Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anėtarėsuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet nė Bllog
    1

    Shtate mrekullite e botes se lashte!

    Kemi degjuar te gjithe per shtate mrekullite e bote se lashte!Kush ka kuriozitet le te lexoje mbi shtate keto mrekulli.Do te jap per te shtata nga nje infomacion te vlefshem besoj.
    Ne lashtesi eshte folur per shtate mrekullite e botes.Tani qe ka kaluar shume kohe njeriu ka bere shume vepra madheshtore ,te denja per t'u quajtur mrekulli te botes.Megjithate ,Filoni i Bizantit( shek III p.e.s) i ka cilesuar dhe pershkruar per here te pare shtate mrekullite e botes se lashte.Sipas tij ato jane:Piramidat e Egjiptit( vecanerisht ajo e Keopsit),Kolosi i Rodit,Kopshtet e varura te Babilonise,Mauzoleumi i Halikarnases,Statuja e Zeusit ne Olimp,Tempulli i ne Efeze, dhe Fari i Aleksandrise.

    Fari i Aleksandrise.

    Cdo njeri qe viziton sot Egjiptin pa dyshim qe ka deshire te vizitoje dhe te shohe Aleksandrine,ku,sic,dihet eshte ndertuar nje nga shtate mrekullite e botes se lashte,Fari i Aleksandrise.Tani nuk ka me as ishull prej nga shekuj me pare drita e farit u jepte shenje anijeve qe ishin deri 50 km larg.Aleksandria eshte nje qytet i zakonshem si gjithe te tjeret ne Egjiptin e sotem.Po fari ku ndodhet?Ate e permend Straboni,qe sic dihet eshte babai i gjeografise ,i cili thote se jo larg portit eshte ishulli i Farit,i cili i ka dhene emrin monumentit.
    Sot gjate vijes bregdetare shihen muret e nje kalaje te vjeter.Ne pamje te pare ajo duket mesjetare,por syri i stervitur i studiuesit ve re se ajo do te kete qene ndertesa kala e Farit.Te dhenat e historise tregojne se ai ka qene ne det ,po sot si shpjegohet qe eshte ne toke?Mendohet se sasite e medha te llumit ka mbushur hapesiren qe ndante bregdetin me ishullin.
    Ne shekujt e 6-te dhe te 5-ste p.e.s.Aleksandria ishte nje qytet i madh,me planimetri te rregullt,ndertesa dy tre katshe,me rruge te drejta e kolona mermeri qe i jepnin hijeshi e madheshti.Ajo ishte qender e rendesishme kulturore e shkencore,ku vinin filozofe,shkencetare e poete.Ne Aleksandri ndodhej edhe biblioteka e famshme me rreth 500.000 libra;aty gjendeshin tragjedite e autoreve te lashte greke si Sofokliu,Euripidi, dhe Eskili.Biblioteka drejtohej nga njerez te mencur si Eratosfeni,gjeograf,historian,filozof dhe astronom.Pas shume studimesh ai arriti te gjeje diametrin e Tokes me nje gabim prej 75 km.nga diametri qe eshte saktesuar sot.
    Keshtu pra ,ishulli i dhjetra shekujve me pare eshte bashkuar me Aleksandrine.Monumenti i lashte ka marre pamjen e keshtjelles,por tregimet per Farin kane mbetur po ato,mbase edhe me te bukura nga fantazia e njerezve.

  2. #2

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •