Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-08-2008
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    75

    E verteta vonon por me ne fund del ne drite

    MBROJTJA E KRIMEVE TE INKRIMINON

    1. Organizatat jo qeveritare - bisht i komunistėve

    Shqipėria komuniste ishte sinonim i mjerimit ekonomik dhe politik. Por, ishte njė supėrfuqi lehėse mediale, propaganduese. "Shqipėria vendi mė i lulėzuar dhe mė i begatė nė Europė", dhe pas prishjes me kinezėt "Shqipėria vendi mė i lulėzuar dhe mė i begatė nė botė"- oshėtinin radio, televizioni, gazetat, revistat nė shumė gjuhė tė botės. Ndėrkohė qė, realisht, Shqipėria ishte e nivelit afrikan, ku mungonte qumėshti e mishi, vezėt e patatėt, pasta e dhėmbėve e brekėt e femrave. Pra, mungonte gjithėēka, pėrveē lehjes qenēe dhe dajakut masiv, qė ishin me bollėk!

    Nė trajtime me temė komunizmin ėshtė pėrsėritur ngjajshmėria me fashizmin, si dy pika uji ose si me e ndarė njė bajgė pėrgjysmė. Vendet ish-komuniste, tė prira nga Ēekia, i propozuan Bashkimit Evropian, qė ta dėnojė komunizmin njėsoj si nazizmin. Komunizmi, ashtu si edhe fashizmi, i pėrzgjedh individėt vegla, pėr t`i vėnė nė krye tė organizatave jo qeveritare (OJQ), qė vetėnominohen si "jo politike!" Kėshtu ishin edhe nė Shqipėrinė komuniste. Por, kur ngordhte qoftė edhe njė viē nė fermat e lopėve, kėto organizata "jo politike", sapo jipte sinjalin Partia (Partia shkruhej me gėrmė tė madhe, ndėsa atdheu me gėrmė tė vogėl (!), tuboheshin nė kruzhokėt komuniste dhe, me deklarata revolucionare, kėrkonin vdekjen e "sabotatorėve!" Dhe, "zėri i masave, ėshtė zėri i popullit" (pasi Zotin e kishin pėrzėnė, pėr tė mos thėnė zėri i Zotit) dhe, "Partia e mprehte shpatėn, edhe njė herė pėr situatėn", duke bėrė gjyqe rrufe, nė qoshet e shtallave tė lopėve, vetėm pak metra larg ku ishte "helmuar" viēi nga "sabotatorėt" (sepse mishi po mungonte nė treg, pasi nė ēdo gjashtė muaj "armiqtė sabotatorė" po e "helmonin" nga njė viē(!) Dhe, "nė emėr tė popullit" pasonin dėnimet "meritore", sepse kjo ishte kėrkesė edhe e shoqėrisė civile, pra, OJQ-ve dhe 3 "armiq sabotatorė" pushkatoheshin, 5 dėnoheshin me nga 25 vjet, 8 me 15 vjet, 20 me nga 10 vjet burg tė rėndė dhe 500 anėtarė tė familjeve tė "armiqve sabotatorė tė rrezikshėm", pėrfshi kėtu edhe kushėrinjtė e tė afėrm, internoheshin nė cepėt e izoluara dhe lehtė tė kontrolluara tė Shqipėrisė, ku as televizioni vendor dhe as emetimet e radiostacioneve tė huaja nuk mund tė shikoheshin e dėgjoheshin, si p.sh. Kurbneshi i Mirditės, qė kishte formėn gjeografike tė hinkės dhe gjetkė.

    Komunistėt, edhepse humbėn pushtetin faktik, ata ruajtėn me fanatizėm pushtetin politik mbi shoqėrinė civile, pėrkatėsisht - organizatat jo qeveritare (OJQ) dhe shoqatat tjera tė kėtij lloji, siē e kemi parė horrin Erjon Velijaj, nė aktivizimin e tij pėrkrah bazės tė tij komuniste,alias Partia Socialiste.

    E njėjta praktikė ėshtė bartur edhe nė Kosovė. Organizatat dhe shoqatat jo qeveritare nuk kanė as paanėsi dhe as pavarėsi. Ato janė pjesė integrale e tė majtės staliniste-enveriste tė Kosovės dha manipulohen nga PDK-ja dhe AAk-ja. Ato janė si bishti i kalit, i cili e pėrdorė atė kundėr pickimeve tė mizave nė pjesėt e prapme. Pėr destruktivitet tė skajshėm janė shquar tė ashtuquajturat shoqata tė dala nga lufta, ndėr ato edhe Organizata e Veteranėve e Luftės (OVL). Edhepse ajo vetėquhet OVL e Kosovės, ajo, realisht, pėrfaqėson vetėm njė pjesė tė vogėl, simbolike tė veteranėve. Dihet, luftėn e ka organizuar dhe e ka bėrė krahu institucional, pra, e djathta e Kosovės. Megjithatė, veteranėt e saj nuk janė tė pėrfaqėsuar, e aq mė pak e kryesojnė kėtė organizatė nė nivel lokal apo qendror. Mania pėrvehtėsuese e komunistėve tejkalon ēdo normė maturie. Edhe shtabin lokal pėr Drenicė e konsideronin si shtab tė pėrgjithshėm pėr Kosovėn. Ishte njė falsifikim dhe manipulimi i vrazhdėt. Shumė nga kryesuesit e OVL tė Kosovės, nė qendėr dhe bazė, nuk janė as pjesė faktike e luftės dhe, megjithatė, kanė uzurpuar kreun e organizatave nėpėr komuna! Ata janė parė gjatė luftės duke bredhur rrugėve tė Tiranės dhe tė Kosovės pa u shqetėsuar, madje disa syrėsh akuzohen edhe pėr imoralitet, ndėrhyrje, pothuajse, tė dhunėshme nė familjet pa mėshkuj.

    Nė Kosovė statuesin e veteranit tė luftės e kanė marrė edhe ata qė nuk kanė asnjė ditė "stazh" nė luftė. Ilustrojmė me njė shembull okular: Nė Papaj tė Tropojės kishte ardhur njė "veteran" i tanishėm me 17 ushtarė. Ata ishin stacionuar, dhunėshėm nė kėtė pikė ushtrimore, tė hapur nga heroi Sali Ēekaj me njė kontraktues vendor, i cili, nė rrethana tė dyshimta, u aksidentua sėbashku me babain e kėngėtarės tonė simpatike Leonora Jakupi. Grupi i "ushtarėve" prej 18 vetash, tani anėtarė tė OVL tė Kosovės, ushqeheshin mirė, duke ngrėnė, kryesisht, konserva mishi, qė ne, prapavija e luftės, i seleksiononim vetėm pėr ushtarėt nė front. Ndonėse ishin pjesė e tė majtės, provokonin "rugovistėt" qė i njihnin, duke u thėnė "ejani me ne tė ushtroni pėr luftė", ndėrkohė qė ata ishin ushtruar me kohė nga oficerėt e kolonel Tahir Zemaj dhe tani ishin pozicionuar nė shpatet e Koshares, ballė pėr ballė me njėsitė speciale serbo-sllave. Kur Komandanti i Kosharės i ftoi tė rrjeshtoheshin nė luftė, krahas ushtarėve tė tjerė, "komandanti" i djeshėm, alias "kryeveterani" i sotėm u gjegj: "Ne hymė nė luftė vetėm si brigadė e veēantė!!!" ("Komandanti i madh" me 17 ushtarė donte tė ishte brigadė! Luaje macė kryet e buallit!)

    Dhe, u kthyen, pa e shkrepur qoftė edhe njė plumb, nė ish-klubet e bollshme tė Parkut "Rinia" nė Tiranė, duke pritur pėr t`i rritur mjekėrrat dhe pėr t`u mburrur pėr "heroizmat" e bėra nė Koshare! Dhe, kėta megallomanė e halabakė provokatorė bėjnė edhe greva, pėr t`u trajtuar si veteranė tė dorės tė parė, pa hyrė kurrė nė luftė! Shtrohet pyetja legjitime: A e ka marrė ndonjėherė mundimin Qeveria pėr tė pėrcaktuar statuesin e veteranit tė luftės? A janė pyetur ndonjėherė pretenduesit, pėr kėtė statues, nė sa beteja dhe ku janė pjesėmarrės faktik, fizik?!!

    Organizatat e Veteranėve tė Luftės, kudo nė botė, janė shumė tė respektuara, sepse pėrfaqėsojnė elementin mė heroik, mė tė pėrkushtuar pėr ēlirim dhe mbrojtje tė Atdheut. Me keqardhje, si nė Shqipėri ashtu edhe nė ish vendet komuniste, pėrfshirė edhe Kosovėn, ka ndodhur e kundėrta. Duke mbetur nė anėn e regresit, nė ruajtjen e dogmės errėtake tė komunizmit vrasės, Organizata e Veteranėve tė Luftės vazhdon tė jetė e dyshuar pėr krime, kryesisht me motive politike. Nė Kosovė,tashmė, ky dyshim ėshtė i bazuar dhe drejtėsia duhet t`i zhvesh nga maskat e veteranizmit, duke i prangosur pėr krimet seriale kundėr atdhetarėve shqiptrarė.

    Pėr ta arsyetuar dhe faktuar mendimin e shprehur mė lart, pėrmendim vetėm disa nga veprimet skandaloze, tė bėra nga kjo organizatė famėkeqe:

    Sė pari, krimet politike nė Kosovė zėnė fill qė nga lufta, pėr tė vazhduar pas luftės. Viktimat i pėrkasin krahut institucional. Mė parė UNMIK-u, tani edhe EULEX-i, arrestuan ca vrasės tė shumėfishtė tė shqiptarėve. Dhe, ishte organizata e juaj (OVL), me disa simotra tė kuqe, qė marshonit rrugėve tė Kosovės, pėr mbrojtjen e krimit dhe tė kriminelėve, me sllogane mashtruese si "mbrojmė vlerat e luftės", "mbrojmė ēlirimtarėt" dhe marrėzira tjera! Por, vrasėsit e komandantėve, tė oficerėve, qė njihnin institucionet tona, qė kishin ndėrmarrė aksione luftarake, kishin bėrė betejėn e Loxhės dhe luftėn e Kosharės; disa prej tė cilėve, pas luftės drejtonin LDK-nė nė komuna ose ishin kuadro tė lartė tė LDK-sė; veprimtarė e gazetarė nė median e orientuar djathas e tjerė, nuk mund tė jenė pjesė e UĒK-sė dhe aq mė pak ēlirimtarė!

    Dhe, ndėrkombėtarėt, duke qenė tė inspiruar edhe nga ish-pushtuesi, kur shihnin falangat marshuese, nė mbrojtje tė krimit tė organizuar politik, sikur thonin nė heshtje: "Lėri tė vritėn deri nė rraskapitje shqiptarėt, mos tė lodhrmi pėr t`i zbuluar krimet, pasi vetė nuk duan ndėkimin e krimit!" Dhe, OVL-ja me shoqe fliste nė emėr tė popullit tė Kosovės, duke mos e kundėrshtuar, pothuajse, askush, pasi SHIK-u kishte marrė masat preventive. Terapia efikase ishin plumbat, kur ndonjė gazetar "kokėkrisur" apo zėra tė vetmuar intelektualėsh, guxonin tė reagonin.

    Keni dėgjuar ēfarė po ndodhė nė Kroaci? Heronjtė e djeshėm tė luftės, pėr arsye tė pėrvehtėsimeve tė paligjshme ekonomike, sot kanė humbur titujtė e meritat dhe janė prangosur, duke u trajtuar si kriminelė. Ndėrsa nė Kosovė shumė nga "heronjtė" e djeshėm kanė vjedhur e vazhdojnė tė grabisin pasurinė shtetėrore, kanė turturar dhe vrarė. Dhe, megjithatė, vazhdojnė sundimin e dhunėshėm, pa u hyrė ferrė nė kėmbė. Bota ka ligje, ndėrton shtet demokratik dhe jo shtet vrastar, siē po ndodhė nė Kosovė!

    Sė dyti, ngjarjet e mars - prillit 2004, janė vepėr e tė majtės ekstreme dhe, sipas tė gjitha gjasash, me penetrimin e Serbisė, nėpėrmjet agjentėve tė vetė nė Kosovė. E majta vuri nė krye tė protestave tė dhunėshme, rrugaēėrore e kriminale OVL-nė me shoqet e kuqe. Ditė tregu nė njė qytet tė Dukagjinit. Kreu partiak vendor i tė majtės, sėbashku me kryesinė e tij, bllokoi daljet nga qyteti. Trafiku u pengua. U kėrkua llogari. Pėrgjigja: "Do tė protestojmė kundėr Serbisė pėr mbytjen nė lumin Ibėr tė fėmijėve tė Ēabrės". Njė qytetar ia ktheu "Nė kėtė qytet ėshtė vetėm njė grua serbe, edhe ajo e martuar me njė shqiptar. Hyr nė veturėn time dhe eja tė shkojmė nė Veriun e Mitrovicės, tė protestojmė dhe po deshe edhe tė luftojmė!" Dhe, dalja u zhbllokua dhunėshėm.

    Eskalimi i protestave ishte i marrėzishėm. Turmat partiake tė majta, me OVL-nė nė ballė, me urėt e zjarrit nė duar, shtinin me armė dhe digjnin shtėpira e kisha. Bota u befasua dhe i cilėsöi shqiptarėt si racistė e fashistė! Policia, nė mbrojtje tė pakicės tė sulmuar, hapi zjarr dhe u vranė 18 shqiptarė, kryesisht tė rinj dhe asnjė nga OVL-ja apo urdhėrdhėnėsit partiak! Shqiptarėt nga kjo "betejė" dolėn me buzė tė kuqe: tė vrarė, tė sharė, tė koritur dhe tė fikur.

    Nuk kishte motiv pėr tė protestuar, aq mė pak pėr tė djegė e shkatėrruar. U mbytėn fėmijtė nė lumė. Dhembje e madhe, vėrtet, por asnjėherė nuk u qartėsuan rrethanat. Edhe nėse serbi i "ēmendur" nga urrejtja ua ka ndėrsyer qenin fėmijėve, edhe nėse i ka frikėsuar me armė, ai ėshtė individ ose edhe grup po tė jenė, pėrsėri nuk kishte motiv pėr sulme tė tilla vandale.

    Rrjedhojat e kėtyre protestave idioteske ishin fatale. Bota, ndėrkombėtarėt u zhgėnjyen dhe tek shqiptarėt e Kosovės besojnė aq sa "beson" EULEX-i pėr t`ua lėnė nė birucat e burgut tė Prishtinės SHIK-asin vrasės tė penduar Nazim Bllacėn! Dhe, mburremi se kemi polici dhe shtet ligjor?! Hajde rrena, hajde!!!

    Protestat ndryshuan gjithėēka pėr tė keq. Qendrat e vendosjes sugjeruan enklavizimin dhe u riaktivizua ideja pėr mundėsinė e ndarjes tė Kosovės. U promolgua edhe ēėshtja e pavarėsisė tė Kosovės. Rrjedhojat ndjehen edhe sot, nė procesin e ngadalshėm tė njohjes tė pavarėsisė, nga filmimet tmerruese qė Serbia i ka shpėrndarė kudo nėpėr botė.

    Sė treti, Organizata e Veteranėve tė Luftės, me porosi tė partive tė ekstremit tė majtė, ka prirė nė aktin e turpshėm dhe thellėsisht kundėrkombėtar nė djegienn e e flamurit dardan, me elemente tė theksuara tė historisė tonė tė lashtė. Ju dhe padronėt tuaj burracakė e profanė edhe dhjetė jetė po t`i kishit, as te thembra nuk mund t`i afroheshit gjeniut Rugovė. Akti i shėmtuar i djegies tė flamujve tė Dardanisė, ideuar nga themeluesi i shtetit tė Kosovės - Presidenti Historik dr. Ibrahim RUGOVA, vulosi urrejtjen e tė gjithė kombit, tė tė gjithė shqiptarėve atdhedashės, ( me pėrjashtim tė komunistėve stalinistė-enveristė, qė janė internacionalistė dhe nuk kanė atdhe), pėr organizatėn tuaj fantomė!

    Tendenca e OVL-sė pėr tė tėrhequr pas, nė aktet e saj vandaliste, pėr llogari tė partive tė ekstremit tė majtė, Shoqatėn e Familjeve tė Dėshmorėve, atė tė tė Zhdukurėve e ndonjė tjetėr, tė respektit dhe tė dhimbjes tė skajshme, ėshtė hile djallėzore, sepse kėto nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me OVL-nė, vegėl qorre e bandave komuniste dhe tė SHIK-ut vrasės. Tė kuptohemi drejt: pėr asnjė rast nuk pėrgjithėsoj dhe nuk ngatėrroj Organizatat dhe Shoqatat qė bėjnė punėn e tyre tė pavarur dhe nuk bėhėn bisht i partive politike.



    2. Ēeta e Hamėz dhe Adem Jasharit ėshtė heroike

    Fillimisht, sqaroj pse nuk e ndaj Hamzėn me Ademin: Vėllezėrit heronj, Hamza dhe Ademi, u lindėn nga tė njėjtit prindėr, janė rritur sėbashku, kanė luftuar bashkė dhe, sė fundi, janė flijuar sėbashku. Atė qė ka bėrė Ademi, ka bėrė edhe vėllai tij Hamza. Ademi ishte kryeēetanik, sepse kishte bėrė kursin nė ushtrimoren e Labinotit nė Elbasan, ku e kishte dėrguar atė me shokė Presidenti Rugova. Ndarja e Hamzės nga Ademi ėshtė krejt e pamotivuar, e bėrė me qėllime tė caktuara nga profiterėt politikė tė luftės. Edhepse batakēinjtė profiterė mendojnė se realizuan qėllimet e tyre djallėzore, ata do tė dėshtojnė turpshėm. Fillimi i kėtij dėshtimi ėshtė parė nė marsin e 2008-ės. Nė manifestimin pėrkujtimor kushtuar Adem Jasharit morėn pjesė rreth 200 vetė, edhepse mbahej nėn patronatin e kryeministrit. Dhe, siē konstantonte gazetarja, nė Prishtinėn shumėmijėshe, pjesėmarrja nėn ēdo parashikim ishte skandaloze. Kjo ishte fyerje jo vetėm pėr heroin Ademin dhe dėshmorėt tjerė, por edhe pėr vetė familjen e nderuar Jashari. Dhe, fajėsi tė rėndė kanė profiterėt politikė tė Kosovės dhe personalitetet tjera, qė i dinė qėllimet e profiterėve e, megjithatė, heshtin, madje u shkojnė pas si "Muēa pas daive!"

    Ademin, fillimisht, e shkėputėn nga vėllai mė i madh dhe mė i shkolluar - Hamza. Pastaj e shkėputėn edhe nga bashkėluftėtarėt, nga dėshmorėt. E zhveshėn nga misioni i tij - lufta, duke i atribuar tė bėra dhe tė pa bėra! E kthyen nė mit, nė legjendė, nė pėrrallė, qė tė mos besohet mė pėr asgjė si njė e vėrtetė e natyrėshme! Profiterėt politikė tė luftės nuk pėrmendin as dajėn Osman Geci, as emrat e luftėtarėve tė ēetės tė Ademit, sepse ata, profiterėt, mungojnė, sepse ata nuk ishin pjesė e luftės, sepse ata intrigonin me Tiranėn zyrtare - komuniste, pėr t`i bėrė puē Presidentit Rugova!

    Pėr ta denigruar tėrėsisht heroin Adem Jasharin, u angazhuan edhe akademikė, politikaj e gazetarė oborrtarė pa asnjė parim, edhe sahanlėpirės e dallkaukė gjithėfarėsh. Familja e nderuar Jashari, e mbetur edhe pa kryezotin e saj Shaban Jasharin, njė burrė trim e fisnik, tė cilin bota shqiptare e njohu dhe e kujton nga ato intervistat e tij tė qarta e pėrmbajtėsore, nuk arriti t`i hetojė me kohė hilet e lajkat e profiterėve politikė, andaj dhe nuk reagoi me kohė, duke u mjaftuar me pritjet dhe pėrcjelljet rutinė tė njerėzve, tė cilėt e ndjenin pėr obligim moral t`u bėjnė homazhe fėmijėve dhe nėnave tė tyre, viktima tė njė masakre makabre tė pushtuesit serbo-sllav; tė nderonin plakun Shaban Jashari me djemtė heronj - Hamzėn e Ademin; dajėn Osman Geci nga LLausha, vatėr e trimėrisė dhe e burrėrisė; tė nderonin Jasharėt tjerė tė viktimizuar nė kėtė masakėr, tė bėrė me njė sadizėm tė ngeshėm, tė cilėt askush dhe askurrė nuk pėrmenden me emėr, madje as nė ditėt e shėnuara pėr homazhe!

    Partia urdhėroi tė bėhet, madje me ēdo ēmim, devalvimi i deklaratave tė agjentit SHIK-as Bllaca dhe, krerėt e OVL-ės Muharrem Xhemajli e Ismet Elezi, iu kthyen arkivave tė njė dekade mė parė, pėr tė zbuluar "mėkatet" e deputetit Gani Geci, duke e cituar tė kėtė thėnė se "nuk ka pasur luftė, por puē kundėr Ibrahim Rugovės" se "kur ka krisur njė plumb, ne kemi ikur tri katunde larg", rrjedhimisht ka mohuar luftėn e UĒK-sė!?

    Zoti Gani Geci ėshtė luftėtar i orėve tė para tė ēetės tė Hamėz dhe Adem Jasharit. Kjo ēetė luftarake, sėbashku me simotrėn e saj - Grupi i Djemve tė Deēanit-, i organizuar mė parė, nė fillim tė viteve `90-a, nga heroi Sali Ēekaj me shokė, janė ēeta heroike, madje tė barazvlefshme me brigadat e mėvonshme, sepse ishin tė parat qė organizuan rezistencėn e armatosur, nė kushte dhe rrethana tejet tė vėshtira.

    Nėse njė luftėtar i krismave tė para nė Drenicė flet pėr aksionet e ēetės tė tij dhe ikjet nga kundėrgoditja, rreziku, qoftė edhe "tri katunde larg", ai thotė tė vėrtetėn absolute, sepse raporti i forcave, qoftė nė numėr apo armatim, ishte tmerrėsisht i pabarabartė. Zoti Gani Geci ėshtė trim, ėshtė hero i gjallė, ėshtė shokė lufte i vėllezėrve Jashari me shokė. Trimi nuk lavdėrohet, nuk gėnjen vehten dhe tė tjerėt,. Ju dhe soji juaj mund tė flisni e llomotisni pėrralla pėr "betejat" ballpėrballė me pushtuesin tė kėsaj ēete! Por, shtrohet pyetja, cilat janė betejat e bėra, kur dhe ku u zhvilluan ato?! Ēeta, qė nė nismė numėronte 15 luftėtarė, zhvillonte ndonjė aksion rrufe, tėrhiqej shpejt, sepse nuk kishte as mundėsi teorike pėr tė bėrė beteja me forcat policore apo ushtarake serbosllave. Ta pohosh tė vėrtetėn pėr luftėn, nuk ėshtė mohimi gjakut tė dėshmorėve, por kontribut pėr historinė mė tė re tė Kosovės tonė.

    Parashikimi i Presidentit Rugova se nė Kosovė nuk mund tė kėtė luftė tė mirėfilltė, por masakėr, doli i saktė. Megjithatė, dr. Rugova punoi shumė pėr mbrojtjen dhe luftėn, qoftė ajo edhe simbolike, si nė organizimin e mbrojtjes territoriale, nė pėrgaditjen e djemve pėr luftė dhe deri ke dhėnia e kushtrimit mė 1997 "tė mbrohet pragu i shtėpisė!"

    Nė Kosovė ka pasur aksione kundėr policisė pushtuese nė shumė zona, ėshtė bėrė njė betejė nė Loxhė tė Pejės, janė zhvilluar luftime nė interval kohor mė tė gjatė nė Koshare. Megjithatė, nė Kosovė mė shumė se sa luftė, ka pasur masakėr. Dhe, kėtė e dėshmon bilanci tragjik, raporti i viktimave tė palėve nė konflikt: shqiptarė civilė tė vrarė 10.097; ushtarė tė vrarė 1950; shqiptarė tė plagosur - invalidė 2654. Vrasje masive tė shqiptarėve 269 raste. Pra, kėtu futėn vrasjet grupore, si: masakra e Reēakut, e Prekazit, e Mejes, e Krushės, e Suharekės, Landovicės, Llapashticės, Lubeniqit, Padalishtės, Studenicės e dhjetra tė tjera. Ndėsa numri i jo shqiptarėve, pėrfshi kėtu edhe serbėt, tė vrarė nga luftėtarėt tanė, nga NATO dhe nga disa plaēkitės tė shtėpive, qė donin tė ishin "veteranė" tė ardhshėm, duke vrarė pleq e plaka serbe, shifra e saktė ėshtė 1.150. Ndėrkohė qė ju shkruani se "nė radhėt e pushtuesit me mijėra policė, ushtarė dhe mercenarė janė vrarė"!!! Dhe, kur thuhet me mijėra, kuptohet tejkalim tė dy shifrorit, pra, mbi 10 mijė. Dhe, kėsaj i thonė pėrrallosje tė historisė, mashtrim e gėnjeshtėr publike, njėsoj si Enver Hoxha kur pėrsėriste dhjetra herė nė ditė slloganin mashtrues e rrenacak se "Shqipėria ėshtė vendi mė i lulėzuar dhe mė i begatė nė botė"(!), ndėrkohė qė mungonte shumėēka, pėr tė mos thėnė gjithėēka, madje edhe artikujt elementarė si pasta e dhėmbėve dhe brekėt e femrave.

    Thirrja nė emėr tė dėshmorėve, kinse "mbrojtja" e tyre, pėrlavdėrimet bajate e pa mbulesė reale, janė dėmtuese e shkatėrruese tė vlerave, idealeve dhe vetė figurave tė dėshmorėve, ashtu siē kemi goditjen fatale tė Adem Jasharit nga profiterėt politikė tė luftės. Nuk mund tė quhet luftė dhe aq mė pak epope, kur nė njė sulm tė armikut viktimizohen 50 shqiptarė dhe njė ose asnjė armik! Dhe, kjo ka vetėm njė emėr: m a s a k ė r. Pėrndryshe do tė binim nė pozitat e kojshive serbė, tė cilėt, betejėn fatalisht humbėse tė Kosovės, shekuj mė parė, edhe sot vazhdojnė tė mburrėn dhe ta trajtojnė si fitore!!!

    Dėshmorėt nuk kanė nėvojė pėr mbrojtje, aq mė pak nga shėrbyes tė paguar tė politikės ditore. Gjaku i tyre, flijimi nė emėr tė lirisė, tė Atdheut, ata i bėnė tė pacėnueshėm nga askush. Rėnien nė fushė-betejė dėshmorėt nuk do ta quanin sakrificė, por detyrė karshi Atdheut. Kam njohur dhjetra luftėtarė, dėshmorė tė mėvonshėm, ndoca i kam pasur edhe nxėnės. Ata ishin modestė; respektoninin hierarkinė e institucioneve, njihnin Presidentin e Kosovės, Qeverinė e saj; paguanin kuotėn pėrcaktuese pėr mbijetesė tė popullit tė Kosovės.

    Ju kemi pėcjellur nė vite, nė deklarata e veprime. Ju jeni antipod i dėshmorėve. Anarkistė, mohues tė institucioneve legjitime tė Kosovės, mospagues individual dhe agjitatorė regresivė kolektiv. Nė kėto sulme frontale kundėr Kosovės, ju ishit nė njė linjė, partner me pushtuesin, Serbinė. Edhe kjo ėshtė njė e vėrtetė absolute.

    Kosova, nė fushėn e betejes, e humbi luftėn. Mund tė bėhej njė rezistencė mė dinjitoze, po organizimi i luftės u sabotua, marrėzisht, nga e majta, nga stalinistė-enveristėt tė Kosovės, qė zbatonte verbėrisht planet e Tiranės zyrtare - komuniste, e cila, pavarėsisht nga ēmimi i Kosovės, donin ta ruanin bėrthamėn komuniste nė kėtė pjesė tė Ballkanit, me qėllim tė vazhdimit tė pushtetit tė Enverit, pa Enverin. Dhe, Kosova shpėtoi nga mė e keqja, vetėm nė saje tė politikės urtake e gjeniale tė njeriut, tashmė, tė pranuar nė shkallė kombėtare, dr. Rugova, i cili me guralecat nėpėr xhepa, tė nėntokės tonė tė begatė, e bindi botėn demokratike e liridashėse - Amerikėn zėmadhe se duhet tė ndihmohet e shpėtohet njė popull nė rrezik real pėr shfarosje. Dhe, njeriu qė solli NATO-n nė Kosovė ishte pikėrisht themeluesi i shteit tė Kosovės - Presidenti Historik dr. Ibrahim Rugova. Kėtė tė vėrtetė absolute e ripėrsėriti ēlirimtari faktik i Kosovės, Presidenti Bill Klinton, ca javė mė parė nė Prishtinė.

    Qėllimi i majtistėve: Puē kundėr Ibrahim Rugovės

    Luftėtari i ēetės tė parė nė Drenicė, Gani Geci, paska thėnė se "nuk ka pasur luftė, por puē kundėr Ibrahim Rugovės." Zoiti Geci ėshtė pjesė e luftės dhe e historisė tė Kosovės; ėshtė pjesė e respektimit tė institucioneve tė para luftės dhe tė pasluftės; ėshtė pjesė e shtetbėrjes. Ai e ka ndjenjen e pėrgjegjėsisė pėr historinė e popullit tė tij; ai historinė e konsideron si shkencė dhe nuk preferon ta devalvojė e ta bėjė legjendė, pėrrallė siē bėjnė puēistėt e Kosovės me figurėn e Adem Jasharit. Zoti Geci nuk ėshtė drenicas as dukagjinas provincial, si ata qė kanė zėnė kreun e partive dhe kupolėn shtetėrore, pėrkundrazi, ai i pėrket tė gjithė Kosovės dhe mė gjerė. E vėrteta duhet thėnė, qoftė ajo edhe e hidhur.

    Se sa luftė ėshtė bėrė nė Kosovė, ėshtė thėnė mė sipėr nė kėtė shkrim. Ndėrsa e thėna e zotit Gani Geci "por puē kundėr Ibrahim Rugovės", ėshtė sintezė lapidare, e parė me sy dhe e jetuar praktikisht, madje ēdo ditė pėrgjatė njė dekade tė tėrė. Dhe, prononcimi i tij publik pėr ngjarjet e jetuara, pjesė e tė cilave ishte individualisht dhe familjarisht, meriton vėmendje dhe vlerėsim objektiv, qė historia e sotme e Kosovės tė mos falsifikohet e sakatoset, siē bėri hileqari falsifikator Enver Hoxha dhe lakejtė e tij "historianė" e "akademikė", tė cilėt historinė e bėnė paēavure, njollosėn atdhetarėt dhe hymnizuan bastardėt; luftėn civile, tė shkaktuar nga komunistėt, e paraqitėn si luftė ēlirimtare!

    Edhe nė rastin e Kosovės historia u pėrsėrit, nė mėnyrė po aq tragjike sa edhe nė Shqipėri! Kryeministri pranon atė qė ne e kemi thėnė me kohė. "SHIK-u ka ekzistuar para partive politike", pra, ėshtė organizuar nga Sigurimi komunist i Enver Hoxhės nė vitet `80-a, me instruktorė ish-policė tė Sigurimit, kinse diplomatė nė ambasadat shqiptare, pikėrisht atėherė kur bėhet fjalė se "duke i vrarė shokėt tanė, i rritet nami organizatės tonė!" Dhe, ky SHIK u bart me qendėr nė Tiranė gjatė luftės, pėr t`u bartur qė andej nė Kosovė pas luftės, me veprime puēiste, tė egra dhe tė pėrgjakshme; me tė vetmin qėllim pėr t`i bėrė puē Ibrahim Rugovės; pėr ta likuiduar atė me shokė politikisht dhe fizikisht; pėr ta marrė pushtetin; pėr ta shfrytėzuar atė nė pasurimin rapid dhe tėrėsisht tė paligjshėm; pėr ta vendosur diktaturėn moderne, me qėllim tė pėrjetėsimit tė pushtetit, me deklarime si tė djathtė, por me veprime tipike tė majta e ekstreme staliniste dhe enveriste.

    Puēit kundėr Ibrahim Rugovės i paraprinė tubimet gjithė histeri e demagogji, me emrin dhe simbolet e UĒK-sė, nė sallat luksoze tė Evropės dhe tė botės, duke mbledhur para "me kapuē" si dhe duke thirrur pėr linēime tė kuadrit ushtarak institucional, tė bashkėpunėtorėve tė Presidentit Rugova nė Kosovė dhe tė veprimtarėve tė LDK-sė nė diasporė!

    Nė njė tubim nė Suedi, ish-kryekėshilltari i kryeministrit aktual u premtonte mėrgimtarėve tė pranishėm nė sallė se do ta vrasim ministrin e mbrojtjes Ahmet Krasniqi!!! Nė Mannhein tė Gjermanisė, nė njė tubim masiv, i kryesuar nga kėshilltari i parė i ish-kryeministrit tė parė tė pas luftės nė Kosovė, u kėrkua vrasja e autorit tė kėtij shkrimi, atėbotė anėtar i Kryesisė tė LDK-sė pėr Gjermani dhe kryetar i Nėndegės tė LDK-sė nė Landin e Rheinland Pfalz-it. Sepse nė shkrimin e tij tė titulluar: "Hilexhinjtė e diasporės nė mjegullnajėn e fondeve" ua ka kujtuar mėrgimtarėve porosinė sintezė tė Presidentit Rugova: "Mos hidhni pare nė kapuē!" Porosia vinte nga njeriu i parė i Kosovės, i cili e vlerėsonte shumė djerėsen e bashkėkombasve tė Tij dhe kėrkonte administrimin zyrtar tė lekut, gjer nė qindarkėn e fundit, tė mbledhur tė kurbetēarėve tanė tė pėrjetshėm, pėr Atdheun e robėruar dhe popullin e tij tė shumėvuajtur.

    Thirrja e kobshme nė sallė qė UĒK-ja ta vrasė veprimtarin jo vetėm partiak, por edhe institucional, i cili ndodhej nė shėrbim tė luftės nė Malėsinė e Gjakovės, ndėrkohė qė asnjėri nga ata, qė dėgjuan thirrjen pėr linēimin tim dhe, deri sa nuk reaguan, aprovuan nė heshtje, kurrė nuk kaluan Urėn e Matit, (200 km. larg Kosovės), gjatė luftės! Dhe, kryekėshilltari, pėrfaqėsues i asaj "UĒK-je" puēiste, nė vend qė tė reagonte se UĒK-ja nuk vret tė angazhuarit nė shėrbim tė luftės, por lufton kundėr pushtuesit nė Kosovė, heshti si peshku dhe kjo u lexua si aprovim i thirrjes pėr linēimin tim!!!

    Listat ogurzeza vrastare, tė hartuara nga SHISH-i i Klosit dhe SHIK-u i Kosovės, tė dala nga njė mitėr e pėrgjakur, Sigurimi komunisto-fashist i Byrosė Politike tė Enver Hoxhės, me shkrirjen e metodave tė GESTAPO-s hitleriane, KGB-sė ruso-sovjetike dhe UDB-sė jugosllave, i vunė nė tavolinėn e krimit, pėr ta realizuar me ēdo ēmim puēin kundėr Presidentit Ibrahim Rugova.

    Respektimi i zbatimit tė listave vrastare filloi pikėrisht nė Tiranė me vrasjen e gazetarit kombėtar Ali Ukaj, tė tribunit tė demokracisė shqiptare Azem Hajdari, ministrit tė mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqit; zhdukja pa gjurmė e kuadrit ushtarak dhe veprimtarit tė madh Sadri Ramqaj nga Studenica e Istogut, pėr tė cilin vazhdon tė heshėt turpshėm nga tė dy shtetet shqiptare; tė Ilir Konushevcit me shokun e tij doktor vendor, tė vrarė nė rrugėn Kukės - Tropojė. Mos, vallė, edhe kėta i vranė serbėt, brenda kufirit shqiptar, si tė liruarit nga burgjet e "UĒK-sė" nė Llap, Drenicė e Dukagjinė?!!!

    Nė funksion tė puēit kundėr dr. Rugovės ishte edhe vrasja e Rushit Elezit, nė dalje tė Kukėsit, kontaktuesi i ushtrimorės tė Kalimashit, qė u vu nė dispozicion tė forcave ushtarake institucionale. Dhe, pėr rrjedhojė, puēistėt pushtuan pikėn ushtrimore, duke vrarė tė gjithė oficerėt e pabindur nė politikėn sabotuese e puēiste.

    Garda puēiste, pas kthimit nga Rambueja, u shkėput nga Presidenti Rugova dhe profesor Fehmi Agani me shokė, (tė cilėt udhėtuan pėr nė Kosovėn e pėrflakur nga pushtuesi), pėr tė intriguar me zyrtarėt komunistė tė Tiranės, nga qė ata nuk donin tė rrezikonin, sepse donin tė puēonin, tė likuidonin kundėrshtarėt dhe pastaj ta sundonin Kosovėn e gatshme!

    Ēlirimi i Kosovės nga NATO-PAKTI, rikthimi i popullit nė vatrat lindake, nė Kosovėn e lirė, pa pushtuesin njė shekullor serbo-sllav, por keqas tė pėrkallur, gėzoi skajshėm shqiptarėt e "gjakut tė shprishur" nėpėr botė. Pėr ironinė e lirisė, pasi u shkelėn nga njerėzit e thjeshtė minimet e lėna "dhuratė" nga pushtuesi, me pompė e bujė, po kthehej nė Kosovė shtabi puēistė kundėr - Rugovė, tashmė, i konvertuar nė Qeveri tė Pėrkohėshme, "qeveri" kjo e kompozuar nė vilat bllokiste tė shefit tė shtetit Rexhep Mejdani dhe tė shefit tė SHISH-it Fatos Klosi!

    Ēuditėrisht, prania ndėrkombėtare nė Kosovė, jo vetėm qė nuk i pengoi puēistėt, pėrkundrazi, i favorizoi dukshėm! Gjatė qėndrimit nė Tiranė, banda puēiste e Kosovės, kishte vėnė lidhje tė forta me bandėn nė pushtet tė Tropojės, e cila, me vendimin e Qendrės, ekzekutoi tribunin Azem Hajdari. Kjo bandė, pengoi kalimin e Brigadės "Mėrgimi" nė Koshare. U kthyen nė rrugėn e mundimėshme tė Qafė Malit pėr nė Kukės. Gjenerali famėkeq Kudusi Lama ishte nė pritje tė "gjahut". Me njė urrejtje dhe egėrsi klasike komuniste u turr pėr t`i ēarmatosur, sepse kėshtu "mbrojmė komunistėt nė Kosovė", do tė mburrej turpshėm gjenerali i SHISH-it shqiptrar. Dhe, kalvari nė rrugėtim i Brigadės "Mėrgimi" nuk mbaroi me kaq. Banda puēiste kishte zėnė pusira nė Prizren, Gjakovė, Deēan, e cila, ushtarėt dhe oficerėt, i grushtoi, i shqelmoi dhe i ēarmatosi!

    Nė ditėn e dhjetė tė lirisė, mė 22 qershor 1999, nė ditėn pėr diell, nė qytetin e Pejės, arrestohen pesė (5) oficerėt e betejės tė Loxhės dhe tė luftės tė Kosharės. Tė arrestuarit dėrgohen nė zyrėn e Prefektit, tė Qeverisė tė Pėrkohėshme, tė Pejės. Dhe, asaj mesnate, tė 22 qershorit, u ekzekutuan, pa gjyq fare, katėr (4) nga oficerėt, ndėrkohė qė i pesti, duke pėrfituar nga avaria e makinės me erė - vdekje e morg, plus errėsira e natės, ia doli tė arratisej, tė shpėtojė, pėr tė qenė dėshmitar okular i njė krimi tė llahtarshėm.

    Si mund tė pagėzohet njė ushtri qė nė kohė lufte vret ministrrin e luftės dhe personalitetet kroate, ku ai mė parė ka shėrbyer, pyesin me habi: A e dinė shqiptarėt se ke kanė vrarė?! Sepse, ai ishte heroi i kazermės tė Gospiēit.

    Ēfarė emri t`i japim njė ushtrie qė vret prapa shpine oficerėt nė pozicionet e luftimit, vetėm e vetėm pse ata respektojnė institucionet legjitime tė Kosovės?!

    Ēfarė ushtrie ėshtė ajo qė organizon atentatin kundėr kryeministrit tė Kosovės, madje nė kohėn kur kanė bėrė disa marrėveshje pėr luftėn me atė, kanė marrė edhe milionat e markave, kinse pėr nevoja tė luftės, por qė nuk janė shpenzuar pėr ēka qenė destinuar. Dhe, siē pohon, madje me shkrim, nėnkryetari i Parlamentit tė Kosovės se "unė e shpėtova kryeministrin Bukoshi nga atentati i sigurtė!?!"

    Ē`emėr t`i japim asaj ushtrie, e cila qysh nė nismė tė luftės, harton listat e vdekjes pėr Presidentin e vendit, zėvendėsit e tij shtetėrorė e partiakė; pėr akademikėt e shquar; pėr gazetarė e kuadro, qė i pėrkisnin partisė tė parė pluraliste, e cila pėr njė dekadė pėrballoi, me qendresė tė pashoqe, turturat dhe pėrndjekjet e policisė tė egėr pushtuese.

    Dhe, kjo mė se paku ishte UĒK-e dhe nėse ngulmojnė tė vetėquhen tė tillė, ne i japim emėrtesėn se ēfarė nė tė vėrtetė ishte: "UĒK-e puēiste!"

    Vrasjet seriale tė ushtarakėve institucionalė dhe tė veprimtarėve tė LDK-sė, nga e majta ekstreme staliniste-enveriste e Kosovės, nga ajo pjesė e "UĒK-sė", e cila mburrej se "bėri luftėn", nė fakt, nuk ka luftuar, por ka menduar dhe vepruar pėr t`i bėrė puē Ibrahim Rugovės. Dhe, kėtu fillon ngerēi i lirisė, ngrirja e buzėqeshjes dhe e gėzimit gjithėshqiptar, i shkaktuar nga organizatat terroriste "Shqiponjat e zeza" dhe "SHIK-u". Tashmė, nuk ka hamendje se kjo platformė kriminale ka pasur shtabet pėrkatėse planifikuese dhe ekzekutuese.

    Dhe, kjo ekspoze e veprimeve kriminale, e faktuar katėrcipėrisht, vėrteton bindshėm deklarimet e ēiltėra tė luftėtarit Gani Geci, se kush luftoi pėr lirinė dhe kush mendoi, organizoi dhe veproi pėr puēin kundėr Ibrahim Rugovės.




    3. Intrigimi me familjet e dėshmorėve

    Pas 11 vjetėsh, tė njė ngjarjeje tragjike, vjen deklarata e Sanije Geci-Rexha, me shtypjen e butonit nga partia. Si kundėr pėrgjigje pėr denoncimin e krimeve, deklarata e saj rreket pėr tė devalvuar apelin e kushėririt Gani Geci. "Doja ta vrisja Ganiun, por tani po ngre akuzė" - u tha ajo gazetarėve.

    Ngjarja e rėndė, nė tetorin e 1998-ės, ishte shokuese pėr tė gjithė ne, sepse drama u zhvillua brenda ēetės simpatike dhe tejet pėrkushtuese tė lirisė. "Ne e kemi vrarė ministrin Ahmet Krasniqi dhe do t`i vrasim tė gjithė rugovistėt" - tha dhėndėrri i Gecajve Abedin Rexha! Dhe, nuk u mjaftua me kaq, por zbėrtheu revolėn. Nga kundra reagimi i Ganiut, ai u ngrit, duke kėrcėnuar ushtarėt tė mos e shoqėronin Ganiun, pėrndryshe "do t`ju vrasė tė gjithėve!" Dhe, zuri pusi, por u viktimizua nga reagimi i ligjshėm nė vetėmbrojtje i Ganiut. Ky reagim jo vetėm qė nuk ėshtė demantuar, por edhe ėshtė konfirmuar nga ushtarėt e ēetės.


    * "Ne e kemi vrarė ministrin Ahmet Krasniqi dhe do t“i vrasim tė gjithė rugovistėt" - ėshtė shprehur publikisht Abedin Rexha. Sipas kėsaj mund tė aludohet se ai ka qenė atentatori ose pjesėmarrėsi ose ka qenė nė dijeni pėr atentatin qė do tė bėhet dhe u bė, dmth. ka qenė pjesė e SHIK-ut dhe SHISH-it njėherėsh, meqė atentati ėshtė organizuar dhe ralizuar nė metropolin shqiptar- Tiranė. Sipas ligjės, me vetėdeklarimin, ngarkohet me krim, ndėrsa sipas kanunit ngarkohet me gjak. Dhe, kur nuk vepron ligja, njė ditė mund tė luftojė kanuni. Gjithėsesi, ai mbetet borxhlinj.


    Akuza e zonjes Sanije ėshtė nė adresė tė gabuar. Ajo duhet tė akuzojė strukturat drejtuese tė SHIK-ut vrasės, pse e kanė keqpėrdorė bashkėshortin e saj gjer nė krim. "Mos tė raft me harrue" - thotė malėsia. Kanuni, pėr dryshim nga ligji, vonon, por edhe nuk harron. Nė Malėsinė e Mbishkodrės stėrnipėrit u hakmorėn pėr stėrgjyshin pas 87 vjetėsh. Dhe, kur bota e qytetėruar e dha si lajm senzacional, pėrgjigja shqiptare ishte normale se "gjaku ujė nuk bėhet", se "gjaku nuk harrohet dhe nuk humbet." Prandaj, zonja Sanije duhet t`u drejtohet krerėve tė partisė tė saj, pėr tė mėsuar masėn fajėsisė tė tė shoqit, nė vrasjen e ministrit Krasniqi. Ky sqarim dhe veprimet e mėtejme pėr pajtim, ėshtė i kėshillueshėm pėr hir tė fėmijėve tė saj, tė mos mbetėn me borxhin e babait, madje pavarėsisht tė viktimizimit tė tij.

    Njė nipi im intelektual, ma qajti hallin si nipi dajės. Qysh nė krismat e para nė Dukagjin, sėbashku me vėllanė oficėr, tashmė, i vrarė nė njė betejė tė mirėnjohur, u rrjeshtuam nė luftė. Ishim luftėtarė tė respektimit tė komandės institucionale. Disa grupe, jashtė organizmave tona, herėpashere na provokonin dhe, ne mė shumė ruanim shpinėn prej tyre, se sa gjoksin nga armiku. Tani e harrova vėllanė vrarė! Ata qė dje kėrkonin kokėn tonė, sot intrigojnė dhe pėrēajnė familjen tonė, duke e pajisur me libreza tė partisė sė tyre familjen e vėllait tim, tė ndihmuar edhe nga dajtė e fėmijėve, me arsyetimin banal se partia e tyre ėshtė e "krahut tė luftės" dhe, "natyrshėm", edhe dėshmorėt janė pronė e partive "tė dala nga lufta!"

    Nė korrikun e 2004-ės bėnim homazhe nė varrezat e dėshmorėve nė shpat - Koshare. Mikja ime e kohės tė luftės, Sabahate Tolaj, qė natyra harmonishėm kishte shkrirė nė njėsh tek ajo bukurinė, menēurinė dhe trimėrinė, mė prezantoi kushėririn e saj, i cili, kohė mė parė ishte liruar nga burgjet serbe. Oficerja pilote, shefe e Emergjencės gjatė luftės, u vra , sėbashku me Isuf Haklaj, nė cilėsinė e hetueses speciale. Tani mėsojmė se kushėriri i saj, qė ishte i bindjeve institucionale e rugoviane, njėsoj si ajo, ka ndėrruar mendje, ėshtė tufėzuar pikėrisht nė partinė qė dyshohet se ka gisht nė vrasjen e saj dhe ikjen e vrasėsit nga burgu i sigurisė tė lartė, ndonėse ajo me bashkėpunėtorin Haklaj dinin shumė pėr krimet politike dhe duhet t`i merrnin nė varr sekretet.

    Krejt i freskėt rasti skandaloz i Ruzhdi Rexhės. Keqpėrdori besimin e partisė, e cila e emėroi pėr tė qenė kandidat pėr tė parė tė Prizrenit. Pėrmes premtimeve, lajkave dhe lavdėrimeve, madje edhe tė vet kryeministrit, kaloi nė krah tė sė majtės ekstreme, duke pėrdhosur e shkelur edhe mbi gjakun e tė vėllait, dėshmor tė demokracisė, tė vrarė nga bandat e SHIK-ut, nė prag shtėpie.

    Pėrmenda vetėm disa nga rastet, tashmė, tė njohura, por ndėrhyrjet intriguese nė familjet e dėshmorėve dhe nė familjet tjera tė njohura, qė nga Lufta e Dytė Botėrore, tė cilat janė sakatosur nga komunizmi, madje edhe mė parė, nė krah tė sė djathtės shqiptare.



    Njė qortim edhe pėr Gani Gecin

    Zoti Gani Geci, me vėllezėr, ėshtė veprimtar i hershėm i LDK-sė. Familja Geci, pėr dy dekada radhazi, vazhdon tė jetė shumė aktive, nė mbėshtetje tė institucioneve tė fillim pluralizmit, ashtu edhe nė luftė dhe sėrishmi nė proceset e shtetbėrjes dhe tė demokracisė, si sfida mė madhore aktuale.

    Drenica - vatėr kaēakėsh mė parė dhe rezistente, gjer nė sakatosje mė vonė kundėr komunizmit, tani ndodhet nėn presionin deri nė vrasje tė stalinistėve-enveristė dhe tė SHIK-ut goditės. Dhe, ky presion primitiv, njėsoj sikur ministri supėr-partiak i "arsimit", shoku Enver Hoxhaj, i cili, pacipshėm, me drekat dhe darkat me kolektiva mėsuesish, ngulmon pėr ta komunistizuar e gjymtuar bėrthamėn arsimore nė Kosovė, bėri qė Drenica krenare dikur, sot tė dhunohet e pėrtoket keqas dhe tė votojė, nė tufėzim, tė majtėn, kundėr demokracisė.

    Presidenta Rugova, edhepse mė sė paku i votuar nė Drenicė, pėr arsyet qė pėrmendem mė lart, duke qenė njeriu mė i rrezikuar nė botė, nga klyshėria ruso-sllave-enveriste, jetėn e tij ua besoi pikėrisht drenicakėve: derės konak e bajrak tė Gecajve tė LLaushės, nipėrve tė Adem Delisė, Shaban Polluzhės dhe familjeve tė tjera kaēake. Kjo ėshtė dėshmi vetėfolėse pėr besimin, vlerėsimin dhe respektin e madh qė kishte Ibrahim Rugova pė Drenicėn tonė luftarake, pėrgjatė njė shekulli tė tėrė. Dhe, nga i gjithė personeli, ruajtės dhe bashkėpunues tė afėrt, kishte vetėm njė polic istogas. Ja, pra, ky ishte "nepotizmi" i dr. Rugovės!

    Krerėt e OVL-sė, Muharrem Gjemajli dhe Ismet Elezi, me bujė nediatike, pėrjashtuan nga kjo organizatė, tashmė, famėkeqe, Gani Gecin. Kjo ishte diēka e pritur, sepse kur partia porositė, OJQ-it, edhepse tė "pavarura", zbatojnė urdhėrin me servilizėm.

    Tė qenurit pjesė e njė organizate me emėr joshės, ėshtė nder. Por, kur dikton prapėsitė seriale tė saj, madje me peshėn e krimit, mos reagimi, heshtja ėshtė aprovim i krimit. Pėrsėrisim: demonstrimi nė mbrojtje tė krimit dhe tė kriminelėve; ngjarjet e mars-prillit 2004, tė projektuara nga Serbia, nė krye tė tyre OVL-ja me shoqe "ta dala nga lufta", ( mė sakt - tė dala boje) dhe, pėr rrjedhojė, enklavizimi i Kosovės; djegia e flamurit tė Dardanisė dhe, pėr pasojė, zėvendėsimi i tij me njė flamur hibrid, me elemente tė flamurit sllav.

    Edhe hyrja apo qendrimi nė njė parti me dyshimin e bazuar tė implikimit nė krime, tė inkriminon, tė bėn pjesė tė krimit. Tufėzimi partiak ėshtė unikal nė Kosovė, si rrjedhojė e njė papjekurie foshnjore politike dhe tė interesave karieriste e neveritėse, tė njė populli me ndjenjen e lirisė dhe tė demokracisė tė gjymtuar, nga robėria shumė shekullore.

    Dhe, pyesim e qortojmė fort, njėherėsh: si ndodhi qė zoti Gani Geci tė jetė pjesė e njė organizate, me njė bagazh enormė kriminal, siē ėshtė OVL-ja e udhėhequr nga binomi Gjemajli - Elezi?!!! Mos, vallė, janė pjesė e kėsaj organizate edhe luftėtarėt e Loxhės, Kosharės dhe luftėtarėt tjerė institucionalė anekand Kosovės?! Uroj tė mos jenė! Dhe, nėse po, e pafalshme!




    Slloganet mashtuese e mohuese

    Tė dyshuarit potencial pėr krimin e organizuar politik, tashmė, "tė zėnė me pelė pėr dore", lėshojnė nė etėr deklarata mohuese e mashtruese, duke e cilėsuar denoncimin e krimit, nga vrasėsi i penduar Nazim Bllaca, si sajesė tė "qarqeve tė caktuara politike serbe."

    Njė pėsėritje bajate tė kėtij sllogani mjegullues e bėjnė edhe krerėt e OVL-sė. Pavarėsisht rrjedhes tė procesit hetimor Bllaca, sepse edhe EULEX-i mund tė neglizhojė si edhe UNMIK-u, me moton "bėje Zot llugė nė Kosovė", pyetja se kush i vrau burrat dhe djemtė, por edhe vajzėn luftarake Sabahate Tolaj, tė LDK-sė, do tė mbetet gjithėherė aktuale, gjersa ta marrė pėrgjigjen e pritur pėr mė shumė se njė dekadė. Na ishte njė kohė, madje hiē e largėt, kur asnjė anėtar apo simpatizant i partisė tė Ibrahim Rugovės, nuk bėnte ecjen nė oborrin e vet, pa drojėn se plumbat mund ta pėrshkonin trupin e tij!

    Dhe, krimi i pa ndėshkuar, edhepse i zbuluar me kohė, mund tė riaktivizohet me prekje tė sustės. Dhe, cilit shqiptar tė Kosovės i duhet kjo liri fiktive?! Eshtė pikėrisht kjo qetėsi mashtruese e droguese qė pėrdhos gjakun e tė rėnėve dhe sakrificėn e shqiptarėve, madje kudo qė ata janė, pėrgjatė shekujve tė historisė tė tij tė rrėmujshme.

    E kemi thėnė edhe mė parė, e pėrsėrisim edhe tani, sepse gėnjeshtra po riciklohet marramendas, andaj duhet tė pohohet zėshėm e vėrteta, se liria pa demokraci nuk vlen asnjė qindarkė, se ajo ėshtė njė nga pėrrallat e netėve tė gjata tė dimėrave me dėborė.

    Dhe, siē apelonte poeti ēek, Juliu Fuēik, para skuadrės pushkatuese fashiste:
    "Njerėz, ju kam dashur.
    Jini vigjilentė!
    kėtė porosi, sa njerėzore, aq edhe shqetėsuese, gjithmonė aktuale pėr Kosovėn, e pėrsėrisim sot e mot, gjer nė triumfin e demokracisė tė njėmendėt, me parametrat e botės tė sotme tė civilizuar.


    Dhjetor, 2009 Idriz ZEQIRAJ


    ...marr permes postes elektronike,respekt per autorin
    Mė ka marrė malli t'ia puth mėngjeset Prishtinės!
    Mjellma e ndjerė

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    26-09-2005
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    120
    sa ishte LDK ne pushtet edhe pse nuk kishin ne dore sovranitetin desh na lane pa uje, po te mos vinte PDK Prishtina shterrej me mungese uji

    Poshte TITISTET, ca t'them tjeter une e ti Timi macorri vazhdo leh, por te me dalesh perpara sbesoj se do i kesh punet mire

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    respekt e mirnjohje per kte idriz zeqirajn..

    burra si ky i duhen Kosoves e shqiperise..
    i paska shoket e rralle..
    hero i vertete..

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-11-2009
    Postime
    212
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    respekt e mirnjohje per kte idriz zeqirajn..

    burra si ky i duhen Kosoves e shqiperise..
    i paska shoket e rralle..
    hero i vertete..
    A trima si ky dhe ti shume i duhen kosoves,,,,,,,,,,,lereni boll bre e mos genjen ne ket forum se edhe forumit po ja humbeni famen

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •