Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Gjaku therret!!!!! Maska e KAPARJEL
    Anėtarėsuar
    13-04-2009
    Vendndodhja
    Aty ku fluturojne shqiponjat!!
    Postime
    105

    Kafka E Mbretit Ilir,hyll!!

    Joky Van Dieten eshte 73 vjece dhe ka lindur nė Holandė.Ka jetuar atje pėr rreth 40 vjet derisa emigroi nė Kanada. Nė tė shkuarėn ėshtė marrė kryesisht me biznese e mė saktėsisht, importim makinash Ferrari dhe Maserati.Joky ka nė koleksionin e saj 11 kafka tė kristalta qė kanė ardhur nga anė tė ndryshme tė globit.Secila prej tyre mban njė emėr. Secila prej tyre ka njė histori shekullore. Secila ka legjendėn e vet.Por me e vecanta prej tyre eshte kafka e kristalte ilire e cila bėn pjesė nė kategorinė ku hyjnė kafkat mė tė vjetra ose kafkat e lashta, vjetėrsia e tė cilave fillon nga 1000-1500 vjet tė vjetra e mė tutje.Personi i fundit qe ishte ne zoterim te kesaj kafke ishte njė grua e moshuar shqiptare 86-vjeēare, e cila kishte shkuar nga Mali i Zi nė SHBA e duke mos pasur mė trashėgimtarė, u bė edhe personi i fundit me origjinė shqiptare qė e ruajti kafkėn. Fisi i saj e kishte kėtė kafkė nėn ruajtje pėr shekuj tė tėrė. Kafka quhet Janus dhe duke duke qenė se e moshuara nuk kishte mė persona tė familjes gjallė, kishte vendosur ta shiste kafkėn e kristaltė, tė cilėn familja e saj e kishte mbajtur nė zotėrim pėr 400 vjet.Janus, sipas legjendės qė i ėshtė thėnė edhe Joky-t, ėshtė kafka e mbretit tė parė tė ilirėve. Kjo ėshtė kafka e mbretit Hyll. Ilirėt, pas vdekjes sė mbretit tė tyre, e morėn kafkėn e tij dhe e futėn nė njė enė mbajtėse, e cila ishte e mbushur me ujė tė magnetizuar (ujė qė ka ngarkesė pozitive apo negative tė ndryshme nga ai normali nė varėsi tė raportit oksigjen/hidrogjen).Nė kėtė mėnyrė ilirėt e merrnin me vete nė ēdo betejė enėn qė mbante kafkėn e mbretit tė tyre Hyll. Ata fituan ēdo betejė. Por kjo enė mbajtėse e kafkės sė Hyllit, nė ato kohė do tė goditej nga njė vetėtimė, e cila pasi e thyen enėn, e kthen ujin, kafkėn madje dhe bimėt e sipėrfaqen e tokės ku ra ena, nė kristal. Nė kėtė mėnyrė kafka e mbretit Hyll u pėrjetėsua. Ajo u bė e kristaltė dhe erdhi shekull pas shekulli deri nė ditėt tona.Kjo ėshtė legjenda qė shoqėron kėtė kafkė ilire, e cila mban emrin e njė perėndie etruske, Janus. Natyrisht qė ēdo legjendė apo mit e ka njė tė vėrtetė nė brendėsi. Mund tė hedhim hipotezėn se kafka e mbretit Hyll ruhej vėrtet nė njė enė tė tillė, e cila falė ngarkesės sė ujit apo metalit qė mund tė ketė pasur, tė ketė tėrhequr ndonjė rrufe. E duke qenė se rrufetė janė parė si “armė” e Zotit apo zotave, natyrisht qė kjo mund tė jetė marrė si shenjė e hyjnive.
    Megjithatė, kjo ėshtė thjesht njė hipotezė, e bazuar nė historinė qė shoqėron kėtė kafkė misterioze. Kjo kafkė kristali ka lidhje mitike me ilirėt dhe ėshtė ruajtur nga shqiptarėt pėr shekuj me radhė. Emri Hyll, Yll, Ill (nė variante dialektike tė ndryshme), ėshtė njė emėr akoma shumė i pėrdorur nga ne shqiptarėt. Po ashtu, ėshtė fakt se ky emėr shoqėrohet ngushtė mė njė prej emrave mė tė njohur tė antikitetit, me emrin e pellazgut Herkul dhe me vizitėn e tij nė Epidamn apo Durrėsin e sotėm.Ndėr djemtė e shumtė qė Herkuli zuri me gra tė ndryshme, thuhet se dy prej tyre u quajtėn me emrin Hylli; i pari u lind nga Dejanira, kurse i dyti nga Melita, bijė e Nausithės, mbret i Feakasve. Herkuli ishte joshur aq shumė nga fjala Hylli, saqė vendosi t’u verė dy djemve tė tij emrin Hylli.Kur Herkuli mbėrriti nė Epirin e Ri rrotull vitit 1237 para erės sė re, aty sundonte Dyraku (Dyrrhachus) nga fisi i Kadmit, nip i Epidamnit, i cili e kishte selinė mbretėrore nė njė qytet tė themeluar nga gjyshi i tij dhe qė quhej Epidamn.Nė fakt, sipas pohimeve tė tė gjithė autorėve tė vjetėr, Kadmi, qė mė pas ja la nė trashėgim pushtetin Dyrakit, kishte sunduar nė vendet e Enkelejve dhe pikėrisht aty dėshmohej dikur ekzistenca e monumenteve tė Kadmit.
    Ky kishte dy vėllezėr, tė cilėt tė shtyrė nga etja pėr pushtet, nxitėn njė kryengritje popullore pėr tė dėbuar vėllain e pėr tė shtėnė nė dorė pushtetin. Ardhja e Herkulit i shkoi mjaft pėr shtat Dyrakit, i cili nė atė kohė rrezikonte jetėn dhe mbretėrinė e tij.Ndaj e priti mikun sikur tė kishte rėnė nga qielli dhe iu lut atij ta ndihmonte kundėr vėllezėrve, duke i premtuar njė pjesė tė mbretėrisė, nė rast do t’ia dilnin mbanė. Nuk refuzoi Herkuli, qė kishte lindur pėr tė shtypur tiranė e pėr tė ndihmuar njerėzit e varfėr e fatkėqij. Nuk dihet ke pjese te shperblimit mori Herkuli pas fitores,por me vone fronin si trashgimtar i tije e pasoi Hylli, djali i Herkulit dhe i Melitės.Personalisht mendoj se eshte e gabuar lidhja qe ndonje here i behet emrit iliri dhe ate hylliri.Me ato informacione qe ekzistojne sot,ky vend eshte quajtur iliri qe para ardhjes se mbretit HYLL.
    Aty ku fluturojn shqiponjat!!

  2. #2
    Gjaku therret!!!!! Maska e KAPARJEL
    Anėtarėsuar
    13-04-2009
    Vendndodhja
    Aty ku fluturojne shqiponjat!!
    Postime
    105
    Aty ku fluturojn shqiponjat!!

  3. #3
    Kjo nuk ka te beje fare me iliret. Kafka mendohet te jete nje artifakt qe i perket kultures Maja dhe eshte gjetur ne Guatemala.

    http://www.jokys-peacemission.com/et.htm



    Pronarja e saj nuk permend asgjekundi, ndonje lidhje te kesaj kafke me shqiptaret ose iliret:

    http://www.jokys-peacemission.com/joky.htm

    Keto lajmet "epiko-romantike" me ilire dhe hyllinje, jane ne rastin me te mire, nje mungese e theksuar serioziteti, duke e ulur ne maksimum dinjitetin tone dhe te pretendimeve tona historike dhe kulturore.
    e verteta dhe e drejta jane miq me te mire se edhe vete Platoni, miku im

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Ai informcioni i KAPARJEL eshte i vertete ! Te pakten keshtu rezulton nga faqja e internetit ku kafka eshte ekspozuar bashke me historine e saj !

    NUk di se cfare te them ! I eshte bere ndonje analize kesaj kafke lidhur me datimin apo perberjen ?

  5. #5
    Gjaku therret!!!!! Maska e KAPARJEL
    Anėtarėsuar
    13-04-2009
    Vendndodhja
    Aty ku fluturojne shqiponjat!!
    Postime
    105
    Dias,persa i perket koleksionit te kafkave te kristalta qe zoteron Joky Van Dieten,ai perbehet nga 11 te tilla dhe e kam then dhe me siper qe secila prej ture kishte dhe nje histori dhe legjende.Nuk dua te them eshte apo jo e vertete si legjende por e solla thjesht si informacion duke i shtuar dhe njohurit e mia dhe opinionin tim.Po e perkthej si material dhe per te tjeret persa i perket te gjith koleksionit te Jokyt.
    Joky ka nė koleksionin e saj 11 kafka tė kristalta qė kanė ardhur nga anė tė ndryshme tė globit.

    Secila prej tyre mban njė emėr. Secila prej tyre ka njė histori shekullore. Secila ka legjendėn e vet.

    “ET”, kafka e kristaltė pėr tė cilėn Joky thotė se i ka shpėtuar jetėn falė vetive kuruese qė ajo ka, i pėrket civilizimit tė Majave. Nė vitin 1906 njė familje maja, e cila banonte nė Guatemalė, duke gėrmuar nė tokėn e tyre gjetėn “ET”. Joky e mori kėtė kafkė nė vitin 1991.

    Disa priftėrinj maja, tė cilėt janė sensitivė dhe kryejnė ritualet antike tė popullit nga vijnė, thonė se ajo kafkė e ka origjinėn nga kostelacioni i Plejadave dhe se Joky ėshtė ruajtėsja e duhur nė rrugėtimin qė ajo kafkė duhet tė bėjė. Ashtu si kjo edhe kafkat e tjera tė koleksionit tė Joky-t, kanė historinė e tyre.

    “Oceana”, ėshtė njė kafkė prej berili, e cila ka kaluar nga njė tribu nė tjetrėn, duke udhėtuar nėpėr Peru, Ekuador, Kolumbi, Brazil etj., derisa ra nė dorė tė njė fshati tė thjeshtė nė Pyllin e Shiut nė Amazona, Brazil. Ata ia ofruan Joky-t kėtė kafkė nė vitin 1997.

    “Shui Ting Er”, ėshtė njė kafkė prej amazoniti, qė origjinėn e ka nga jugperėndimi i Mongolisė, pranė kufirit kinez. Ajo u zbulua 140 vjet mė parė nga njė arkeolog kinez i quajtur Yeng Fo Huu. Nė vitin 1930 njė misionar danez, Pastor Utkielen, e bleu atė nga familja e arkeologut dhe nė vitin 1992 ai ia dha Jokyt kėtė kafkė.

    “Mannsur”, quhet kafka prej gurit lapis lazuli dhe ajo ėshtė zbuluar nė vitin 1995 nė njė zonė tė Pyllit tė Shiut nė Amazona, nga njė fis inkas i Perusė veriore. Tuki, udhėheqėsi shpirtėror i fisit, tregoi se si ata e vunė kafkėn nė njė shpellė pėr ta pastruar para se ta pėrdornin. Ata ishin tė bindur se duke ia dhėnė kėtė kafkė Joky-t, do tė kishin tė mira mė shumė.

    “Baby Luv” ėshtė njė tjetėr kafkė e koleksionit. Njė kafkė kuarci me njė ngjyrė rozė tė kėndshme. Ju dha Joky-t nė vitin 1993 nga njė pėrfaqėsues ligjor rus, qė po merrej me ndarjen e njė trashėgimie. Kjo kafkė ėshtė gjetur nga fillimet e shek. 19 nė njė varrezė nė Ukrainė, nga njė murg rus. Daton aty rreth vitit 700 p.e.s dhe mendohet tė jetė skithiane. Murgjit e mbajtėn kėtė kafkė pėr 200 vjet derisa ra nė duart e njė familje ruse. Vetė murgjit mendonin se kjo kafkė edhe pse ishte pėrdorur nga skithėt, i pėrkiste realisht njė periudhe mė tė vjetėr, asaj tė Kimerėve.

    “Jeziuti” ėshtė njė kafkė prej kristali tė pastėr, qė ka rėnė nė dorė tė Joky-t nė vitin 1993. Mendohet qė ajo tė ketė lidhje me Shėn Frensisin e Asizit, shenjtori mbrojtės i kafshėve. Kjo kafkė mendohet tė jetė gjetur nė vitin 1534 dhe Joky e mori nga njė manastir amerikan, i cili kishte nevojė urgjente pėr para. “Zjarri Madhėshtor”, ėshtė njė kafkė kristali jasper, e cila ka njė ngjyrė tė kuqe tė ndezur. Ėshtė gjetur nė Kolumbi nė njė shpellė pranė kufirit tė Ekuadorit, pranė qytetit Safadana pranė Rio d’Oro.

    Fisi qė e kishte, flet gjuhėn aramaike (fakt tejet i ēuditshėm!!!). Joky e mori kėtė kafkė nė vitin 2002. “Darth Vader”, ėshtė emri i kafkės qė ėshtė gjetur nė Idar Oberstein, Germany, nė vitin 1926. Fėmijėt janė ata qė e pėlqejnė mė shumė sepse ajo ka njė ngjashmėri me atė tė filmit “Star wars”. “Retė”, ėshtė emri i njė kafke tjetėr tė koleksionit.

    Kėtė emėr ia ka vėnė Robert Rhodes kur e bleu nė dyqan kristalesh. Kafka ėshtė gjetur nė Nepal dhe ka njė pamje tė mjegullt qumėshtore. Roberti ia dha kėtė kafkė Joky-t pėr t’ia shtuar koleksionit. “Jut dhe Jul” ose kafkat e meteoritit. Kėto dy kafka janė gjetur aty nga shekulli i 19 dhe thuhet se janė bėrė me materialin e njė meteoriti, i cili ka rėnė nė Meksikė nė kohėt e lashta.
    Aty ku fluturojn shqiponjat!!

  6. #6
    Gjaku therret!!!!! Maska e KAPARJEL
    Anėtarėsuar
    13-04-2009
    Vendndodhja
    Aty ku fluturojne shqiponjat!!
    Postime
    105
    Kafka te ciles i referohesh ti DIAS mund te jete ET(emertimi i tanishem qe i eshte vene)dhe eshte e vertete qe eshte gjetur ne guatemala si artifakt i fiseve maja.Kjo gje nuk do te thote qe ka vetem nje kafke te tille.Fakt i cuditshem eshte per mua “Zjarri Madhėshtor”.Si ka mundesi qe nje fis ne Kolumbi te flasi gjuhen aramaike???
    Aty ku fluturojn shqiponjat!!

  7. #7
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU ME RESPEKTOJN SI SHQIPTAR
    Postime
    1,015
    Citim Postuar mė parė nga KAPARJEL Lexo Postimin
    Kafka te ciles i referohesh ti DIAS mund te jete ET(emertimi i tanishem qe i eshte vene)dhe eshte e vertete qe eshte gjetur ne guatemala si artifakt i fiseve maja.Kjo gje nuk do te thote qe ka vetem nje kafke te tille.Fakt i cuditshem eshte per mua “Zjarri Madhėshtor”.Si ka mundesi qe nje fis ne Kolumbi te flasi gjuhen aramaike???
    Nje dite pash rastesisht nje emison dokumentar, i cili me la pa mend.Behesh fjal per nje fis qe jetonte ne Kolumbi(le te themi se sihin gati ne zhdukje)i cili quhej nese sgabohem MAMA-KOKA.

    Ishin perdorues te gjetheve qe quheshin KOKA,dhe i besonin dhe i faleshin kesaj bime,gjethet e se ciles i pertypnin ne goj.

    Por ajo qe me terhoqi me shum vemendjen, pervecse emrit interesant,ishte veshja e tyre, qe ngjante perfetk me veshjen e toskve,qeleshe e bardh mbi kok,fustanella te bardha,jelek gati njesoj dhe trasta(canta) si ato te vjetrat qe sot gjinden neper dyqane qe shesin produkte kulturore tradicionale.

    Kam kerkuar gjithandej neper ineterent, por meqense anglishtja ime eshte pak e dobet, kush eshte i interesuar mund te kerkoj ne web keni per tu habitur nese gjeni dicka.Dhe ma do mendja se duhet te jet ky fis qe flet gjuhen aramaike.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-01-2009
    Postime
    280

    Pėr: Kafka E Mbretit Ilir,hyll!!

    Sot pashe emisionin Enigma i cili jepet nga Nadir Mura dhe per here te pare degjova se nje nga kafkat e kristalta eshte me prejardhje ilire.Informacioni ishte i njejte me ate cka jep dhe Kaparjel.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-05-2012
    Postime
    390

    Pėr: Kafka E Mbretit Ilir,hyll!!

    e po mire atehere, po e ka thene dhe televizori kush jena ne ta kundershtojme ;p

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •