Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 52
  1. #1
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Nënshtetësia, Italia vendos sistem pikësh. Greqia shton kërkesat

    Dy shtetet fqinje dhe me më tepër emigrantë shqiptarë, tashmë kanë vendosur që t'i ndryshojnë rregullat për nënshtetësinë dhe lejet e qëndrimit. Pavarësisht shpresave për më shumë liri, në të dyja rastet, qeveria greke dhe ajo italiane kanë vendosur t'i shtrëngojnë kriteret për emigrantët
    Greqia
    Të dy prindërit emigrantë duhet të jenë banorë të ligjshëm dhe do të nevojiten gjashtë vjet shkollë. Brezi i dytë i emigrantëve të cilët shpresojnë të marrin nënshtetësinë greke, sipas ligjit të ri të propozuar nga qeveria, do të kenë ligje më të ashpra sesa u trumpetuan në fillim.
    PASOK-u paraqiti projektligjin e rishikuar në parlament dhe ku shpejt u vu re se disa nga kushtet për të marrë nënshtetësinë janë shtrënguar që në kohën kur filloi konsultimi me publikun dhe kur u përfol se marrja e nënshtetësisë ishte shumë e lehtë. Sipas kritereve të reja, një fëmijë i lindur në Greqi me prindër emigrantë, duhet që prindërit e tij të kenë qëndruar ligjërisht për 5 vjet aty para se të fitojë nënshtetësinë, ndërkohë që më pare mjaftonte që të ishte i ligjshëm vetëm njëri prej prindërve. Gjithashtu, fëmija duhet të provojë se ka kryer gjashtë vjet arsimim në shkollat greke në krahasim me tre vjet që u propozua fillimisht. Një ndryshim i madh nga plani fillestar është se aplikuesit duhet të kenë dhe letra rekomandimi nga tre shtetas grekë. Ligji i propozuar gjithashtu do të lejojë brezin e dytë të emigrantëve të votojnë në zgjedhjet lokale dhe të jenë këshilltarë bashkiakë pasi të fitojnë nënshtetësinë dhe të provojnë se kanë aftësi të mira të greqishtes. Ministria e Brendshme bën të ditur se ky projektligj do të lejojë 250 000 vetë që të votojnë në zgjedhje pasi të fitojnë nënshtetësinë. Ministri i Brendshëm, Janis Ragusis, u shpreh se ligji do të zbatohet për çdo emigrant që ka qenë i ligjshëm që nga janari i vitit 2005. Pavarësisht kritereve të rrepta të projektligjit të ri, Demokracia e Re sërish kritikoi për tolerime. "Çdo kriter i propozuar nga qeveria për emigrantët është në nivelin më të ulët në Evropë për të fituar nënshtetësinë", u shpreh zëdhënësi Panos Panajotopulos. Ndërkohë, këshilli i kishës greke u shpreh se nuk besonte se projektligji do të ndikonte efektshëm për zgjidhjen e problemit të emigracionit në vend.
    Italia
    Brenda 24 muajve, një ekstrakomunitar duhet të mësojë italishten, të mësojë Kushtetutën, të regjistrohet në sistemin shëndetësor dhe t'i dërgojë fëmijët në shkollë. Nëse do t'ia dalë mbanë, do të fitojë 30 pikët e nevojshme. Nëse do t'i afrohet kësaj shifre, do të përfitojë edhe një vit shtesë. Nëse mbetet në zero, do të dëbohet. Kush dënohet, edhe jo në formë të prerë, me një dënim jo më pak se tre muaj do t'i hiqen të gjitha pikët dhe do të largohet nga Italia. Ky është sistemi që pas dy muajsh pritet të hyjë në fuqi në Itali për emigrantët në rastet që ata duhet të marrin lejen e qëndrimit. Një sistem i tillë pikësh është propozuar nga ministri i Brendshëm dhe ai Punëve dhe Çështjeve Sociale në Itali. Ministrat e cilësuan atë si një "marrëveshje integrimi". "Kemi diskutuar rregulloren, - u shpreh ministri i Brendshëm Maroni, duke u bazuar në një "marrëveshje integrimi" me emigrantin në momentin e dhënies së lejes së qëndrimit. Në marrëveshje përkufizohen objektiva të qartë që duhen arritur në dy vitet e vlefshmërisë së lejes. Më pas do të jetë një vlerësim prej një paneli lidhur me arritjen e këtyre objektivave. Nëse do të jenë arritur, do të bëhet rinovimi i lejes, në të kundërt, do të dëbohet". Ministri Maroni u shpreh se kjo do të kontribuojë për të arritur objektivin e njohjes së gjuhës italiane, punës dhe shtëpisë. Marrëveshja e integrimit do të zbatohet vetëm për lejet e reja të qëndrimit dhe s'do të ketë asnjë kosto për emigrantin. "Gjithçka do të jetë në ngarkim të Ministrisë së Brendshme, - tha ai. - Do të kemi kështu nën kontroll organizimin dhe do të garantojmë një standard për gjithë vendin". Marrëveshja është fryt i punës së specialistëve të Ministrisë së Brendshme dhe të Punëve Sociale dhe që së shpejti do të hyjë në fuqi. Marrëveshja nënkupton një kartë për emigrantin i cili duhet të arrijë 30 pikë në dy vjet. Pas dy vjetësh shteti do t'i japë një zgjatje prej një viti dhe nëse akoma nuk ka arritur të marrë pikët minimale, nuk do t'i jepet leja e qëndrimit. "Marrëveshja thekson përgjegjësitë, të drejtat dhe detyrimet e personit. Parashikon detyrimin për t'u nënshkruar në shërbimin shëndetësor, të mësojë gjuhën italiane dhe të sigurojë një edukim të vazhdueshëm për fëmijët e tij",- tha ministri i Brendshëm.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Se cfar bejne Italianet per te mbajte nen kontroll emigrantet eshte pune e tyre dhe ne nuk kemi se cfar te gjykojme, por une ju pyes juve , a jane ne gjndje shqipetaret me treguesit qe kane pase deri me sot, ku ne 1 miljon emigrate 20 mije vuajne denimin me burg?Une mendoj se shqiperia rrezikon qe te mbingarkohet me njerez te ligj, do te kemi si pasoje rritjen e kriminalitetit.Besoj se duhet te kete nje koeficent te ligesise kundrejt numrit te popullsise, qe te tregoje se ku eshte pika kritike, para se te kemi falimentuar nga degjenerimi.
    Po e perserise nje llogritje qe e kam bere me pare.
    Analiza per 1 miljon banore:
    Te denuar 20000 +dhjetefishi te inkriminuar qe nuk i kap dot policia=200000.
    1000000 : 200000=5 anetare te nje famije (qytetare)Pra del se cdo famije deri me sot ka nje te inkriminuar, por kur merr fund nje shoqeri, kur kriminalizohen dhe prinderit?

    A mund te na thote kush po kosovaret sa e kane koeficentin e kriminalitetit?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,504
    Sic e do zakoni shqiptar...rendesi ka se cfare thone...e jo se cfar ligji bejne o eshte ne zbatim...

    E drejte do ishte te shkruhej qe jane propozime o opinione

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Sic e do zakoni shqiptar...rendesi ka se cfare thone...e jo se cfar ligji bejne o eshte ne zbatim...

    E drejte do ishte te shkruhej qe jane propozime o opinione
    Problem vertet nuk eshte se cfare thone dhe as se cfar bejne, por per mua ka rendesi te kuptojme se dhe po sikur ti pushkatosh te gjithe te inkriminuarit, nuk e ke ndryshuar asgje, pasi eshte familja shqipetare e cila jep te njeten sasi kriminaliteti per cdo vit.A mund te diskutohet ne kete kendveshtrim?A mund te na jepni nje studim ne menyre aproksimative se ku, ne cilat edukime shtrihet kryesisht krimi, arsyet dhe me pas te percaktojme se c'duhet te bejme?Ne nje vend si Shqiperia, Jugosllavia, Maqedonia, Greqia, ka nje koeficen te kriminalitetit dhe ne duhet te dime pa doreza se ne cilet edukime ajo eshte me e perhapur.Dhe nese studjojme kriminlaitetin ne shqiperi mjaft lehte mund te percaktohet se ne cfar edukimesh ajo ka permbajtjen me te madhe.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    te isha une politikan i huaj do i kisha shtrenguar akoma me shume kriteret per emigrantet, diktature.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Mire bejne se ndryshe Shqiptaret meshkuj sidomos nuk intergrohen ne jeten e atij vendi. E duan me detyrim dhe mesimin e gjuhes. Edhe ketu qe te marresh pasaporten duhet te japesh provim ne gjuhe dhe pyetje rreth kushtetutes. Shume provim i lehte. Nje fjali ta lexosh, dhe nje ta shkruash. Plus 4-5 pyetje rreth kushtetutes. Kaq me kerkuan mua. Dhe ata meshkuj kokeforte qe na e mbajne veten si ''mbrojtesa'' te traditave Shqiptare, jane ata qe nuk marrin dort pasaporten dhe i varin shpresat te grate qe jane ''asimiluar'' sipas tyre.

  7. #7
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    te isha une politikan i huaj do i kisha shtrenguar akoma me shume kriteret per emigrantet, diktature.
    Te kane bere gje emigrantet ty........?????????????
    Apo e ke kapur veten tani dhe i harrove "dhuratat" qe te sillnin.......
    Me duket se po ofendon 1,5 milion shqiptar .............TURP!!!!!!!!!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga prenceedi Lexo Postimin
    Te kane bere gje emigrantet ty........?????????????
    Apo e ke kapur veten tani dhe i harrove "dhuratat" qe te sillnin.......
    Me duket se po ofendon 1,5 milion shqiptar .............TURP!!!!!!!!!
    1) nuk kam marre ndonjehere dhurata nga emigrantet
    2) dhe une "emigrant" jam, jashte shtetit.
    3) nuk ka asgje ofenduese tek ajo qe thashe, thjesht filtrim i emigracionit qe shqiptaret ne bote te mos perfaqesohen nga krimi por nga njerezit per se mbari.
    4) per çfare duhet nenshtetesia italiane/greke, per te asimiluar dhe ata pak shqiptar qe kan mbet?

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,504
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Mire bejne se ndryshe Shqiptaret meshkuj sidomos nuk intergrohen ne jeten e atij vendi. E duan me detyrim dhe mesimin e gjuhes. Edhe ketu qe te marresh pasaporten duhet te japesh provim ne gjuhe dhe pyetje rreth kushtetutes. Shume provim i lehte. Nje fjali ta lexosh, dhe nje ta shkruash. Plus 4-5 pyetje rreth kushtetutes. Kaq me kerkuan mua. Dhe ata meshkuj kokeforte qe na e mbajne veten si ''mbrojtesa'' te traditave Shqiptare, jane ata qe nuk marrin dort pasaporten dhe i varin shpresat te grate qe jane ''asimiluar'' sipas tyre.
    Shkruan ne pergjithesi,per te mos u shprehur ne vecanti?....

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Shkruan ne pergjithesi,per te mos u shprehur ne vecanti?....
    Normal qe ne pergjithesi flas. Mos do ti marr me emra gjithe Shqiptaret ketu lol, qe nuk dine nje fjale Anglisht edhe pse mbi 5 vjet ketu?
    P.s Burri im e flet Anglishten. Nuk eshte dhe aq respektues i'' traditave Shqiptare".

  11. #11
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    3) nuk ka asgje ofenduese tek ajo qe thashe
    t
    e isha une politikan i huaj do i kisha shtrenguar akoma me shume kriteret per emigrantet, diktature.
    Nese per ju diktatura ndaj emigranteve eshte nje gje normale ......per mua eshte ofenduese ......<< zoteri >>

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga prenceedi Lexo Postimin
    Nese per ju diktatura ndaj emigranteve eshte nje gje normale ......per mua eshte ofenduese ......<< zoteri >>
    nuk ka vetem shqiptare emigrant,
    ka lloj lloj emigranti.
    diktature per te keqet,
    fushe me lule per njerezit e ndershem.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,504
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Normal qe ne pergjithesi flas. Mos do ti marr me emra gjithe Shqiptaret ketu lol, qe nuk dine nje fjale Anglisht edhe pse mbi 5 vjet ketu?
    P.s Burri im e flet Anglishten. Nuk eshte dhe aq respektues i'' traditave Shqiptare". ;)
    Ishte thjesht nje pyetje,....mos e egzaxhero,ne te kundert...

    Te flasesh ne vecanti,e ti perfaqesosh ne pergjithesi...

    Tradita shqiptare...eshte kulture,dituri,....e kush nuk eshte i prirur o nuk do te mesoj....eshte pa tradit....

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Preceendi nuk eshte ofenduese. Kane te drejte te nxjerrin rregulla ne mbrojtje te vendit te tyre. Ndryshe tere llumin e nje vendi te huaj aty e ke. Shiko Kanadane sa kerkesa te forta ka vene per ata qe aplikojne per te vajtur atje. I do me shkolle te larte. Me gjuhe te mesuar qe pa vajtur atje. Ty te duket shume te te kerkoje te dish pak gjuhe pas 5 vitesh jetese ne shtetin e tyre, dhe pse mesosh 100 pyetje te shkurtra permendsh?

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Ishte thjesht nje pyetje,....mos e egzaxhero,ne te kundert...

    Te flasesh ne vecanti,e ti perfaqesosh ne pergjithesi...

    Tradita shqiptare...eshte kulture,dituri,....e kush nuk eshte i prirur o nuk do te mesoj....eshte pa tradit....
    Jo me kot e vura ne thonjeza'' tradita Shqiptare", se per ca Shqiptar ruajtje traditash do te thote te rrish tere diten mes Shqiptareve. Te mos dish gjuhen. Pas pune te vesh lokaleve, duke mos dhene asnje lloj ndihme te femijet e tyre dhe gruas ne shtepi, edhe pse ajo mund te punoje me orare te zgjatura, apo njesoj sa ai. Sipas tyre nje mashkull i tille eshte burre i vertete. Keto jane zakone prapanike qe duhen luftuar. Nje menyre eshte te intergrohesh ne jeten e atij vendi. Kjo nuk te ben me pak Shqiptar.

  16. #16
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Preceendi nuk eshte ofenduese. Kane te drejte te nxjerrin rregulla ne mbrojtje te vendit te tyre. Ndryshe tere llumin e nje vendi te huaj aty e ke. Shiko Kanadane sa kerkesa te forta ka vene per ata qe aplikojne per te vajtur atje. I do me shkolle te larte. Me gjuhe te mesuar qe pa vajtur atje. Ty te duket shume te te kerkoje te dish pak gjuhe pas 5 vitesh jetese ne shtetin e tyre, dhe pse mesosh 100 pyetje te shkurtra permendsh?
    1- Ndoshta e konceptojme ndryshe <<diktaturen>>......!!!!!!!!
    Rregullat nuk jane diktature.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,504
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Jo me kot e vura ne thonjeza'' tradita Shqiptare", se per ca Shqiptar ruajtje traditash do te thote te rrish tere diten mes Shqiptareve. Te mos dish gjuhen. Pas pune te vesh lokaleve, duke mos dhene asnje lloj ndihme te femijet e tyre dhe gruas ne shtepi, edhe pse ajo mund te punoje me orare te zgjatura, apo njesoj sa ai. Sipas tyre nje mashkull i tille eshte burre i vertete. Keto jane zakone prapanike qe duhen luftuar. Nje menyre eshte te intergrohesh ne jeten e atij vendi. Kjo nuk te ben me pak Shqiptar.
    Ne si popull kemi 1000 difekte...po mendoj -se persa i perket familjes-kemi nje tradit-me te mire se sa vendet e tjera,jemi te respektueshem,e prinder te mire.

    Ndejtja me bashkatdhetaret e tu nuk eshte negative,...(e kush do te hiqet nje mashkull i vertete,duhet ta kuptosh-e ben se ka frik nga gruaja)

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Ne si popull kemi 1000 difekte...po mendoj -se persa i perket familjes-kemi nje tradit-me te mire se sa vendet e tjera,jemi te respektueshem,e prinder te mire.

    ja)
    E ke shume gabim. Vetem prinder te mire nuk jane Shqiptaret. Nuk shpenzojne kohe me femijet fare. Nuk marrin pjese ne edukimin, e rritjen e tyre. Gjithe barren ja lene gruas. Jane te dhunshem verbalisht dhe fizikisht. Jane te ftohte. Per ta mjafton qe futin leke ne shtepi, te tjerat sipas tyre jane detyre e gruas. I vetmja gje pozitive eshte se nuk i lene kollaj grate.

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,504
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    E ke shume gabim. Vetem prinder te mire nuk jane Shqiptaret. Nuk shpenzojne kohe me femijet fare. Nuk marrin pjese ne edukimin, e rritjen e tyre. Gjithe barren ja lene gruas. Jane te dhunshem verbalisht dhe fizikisht. Jane te ftohte. Per ta mjafton qe futin leke ne shtepi, te tjerat sipas tyre jane detyre e gruas. I vetmja gje pozitive eshte se nuk i lene kollaj grate.
    Mbase-mbase...por deri me sot nuk kam degjuar shqiptar te flasi keq per babain e tij....pra kaq negativ nuk duhet te jene...

    Po me diskutimin tend ...del se...burrat jane te keqinj...e grate budallaqe..(se nuk i lene)

  20. #20
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    E ku e ka veshtiresine ligji Italian? Nuk e kuptoj vallaj. Greqia po qe e paska shtrenguar punen dhe e paska veshtiresuar shume. Italia nuk ka veshtiresuar asgje. Ato kushte qe kane vene jane mese normale. Nqs do te qendrosh ne Itali duhet te sillesh ashtu siç shoqeria sillet atje, nuk duhet te jesh kriminel, hajdut apo vrases. Gjithashtu duhet edhe formimi baze. Keto kushtet qe ka vene italia me duken si ligjet e shtetit tone per shtetasit Shqiptar. Edhe ne Shqiperi eshte i detyruar arsimi 8-vjeçar, denohesh kur kryen krime. Vetem se ndryshimi per kete te fundit eshte se shteti jone nuk te debon jashte Shqiperise por te debon nga liria ne burg.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •