end pyllit, duke qarė me dėnesė sepse nuk po gjente rrugėn pėr nė shtėpi. Meqė u lodh, ajo u ul rrėzė njė lisi. Po nė atė kohė u duk sė largu njė dritė qė shkėlqente: atėherė Flokarta mori guximin dhe eci drejt saj. Mė nė fund mbėrriti para njė shtėpie tė vogėl, tė cilėn s’e kishte parė kurrė ndonjėherė dhe mu aty mendoi tė kėrkonte strehim.

    Por Flokarta nuk e dinte qė kjo shtėpi banohej nga njė familje prej tre arinjsh: baba ariu, nėna arushė dhe arushi i vogėl, bebė. Nė kuzhinė ndodhej njė tryezė dhe pranė saj ishin tri karriga: e para ishte e madha, e dyta mesatare dhe e treta mė e vockėl.

    Tė tre arinjtė kishin shkuar pėr tė bredhur dhe, para se tė iknin, nėnė arusha kishte bėrė gati supėn dhe e kishte hedhur nė tre ēanakė. Ēanaku i parė ishte i madh, i dyti me madhėsi mesatare dhe i treti fare i vogėl dhe i bukur. Flokarta vėshtroi nga dritarja dhe, meqė kishte shumė uri, ushqimi qė ishte hedhur nėpėr ēanakė iu duk joshės: ajo shtyu derėn dhe hyri brenda.

    - Sa mirė qenka! - tha ajo.

    Dhe u ul nė karrigėn e madhe, por kjo ishte tepėr e madhe pėr tė. Provoi karrigėn mesatare, por ajo nuk arrinte gjer nė tryezė. Atėherė Flokarta u ul nė karrigėn e vogėl, qė i rrinte pėr bukuri. Mori ēanakun dhe e pėrlau shpejt e shpejt supėn e arushės sė vogėl. Kur e mbaroi, e ndjeu veten tė lodhur. Dhe mendoi se do tė ishte mirė tė shtrihej. Hipi, pra, nė shkallė dhe u fut nė dhomėn qė kishte tre shtretėr. I pari ishte i madh, i dyti mesatar dhe i treti njė shtrat i bukur, fare i vogėl. Ajo provoi nė fillim tė madhin, por ky ishte tepėr i madh. U ngrit e provoi tė dytin, por edhe ai, gjithashtu ishte tepėr i madh. Atėherė u shtri nė shtratin e vogėl dhe fjeti me grushtet shtrėnguar pranė fytyrės.

    Arinjtė u kthyen shpejt. Meqė tė bredhurit ua kishte shtuar oreksin, ata shkuan menjėherė pėr tė ngrėnė nė tryezė.

    - Dikush ėshtė ulur nė karrigėn time! - bėrtiti baba ariu, me zėrin e vet kumbues e tė trashė.

    - Dikush ėshtė ulur nė karrigėn time! - bėrtiti nėnė arusha, me trupin mesatar dhe zėrin jo tė fortė.

    - Dikush ėshtė ulur nė karrigėn time! - bėrtiti arusha e vogėl me zė tė hollė.

    Pastaj ata hodhėn sytė nė ēanakun e tyre.

    - Dikush e ka provuar supėn time! - bėrtiti baba ariu.

    - Dikush e ka provuar supėn time! - bėrtiti nėnė arusha.

    - Dikush e ka provuar supėn time dhe e ka ngrėnė atė! - bėrtiti me tė madhe edhe arushi i vogėl me zėrin e hollė.

    - Cili mund tė ketė qenė vallė? - bėrtitėn njėherėsh tė tre arinjtė.

    Baba ariu vrapoi pėr te shtrati i vet.

    - Dikush ėshtė shtrirė nė shtratin tim! - briti pėrsėri ai.

    Nėnė arusha vrapoi te shtrati mesatar.

    - Dikush ėshtė shtrirė nė shtratin tim! - u dėgjua edhe zėri i saj jo fort i trashė.

    Ndėrkohė edhe arushi i vogėl bėrtiti me sa fuqi qė kishte:

    - Dikush ėshtė shtrirė nė shtratin tim! Ah, ja tek ėshtė!

    Po nė atė kohė Flokarta u zgjua dhe i pa tė tre arinjtė, qė po e vėshtronin me inat. Ajo u llahtaris aq shumė sa kėrceu nga shtrati, zbriti shkallėt me shpejtėsi sa nuk ia kishte marrė kurrė mendja dha shpėtoi, duke u futur nė pyll. Tė nesėrmen Flokarta u takua me njė druvar, i cili me sopatėn nė krah shkonte pėr tė bėrė dru dhe i tregoi atij ē’i kishte ndodhur. Meqė ai e njihte pyllin si nė pėllėmbė tė dorės, e pėrcolli vajzėn gjer nė fshat. Prindėrit e pretėn Flokartėn me lotė gėzimi. Pas kėsaj, vajza me flokė tė artė u bė fėmijė i bindur dhe nuk u largua kurrė mė vetėm nga shtėpia.
    Kur e ke kėmbėn jashtė gremines ėshtė e lehtė tė japėsh kėshilla

  7. #7
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    17-02-2009
    Vendndodhja
    DTs
    Postime
    400
    Lepuri dhe Breshka

    Lepuri dhe breshka i kishin shtėpitė pranė dhe pranė. Lepuri gjithnjė e ngacmonte breshkėn pėr ngadalėsinė e saj. E quante plakė, megjithėse ata ishin moshatarė me njėri-tjetrin. Pėr t'u mburrur i kėrkonte tė bėnin njė garė vrapimi. Breshka nuk i pėrgjigjej, por kthente rrugė. Lepuri pėrsėri ia priste udhėn.
    -Hė, zonja breshkė, si thua, a pranon tė bėsh njė garė me mua?
    -Mirė, -tha njė ditė breshka.
    Lepuri u ēudit nga fjalėt e breshkės, e cila kishte pranuar tė bėnte njė garė me lepurin, qė e quante veten "mė tė shpejtin e kafshėve".
    Lajmi se breshka dhe lepuri do tė bėnin njė garė vrapimi me njėri-tjetrin ishte pėrhapur nė tė gjithė qytezėn e pyllit. Edhe kafshėt e tjera ishin ēuditur me vendimin e breshkės. ēasti i garės erdhi. Breshka dhe lepuri u vendosėn nė vijė si atletėt dhe me t'u dhėnė sinjali u nisėn. Lepuri vrapoi me tė katra dhe u bė erė, kurse breshka lėvizte me hapa tė ngadalta. Lepuri duke vrapuar e kthente kokėn prapa. Breshka zvogėlohej dhe zvogėlohej nė sytė e tij, derisa erdhi njė ēast qė nuk u pa mė. Breshka kishte mbetur shumė prapa. Ishte vapė dhe nėn hijen e ca pemėve lepuri qėndroi pėr tė parė breshkėn. Ajo nuk dukej gjėkundi. Kishte mbetur prapa, prandaj lepuri mendoi tė merrte njė sy gjumė nėn hijen e pemėve derisa tė afrohej breshka. Kur breshka tė afrohej, ai do tė vraponte pėrsėri dhe do ta fitonte garėn. Nėn pemė frynte njė erė e freskėt dhe lepurin e mori njė gjumė i thellė. Njė gjumė mė i thellė nuk bėhej. Ngadalė ngadalė, breshka arriti tek hija e drurėve. Ajo dėgjoi njė gėrihmė. Hodhi shikimin dhe pa lepurin qė po gėrhiste. Kushedi se ēfarė ėndėrrash shihte. Nuk qėndroi por vazhdoi nė udhėn e saj me tė njėjtin hap.
    Ec dhe ec… Breshka po i afrohej fundit tė garės.
    Dikur lepuri u zgjua nga gjumi i thellė dhe hodhi sytė prapa pėr tė parė breshkėn. Ajo nuk dukej poshtė nė udhė. Lepuri filloi tė vraponte i sigurtė se breshka kishte mbetur prapa, ose e kishte lėnė garėn. Nė njė ēast ngriti kokėn dhe shumė pėrpara tij, atje ku gara pėrfundonte, pa breshkėn. U ēudit sa mė s'bėhet dhe vrapoi me tė gjithė fuqinė qė ta arrinte. Ishte vonė, sepse breshka e kishte fituar garėn. Kafshėt e pyllit prisnin ardhjen e lepurit, por atij nuk i bėnin mė kėmbėt tė vraponte. Mallkonte veten pėr gjumin e rėndė qė e kishte zėnė. Qė nga ajo ditė lepuri nuk do ta ngacmonte mė dhe nuk do tė guxonte tė futej nė garė me breshkėn. Trembej se mos pėrsėri do ta rrėmbente gjumi i rėndė.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e [MaRiO]
    Anėtarėsuar
    29-01-2008
    Vendndodhja
    Ne Zemren e Asaj Qe Dua :)
    Postime
    1,127
    Mendja dhe fati



    U kapėn mendja e nafaka. Njana:" E maj une njerin" . tjetra:"Jo, une e maj".

    Menja tha:

    - S'un e man pa mue ti njerin.

    - E maj, - ja priti nafaka. - Qe kqyr se si kam me e majtė.

    Shkoi nafaka te njani e ja qiti ni guri xhevahir pėrpara. Kur e muer aj njeri gurin, e kqyri e menoi me vedi:"Shka m'vyn mue qiky gur? Kurrgja s'um vyen."

    Aty pari kaluen tatart e mretit. Muer aj njeri e ja dha tatarve gurin:

    - Ha qit gurė e ēonja mretit pej meje.

    E mueren tatart gurin dhe ja ēuen mretit. Mreti thirri mishlist e i pveti:

    - Qa me i dhanė kti njeri qi ma ka ēue kit gurė qi s'gjinet nėpėr krajli?

    - Kjo punė a e jote, i thanė mishlist, - po n'dash me a ba ēirak, qi ta paska ēue kit gurė t'mirė,bjere ktu, epja ēikėn e maje si djalė.

    Qoi e e thirri mrati, ja nreqi sarajet e ja dha ēikėn. Kur hini djali n'gjerdek tu ēika e mretit, nuk foli me ēikėn, po ra e fjet n'tokė e jo n'krevet ku ish e shoqja.

    Ashtu bani edhe natėn e dytė e t'tretėn. Mas natės tretė e veti mreti ēikėn:

    - Qysh po e ēo me kit nafakė?

    - Kurrqysh, babė.

    - Pse?

    - Qe tri nat unė n'dyshek e aj n'tokė. Gojėn s'e ka ēelė me folė me mue.

    E thirri mreti e i tha:

    - Shka a kshtu? Une t'kam evlad e ēikėn ta kam dhanė, e ti mos me folė me ta, po me ra n'tokė?

    Djali s'diti me thanė kurrgja. Mreti ja preu me e virė n'kanop. E ēoi n'hapsane e t'nersėmen kishin m'e virė. At'herė nafaka e pa qi s'munet me ba gja pėr ta e i tha menes:

    - Ti n'mujsh me e pshtue se une s'muj. Teri ktu e pruna.

    I hini menja n'krye djalit. I ra n'men djalit shka me ba. Lypi izė me dalė para mretit edhe 'i herė. Kur e ēuen para ti, i tha:

    - A kam izė me folė?

    - Fol! - i tha mreti.

    - Kanka gutė ēika jote qi ka folė. Unė t'parėn natė ju kam lutė zotit qi ma bani nafakė me ardhė ktu e m'i marrė ēikėn e mretit pėr grue.T'dytėn natė jam lutė pėr shnetin e t'retėn natė kam ba duva pėr ty qi je ni padishah.

    - N'koftė kshtu,- i tha mreti - hajt shko e hajrin ja pafsh.

    Shkoi aj djali e natėn e katėrte ra me t'shoqen.
    Kur e ke kėmbėn jashtė gremines ėshtė e lehtė tė japėsh kėshilla

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e [MaRiO]
    Anėtarėsuar
    29-01-2008
    Vendndodhja
    Ne Zemren e Asaj Qe Dua :)
    Postime
    1,127
    U takuan nje here Ngutja dhe Durimi! te dy per te njejtin hall; Ngutja kishte blere dy metra basme te bukur per te qepur nje fustan.
    Ajo e shtriu basmen ne tryeze dhe ...pa menduar gjate ,mori gersheret e filloj te priste.
    Prit ketej e prit andej e fap fap fap ,gerr gerr gerr, e beri copa-copa gjithe basmen.Pasi beri
    kete pune ,u mendua pakez,morri dy copa dhe i vuri per se gjati trupit,dhe per te zezen e saj vuri
    re qe kish bere dem gjith copen.
    -------Qyqja c'bera !--tha me vehte Ngutja.--Asnje vajze vajze e vogel nuk do ta kish bere kete
    e jo une qe jam goxha cupe!
    Por gabimi tani qe bere.Ngutja perplaste duart dhe thoshte <> <>,por
    pa dobi.Pasi u qetesua pak mendoi ; Po vete te shikoj pak Durimin,valle dhe ai e ka prishur copen
    e pantallonave?.Dhe me nje fryme vajti te Durimi.E gjeti me meter ne dore ,duke matur me kujdes dhe duke shenuar me nje cop sapuni .
    Pastaj shtriu mbi te nje pale pantallona te mbajtura te cilat mbuluan cip me cip vizatimin.
    ---Duket sikur cdo gje eshte ne rregull -tha Durimi
    ---po ky cepi ketu sikur nuk ma mbush syrin.Pa ta kontrolloj, per bese bera mire qe nuk e preva,
    duhet korrigjuar.Dhe vazhdonte te korigjonte rrethin e mesit....edhe kete mire e kam shenuar duke vazhduar
    akoma me kujdes matjet dhe shenimet ne fund tha;Tani nuk me mbetet gje tjeter vetem te marr
    gersheren e te pres copen.ja ti mbajme me shendet dhe fer fer e preu copen.
    Ngutja e habitur shume nga Durimi e pyeti
    --Kush te ka mesuar te presesh kaq bukur ,more Durim?
    ------Me ka mesuar gjyshja,-tha Durimi. --Po si? -vazhdoi kureshtare Ngutja
    -----Ja me ka ngulur ne mendje gjashte fjale
    <>
    Kur e ke kėmbėn jashtė gremines ėshtė e lehtė tė japėsh kėshilla

  10. #10
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    17-02-2009
    Vendndodhja
    DTs
    Postime
    400
    Princi dhe e Bukura e Dheut

    Nje dite prej ditesh, Princi, djali i mbretit do martohej…mirepo pak dite para se te martohej ai i thote te atit se do dali per gjah…
    Ndersa i ati i thot, -Tani eshte dasma nuk mund te ikesh…
    Princi i thot, - Do vete e do kthehem ne kohe… dhe niset per gjah Princi…
    Kur duke ecur sheh nje shege ku njera nga kokrrat ishte me e kuqe dhe shkelqente shume,,, ai afrohet tek fshataret dhe i pyet ata,
    Si eshte e mundur qe shkelqen me shume nga e tjerat kjo sheg?
    Mos e keput!… i thone fshataret,,, se aty ndodhet e Bukura e Dheut.
    Princi i pyet ata se, a e kishin pare ndonje here te Bukuren e Dheut… fshataret i thone Princit…
    -Po e kemi pare,,, del ndonjehere naten dhe futet prape brenda!
    Dhe Princi vendosi te qendroj aty ate nate dhe te priste te shikonte te Bukuren e Dheut kur te dilte…
    Fshataret i japin nje krevat per t’u shtrir dhe e rrethojne Princin me lule dhe me llokume, nga koka e deri tek kembet…
    Me pas ai u shtri dhe ben sikur fle.
    Naten vone e Bukura e dheut i thote te emes…
    -Neno do dal pak shetitje!…
    Ndersa e ema e kundershton!. - Jo se po te preku njeriu nuk futesh me dot brenda ne sheg…
    E bukura nuk e degjoj te emen dhe doli perjashta…,
    Hapet shega del e Bukura e Dheut, kur aty prane shikon Princin qe e kishte zen gjumi, ajo e puth ne balle Princin, ha ca nga llokumet dhe futet brenda prap.
    Te nesermen ne mengjes, kur zgjohet Princi, e pyesin fhstaret…
    -A e pe te Bukuren e Dheut o Princ? Ai e kupton qe e kish zene gjumi dhe vendosi te qendronte prap qe ta shikonte naten e dyte,,, por prap na ndodhi e njejta gje si me naten e pare.
    Naten e trete Princi ndenji me kujdes, dhe kur e Bukura e Dheut u afrua ta puthe e te haj llokume prap, Princi e kapi.. me nje here shega u mbyll dhe e Bukura e Dheut nuk futej dot me brenda.
    Princi u mahnit nga bukuria e saj!. I thote asaj qe ta priste aty sa te vinte ne pallatin mbreteror dhe do kthehej serish qe ta merrte me vete te Bukuren e Dheut.
    Dhe iken Princi per ne pallat… aty ai shikon se ishte mbushur plot me njerez se kishte ardhur dita e dasmes…
    Kenga kishte nisur dhe daullet binin.
    E bukura e dheut qe kishte ngelur vetem, po priste e po priste, mirepo me kot, Princi nuk po vinte,,,dhe ajo vendosi te shkonte tek pallati mbreteror…
    Vishet si dervish dhe kapucin e ul deri tek syt qe mos e njihnin, kur afrohet atje e ndalojn ushtaret… Ajo u thot atyre se e kishte ftuar Princi per dasmen e tij, dhe ushtaret e len…
    Hyn ne pallat dhe ca ushtar e cuan ne nje dhome dhe po prisnin qe te vinte Princi ta shikonte qe ishte i ftuar i Princit me te vertet apo genjeu…
    Nderkohe vjen Princi dhe me nje here ai e njeh qe ishte e Bukura e Dheut, dhe i thote:
    Nga po na vjen o Baba Dervish?
    E Bukura e Dheut i thot…
    -Rruges tende imzot!
    Princi: -Po ēfare pe andej Baba Dervish?
    E Bukura e Dheut: -Nje te bukur Sulltan!
    Princi: -Po ēfare thoshte Baba Dervish?
    E Bukura e Dheut: - Trendafila manushaqe ne dyshek te zoterise tate, me dhe besen e me le dhe shega me s’me nxe.
    Princi po qeshte dhe i i tha: -Ma thuaj edhe nje here te lutem!…
    Pastaj Princi i tha orkestres te pushonte dhe e mori ne dhomen e tij te Bukuren e Dheut.
    Kur erdhi nusja qe ishte shume e shemtuar, i dhane asaj shume lek dhe nxorren me rrobat e Dervishit qe te ikte…
    Ndersa e Bukura e Dheut veshi fustanin e nuses dhe doli bashke me Princin.
    Te gjthe u habiten se si kishte ndryshuar aq shume nusja e Princit, ishte bere shume e bukur, se nusja qe perzun ishte e shemtuar, ndersa e Bukura e Dheut ishte shume e bukur…
    Dhe keshtu ata u martuan bashk dhe u trasheguan…

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e [MaRiO]
    Anėtarėsuar
    29-01-2008
    Vendndodhja
    Ne Zemren e Asaj Qe Dua :)
    Postime
    1,127
    Kjo eshte nje peralle qe ma tregonte nena kur isha e vogel. Shpresoj qe tju pelqej se mua me pelqente shume. Njehere e nje kohe jetonte nje plak i cili kishte 3 vajza. Vajza e tij e preferuar ishte vajza e vogel se kjo ishte e padjallezuar ndersa 2 vajzat e tjera e kishin gjithmone mendjem per djallezi. Nje dite ky plaku do ikte ne qytet dhe pyeti se cilen nga vajzat se cfare donin qe tu sidhte. Vajza e madhe tha qe ajo donte nje varese me gure diamanti, varesen me te shtrenjte qe babai do gjente. Vajza e dyte kerkoi nje fustan perallor, me te bukurin ne qytet. Kur plaku pyeti vajzen e trete ajo kerkoi nje molle ku mund te shikoje tere boten. Vajzat e medhaja filluan ta tallnin per kerkesen qe kishte bere sepse ishte e pamundur te shikoje boten ne nje molle. Babai shkoi ne qytet dhe i bleu cdo vajze dhuraten qe kerkoi. Ai gjithashtu gjeti edhe nje molle ku mund te shikoje te gjithe boten. 2 vajzave te medhaja u dolen nga qejfi varesja dhe fustani brenda 1 jave ndersa vajza e vogel ishte e lumtur me mollen e saj te vogel ku ajo mund te shikonte te tere boten. Ato u bene shume xheloze per motren e vogel dhe nje dite vendosen te shkojne ne pyll per te mbledhur manafera dhe i kerkuan motres se vogel qe te shkonte me ato. Ajo ishte e padjallezuar keshtu qe pranoi. Kur u futen thelle ne pyll ato e vrane motren e vogel. Moren mollen e saj dhe e varrosen ate aty ne mes te pyllit duke besuar se asnjeri sdo ta zbulonte varrin sepse asnjeri skalonte asnjehere aty. Kur vajten ne shtepi ato i thane babait qe motren e vogel e kishin ngrene ujqerit. Babai u helmua shume ne zemer dhe qe nga ajo dite nuk qeshte me. Kaluan dite, jave, muaj dhe gjate kesaj kohe ne varrin e kesaj vajzes u rrit nje kallam i gjate. Nje dite prej ditesh nje bari kaloi aty afer dhe e preu kallamin per ta bere fyell. Por kur ai filloi ti binte fyellit qe kishte bere nje gje e cuditshme ndodhte. Fyelli kendonte nje kenge vajtuese e cila thoshte"Motrat e mija te keqija me vrane dhe me varrosen ketu. I vetmi sherim per mua do te ishte sperkatja e varrit tim me uj mbreteror. Bariu vajti tek princi dhe i tregoi per kete gje. Atehere princi dha urdher qe ta sperkatnin varrin me uj mbreteror dhe ta sillnin vajzen ne pallatin mbretero. Kur ata e sperkaten varrin kjo vajza u ngrit dhe ata e cuan ne pallatin mbreteror. Ajo ishte shume e bukur dhe princi vendosi qe te martohej me te. Por perpara se te martohej ai lajmeroi motrat e saj dhe babain qe te vinin ne pallatin mbreteror. Atehere ai urdheroi qe vajzat e keqija ti denonin. Qe nga ajo dite ato do ishin sherbetoret e motres se tyre. Ndersa babait te saj ai i dha nje shtepi afer pallatit mbreteror qe ai te vinte ta takonte cupen sa here te donte. Po ate dite ata bene dasmen. Dasma e tyre ishte dasma me e bukur qe eshte bere ndonjehere dhe qe nga ajo dite deri sot ata jetojne te lumtur ne pallatin e tyre mbreteror.
    Kur e ke kėmbėn jashtė gremines ėshtė e lehtė tė japėsh kėshilla

  12. #12
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    17-02-2009
    Vendndodhja
    DTs
    Postime
    400
    Mbreti me Zanat

    Njė mbret, i ri nė moshė rreth 25 vjeē,i pa martuar,fronin e trashėgoi nga i jati.Ai djalė ishte pak i ēuditshėm pėr mbretėrinė, sepse pyetjeve tė tija,tė pakėt ishin ata qė i pėrgjigjeshin! Bashkė me fronin,nėn urdhėrat e tij ishin edhe tė gjith ata qė i kishin shėrbyer me besnikėri babait tė tij.Njėri nga kėta,ishte njė kėshilltar,me gradėn gjeneral,i vjetėr nė moshė,rreth tė 60-tave dhe me flokė tė thinjur.Njė ditė prej ditėsh,Mbreti dhe Gjenerali,kėshtu quhen nė pėrrallė,ishin duke biseduar nė dhomėn mbretėrore,rreth oxhakut sepse ishte vjeshtė dhe koha kishte filluar tė ftohej.Nė ēengelin e oxhakut, ishte varur njė kusi me ujė, e cila pėrdorej pėr tė mos u tharė ajri i dhomės. Pėr njė moment nuk po fliste asnjėri dhe dėgjohej vetėm kllu-kllu i ujit qė valonte dhe tek-tuk ndonjėēik ujė qė binte nė zjarr,duke lėshuar atė zhurmėn karakteristike tė tij.Kush ka qėn mbret, e di shum mirė se ē’do tė them! Befas Mbreti e pyet Gjeneralin:
    - Ēfar thotė Kusia?
    Gjenerali qeshi! Duke menduar se Mbreti bėnte shaka,sepse nuk e kishte dėgjuar herė tjetėr kėtė lloj pyetje!Por Mbreti kėmbėnguli dhe e pyeti pėrsėri:
    -Ēfar thotė Kusia?
    Pėrsėri Gjenerali ja ktheu me tė qeshur:
    - Kusia? Ēfar do thotė? Asgjė!
    - Jo! – Ja ktheu Mbreti.- Ajo thot njė gjė!
    -Po ēfar do thot Kusia?-Ju pėrgjigj Gjenerali me kureshtje.
    - Atė dua tė gjesh. – I tha Mbreti i vendosur dhe prerė.- Pėrndryshe nuk meriton tė jesh pranė meje. Po nuk e gjete do tė pres kokėn.
    Gjenerali e kuptoi se Mbreti nuk bėnte shaka,por nuk dinte si ti pėrgjigjej! Mbeti i shtangur dhe u ngrit rrėmbimėthi duke kėrkuar leje tė largohej.
    - Ikė.-I tha Mbreti- Por ke tre ditė afat pėr t’a gjetur! Pėrndryshe unė do jap urdhėr tė tė presin kokėn!
    Gjenerali u largua, duke mos e kontrolluar fare veten! Nė dalje tė portės sė jashtme, u pėrplas me Bahēevanin e pallatit.Edhe Bahēevani ishte njė burr i moshuar, pothuajse nė njė moshė ma Gjeneralin.
    - Ej! Ku i ke sytė? Nuk shikon ku hedh kėmbėt? – I foli Bahēevani.
    - Ou! Mė fal! Nuk e kisha mėndjen!- Ju pėrgjigj Gjenerali.
    - Ku e kishe mėndjen?- E pyeti Bahēevani.
    - Lėre mos mė pyet!- I tha Gjenerali.
    - Po ti fol, se mund tė ndihmojmė!- I thotė Bahēevani.
    - Nuk e di por…Kėshtu,kėshtu…mė ndodhi! I tregon gjith historin me Mbretin.
    - Dėgjo kėtu.-I thotė Bahēevani.- Unė nuk tė jap dotė xhuvap,por e kuptoj se kot nuk tė ka thėn Mbreti! Kėto janė nga ato fjalėt qė…pėrgjigjen e kan nė hejbe,si i thotė njė fjale tė urtė! Po ti mos u mėrzit se nė njė fshat jeton njė vajzė e re, e cila u kthen pėrgjigje kėtyre pyetjeve.Ajo jeton vetėm me babanė e saj dhe ėshtė shum e zgjuar.Njė ditė larg ėshtė prej kėtej.- E sqaroj Bahēevani.
    Gjenerali pasi e dėgjoj me vėmėndeje,mėsoj edhe fshatin ku banonte vajza e zgjuar dhe vendosi qė tė nesėrmen nė mėngjez tė shkonte atje, pėr tė mėsuar pėrgjigjen qė do ti shpėtonte kokėn! Mezi priti tė gdhihej!Sapo ēeli dita,i hipi kalit,i veshur civil jo me uniformėn ushtarake,qė tė dukej sa mė i thjeshtė dhe mori rrugėn pėr nė fshat.Me vehten e tij bėnte llogari, se si do gjente sa mė kollaj shtėpinė e vajzės! Si do hynte nė bisedė! Mendonte edhe ai ndonjė pyetje tė ngjashme me atė pyetjen e Mbretit.E bėri llogari qė nė tė ngrysur tė gjendej nė fshatin e duhur.Nė tė perėnduar tė diellit u gjend nė fillim tė fshatit tė adresuar.Ai ishte njė fshat nė rrėzė tė njė mali tė lartė.Aty nė anė tė rrugės pa njė fshatar, i cili po lėronte (plugonte) tokėn me qe’! Pasi e pėrshėndeti,Gjenerali e pyeti nėse kishte zjarr pėr tė ndezur njė cigare,ndryshe nuk kishte se si tė hynte nė bisedė me fshatarin.
    - Edhe zjarr kemi,edhe duhan kemi!-Ju pėrgjigj fshatari, njė burrė rreth tė 50-ave,me njė bujari karakteristike tė njė tė varfėri por fisnik!
    Gjenerali i zbriti kalit, e la tė kulloste nė ledhin e arės dhe vetė shkoj u takua me fshatarin bujar.U ulėn tė dy ashtu siē ishin,mbi arėn e sapo lėruar dhe e drodhėn nga njė cigare, duke pėrdorur gjethet e kallirit tė misrit(lėpushka), nė vėnd tė letrės.Kėshtu ishte atėherė! Duke tymosur duhanin e fortė tė fshatarit,Gjenerali mendonte se si do vazhdonte biseda mė tej!
    - Ka ndonjė Han nė kėtė fshat qė tė gdhihemi pėr sonte,sepse jam pėr rrugė tė gjatė?-Pyeti Gjeneral,pėr tė hapur muhabet,duke e provokuar.
    - Han nuk kemi nė fshat, por..ti mos u mėrzit se e kemi njė copė kasolle pėr miq e pėr shokė!- Ju pėrgjigj fshatari.
    - Tė fleminderit por..nuk dua tė tė bezdis se ke kalamjt e tu e familjen tėnde, e mė duket sikur do tė vė nė siklet.- Ja ktheu Gjenerali.
    - Ooo ē’ėshtė ajo? Unė vetėm njė vajzė tė vetme kam.
    Aha ! Mendoi gjenerali.Paskam goditur nė personin e duhur.Pėr kėtė u gėzua dhe e pranoi me kėnaqėsi ftesėn e fshatarit.Kėshtu qė kishte kohė tė mendohej edhe pėr “Kusinė” .
    - Tė faleminderit shumė! -Ja ktheu pėrsėri gjenerali dhe u ngritė,pasi u ngritė edhe Fshatari, i cili filloj tė lėshonte tė dy qetė kurse parmėndėn e hodhi nė krah.U nisėn tė dy,Fshatari pėrpara dhe Gjenerali mbrapa.Gjenerali e pa tė arsyshme qė tė mos i hipte kalit por,pėr respektė ta ndiqte fshatarin mė kėmbė dhe kalin e mori pėr dore! Mbasi ecėn njė cop herė,gjenerali e pyet:
    - Do mė ngresh,a tė tė ngre?
    Fshatari u mendua njė cop herė.” Po ky dreq!Unė kam parmėndėn nė krah!Ky kalin e ka bosh! Ēdo tė thotė me kėtė?” E kuptoi se ishte pyetje me tjetėr kuptim,ndaj bėri sikur nuk e dėgjoi.Vazhduan pėrsėri rrugėn.As Gjenerali nuk kėmbėnguli mė.Mė lartė rruga kalonte pėrmes varrezave tė fshatit! Atje ishte njė varr i freskėt.Gjenerali pėrsėri pyeti Fshatarin duke u drejtuar nga varri i freskėt:
    - Po ky kėtu? Rron apo ka vdekur?
    Pėrsėri Fshatari u mendua! “Ky e shikon qė ėshtė varrosur! Ē’do tė thotė me kėtė?”Pėrsėri heshti,pa kthyer pėrgjigje.Por edhe Gjenerali nuk i tha gjė.
    Gjenerali mendonte se mbase gjente ndonjė kusi nė zjarr,e kėshtu do ishte mė e lehtė tė hynte nė temėn qė kėrkonte!
    Mbas pak arritėn tek shtėpia e Fshatarit.Fshatari i foli vajzės sė tij dhe ajo doli nė oborr.Ishte njė vajzė rreth 20 vjeēe,me flokėt zeza,si pėnda e korbit,tė gjata qė i binin deri nė mes dhe e bukur nė fytyrė.Fshatari i dha urdhėr qė tė priste e nderonte mikun! Ajo menjėherė pas pėrshėndetjes, i mori kalin nga duart dhe duke e ftuar tė hynte brėnda nė odėn e miqėve,shkoi tė rregullonte kafshėn e lodhur.Duke u larguar Gjenerali vuri re se vajza ēalonte pakėz.
    Gjenerali hyri brėnda nė njė dhomė tė vogėl, me oxhak,zjarri ndezur dhe nė zjarr vėnė njė kusi, mbi njė perosti! Sa u gėzua Gjenerali kur gjeti njė ambient tė tillė!Pas pak erdhi edhe Fshatari dhe i uroi mirseardhjen mikut,sipas zakonit,duke i dhėnė edhe dorėn.Pasi u takuan,Gjenerali pėrsėri pyeti:
    - Ēfar thotė kusia?
    Fshatari pėrsėri bėri sikur nuk e dėgjoi,pasi nuk dinte ēfar ti pėrgjigjej!
    Pas pak erdhi vajza e cila u pruri kafetė dhe i uroi mirseardhjen edhe mikut tė sapo ardhur.Pasi pinė kafenė,Fshatari ju drejtua vajzės,tek e cila gjithmonė kishte gjetur sqarim pėr shum gjėra qė ai nuk i kuptonte.
    - Moj bija ime! E ftova kėtė mikun nė shtėpi sepse ėshtė pėr rrugė tė largėt dhe mė erdhi keq qė nuk kishte ku tė gdhinte natėn!
    - Po mirė bėre baba! Shtėpia pėr miq e pėr shok ėshtė e hapur!
    - Po mirė po..ky ma ka bėr tre herė borxh, e unė nuk dija si t’i pėrgjigjesha!
    - Ēfar tė tha baba?
    - Po ja..e para! Kur po vinim lartė pėr nė shtėpi ky mė pyeti:”Do mė ngresh a tė tė ngre?” Unė nuk dija si t’i pėrgjigjesha e bėra sikur nuk e kuptova!
    - Po mir tė ka thėnė baba! Ai tė ka thėnė:” Do mė llafosėsh a tė tė llafos?” Ju do kini qėn tė heshtur?
    - Eeee! Ashtu ėshtė.Nuk po fliste asnjėri.
    Aty Gjenerali u bind se vajza vėrtetė ishte e zgjuar.
    - E dyta,-vazhdoi Fshatari-kur kaluam tek varri i …filanit! Prapė mė pyeti: “Po ky,ėshtė gjall apo ka vdekur?”
    - Po mir tė ka thėn baba! Ai tė ka pyetur: Ka lėnė trashėgimtar, apo ėshtė shuar fare?
    - Aaa! Nuk e kuptova moj bijė.Po do mė falėsh se aq ma pret kjo rradake!- I tha Fshatari sė bijės.
    Gjenerali tani mezi priste tė dėgjonte pėrgjigjen e asaj qė kishte marrė udhėn, e qė do t’i shpėtonte kokėn! I hapi sy e veshė, pa folur,pėr tė dėgjuar dialogun qė bėnin babė e bijė!
    - E treta moj bijė! Sapo erdha kėtu mė pyeti:” Ēfar thotė kusia?” Unė prapė nuk dija ē’ti thosha! Flet kusia? Ndaj e lashė qė tė tė pysja!
    - Aaa! Edhe kusia fletė! Pėr kėtė e kam fajin unė, se u mora me punė dhe nuk kam kohė!
    - Po ēfar thotė kusi moj bijė?
    - Kusia thotė: “Do mė hedhėsh ujė tė ul valėn,apo tė shuaj zjarrin?”
    Kjo nuk i kishte shkuar kurrė nė mėndje Gjeneralit! Prandaj e pyeti Mbreti?!Tani kujtohej ai se pėr nga shkalla ….ishte ai qė duhej tė ngrihej e ti hidhte ujė kusisė!Tani gjenerali e ndiente veten tė ēliruar e tė pa mposhtur.Ai sapo kishte mėsuar njė sekret qė tė pakėt ishin ata qė e dinin!
    Atė natė ndėjtėn deri vonė duke biseduar,hėngrėn, pinė,fjetėn, pa u zbuluar se “Miku”, me tė cilin bisedonin ishte kėshilltari kryesor i mbretit!
    Kur u ngritė Gjenerali nė mėngjez,vajza ju solli kafenė.Duke pirė kafe,”Miku” i thotė Fshatarit,me qėllim qė ta dėgjonte vajza dhe si do pėrgjigjej.
    - Shtėpinė tė mirė e paske,por oxhaku sikur ėshtė njėēikė shtrėmbėr!- ( E kishte fjalėn pėr vajzėn qė ishte e zgjuar por ēalote pakė! )
    Vajza e kuptoi, ku e kishte muhabetin “Miku” dhe ju pėrgjigj nė momentė:
    -S’ka gjė! Dorė ustai ėshtė! Mjafton qė tymi ikėn drejtė!-( E kishte fjalėn se mjafton qė e kam kokėn plotė!…)
    Gjenerali e pa se ishte vėrtet pėr t’u admiruar,e shum e zgjuar,prandaj u ngritė, u pėrshėndet,duke i falenderuar dhe u largua pėr andej nga erdhi!
    Tė nesėrmen shkoi tek pallati i mbretit,i qeshur e i gėzuar.Kur e pa kėshtu Mbreti e kuptoi se do kishte ndonjė lajm tė mirė.
    - Hė? -E pyeti, pa pritur qė ti thoshte ai.- E gjete ē’thotė kusia?
    - Po.E gjeta!
    - E ēfar thotė kusia nė zjarr?
    -Kusia thotė: Do mė hedhėsh ujė tė ul valėn,apo tė shuaj zjarrin?
    - Kush ta tha?- E pyeti Mbreti me njė mėnyrė kėmbėngulėse,pasi ishte i sigurtė se nuk ishte mėdja e tij!
    - Vetė e gjeta!-Ja kthen Gjenerali duke u skuqur nė fytyrė.
    - More..Qė nuk ėshtė mėndja jote!..Pėr kėtė jam i sigurtė.Por thuama se tani do ta pres vėrtet kokėn si gėnjeshtar!
    -Gjenarali detyrohet t’ja tregoj,tė gjith historinė si i ndodhi,qė ju tė dashur “kalamaj” e mėsuat mė lartė.Por pėrralla vazhdon akoma!

  13. #13
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    17-02-2009
    Vendndodhja
    DTs
    Postime
    400
    Dreri dhe Djali

    Nje dre i etshem erdhi tek nje burim. ndersa ishte duke pire uje ,vuri re ne uje hijen e vet e filloi te mburret per briret,duke pare madhesine dhe bukurine e tyre,kurse per kembet e veta u hidherua qe i kish aq te holla e te hajthme. derisa ende ishte duke menduar per kete gje, erdhi luani dhe filloi ta ndjeke.dreri ua dha kembeve dhe u largua mjaft prej luanit.derisa ishte fushe pa peme, dreri vrapoi mire dhe i shpetoi rrezikut,por kur mberriti ne pyll, briret ju ngaterruan neper deget e pemeve dhe nuk mundi te vraponte me, ndaj luani e kapi.para se te mbaronte dreri ne gojen e luanit,tha me vete: i shkreti une!kembet me shpetuan,megjithese mendova se ato do me linin ne balte,por gjta belane prej brireve,ne te cilet kisha plot besim…

  14. #14
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    17-02-2009
    Vendndodhja
    DTs
    Postime
    400
    Djali ne Rrugė

    Na Ishte Njeher nje djal qe hante nje kacore buke ne mes te rruges po ne ate rruge kaloi nje burre e pa djalin se po han buk ne rruge dhe nuk reagoi diten e dyte perseri e njejta buri perseri nuk reagoi diten e tret buri vinte me nje najllon me embėlsira te ndryshme dhe i tha djali : Meri Keta Embelsira Dhe Shko ne Shtepi Ha sepse perndryshe nuk ti jap dot…
    djali u habit dhe e pyeti:
    Pse Me Japesh Keta Embelsira Dhe Pse Te Shkoj Ne Shtepi Ti Ngre ?
    Buri Ia Ktheu:
    Keto Gjera Ti Jap Me Qellim Qe Te Kesh Per Te Ngrene Dicka Me Te Kendshme Dhe Te THem Te Shkosh Ne shtepi sepse me at tregon se ke sjellje dhe han buken ne sofer aty ku duhet e jo neper rruget e lagjes……Djali kujtohej dhe i tha burit faleminderit shume zotri..
    I Mori gjerat dhe iku ne shtepi dhe i tregoi babait te vet se cka i kishte thene buri babai i tij e perqafoj dhe i tha : Te Ka Thene mire biri im……Prej asaj dite ai djal me hante buken regullisht dhe jo neper rruge…

  15. #15
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    17-02-2009
    Vendndodhja
    DTs
    Postime
    400
    Mbreterija e qiellit dhe e Tokes lidhin miqesine

    Na ishte njėherė, shumė kohė pėrpara, nė kohėt shum tė lashta, njė mbret. Jetonte i lirė, nė pronat e tija dhe zotėronte deri sa mund tė tė shihte syri. Tė gjitha malet, tė gjitha fushat, tė gjithė krojet, gjithė lumenjtė, tė gjith pėrrenjtė, tė gjitha lėndinat, tė gjithė zogjtė, tė gjitha kafshėt e egėra, tė gjithė pyjet,era, bora, shiu, dielli qė ngrohte gjithēka, dinin e flisnin gjuhėn e tija.Ai kishte tre fėmijė. Dy djem e njė vajzė. Njėrin djal i madhi, quhej Trimi, i dyti quhej Fisnik, kurse vajzėn, e treta quhej Diella. Tė tre fėmijėt rriteshin tė lumtur. Nuk dinin kurrė tė grindeshin me njėri tjetėrin, sepse nuk kishin dėgjuar gjė tė keqe nga goja e njėri – tjetėrit. Aq tė lumtur jetonin saqė gojė pas goje e mėsuan tė gjithė, deri sa vajti fjala nė mbretėrin e qiellit.Mbreti i qiellit, nuk e besonte tė ishte dikush mė i lumtur se sa ai! Sepse ai kishte disa veti dhe mundėsi qė nuk i kishte asnjė mbret i tokės. Pėr t’ju mbushur mėndja dhe pėr ta vėrtetuar kėtė, ai dėrgoi nė tokė njėrin nga besimtarėt dhe bashkė puntorėt e tij, mė besnikė.
    - Tė shkosh, – i tha atij – me vrap tek Filan mbret nė tokė dhe tė mė thuash nėse, vėrtet ėshtė i lumtur, ashtu siē mė thonė! Dhe besniku i tij ,u nisė fluturimthi pėr nė tokė, pa ja bėrė fjalėn dy mbretit tė tij. Pallatin e mbretit e gjeti shum kollaj, sepse kėdo qė tė pyesje e njihte dhe ishin tė kėnaqur nga ai. Kur shkoi tek pallati, nuk pa, t’i dilte asnjė obortar pėrpara, qė ta ndalonte, apo ta pyeste ku shkonte. I dėrguari hyri brėnda murit, qė e rrethonte pallatin e bukur, pa hasur nė asnjė farė pengese. Sapo hyri nė portėn e madhe me hark, e gjerė sa tė hynin gjashtė kalorės krah pėr krah dhe e lartė sa dy kalorės bashkė.Aty pa pėrball tij, njė lulishte dhe njė park tė mbushur me lloj-lloj pemėsh nga mė tė bukurat. Mbretin e gjeti duke u argėtuar me fėmijėt e tij, e duke rendur nėpėr lulishten me lloj-lloj lulesh tė bukura.Atėherė thoshin se, njerėzit jetonin shumė dhe ishin mė tė mėdhenj fizikishtė e mė tė pasur shpirtėrishtė. Mbase kjo kishte tė bėnte me madhėsin e gjoksit tė burrit tė asaj kohe. Njė gjoks aq i madh, pa tjetėr qė nxinte shumė bujari e fisnikėri brėnda tij! Mbreti e mbretėresha ishin zhytur nė lojėn e fėmijėve tė tyre, duke thurur kurora lulesh dhe nuk vunė re se, njė krijesė qė ata nuk e njihnin, nuk e kishin parė, po afrohej drejt tyre.Atė e vuri re vajza e para, qė kur e pa, u trėmb sepse, nuk e kishte parė herė tjetėr kėtė krijesė, qė ngjante me ta, por qė lėkurėn e kishte mė tė tejdukėshme se cipa e qepės. Flokėt i kishte tė bardha si dėbora e maleve, kurse mjekrėn e kishte shum tė gjatė.I porsa ardhuri e pėrshėndeti dhe i tha qė tė mos trėmbej, sepse ai nuk i bėnte asgjė tė keqe. Vajza u bind, jo sepse i tha i huaj por, sepse ajo nuk ishte mėsuar qė dikush ti punonte ndonjė reng e ta mashtronte. Ajo e pyeti se ēfar kėrkonte dhe nėse ajo mund t’i shėrbente ta ndihmonte atė. I dėrguari i mbretėris sė qiellit mbasi u prezantua, i tha se nuk mund ta fshihte se kishte mbetur i habitur me bukurin e saj dhe tė vėndit qė e rriste. I kėrkoi tė takonte mbretin e gjithė kėsaj bukurije. Vajza e bukur i tha se, mbreti ishte babai i saj dhe se e kishte pėrpara syvet. I sapo ardhuri u pėrshėndet pėrsėri me pėrulje dhe i sqaroi qėllimin e vizitės sė tij, pėr herė tė parė nė kėtė mbretėri.
    - Mirėse ju gjej Madhėri – ju drejtua i dėrguari. Kini tė drejtė tė habiteni sepse nuk mė njihni. Unė ju njoh, nga fama qė kini.Fama juaj e madhe ra nė vesh tė mbretit tė qiellit. Ai gėzohet qė ka mbretėr tė lumtur edhe nė tokė. Pėr kėtė mė dėrgoi madhėri, ta shikoja me syt e mi dhe ti them se ėshtė e vėrtetė. Mund tė mė thoni, qė t’ja trasmetoj edhe unė mbretit tim tė nderuar, cila ėshtė arsyeja e lumturis tuaj, sekreti se si e kini arritur ?
    - Mirėse erdhėt dhe tė faleminderit pėr vizitėn. Jeni i mirpritur nė ēdo vėnd tė mbretėrisė time – ju pėrgjigj mbreti i tokės, me po tė njėjtin respekt. Qė tė tė pėrgjigjem unė, mund ta them se ėshtė shum kollaj, por mė mirė, Ju duhet tė rrini disa ditė kėtu, qė ta shikoni mė mirė e ta vėrtetoni se, nga buron lumturija.
    Me tė thėnė e me tė bėrė.Mbreti e ftoi nė pallat tė sapo dėrguarin, ku i priste njė drekė e bollėshme, ku vetėm njė lugė shtuan kur vajti mysafiri dhe asgjė mė tepėr. I dhanė tė pijė, vetėm njė gotė shtuan asgjė mė tepėr. I than tė pushoi po tė ishte i lodhur dhe ashtu bėnė. Kur shkuan nė dhomė, vetėm njė shtrat liruan pėr ti bėr vėnd mikut. I thanė po donte tė ndėrrohej dhe i prunė njė palė rroba nga tė mbretit. Mbasi hėngrėn, pinė dhe pushuan, mbreti i propozoi tė dilte tė shikonte mbretėrinė. Pėr kėtė ke nė dispozicion kalin tim ose karocėn, merr kė tė duash, i tha mbreti. Ashtu bėri edhe mysafiri.Doli dhe gjezdisi mbretėrinė cep mė cep. Udhėtoi me ditė tė tėra. Kudo qė vajti pa vetėm begati, respekt dhe harmoni. Kudo qė shkoi mbeti i habitur nga bukuri tė rralla. Shetiti nėpėr pyje me pemė tė larta qė tė binte kapelja ti shikoje, shkoi e shetiti nėpėr fusha tė mbjella me lloj- lloj drithrash, perime, e pemė frutore. Shetiti nėpėr lumenj, dete e liqene, mjaft tė mėdhenj dhe kudo ndeshi njė bukuri tė mahnitėshme. Kėtė bukuri nuk e kishte parė as nė mbretėrin e tij. Mbasi brodhi dhe shetiti ku deshi u kthye pėsėri tek mbreti i tokės qė ta pėrshėndeste, ta falenderonte dhe tė kthehej tek mbreti i tij.
    Kur u kthye nė pallat tė mbretit gjith gėzim, nuk ishte e vėshtirė ta lexoje lumturin nė syt e tij.
    - Tani mė trego se ku shkove dhe ēfar zbulove ? – E pyeti mbreti.
    - O mbret i nderuar! – Ju pėrgjigj i dėrguari i qiellit. Fama jote shkoftė mė lartė se mbretėrija ime. Ti qofsh ashtu si thonė dhe siē tė pashė me syt e mij.Jam shum i kėnaqur nga pritja dhe nuk di si tė ta shpėrblej. Kėrko tri dėshira dhe unė do ti plotėsoj, me aprovimin e mbretit tim, qė kurrė nuk ma ka prishur dėshirėn. A do tė jesh i pa vdekshėm ? A do ti verbosh armiqtė sapo tė nxjerrėsh shpatėn ? A do tė tė shėrbejnė zanat ? Ēfar tjetėr tė duash unė jam gati tė ta plotėsoj !
    - Tė faleminderit shumė pėr vlerėsimin!- Ju pėrgjigj mbreti. Asgjė nga ato qė thatė nuk dua. Nuk dua ta vė mikun tim nė pozita tė vėshtira, sepse e ēmoj miqėsin dhe bujarinė tuaj. Ajo qė bėra unė pėr ju do ta bėja pėr kėdo, qė zėmra ma thotė ta kėnaq. Pėr kėtė do doja, nė qoftė se, keni mundėsi tė mė linit njė shėnjė tė mbretit tė qiellit.Dua qė kėtė shėnjė ta kenė fėmijėt e mij dhe gjithė brezat qė do vijnė kėtej e tutje. Me kėtė dua qė ta njohim njėri tjetrin, qė kur lindim e deri sa tė vdesim si miq tė mbretėris sė qiellit.
    - Po! Kjo ėshtė mė e kollajshmja qė mund tė tė bėj! Unė pres tė vihem nė provė mė tė madhe, sepse ndiej detyrim pėr miqėsin tonė!
    - Po mė bėre kėtė qė thashė, unė dhe gjith mbretėrija ime do jemi shum tė kėnaqur.- Ju pėrgjigj mbreti i tokės me qetėsi.
    - Atėhere dėgjo – i thotė i dėrguari i mbretit tė qiellit. Unė do ngjis nė gjoksin e fėmijve tė tu,tė gjith fisit tėnd dhe gjith mbretėrisė tėnde, fytyrėn e mbretit tė qiellit. Kjo do trashėgohet brez pas brezi dhe do dallohet aq sa, secili do njihet se i pėrket mbretėrisė tėnde. Sikur edhe gjuhėn tė ngatėrojnė, sikur edhe kufijtė tė gllabėrojnė, sikur edhe fėmijtė tu rrėmbejnė, ata pėrsėri do njihen nga shėnja e pėrbashkėt, dhe shum shpejt do ta mėsojnė se i pėrkasin tė njėjtit fis.Me anė tė kėsaj shėnje, asnjėherė mbreti i qiellit nuk do jet nė luftė me mbretėrin tėnde, por do jet nė krahun tuaj, kundėr ēdo tė ligu qė kėrkon t’ju groposė. Bekuar qofshi bres pas brezi. Fisnikėrija dhe miqėsija juaj do jet e pa vdekėshme.
    Kėto tha i dėrguari i mbretėris sė qiellit dhe hapi flatrat dhe fluturoi lart, shum lart, saqė u zhduk nga sytė e tė gjithėve.
    Nuk kaloi shumė dhe fėmijėt e mbretit e ndienin vehten sikur do fluturonin. Kishin shum dėshirė tė rendėnin nėpėr lėndinat, nėpėr pyjet, nėpėr malet e mbretėrisė. Befas ndienin njė lloj force qė nuk e kuptonin nga ju vinte.Atėherė ishte behar dhe aty pranė pallatit kalonte njė lum i rrėmbyeshėm dhe i kulluar si qelibar. Trimi, djali i madh qė atėherė ishte vetėm pesėmbėdhjet vjeē, kishte filluar bile ti djersinte edhe mustaqja, i thotė vėllait mė tė vogėl, Fisnikut, i cili ishte trembėdhjet vjeē dhe me trup, pothuaj se e arrinte vėllain e madh, i thotė pra qė, tė mernin motrėn dhjetė vjeēare Diellėn, e tė shkonin nė lumė pėr t’u larė. Dėshirė kishin tė tre, por duhej ti mernin leje babait pėr kėtė. Mbreti nuk ua prishi por i porositi tė kishin kujdes nga lumi, sepse ishte i rrėmbyeshėm. Tė tre fėmijėt rendėn drejt lumit. Kur shkuan atje filluan ti flaknin rrobat sa andej kėtej dhe mezi prisnin tė zhyteshin nė ujin e kulluar tė lumit. Pa pritur, fisniku vuri re nė gjoksin e vėllait tė tij, njė kokė zogu e cila ngjante shumė me Shqiponjėn e pa aritėshme dhe tė fuqishme tė majave tė larta. Fisniku u habit me kėtė dhe akoma nuk po hiqte kėmishėn nga ēudija!
    - Pa mė thuaj vėlla i dashur – thotė Fisniku- si u gjend kjo kokė zogu kaq krenare dhe kaq e bukur nė gjoksin tėnd ?
    - Nuk e di i dashur vėlla ! Unė tani po e shikoj pėr vehte !- U pėrgjigj i habitur Trimi. Atė moment Fisniku heq kėmishėn rrėmbimėthi pėr tė ndjekur shėmbullin e tė vėllait. Sytė e Trimit ishin pėrqėndruar tek gjoksi i tė vėllait, mos edhe ai kishte ndonjė ndryshim! Ēudija ndodhi dhe ata ngelėn pėr njė ēast tė shtangur sepse e njėjta gjė ishte e vizatuar edhe tek gjoksi i tij. Ata nuk dinin se qė kur dhe nga vinte kjo!
    - Po ti motėr e dashur, – e pyeti Trimi, a e ke parė veten, mos vallė jemi tė gjith tė vizatuar dhe ne nuk dim gjė ?
    Pa e zgjatur Diella vetė, hoqi bluzėn prej lini tė hollė, tė qėndisur me fije ari, por ē’tė shihte !? Edhe ajo si vėllezėrit e saj, mbante njė kokė zogu nė gjoksin e saj. Pėr momentin ajo u trishtua dhe filloi tė qante, sepse i dukej se shėmtonte vehten, pamvarsishtl se ajo ishte e vizatuar me ngjyrat e arit dhe shkėlqente nga dielli. Pėrsėri syri i Shqiponjės dukej sikur ishte e gjallė dhe lėviste.Atėherė do shkojmė tė pyesim prindėrit thanė me njėri tjetėrin dhe u nisėn me vrap pėr tek prindėrit. Prindėrit i gjetėn nėn hijen e njė peme tė madhe nė kopėsht, tė cilėt po rrinin tė pėrqafuar. Mbretėresha i pa fėmijėt qė po rendėnin drejt tyre dhe u doli para e shqetėsuar, sepse diēka kishte ndodhur. Baba ,Mama, thėrrisnin ata nė njė gojė.Shiko ēfar kemi ! E kemi tė tre njėsoj ! Kush na e bėri ?
    - Ēfar kini ? Ē’ėshtė ajo gjė ?- i pyet mbretėresha e shqetėsuar.
    - Shiko kėtu mami, shiko ēfar kam, – thoshte vajza duke i treguar gjoksin. Edhe vėllezėrit kėshtu e kanė !
    - Shiko baba – thoshin djemtė ! Sot e pamė dhe u ēuditėm ! Ē’ėshtė kjo ? Ē’do tė thotė kjo ?
    - Mbreti i pa me vėmėndje dhe vuri buzėn nė gaz..Zbėrtheu kopsat prej ari tė kėmishės dhe tregoi edhe gjoksin e tij.Enjėjta figurė dallohej edhe nė gjoksin e tij. Atėherė e kuptoi se kush na qėnkėsh mbreti i qiellit. “Ndryshe nuk kishte mėnyrė tjetėr tė njihesha dhe tė lidhja miqėsi me mbretin e lirė” – mendoi mbreti i tokės i gėzuar. Atėherė nisi ti sqaronte edhe fėmijėt se, kjo ishte dėshira e tij, qė t’ua linte trashėgim brezave, qė tė dalloheshin si zogjtė e Shqiponjės.Ai dha urdhėr qė tė bėhej kontroll nė gjith mbretėrin e tij. Me shpejtėsi nisi lajmėtarėt anė e mbanė mbretėrisė. Lajmėtarėt u nisėn dhe shum shpejt erdhėn me tė njėjtėn pėrgjigje.
    - Mbret i nderuar, – J’u pėrgjigjėn lajmėtarėt nė njė gojė. Ēudija ndodh nė gjith mbretėrinė.
    - Kjo tregon se ne, i pėrkasim tė njėjtit fis, jemi njė gjak, ndaj duhet tė bashkohemi, e ti bėhemi krah njėri tjetėrit. Ashtu siē i mbron Shqiponja zogjt e saj – vazhdoi mbreti, – ashtu edhe ne duhet tė mbrojmė njėri tjetėrin, sepse nė tokė nuk ėshtė vetėm mbretėrija jonė dhe mbase dikush nuk kėnaqet me pjesėn qė i takon.Kėtej e tutje kjo shėnjė do tė jetė Flamuri i fisit e kombit tonė – U tha mbreti i tokės me sytė tė pėrlotur.
    Tė gjithė u bindėn dhe e panė se mbreti kishte tė drejtė. Lumturija nuk vinte vetėm nga njė njeri i fort apo i pasur. Lumturija ndėrtohej kur i gjithė fisi, i gjithė populli bashkohej e ndėrtonte jetėn e lumtur. Atėherė mbahet mėnd se ėshtė bėrė njė gosti shum e madhe. Mbreti dha urdhėr tė festohej nė gjith mbretėrin e tija. Kush tė dėshiroj, tha ai, mund tė vijė e ta festoj kėtu nė pallatin tim. Ēdo gjė do tė jetė e qerasur nga mua. Mbahet mėnd, e ka ardhur gojė mė gojė se, u bė njė banket i madh, qė nuk ishte parė asnjėherė. Muzika nuk pushoi shtatė ditė e shtatė netė. Kėnga e vallja gjėmonte sa tundeshin malet. Atėherė ėshtė kėrcyer pėr her tė parė edhe vallja e shqipeve, qė ka arritur deri nė ditėt tona!Tė huajt kan bėrė shum luftė, pėr ta zhdukur e pėr ta mohuar, por asnjėherė nuk kan mundur!
    Vitet kalonin dhe fėmijėt e mbretit rriteshin e zbukuroheshin. Tanimė Trimi me Fisnikun ishin burrėruar dhe dukeshin mė tė hijshėm kur vishnin armėt dhe hipnin nėpėr kuaj.Edhe motra e tyre Diella, ishte zbukuruar e kishte hedhur shtat tė bukur vashėror. Ajo ngjante me njė zanė tė vėrtetė kur vishej me tė bardha dhe vendoste kurorė lulesh nė kokė. Flokėt e saja e kalonin ndriēimin e arit, thoshin tė vjetėrit. Deri atėherė, ditėt e lumtura nuk kishin tė numuruar.
    Kaluan disa kohė dhe nė pallatin e mbretit u paraqit njė udhėtar, i lodhur e i kėputur, nga rruga e gjatė.Ai ishte njė djal i ri, gati nė moshėn e djemve tė mbretit. Vinte pak mė i zeshkėt nė fytyrė, me flokė tė zes e tė shtruar dhe nė trup mė i shkurtėr. E fliste gjuhėn e kėsaj mbretėrije, por tha se nė mbretėrin e tij flisnin edhe njė gjuhė pak tė ndryshme nga kjo, e cila sa po vinte, e po bėhej mė e pėrdorėshme. Ai kėrkoi tė fliste me mbretin dhe njerzit e ēuan menjėherė.
    Edhe kėtė e thotė pėralla, e tregojnė mė tė vjetėrit dhe ne do vazhdojmė ta tregojmė. Ai djali udhėtar, i sapo ardhur qė takoi mbretin, kishte dėgjuar pėr besėn dhe pėr bujarin e mbretit ndaj kishte vendosur t’i kėrkonte hapur njė nder. Ai e sqaroi mbretin se kishte udhėtuar dit e natė, kishte kaptuar dete, male, lumenj e pėrrenj, gjersa arriti kėtu. Nga mbretėrija e tij ishte larguar sepse dikush i kishte rrėmbyer atė qė ai dashuronte mė shumė se jetėn e tij. Nuk kishte mė vėnd pėr tė nė atė mbretėri.Ai i tha se nuk kishte parė asnjėherė njė mbret kaq njerėzor dhe me gjykim tė lartė.I tregoi se, mbreti i tij ishte cigun dhe i pa ngopur.Ai pėr ēdo ditė jepte urdhėra pėr pushtime tė reja. I pėrzinte tė varfėrit nga tokat e tyre.Ai mblidhte vetėm ar dhe vajza tė bukura.Ai mbante tė burgosura vajza si ylli i mėngjesit.Ai ishte njė mbret pa mėnt e pa zemėr.Ē’mėndurija e tij nuk kishte kufij.Kur bėrtiste ai, tundej gjithė pallati.Ai mendonte vetėm pėr vehten e tija dhe tė gjithėve ua kishte me hile. Asnjėrin nuk besonte as pėr kėtė jetė, e as pėr atė jetė.Ngaqė kishte frikė kur tė vdiste, kishte filluar tė mendonte se si do mbyllej brėnda varrit pa mundur dikush ta ē’varroste.Pėr kėtė kishte mbledhur skllevėr ngado, tė punonin pėr tė.
    Mbreti rrinte dhe e dėgjonte me vėmėndje.Mbretėresha nė krah tė tij, nxirrte shpesh nganjė ofshamė mallėngjimi, nga tregimi i tė ardhurit nga rruga e largėt.
    Tregimet e mija nuk mbarojnė, por nderi qė do tė kėrkoj ėshtė ky; meqėnse pashė, se ka edhe njerėz me zemėr nė kėtė botė,ose mė pranoni tė jetoj e tė shėrbej nė ushtrinė tuaj, ose vras vehten, sepse mbrapsht nuk kthehem mė.
    Mbreti mbasi e dėgjoj me vėmėndje, i tha tė priste pėrgjigjen ditėn e nesėrme, tė mendohej edhe njė herė pėr hapin qė do hidhte, sepse nuk mund tė luhej me jetėn dhe vendimi duhej tė ishte jetik.Asnjė nuk ėshtė i tepėrt nė kėtė jetė, e tė gjith duhet ta jetojnė, pamvarsishtė, se jeta ka vėshtirėsit e saja. “Kali i mirė provohet nė tė pėrpjeme”, mbaje mėnd kėtė dhe “miku i mirė provohet nė ditė tė vėshtira”.Kaq i tha mbreti dhe u largua, pėr ta lėnė tjetėrin tė mendohej.
    Ditėn e nesėrme e thirri vetė tė huajin dhe e pyeti nėse ishte menduar.
    - U mendova i nderuar mbret dhe jam i vendosur tė mbaj fjalėn qė ju thashė dje.- Ju pėrgjigj i huaj.
    - Atėherė mirėse erdhe! Tė uroj fat dhe qofsh i lumtur kėtej e tutje.Uroj tė mos ndjehesh i vetmuar mes njerėzve beharė tė kėsaj mbretėrije.
    Qė nga ajo ditė kaluan disa vite. I huaj u bė si i shtėpisė. Zuri shoqėri dhe nderohej pėr zgjuarėsi e trimėri. Nuk ngelej mbrapa dhe fjalėn e dhėnė e mbante.Ishte gjithmon i pa pėrtuar e punėtor.
    Vitet binin edhe ndryshimet nė shoqėrin e fėmijve tė mbretit. Mjaftė udhėtar vinin e kėrkonin miqėsi herė pėr njėrin e herė pėr tjetėrin djalė. Dikush thoshte se njihte njė lule tė bukur, e cila do mbushte me aromė tė mirė tėrė mbretėrinė.Dikush thoshte se njihte njė zanė, e cila do lėshonte dritė kur tė hynte nė pallat. Dikush kėrkonte vajzėn pėr njė bir mbreti, pėr njė kalorės tė zotin, pėr njė bir divi, i cili vetėm me njė lėvizje tė vetullave e mposhtėte kundėrshtarin.
    Tė tregoshė e tė pėrshkruash se si u njohėn, se si dhanė fjalėn, se si lidhėn zemrat qė tė dy djemtė e mbretit, kjo ėshtė njė pėrrallė mė vehte.Ėshtė njė histori kaq e bukur, saqė nuk ngopesh ta dėgjosh, nuk ndien tė ngopur, nga ai tregim magjik. Por jo mė pak i bukur ėshtė tregimi, pėr njohjen e vajzės sė mbretit dhe qė pėr herė tė parė vendosim ta tregojmė, me lejen e vetė princeshės dhe tė mbretėreshės.
    Njė ditė prej ditėsh…! Ditė e bukur behari…! Gjinkallat zhurmonin, e dielli shkėlqente si asnjėherė tjetėr!Fėmijėt e mbretit kishin shkuar nė lumin e madh, qė shkonte nė rrėzė tė kodrės, mbi tė cilėn ishte ngritur pallati i madh.Kodėr i thėnēin,sepse nuk ishte as 300 – 500 kėmbė lartėsija mė e madhe qė nga lumi.Me shoqėrin e disa oborrtarėve, shkonte me ta edhe i Huaj. Kėshtu e thotė pėrralla, mbase kurrė nuk ja mėsuan emrin ose, ai qė ndėrtoi pėrrallėn nuk na e thotė, por dimė se pėr njė kohė mjaft tė gjatė, atė kėshtu e thėrrisnin. Mbase ngaqė ishte i pari i huaj qė mbahet mėnd, tė ketė ardhur, apo tė ketė sjellė ndryshime nė mbretėrin e shqiponjave, siē nisėn ta thėrrisnin mė pas, e qė sot e kėsaj dite gėzon kėtė emėr.Sido qė tė jetė pėrralla na thotė tė ndjekim vazhdimin e saj, sepse ka diēka tė bukur pėr tė na treguar.I huaj na ishte veē gjuetar edhe njė notar e peshkatar i zoti. Ai thoshte se ishte rritur me ujin, sepse mbretėrija e tij rrethohej nga tė katėr anėt me ujė.Uji i pėlqente shumė edhe Diellės, ndaj ajo shpesh futej nėpėr guva nėnujore dhe me njė shtizė me majė tė mprehtė nė dorėn e saj vriste ndonjė peshk, tė cilėt ishin mjaft tė shijshėm tė pjekur, e tė shoqėruar me lėng qershije e rrushi, qė ja kalonte mjaltit.Kėshtu bėri dhe atė ditė Diella. Ta kishte ėnda ta shikoje kur zhytej, atė trup tė bukur, si ndonjė delfin. Ishte e shkathėt dhe i ēante nė drejtim tė kundėrt dallgėt e lumit. Diella ishte vetėm shtatėmbėdhjet vjeēe, por format e trupit tė saj linin pa mėnd cilindo mashkull e femėr qė e shikonte.U zhyt nė njė guvė si zakonisht dhe tė gjithė prisnin tė shikonin ndonjė peshk tė madh, por pėr ēudi jo vetėm peshku, por edhe vetė Diella, po vononin tė dilnin mbi ujė.Tė gjithė u shqetėsuan kur panė disa flluska ajėri tė dilnin nė sipėrfaqe tė ujit.Si i stėrvitur qė ishte nė kėto raste, i huaj nuk priti, por u zhyt nė vėndin ku ishte zhytur Diella dhe mbas pak doli me tė nė krahė.Kur e panė kėshtu vėllezėrit e Diellės, u hodhėn ta merrnin dhe e nxuar me shpejtėsi nė breg tė lumit, duke e falanderuar tė huajin pėr aktin e tij fisnik.Ajo kishte pirė mjaft ujė, tė cilin e detyruan ta nxirrte, duke e vėnė pėrmbys mbi gju.Mbas pak erdhi nė vehte dhe tregoi se ishte mpleksur keq nė disa rrėngjishte, ku nuk mundi tė ēlirohej dhe e humbi toruan.Kush ishte qė e ndihmoj ta gjenin ?- Pyeti kureshtare. I treguan se u hodh dhe e shpėtoi i Huaj. Ajo e falenderoi duke i shtėrnguar dorėn.Qė nga ajo ditė shoqėrija e tyre mori drejtim tjetėr. Besa shlyhet me besė. Ndaj ata i shikoje mė shpesh tė shoqėruar.Ditėt kalonin dhe i huaj ndiente se tė gjithė e preferonin dhe e besonin.Mbrekullija e lumturisė sė njė njeriu ėshtė atėherė kur zemra e shokut rreh si e tij.
    Vajza e donte pranė tė huajin,ndaj e merrte gjatė shetitjeve, mbrėmjeve verore nėpėr pyll. Koha ishte e ngrohtė dhe hėna ishte e plotė.
    Thonė se hėna e sapo dalė u bė ziliqare pėr bukurin e vajzės, ndaj i ēoi njė gjarrpėr mbi njė degė peme, nė fund tė sė cilės vajza shkoi tė kėpusė njė lule shum tė bukur, e cila kishte mbirė e kundėrmonte aromė tė freskėt.I Huaj qė nuk ja ndante sytė, pa pritur e pa gjarrpėrin nė degė dhe me njė hedhje tė shpejtė e rrėmbeu vajzėn me tė majtėn dhe me dorėn e djathtė ja mbėrtheu kokėn gjarpėrit nė degė tė pemės, me thikėn qė mbante nė brez.Vajza u hutua pėr njė ēast dhe shtangu me lulen nė dorė, po kur e pa skenėn, atėherė ashtu siē ishte nė krahėt e tij ,me gjith shpirt e puthi tė Huajin, si nuk kishte puthur kurrė nė jetėn e saj.
    Thonė disa tė tjerė se hėna e bėri si kurth, pėr t’u puthur ata tė dy! Qė ishin tė pėrvėluar pėr atė puthje mjaltė, nga buzė, qė vetėm flladi i ėmbėl flinte mbi to!
    Ashtu si flladi i ėmbėl flė mbi buzė tė pa fajshme, vazhdon pėrralla e gurgullon, si ujėt e burimit nė gushtė. Na ishte njėherė …! Njė herė e njė kohė…! Kur bota ishte e lirė. Vėrtet e lirė dhe e lumtur…. Na ishte…
    Tė lumtur, tė qeshur, tė gėzuar e tė kapur dorė pėr dore shkuan tė dy tė rinjtė nė pallat. Aty Diella u tregoi prindėve si ndodhi duke ju thėnė se akoma atje ndodhej thika, ku ėshtė mbėrthyer koka e gjarrpėrit.Aty “I Huaj” deklaroi se ishte gati tė bėnte mė shumė se sa kaq. Ishte gati tė sakrifikonte edhe jetėn e tij pėr Diellėn e bukur dhe tė dashur, sepse tanimė zėmra e tij i pėrkiste asaj.
    - Marr guximin Madhėri tė kėrkoj dorėn e bijės suaj, sepse njė fuqi tjetėr qė unė nuk e di, i afroi zemrat tona!
    Mbreti pėrsėri e dėgjoi tė huajin me durim e pėrsėri i tha :
    - Miku im mė i mir ėshtė ai qė mė kėrkon dorėn e vajzės!Tė respektoj edhe unė pėr ēiltėrsinė. Nesėr do tė kthej pėrgjigje.
    Kėto tha mbreti dhe pėr gjithė natėn i la tė rinjtė nė ankthin e pritjes. Lumi qė shkonte poshtė kėmbėve tė tyre fjeti, ata nuk fjetėn atė natė.E kush nuk u jep tė drejtė? Ah sikur tė ishin tė gjithė tė lumtur, sa ata!
    - “Mendohu njė natė dhe vepro tė nesėrmen”- thotė njė fjal e urtė. Kėtė e dinte shum mirė dhe e zbatonte me fanatizėm mbreti, pėr rastet kur ishin shum tė rėndėsishme pėr jetėn.Ditėn e nesėrme u mblodh oborri mbretėror dhe tė rinjtė erdhėn gjith ankth. Sapo kishte ikur vesa nga trėndafilat. Kjo sipas tė parėvet, ishte koha mė e mirė kur dikush duhej tė fillonte diskutimin e diēkaje serioze ose tė merrje vendime serioze.
    Tė dy tė rinjtė erdhėn pothuajse nė tė njėjtėn kohė pėrpara fronit mbretėror! Kuriozė e tė pa fajshėm.Atė ditė shkėlqenin jo vetėm fytyrat e tyre por gjithė pallati.
    - Babai im i dashur : Pėveē mirėnjohjes dhe dashurisė qė ka pėr prindėrit kjo zemra ime, mė thotė se asgjė nuk do vendosė qė tė plagosė zemrėn e prindit qė e kam pasur dhe e kam tė shėnjtė.
    Mbreti ngriti pak dorėn, pėr tė treguar se donte tė fliste ai. Sytė e tė gjithėve u pėrqėndruan tek ai. Kapi dorėn e mbretėreshės dhe e mori midis duarve tė tija. Pastaj me njė zė tė qartė, qė ta dėgjonin tė gjithė i tha sė bijės kėto fjalė:
    - Bija ime ! Ēdo gjė nė jetė e ka njė kuptim. E kam pėr detyrė, tė mos mbyll sytė pa j’u dhėnė njė sqarim, qė pėr ju fėmijėt e mij, ėshtė njė mėsim. Edhe ēdo veprim qė bėjmė, e ka njė arsye dhe njė kuptim!Emrat qė j’u kam vėnė, nuk janė rastėsi dhe tė pa kuptimtė! Mendohuni dhe do ta zgjidhni.Janė ndienjat mė njerėzore qė kanė mbretėruar dhe do tė jetojnė sa tė jetė bota. Pa to, i gjithė fisi i jonė do tė ishte i pa vlerė dhe nuk do jetonte dhe mbretėronte si deri mė sotė.Ne si prindėr njė ditė e prisnim kėtė ndryshim.Tė tre emrat janė domethėnės dhe secili ka cilėsitė e veta. Emri qė ti mban, shpreh shum gjėra. Dielli dhe drita e tij ėshtė fillimi i jetės qė jetojmė. Pa dritė nuk ka jetė. Drita ėshtė ajo qė i jep jetė gjithēkaje mbi tokė.Drita ndriēon mėndjet dhe zėmrat e ēdo njeriu.Njerzit betohen ” Pėr dritėn e syve “. Tė dua si sytė ndaj dėgjomė njė fjalė.Tre gjėra duhet ti mbrosh e ti respektosh nė jetė ; Prindėrit …, Vėndin …, Gjuhėn .Sepse vetėm me anė tė gjuhės sė nėnės, njerzit komunikojnė, shprehin dėshirat dhe ndjenjat e tyre pėr cilindo! Shprehin mėrzitjen dhe gėzimin! Shprehin urrejtjen dhe dashurinė! Dua qė, kudo qė tė jeni dhe sado qė tė jetoni, asnjėherė tė mos humbisni cilėsitė, qė ju pėrkasin. Janė cilėsi qė tė falin miq, ashtu si miqėsia me mbretėrinė e Qiellit.Nuk jam kundėr dėshirės dhe dashurisė sė zėmrės tėnde, po qe se ajo ėshtė e vendosur.Drita e qiellit dhe e tokės ndriēoftė zėmrat dhe mėndjet tuaja.
    Kaqė tha mbreti dhe i dha tė drejtėn tė Huajit, pėr tė shprehur mendimin e tij.
    - Jam i lumtur qė fati mė pruri kėtu. Kujtoja se isha mė fatkeqi, por ėshtė e kundėrta. Do ti pakėsoja vlerėn po tė shtoja mė tepėr nga ē’tha bija juaj.
    Mbreti dha porositė tė bėheshin gati pėr dasmėn.Ishte dasma e parė qė bėnte mbreti.
    Ceremonija e dasmės ishte mjaft e madhe. Thonė se morėn pjesė Dielli, Hėna dhe Toka bashkė. Thonė se nėntė ditė resht, vinin krushqė e dasmorė, nga tė gjitha anėt e botės. Thonė, se vetėm ditėn kur Diella doli nuse, u pi aq verė, sa mund tė mbushje tre puse nga dymbėdhjet pashė tė thellė. Pėr shtatė ditė tė tjera mbas dasmės, nuk pushoi muzika!
    Oh! Tė mos harrojmė mė tė bukurėn. Ē’ka hequr i huaj, kur u bė dhėndėrr. As nė ėndėrr nuk e kishte parė, e nuk e dinte, se do rrihej, siē u rrah. Kur do hynte nė odėn e nuses, dasmorėt ishin rreshtuar nė dy rreshta, tė gjatė sa balli i njė ushtrie nė fushėn e luftės dhe ai duhej tė kalonte nė mes tė tyre. I shkreti ai, nga tė mbrohej mė parė. Secili nga dasmorėt duhej ta qėllonte patjetėr njėherė me pėllėmbė. Kėshtu e kėrkonte zakoni.Lėre pastaj disa tė dehur qė ja kėpusnin me shkelma bythėve!I shkreti ai, kur hyri tek nusja! Nuk dinte ēfar tė mbante mė pėrpara me dorė! Hyri me vrap dhe e mbylli shpejt derėn pas tij. Por ! Ah ! Kur hyri brėnda dhe pa Diellėn tė veshur me fustanin e nusėrisė! I harroi tė gjitha shkelmet e pėllėmbat! Ju dukė se, ishte futur nė portėn e parajsės sė imagjinuar e treguar!Ajo, vėrtet ja kishte vjedhur dritėn diellit, qė ishte futur brėnda.
    Ai sikur hyri nė njė kopėsht trėndafilash. Diella e veshur me fustan tė bardhė, qėndronte nė kėmbė, nė mes tė odės se stolisur me perde nė ngjyrėn e qiellit. Pranė saj ishte njė shtrat i stolisur me lloj-lloj lulesh, e qė kundėrmonte aromė tė kėndėshme. Ajo akoma e mbante fytyrėn tė mbuluar , sipas zakonit dhe priste atė qė do ta shtrinte nė shtratin e nusėrisė, t’ja hiqte mbulesėn nga fytyra . I Huaj, ja ngriti duvakun ngadalė, duke shijuar gjithė bukurinė e asaj fytyre njomzake, qė e kalonte vlerėn e xhevaireve, vėthėve dhe gjerdanit me gurė tė ēmuar qė zbukuronte qafėn e saj. Nė buzėt e saj kishte ēelur trėndafili mė i bukur i botės. Ai nuk priti mė, por e mori kokėn e Diellės midis duarėve dhe e puthi. Disa thonė se ngriu ajo puthje nė buzėt e tyre ! Disa thonė se ishte e njėmijta herė qė e puthte atė natė ! Por e vėrteta ėshtė se, ata u gdhinė zgjuar duke u puthur dhe ajo ishte nata mė e lumtur e tyre.
    Kjo ėshtė njė histori shum e bukur mė vehte, po sotė nuk qėndrojmė atje. Do shohim e do ecim mė shpejt se koha, mė shpejt se vitet, mė shpejt se drita.
    Vitet kalonin dhe ndryshime erdhėn edhe nė jetėn e djemve tė mbretit. Ata u martuan e bėnė nga njė vatėr fėmijė sejcili. Mreti nuk la asnjėrin nga fėmijėt me kokė mėnjanė. Tė treve u dha atė pjesė tė mbretėrisė qė u takonte. U ndėrtoj nga njė pallat mė vehte dhe u tha qė secili tė shikonte pronat e tij, ti shtonte e ti begatonte mė shumė. Tė mos kishin pakėnaqėsira me njėri-tjetėrin e tė mos grindeshin kurrė. Tė kishin kujdes e tė mos dėgjonin ndonjė tjetėr, shok, mik, apo tė huaj, cilindo qoftė, tė mos e lejonin tė fuste zilinė ndėrmjet tyre! Sepse zilija dhe ambicja e keqe pillnin grindjen, sherrin, pėrēarjen, mėrinė, e plotė tė kėqija tė tjera si kėto. Kjo botė ka vėnd pėr tė gjithė njerzit me zemėr, por kurrė nuk ka vėnd, e nuk nxė, xhelozinė, e mėrinė e sėmurė !

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Colomba
    Anėtarėsuar
    06-04-2009
    Vendndodhja
    IT
    Postime
    659
    Faleminderit xfiles dhe 2043 per sugjerimet!
    Nje falenderim special per Mario dhe Cold Fusion ,per perrallat e mrekullueshme qe keni sjell!

  17. #17

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Lordlover
    Anėtarėsuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Münster Germany
    Postime
    168
    Citim Postuar mė parė nga 2043 Lexo Postimin
    Ne fakt folklori shqiptar eshte teper i perzier ashtu si edhe te tjeret me folklorin e vendeve fqinj, e sidomos ne Ballkan ku ka shume popullsi te ndryshme ne nje siperfaqe relativisht te vogel, kjo eshte nje perzierje e pazgjidhshme.
    Te njejtat gojdhena apo peralla, ekzistojne ne serbet, boshnjaket, shqiptaret, greket, malazeste, bullgaret maqedonet etj. Vetem se personazhet kane emra te ndryshem.

    Dhe secili komb i mbron keto gojdhena apo peralla si te vetat.
    Zakonisht keto dallohen vetem nga elemente teper te vecante te gjuhes, por gjithsesi nder vite ka humbur origjina e tyre.
    Pershendetje dr.2043!
    Njė nder llojet e krijimtarisė gojore ėshtė edhe pėrralla.
    Krijimtaria jonė gojore asnjehere nuk ka qene e izoluar nga ajo e popujve fqinjė, ka pika te shumta takimi mes tyre, pajtohem me ty, por ka edhe elemente te shumtė origjinal dhe autokton.
    Takimet dhe ngjashmėritė shfaqen ne tema e motive, nė pėrshkrimin e pamjeve, nė karakteret e personazheve, nė bukuritė e personazheve, nė veprimet e qenive mitologjike dhe nė raportet e tyre me njerzit etj.
    Problemet qė ngrihen rreth origjinalitetit dhe atuktonisė se folklorit tonė, tė lidhjeve tė tij me atė tė popujve fqinjė, mund tė zgjidhen drejt vetėm pėrmes studimeve krahasuese, duke studiuar thellė epiken gojore shqiptare, si njėren nder epikat mė tė lashta cilėsore e vėllimore tė gadishullit Ballaknik. Deri tash keto studime kanė munguar.

  19. #19
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anėtarėsuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetė se di.... :)
    Postime
    808

    Tregime Te Mocme Shqiptare: Perralla e Shqipes

    Nji djalosh kishte dalė pėr gjah ne malet e Shqipnisė. Nji shqipe fluturoi sipėr tij, dhe u ndal nė majė tė nji shkrepi. Shqipja ishte jashtėzakonisht e madhe dhe mbante nė ēapojt nji gjarpėn. Mbas pakė shqipja fluturoi prej shkrepit ku kishte ēerdhen. Djaloshi u ngjit atėherė nė majė te shkrepit, dhe gjeti nė ēerdhe zogun e shqipes qe po luente me gjarpėnin e mbytun. Por gjarpėni nuk ishte vėrtetė i mbytun. Befas ai lėvizi, ngrejti kryet, nxori thimthin dhe bani me pickue zogun. N'atė ēas djaloshi nxori harkun, dhe vrau me shigjetė gjarpėnin. Mandej ai mori zogun e shqipes dhe u nis kah shpia e vet. Befas ai ndigjoi mbi krye zhurmėn e krahėvet te shqipes.

    "Pse ma grabite foshnjen?" thirri shqipja.Eagle

    "Foshnja asht imja, sepse unė e shpėtova nga gjarpėni qė ti nuk kishe mbyte" pėrgjegji djaloshi.

    "Jepmė foshnjen time, dhe unė tė jap si shpėrblim mprehtėsinė e syvet tė mi dhe fuqinė e krahėvet tė mi. Ti do tė jeshė i pamposhtun dhe do tė quhesh me emnin tim!"

    I riu i dha shqipes zogun e vet. Kur u rrit zogu, ai i sillej mbi krye djaloshit, qė tash ishte ba burr. Me harkun e vet ai mbyti shumė bishė tė pyllit, dhe me shpatėn e vet preu shumė anmiq tė vendit. Ndėr tė gjitha kėto vepra shqipja i printe dhe e drejtonte.

    I ēuditun nga kėto punė, populli e zgjodhi mbret gjuetarin trim. Ai e quejti Shqiptar, qė do me thanė "Bir i Shqipes", dhe mbretnia e tij mori emnin Shqipni, qė do me thanė "Vendi i Shqipevet."
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Shqiptari qė derdhė gjak shqiptari nuk meriton tė quhet shqiptarė

  20. #20

    perralle shqiptare

    NJĖQIND GĖNJESHTRA PA NJĖ TĖ VĖRTETĖ
    (Pėrrallė shqiptare)


    Na ishte seē na ishte. Ishte njė herė njė baba me tre fėmijė qė s’kishte gjė tjetėr veē shpirtit dhe njė kasolle tė shkatėrruar, njė kalė, njė shalė dhe njė fre. Kur i erdhi ēasti i vdekjes, thirri tė tre bijtė e u tha:
    -Unė jam duke vdekur dhe gjė e mall s’po u lė; por jetoni me nder, mos e lėshoni njėri tjetrin dhe, si mbas moshės qė keni, kalin ta marrė mė i madhi, i dyti tė marrė shalėn e i treti frerin.
    Plaku dha shpirt. Mbas pak kohe vėllai i madh u tha:
    -Po dal me kalin qė mė ra nė pjesė tė fitoj, mbase ia gjej edhe shalėn edhe frerin.
    Del dhe piqet me njė tregtar tė madh:
    -Puna e mbarė!
    -Mbarė e paē! Ē’e mirė tė solli nga kėto anė? – e pyeti tregtari.
    -Doja t’i gjeja kalit shalė dhe frerė – pėrgjigjet ai.
    -Ti jap unė – i thotė tregtari – shalė e fre, nė qoftė se di tė mė rrėfesh njėqind gėnjeshtra pa njė tė vėrtetė; pėrndryshe kali qė ke bėhet imi.
    -Mirė, e thėnė e bėrė – thotė vėllai i madh.
    Fillon tė rrėfejė njėqind tė gėnjeshtėrta pa njė tė vėrtetė; por s’mundi tė rrėfente mė shumė se tridhjetė dhe kėshtu qė e humbi kalin.
    Mbas pak kohe i shkon mendja vėllait tė dytė tė dalė me shalėn pėr tė fituar, qė t’i gjejė kalin dhe frerin. Takon tregtarin me tė cilin ishte ndeshur i vėllai.
    -Puna e mbarė!
    -Mbarė e paē!
    -Kam ardhė - i thotė vėllai i dytė - tė fitoj; ndoshta i blej edhe kalin edhe frerin.
    -Kalin dhe frerin t’i jap unė – ia kthen tregtari – nė qoftė se je i zoti tė mė tregosh njėqind tė gėnjeshtėrta pa njė tė vėrtetė; pėrndryshe shala bėhet imja.
    -Mirė – i thotė vėllai i dytė.
    Fillon tė tregojė njėqind tė gėnjeshtėrta pa njė tė vėrtetė; por s’mundi tė tregonte mė shumė se pesėdhjetė dhe kėshtu qė e humbi shalėn dhe u kthye nė shtėpi duarthatė.
    Vėllai mė i vogėl ishte qeros, por shumė i zoti. Njė ditė prej ditėsh merr frerin dhe del pėr tė fituar pėr tė gjetur kalė e shalė.
    Piqet nė rrugė me tregtarin e madh, qė ua kishte punuar tė vėllezėrve.
    -Puna e mbarė!
    -Mbarė e paē!
    -Kam dėgjuar – i thotė qerosi – se ti fiton me gėnjeshtra dhe ti mė merr frerin, unė tė marr kalė e shalė.
    -S’ka mė mirė – ia kthen tregtari – por nisja, nė qe se mė nxjerr njėqind tė gėnjeshtėrta pa njė tė vėrtetė.
    “U ēova njė ditė, filloi qerosi, e s’ish ditė, kishte bletė e s’kishte, i numėrova e s’i numėrova, i numėrova e s’i numėrova e s’mund t’i numėroja; hyra dhe numėrova mizat e bletės e mė doli njė mė pak. U mėrzita edhe mė fort pse kishte humbė njė mizė blete, e mora njė gjėlpėrė dhe njė bėrthamė e shkova nė breg tė detit. Kur mbėrrita nė breg tė detit, kqyra mos e shihja kund mizėn e nuk e pashė; ngula atėherė gjilpėrėn nė tokė e hypa majė gjilpėrės e pashė pėrtej detit tė zi njė bujk qė po e lėronte tokėn me njė buall e me njė mizė blete. E njoha se ishte miza ime; por s’kisha si ta kaloja detin. Mbolla atėherė farėn e kungullit e u ula e fjeta.
    Sa fjeta unė, fara kishte mbirė e kishte lėshuar njė degėzė tė hollė e tė gjatė mbi shpinėn e detit deri nė bregun pėrtej. U ēova prej gjumit e nėpėr degėz kalova detin e shkova te ai qė po punonte tokėn.
    -Puna e mbarė!
    -Mbarė e paē!
    -Po si ma ke marrė mizėn e bletės e punon me tė? – i thashė. Be e rrufe ai, se “s’ta kam marrė, por ka ardhė vetė”.
    -Mirė, - i thashė – nuk po prishemi pėr kaq gjė; por mė laj dėmin qė mė ke bėrė!
    -Po ta laj, - m’u pėrgjigj –por prit sa tė mbjell farėn e tė piqet kjo qė mbolla, e ta korr, ta shij e ta hedh ndėr thasė.
    Sa e mbolli edhe atė qė i pat mbetur, mbiu ē’ka hodhi, u rrit, u poq, e korri, e shiu e m’i mbushi thasėt.
    -Ja, -tha, -grurin pėr dėmin dhe miza jote.
    Ngarkova grurin nė tė dy anėt e mizės, hypa nė mes tė barrėve, u fala me bujkun e u nisa tė kthehem. Kur mbėrrita nė mes tė detit pashė se po rėndonte njėra anė e barrės, u ula nė det, e numėrova grurin kokėrr pėr kokėrr e mė del njė mė tepėr. Mora spatėn e e ēava mė dysh, i bėra barrėt baraz e u nisa pėr shtėpi. Kur hyra nė oborr, mora vesh se mė kishte lindur babai. Lumi kush po shkon, e lum kė po gjej. U gėzova fort e mendova t’i bėja djepin babait. Mora dyqind spatarė e i vura tė presin nė njė pyll: por s’dolėn dėrrasat pėr djepin; mora njė ashkėl, qė kishte mbetur nė teh tė spatės e doli e tepėroi edhe pėr njė stol tė vogėl. Duhej tė punoheshin edhe shpėrgėjt. Thirra dyqind qethtarė e i vura tė qethnin dymijė dhėn, por s’doli leshi. Kishte mbetė njė qime e vetme nė teh tė gėrshėrėve e me tė mbarova shpėrgėjt edhe njė brez.
    Njė ditė mė erdhi mendimi tė dal pėr gjah. Kishim tri pushkė: dy tė thyera e njė pa ēark, e tre zagarė: dy tė ngordhur e njė pa shpirt. Mora pushkėn e paēark e zagarin e pashpirt e kėrkova nė mal e ndesha nė tre lepuj: dy tė ngordhur e njė pa kurrėfarė jete. Me tė parėn herė qė shtiva, vrava lepurin e pajetė e e vura nė krahė. Duke ecė rrugės gjeta tri shtėpi: dy tė rrėnuara e njėra kishte rėnė brėnda; hyra nė atė qė kishte rėnė brėnda e gjeta tri plaka: dy qorre e njė pa sy. Pyeta plakėn e pasy nėse shihte kund ndonjė enė e ajo mė dėftoi tre enė: dy tė thyera e njė pa bythė. Mora enėn pa bythė e zjeva lepurin e pajetė; mishi mė rrodhi, lėngun ma mbajti e hėngra vetė e hėngrėn tri plakat.............................
    -Mjaft, mjaft! –tha tregtari, -se i ke kaluar njėqind gėnjeshtra pa njė tė vėrtetė. Ja kalin, shalėn, shtėpinė time e mallin tim e i gėzofsh me gjithė vėllezėr.
    Vajti qerosi, mori edhe dy vėllezėrit e jetoi si mė i miri zotėri.
    Pėrralla nė Lesh, shėndeti prej nesh.

    Pėrshtati: Hiqmet Meēaj

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •