Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869

    Realiteti Shqiptar..

    Realiteti Shqiptar..

    Ju ftoj ne kete teme, te themi me fjale te shkurtra, ate qe na ka bere me shume pershtypje nga realiteti shqiptar. Le te jete nje fjali pozitive e nje negative. Ne kete menyre do te nxjerrim ne pah virtytet me te mira shqiptare, por ne te njejten kohe edhe dobesite tona per te cilat duhet te marrim masa rregulluese te menjehershme.

    Po e filloj vete i pari (sa per tju dhene nje ide te pergjithshme)

    Me pelqen:
    Besa e fjales se dhene dhe Qendrueshmeria e karaketrit.
    Meqe ra fjala, fjala "bese" nuk mund te perkthehet ne asnje gjuhet tjeter, sepse eshte rrenjesisht shqiptare.. Kurse "Qendrueshmeria e Karakterit", sepse shqipari nuk "te vret diten, e te qan naten".. E tregon veten ashtu sic eshte, pa zbukurime, prandaj ndonjehere eshte edhe keqkuptuar.



    Nuk me pelqen:
    Indiferentizmi dhe Ekstremizmi.
    Kam pershtypjen se kem arritur ketu ku jemi, vetem se nuk u treguam te sinqerte e te dhembshur me njeri tjetrin. E fatkeqsisht, kjo semundje vazhdon akoma edhe sot te marre jete e shpirtra te pafajshem.


    ..tani rradha juaj. Nese ka turp i pari, le te vazhdoje i dyti..


    krejt miqesisht,
    huggos
    detyra ime ėshtė qė me gjithė fuqinė time t'i shėrbej kėtij brezi; duke bėrė kėshtu, njėkohėsisht, kam dhėnė kontributin tim mė tė mirė edhe pė brezin e ardhshėm... - george mueller

  2. #2
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    Me pelqen:

    Shpirti i ngrohte i shqiptarit (ndoshta karakteristike mesdhetare). Shqiptaret nuk jane te ftohte si europianet ne pergjithesi dhe amerikanet ne vecanti. Pra dua te them, qe interesohen dhe duan tia dine per ate qe i ndodh tjetrit.
    Me pelqen gjithashtu, bujaria shqiptare. Ndoshta shume pak kombe dine ta presin mikun ashtu si ne.

    Nuk me pelqen:

    Fakti qe shqiptaret kujtojne se i dine te gjitha dhe hiqen eksperte edhe ne fusha per te cilat nuk kane asnje llon njohurie themelore, por vetem njohuri te pergjitheshme. Pra nje lloj vetesigurie primitive ne ato qe thone.
    Nuk me pelqen gjithashtu, gjaknxehtesia dhe rrembimi gjate diskutimeve me njeri tjetrin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lule Portokalli : 08-02-2003 mė 12:40
    Ji Vetvetja!

  3. #3
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Hyggos, ato te "keqiat" vijne kryesisht nga ato te parat. Nga "qendrushmeria e karakterit" vjen "besa".
    Ne zonen e martaneshit BZA do te thote BEJ ZA, pra jap fjalen, mbaj fjalen, BESE = BEJ ZA = JAP FJALEN e burrit. Ne frengjisht perkthehet; La parole donné (fjala e dhene).
    Ē'do te thote; me dhene fjalen, me dhene besen. Do te thote; qe miqte e tuj behen miqte e mi, ndersa armiqte e tuj behen armiqte e mi.
    Kjo "fjale e dhene" te vendos, te pozicionon, menjehere ne KLAN, ne grup, pra ne EKSTREMIZEM.
    Mungesa e interesave te perbashketa me te tjeret (peveē klanit tend), te shpie ne INDIVIDUALIZEM te theksuar, karakteri me vital mendoj une, i shqiptarit. Prandaj ai eshte i forte si shkemb.

  4. #4
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Me pelqen: Besa, bujaria!

    S`me pelqen: Cdo gje qe polli tranzicioni!
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869
    Mund te shprehemi sa te duam, apo jo..

    Me pelqen:
    Se megjithe tranzicionin e kaluar te gjithe shqiptaret ju futen punes, e mesimeve e keshtu (nese Zoti e do nje dite te mbildhemi perseri..) ne Shqiperi do te kemi pervojen me te mire te shume vendeve. Dhe Shqiperia do te behet edhe me mire, edhe me shpejt.

    Nuk me pelqen:
    Sjellja e disa shqipove ketu ne Greqi, qe flasin me ze te larte ne Metro, e akom ngacmojne vajzat me ate menyren fshatareske te fershellimes.. Durim, durim, durim...


    miqesisht,
    huggos
    detyra ime ėshtė qė me gjithė fuqinė time t'i shėrbej kėtij brezi; duke bėrė kėshtu, njėkohėsisht, kam dhėnė kontributin tim mė tė mirė edhe pė brezin e ardhshėm... - george mueller

  6. #6
    Mė pėlqejn: besa, bujaria, dashuria pėr liri, mėshira, solidariteti e toleranca...
    Nuk mė pėjqejnespekti mė shumė pėr tė huaj se pėr tė vetėt, servilizmi ndaj tė huajėve, animi nga asimilimi i shpejt, pseudointelektualėt, pseudopolitikanėt, pseudoreligjiozėt, shumica ka pak patriotizem e gati aspak nacionalizem, dhe qė bėhemi edhe armiqė tė vetevetes!
    Ini, bėhuni, pėrhapni dhe jetoni dashuri!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Nuk me pelqen fodulleku qe kane disa shqipetare, dhe mendjemadhesia.

    Me pelqejne shume gjera, disa nga traditat si vallet dhe kenget popullore shqiptare. Me pelqen menyra se si e trajtojme nje te hyaj qe na vjen ne shtepi, bujaria, mikprirtja, ndarja e kafshates per gjysem. Buke e kripe dhe zemer te madhe.


    Te huajt qe kam takuar dhe qe kane vizituar shqiperine i ka bere pershtypje mikpritja dhe bujaria e shqiptareve, dhe jam shume krenare per kete.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Mina : 11-02-2003 mė 17:49

Tema tė Ngjashme

  1. Mbi konfliktin nė Komunitetin Musliman Shqiptar
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-03-2009, 10:00
  2. Genocidi Dhe Masakrimi I Popullit Shqiptar Nga Helenasit
    Nga Sabriu nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-05-2006, 07:32
  3. C'ka eshte Shqiptaria?
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 23-07-2004, 12:28
  4. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •