Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    Vdes Xhelil Pajaziti, anëtar i KQZ-së

    http://www.koha.net/repository/images/07pajaz4.jpg

    Ka vdekur në moshën 69-vjeçare anëtari i Komisionit Qendror Zgjedhor nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhelil Pajaziti.

    Duke ngushlluar familjen Pajaziti, kryeministri Thaçi ka rikujtuar se Xhelili, vëllai i Kadri Zekës, rrjedhë nga një familje atdhetare dhe ishte veprimtar i devotshëm i çështje kombëtare./RTK/
    Ndryshuar për herë të fundit nga Jack Watson : 07-02-2010 më 15:32

  2. #2
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Vdiq Xhelil Pajaziti, ish - anëtar i KQZ-së[/SIZE]

    Gjilan, 7 shkurt - Ka ndërruar jetë Xhelil Pajaziti, ish-anëtar i KQZ-së. Pajayiti ka ndërruar jetë në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, nga një atak në zemër. Xhelil Pajaziti është babai i ministrit të Punëve të Brendshme, Zenun Pajazitit.
    Xhelil Pajaziti, u lind ne Poliçkë të Kamenicës, me 1941.
    I takonte gjeneratës së parë të normalistëve që nxirrte mësues të kualifikuar prandaj deri më 1980 punoi në lëminë e arsimit kur largohet si i papërshtatshëm ideopolitikisht dhe punësohet në ndërmarrjen bujqësore të Kamenicës. Me 1979 diplomoi në shkencat juridike, profesion që nuk arrin ta ushtrojë deri në mbarimin e luftës, më 1999.
    Veprimtaria tjetër e Xhelil Pajazitit fillon pas mbarimit të luftës ku fillimisht më 1999 udhëheqë Drejtoratin për Administratë në Gjilan dhe në Ministrinë e Shërbimeve Publike.
    Ishte anëtar i KQZ-së në zgjedhjet e para lokale dhe anëtar i KZAP-it në zgjedhjet parlamentare të vitit 2001.
    Nga viti 2002 deri në vitin 2005, ishte këshilltar ligjor i ministrit të Shërbimeve Publike, pastaj këshilltar ligjor i grupit parlamentar të Partisë Demokratike në Kuvendin e Kosovës.
    Nga viti 2004, është anëtar i Komisionit Qendror Zgjedhor, detyrë kjo në të cilën e gjeti vdekja.
    Varrimi i të ndjerit Pajaziti është bërë në varrezat e qytetit në Gjilan, të dielën/koha/
    Ndryshuar për herë të fundit nga Jack Watson : 07-02-2010 më 15:32

  3. #3
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Ndërroi jetë Xhelil Pajaziti

    Kryeministri i Republikës së Kosovës,Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Pajaziti, me rastin e ndërrimit të jetës së anëtarit të KQZ-së dhe veprimtarit të shquar të PDK-së,Xhelil Pajaziti.Në telegramin e ngushëllimit thuhet:

    E nderuara familje Pajaziti,

    Me pikëllim të madh morëm lajmin për ndërrimin e jetës së familjarit tuaj, anëtarit të Komisionit Qendror Zgjedhor dhe veprimtarit të shquar të PDK-së, Xhelil Pajaziti. Duke rrjedhë nga një familje atdhetare, si vëlla i Kadri Zekës, veprimtarit të devotshëm të çështje kombëtare, jeta dhe aktiviteti i Xhelil Pajazitit që në kohët më të vështira që kaloi populli ynë e deri në periudhën e shtetndërtimit, ishte e tëra në funksion të lirisë, të pavarësisë, të demokracisë dhe ndërtimit të institucioneve stabile kosovare. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju shpreh ngushëllimet më të thella.

    BIOGRAFIA E XHELIL PAJAZITIT

    Xhelil Pajaziti u lind në fshatin Poliçkë të komunës së Dardanës, më 19 janar të vitit 1941. Ishte gjenerata e parë e normalistëve të Kosovës ( mësues i kualifikuar). Më pas ka studiuar Fakultetin Juridik dhe është diplomuar në vitin 1979. Deri në vitin 1980 ka punuar në fushën e arsimit. Po në këtë kohë, largohet nga procesi mësimorë me etiketën si i papërshtatshëm politikisht dhe caktohet të punojë në Ndërmarrjen Bujqësore të ish- Kamenicës ( Dardanë). Pas mbarimit të luftës më 1999, në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës (QPK), ka udhëhequr Drejtoratin për Administratë në Gjilan dhe në Ministrinë e Shërbimeve Publike. Në zgjedhjet e para lokale ishte anëtar i Komisionit Qendror Zgjedhor. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2001 ishte anëtar i GZAP–it, i caktuar nga Ambasadori i OSBE-së. Nga viti 2002 deri më 5 janar të vitit 2005, ishte Këshilltar Ligjor i Ministrit të Shërbimeve Publike, Jakup Krasniqi.Xhelil Pajaziti ishte veprimtar i hershëm politik: para viteve të 90-ta dhe gjatë këtyre viteve. Ka qenë bashkëpunëtor i gazetës ilegale “Zëri i Kosovës”, që është botuar në perëndim. Ka shkruar artikuj të shumtë lidhur me gjendjen politike dhe kombëtare të shqiptarëve nën ish-Jugosllavi. Pas luftës, poashtu ka shkruar nëpër gazetat e përditshme artikuj të shumtë lidhur me proceset e rëndësishme në Kosovë. Që nga viti 2004 ishte anëtar i Komisionit Qendror Zgjedhor. Po ashtu ishte edhe Këshilltar Ligjor i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Kosovës. Prej vitit 1970 ka jetuar në Gjilan./Bota Sot/
    Ndryshuar për herë të fundit nga Jack Watson : 07-02-2010 më 15:32

  4. #4
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    http://www.mesazhi.com/modules/news/...i%20220110.jpg

    Thaçi, telegram ngushëllimi familjes Pajaziti

    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Pajaziti, me rastin e ndërrimit të jetës së anëtarit të KQZ-së dhe veprimtarit të shquar të PDK-së, Xhelil Pajaziti.

    “Duke rrjedhë nga një familje atdhetare, si vëlla i Kadri Zekës, veprimtarit të devotshëm të çështje kombëtare, jeta dhe aktiviteti i Xhelil Pajazitit që në kohët më të vështira që kaloi populli ynë e deri në periudhën e shtetndërtimit, ishte e tëra në funksion të lirisë, të pavarësisë, të demokracisë dhe ndërtimit të institucioneve stabile kosovare”, thuhet ndër të tjera në telegram./Mesazhi.com/
    Ndryshuar për herë të fundit nga Jack Watson : 07-02-2010 më 15:32

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Ngushellime familjareve te tij dhe atyre qe e njohen.

  6. #6
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Institucionet ngushëllojnë familjen Pajaziti

    -Presidenti Sejdiu ngushëlloi familjen Pajaziti

    Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu i dërgoi një telegram ngushëllimi familjes Pajaziti, e cila humbi më të dashurin e saj, z. Xhelil Pajaziti, anëtar i Komisionit Qendror Zgjedhor.

    Në vijim po e japim tekstin e këtij telegrami:

    E nderuara familje Pajaziti,

    Në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, z. Xhelil Pajaziti, anëtar i Komisionit Qendror Zgjedhor nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

    Lajmin për shkuarjen në amshim të Xhelil Pajazitit e kemi marrë me pikëllim të thellë, por jemi të bindur se virtytet e tij do të kujtohen përherë me nderimin më të lartë nga qytetarët e Republikës së Kosovës

    Shpirtërisht dhe në lutje jemi me Ju në këto çaste pikëllimi!
    Zoti e bekoftë Xhelil Pajazitin dhe familjen e tij!

    Me respekt
    Dr. Fatmir Sejdiu,
    President i Republikës së Kosovës


    -Kryeministri Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Pajaziti, me rastin e ndërrimit të jetës së anëtarit të KQZ-së dhe veprimtarit të shquar të PDK-së, Xhelil Pajaziti

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Pajaziti, me rastin e ndërrimit të jetës së anëtarit të Komisionit Qendror Zgjedhor dhe aktivistit të shquar të Partisë Demokratike të Kosovës, Xhelil Pajaziti

    Prishtinë, 7 shkurt 2010

    Në telegramin e ngushëllimit thuhet:

    E nderuara familje Pajaziti,

    Me pikëllim të madh morëm lajmin për ndërrimin e jetës së familjarit tuaj, anëtarit të Komisionit Qendror Zgjedhor dhe veprimtarit të shquar të PDK-së, Xhelil Pajaziti.

    Duke rrjedhë nga një familje atdhetare, si vëlla i Kadri Zekës, veprimtarit të devotshëm të çështje kombëtare, jeta dhe aktiviteti i Xhelil Pajazitit që në kohët më të vështira që kaloi populli ynë e deri në periudhën e shtetndërtimit, ishte e tëra në funksion të lirisë, të pavarësisë, të demokracisë dhe ndërtimit të institucioneve stabile kosovare.

    Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju shpreh ngushëllimet më të thella.

    Hashim Thaçi,

    Kryeministër i Republikës së Kosovës /Kosova.info/
    Ndryshuar për herë të fundit nga Jack Watson : 07-02-2010 më 15:33

  7. #7
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Vdiq Xhelil Pajaziti

    Ka vdekur në moshën 69-vjeçare anëtari i Komisionit Qendror Zgjedhor nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhelil Pajaziti. Pajaziti u lind në fshatin Poliçkë të komunës së Dardanës, më 19 janar të vitit 1941. Pas mbarimit të luftës më 1999, në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës (QPK), ka udhëhequr Drejtoratin për Administratë në Gjilan dhe në Ministrinë e Shërbimeve Publike. Thaçi ngushëllon familjen Pajaziti Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Pajaziti, me rastin e ndërrimit të jetës së anëtarit të KQZ-së dhe veprimtarit të shquar të PDK-së, Xhelil Pajaziti. “Me pikëllim të madh morëm lajmin për ndërrimin e jetës së familjarit tuaj, anëtarit të Komisionit Qendror Zgjedhor dhe veprimtarit të shquar të PDK-së, Xhelil Pajaziti. Duke rrjedhë nga një familje atdhetare, si vëlla i Kadri Zekës, veprimtarit të devotshëm të çështje kombëtare, jeta dhe aktiviteti i Xhelil Pajazitit që në kohët më të vështira që kaloi populli ynë e deri në periudhën e shtetndërtimit, ishte e tëra në funksion të lirisë, të pavarësisë, të demokracisë dhe ndërtimit të institucioneve stabile kosovare”, thuhet në telegramin e ngushëllimit. /kosovapress/
    Ndryshuar për herë të fundit nga Jack Watson : 07-02-2010 më 15:33

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ngushellime familjes e bashk qytetareve te tije..

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ngushllime Familjes
    Ngushllime Ministrit Zenun Pajazitit
    Ngushllime PDK-se
    Ngushllime KQZ-se

    Te perkujtoi se Xhelili ishte Vellai i Kadri Zekes
    e Babai i Ministrit Zenun Pajaziti
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Baca Xhelë përpos ato që cekën të tjerët më lartë ishte nga ata të cilët sfidonin armikun dhe bashkëpunëtorët e tyre në mënyrë vetrtikale. Baca Xhelë ishte burgosur s'bashku me të vëllain Taipin pas vrasjes së Kadri zekës!
    Ay erdhi shkoi para disa vitesh në Gjermani, kur u vendos që eshtrat e Gërvallëve dhe të kadri Zekës të silleshin në atdhe!
    Vuajti shumë kur të KRISURIT e Çmendur qumeshtin që ua " nëmi" nëna Ajshe vensosën të ndanin Kadri Zekën dhe Jusufin dhe Bardhin.
    Edhe Gjermanët që ishin gjermanë nuk i ndanë për së vdekuri.
    I ndanë ata që ishin bërë lojë e padronëve pacifistë që vallezonin nën velon e vampirëve të Transilvanis gjegjesisht të velanisë!
    " Ne jemi të gatshëm që Kadriun po u dakorduan ta varrosim edhe në Bubovik" tha baca Xhelë.
    U kërkua që të varrosen në varreza të dëshmorëve në prishtinë ose po deshën në Gllogjan!
    Por plaku matuf dhe matufët tjerë nuk deshën kështu!
    U kishin dhënë urdhër për t'i vrarë edhe një herë për të dyten herë, por tani më në Kosovë!
    Baca Xhelë qëndronte pranë arkivolit të kadriut!
    Pranë Arkivolit të Jusufit dhe bardhit të tjerë!
    baca Xhelë i heshtur rrinte dhe siç duket shiu që binte, një shi i imtë sikur e thërriste në degjimin e tingujve që krijonte.
    Të tjerët qeshnin dhe merrnin poza fotosh!
    Një fjalim mbajti njëri nga ata që kishte vrarë një komandant të ushtris Çlirimtare të Kosovës!
    O zot si janë të pafytyrë Njerzit!
    Demagog pse akoma nuk pastroni fytyren tuaj për t'parë fatalitetin që sjellë marrëzia e juaj?
    Këtë ndarje baca Xhelë se harronte asnjëherë!
    KUr një mik e takoj atë për herë të parë në burg i kishte thënë:
    " Po t'i pse nuk fshinë pak mustaqet që t'i paska bërë qumeshti"?
    ishte, ky miku dy muaj pa i bë tetëmbëdhjetë!
    Edhe ky në Burg në kohën kur shqiptarët formuan partin etyre të parë për Jugosllavin!
    Baca Xhelë ashtu siç punonte në heshtje, pa u ekspozuar asnjëherë para Popullit " se unë jam vëllai i Kadri Zekës" ashtu në heshtje iku nga kjo botë pa e ndjerë asnjeri këtë gjë!
    Tashti ay iku tek vëllai i tij Kadriu për t'i treguar se cilët ishin ata që e vranë atë edhe një herë!
    Le të çmallet s'pai me të vëllain ngaqë ne asnjëherë me Bacën Xhelë s'patëm kohë të çmallemi sa duhet!
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PËRMENDË KAM!

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e valdetshala
    Anëtarësuar
    15-03-2008
    Vendndodhja
    Pejë-Republika e Kosovës
    Postime
    2,365
    Aaaaa politike o politike po qe na ndave shqiptaret krejt edhe kurre nuk mujtem me te kuptu!
    Me respekt,

    Valdet Shala

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •