Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 42
  1. #21

    Plakat e Marsit

    Gjithmonė, nė fund tė marsit, gati 3 ditėt e fundit bėn shumė ftohtė. Tė vjetrit thonė se kėto ditė janė ditėt e plakave.
    Gojėdhana e ditėve tė ftohta tė marsit ka disa versione. Kėtu u mundova tė mbledh disa prej tyre:

    1.
    Vjen marsi. Ngrohet koha. Njė plakė merr bagėtinė pėr ta kullotur nė mal. E kėnaqur nga koha e ngrohtė, plaka thotė: "Dimėr, ma more tė keqen, ta hodha dhe kėtė vit." Dimri e dėgjoi dhe dėrgon borė dhe tufan, dhe e ngrin plakėn nė majė tė malit.

    2.
    Plakat e marsit janė shtatė. Shtatė plaka morėn leshin e bagėtisė dhe dolėn nė njė lėndinė pėr ta tjerrė (ftilluar). Duke bėrė muhabet me njėra-tjetrėn, njėra nga plakat i ngriti kėngė muajit Mars duke i thėnė se tani dimrit ia hodhi dhe ai (Marsi) i merrte tė keqen. Kėngėn e kėnduan tė gjitha plakat me rradhė. Marsi i dėgjoi dhe i ngriu tė shtata.

    Thonė se plakat janė ngurtėsuar, dhe cdo vit nė muajin mars bie shumė shi shtatė ditė me rradhė, dhe nė male bie borė.

    3.
    Nga veriu thonė se mullizeza (lloj shpendi) celi zogjtė qė nė mars. E lumtur nga koha e ngrohtė, edhe ajo filloi ta shante marsin:

    Mullizeza zogjt i ēeli,
    na marsh tė keqen Mars kaēeli...

    Edhe kėtė muaji Mars e ngriu me gjithė zogj nė fole. Numri i mullizezės mė zogjtė e saj ėshtė shtatė, qė korrespondon me numrin e plakave. Kjo tregon pėr njė binjakėzim tė gojėdhanes. Po ashtu edhe plakat edhe mullizeza ishin nė tė zeza. Plakat me roba tė zeza ndėrsa mullizeza me pupla tė zeza.

    4.
    Kur plakat i thanė marsit, "na marrsh tė keqen", marsi u zemerua aq shumė sa tha "shkurt(apo prill?) o im vėlla, mė jep dy dite hua, t'i thaj plakat me gjith ē'kanė... "

  2. #22

    Ymer Agė Ulqini

    YMER AGĖ Ulqini ishte djalė nė lule tė moshės. Tė sotmen u martua tė nesėrmen i erdhi kartė nga mbreti: "Ti Ymer Agė Ulqini tė nisesh e tė shkosh nė luftė se po na sulmon armiku ... "Kjo kartė ishte e zezė, e hidhur se ndante trimin nga vasha. Po Ymer Aga ishte ushtar nuk e bėntė fjalėn dysh. U ngrit, shaloi balashin, ngjeshi armėt, shkoi u la shėndenė miqve, shokėve, nėnės e atit, pastaj vajti e ia tha vashės: Moj vasha ime, mua mė dėrgon mbreti fjalė tė shkoj nė luftė e duhet tė nisem.

    - Merrmė dhe mua me ty Ymer Agė -, i thotė vasha.
    - Jo vashė nuk tė marr dot, se atje i thonė luftė e lufta ėshtė pėr burrat. Unė dua tė mė japėsh besėn se nuk do tė martohesh e do mė presėsh derisa tė kthehem.
    Mė thuaj sa do tė mė presėsh ti mua moj vasha ime ?
    - Do tė tė pres nėntė ditė
    - Nėntė ditė janė pak moj vashė, udha ime ėshtė e gjatė dhe lufta ėshtė e gjatė, se kjo luftė bėhet nė dhe tė largėt. Nė mė do siē tė dua tė mė presėsh nėntė vjet e nėntė ditė. Si tė shkojnė tė nėntė vjetėt e tė nėntė ditėt e unė tė mos kthehem ti vashė martohu e trashėgohu se kėshtu qėnka thėnė, atėherė unė s'do tė jem gjallė.
    Vasha psherėtiu
    - Mirė Ymer Agė do tė tė pres nėtė vjet e nėntė ditė.
    Kėshtu e lidhėn fjalėn ata tė dy. Ai tė shkojė nė luftė, ajo tė presė nėntė vjet e nėntė ditė. Ymer Aga i la shėndenė vashės, i hipi balashit e shkoi me zemėr tė ngrohtė nė luftė. Kali ikte e linte prapa njė re pluhuri qė ngrihej nė udhė. Kalorėsi nxitonte tė arrinte sa mė shpejt nė luftė. Trim ishte Ymer Agė Ulqini por armiku ishte i madh e i shumtė. Qė nė pėrpjekjen e parė tė tij iu turrėn mizėri kalorėsish
    tė veshur me hekur. E qarkuan dhe e qėlluan me shpatė, Ymer Aga luftoi si burrė, shtriu pėrdhe shumė burra, plagosi shumė tė tjerė po nė luftė e sipėr i vranė balashin. Sa ia vranė balashin Ymer Aga luftoi nė kėmbė gjersa iu thye shpata. E zunė rob e hodhėn nė burg brenda nė kėshtjellė. Qarkuan nga tė katėr anėt me gurė mure tė lartė dhe e mbajtėn derė pėr nder se kishte qėnė trim dhe trimi nderohet kudo. Aty nė dhe tė huaj nė burg shkojnė ditėt e bėhen javė, shkojnė javėt e bėhen muaj, shkojnė muajt e bėhen vjetė. Njė dy, tre, mė shumė...
    Mirėpo Ymer Agė Ulqini e ka zemrėn tė ngrohtė sepse vasha i ka dhėnė fjalėn ta presė nė shtėpi nėntė vjet e nėntė ditė. Ai ha bukė, pi verė, qesh, ju jep zemėr shokėve i bie ciftelisė. Dėgjon bija e mbretit tė huaj e ēuditet.
    C'ėshtė ky njeri - thotė - qė s'tutet se ėshtė burg brenda nė burgun e kėshtjellės.
    - Eshtė Ymer Agė Ulqini - i thonė.
    - Tė fortė e paska zemrėn.
    - Tė fortė e tė ngrohtė se ėshtė shqiptar, me fjalėn e tij e me kėngėn e tij i forcon e i ngroh edhe tė tjerėt, shokėt. Po nė tė vėrtetė Ymer Aga e ka zemrėn tė ngrohtė e syrin zjarr. Pret qė mbreti i tij tė dėrgojė shpėrlblesė, ose shkėmbesė qė ta lirojė. "Domosdo" - thotė Ymer Aga - "mbreti do tė dėrgojė tė mė lirojė se unė kam luftuar kaq vjet pėr tė. Ia kam dėgjuar gjithnjė fjalėn, ku mė ka dėrguar kam vajtur, ku ka dashur kam luftuar..."
    Po Ymer Aga nuk di se mbretėrit i harrojnė njerėzit qė u kanė bėrė shėrbime. Edhe mbreti i tij e ka harruar fare. Atij si bėhet vonė se ka e s'ka Ymer Aga nė kėtė botė. Se Ymer Agėn e pret vasha nė shtėpi, se Ymer Aga kalbet nė burg. Mbreti bėn kokrrėn e qejfit nė sarajet mėdha buzė detit, ha e pi e ndėrron gratė, dėrgon tė tjerė nė luftė qė tė vriten e tė bien rob. Hajde, hajde na shkojnė tė nėntė vjetėt. Afrohet dita e zezė. Pas nėntė ditėsh do tė martohet vasha e Ymer Agės, siē e kishin lidhur fjalėn bashkė. Atėherė Ymer Agės i ftohet zemra, i shuhet syri, nuk ha mė bukė, nuk pi mė verė, nuk i bie ciftelisė . Cuditen gjithė shokėt e pyesin ēka e pse rri i mekur . Ai nuk pėrgjigjet , qėndron nė heshtje kokėvarur i pikėlluar. E bija e mbretit qė s'ia dėgjon mė kėngėn pyet njerėzit:
    - C'ka Ymer Aga qė s'po i ndihet zėri ?
    Ymer Aga i thonė - ka ditė qė s'po ha e s'po pi, s'po vė gjumė nė sy e s'po i bie ciftelisė.
    - Ma thėrrisni kėtu Ymer Agėn!
    I vete Ymer Aga sė bijės sė mbretit.
    - C'ke ti Ymer agė ? - e pyet e bija e mbretit . Pse s'ha bukė e pse s'pi verė, pse si bie ciftelisė.
    Ymer Aga pėshon e ia kthen:
    - Nuk ha dot e nuk pi dot, moj bijė e mbretit, as ciftelisė nuk i bie dot. Kam parė njė ėndėrr tė keqe.
    - C'ėndėr ke parė Ymer Agė?
    - Kam parė shtėpinė tė nxirė e tė shembur, babanė tė vdekur e tė harruar, nėnėn gjallė por tė verbuar. Edhe kam parė se vasha ime po martohet. Unė veē njė natė kam ndenjur martuar me vashėn time, tė nesėrmen mė erdhi kartė tė nisem pėr luftė. U nisa, luftova e rashė rob. Ne kemi bėrė me besa besė qė vasha tė mė presė nėntė vjet e nėntė ditė. Si tė shkojnė nėntė vjetėt e nėntė ditėt ajo tė martohet e trashėgohet. Tė nėntė vjetėt shkuan, tani po shkojnė dhe tė nėntė vitet. Tė falem moj bijė e mbretit, a nuk i thua babait tė mė lėshojė pėr ca ditė, tė shkoj nė shtėpi sa tė flas me vashėn e pastaj tė khehem prapė nė burg.
    - I them Ymer Agė por im atė, mbreti, kėrkon nėntė qese aspra qė tė lėshojė.
    - E ku ti gjej unė kėto nėntė qese moj bijė e mbretit.
    Unė kam nėntė vjet qė jam rob i zėnė ...
    - C'mė lė ti peng mua o Ymer Agė qė tė tė lė tė shkosh ?
    - Tė le besėn time o bijė e mbretit .
    E bija e mbretit e di se Ymer Aga ėshtė shqiptar dhe se shqiptari vdes dhe nuk e shkel besėn. i Thotė:
    - Ngrihu Ymer Agė, shalo kalė dorinė e pėr tri ditė arri nė Ulqin.
    Shokėt e Ymer Agės fillojnė e qajnė:
    - Mjerė ne Ymer Agė po shkon e na le vetėm!
    Ymer Aga kthehet e u thotė:
    - C'keni o shokė qė po qani? Nė qofsha gjallė do kthehem prapė. Kėtu njė orė e mė parė do presim bashkė si ta kemi tė thėnė. Tė mirėmbetshi.
    - Udhė e mbarė Ymer Agė, dalsh faqebardhė!
    Shalon ai shpejt kalė dorinė, i hip e merr vrapin drejt pėr nė Ulqin. Kali ikėn si shigjetė , lė pas njė
    vrazhdė pluhuri qė ngrihet lart. Mbetėn prapa male e fusha, dalin pėrpara male tė tjera, fusha tė tjera.
    Vrapo dori qė tė arrijmė tė bukurėn pėrpara se tė martohet. Ik e ik e ditė e natė me shkumė tė kuqe nė gojė ... Doriu ėshtė i kėputur, Ymer Aga ėshtė i drobitur. Veshėt i buēasin por tė dy shkojnė e
    shkojnė ... Pėr tri ditė e tri net shkojnė nė vend. E ja tek zbardh Ulqini i bukur shqiptar, buzė detit
    tonė ...

    - Ah, Ulqin, Ulqin tėrė jetėn tė kam pasur nė zemėr. Nėntė vjet tė kam parė natė pėrnatė nė ėndėrr. Nėntė vjet kam dashur qė tė puth dheun. Valėt thyhen njėra pas tjetrės nė breg. Era fryn e fortė. Pėrsipėr fluturojnė pulėbardhat... Ja tek nxin shtėpia e Ymer Agės. Ai shikon si nėpėr gjumė. Jam a s'jam kėtu, i ėshtė tharė gjuha pėr njė pikė ujė. Qėndron nė njė krua qė tė lahet e tė pijė, aty gjen tė ėmėn plakė. Ai e njeh ajo se njeh.
    - Mirė se tė gjej o e mira nėnė!
    - Mirė se vjen o rob i zėnė!
    - Ku mė di ti se jam rob i zėnė?!
    - Nga flokėt e gjata qė tė varen supeve. Nga na vjen ti o rob i zėnė?
    - Vij nga ajo e zeza Spanjė!
    - A mos e ke parė Ymer Agėn tim? A mos ke dėgjuar ndonjė fjalė pėr tė? E kam parė sot e tri javė moj e mira nėnė. Ymer Aga u vra, vetė e lava, vetė e qava e tė shtatėzėn ia ndava. Plaka nis vajin e vajton, Ymer Aga e bėn zemrėn gur e nuk i rrėfen tė vėrtetėn. i thotė:
    - C'jan ata njerėz qė nxijnė tej moj e mira nėnė? C'janė kėta topa qė po bien kodrave?
    - Janė krushqit e atij qenit Veli Pashės qė kanė marrė nusen e po shpien nė shtėpi. Topat qė bien janė topat e dasmės.
    - C'nuse kanė marrė moj e mira nėnė?
    - Nusen e tim biri , tė Ymer Agės ...
    Ymer Aga i bie kalit e u del krushqve pėrpara.
    - Mirė se ju gjej o krushq dasmorė
    - Mirė se vjen , o rob i zėnė. Nga na vjen ti , o rob i zėnė?
    - Nga ajo e zeza Spanjė
    - A mos e ke parė Ymer Agėn apo mos ke dėgjuar ndonjė fjalė pėr tė?
    - Kam tri javė qė e kam parė. Ymer Aga u vra. Vetė e lava e vetė e qava e tė shtazan ia ndava.
    Krushqit gėzohen, qeshin; nusja qan nėn duvak ...
    Ymer Aga hidhet e thotė:
    O krush o dasmorė! Ymer Aga mė ka lėnė njė amanet: t'i them nja dy fjalė kėsaj vashe.
    - Thuj tri e sa tė dush, o rob i zėnė
    Ymer Aga i afrohet koēisė dhe pyet nusen:
    - A e njeh Ymer Agėn, moj vashė?
    - Si ta njoh e mjera unė e mjera nje natė tė fjetur, nėntė vjet pa pjekur .. Ajo e zeza nėnė me pat thėnė se ka njė shenjė nė llėrėn e djathtė, qė ia ka kafshuar kali Ymer Aga pėrvesh llėrėn e djathtė e i tregon shenjėn. Nusja e njeh, gėzohet. I zbret koēisė, hedh mbi krye duvakun e nusėrisė e u thotė krushqeve:
    - udhė e mbarė, o krush bujarė, se unė po marr burrin e parė! Ky ėshtė Ymer Aga im. Burrė e kisha e burrė e kam pėr jetė e mot!
    Ymer Aga e hedh nė vithe tė doriut edhe shkon drejt nė shtėpi. Kthehet pastaj edhe sjell nėnėn.
    Tė nesėrmen i hip prapė doriut edhe merr udhėn e Spanjės. "Ti, dori, tė mė zbardhesh faqen, se i kam dhėnė fjalėn bijės sė mbretit! "Ulqini i bukur shqiptar mbetet persėri prapa. Kali vrapon ditė e natė...
    Po ē'na ndodh andej, nė atė tė zėzė Spanjė? Mbreti se dėgjon e se sheh Ymer Agėn. Pyet e i thonė se Ymer Agėn e ka lėshuar e bija qė tė kthehet nė vendin e vet. Ai thėrret sakaq tė bijėn e i shfyen:
    - ē'u bė Ymer Aga robi ?
    - E lėshova unė o im atė, qė tė takohet me vashėn e tij se do t'ia merrte dikush tjetėr. Mė dha besėn: pėr tri ditė vjen prapė. Sot mbarojnė tė tri ditėt e do tė kthehet. mbreti zemėrohet.
    - Jo tė gėnjeu nuk do tė kthehet!
    Jep urdhėr t'i presin kokėn sė bijės nė krye tė shkallėve.
    Prit o im atė, gjersa tė ngryset, se Ymer Aga do tė kthehet medeomos. Ai se shkel besėn
    - Jo, kush shkon nuk vjen prapė. Ėshtė si zogu i kuvlisė: posa ia hape, iku...
    Do tė kthehet se me ka dhėnė besėn.
    - Besa ėshtė njė fjalė, dhe fjalėn e merr era. Atė e shkelin dhe mretėrit.
    - Mbretėrit e shkelin, Ymer Agė shqiptari nuk e shkel, o im atė... Nė atė ēast dukej tej njė kalorės qė vjen vrapė, duke lėnė mbrapa njė fashė pluhuri. Sa tė mbyllesh e tė hapėsh sytė, kalorėsi hyn nė portė tė kėshtjellės. I zbret kalit tė shkumėzuar dhe i falet sė bijės sė mbretit:
    - Rrofsh e qofsh, moj bij' e mbretit! e mbajta besėn. Unė vajta e u ktheva. Rob isha, rob jam prapė.
    Mbreti e shikon i ēuditur nga kryet e shkallėve e thotė
    - Ymer Ago shqiptar, ti paske qėnė me tė vertetė burrė i besės! Tė lumtė!
    pastaj kthehet e u jep urdhėr rojeve:
    Ymer Agėn ta lironi tė shkojė ku tė dojė. Burrė qėnka e burrė qoftė! Lėshoni dhe tė nėntė shokėt qė ka.

  3. #23

    Besa e Kostandinit

    Gjashtė e gjashtė dymbėdhjetė,
    Doruntina trembėdhjetė !...

    Ish njėherė e njė mot njė nėnė qė i kish dymbėdhjetė bij tė hijshėm. Tė trembėdhjetėn kishte njė bijė tė bukur mbi shoqet tė gjitha, qė ia thoshin Doruntinė.
    Vasha u rrit e u bė pėr tu martuar. Mirėpo nga bujarėt e atij vendi askush nuk e gėzoi. Tė gjithė e dėshironin askush s'guxonte ta zėrė nuse, sepse nuk e ndjente veten tė zotin pėr ta marrė pėr shoqe. Atėherė na vjen njė trim i largėt; i mirė, i hijshėm, i fisėm dhe nis dėrgon shkesė dallėndyshen qė t'a kėrkojė Doruntinėn nuse. E ėma dhe njėmbėdhjetė vėllezėrit e mėdhenj nuk donin t'ia jepnin, sepse trimi ndonėse i mirė e i fisem, ishte nga njė vend shumė i largėt. Vetėm i vogli, Kostandini donte.
    - T'ia japim zonja mėmė - thosh ai - se trimi ėshtė i mirė. Mė ka hyrė nė zemėr.
    - Kostandin biri im, ēfarė po mė thua? - ia kthente e ėma. Aq larg do ma shpiesh Doruntinėn time? Se nė e daca pėr gėzim, pėr gezim nuk do t'a kem; se nė e daca pėr helm, pėr helm nuk do t'a kem.
    - Tė jap besėn zonja mėmė, se kur t'a duash ti Doruntinėn, qoftė pėr gaz, qoftė pėr helm, vete unė e t'a sjell!.
    Mėma dhe njėmbėdhjetė vėllezėrit u bindėn: e vluan dhe e martuan Doruntinėn me trimin e largėt. Bėnė dasmė nėntė ditė. Tė dhjetėn trimi mori nusen e shkoi tek dheu i tij. Mėma e vasha qanė me lot kur u ndanė ...
    Shumė luftra u luftuan atė mot te dheu ynė, se kish ardhur i huaji t'a shkelte e t'a pushtonte. Tė dymbėdhjetė vėllezėrit dolėn tė luftojnė pėr vendin e tyre dhe u vranė njė pas njė tė gjithė.
    Kur u vra djali i parė, mėma psherėtiu e tha:
    - Biri im unė nuk kam helm e nuk do tė tė qaj, sepse ti re pėr dheun tėnd e mė mbetėn dhe njėmbėdhjetė bij tė tjerė pėr luftė.
    Kur iu vrane gjashtė, qė tė gjashtė trima e tė dashur, ajo derdhi vetėm nga njė lot pėr secilin e bėri vetėm nga njė vajtim.
    Po kur nisen t'i vriten dhe tė tjerėt, mėmės iu keput zemra dhe lėshoi njė psherėtimė tė madhe sa uturoi tėrė vendi:
    - Mjere unė, c'helm i madh tė mos kem Doruntinėn pranė ne kėtė zi qė me mbuloi shtėpinė!.
    Kur u vra djali i fundit, Kostandini, mėma shkuli leshrat e bardha e thirri:
    - Bobo, c'vdekje, e nėmosura vdekje! Ti mė more dymbėdhjetė bij e tani kush e di a s'ma ke marrė edhe bijen time tė vetme, bijėn time tė dėshiruarėn!
    Kur u gdhi e shtuna e te vdekurve, mėma vajti te varret e tė bijve. Dymbėdhjetė djem kish pasur, dymbėdhjetė varre kish tani... Mbi ēdo varr ndezi nga njė qiri e bėri njė vajtim, po mbi varr te Kostandinit ndezi dy qirinj dhe bėri dy vajtime, qau me ngashėrime dhe thirri tre herė:
    - O biri im! O biri im! O biri im!...
    Edhe tri here te tjera:
    - O Kostandin! O Kostandin! O Konstandin!
    Pastaj u shemb perdhe, pushtoi gurin e varrit e u trua:
    - Kostandin, o biri im, ku ėshtė besa qė mė dhe? Besa jote nėn dhe! Kalbet nė varr tė zi!
    Kėshtu tha dhe e lau gurin me lotėt e syve.
    Nė mesnatė Kostandini u ngrit nga varri. Guri i varrit u bė kalė i zi si nata. Edhe dheu i zi u be shalė e zezė si nata. Rrotulla qe mbante gurin u be fre i argjendtė. Trimi i hipi kalit, u perkul pėrpara, uli kryet dhe i ra me shporet. Kaptoi si frymė male e fusha, hodhi lumenj e pėrrenj, la prapa katunde, kodra , pyje...
    Kostandini arriti te shtėpia e motrės kur kish dalė dielli. Ajo ndodhi ditė e kremte. Nė shesh, pėrpara shtėpisė, gjeti tė bijtė e tė motrės, nipėrit e tij, qė loznin e vraponin pas dallėndysheve. I pyeti:
    - Bij te zemrės, ku ėshtė zonja, mema juaj?
    - Kostandin, o zoti lalė, - i thanė ata - mėma jonė po hedh valle nė fshat, atje tek bėhet dasmė.
    Kostandini shkoi shpejt tek vallja e parė, pa njė luzmė vashash te bukura tek kėndonin e vallonin dhe tha me vete : "Tė bukura jeni, moj vasha, por pėr mua nuk jeni, sepse unė s'jam nga kjo botė...". Dhe u afrua tė pyesė:
    - Gezuash, o vasha te bardha! A ėshtė me ju Doruntina, motra ime?
    - Shko pėrpara trim, se do ta gjesh tek kėrcen veshur me petk tė ndritshėm kadifeje.
    Kostandini vajti tek vallja e dytė dhe u mat te pyese pėrsėri, po Doruntina e pa vete dhe i thirri:
    - Kostandin, o im vėlla!
    Dhe iu afrua e pėrqafoi.
    Kostandini i tha:
    - Doruntinė, motra ime! Eja tė shkojmė. Tė do zonja mėmė nė shtėpi!
    - Mė thuaj vėlla, si tė vij? Po tė me doje pėr gaz, tė vete tė marr stolitė me tė mira, po tė me doje (mos qoftė e thėnė) pėr helm, do vete tė vishem me tė zeza.
    - Eja motėr, ashtu si je!.
    E mori ne vithe te kalit. Kali iken si shakullime. Ata kapėrcejne si nė ėndėrr male e fusha, pyje e kodra, lumenj e pėrrenj. Hėna e yjet kanė shtangur lart e shikojne me tė drojtur. Zogjte a malit peshpėrisin:
    - Keni parė, s'keni parė, shkon i vdekuri me tė gjallė! ...
    Gjatė udhės, motra e pyet vėllanė:
    - Kostandin, vėllai im, pėrse shpatullat e gjėra tė janė mbushur me myk?
    - Doruntinė, motra ime, shpatullat mi ka mbuluar tymi i shkluhave nė luftė. Se nė vendin tonė u bėnė luftėra tė mėdha, erdhėn armiq tė na shkelin dhe ne tė gjithė dolėm tė luftojmė.
    - Kostandin, vėllathi im, pėrse flokėt e derdhura i ke gjithė pluhur?
    - Doruntine motra ime, gjatė udhės kishte shumė pluhur dhe mi pluhrosi flokėt.
    -Kostandin vėllathi im, pėrse vėllezėrit e mi tė bukur si drita, s'kanė dalė pėrpara tė na presin?
    - Doruntinė, motra ime, ndoshta janė nė lodėr e s'presin tė vemi sonte.
    - Kostandin vėllathi im, pėrse dritaret e shtėpise janė mbyllur sot krejt?
    - Doruntine motra ime, i kemi mbyllur se fryn erė e fortė e dimrit nga deti.
    Kur arritėn pranė kishes, Kostandini i tha motres:
    - Ti shko pėrpara se unė dua tė hyj tė pėrgjunjem!
    Kostandini shkoi e hyri prapė ne varr te zi. Kali u be prapė gur, shala u be dhe, dhe freri i argjendtė u bė rrotullė. Dhe pėrsėri rreth e qark zotėroi heshtja e vdekjes.
    Ndėrkaq Doruntina ngjiti shkallet dhe trokiti gazmend nė derė.
    - Mėmė hapma derėn!
    - Kush je ti qė trokėllin aty tek dera?
    - Hapma zonja mėmė - Jam jot bijė, Doruntina.
    - Ikė tutje nga ke ardhur o vdekje e shkretė. Ti mi more tė dymbėdhjetė bijtė e tani ke ardhur tė mė marrėsh dhe mua qe tė mos e shoh mė Doruntinėn time!
    - C'po thua ashtu zonja mėmė? Nuk ma njeh zėrin? Besa zonja mėmė, jam unė vete, Doruntina jote.
    - Ngul gishtin tek vrima e kycit qė tė ta shoh e tė t'a njoh.
    Doruntina nguli gishtin e vogėl tek vrima e kycit - atė gisht tė hollė e tė bardhė. Mėma ia njohu sakaq e i hapi derėn.
    - Kush te solli kėtu, o zemra ime?
    - Mė solli Kostandini, im vėlla.
    - Cili Kostandin, moj bije? Kostandini im ka vdekur bashkė me vėllezėrit e tjerė. U vranė nė luftė...
    Dhe si rinin tė dyja,
    njėra tek praku e tjetra nė derė,
    plasėn si qelqi me verė...

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e urtesia
    Anėtarėsuar
    22-08-2006
    Vendndodhja
    Ne Dardani -Iliride
    Postime
    431
    B E S A
    kuptimi i kesaj kenge eshte nje deshmi qe institucioni bese qenka shtylle me ligjet e perendise.
    pra premtimi i dhene - BESA e dhene e Konstantinit e beri qe Ai te ngrihet nga varri per te kryer premtimin e dhene.
    Ligjt e pashkruara kane funkcionuar me shume dhe me mire se ligjet e shkruara sot.
    jemi brenda kohes, por njerez te cuditshem, megjithate secili per vete.

    Fjal e bukur qe perdor Shqiperia per nje te vdekur:
    ISHALLA KA MERITUAR DHEUN
    dmth. ishalla ka qene i nderuar, i respektuar qe njerezia ne diten e varrimit te perkulen para kufomes se tij duke mare nga nje grusht dhe secili me dore te vete, pra ishalla i miri ka merituar dheun qe te perkulemi dhe t'i leshojme nje grusht nga berthama e formes se pare te krijimit.
    urtėsia

  5. #25
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anėtarėsuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360
    ....pash besen a din dikush me na tregu ndonje prralle me nastradinin,

  6. #26
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anėtarėsuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetė se di.... :)
    Postime
    808
    Ish kanė Nastradini njėherė dhe i kishte borxh Filan Fistekut. Nastradini kishte ndėrmend t'ia kthente borxhin atij por aty pėr aty ishte nxanė ngushtė kur ky Filani kishte ardhur me ia kėrkuar borxhin. Posa e shef Nastradini qė nga lartėsia Filanin ky me nja pa dy hyp nė trejt e kulmit. Kur Filani fillon me thirr Nastradinin qė nga porta:
    "O Nastradin oooo, a je n'shpi ore?" ky i pėrgjigjet Filanit:
    "O kėtej jam o Filano"...
    "Kam ardhė me ta marr borxhin" - thotė Filani.
    "Po edhe m'shkoj mendja qė pėr atė punė ke ardhė. Po a ke vakt me pritė deri sa ta pijė kėtė kafe qė jam duke maruar?" -pėrgjigjet Nasstradini.
    "Po ore si jo, kam tanė vaktin e botės me tė prit deri sa ti e maron kafen."
    Dhe kėshtu koha kalon dhe kafja e Nastradinit nuk po piqej, se Nastradini e kishte qit kafen me u pjek n'tra tė shpisė dhe kur Filani e pyet pėrsėri Nastradinin pėr kafen ky i thotė se kafja s'u pjek ende por prit ti se ke krejt vaktin e botės. Dhe kėshtu sa e herė e pyeste Filani pėr kafen, Nastradini i jipte po tė njėjtėn pėrgjegje.
    Dhe thuhet se edhe sot Filani ėshtė duke pritur kafen e Nastradinit, por kafja ende s'ashtė pjekur
    Shqiptari qė derdhė gjak shqiptari nuk meriton tė quhet shqiptarė

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Perrallat e ballkanit jane kaq te perhapura ne te gjitha trevat ballkanike saqe eshte e pamundur ti gjesh se ku e kane origjinen.
    Te njejtat perralla qe une i kam pas ditur se ishin tonat, i kam gjetur ne te gjithe ballkanin pa perjashtim dhe secili mbronte idene se peralla eshte e tyre.
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  8. #28
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anėtarėsuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360
    Citim Postuar mė parė nga yllbardh Lexo Postimin
    Ish kanė Nastradini njėherė dhe i kishte borxh Filan Fistekut. Nastradini kishte ndėrmend t'ia kthente borxhin atij por aty pėr aty ishte nxanė ngushtė kur ky Filani kishte ardhur me ia kėrkuar borxhin. Posa e shef Nastradini qė nga lartėsia Filanin ky me nja pa dy hyp nė trejt e kulmit. Kur Filani fillon me thirr Nastradinin qė nga porta:
    "O Nastradin oooo, a je n'shpi ore?" ky i pėrgjigjet Filanit:
    "O kėtej jam o Filano"...
    "Kam ardhė me ta marr borxhin" - thotė Filani.
    "Po edhe m'shkoj mendja qė pėr atė punė ke ardhė. Po a ke vakt me pritė deri sa ta pijė kėtė kafe qė jam duke maruar?" -pėrgjigjet Nasstradini.
    "Po ore si jo, kam tanė vaktin e botės me tė prit deri sa ti e maron kafen."
    Dhe kėshtu koha kalon dhe kafja e Nastradinit nuk po piqej, se Nastradini e kishte qit kafen me u pjek n'tra tė shpisė dhe kur Filani e pyet pėrsėri Nastradinin pėr kafen ky i thotė se kafja s'u pjek ende por prit ti se ke krejt vaktin e botės. Dhe kėshtu sa e herė e pyeste Filani pėr kafen, Nastradini i jipte po tė njėjtėn pėrgjegje.
    Dhe thuhet se edhe sot Filani ėshtė duke pritur kafen e Nastradinit, por kafja ende s'ashtė pjekur
    Faleminderit shume, ishte e bukur, tani po provoje une te tregoi nje ndodhi te nastradinit.

    E kishte pase nastradini nje gomar edhe i shkon nje komshi i tije me ja kerku se kishte per te punuar diqka, shkon te dera edhe troket ne dere te oborrit,nejse ma del nastradini pershendeten me te siq ka qen zakoni, dikur i thot ky arsyen pse kishte ardhur, thot nastradin erdha me ta kerku gomarin se po me duhet diqka. Mirepo nastradini nuk kishte pas deshire te ia jap e i thote, komshi po me vjen keq po gomarin nuk e kam ketu ia kam dhan dikujt tjeter. Dhe ne ate moment gomari pellet e ndegjoin te gjithe, atehere ky i thot nastradin a e ndegjove gomarin ne shtalle e paske, dhe tani nastradini i nxanun ngusht ia kthen ore ti a po me beson mua apo gomarit,
    Keshtu eshte kur njerezit nuk duan te japin diqka.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anėtarėsuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    Citim Postuar mė parė nga prishtina75 Lexo Postimin

    Me nasradinin me pelqejn edhe mua

  10. #30
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anėtarėsuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360
    Citim Postuar mė parė nga Nete Lexo Postimin
    Me nasradinin me pelqejn edhe mua
    .....me kane me te pelqy na e kishe tregu ndonje,

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anėtarėsuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    Ok se me shume me pelqejn kur i lexoj

    Tenxherja

    A keni degjuar cfare BERI Nastradini? Nje dite Nastradini vajti ne komshija ti mirte borxh nje tenxhere te madhe per te gatuar, dhe te nesmen ja kethevi komshiut brenda me nje tenxhere te vogel. Komshoiu i tha : cfare eshte kjo tenxherja e vogel brenda tenxheres time?

    Nastradini tha: tenxherja ishte e rende, dhe lindi. Komshiut ju be qefi dhe i mbajti te dyja.

    Pak dite me vone, Nastradini vete prap ne shpine e komshiut ti kerkoje tenxheren por kete rradhe nuk ja kethen prap. Pas disa ditesh komshija i vjen ne shtepi dhe i thote cu be me tenxheren.

    Nastradini i thote : "oh, ngordhi"
    Komshija tha : si ka mundesi te ngordh tenxherja?

    Hodja Nastradin u pergjigj nese tenxherja lind, edhe vdes.

  12. #32
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anėtarėsuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360
    Citim Postuar mė parė nga Nete Lexo Postimin
    Ok se me shume me pelqejn kur i lexoj

    Tenxherja

    A keni degjuar cfare BERI Nastradini? Nje dite Nastradini vajti ne komshija ti mirte borxh nje tenxhere te madhe per te gatuar, dhe te nesmen ja kethevi komshiut brenda me nje tenxhere te vogel. Komshoiu i tha : cfare eshte kjo tenxherja e vogel brenda tenxheres time?

    Nastradini tha: tenxherja ishte e rende, dhe lindi. Komshiut ju be qefi dhe i mbajti te dyja.

    Pak dite me vone, Nastradini vete prap ne shpine e komshiut ti kerkoje tenxheren por kete rradhe nuk ja kethen prap. Pas disa ditesh komshija i vjen ne shtepi dhe i thote cu be me tenxheren.

    Nastradini i thote : "oh, ngordhi"
    Komshija tha : si ka mundesi te ngordh tenxherja?

    Hodja Nastradin u pergjigj nese tenxherja lind, edhe vdes.
    ....e forte

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anėtarėsuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    Ani pse ma qet gjuhen,,,ska ma perralla hajt ne gjume

  14. #34
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anėtarėsuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetė se di.... :)
    Postime
    808

    Pėrralla tė tjera si kjo mundė tė gjeni kėtu
    Shqiptari qė derdhė gjak shqiptari nuk meriton tė quhet shqiptarė

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e Skorpioni
    Anėtarėsuar
    18-12-2010
    Postime
    206

    Pėr: Besa e Kostandinit

    Citim Postuar mė parė nga Askusho Lexo Postimin

    Gjashtė e gjashtė dymbėdhjetė,
    Doruntina trembėdhjetė !...

    Ish njėherė e njė mot njė nėnė qė i kish dymbėdhjetė bij tė hijshėm. Tė trembėdhjetėn kishte njė bijė tė bukur mbi shoqet tė gjitha, qė ia thoshin Doruntinė.
    Vasha u rrit e u bė pėr tu martuar. Mirėpo nga bujarėt e atij vendi askush nuk e gėzoi. Tė gjithė e dėshironin askush s'guxonte ta zėrė nuse, sepse nuk e ndjente veten tė zotin pėr ta marrė pėr shoqe. Atėherė na vjen njė trim i largėt; i mirė, i hijshėm, i fisėm dhe nis dėrgon shkesė dallėndyshen qė t'a kėrkojė Doruntinėn nuse. E ėma dhe njėmbėdhjetė vėllezėrit e mėdhenj nuk donin t'ia jepnin, sepse trimi ndonėse i mirė e i fisem, ishte nga njė vend shumė i largėt. Vetėm i vogli, Kostandini donte.
    - T'ia japim zonja mėmė - thosh ai - se trimi ėshtė i mirė. Mė ka hyrė nė zemėr.
    - Kostandin biri im, ēfarė po mė thua? - ia kthente e ėma. Aq larg do ma shpiesh Doruntinėn time? Se nė e daca pėr gėzim, pėr gezim nuk do t'a kem; se nė e daca pėr helm, pėr helm nuk do t'a kem.
    - Tė jap besėn zonja mėmė, se kur t'a duash ti Doruntinėn, qoftė pėr gaz, qoftė pėr helm, vete unė e t'a sjell!.
    Mėma dhe njėmbėdhjetė vėllezėrit u bindėn: e vluan dhe e martuan Doruntinėn me trimin e largėt. Bėnė dasmė nėntė ditė. Tė dhjetėn trimi mori nusen e shkoi tek dheu i tij. Mėma e vasha qanė me lot kur u ndanė ...
    Shumė luftra u luftuan atė mot te dheu ynė, se kish ardhur i huaji t'a shkelte e t'a pushtonte. Tė dymbėdhjetė vėllezėrit dolėn tė luftojnė pėr vendin e tyre dhe u vranė njė pas njė tė gjithė.
    Kur u vra djali i parė, mėma psherėtiu e tha:
    - Biri im unė nuk kam helm e nuk do tė tė qaj, sepse ti re pėr dheun tėnd e mė mbetėn dhe njėmbėdhjetė bij tė tjerė pėr luftė.
    Kur iu vrane gjashtė, qė tė gjashtė trima e tė dashur, ajo derdhi vetėm nga njė lot pėr secilin e bėri vetėm nga njė vajtim.
    Po kur nisen t'i vriten dhe tė tjerėt, mėmės iu keput zemra dhe lėshoi njė psherėtimė tė madhe sa uturoi tėrė vendi:
    - Mjere unė, c'helm i madh tė mos kem Doruntinėn pranė ne kėtė zi qė me mbuloi shtėpinė!.
    Kur u vra djali i fundit, Kostandini, mėma shkuli leshrat e bardha e thirri:
    - Bobo, c'vdekje, e nėmosura vdekje! Ti mė more dymbėdhjetė bij e tani kush e di a s'ma ke marrė edhe bijen time tė vetme, bijėn time tė dėshiruarėn!
    Kur u gdhi e shtuna e te vdekurve, mėma vajti te varret e tė bijve. Dymbėdhjetė djem kish pasur, dymbėdhjetė varre kish tani... Mbi ēdo varr ndezi nga njė qiri e bėri njė vajtim, po mbi varr te Kostandinit ndezi dy qirinj dhe bėri dy vajtime, qau me ngashėrime dhe thirri tre herė:
    - O biri im! O biri im! O biri im!...
    Edhe tri here te tjera:
    - O Kostandin! O Kostandin! O Konstandin!
    Pastaj u shemb perdhe, pushtoi gurin e varrit e u trua:
    - Kostandin, o biri im, ku ėshtė besa qė mė dhe? Besa jote nėn dhe! Kalbet nė varr tė zi!
    Kėshtu tha dhe e lau gurin me lotėt e syve.
    Nė mesnatė Kostandini u ngrit nga varri. Guri i varrit u bė kalė i zi si nata. Edhe dheu i zi u be shalė e zezė si nata. Rrotulla qe mbante gurin u be fre i argjendtė. Trimi i hipi kalit, u perkul pėrpara, uli kryet dhe i ra me shporet. Kaptoi si frymė male e fusha, hodhi lumenj e pėrrenj, la prapa katunde, kodra , pyje...
    Kostandini arriti te shtėpia e motrės kur kish dalė dielli. Ajo ndodhi ditė e kremte. Nė shesh, pėrpara shtėpisė, gjeti tė bijtė e tė motrės, nipėrit e tij, qė loznin e vraponin pas dallėndysheve. I pyeti:
    - Bij te zemrės, ku ėshtė zonja, mema juaj?
    - Kostandin, o zoti lalė, - i thanė ata - mėma jonė po hedh valle nė fshat, atje tek bėhet dasmė.
    Kostandini shkoi shpejt tek vallja e parė, pa njė luzmė vashash te bukura tek kėndonin e vallonin dhe tha me vete : "Tė bukura jeni, moj vasha, por pėr mua nuk jeni, sepse unė s'jam nga kjo botė...". Dhe u afrua tė pyesė:
    - Gezuash, o vasha te bardha! A ėshtė me ju Doruntina, motra ime?
    - Shko pėrpara trim, se do ta gjesh tek kėrcen veshur me petk tė ndritshėm kadifeje.
    Kostandini vajti tek vallja e dytė dhe u mat te pyese pėrsėri, po Doruntina e pa vete dhe i thirri:
    - Kostandin, o im vėlla!
    Dhe iu afrua e pėrqafoi.
    Kostandini i tha:
    - Doruntinė, motra ime! Eja tė shkojmė. Tė do zonja mėmė nė shtėpi!
    - Mė thuaj vėlla, si tė vij? Po tė me doje pėr gaz, tė vete tė marr stolitė me tė mira, po tė me doje (mos qoftė e thėnė) pėr helm, do vete tė vishem me tė zeza.
    - Eja motėr, ashtu si je!.
    E mori ne vithe te kalit. Kali iken si shakullime. Ata kapėrcejne si nė ėndėrr male e fusha, pyje e kodra, lumenj e pėrrenj. Hėna e yjet kanė shtangur lart e shikojne me tė drojtur. Zogjte a malit peshpėrisin:
    - Keni parė, s'keni parė, shkon i vdekuri me tė gjallė! ...
    Gjatė udhės, motra e pyet vėllanė:
    - Kostandin, vėllai im, pėrse shpatullat e gjėra tė janė mbushur me myk?
    - Doruntinė, motra ime, shpatullat mi ka mbuluar tymi i shkluhave nė luftė. Se nė vendin tonė u bėnė luftėra tė mėdha, erdhėn armiq tė na shkelin dhe ne tė gjithė dolėm tė luftojmė.
    - Kostandin, vėllathi im, pėrse flokėt e derdhura i ke gjithė pluhur?
    - Doruntine motra ime, gjatė udhės kishte shumė pluhur dhe mi pluhrosi flokėt.
    -Kostandin vėllathi im, pėrse vėllezėrit e mi tė bukur si drita, s'kanė dalė pėrpara tė na presin?
    - Doruntinė, motra ime, ndoshta janė nė lodėr e s'presin tė vemi sonte.
    - Kostandin vėllathi im, pėrse dritaret e shtėpise janė mbyllur sot krejt?
    - Doruntine motra ime, i kemi mbyllur se fryn erė e fortė e dimrit nga deti.
    Kur arritėn pranė kishes, Kostandini i tha motres:
    - Ti shko pėrpara se unė dua tė hyj tė pėrgjunjem!
    Kostandini shkoi e hyri prapė ne varr te zi. Kali u be prapė gur, shala u be dhe, dhe freri i argjendtė u bė rrotullė. Dhe pėrsėri rreth e qark zotėroi heshtja e vdekjes.
    Ndėrkaq Doruntina ngjiti shkallet dhe trokiti gazmend nė derė.
    - Mėmė hapma derėn!
    - Kush je ti qė trokėllin aty tek dera?
    - Hapma zonja mėmė - Jam jot bijė, Doruntina.
    - Ikė tutje nga ke ardhur o vdekje e shkretė. Ti mi more tė dymbėdhjetė bijtė e tani ke ardhur tė mė marrėsh dhe mua qe tė mos e shoh mė Doruntinėn time!
    - C'po thua ashtu zonja mėmė? Nuk ma njeh zėrin? Besa zonja mėmė, jam unė vete, Doruntina jote.
    - Ngul gishtin tek vrima e kycit qė tė ta shoh e tė t'a njoh.
    Doruntina nguli gishtin e vogėl tek vrima e kycit - atė gisht tė hollė e tė bardhė. Mėma ia njohu sakaq e i hapi derėn.
    - Kush te solli kėtu, o zemra ime?
    - Mė solli Kostandini, im vėlla.
    - Cili Kostandin, moj bije? Kostandini im ka vdekur bashkė me vėllezėrit e tjerė. U vranė nė luftė...
    Dhe si rinin tė dyja,
    njėra tek praku e tjetra nė derė,
    plasėn si qelqi me verė...
    a nuk eshte kjo perralla qe ne fund behen Qyqe nene e bije (me shamija te kuqe) duke vajtuar e duke bertitur "kuku kuku kuku" tek varri i atije vellaut te vogel ???

    pastaj me duket qe mortaja ia ka mbytur vellezerit, dhe nena e vetmuar ishte verbuar (iu kan shterre syte) duke qajt per djelt dhe ēiken e saj, dhe nese nuk gabohem kan qene 9 vllezer, motren e martuan 9 muaj larg, pas 9 viteve vajza nga merzia qane e vajton dhe therret vellaun e vogel (per te cilin thuhet qe quhej Halil) qe ia ka dhene besen (ajo i ka lype bese ktina) se gjithmone do te vije e ta mare per ēdo rast te mire e te keq ... besa e dhene e qon nga vorri, shkon e mer dhe e bjen tek nena por nuk hyn mbrenda (shtepia dhe dera te mbuluara me therra, ajo e pyet pse o vella u mbush shpija me therra, e ky i thot hajt se kur t'hysh mbrenda e mer vesh, se une po shkoj me lidhe kalin etj.) ... nena pasi e kupton qe eshte bija e vet qe po thot se vellau i vdekur e ka pru ne shtepi, i tregon qe ata te gjith i ka mbyt mortaja, dhe kjo vrapon jasht dhe ia sheh vetem koken vellaut te vet duke hyre perseri ne vorr, pastaj fillon te qane, te vajton e te bertet "kuku, kuku kuku per mu po qysh t'kam shti o vlla prej vorrit me u qu, kuku kuku kuku", edhe nena fillon te vajton e te bertete si bija e vet, ashtu duke bertitur afrohen tek vorri i tije dhe behen te dyjat qyqe etj. etj.

    (kam qene femije i vogel e nuk e mbaj mend ne detaje)

    ekziston edhe nje lloj vjershe e femijeve (qe lidhet me kete perralle) qe e recitonim, kur e ndegjonim ndonje qyqe duke kenduar

    qyqe qyqe kryekuqe
    pashe ty, pashe mu
    pashe Halilin vlla
    sa vjet mi ke da

    pastaj i njeh se sa here po kendon qyqja dhe nese qyqja e ka koken e kuqe (pra eshte ajo ēika me shami t'kuqe), aq vjet do te jetosh
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Skorpioni : 21-05-2013 mė 05:37
    Religion Is Curable

  16. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-03-2013
    Postime
    147

    Pėr: Kerkoj perralla me origjine shqiptare !

    Hajnat e katunit

    Nje nje vakt ne nje katun kishin qelue do hajna ne katun asnjer ata skishin pas vjedhur ne ate katun.ishin tre vlezer e nje baba .Djemt ishin ba marak me ja mar kiet e kojeshis(feqinjit) .djemt i thon plakut te vet .o bab jena bo merak me ja vjedh kiet kojshis .bab jau ban djemve .Sbon e djem katunim me vjedh se eshte mare dhe na perzon nga ktu.E bab hidi leje ket pun se se mer vesh askush lena tja marim .Mas shum binjeve babau vendos me ja dhen leje me vjedh kiet me nje kusht qe ata te ushqehen se pari .Shkoin djemt e vjedhin kiet .I bin ne shtepi .ja bajn djemt babait .bab a ti presim menjher e te bejna sugjuk me ta .Jo ja ban babai duhet me i ushqye njeher .E qka me i dit o bab ja bajn djemt .Qitja nje duj kallamoq .Ja qesin presin e presin kurqysh kiet se hajshin .Kthen e ja bajn babaes .Bab kiet spo hajn .Qashtu nja shtat her jau qesin ka nj ren duaj kallamoqi .Mas dujes 7 kiet nisin me hanger .Ata te gzushem kthene i kalxoin babas .Baba ja bon e tash mundeni me i pre.I pren kiet dhe e bejn nje darke te mir . Tue hanger e tvesin baben .O bab pse u dasht me prit deri ne dengun e shtat te kalamoqit .babai jau kthen .O djem e mi ngoni knej pse jau thash qat kusht se pas shtat shokesh dikush ka me i pague kta kie ..

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anėtarėsuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Pėr: Kerkoj perralla me origjine shqiptare !

    mama dhia kthehet nga puna dhe troket ne dere
    kush eshte thone kecat e vegjel
    hape se jam mama dhia pergjigjet e mama dhia
    pasvordin thon kecat dhe mama thot
    u hengsha zemren
    dhe kecat hapin deren, ne kete kohe ujku qe ishte fshehur mbrapa murit e degjon pasvordin
    te nesermen mama dhia shkon ne pune
    dhe ujku perfiton nga kjo qe te shkoj e te haj kecat sepse e dinde pasvordi
    shkon e troket te dera tak tak
    kecat kush eshte
    ujku jam mama dhia hapeni deren
    kecat pasvordin
    ujku u hengsha zemren
    kecat na hengesh ka.... ne kete pasvord e nderruam mbreme
    jeshét prčmč ne aliarčm
    jeshčm more jeshčm
    po drita skeshčm

  18. #38
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-03-2013
    Postime
    147

    Pėr: Kerkoj perralla me origjine shqiptare !

    Djali i madh sa gishti i madhe

    Nje nje katun rnonte nje djal i madh sa nje gisht ne ate katun ishin ne hal prej mizave .Nje dit djali e kishte myt nje miz dhe neper katune duke zmadhu fjalen e cila mori dhen u rit fjala aq shum sa qe kur mrini fjala ne mretni fjala u ba se djali i kishte vra dhjet mij.Mbretnia ishte ne hal nga ne arush e madhe .mbreti kishte pasur nje vajz te bukur jep fjalen qe kush e vran arushen do fitoi doren e vajzes dhe te beht mbret .kesht pas shum perpjekjeve te djmve per rreth mbreti nin per ket djal .E thret ne mreteri ja ban ati djali o djal sma mer menen qe ti ke vre nje mij por detyren smujti askush me e kry e ke per detyr nese e vret arushen do beheh mret .Djali ja ben mretit jepem do koh te menoi pak dit.E menon e menon dhe vendos .Shkon te mreti dhe kerkon nga mreti disa gjin me defa e me daulle .Nisen ashtu per ne mal kqyr djali e gjen nje lis te madh dhe hyp ne ate lis tue menu se ska me mujt arusha me mri .Dajregjinjet nisn djaret dhe nga dejregjit ariu nis me ik .aIk ariu nga aty dhe hyp ne te njetin lis ku kishte qellue djali .Avietn ashtu avit avit dhe arusha hyp edhe ma nalt sa qe zatetet me djalin .Djali nga friga i bjen mbi krye arushes mbi krye dhe ja ngjet per vesh .Arusha e friksuar nga kjo bjen teposht lisit ngan e ngan e zatetet ne daulegjinjte te cilet e shohin djalin tue kap arushen per vesh .Djali ne vesh i bertite arushes bjer ne tok se na vran bjer ne tok se na vran .Si per qudi arusha e ngoi u shtriu per toke e duke u shtri bjen me trup mbi nje shkure dhe aty edhe vrahet dhe cof nga goditja e shkures .Keshtu djali i vogel sa nje gisht behet hero dhe mer nuse qiken e mretit dhe behet mret.

  19. #39
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anėtarėsuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360

    Pėr: Kerkoj perralla me origjine shqiptare !

    Mjafton te shikosh realitetin shqiptar dhe do marresh prrallen e te gjitha koherave, u bem prralle.

  20. #40
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anėtarėsuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Nė Pejė
    Postime
    1,005

    Pėr: Kerkoj perralla me origjine shqiptare !

    Shumė e qelluar ėshtė vepra e tė ndjerit Anton Qeta Trgimet popullore nga Drenica e pėrbėrė nga dy vėllime.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •