Realiteti Shqiptar..
Ju ftoj ne kete teme, te themi me fjale te shkurtra, ate qe na ka bere me shume pershtypje nga realiteti shqiptar. Le te jete nje fjali pozitive e nje negative. Ne kete menyre do te nxjerrim ne pah virtytet me te mira shqiptare, por ne te njejten kohe edhe dobesite tona per te cilat duhet te marrim masa rregulluese te menjehershme.
Po e filloj vete i pari (sa per tju dhene nje ide te pergjithshme)
Me pelqen:
Besa e fjales se dhene dhe Qendrueshmeria e karaketrit.
Meqe ra fjala, fjala "bese" nuk mund te perkthehet ne asnje gjuhet tjeter, sepse eshte rrenjesisht shqiptare.. Kurse "Qendrueshmeria e Karakterit", sepse shqipari nuk "te vret diten, e te qan naten".. E tregon veten ashtu sic eshte, pa zbukurime, prandaj ndonjehere eshte edhe keqkuptuar.
Nuk me pelqen:
Indiferentizmi dhe Ekstremizmi.
Kam pershtypjen se kem arritur ketu ku jemi, vetem se nuk u treguam te sinqerte e te dhembshur me njeri tjetrin. E fatkeqsisht, kjo semundje vazhdon akoma edhe sot te marre jete e shpirtra te pafajshem.
..tani rradha juaj. Nese ka turp i pari, le te vazhdoje i dyti..
krejt miqesisht,
huggos
Krijoni Kontakt